Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Mesazh  Odin prej 25.10.12 23:23

Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Paraja ka njė origjinė mitike. Mė pas ėshtė pėrdorur si shenjė e sovranitetit tė mbretėrve. Sė fundmi, ka ushqyer iluzionin se tregu mund tė zėvendėsonte shtetin. Tani ėshtė koha tė mendohet pėr t'i dhėnė njė funksion politik. Rasti i madh? Euroja qė shpreh njėherazi edhe njė identitet.Zoti dhe ari janė shfaqur shpesh nė letėrsi dhe nė muzikė. Nė"Faustin" e Gounod, Mefistofeli kėndon: "Zot i arit dhe mbret i botės".

Sipas njė legjende qė vjen nga sumerėt dhe nga babilonasit, ari ėshtė nxjerrė nga barku i Tokės pėr llogari tė perėndive qė banojnė nė njė planet tė largėt dhe qė pėrdorin skllevėr njerėzorė pėr tė nxjerrė ar nė minierat e planetit blu.Skllevėr qė nuk e shohin kurrė diellin, tė vdekur qė jetojnė.

Por, disa prej tyre, duke u rebeluar ia kanė dhuruar arin njerėzve, sikundėr Prometeu zjarrin, dhe pėr kėtė janė shfarosur. Njerėzit kanė nxjerrė nga ari pluhurin e tij, tė pajisur me njė fuqi magjike. Nė Testamentin e Vjetėr quhet manna.Por, perėnditė e planetit misterioz kanė mbajtur me njė pjesė tė minatorėve njė raport disi mė tė veēantė, pėr t'i pėrdorur ata nė operacione tė fshehta qė kanė pėr qėllim sundimin e njerėzve. Nė realitet, ari nuk ėshtė njė zot i vetmuar. Ka metale tė tjera qė ia kanė kundėrshtuar herė pas herė supremacinė: argjendi mbi tė gjitha. Dhe shumė objekte tė tjera (materiale dhe jomateriale) tė cilave u ėshtė dhėnė roli i parasė.

Ari, megjithatė, nuk ėshtė vetėm monedhė.Dhe monedhat nuk janė vetėm ar. Po ēfarė ėshtė? Se ēfarė janė ekzaktėsisht monedhat, kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn diskutohet prej shekujsh, por jo gjithmonė me qartėsi. Gilles de Muisis,abat i Tournait nė treqindėn dhe katėrqindėn, i konsideronte njė gjė"shumė tė errėt"."Ato,thoshte ai pėr monedhat, rriten dhe zvogėlohen nė vlerė, luhaten dhe tė shkaktojnė shumė zhgėnjime". Edhe sot, shumė veta, ndėr tė cilėt debitorėt e pafat tė kredive dytėsore, mendojnė si ai.

Nė shekullin e gjashtė para Krishtit, mbreti i Lidias, Krezo, i dha monedhės formėn qė ka sot. Por, para dhe pas tij monedha ka pasur shumė forma. Guaska, perla, dhėmbė qeni, lėkurė dhe stofra, kripė, kakao, ēaj dhe duhan, sėpata dhe thika. Njė gjė ėshtė e qartė: monedha ėshtė shumė e rėndėsishme nė historinė e njerėzimit.Mund tė konsiderohet elementi qendror i ekonomisė. Qendror sepse pėrbėn vendtakimin e dy subjekteve tė mėdha tė ekonomisė: tregut dhe shtetit.

Monedha ėshtė e pakonceptueshme pa njėrin apo pa tjetrin. Nuk e dimė mirė se pėrse grekė dhe latinė i dhanė Herės ose Junonės emrin e monedhės. "E vetmuar"? "Paralajmėruese"? Romakėt i dedikuan njė tempull nė Kampidolio.Zeusi-Jupiteri, nga ana tjetėr, pėr ta dėnuar pėr ndonjė tė pabėrė e vari ndėrmjet qiellit dhe tokės tė lidhur me njė litar (ari natyrisht), nga i cili perėndia shumė dinake arriti tė lirohej. 

Ndėrmjet qiellitdhe tokės: tė vjen tė mendosh pėr njė metaforė, ndėrmjet shtetit dhe tregut, qė sigurisht Zeusit nuk i ka rėnė ndėr mend. Megjithatė, ajo do tė ishte pikėrisht njė metaforė e bukur pėr monedhėn.E lidhur gjithmonė me litarin e arit (mendoni pėr standardin e famshėm tė arit), por gjithnjė duke u pėrpjekur pėr t'u ēliruar, lind nė tė njėjtėn kohė iniciativėn e tregut dhe tė shtetit. Herė pas here njėri triumfon ndaj tjetrit nė sundimin e vet. Nė historinė e re, pėr shembull, roli ishteteve nė kontrollin e monedhave tė botės ishte vendimtar nė vitet pasuese tė marrėveshjes sė Bretton Vudsit, menjėherė pas luftės.

Pastaj, nė vitet shtatėdhjetė dhe tetėdhjetė ishte tregu, nėpėrmjet bankave, qė mori njė rol nė rritje nė kontrollin e monedhave, mbi tė gjitha nė sajė tė liberalizimit tė lėvizjeve tė kapitalit.Kontroll ėshtė si shprehje, sepse, duke hedhur poshtė parashikimet e ekonomistit tė madh Milton Fridman, qė kishte lajmėruar njė epokė tė njė vetėrregullimi tė qetė tė tregjeve monetare dhe valutore, kėto nuk rezultojnė mė jostabėl dhe tė ērregulluara si nė vitet tetėdhjetė dhe nėntėdhjetė tė shekullit tė shkuar, deri nė fillimet e shekullit tonė.

Nė ditėt tona, institucionet financiare (bankat dhe tė gjithė ndėrmjetėsit e tjerė financiarė) janė shumėfishuar si kėrpudha. Dhe nė sajė tė pėrhapjes sė instrumenteve tė tyre (siē janė tani derivatet e famshme) dhe masės sė transaksioneve qė ato bėjnė tė mundur (rreth dhjetėfishi i prodhimit bruto botėror), monedha e pėrshkon sipėrfaqen e tokės me shpejtėsi fantastike, mė shpejt se Junona.

Gjatė turbullirės mė tė fundit, tė ashtuquajturės subprime (kredi hipotekare tepėr tė lehta, tė lėshuara ndaj njė klientele tepėr tė influencueshme),ka dalė nė skenė aspekti i pushtetit tepėr tė madh tė ushtruar nga bankat nė administrimin e monedhės. Jo tė asaj tė arit,qė nuk qarkullon mė prej kohėsh, as asaj tė letrės, tė shpikur nga kinezėt dhe rishpikur nga njė skocez i shtatėqindės, por asaj telefonike dhe elektronike.Mekanizmat, pėrmes tė cilave kanė shtrirė jashtėzakonisht zonėn e kredisė (antropologu Karl Polanyi do tė thoshte kanė "merkatizuar" hapėsirėn dhe kohėn) janė teknikisht tėrheqėse. Nė veēanti, pėr sa i pėrket shpėrndarjes sė rreziqeve dhe pasojės sė saj tė dyfishtė pėr tė mbrojtur efektivisht individėt, duke e shpėrndarė megjithatė rrezikun nė sistem.Pak ashtu si pluhuri i arit, manna legjendare, pėr tė cilėn flet Testamenti i Vjetėr, qė iu nevojit shumė popullit hebre pėr tė shkatėrruar nė tė njėjtėn kohė armiqtė e tij (por kėtu bėhet fjalė pėr banka dhe klientė).

Ėshtė fakt se turbullira mė e fundit ka hedhur mė shumė se njė dyshim mbi mundėsinė e humbjes sė kontrollit tė sistemit monetar dhe tė paradoksit qė bankat qemendrore, tė krijuara pėr tė garantuar stabilitetin e sistemit, janė tė detyruara tė ndėrhyjnė me nxjerrje masive monedhash tė reja pėr tė evituar pasojat e destabilizimit tė tyre.Ėshtė rishfaqur problemi i raporteve ndėrmjet "arit" dhe politikės,me tė cilin kemi hapur kėtė diskutim qė po bėjmė, nė njė mėnyrė akoma mė tė "ēuditshme", duke risjellė njė propozim heretik, i cili duhej tė zgjidhte me themel problemin e teprimeve tė ērregullimit bankar, duke eliminuar bankat.

Propozimi lind nga njė provokim i njė afaristi gjerman nė vitet tridhjetė, Silvio Gezel, i cili propozoi, me qėllim eliminimin e harxhimit joproduktiv tė akumulimit financiar, aplikimin e kredive me njė interes negativ, me pagesėn e njė takse vjetore qė do tė reduktonte gradualisht vlerėn.Propozimi ėshtė bėrė dhjetė vjet mė parė nga i ashtuquajturi "Bromsgrove Group", ose grupi i "Money Reformers", nė njė formė mė tė artikuluar qė pėrfshin tė tėrė politikėn fiskale dhe monetare.

E thėnė ndryshe, nė vend qė tė mbledhė tė ardhura me taksa ose pėrmes kreditimeve, qeveria mund tė krijojė monedhė pėr tė financuar direkt investime publike ose konsumet individuale: monedhė tė shpėrndarė ala Keins dhe tė ngarkuar me interes negativ ala Gezel, qė do tė ishte e shpenzuar shpejt nė konsume dhe investime,duke shmangur njė tepricė inflacioniste tė kėrkesės nė sajė tė rritjes sė menjėhershme tė ofertės dhe njė mungesė tė kėrkesės nė sajė tė mungesės sė kursimit.

Para se tė buzėqeshni, mendoni njė moment si na fton tė veprojmė James-i i ēmendur nė njė bisedė tė kėndshme imagjinare pėr Sėiftin,leximi i sė cilės nuk ėshtė i kėshillueshėm pėr bankierė me tension tė lartė. Nuk do tė jetė megjithatė e nevojshme qė tė kujdesen pėr "arteriet" e tyre, shumė tė provuara nė kėto kohė. Ka metoda pak mė tė ēuditshme pėr tė rivendosur njė kontroll tė financės.Pėr shembull, tė ndėrtojmė njė farė rendi ndėrkombėtar ala Breton Vuds, tė paktėn duke rimarrė dhe rinovuar idetė qė atėherė Keinsit iu desh t'i braktiste, jo pėr tė adoptuar njė monedhė tė vetme botėrore, siē sugjeronte ai bankor-in, por pėr tė realizuar me njė marrėveshje tė pėrbashkėt njė sistem tė ekuilibruar dhe tė rregulluar tė raporteve tė qėndrueshme ndėrmjet monedhave botėrore: sot dollari dhe euroja, nesėr kush e di.

Sigurisht, do tė duhej nė Evropė njė qeveri evropiane qė tė ishte nė gjendje tė pėrdorte monedhėn e saj tė fortė duke pėrforcuar me njė politikė makroekonomike evropiane njė ekonomi tė dobėt (tė kundėrtėn e asaj qė bėn Amerika).Euroja ka lindur nga serendipity (rastėsia fatlume).Serendipi, njė mbret mitik, u bė i famshėm sepse, duke kėrkuar njė gjė, gjente njė tjetėr akoma mė tė rėndėsishme. Euroja duhej tė ishte njė "frangė" e fortė, asgjė mė shumė. Nė tė kundėrt, ėshtė bėrė njė monedhė botėrore me qendėr nė Frankfurt. Euroja mund tė jetė mė shumė se njė monedhė.

Nė fund tė fundit, monedha ėshtė pėr vetė natyrėn e saj, nė histori, mė shumė se njė monedhė e thjeshtė. Ėshtė pjesė integrale e identitetit tė njė kombi.Deri dje nuk ishte e mundur tė mendohej Gjermania pa markėn, Franca pa frangėn, Greqia pa dhrahminė dhe deri Italia pa liretėn e saj, sė cilės i atribuohen sot nostalgji tė padiskutueshme. Pėr kėtė, akti me tė cilin ėshtė krijuar euroja nuk bėn pjesė vetėm nė historinė monetare, por dhe nė historinė e madhe.
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Mesazh  Tanki prej 26.10.12 1:54

Por duhet ti ja dijm ' VLEREN PARAS ' sepse po te mos ishte paraja ne SOT do te shkembeheshim sikur Barinjet ne ANTIKE .
avatar
Tanki

Njeriu ne krahasim me Mendimet e tij eshte sikur se nje fije peri e zhytur posht ne Oqean

215


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Mesazh  Aperion prej 27.10.12 1:51

Paraja ka Avantazhet dhe Disavantazhet e veta

Avantazhet: Zhvillon njerzimin, kulturen, te ben te ndryshosh shume shpejt, mund te posedosh qdo gje shume shpejt dhe me pak letra me vlere imagjinare dhe me kosto reale te letres as nje cent kurse me te njejten leter mund te blesh kapital ne vlere 500euro.

Disavantazhet: Ka shume, edhe me vlere jo konstante pra luhatet vlera shume=Inflacioni, vidhet lehte, ka qendrueshmeri teper te dobet pra kallet lehte, shqyhet leht, zhburoset, humb leht etj.
-Permes parase manipulohet jo nje popull por komplet njerzimi pasi para dmth buke dhe per buke dihet se qka behet.
-Paraja krijon Amoralitet, vrases, hajna, manipulator, kasap, bir qe vret babane, baba qe masakron gruan, pedofil, prostitucion, mafien, pornografi, e dqo gje tjeter te keqe si droga, alkoholi i teruar tatu e dqo gje qdo gje te keqe ne nekte bote e kriojn paraja dhe ajo e kontrollon te keqen duke e nxite te zmadhohet.

Filli i se keqes ne ditet tona eshte PARAJA, nese do te zhdukej PARAJA sot ne bote do te lindte PARAJSA ne kuptimin e plote te fjales.



TEM TEPER E QELLUAR rreth parase dhe te mjeret njerez anekend globit qe dijne aq pak rreth parase.
avatar
Aperion

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Mesazh  Muneer prej 27.10.12 16:36

Historia mu duk shume e bukur! Por sado bukur te jete krijuar paraja vazhdon te mbetet mjet me vlere ne ditet e sotme! pa te cilen do te riktheheshim ne kohet antike!
avatar
Muneer

سلام موعد المغرب

323


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Mesazh  Odin prej 02.11.12 0:49

Gjuha e Kodeve dhe Simbolet mistike nė kartėmonedhat me tė famshme botėrore

Kėtu e shumė shekuj me radhė, tė gjitha kėmbimet ndėrmjet njerėzve, sorollateshin dhe akoma sot e kėsaj dite sillen rreth njė shumėllojshmėrie letrash dhe sendesh metalike tė pėrcaktuara me vlerė, siē edhe i quajmė ne sot Kartėmonedha, Monedha, Lek, Valutė etj.

Por, veē vlerės sė tyre reale tė pa shpėrberė nė kohė, kėto kartėmonedha mbartin nė vetvete (vazhdojnė dhe sot e gjithė ditėn tė fshehin brenda tyre) kode dhe simbole sekret, tė cilat nuk mund tė vihen re nga syri i zakonshėm.

Atėherė, ēfarė janė kėta kodikė dhe simbole tė ēuditshme?

Kush i ka skalitura ato nėpėr kartėmonedha dhe cili ėshtė qėllimi i tyre?

Pėrpara se t’i pėrgjigjemi kėtyre pyetjeve dhe tė japim njė shpjegim tė mirėfilltė, le tė shohim mė parė se cili ishte arsyeja dhe qėllimi i krijimit tė njė kartėmonedhe apo monedhe tė re, veē rėndėsisė sė kėmbimeve me interes ekonomik?

Nė ēdo rast tė krijimit tė njė kartėmonedhe tė re, qėllimi kryesor ishte pėrcaktimi i kufirit tė njė fuqie apo super fuqie tė re, si dhe tė njė Prijėsi, Mbreti, apo Monarku, apo tė njė shteti tė ri, i cili ndryshonte Status Quo tė territorit tė tij gjeografik.

Nėpėrmjet monedhės, ēdo Prijės, Mbret, apo Parėsia e njė shteti, pėrcillte kėshtu mesazhin e saj/tij tė fuqishėm pėr ekzistencėn e tyre, si dhe pretendonin pranimin e tyre nga ēdo qytetarė, nga Aleancat, si dhe nga ēdo armik. Njė rast konkret kemi Dukatėn Veneciane, e cila arriti qė monedha e saj mė 1700-ėn tė bėhet e pranueshme nga mbarė bota, falė kėmbimeve tregtare dhe sundimit tė saj me anė tė fesė.

Ēfarė roli luan nė harkun kohorė njė simbol i skalitur nė monedhė?

Simbolet e skalitura nė monedhė, kanė njė rėndėsi tė veēantė dhe nė shumė raste vlera e tyre ja kalon dhe tė vetė vlerės reale tė monedhės. Rasti mė i mirė ėshtė ai i monedhės Bizantine. Nė monedhėn Bizantine, kurrė nuk ishte pėrcaktuar vlera e tyre e vėrtet, pra nuk kishte shifra konkrete tė vlerės sė monedhės, por ato dalloheshin gjithmonė nga diferenca e figurave qė mbarte monedha nė tė dy anėt e saj, nė njėrėn anė ishte Krishti, ndėrsa nė tjetrėn ishte imazhi i perandorit. E gjithė kjo kishte si qėllim qė, qytetarėt e perandorisė Bizantine tė njihnin gjithmonė tė parin e tyre, pra Perandorin, si dhe imazhi i Krishtit pėrcillte mesazhin e ekzistencės dhe jetėgjatėsisė sė perandorisė Bizantine.

Por, a ka pasur raste kur valuta ėshtė pėrdorur pėr arsye propagandistike?

Historikisht, valuta (paraja), ėshtė pėrdorur pėr tė kaluar qoftė nė mėnyrė dirkete apo indirekte mesazhe propagandistike. Rasti mė i mirė ėshtė ai i Kubės nė vitin 1967, edhe pse legjendari Che Guevara, kishte vdekur, monedhat qė mbanin firmėn e tij si Guvernator i Bankės shtypeshin dhe qarkulluan pėr tė paktėn 5 vjet rresht pas vdekjes sė tij.

Ēfarė kuptimi kanė simbolet e dollarit Amerikan?

Atėherė, nė anėn e majtė tė kartėmonedhės njė dollarėsh, kemi njė piramidė, nė maj tė saj kemi Syrin Vėzhgues (Syri qė sheh gjithēka), i cili ėshtė njė simbol origjinal Masonikė. Kujdes, Syri Vėzhgues nuk duhet tė ngatėrrohet me Syrin tjetėr Vėzhgues qė e ndeshim nėpėr kishat tė besimit ortodoksė.



Nga poshtė piramida ėshtė e pėrbėrė nga 13 rreshta tullash dhe tullat janė 73 nė numėr, pra siē janė dhe emrat e zotit Kabala (Misticizėm Hebre).

Nė rreshtin fundit tė piramidės, shkruhet nė latinisht data 1776 (MDCCLXXVI), qė do tė thote dita e Pavarsisė sė Amerikės, si dhe tė krijimit tė sektit (vėllazėrisė) mistike tė Illuminati. Data e mė sipėrme, farė mirė mund tė kthehet dhe nė numrin 666 =mDCcLXxVI.

Poshtė piramidės kemi frazėn latine: NOVUS ORDO SECLORUM, qė do tė thotė Rendi i Ri Botėror.

Nga ana tjetėr e monedhės, kemi vilėn me shqiponjėn amerikane. Por kėtu kemi “hilen” nėse mund ta quajmė kėshtu: Kemi njė vazhdimėsi tė shfaqjes sė numrit 13. Vėmė re dhe njė frazė tjetėr nė latinisht: E PLURIBUS UNUM, qė do tė thotė: Njė nga tė shumtit, qė dhe kjo pėrbehet nga 13 gėrma.

Fiks poshtė saj, shohim 13 yjet tė 13 kolonive dhe nga poshtė kemi shqiponjėn qė mbanė 13 shigjeta, njė pemė me 13 gjethe dhe 13 qershi.

Pra numri 13 ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr Illuminiati.

Por, le tė shohim mė hollėsisht dhe mė me vėmendje simbolin mė tė rėndėsishėm.

Shqiponja nė dollarin amerikanė, nuk ėshtė shqiponja e vėrtet, por kemi tė bėjmė me shpendin mitik tė Feniksi, qė pėrbėn simbolin mė mistik dhe zė njė nga vendet mė tė larta nė Masonizėm dhe sektet, vėllazėritė e tjera mistike.

Gjithashtu mbi monedhė ekzistojnė dhe shumė skalitje tė tjera mikroskopike, (shtypje tė njė shkalle shumė tė vogėl, me tė dhėna tė cilat dallohen shumė me vėshtirėsi) tė cilat janė simbole Msonike, siē janė tre piramidat e vogla, ekzistenca e Kukuvajkės nė dy vende tė ndryshme etj, por pėr njė monedhė qė momentalisht ėshtė mė e famshmja dhe mė dominuesja nė gjithė botėn, gjithė kėto qė pėrmendėm mė sipėr kurrsesi nuk mund tė ishin tė pafajshme apo rastėsi…

A ndodh e njėjta gjė dhe me monedha tė tjera nė botė dhe a ka nė to simbole dhe kodikė tė ngjashėm?

Njė nga monedhat me mbresėlėnėse qė vėrtet tė habit me simbolin e saj, ėshtė ajo e Izraelit e cila ka tė skalitur nė tė numrin 666.

Gjithashtu edhe qarkullimi pėr shumė vite me radhė i monedhave Kanadeze, nė tė cilat gjendet i skalitur imazhi i Djallit i fshehur mirė nėn flokėt e mbretėreshės Elisabet.

Njė shembull tjetėr ėshtė ai i ekzistencės sė atomit nė monedhėn Iraniane, e skalitur me dimensione mikroskopike, atomi ėshtė pėrfshirė nė kartėmonedhėn 50.000 RIALS, qė propagandon nė tė ardhmen Iranin si njė superfuqi qė pėrfshin nė potencialin e tij armė bėrthamore.

avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Mesazh  Arb prej 02.11.12 15:58

Sot bota po ballafaqohet me nje krize te madhe "ekonomike", e cila e tera eshte si pasoje e parase dhe mekanizmave manipulativ te saja!
Pse te kete krize ekonomike, kur sot teknologjia eshte ne nje nivel te larte , e per pasoje ben jeten me te lehte, kur rendimentet buqesore jane me te larta ne m2 si pasoje e zbulimeve te ushqimit artificial, kur oranzherite buqesore ngrihen ne cdo stine te vitit dhe nuk duhet pritur qe ushqimi te kultivohet ne kohen e vet, kur makinat ndertuese kthejne vende te tera te pa pershtatshme per mbjellje, ne vende te pershtahsme buqesore apo dhe ndertuese, kur siperfaqe te tera shkretetire kthehen ne toka pjellore nepermes sistemit instalues per ujitje, kur makinerit e sofistikiara gjithmon e me shume nxjerin sasi te medhaja te naftes, gazit natyrore dhe mineraleve te ndryshme te cilet nevoiten?!? Realisht KRIZE eshte , vetem ne raste thatesie, vershime, terrmete , zjarre dhe luftra....

Muhamedi a.s. ne nje hadith te tije thot: " e vetmja para e pranueshme duhet te jete ajo qe mbeshtetet ne dinar (monedhe ari ) dhe dihrem (monedhe argjendi)" A nuk eshte ky nje ligj qe po t'i permbahej sistemi monetar boterore , sot nuk do te kishte krize ekonomike - finansiare. Po eshte ! Dhe per cudi kjo dihet mjaft qarte nga krijuesit e parase, por nuk duket e levrdishme per ata, sepse ndryshe nuk do kishin mundesi qe "te udheheqin me masat". Sepse po te kishin kundervlere arin dhe argjendin, nuk do te kishin mundesi te shtypnin letra me boje, kur te donin dhe si te donin e qe ne i quajme para, shkaku se sasia e limituar e arit dhe argjeendit , nuk do t'ua lejonte emetimin e parave -pa limite.
Sot paraja e emetuar per kundervlere ka ligjin...cilin ligj? Ate qe vet e miratojne, qe pastaj t'i futin ne borxhe shtete te tera me kamate, qe per t'a kthyer ate para shtese , shteti detyrohet te kerkoje para shtese nga i vetmi burim emetimi parase, qe ndryshe thene kjo eshte nenshtrim,apo krize! (per ta thjeshtuar: Une te jap dichka qe vetem une e posedoj dhe kur te ma kthesh ti ate , duhet te ma kthesh me shtese, ajo shtese e cila per te ma dhene mua, serisht duhet te ma kerkojsh mua sepse vetem une e posedoj)
Ne te ardhmen e afer edhe kostoja e letres dhe bojes si dhe emetimi i parase do te jete 0. Sepse e gjith vlera e parase do te jete e percaktuar ne NUMRA, ne llogari bankare, nje mjet ende me i persosur manipulativ dhe nenshtues.

Gjithsesi,pavaresisht se cilit besim i takojme, sistemi monetar islam eshte nje zgjidhje e pa-shoq ne kete drejtim, por e jona na ngelet te kemi vullnet per ta zgjidhur kete kancer shoqerore.l
avatar
Arb

113


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Mesazh  Luli prej 05.12.12 21:45

Misteri dhe sekreti i demonėve tė kartėmonedhės sė 100 eurove!



Edhe pse krijuesi i kartėmonedhės sė 100 eurove, Robert Kalina fillimisht kishte parashikuar tė pėrfshinte nė panoramėn e saj njė memorial historik, por pėr arsye “politike” skica ndryshoi nė mitologjike, duke vlerėsuar stilin Baroque dhe Rococo.

Veē tė tjerash, janė mė se tė qarta dy figurat me dy qeniet me prejardhje tė panjohur dhe misterioze, qė shfaqen me njė paraqitje agresive, me shprehje tė zemėruar dhe gjeste tė turpshme, pothuajse demoniake.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Mesazh  gjilanasi prej 17.03.14 21:37

Sipas historianit grek, Plutonit, nė librin e tij “Jeta e Likurgut”, spartanėt pėrdornin shufra hekuri si monedha, me shpresėn se kjo do t’i shkurajonte ata nga ndjekja e pasurisė. Monedha e pazakontė, e quajtur “Obeloi” kėrkonte qė transportimi i sasive tė mėdha tė bėhej nga qetė.
avatar
gjilanasi

396


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi