Sterilizimi i dhunshėm i grave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sterilizimi i dhunshėm i grave

Mesazh  gjilanasi prej 09.10.12 0:46

Nė Uzbekistan, gratė sterilizohen dhunshėm





Nė njė raport tė rrjetit BBC janė prezantuar indikacionet se autoritetet shtetėrore nė Uzbekistan aplikojnė njė program tė fshehtė tė sterilizimit pavullnetshme tė grave, me qėllim tė ngadalėsimit tė rritjes sė shpejtė tė popullsisė. Mjekėve, siē thuhet nė raport, gjoja u caktohet kuota mujore, kurse sterilizimi zakonisht bėhet pa dijeninė e pacienteve. Autoritetet uzbeke, natyrisht, mohojnė ekzistimin e njė programi tė tillė.

Gazetares sė BBC-sė, Natalia Anteleva, e cila zbuloi kėtė histori, i ėshtė e ndaluar hyrja nė Uzbekistan, por ajo sėrish ia doli tė intervistojė disa gra dhe mjekėt tė cilėt kanė ikur nė Kazakistan, ndėrsa me dėshmitarėt e tjerė ka komunikuar me telefon dhe pėrmes postės elektronike.

Disa gra vetė pajtohen qė t’i nėnshtrohen sterilizimit, por nė raste tė tjera kjo ndodh pa pėlqimin e tyre dhe shpesh pa dijeninė e tyre. Procedura zakonisht kryhet menjėherė pas njė femėr lind. Gazetarja Anteleva tha se numri i grave sterilizuar mund tė arrijė nė dhjetėra mijėra, kurse mjekėt vetė i kanė konfirmuar asaj se nga qeveria marrin “kuotat e caktuara mujore” qė duhet t’i pėrmbushin, respektivisht numrin e grave qė duhet tė sterilizojnė.

Uzbekistani gjatė gjithė historisė sė vetė shpesh herė ka qenė nė shėnjestėr tė kritikave, pėr shkak tė shkeljeve tė shpeshta tė tė drejtave elementare tė njeriut, kurse autoritetet shpesh janė shėrbyer me tė gjitha mjetet e ligjshme dhe tė paligjshme pėr tė arritur qėllimin. Autoritetet pėrdornin torturėn fizike, persekutimet fetare dhe arrestimet politike. Sipas disa pretendimeve, sterilizimi i detyruar nė Uzbekistan ėshtė aplikuar qė nė fillim tė viteve 1990.
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi