Autostrada e lotėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Autostrada e lotėve

Mesazh  Luli prej 15.10.12 22:03

Autostrada e lotėve



E pagėzuar me emrin “autostrada e lotėve”, njė rrugė nė Kanada rrezikon tė hyjė nė histori si njė prej mė tė rrezikshmeve dhe misteriozeve nė botė, pasi mė shumė se 50 gra janė zhdukur duke udhėtuar nė tė nė 30 vitet e fundit.

Sipas tė gjitha gjasave, nė autostradėn numėr 16, qė pėrshkron rrugėn nga Princi Xhorxh nė Princ Rupert, nė Kolumbian Britanike, fshihet njė vrasės serial, i vendosur nė gjuetinė e grave tė reja.

Pavarėsisht hetimeve tė shumta qė janė bėrė pėr kėto zhdukje enigmatike, policia nuk ka arritur kurrė tė identifikojė njė tė dyshuar.

Sė fundmi, 20-vjeēarja Madison Scott humbi nė rrugėn famėkeqe nė datėn 28 maj 2011, pasi ishte pjesėmarrėse nė njė festė.

Policia arriti tė lokalizonte mjetin e saj nė njė zonė pyjore, por asnjė shenjė nga Scott nuk u identifikua dhe asnjė informatė nuk ka qarkulluar, ndonėse ėshtė ofruar njė shpėrblim prej 100 mijė dollarėsh pėr kėtė.

Zyrtarisht, pėr policinė kanė humbur nė kėtė rrugė 18 vajza nė pothuajse tre dekada, por banorėt vendas janė nė gjendje tė identifikojnė tė paktėn 43 raste.

Sipas hetimeve, tė paktėt tetė rrėmbime dhe zhdukje kanė qenė identikė dhe kjo bėn tė besohet se ėshtė dora e njė individi tė vetėm.

Njė 20-vjeēare qė tentuan ta rrėmbenin njė vit mė parė arriti tė bėnte identikitin e njė mashkulli tė moshuar si agresorin e saj, por asgjė mė shumė nuk ėshtė zbuluar.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi