Sistemi i suksesit - Oskar Shelbah

Shko poshtė

Sistemi i suksesit - Oskar Shelbah

Mesazh  Anon prej 12.10.12 3:36

Pershendetje! Do isha mirnjohes nese ndokush nga ju mund te gjej librin ne scribd "Sistemi i suksesit - Oskar Shelbah."

Falemnderit!
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

271


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sistemi i suksesit - Oskar Shelbah

Mesazh  gjilanasi prej 12.10.12 23:49

Sistemi i suksesit

QĖNDRIMI OPTIMIST ĖSHTĖ I DOMOSDOSHĖM NĖ JETĖ



Pozitivisht mendohet kur njeriu nuk ankohet nė pengesat dhe nė pakėnaqėsitė, nėse nuk merr frymė pėr shkak tė tyre, siē vepron sot shumica e njerėzve, nėse frikėn nga sėmundja e dėbon nga zemra e vet dhe vetes i thotė vazhdimisht se ēdo gjė do tė bėhet mirė dhe se ēdo gjė qė dėshiron ta arrish - do tė plotėsohet domosdo.

Rėndėsi tė madhe duhet kushtuar qėndrimit optimist nė jetė. Kjo ėshtė e nevojshme jo vetėm qė tė jemi pėrherė tė vullnetshėm, nė mėnyrė qė smira dhe pakėnaqėsia tė mposhten shpejt, por nė radhė tė parė qė t’u pėrgjigjemi ligjeve tė mendimeve. Mendimet, ē’ėshtė e drejta, janė shkaku kryesor i suksesit.

Mendimet e mėdha, tė fuqishme, tė cilat e mbisundojnė ndjenjėn, bėjnė tė na drejtojnė dhe tė na udhėheqin, tė na cytin drejt ngadhėnjimit ose drejt shkatėrrimit.

Mendimet kėtu e kanė kuptimin e pėrfytyrimeve, do tė thotė tė figurės shpirtėrore, qė krijohen qoftė me anė tė ndikimit tė jashtėm, qoftė me anė tė mendimit tonė. Ato mund tė krahasohen me qenie tė cilat pėrmes pėrkushtimit dhe kujdesit i ngjallim dhe tė cilat sipas qėllimit tė vet ndikojnė nė proceset shpirtėrore nė tru, me ē’rast ose i prishin ose i pėrparojnė.

Vullneti kryesisht ėshtė sundimtar i atyre pėrfytyrimeve. Gjatė gjithė kohės qė ai vigjilon mbi tė nėnshtruarit e vet, pa lejen e tij nuk mund tė shfaqet asnjė pėrfytyrim. Ndėrkaq, nėse nuk vigjilon apo nėse me fuqinė e vet nuk bėn asgjė, atėherė lehtė mund tė ndodh e kundėrta.

Ashtu siē kemi thėnė, pėrfytyrimi e udhėheq trupin dhe ndikon nė tė atėherė kur e sundon emocioni. Kur ndodh ky rast, vullneti privohet nga fuqia e vet dhe pėrfytyrimi, kur tė jetė fare i mundshėm, bėhet realitet. Ekzistojnė dy lloje pėrfytyrimesh: pozitive dhe negative. Derisa pozitivet krijojnė suksesin, lumturinė dhe shėndetin, negativet sjellin sėmundjen, pakėnaqėsinė, gabimet dhe dėshtimet.

Kur mendohet, pra pozitivisht?

Pozitivisht mendohet kur njeriu nuk ankohet nė pengesat dhe nė pakėnaqėsitė, nėse nuk merr frymė pėr shkak tė tyre, siē vepron sot shumica e njerėzve, nėse frikėn nga sėmundja e dėbon nga zemra e vet dhe vetes i thotė vazhdimisht se ēdo gjė do tė bėhet mirė dhe se ēdo gjė qė dėshiron ta arrish - do tė plotėsohet domosdo.


E kur mendohet negativisht?

Kur ēdo gabim merret si fillim i shkatėrrimit vetjak, kur vazhdimisht mendohet se vetėm tė tjerėt kanė suksese, kurse vetveten e konsideron vetėm si fatkeq, tė cilit ēdo gjė i vete mbrapsht, kur tėrė ditėn e lume nuk di tė punojė gjė tjetėr, pėrpos tė mendojė pėr dertet dhe dhembjet e veta.

E kuptoni, pra, pse i jap kaq rėndėsi qėndrimit tė drejtė nė jetė?

Secili ėshtė farkėtues i fatit tė vet; njeriu atė qė e mbjell, atė gjithsesi edhe do ta korrė.

Po t’i kemi me bollėk pėrfytyrimet e shėndetit, do tė jemi tė shėndosh; po t’i kemi me bollėk pėrfytyrimet e fuqisė dhe tė guximit, mund tė jemi tė fuqishėm dhe tė guximshėm; po t’i kemi me bollėk pėrfytyrimet e vetėbesimit, do tė jemi tė arsyeshėm dhe tė qetė nė punėn tonė.

E dini, pra, tashti pse kam thėnė se duhet t’i besoni madhėshtisė sonė? Sepse, vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė bėhemi tė mėdhenj.


Ē’mendojmė tė bėhemi, tė tillė edhe do tė jemi, asgjė tjetėr!


Nėse mendoni se kurrė nuk do tė arrijmė asgjė, atėherė vėrtet kurrė asgjė nuk do tė arrijmė; nėse megjithatė mendojmė se domosdo do tė krijojmė atė qė dėshirojmė, atė edhe do ta arrijmė me siguri.

Prandaj tė krijojmė kushte shpirtėrore tė suksesit, tė mendojmė vetėm pozitivisht.



Si tė bėheni fare pozitivė


Pranoj se kjo ėshtė mė e lehtė tė thuhet sesa tė realizohet, sepse rėndom ndodh kėshtu: njeriu sa mė shumė tė pėrpiqet tė mendojė pozitivisht, atė me shumė e ndien kur shfaqen mendimet negative. Pse ndodh kėshtu? Fjala ėshtė mu pėr atė qė e kemi thėnė mė parė: emocionet ka kohė qė ndodhen nė pushtetin e mendimeve negative, gjė qė bėn tė shkatėrrojė ēdo pėrpjekje tė vullnetit rreth synimeve tė tij pėr tė pasur vetėm mendime pozitive.


E si ndodh kjo?

Fare e qartė se me anė tė edukimit pėrmes ndikimeve tė ndryshme sikundėr edhe me anė tė pėrvojės sė deritanishme jetėsore brenda njeriut janė zgjuar frika dhe brengosja. Natyra e njeriut bėn qė ai, mundėsisht, pėrpiqet t’i evitoj nga vetja tė gjitha pengesat dhe pakėnaqėsitė. Porse, nėse tashmė ka fituar pėrvojė tė keqe, atėherė ajo i mbetet e ngulitur nė kujtesė dhe pėr kėtė shkak mė vonė shfaqet shpesh frika nga pėrjetimi i tillė apo i ngjashėm me tė. E frika ėshtė bazė e pėrshtatshme pėr pėrfytyrimet negative.

Ėshtė gjė qenėsore dhe karakteristik se pėrfytyrimet qė e sundojnė trupin nuk ėshtė e thėnė qė pėrherė tė arrijė nė vetėdije. Ato veprojnė dhe shpesh shfaqen, kurse njeriut as qė i shkon nė mendje se ato ekzistojnė fare. Po tė vėshtrojmė fushėn e veprimit tė tyre, do tė arrijmė deri te ndėrdija, ku kanė arritur pėrfytyrimet.

Ndėrdija pėr tė cilėn kam folur shpeshherė ėshtė pjesė e unit tonė, i cili vepron fshehurazi, ekzistimi i tė cilit konstatohet me anė tė manifestimeve tė tij pėrmes trupit. Aty ndodhin tė gjitha proceset qė janė tė domosdoshme pėr realizimin e pėrfytyrimeve. Aty lindin tė gjitha nxitjet e pavetėdijshme shpirtėrore dhe trupore. Aty ėshtė qendra e fuqisė qė rregullon funksionet e gjithmbarshme tė organizmit dhe qė e mban trupin gjallė. Dhe nėse ajo ndėrdije vepron nė mėnyrė fare tė pavarur, ajo nė pjesėn mė tė madhe i nėnshtrohet vetėdijes dhe nė rrethana tė caktuara vepron sipas vullnetit tė vet apo tė huaj; nė tė, pra, mund tė bėhet ndikim nė veprimin e saj. E mjet i kėtij veprimi janė pėrfytyrimet e pėrmendura tė cilat nė ndėrdije mund tė arrijnė me pajtimin apo pa pajtimin tonė.

Tashmė siē e dini pėrfytyrimet krijohen me anė tė mendimeve ose me anė tė ndikimit tė jashtėm. Nė rastin e parė pėrfytyrimet janė kryesisht figura tė kujtesės dhe jo aq tė rėndėsishme. Vetėm atėherė kur tė mbahen nė vetėdije me vėmendje dhe kur ta kenė bėrė pėr vete ndjesinė ato depėrtojnė nė ndėrdije, kėtė herė me pajtimin tonė. Me kėtė rast ėshtė e rėndėsishme qė pėrfytyrimet e nxitura me anė tė mendimit rėndom zhduken vetvetiu, porse nė raste tė jashtėzakonshme ndodh qė qėllimisht, pėrmes koncetrimit, tė shkaktohen nė vetėdije.

Nėse pėrfytyrimet krijohen me anė tė ndikimit tė jashtėm, kjo gjė ndodh pėrmes veprimit shqisor (tė parit, tė dėgjuarit, etj.). Kur ndodh kjo dhe kur ekziston vullneti, atėherė pėrfytyrimet fare lehtė do tė shfaqen nė vetėdije, duke supozuar se nuk ėshtė fjala pėr pėrfytyrime tė tilla tė cilat kaherė kanė mbisunduar ndjenjat, para se tė jenė nxitur nga veprimi shqisor. Atėherė, kuptohet, me anė tė vullnetit vėshtirė tė bėhet punė me to.

Nėse vullneti nuk merr kurrfarė qėndrimi negativ ndaj pėrfytyrimeve qė janė shkaktuar me anė tė ndikimit tė jashtėm, atėherė ato, meqė nuk hasin nė kurrfarė pengesash, menjėherė shkojnė nė ndėrdije, nė mėnyrė qė aty, nėse janė tė fortė sa duhet, tė zhvillojnė veprimin e tyre. Me kėtė rast kemi tė bėjmė me sugjestionin (ndikimin). Ndikimi i ndėrdijes bėhet me kėtė rast edhe pa pėlqimin tonė, duke pėrjashtuar, kuptohet, sugjestionin e vetėdijshėm.

Shembulli (modeli) edhe kėtu ėshtė mėsuesi mė i mirė. Ta themi kėtė figurativisht: kėto shqyrtimet e fundit i kemi bėrė me anė tė konstatimit se mendimi pozitiv ėshtė i pamundshėm, apo tė paktėn tepėr i vėshtirė, nėse pėrfytyrimet negative dominojnė, sado qė tė bėjė pėrpjekje vullneti. Si shkak kryesor theksohet frika, tė cilėn pėrfytyrimit negativ ia ofron pushteti mbi trupin. Qė tė jem mė i qartė do t’ju pėrkujtoj edhe njė herė se secili pėrfytyrim ėshtė i fortė dhe qė gjendet nė kufijtė e sė mundshmes, bėn tė realizohet, do tė thotė me anė tė vetėdijes ia detyron organizmit vullnetin e vet. Ai vullnet i pėrfytyrimit e bėn trupin e tillė ēfarė vetė pėrfytyrimi kushtėzohet shpirtėrisht, qoftė ai pozitiv, qoftė ai negativ. Nėse, ta zėmė, pėrmbajtja e pėrfytyrimit pėrmban shtangimin e dorės, ta marrim vetėm kėtė rast i cili ėshtė fare i kuptueshėm, atėherė ky shtangim dore edhe do tė ndodhė, do tė thotė ai tė cilin e mbisundon pėrfytyrimi i tillė, nuk do tė mund tė bėjė me dorė kurrfarė lėvizjesh.

Kurdoherė qė tė jetė fjala pėr dukuritė thjeshtė nervoziste, kjo gjė kuptohet lehtė, porse edhe dukuritė organike mund tė shkaktohen me anė tė pėrfytyrimeve, siē do ta shihni kėtė mė vonė.

avatar
gjilanasi

379


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sistemi i suksesit - Oskar Shelbah

Mesazh  gjilanasi prej 12.10.12 23:50

SI LINDIN PENGESAT SHPIRTĖRORE


Lloji i parė dhe kryesor i sugjestionit, tė cilin njeriu i suksesit duhet ta njohė dhe tė cilin duhet ta zotėrojė, ėshtė autosugjestioni i vetėdijshėm (ndikimi i vetėdijshėm ndaj vetes). Nė thelb ēdo lloj sugjestioni, prandaj edhe sugjestioni i jashtėm, bazohet nė autosugjestion. Dallimi i vetėm qėndron nė faktin se autosugjestionin e bėn vetėm individi pėr tė cilin ėshtė fjala, kurse sugjestioni i jashtėm bėhet nga ndonjė individ qė rri anash, do tė thotė nga sugjestionisti.

Tashti do ta konstatojmė se a mund tė bėhet fare shtangimi i dorės me anė tė pėrfytyrimit. Si shembull i mirė pėr kėtė ėshtė agorafobia. Kush lėngon nga kjo, organikisht ėshtė fare i shėndosh, mund tė ecė dhe tė qėndrojė sa t’ia dojė qejfi, pa farė vėshtirėsie, deri atėherė kur nuk do tė detyrohet tė kapėrcejė ndonjė rrugė, shesh apo vend. Atėherė nervat papritmas nuk dėgjojnė mė, zemra fillon tė rrahė me forcė, gjunjėt dridhen, djersėt gufojnė nga tė gjitha vrimat dhe shtangimi, do tė thotė pazotėsia e tė ecurit, ėshtė i paevitueshėm. Nė ēfarė mėnyre? Nga ndėrdija vepron ndikimi i pėrfytyrimit negativ: prototipi shpirtėror i agorafobisė.

I sėmuri, tė shumtėn pėr shkak tė rrethanave tė jashtme, e shpesh edhe pėr shkak tė ngacmimit tė tepėrt tė nervave, dikund ka pėrjetuar dėrrmim tė forcės sė vetė. Kjo rrethanė ka krijuar frikė nga pėrsėritja dhe nė ndėrdije ka fiksuar besnikėrisht atė dėrrmim si pėrfytyrim, i cili pastaj shfaqet dhe vepron vazhdimisht gjithsaherė qė individi i ngarkuar me atė sėmundje tė gjendet nė pozitė tė ngjashme, sikundėr me rastin kur e ka lėshuar fuqia herėn e parė.

Edhe pse gati tė gjithė tė sėmurėt qė lėngojnė nga agorafobia e dinė mirė se kanė trup tė shėndetshėm, ata pandėrprerė shfaqin bindjen se ėshtė marrėzi tė kesh frikė ta kapėrcesh rrugėn, megjithatė ajo frikė shfaqet rregullisht. Nėse njerėzve tė tillė u thoni: “Edhe pse nuk e kapėrceni, ju jeni tė shėndosh”, atėherė fillojnė tė ankohen si fėmijė hallpakė dhe flasin me duar tė kryqėzuara: “Paj unė dėshirojė, por nuk mundem!”.



Ndjenja mė e fortė se vullneti



Ky konstatim ėshtė dėshmia mė e mirė e dobėsisė sė vullnetit, nėse ndjenjėn e mbisundon njė pėrfytyrim, sepse ata pėr tė cilėt ėshtė fjala nuk thonė vetėm se nuk munden, por ata kėtė gjė edhe e ndiejnė dhe mu pėr kėtė shkak se ndiejnė nė kėtė mėnyrė, pėrfytyrimi negativ ka mundėsi tė ushtroj njė ndikim tė pėrgjithshėm nė trup.

Ashtu siē shfaqen dukuritė e agorafobisė, po ashta parimisht krijohen tė thuash tė gjitha pengesat e ashtuquajtura shpirtėrore, tė quajtur pengesa, pėr shkak se janė rrjedhė normale e proceseve shpirtėrore, kurse te agorafobia sundimi i vullnetshėm i nervave ėshtė i shkatėrruar, pėrkatėsisht i prishur.

Nė kėtė mėnyrė krijohen: tė skuqurit nga sėmundja, frika nga ndriēimi i llambės, belbėzimi nga nervozizmi, anomalitė seksuale nervore, llojet e ndryshme tė shtangimit dhe njė grumbull i tėrė i pėrfytyrimeve tė dhunshme dhe i brengave shpirtėrore, pjesėrisht edhe sėmundjet e drejtpėrdrejta organike dhe shumė gjėra tė tjera.

Njeriu ē’ėshtė e drejta, nuk di gjė fare mbi gjithė kėtė qė krijohet vetėm dhe pėrfundimisht me anė tė pėrfytyrimeve pėrkatėse. Me tė drejt mund tė thuhet se njė pjesė e madhe e veseve dhe e tė metave njerėzore, prandaj edhe burimi i tė gjitha fatkeqėsive, siē kam theksuar qė nė fillim tė kėtij kreu, rrjedh vetėm nga shkaqet shpirtėrore.

Porse, ashtu sikurse mendimi negativ krijon pengesa, sėmundje dhe brengosje, ashtu edhe mendimi pozitiv, tė kundėrtėn, krijon shėndetin, lumturinė dhe suksesin po t’i shkoj ndoresh qė ai ta mbisundojė trupin nė vend tė mendimit negativ qė pengon dhe ērregullon.



Vėmendja u jep shpirt mendimeve



Me rastin e koncentrimit tė mendimeve, krijues i pėrfytyrimeve ėshtė vullneti. Ai e tėrheq vėmendjen nga pėrfytyrimi i dėshiruar dhe e ngjall, do tė thotė nė mėnyrė tė fortė dhe tė fuqishme e grish tė manifestohet. Nėse vullneti ndonjė pėrfytyrimi i kushton mė shumė vėmendje, vėmendja ėshtė mjet qė i ngjall pėrfytyrimet. Nė kėtė mėnyrė tė gjitha pėrfytyrimet e tjera, sikundėr edhe pėrfytyrimi qė ėshtė fare i kundėrt me kėtė pėr tė cilin ėshtė fjala, bėhen sipas nevoje, tė vogla dhe tė dobėta, derisa tė mos treten fare, sepse nuk fitojnė mė kurrfarė substance tjetėr shpirtėrore.

Siē e shihni, vėmendja gjatė koncentrimit gjendet nė duart e vullnetit: po, megjithatė, vetėm nė ato sfera tė jetės sonė organike dhe shpirtėrore, ku vullneti mund tė thotė diēka. Nėse pushteti i tij ėshtė shkatėrruar tėrėsisht, sikundėr, ta zėmė, me ndjenjat tė mbisundojnė tėrėsisht pėrfytyrimet negative, apo tė paktėn i pėrjashtuar, sikur, ta zėmė, me rastin e ndonjė ndikimi tė fortė tė jashtėm (sugjestioni i jashtėm), atėherė kuptohet nuk mund tė krijohen pėrfytyrime tė forta tė kundėrta, sepse vėmendja gjendet nė shėrbim tė fuqisė tjetėr (tė frikės, drojės, pasionit).

Po, megjithatė, vullneti do tė arrijė edhe atėherė t’i sigurojė vetes mbisundim, porse jo me anė tė aksionit tė drejtpėrdrejtė, por tė tėrthortė. Siē kam thėnė, pėrfytyrimet krijohen edhe pėrmes ndikimit tė jashtėm. Nėse vullneti qėndron nė mėnyrė neutrale ndaj ndikimeve tė botės sė jashtme, ose nėse nuk i pranon ato, atėherė pėrfytyrimet qė krijohen nė kėtė mėnyrė qarkullojnė nė ndėrdije. Nėse presioni i shqisave ndodh njė kohė tė gjatė, nėse ai, pos kėsaj, ėshtė i fort sa duhet, shfaqen pėrfytyrime aq tė fuqishme sa lehtė evitojnė ēdo pėrfytyrim tė kundėrta dhe mund tė mbisundojnė trupin. Ky ėshtė rezultat i sugjestionit. Nėse presioni i shqisave ėshtė shkaktuar nėn ndikimin e fjalėve tė shqiptuara, fjala ėshtė pėr suflirimin.

Nėse punoni mė shumė dhe kuptoni kėtė mėsim mbi mendimet, atėherė edhe zotėrimi me tė gjitha fuqitė shpirtėrore bėhet vetvetiu mė i lehtė dhe mė i qartė. Pėr kėtė shkak tė mos jua merr mendja fare se edhe pa teori mund t‘ia dilni kėsaj pune; e sidomos nuk bėn tė mendoni se dini ēdo gjė qė ka tė bėjė me proceset shoqėrore. Nėse mendoni drejt pėr shkencėn mbi sugjestionin, nėse e studioni dhe e kuptoni drejt e mirė, do tė shihni se njohuritė tuaja dallohen qenėsisht nga njohuritė qė i kemi shtruar kėtu. Me anė tė studimit dėshmitė dalin vetvetiu.


Sugjestioni duhet tė jetė i qartė dhe i kuptueshėm



Nėse pėr ligjėrimet e mia tė deritashme keni menduar mjaft, keni parė se disa sugjestione mund tė realizohen vetėm atėherė, do tė thotė mund tė ndikojnė nė trup, nėse pėrfytyrimet qė janė shkaktuar nė atė mėnyrė i mbisundojnė ndjenjat. Qė tė arrihet kjo gjė, sugjestioni, kuptohet, duhet tė jetė absolutisht i qartė dhe i kuptueshėm. Nėse kėtu ėshtė fjala pėr suflirimin qė pėrmendem mė parė, do tė thotė ndikimi i bėrė me anė tė tė folurit, ky ėshtė i detyruar nė vete tė bashkojė tė gjitha ato fjalė tė cilat me anė tė veprimit tė vet tė pėrbashkėt dhe me anė tė theksimit tė vet krijojnė vetėm njė figurė tė vetėdijes (pėrfytyrimin), madje atė figurė tė cilėn ne e dėshirojmė.

Nėse ėshtė fjala pra pėr atė qė me anė tė sugjestionit tė formohet ndonjė pėrfytyrim, qė duhet t’i kundėrvihet ndonjė tjetri, ndonjė pėrfytyrim negativ, atėherė duhet tė formohet nė atė mėnyrė qė nė vetėdije tė shkaktojė figurė absolutisht pozitive, do tė thotė nė kundėrshtim me atė qė tashmė gjendet aty. Porse sugjestioni nuk bėnė fare tė jetė i hamendshėm, ai duhet tė jetė i ēliruar nga ēfarėdo dyshimi.

Pėrfytyrimi qė krijohet me ndihmėn e sugjestionit tė bėrė nė mėnyrė tė drejtė, na dėshmon pėr atė qė do tė ndodhė si fakt, edhe jo vetėm si gjė e mundshme.

Ndėrkaq, nėse kėtu pėrzihet edhe dyshimi, sado i vogėl qė tė jetė ai, edhe vetė realizimi vihet nė dyshim, ose tė paktėn do tė vėshtirėsohet shumė.

Lloji i parė dhe kryesor i sugjestionit, tė cilin njeriu i suksesit duhet ta njohė dhe tė cilin duhet ta zotėrojė, ėshtė autosugjestioni i vetėdijshėm (ndikimi i vetėdijshėm ndaj vetes). Nė thelb ēdo lloj sugjestioni, prandaj edhe sugjestioni i jashtėm, bazohet nė autosugjestion. Dallimi i vetėm qėndron nė faktin se autosugjestionin e bėn vetėm individi pėr tė cilin ėshtė fjala, kurse sugjestioni i jashtėm bėhet nga ndonjė individ qė rri anash, do tė thotė nga sugjestionisti.



Autosugjestioni i vetėdijshėm



Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė sugjestioni i vetėdijshėm. Atė mund ta bėjmė vetėm me mendime, atėherė para nesh ėshtė rasti i sugjestionit mental, ose, tė paktėn, mund ta bėjmė me ndihmėn e suflirimit. Nė rastet kur vullneti ende e ka pushtetin mbi pėrfytyrimet, zbatimi i sugjestionit meditativ nė tė shumtėn ėshtė i mjaftueshėm.

Ndėrmjet sugjestionit tė menduar dhe suflirimit, tė cilin gjatė kryerjes sė ndikimit mbi tė tjerėt e njohim si sugjestion verbal, ē’ėshtė e drejta nuk ka kurrfarė dallimi, meqė mendimi zhvillohet nė kuptim tė figurave foljore. Tė ndikimet tė cilat njeriu i ushtron mbi veten nė mendime, vėmendja rreth dukurisė qė dėshirohet pėrqendrohet aq gjatė derisa tė mos hetohet njėfarė bindjeje e brendshme, njėfarė besimi mbi atė qė do tė ndodhė. Ai besim ndodh vetvetiu, aq mė parė nėse pėrfytyrimi, i shkaktuar me anė tė koncentrimit tė madh, bėhet mė ekspresiv.

Me anė tė mendimit pra duhet tė krijohet njė pėrfytyrim fare i qartė, njė figurė absolutisht pėrkatėse shpirtėrore e asaj qė dėshirohet. Nė mėnyrė qė tė arrihet kjo, njeriu e pėrdor fantazinė, e cila me ndihmėn e transformimit tė fuqisė dhe tė forcės i vė nė dispozicion tė gjitha figurat e mendimeve tė cilat dėshirojmė tė shfaqen nė vetėdije.

avatar
gjilanasi

379


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sistemi i suksesit - Oskar Shelbah

Mesazh  gjilanasi prej 12.10.12 23:51

ATĖ QĖ DUHET TĖ NDODHĖ NJĖHERĖ DUHET TA PĖRJETOJMĖ!


Ashtu siē vepron fuqia e mendimeve nė mbretėrinė e funksioneve organike, po ashtu ajo pengon dhe ndihmon nė fushėn e shpirtėrores. Nėse mė detyron pėrfytyrimi se kam kujtesė tė dobėt, vėshtirė se do tė mė mbetet gjė nė kujtesė; nėse konsideroj se ndonjė punė mendore nuk do tė mund ta bėj, atėherė do tė ndodhė ajo gjė etj. Ndėrkaq, pėrfytyrimet tjera do tė veprojnė krejtėsisht ndryshe: ato do tė shtojnė aftėsitė pėr punė, do ta rrisin forcėn dhe mundėsinė e njeriut.


Gjėja qė dėshirohet, pra duhet tė supozohet. Nė mėnyrė sa mė tė fortė qė tė bėhet kjo, aq mė i fortė bėhet pėrfytyrimi, i cili pastaj aq mė shumė i mbisundon ndjenjat dhe nė kėtė mėnyrė realizohet.

Tė mos thuhet se ėshtė marrėzi t’ia supozosh vetes ta zėmė shėndetin, atėherė kur nuk e ke shėndetin; ose t’ia supozosh vetes se nuk ke dhembje atėherė kur dhembjet i ke aty. Kjo, ē’ėshtė e drejta, na duket e pakuptimit, po, megjithatė, mendimi, pėrkatėsisht pėrfytyrimi: “dhembjet kanė pushuar, mė nuk mė dhemb askund”, do tė bėjė qė dhembjet tė zvogėlohen, kuptohet po tė supozojmė se pėrfytyrimi e ka forcėn e duhur.

Ju ka rėnė tė dėgjoni gjė ndonjėherė pėr fakirėt? Me anė tė fuqisė sė imagjinatės, do tė thotė me anė tė sugjestionit, shumė prej tyre arrijnė tė bėhen krejt tė pandjeshėm. Kur njeriu i paudhėzuar i vėshtron eksperimentet e tyre, ta zėmė shpėrthimin e muskujve tė tyre me shpatė, atėherė mendon se pėrjeton njė mrekulli tė vėrtetė. Ndėrkaq ēdo gjė aty ėshtė fare e natyrshme dhe e kuptueshme dhe atė qė e bėn fakiri, mund ta bėjė kushdo qė pėrdor autosugjestionin dhe e shfrytėzon fuqinė e tij.

Dukurit e kėtij lloji janė fare tė thjeshta: dhembjen ta zėmė e ndiejmė vetėm atėherė kur me anė tė pėrfytyrimeve arrin nė vetėdijen tonė. E kjo gjė mund tė ndodhė vetėm nėse ai pėrfytyrim e tėrheq vėmendjen tonė. Ndėrkaq, nėse nuk ėshtė fjala pėr njė rast tė tillė, atėherė nuk e ndiejmė as dhembjen. Pra, nėse supozojmė se vėrtet nuk ndiejmė kurrfarė dhembjeje, atėherė edhe pėrfytyrimi pėr mosekzistimin e dhembjes kuptohet se vjen nė radhė tė parė nė mendimin tonė, prandaj pėr kėtė shkak edhe presioni i shqisave (ndjenjat e dhembjes), i shkaktuar nga tė therurat e trupit, nuk arrin tė depėrtojė nė vetėdije, sepse vėmendja ėshtė kthyer nė anėn tjetėr.

Se kjo vėrtet ėshtė kėshtu, do ta keni provuar tashmė vetė disa herė. A s’ju ka ndodhur ndonjėherė deri mė tashti tė lėndoheni dhe kėtė tė mos e keni hetuar? Kėtė gjė do ta keni vėrejtur vetėm pas disa javėsh. Kjo ndodh njėsoj sikur me fakirin, pėrpos qė vėmendja juaj nuk ėshtė larguar me anė tė pėrfytyrimit mbi mosekzistimin e dhembjes, por me gjėra tė tjera.

Kush nuk mėsohet tė kuptoj pse ndonjė autosugjestion thjesht duhet tė veprojė, pse ndjenja ėshtė mė e fuqishme se vullneti, pse mu me ndihmėn e qėndrimit pasiv zhduket nga vetėdija ajo qė ėshtė negative, ai kurrė nuk do tė arrijė tė bėjė me sukses autosugjestionin. Qenėsore ėshtė ēėshtja e njohurisė. Kur tė jetė zgjidhur ajo, atėherė tė gjitha tė tjerat s’janė asgjė tjetėr, pos njė lojė dhe zbavitje fėmijėsh.

Ashtu siē vepron fuqia e mendimeve nė mbretėrinė e funksioneve organike, po ashtu ajo pengon dhe ndihmon nė fushėn e shpirtėrores. Nėse mė detyron pėrfytyrimi se kam kujtesė tė dobėt, vėshtirė se do tė mė mbetet gjė nė kujtesė; nėse konsideroj se ndonjė punė mendore nuk do tė mund ta bėj, atėherė do tė ndodhė ajo gjė etj. Ndėrkaq, pėrfytyrimet tjera do tė veprojnė krejtėsisht ndryshe: ato do tė shtojnė aftėsitė pėr punė, do ta rrisin forcėn dhe mundėsinė e njeriut.

E meqė mu kjo e fundit ka rėndėsi tejet tė madhe pėr arritjen e suksesit, dy herė mė shumė ėshtė e nevojshme tė bėhet autosugjestioni i vetėdijshėm. Meqė nė mendime njeriu bėn ndikim nė vetveten, tė manifestuar nė mendime, shfrytėzojeni fantazinė dhe supozoni fort se ajo qė dėshironi do tė pėrmbushet. Mos harroni: Sugjestionit duhet t’i besoni plotėsisht, ai duhet tė jetė i qartė dhe i kuptueshėm. Pėrherė ta keni ndėr mend se sugjestioni do tė realizohet gjithmonė nė pėrputhje me pėrmbajtjen.



Ngritja dhe forcimi i vetėbesimit



Nė mėnyrė qė me anė tė ndikimit nė vetvete tė rritet dhe tė forcohet nė radhė tė parė vetėbesimi, kėrkohet ta vėshtrosh veten shpesh nė pasqyrė. Me kėtė rast duhet ta vėshtrosh drejt nė sy dhe vėmendjen tėnde ta pėrqendrosh nė pėrfytyrimin: “Unė jam njeri i cili ka besim nė vete!”.

Kuptohet se me kėtė rast nuk bėn ta varėsh hundėn, por duhet tė kesh shprehje fytyre tė njė njeriu fare stabil dhe tė sigurt. Sugjestioni i tillė qė ushtrohet ēdo ditė ka vlerė tė pazėvendėsueshme. Ai edhe frikacakun mė tė madh, pėr njė kohė tė shkurtėr, e bėn tė ndryshojė, e sidomos atėherė kur thėniet e vete i argumenton edhe me dėshmi. Pėr kėtė qėllim jua pėrkujtoj programin, planin dhe vendimet tė cilat i merrni pėr ēdo ditė dhe tė cilat nė rast tė realizimit dhe tė plotėsimit, bėjnė qė ideja e vetėbesimit tė mbisundojė njeriun me sovranitet.



Autosugjestioni i tė folurit



E tash nja dy-ti fjalė pėr ata lexues tė mi tė cilėt i brengos ndjenja se vullneti i tyre ėshtė fare i pafuqishėm pėr tė luftuar kundėr ndikimeve negative. Nė rast tė tillė duhet tė bėhet sulfrimi, do tė thotė tė ushtrohet ndikimi me anė tė fjalės sė shqiptuar. Me kėtė rast aksioni i drejtpėrdrejtė i vullnetit, siē kam theksuar mė parė, tė drejton kundėr shkatėrruesit tė harmonisė jetėsore. Po ajo gjė qė te mėnyrat e pėrmendura mė parė tė sugjestionit vetėm mendohet, kėtu ndėrkaq shqiptohet, ē’ėshtė e drejta jo aq zėshėm, por megjithatė aq sa pėr t’u dėgjuar qartė me veshėt e tu.

Ajo qė duhet tė ndodh duhet tė formulohet shkurt, madje sipas parimeve, tė cilat tashmė janė theksuar dhe pėrcaktuar. Formula duhet tė jetė kėshtu e shkruar dhe e prerė. Gjatė ditės duhet tė shqiptohet disa herė duke pasur besim tė madh nė veprimin e saj. Nė kėtė rast ka rėndėsi edhe rrethana se duhet tė nisemi nga pikėpamjet e vetėkuptimit, sepse kjo zėrin e bėn fort tė bindshėm, kurse edhe vetė pėrfytyrimet, tė cilat krijohen mė kėtė rast, bėhen edhe mė tė forta.

Pėr ēdo dėshirė, pėr ēdo gjendje shpirtėrore gjendet lehtė formula pėrkatėse. Si e do nevoja, nė tė njėjtėn kohė sipas mundėsisė merret vetėm njė. Ndėrkaq, nėse njeriu lėngon nga njė sėrė sėmundjesh dhe tė metash, do tė pėrdorė atė formulė qė i pėrfshin tė gjitha. Ta zėmė: “Nervat e mi janė tė qetė dhe nuk kam asnjė brengė” etj. Me rastin e autosugjestionit ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm; me rastin e shqiptimit tė ndonjė fjale duhet tė merrni frymė thellė dhe ngadalė.

Edhe gjatė autosugjestionit, tė zbatuarit sistematik dhe tė rregullt ka rėndėsi tejet tė madhe: pėr kėtė shkak duhet tė caktohet kohe e saktė kur do tė ndikosh nė vete; momenti mė efikas ėshtė nė mėngjes dhe nė mesditė, e pėrpos kėsaj edhe nė mbrėmje pak para gjumit. Formula e caktuar pastaj duhet tė shqiptohet me temp tė shpejtuar 20-25 herė.

Shqiptimi i pandėrprerė nė mėnyrė tė lirė i formulės sugjestive ka rėndėsi tejet tė madhe, sepse nė kėtė mėnyrė kurrnjė mendim tjetėr nuk do tė jetė nė gjendje tė tėrheq vėmendjen nga ndonjė objekt tjetėr. Nėse ta zėmė formulėn sugjestive e shqiptojmė tejet shpejt, me shpejtėsinė me tė madhe, atėherė aty kurrfarė mendimi tjetėr nuk mund tė pėrzihet dhe nė kėtė mėnyrė, mendimi qė shqiptohet, bėhet mė i fortė dhe mė aktiv.

Se mendimi i shqiptuar drejt mbisundon pėrherė mbi ne, mund tė vėrehet lehtė edhe vetė. lėshojeni krejtėsisht tė lirė dorėn tuaj tė djathtė pa e shtrėnguar me kėtė rast asnjė muskul, dhe ashtu tė lirė lėreni tė varur pėr trup, e pastaj shqiptojeni mendimin tjetėr pa e ndėrprerė asnjė pjesė tė sekondės: “Nuk mund ta ngris dorėn, nuk mund ta ngris dorėn” etj. etj. Tashti kur e pėrsėritni se nuk mund ta ngritni dorėn, pėrpiquni qė, megjithatė, ta ngritni, do tė shihni se e keni kot, dhe nėse pėrpiqeni edhe disa fish mė shumė. Ndėrkaq, nėse pėrkrye tė gjithave, megjithatė, e ngritni dorėn do tė thotė se mendimin nuk e keni shqiptuar drejt dhe shpejt sa duhet dhe pėr kėtė shkak ka dominuar mė shumė mendimi i kundėrt.

Njeriu pėrherė mund tė bėjė vetėm atė gjė qė momentalisht ia sugjeron pėrfytyrimi mė i fortė. Dhe pėr kėtė kur mė thoni se jeni nė gjendje edhe tė ecni dhe tė qėndroni dhe t’i bėni edhe njė mijė punė tė tjera, e qė me kėtė rast pėrfytyrimi pėrkatės tė mos ju shfaqet nė vetėdije, sėrish do t’jua pėrkujtoj ndėrdijen, ku krijohen dhe nga ku dalin pėrfytyrime mbi ēdo gjė qė “mund ta bėni” ju.

Me kėtė, lexues tė nderuar, e pėrfundoj kreun nė tė cilin u njoftuam me nxitėsin shpirtėror tė suksesit. Kur tė dimė se si pėrdoret autosugjestioni, do ta kemi nė dorė mjetin mė tė fuqishėm pėr tė arritur suksesin personal. Nėse kėtė mjet do tė dimė ta pėrdorim me vetėdije dhe racionalisht, duke u bazuar mbi gjithė atė qė kemi thėnė mė parė, sukseset e shumanshme qė do t’i arrini me kėtė rast do tė na ngazėllojnė edhe rrethin tonė.



MENDONI POZITIVISHT!



Mendimet janė forcė e cila vė nė lėvizje edhe qiellin edhe tokėn.
avatar
gjilanasi

379


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sistemi i suksesit - Oskar Shelbah

Mesazh  gjilanasi prej 12.10.12 23:56

Ēdo shprehi dhe nė pėrgjithėsi ēdo dukuri nė trup synon qė , sipas ligjeve tė caktuara, tė pėrsėritet pandėrprerė nė kushte tė njėjta dhe pėrsėritet tėrėsisht nėse brenda njė kohe shfaqet nė tė njėjtėn mėnyrė . Kjo pėrsėritje bėhet me anė tė impulseve , tė cilat aparati nervor i trupit i merr nga pėrfytyrimet qė veprojnė nė ndėrdije .

Ato pėrfytyrime janė ide prijėse , prototipe shpirtėrore dhe bartėse tė shprehive tė cilat bėhen aq mė tė forta dhe aq mė aktive , sa mė tė forta , sa mė shumė dhe sa mė jorezistueshėm tė mund tė realizojnė shfaqjen e tyre tė jashtme .

Njeriu mėsohet me veēoritė e mira tė karakterit ashtu sikundėr edhe me tė kėqijat. Vetėm se nė tė gjitha rastet duhet ta lėrė arsyen tė vendosė .

Vetėnjohja e kushtėzon gjykimin . Tė gjykuarit ėshtė manifestim i drejtpėrdrejtė i arsyes , por mbi tė gjitha : tė veprosh nė bazė tė gjykimit .

Sa mė e madh tė jetė vetėnjohja , aq mė e lehtė ėshtė t’i njohėsh shkaktarėt kryesorė tė tė gjitha mos sukseseve tė deri tanishme .

Nė jete nuk vjen asgjė vetvetiu , prandaj pa punuar nuk bėnė tė pranosh kurrė asnjė shpėrblim .

Mėsohuni t’i besoni madhėshtisė suaj dhe evitoni ēdo gjė qė shkatėrron vetėbesimin , qė ju bėn tė druajtur , shpirtvogėl ,cikėrrimtar , frikacak dhe tė pavendosur .
avatar
gjilanasi

379


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sistemi i suksesit - Oskar Shelbah

Mesazh  vetem eshte me mire prej 13.10.12 18:20

e lezova deri diku duke bere nje skice analizuese per ta shqyrtuar dhe kuptuar me lehte ne nje fletore , por me pas i humba fillin e te kuptuarit pasi nuk kam vemendje te plote dhe durim per ta shqyrtuar dhe analizuar .
kjo eshte e gjithe nje formule dhe mund te praktikohet vetem nese kuptohet teorikisht .

kjo kerkon nje studim dhe angazhim te plote te mendjes per ta kuptuar dhe ashtu sic mbahet mend nje poezi apo kenge , po ashtu duhet te jete e qarte kjo formule dhe nese dikush ia arin kesaj gjeje atere do mund te jete ne gjendje tua mesoje te tjereve nepermjet shembelltyrave te gjithe kete formule , pasi vetem nepermjet shembelltyrave nje njeri jo fort studiues do mund ta kuptoje ;

pse Jezu krishti flistte perhere me shembelltyra ? sepse vetem keshtu njeriu mund ti kuptoje me qarte , pasi te gjitha faktoret perberes ; mendje emocionet , vullneti , perfytyrimi , shpirti trupi , frika kujtesa e te tjera , edhe pse jane pjese e egzistences sone , ne perseri nuk i kemi te qarta ;

do doja te kisha nje mesues shpirteror ose te krijonim nje klase studimi virtual duke ndihmuar njeri tjetrin ne studime dhe shqyrtime te kesaj formule .
avatar
vetem eshte me mire

Di nje gje , qe s'di asgje.

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sistemi i suksesit - Oskar Shelbah

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi