Fluturimi i parė me aeroplan! - Mulla Hasan Masurica

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fluturimi i parė me aeroplan! - Mulla Hasan Masurica

Mesazh  Arb prej 27.10.12 18:49



avatar
Arb

114


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fluturimi i parė me aeroplan! - Mulla Hasan Masurica

Mesazh  Arb prej 27.10.12 18:51

SHKENCETARI SHQIPTAR HASAN MASURICA TESTOI AVIONIN E PARE PA MOTOR NE GJITHE GLOBIN

Hasan Masurica u lind nė fshatin Krilevė tė Kamenicės mė 22 janar tė vitit 1869. I ati i tij kishte lindur nė fshatin Masuricė tė Nishi dhe pas dėbimit tė tyre u vendosen nė fshatin Krilevė ku edhe lindi shkencėtari . Kreu shkollėn e lartė pedagogjike nė Shkup . Punoi gjithė jetėn si mėsues i fesė nė Mejtepin e Zarbicės dhe si imam i po ksaj gjamie .

Ai vdiqė nė vitin 1942 qė jetoi 73 vjet . inovator, personalitet shqiptar tė fundit tė shekullit XIX dhe fillim tė shekullit XX , njė emėr qė, nėse do kishte, mendoj unė, kushtet e duhura, relacionet publike dhe mjetet komunikuese qė kanė sot shkencėtarėt, sigurisht qė patenta e avionit tė parė do t’i ishte dhėnė atij edhe pas vdekjes

Qysh si fėmij , nė ndeja odash nė Zarbicė , Malėsi tė Bujanocit e Gollak kemi dėgjuar rrėfime pėr imamin, mėsuesin dhe shkenctarin qė e konstruktoi ,, ballanin “ si qė e quanin nė atė kohė , me tė cilin djali i tij, Muharremi fluturoi lart nė qiell . Jo vetėm mua si autor i kėtyre pak rreshtave qė jamė nga i njėjti lokalitet ku u promovua avioni , por na bėnė tė mburremi edhe si pjesėtarė i popullit tonė . Baballarėt tanė tregojn se Hasan Masurica ishte i papėrtuar, tepėr inteligjent, respektohej dhe i dėgjohej fjala. Ai kishte njė qoshe pune, njė vend nė plevicėn e shtėpisė sė tij, ku ai punonte me vegla primitive .

Faktet janė mbledhur nga tė dhėna gojore, nga dėshmi okulare dhe nga disa dokumente origjinale tė pakta qė kanė mbetur nėpėr arkiva . Jeta e kėtij gjeniu ka qenė plot inovacione shkencore, gjithashtu duke u marrė intensivisht me kėrkime shkencore dhe zbulime . Pėr Hasan Masuricėn ka pasur shumė dokumentacione qė fatkeqėsisht jo tė gjitha kanė mbetur, por ato qė janė gjetur janė ēuar nė Kajro, Egjypt nė Universitetin Amerikan .

Zarbicasit e vjetėr tregojn dhe vėrtetojn se Hasan Masurica ka jetuar e punuar nė Mejtepin e Zarbicės qė ky objekt ende mbahet nė kėmbėt e veta . Jetoi nė kohė e kushte mjaft tė vėshtira ekonomike dhe politike, rrethana jo tė favorshme shoqėrore dhe thekson se, nėse kushtet do ishin mė tė pėrshtatshme, ai jo vetėm do ishte mė i mirėnjohur e me famė, por do kishte kontribuar shumė mė shumė nė fushėn e shkencės dhe afirminin e tij si innovator shqiptare .

Ja se ēka zbuloi Hasan Masurica ! :

- Ai ka hartuar kalendarin me tė cilin pėrcakton pozitėn dhe rrugėn e planeteve nė gjithėsi qė nga viti ‘52 deri nė vitin 1952 tė erės sonė . Kalendarėt e tij kanė impresionuar disa njerėz profesionistė tė asaj kohe .

- Ai ka ndėrtuar njė mulli nė fshatin e Zarbicė dhe me ndihmėn e bashkėfshatarėve ka ndėrruar drejtimin e pėrroit, duke ditur pozicionin e pėrshtatshėm dhe ky mulli bluante rreth 1000 kg drithė nė ditė.

Por dy nga shpikjet mė famoze qė i atribohen Hasan Masuricės, sipas fakteve dhe dėshmive :

- I -

- Nė vitin 1899 Hasan Masurica, duke punuar ditė natė , me ndihmėn e kovaēit tė fshatit Zarbicė , ndėrtoi aeroplanin e parė pa motor,me tė cilin i biri, Muharremi, fluturoi 50 deri nė 70 metra. Ai e realizoi kėtė projekt 4 vjet para vėllezėrve Wright ( Vilber adhe Orvil Rajt ) , tė cilėt e ndėrtuan aeroplanin me motor dhe fluturuan nė qiell nė vitin 1903.

Muharremi djali i tij u tmerrua nga fluturimi dhe se theu kėmbėn nė atė fluturim,pasi i ati e futi aty dhe litari mbajtės ju lėshua pa kuptuar dhe ballani u ngrit nė erė. Fatmirėsisht ai ra mbi disa pemė dhe aty e gjetėn Muharremin e vogėl me kėmbė tė thyer, dhe tregohet se si i ati megjithėse i dėshpėruar nga gjendja shėndetėsore e tė birit ,tė cilit i lidhi kėmbėn me kėmishėn e tij qė shqeu atė moment, nga suksesi i shpikjes tė tij . Materiali ishte i zgjedhur qė u pėrdore pėr ndėrtimin e kėtij avioni nga Hasan Masurica .

- II -

Njė ndėr shpikjet e dyta dhe mjaftė tė rėndėsishme ėshtė edhe kjo .

- Qė prej vitit 1901 e deri nė vitin 1905 Mulla Hasan Masurica konstruktoi pushkėt me njė, pesė dhe njėzet e pesė fishekė dhe demonstroi funksionimin e tyre para Sulltan Abdyl Hamidit nė Stamboll nė vitin 1905.

Edhe kjo ngjarje ka pasur dėshmitare okulare, tė cilit ishin bashkėvendasit e Hasan Masuricės, Azem Saliu, Sherif Osmani dhe Osman Zahiri nga Sedllari, sot Komuna e Kamenicės, tė cilėt atė kohė ishin truproje personale tė Sulltan Abdyl Hamidit . Ata, sipas dėshmive tė bashkėkohėsve, kanė treguar se si Sulltan Hamidi u impresionua nga kjo shpikje e shqiptarit dhe planifikonte fillimin e konstruktimit tė pushkėve nė fabrika . Plus Sulltani e mirėpriti Hasan Masurica me shumė tė mira dhe i ofroi disa beneficione dhe i dha njė nga vendet mė tė mira nė Dollma Bahēe tė rrinte e tė punonte. Sulltani i premtoi Hasanit se do e ndihmonte tė rindėrtonte aeroplanin aty nė Stamboll .

Hasan Masurica e mahniti Sulltanin me edukatėn dhe mjeshtėrinė e tij intelektuale nė komunikim,me njė turqishte tė pėrsosur,me fjalė tė zgjedhura dhe me njė kulturė tė gjithanshme . Nuk ishte vetėm njė mėsues a njė shkencėtar i rrallė, por edhe njė patriot e atdhedashės i veēantė. Tre truprojat e Sulltanit ku Mulla Hasani takohet nė njė mbrėmje,me shumė kujdes, ku Hasani kėrkon ndihmėn e tyre qė tė ikė nga oborri mbrėtėror dhe tė kthehet nė shtėpi . Nuk deshi qė me skicat e tij tė punohen pushkėt me tė cilat mund tė pėrdoreshin kundėr vėllezėrve tė tij.

Kėto janė tė dėshmuara nga bashkėkohės nė vitin 1912,kur kėta oficerė u kthyen nė vendlindje dhe tregonin me imtėsi pritjen e Hasan Masuricės nė Stamboll nga vetė Sulltan Hamidi si dhe planin e tyre pėr ta pėrcjellė Mulla Hasanin nė atdhe , pa lenė gjurmė apo skica. Thuhet se ai i hodhi nė Bosfor armėt , por jo edhe skicat . Largimi i tij shkoi mirė deri nė Sofje tė Bullgarisė pėrmes shoqėruesve tė fshehur , por nė Sofje u zu dhe u burgos , ku edhe detyrohet tė shpjegoj skicat qė kishte me vete. Ka shumė supozime se ku kan pėrfunduar ato skica , kush i mori, pse pėrmendet Ambasadori i Rusisė nė Bullgari e disa detale tė jera. Mbesim me shpresė qė hulumtuesit shqiptarė do tė mund tė vėrtetojn nė arkivat e Bullgarisė dhe tė Turqisė ndonjėherė deri nė imėtsi pėr hulumtimet e inovatorit Hasan Masurica .

Mund tė supozohet , qė idet pėr pushkėt automatike ruse , kallshnikovėt , mund ta kenė prejardhjen pikėrisht nga pushka automatike me njėzetė e pesė fishekė qė Hasan Masurica e pat projektuar , shpikur dhe demonstruar para Sulltan Hamidit nė Stamboll dhe ambasadorit rus nė Sofje.

Nė fund tė kėtij shkrimi tė shkurtėr pėr Hasan Masuricėn tė gjithė ne shqiptarėt kudo qė jemi do tė mburrenmi me te . Do tė ishte mirė sė paku tė emėrtohet njė shkollė nė Gjilan , Kosovė apo dikundė nė tėrė hapsirat tona etnike shqiptare , qė me epitet njė shkollė punėtori profesionle - zanati ta bartė emrin e inovatorit qė bėri disa zbulime .

Tė emėrtohet nė shenjė nderi dhe respekti pėr veprėn e tij edhe ndonjė rrugė apo shesh . Mundė tė jepet edhe ndonjė ēmim me titull Masurica qė do tė ndahej nė ēdo vjet me rastin e ditės sė flamurit apo .. .

Mbi tė gjitha Hasan Masurica ka merita qė e ruajti me nostalgji mbiemrin Masurica sepse ishte i lindur po nė fshatin Masuricė nė mesė tė qyteti tė Leskocit dhe Nishit tė sotėm . Por edhe qė ende nė atė kohė shqiptarėt ishim nėnė sundimin e perandarisė Osmane dhe nuk dėshiroj qė inovacionet e t’ia falė turqve pėr ti vrarė shqiptarėt .

Mbase dikush qė e lexon dhe mund tė bėjė diēka , unė e solla pėr vėmendjen e gjithkujt se jo vetėm se mė bėri pėrshtypje e ndjehem krenar pėr kombin tim, por mbase dikush ka mė shumė mundėsi ta ēojė mė tutje kėrkimin, mbase njė kėrkim e hulumtim mė i hollė mund tė jetė i mundshėm dhe i realizueshėm, dhe mund tė sjellė diēka me shumė. Dikush qė mund tė ketė interes dhe mundėsi mund tė hedh mė shumė drit mbi kėto fakte . Kombi ynė e ka thesarin intelektual shumė tė pasur . Pėr nė fund tė kėtij shkrimi fare tė shkurtėr , pėr inovatorin dhe shkenctarin qė dy gjėra i bėri , se mbronte shqiptarizmin e mbajti me epitet mbiemrin Masurica e Sangjakut tė Nishit prej nga ishte edhe i lindur i ati i tij dhe nuk dėshiroi qė patenta e tij pėrė zbulimin e pushkės me njė , pesė dhe njėzetė e pesė fishek ti jepet ushtrisė sė Perandorisė Osmane pėr vrasjen e shqiptarėve .

Sė paku tė pėrkujtohet dhe ndriqohet figura e tij , pse tė mos tė emėrtohet njė institucion edukativo-arsimor nė ndonjėrėn nga qendrat e hapsirave tona etnike shqiptare . Nė arkivat e Prishtinės apo Tiranės , sė paku tė ekspozohet diqka nga dokumentat e tij nga takimet qė pati me mbretin nė Stambollė , nga shkrimet e kohės pėr inovacionin qė sigurisht ruhen nė arkivat e Perandoris Osmane apo gjetkė .

****
Besojmė se nė tė ardhmen e afėrt , mė shumė do tė ndriqohet figura e Hasan Masuricės qė pėrveq qė ishte imam deri nė vdekje pėr Zarbicė dhe Malėsi , posedonte edhe njė punėtori tė vetėn , duke ju ndihmuar fshatarėve tė Malėsisė , kryente edhe punėn mėsuesit tė fesė nė Mejtepin e Zarbicės . Prandaj meremetimi i mejtepit tė Zarbicės do tė ishte edhe njė arsye mė shumė qė pastaj qė si muze dhe monumunte i trashigimisė kulturoro-historike i mbrojtur me ligje ti ekspozojmė edhe diēka nga puna dhe zbulimet e tė madhit shkencėtar Hasan Masurica .

Hasan Masurica ishte njė shqiptar qė mė shum kemi obligim tė shkruajmė sikur edhe nė disa raste tė tjera , historianė tė huaj ende vazhdojnė tė shkruajnė pėr shkenctarėt e figura tona shqiptare . Ėshtė momenti i fundit qė dy Akademitė tona tė bėjnė diēka nė kėtė drejtim dhe tė ndahet njė ēmimė me emrin e shkencatrait dhe inovatori Hasan Masurica .

Hasan Masuricės sė paku nė pėrvjetor tė rikujtohet dhe t’i jepet vendi qė meriton nė historinė tonė .


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 29.10.12 0:02, edituar 2 herė gjithsej (Reason for editing : !)
avatar
Arb

114


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fluturimi i parė me aeroplan! - Mulla Hasan Masurica

Mesazh  Marlend prej 27.10.12 21:38

ne gjithe ēa lexova mbetet mu besu veē mulliri edhe deshira e tij me armatos ma shume sulltanin...na doli edhe nje imam qe paska shpik avionin..prit edhe pak kur te thojn ka pas dasht mi perdor per sulm..ku i dihet ndoshta ndaj kullave binjake..ēfare marrinash po nijm me vesh...bravo gjths shkrim i bukur per tesh ne darke..
avatar
Marlend

toleranca eshte celesi drejt zhvillimit

126


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fluturimi i parė me aeroplan! - Mulla Hasan Masurica

Mesazh  djussi prej 28.10.12 8:46

Interesantee....mire sduhet mohuar qe edhe ne SHYPTART nuk jemi njerz qe nuk dim te shpikim ose te bejm diqka qe bo mbetet ne histori ama shume kisha dasht me dit se ku e more ket materjal nga ndoni arkivv apo asht vetem gojedhanee.shnet.
avatar
djussi

Mos pyet se cfare beri atdheu per ty, por cfare bere ti per atdheun tend.

36


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fluturimi i parė me aeroplan! - Mulla Hasan Masurica

Mesazh  Muneer prej 28.10.12 11:51

Shume histori e bukur! Persona te tille me cdo kusht duhet te behen te njohur pasi identiteti Shqipetar eshte shume i rendesishem!
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

339


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fluturimi i parė me aeroplan! - Mulla Hasan Masurica

Mesazh  Arb prej 28.10.12 20:47

marlend shkruajti:ne gjithe ēa lexova mbetet mu besu veē mulliri edhe deshira e tij me armatos ma shume sulltanin...na doli edhe nje imam qe paska shpik avionin..prit edhe pak kur te thojn ka pas dasht mi perdor per sulm..ku i dihet ndoshta ndaj kullave binjake..ēfare marrinash po nijm me vesh...bravo gjths shkrim i bukur per tesh ne darke..

Nese sot i sheh shqiptaret te perēare, te shkeputur , te ndare ne teresi, te koruptuar udheheqesia skashmerisht dhe puntore te denje te sherbimeve te huja, kryesisht armiqeve te perbetuar te shqiptareve, nuk do te thote se historia e lashte i njeh keto tipare edhe tek shqiptaret qe kane jetuar ne te kaluaren.

Ky njeri , pavaresisht se ka qene nje imam, poenta para se gjithash eshte se ai ka qene nje shqiptar, i cili ka vepruar per balle interesave kombetare dhe nuk ka dorezuar shpikjen tek sulltani (edhe pse ka qene i te njetit besim me te), sepse ka supozuar se mund te kthehet si bumerang ndaj popullit te tije, qe do te thote se ka flijuar dhe famen dhe pasurine qe do t'i ofroheshin si shperbilm.

Shkrimi ne fjale, nuk eshte i dekretuar me dokumente dhe vet autori kerkon ndihme nga historian dhe persona autoritativ qe te gjurmojne rreth kesaj cheshjte qe t'a nxjerrin ne drite , gjenialitetin dhe shpikjet ekstavagante te tije.

E habitshme eshte se si tek nje shqiptar mendjendritur , gjithmone pengesa kryesore e tije eshte vet shqiptari, se te tjerat i sfidon kollai. A s'i shihni popujt sllav per reth, qe gjithmone tentojne te na vjedhin historine, per "ta ngritur veten moralisht dhe kombetarishte" duke sajuar histori nga me te ndryshme, e ne ata qe i kemi qe shyqyr Zotit jane me bollek, gjithmon i nenvlersojme.... nuk e di pse?
avatar
Arb

114


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fluturimi i parė me aeroplan! - Mulla Hasan Masurica

Mesazh  Marlend prej 28.10.12 23:54

deri diku ke te drejte dhe te kerkoj ndjese per mosbesimin e shfaqur nga ana ime...lexova per te dhe eshte fiks si shkruan ti por ke harruar nje detaj qe studimi dhe mbeshtetja e tij ka qene nje liber i Leonardo Da Vinēit...gjths bashkohem me ty qe te mbledhim fakte sa me shume per te..
avatar
Marlend

toleranca eshte celesi drejt zhvillimit

126


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi