Parajsa, plot me flutura dhe engjėj

Shko poshtė

Parajsa, plot me flutura dhe engjėj

Mesazh  Flavius prej 19.10.12 11:56

Parajsa, plot me flutura dhe engjėj

Eksperiencat e paravdekjes



Eben Alexander u shtrua nė spital, pėr shkak tė meningjitit nė vitin 2008. Ra nė koma dhe kur u zgjua kujton njė udhėtim perfekt nė njė “dimension mė tė lartė”, tė populluar nga engjėj, nė njė skenar parajse. Mes dyshimeve tė shumta, ky udhėtim i shtohet fenomenologjisė komplekse tė pėrvojave tė paravdekjes


Ėshtė njė histori shumė e veēantė ajo e Eben Alexander, njė neurokirurg nė Harvard, me njė kurrikulum tė rėndėsishėm akademik. Njė histori qė pėrfundoi nė kopertinėn e “Newsweek” dhe ėshtė marrė edhe nga gazeta tė tjera nė botė. Me siguri, sepse kjo e pėrjavshme ėshtė nė qendėr tė polemikave prej disa kohėsh.

Rrėfimi pėr “javėn nė parajsė” tė neurokirurgut ėshtė kalimi nga njė jetė e tėrė kėrkimesh, tė dhėnash, studimesh, libra dhe ambient akademik, nė interpretimin e njė realiteti tė ndryshėm, gjatė ditėve nė gjendjen e komės.

Duhet thėnė qė pėr kėtė ngjarje ka shkruar edhe njė libėr qė po shndėrrohet nė njė bestseller. Aty tregohet monitorimi i vazhdueshėm i gjendjes sė tij cerebrale gjatė asaj qė ai e pėrshkruan si njė pėrvojė nė njė tjetėr botė: ajo pas vdekjes. “Near Death Experience”, ku tregohen eksperiencat e paravdekjes, nuk janė ngjarje tė rralla. Madje janė me mijėra rastet e personave qė ēdo vit tregojnė se kanė parė “por jo jetuar”, nė njė botė tė pėrtejme, larg realitetit tokėsor.

Janė tė gjitha pėrvoja qė kanė tė pėrbashkėt tė paktėn njė element, ndjenjėn e vazhdueshme tė paqes, qė zakonisht rezervohet pėr ata qė kalojnė kufirin mes jetės dhe vdekjes. Shumė flasin pėr njė ekstazė tė vėrtetė. Dhe nė pjesėn mė tė madhe, kush ėshtė kthyer pas, nuk kishte ndėrmend ta bėnte dhe rrėfimet konvergojnė tė gjithė mbi ndėrhyrjen e njė force jo tė specifikuar, nė gjendje pėr tė afruar ndėrgjegjen me trupin “e braktisur”.

Flutura dhe muzikė

Nė rastin specifik tė Alexander-it, 58 vjeē, figura ėshtė ajo e njė specialisti me njė CV shumė tė mirė, qė gjatė karrierės sė tij do ketė dėgjuar me dhjetėra raste tė kėtij lloji tė cilave nuk u kishte besuar asnjėherė. Mė pas, kur u sėmur papritur nga meningjiti nė vitin 2008 dhe ra nė koma nė spitalin e Virxhinias, doktori vendosi tė tregojė versionin personal. Ndėrsa truri i tij nuk kishte “aktivitet” dhe trupi ishte pa ndjenja e nuk u pėrgjigjej stimujve tė jashtėm, Alexander thotė se kishte shkuar nė njė vend “plot me flutura ku dėgjohej muzikė dhe kėngė”.

Kėtė udhėtim, ai e pėrshkruan si shumė “tė gjallė nė njė univers koherent”. Alexander tregon pėr udhėtimin e tij nė njė vend tė ngjashėm me parajsėn, nė imazhin e saj mė tė zakonshėm qė njerėzit kanė pėr tė, atė tė njė vendi plot me re, ku u prit nga njė grua shumė e bukur me sy bojėqielli, ku perceptimi i parė ishte dashuria e pakushtėzuar nga diēka shpirtėrore, duke fluturuar nė krahėt e njė fluture. E gjithė kjo teksa ishte pa ndjenja, ēka e bėri shkencėtarin tė mendonte pėr ekzistencėn e njė tjetėr forme tė ndėrgjegjes, atė shpirtėrore.

Pėrvoja e Alexander ka modifikuar thellėsisht njė vizion shkencor pėr ndėrgjegjen njerėzore. “Si kirurg qė jam, nuk besoja te kėto lloj eksperiencash, shkuan shkencėtari nė ‘Newsweek’, dhe gjithmonė kam preferuar hipotezat shkencore”. Doktori thotė se nuk ėshtė katolik dhe se nuk beson te jeta e pėrjetshme. Por mė pas eksperimentoi “diēka kaq tė thellė” sa pėrvoja tė tilla tė merren nė konsideratė tė kėrkimet shkencore. Udhėtimi i tij mes “reve ngjyrė tė kuqe dhe krijesave engjėllore qė linin gjurmė nė qiell”. Ai tregon pėr takime me krijesa tė ndryshme nga ato qė ka parė nė kėtė planet.

“Ishin mė tė avancuara. Forma mė tė larta. Pastaj kėngėt qė vinin nga lart, mė mbushnin me gėzim dhe kėnaqėsi”. E gjithė kjo ka ndodhur nė njė gjendje kur korja cerebrale, pjesa qė kontrollon emocionet dhe mendimet, nuk ishte nė aktivitet. Alexander shton: “Nuk ka njė shpjegim shkencor pėr atė qė ka ndodhur: ndėrsa neuronet e kores nuk ishin aktive pėr shkak tė infeksionit, diēka si njė ndėrgjegje e palidhur me mendjen shkoi nė njė univers tjetėr. Njė eksperiencė, ekzistencėn e sė cilės nuk e kisha menduar kurrė”. Kėtė pėrvojė, doktori e cilėson njė shesh xhirimi filmash hollivudianė.

Por qė mė pas shton: “nuk ishte fantazi dhe ka ndikuar shumė nė aktivitetin tim profesional dhe sferėn shpirtėrore”. Ndoshta libri qė ka shkruar mund tė sjellė ndryshime edhe nė llogarinė bankare tė Alexander, dhe njė pjesė e parajsės mund tė materializohet edhe nė tokė. I shkruar nga njė neurokirurg mund tė ndihmojė tė hedhė mė shumė dritė nė kėtė fenomen kompleks.
avatar
Flavius

92


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parajsa, plot me flutura dhe engjėj

Mesazh  ILIRA prej 19.10.12 18:14

ndoshta prandaj provojme ate ndjesine e cuditshme kur shohim flutura, apo kur degjojme muzike te bukur...
avatar
ILIRA

186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi