Tė jetosh pėr tė tjerėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tė jetosh pėr tė tjerėt

Mesazh  Odin prej 22.10.12 11:22

Tė jetosh pėr tė tjerėt

Kush ėshtė njeriu qė lufton pėr tė drejtat e jetimėve tė Shqipėrisė, ēfarė e lidh me kėtė mision, cilat janė synimet e tij dhe pse ėshtė kaq i rėndėsishėm pėr tė integrimi i jetimėve.



Ilir Ēumanin e takojmė pranė Teatrit tė Operas, megjithėse gjithmonė ka diēka pėr tė bėrė, ka projekte dhe ide tė cilave iu ėshtė pėrkushtuar tėrėsisht, e gjen kohėn pėr tė realizuar njė intervistė.

Tek ky ambient Iliri ėshtė i njohur, herė pas herė lypėsit i afrohen tavolinės sė tij dhe ai nuk i kthen duar thatė. Duket se ata janė mėsuar dhe rituali i tyre ėshtė i pėrditshėm. E vetmja gjė qė u thotė ėshtė: “Merri, por kjo nuk ėshtė zgjidhje”. Nuk ėshtė tip i mbyllur dhe as nga ata qė dėshiron ta fshehė tė kaluarėn, por nuk do tė flasė pėr tė. “Kjo nuk ėshtė vetėm e kaluara ime, por e shumė fėmijėve si unė”, thotė dhe dėshiron ta largojė bisedėn qė aty. “Unė jam pėr t’i kuptuar dhe pėr t’u dhėnė forcė fėmijėve jetimė tė Shqipėrisė”.

Megjithatė ėshtė e lehtė pėr tė kuptuar qė e kaluara ka lėnė gjurmė tek ai dhe pikėrisht kjo ėshtė arsye e tė gjitha ēapitjeve tė tij, pėr tė drejtat e jetimėve tė Shqipėrisė. Motoja e tij ėshtė “Tė jetosh pėr tė tjerėt”, kjo shpreh qartė qėllimin dhe synimet e tij. Pėr tė gjithēka rrotullohet rreth jetimėve, ka fituar shumė sfida dhe nė vėshtirėsi nuk ėshtė sprapsur.

Askush nuk e kupton mė mirė se ai, se ēdo tė thotė tė jesh njeri pa njeri, tė tė mungojė ngrohtėsia familjare dhe tė shkosh sa nė njė shtėpi fėmije nė njė tjetėr.
Por kjo nuk do tė thotė qė tė kesh njė karakter tė dobėt apo tė mos kesh fuqi tė ecėsh pėrpara nė jetė.

Kujtimet e fėmijėrisė

“Isha vetėm dy muajsh...”, thotė ai pa dashur tė vazhdojė rrėfimin mė tej. Qė nė kėtė moshė dhe deri nė moshėn 3-vjeēare qėndroi nė shtėpinė e fėmijės nė Pogradec, mė pas nė shtėpinė e fėmijės pėr parashkollor, 6-7 vjeē qėndroi nė shtėpinė e fėmijės nė Vlorė, qė 7 vjeē dhe deri nė tė 15-at, nė Sarandė. Nga fėmijėria kujton ngrohtėsinė dhe dashurinė e disa prej edukatoreve. “Nuk e di ēfarė shikonin tek unė, por mė trajtonin ndryshe.

Nė shtėpinė e fėmijės kishte edhe fėmijė qė iu kishin vdekur prindėrit, apo qė ishin tė ndarė, megjithatė ka pasur momente qė mė kanė bėrė tė ndihem i veēantė. Mė kanė trajtuar me shumė dashuri. Por jo ēdo gjė ėshtė e bukur...” Tregon se njė herė ishte nė gjendje shumė tė rėndė shėndetėsore dhe shkoi nė spital nė momentet e fundit. “Ia dola mbanė, ja ku jam sot, por kjo ishte vepėr e Zotit dhe jo e robit...”

Sekreti

“Nuk dua tė flas gjatė sepse kjo mund tė prekė fėmijėt, por edhe mund tė kujtojė episode tė hidhura tė atyre qė janė rritur nė shtėpinė e fėmijės”. Teksa flet tė lė tė kuptosh se ka njė karakter tė fortė, se i ka vėnė vetės njė qėllim pėr tė cilin punon shumė. Ka edhe njė sekret nga i cili buron e gjithė energjia e tij. “Sado i lodhur tė jem, mbase edhe kam humbur njė betejė, por kur shkoj nė shtėpi dhe shoh dy fėmijėt e mi dhe nusen, harroj ēdo gjė, bėhem mė i fortė dhe e kuptoj akoma mė mirė se ēfarė mė ka munguar mua. Kjo mė bėn tė mendoj pėr jetimėt, si pėr fėmijėt e mi”.

Jeta e vėshtirė, tė qenit vetėm e ka bėrė mė tė fortė Ilirin dhe tė gatshėm pėr t’u pėrballuar me tė gjitha vėshtirėsitė qė i dalin pėrpara. Mungesa e ngrohtėsisė familjare ka bėrė qė ėndrrat pėr njė familje tė kthehen nė njė qėllim pėr tė, me premtimin se fėmijėve tė tij nuk do u mungojė asgjė qė i ka munguar atij. Ēdo moment tė jetės e ka tė fiksuar deri nė detaje, duket sikur e ka gdhendur nė kujtesė. Ėshtė baba i dy fėmijėve, i Ilvit dhe Londisės. Nė shtėpi ka krijuar njė “arkiv” me tė gjitha detajet qė nga ekoja e parė e fėmijėve e deri tani. Nuk ka qėndruar asnjė moment larg fėmijėve. “Ilvi ishte i vogėl atėherė, kishte pak muaj qė kishte lindur dhe e merrja me vete nė zyrė. Prania e tij nė atė zyrė mė jepte njė mbėshtetje dhe pėrkrahje qė nuk di ta shpjegoj”, shprehet Ēumani.

Synimet

Ai ėshtė Drejtor i Pėrgjithshėm i Institutit Kombėtarė tė Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė dhe kjo nuk ėshtė thjesht njė punė pėr tė, por njė mision. “Duhet tė ketė diēka qė tė motivon dhe tė lidh fort me punėn qė bėn pėr tė qenė i suksesshėm. Lidhja ime me atė qė bėj ėshtė njė lidhje shumė e fortė, mė e fortė edhe se unė. Dua qė tė ndryshojė diēka nė mėnyrėn e trajtimit tė jetimėve nė Shqipėri. U duhet kushtuar mė shumė vėmendje. Ėshtė njė shtresė qė ka nevojė pėr tė gjithė ne, kanė nevojė pėr kujdes dhe mbi tė gjitha kanė nevojė pėr dashuri”, shprehet Ēumani.

20 Maji, Dita Kombėtare e Jetimėve nė Shqipėri

E konsideron si arritjen mė tė madhe tė tij faktin, qė bėri tė mundur qė jetimėt shqiptar tė kenė njė ditė tė tyren. “Ishte ideja dhe nisma institucionale e Institutit tė Integrimit Kombėtar tė Jetimėve Shqiptarė dhe Akademisė sė Shkencave nė Republikėn e Shqipėrisė, qė i dha emėr 20 Majit duke e quajtur Ditėn kombėtare tė jetimėve nė vendin tonė. Por, kjo zgjedhje nuk ishte edhe aq e rastėsishme.

Ajo lidhet drejtpėrdrejt me historinė tragjike tė Xhuliana Lulit, njė vajzė jetime e rritur nė Shtėpinė e Fėmijės nė Sarandė. E braktisur nga dy prindėrit qė e lindėn, jeta e saj papritur u kėput nė mes. Atė pasdite maji, Xhuliana pasi mbaroi orėt e mėsimit u nda nga shokėt, me tė cilėt jetonte nė jetimore dhe u ngjit nė majėn e njė pishe pėr tė kėputur bohēet e pjekura nga pema. Nga 9 metra lartėsi, dega qė e mbante thyhet dhe ajo shembet me kokė nė asfalt. Vajza e mitur nuk i shpėtoi dot vdekjes... Nisur nga kjo histori tragjike njerėzore, 20 Maji u vendos tė ishte Dita kombėtare e Jetimėve nė Shqipėri.

Emri: Ilir Ēumani

Drejtor i Pėrgjithshėm i Institutit Kombėtarė tė Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė. Ėshtė Ambasador i Paqes, titull i dhėnė nga Federata e Paqes Universale, Kombet e Bashkuara. Ėshtė dekoruar me Medaljen e Mirėnjohjes nga Presidenti i Republikės, si dhe ka marrė Ēmimin e Virtytit nga Komuniteti i Pajtimit Mbarėkombėtarė tė Gjaqeve.
avatar
Odin

614


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tė jetosh pėr tė tjerėt

Mesazh  Jetmira prej 19.07.13 16:37

hera par qe lexoj se dikush nket vend ose me sakt nket bot po pyet per jetimet se npergjithsi jetimet i perbuzin jetimet hera par ajo nuk quhet je tosh per te tjeret po nje ndihmes ku i dihet jetes mos ndoshta ai do ket nevoj x ato femij jetes nuk i dihet sot je mbret neser lyps jetes nuk i dihet kurr
avatar
Jetmira

898


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi