Zbulimi i planetit me te vjeter mahnit shkencetaret

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zbulimi i planetit me te vjeter mahnit shkencetaret

Mesazh  dashmir* prej 20.10.12 21:19

Astronomė amerikanė dhe kanadezė kanė zbuluar planetin mė tė vjetėr i cili rrotullohet rreth dy yjeve nė konstelacionin e Akrepit. Ai ėshtė tepėr i ndryshėm nga Toka dhe planetėt e tjerė qė sillen rreth Diellit dhe kjo mund tė jetė shenjė se kemi tė bėjmė me njė kategori tė panjohur mė parė planetesh nė atė rajon tė kozmosit. Toka dhe Sistemi Diellor janė relativisht tė rinj, vetėm 4 miliard e gjysėm vjet, krahasuar me rreth 14 miliardė vjet tė moshės sė universit. Mirėpo astronomėt kanė zbuluar njė planet gati po aq tė vjetėr sa kozmosi. Studiuesi nga Universiteti Shtetėror i Pensilvanisė, Steinn Sigurdsson, thotė se planeti ėshtė 13 miliard vjeē dhe ėshtė formuar kur universi ndodhej ende nė fazat e hershme.

“Mendoj se planeti qė kemi zbuluar, ėshtė mostėr e brezit tė parė tė planeteve tė universit, tė krijuara nė galaksinė tonė shumė, shumė mė herėt se tė krijohej Dielli”, thotė astronomi.

Planeti ėshtė gjigand si Jupiteri, megjithatė 2 herė e gjysėm mė i madh dhe ndodhet 5 mijė e 600 vjet-dritė larg, si dhe nė njė distancė tė madhe nga yjet rreth tė cilėve rrotullohet: pėr njė rrotullim atij i duhen rreth 100 vjet tokėsorė.Planeti nuk duket nga Toka, por shkencėtarėt e zbuluan jo drejtpėrdrejtė, por duke vėzhguar njėrin prej yjeve, rreth tė cilėve rrotullohet, pėrmes njė radio-teleskopi nė Tokė dhe teleskopit orbital Hubble.

“Ky ėshtė njė zbulim mahnitės”, thotė Alan Boss, ekspert nė studimet mbi krijimin e planetėve.

Ai shton se mosha e 13 miliardė-vjeēare e planetit bėn qė ai tė jetė unik ndėrmjet rreth 100 tė tillėve qė janė zbuluar shumė mė afėr sistemit tonė djellor viteve tė fundit.

“Ėshtė fjala me sa duket pėr yje jo mė tė vjetėr se Dielli ynė, por nė kėtė rast, planeti mund tė jetė krijuar, jo vetėm si njė planet gjigand prej gazi, por edhe si i banueshėm, ku jeta mund tė jetė zhvilluar e zhdukur para miliarda vjetėsh, shumė kohė para se ne tė bėheshim pjesė e kėsaj galaksie”, thotė zoti Boss.

Grumbulli i trupave qiellorė ku bėn pjesė planeti, ėshtė aq i vjetėr sa nė tė nuk gjenden elemente tė rėnda, tė tilla si hekuri, qė ėshtė krijuar me shumicė mė vonė nė pėrbėrje tė yjeve. Elemente tė tilla ndodhen nė pėrbėrje tė Tokės dhe planeteve tė tjera tė Sistemit Diellor.Disa astronomė e kanė mbėshtetur tezėn se nė gjirin e tė ashtuquajturve ”grumbuj yjesh sferikė” nuk mund tė bėjnė pjesė planete, tezė e cila ishte mbėshtetur edhe nga tė dhėnat e grumbulluara nga teleskopi Hubble nė vitin 1999. Ky i fundit nuk arriti tė zbulonte asnjė planet tė tillė nė grumbujt e largėt tė yjeve, por me sa duket kishte kėrkuar nė drejtim tė gabuar.Zbulimi i fundit mbėshtet teorinė e njė makanizmi alternativ tė krijimit tė planeteve. Trupat e Sistemit Diellor e me sa duket, shumė planetė tė tjerė, mendohet se janė krijuar gjatė miliona vjetėve nga grumbullimi i materies si rezultat i tėrheqjes gravitacionale tė thėrmijave tė pluhurit kozmik dhe shkrirjes me grumbuj tė tjerė. Por eksperti i astronomisė Alan Boss, thotė se me sa duket planetet mund tė krijohen jo vetėm nga elementė shkėmborė, por edhe nga gazrat.
avatar
dashmir*

“The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams.”


21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi