Ēfarė ėshtė Masoneria?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ēfarė ėshtė Masoneria?

Mesazh  Anon prej 03.10.12 23:06

ĒFARĖ ĖSHTĖ MASONERIA?

nga M. W. EDGAR L. SHEPLEY, Mason i Madh i Lozhes se Madhe te Filipineve

Ne lexime , kerkime apo thjesht te degjuar nga zera te ndyshem Masoneria trajtohet si nje argument jo rastesisht i pashpjegueshem, i mistershem, mistik ose edhe thjesht terheqes per kureshtaret e ndryshem, kjo pasi na ka munguar informacioni.

Ajo nisi te permendej bindshem pas daljes se librit te famshem Kodi i Da Vinēit, ne te cilin pa hyre ne detaje permendeshin dhe hamendesoheshin nga shkrimtari lidhje me simbolet masone, por kjo nuk do te thote se ndoshta para daljes se librit te apasionuarit pas mistereve simbologjike te mos kishin informacione mbi kete organizate e cila kohet e fundit dergoi ne Shqiperi nje te deleguar le ta quajme keshtu, per te antaresuar ne radhet e saja edhe persona te rendesishem shqiptare.

Mos te na duket ēudi qe ndoshta ne radhet tona do te kemi te bejme me nje mason, qe sigurisht nuk do te na prezantohej si i tille pasi do te ngjallte tek ne nje ndjenje te ēuditeshme kureshtjeje!

Ky artikull eshte reduktuar dhe ne formen e nje interviste per ta bere me te kuptueshem qellimin e kesaj organizate dhe ate ēka ajo perfaqeson.

Behet fjale per nje rrefim ad- hoc te nje perfaqesuesi te kesaj organizate i cili shpjegon veēorite qe perfaqeson Urdheri i tyre, perveēimet qe iu behen e te tjera, te cilat po i le te zbulohen gjate rrefimit.

Desheroj ti drejtoj vemendjen time jo-Masoneve dhe familjeve te Masoneve pasi qellimi im eshte te shpjegoj Urdherin tone ne menyre qe te behen te qarta qellimet tona dhe arsyeja e ekzistences se organizates tone.

Ēfare eshte Masoneria?

Masoneria eshte nje sistem morali e cila kerkon tu mesoje njerezve si te jetohet nje jete e drejte. Masoneria e lashte lidhte me nje kontakt, ose vinte ne prove, nje burre per nje periudhe vitesh, gjate te cilave do ti mesoheshin vlerat themelore te nje pune qe pritej te kryente per te gjithe jeten.

Pasi mbaronte kete praktike, ai ngrihej ne detyre dhe behej Antar i Urdherit. Kjo i jepte privilegjin te kerkonte pune kudo dhe te udhetonte ne vende te tjera ku te punonte dhe te gezonte frutet e punes se tij.

Per faktin se ishte Ortak i Urdherit ky privilegj i njihej edhe ne periudha ne te cilat udhetimet ishin shume te veshtira dhe te huajt shiheshin me dyshim. . Ne krye te Urdherit qendronte Mjeshtri i cili ishte nje njeri qe kishte nje njohje te madhe dhe nje talent te veēante qe e kualifikonte per te ballancuar, kuptuar dhe drejtuar punen e antareve te Urdherit.

Cilat jane fillimet e Urdherit dhe te ashtequajturat simbolet Masone?

Gjurmet e kesaj organizate kane humbur ne periudhat e erreta te Mesjetes dhe nuk eshte e mundur te vihet nje date e fillimit te Urdherit. Megjithate tashme jane te njohura se skuadra, kompasi, vizorja dhe veglat e tjera te punes te nje muratori shfaqeshin siper ndertimeve dhe godinave qe u paten bere dymije vite perpara Krishtit.

Keto simbole kishin te njejten domethenie qe kane edhe sot per ne. Madje kemi siguruar se keto organizata te lashta kishin nje kod te cilesuar moral, pas te cilit ēdo anetar ishte i lidhur ngushte.

Ky Kod eshte i njejti qe qeveris sot Urdherin tone. Eshte ai i dashurise vellazerore, e ndjekjes te se vertetes dhe bazohet mbi vellazerine njerezore.

Masoneria Vepruese lulezoi qe nga fillimi i historise se saj dhe vazhdoi pa nderprerje pergjate Mesjetes .

Ne fund te kesaj periudhe, burrat qe nuk ishin artizane, por qe kishin te njejtat ideale dhe te njejtat aspirata, u pranuan ne Urdher prandaj Masonet veprues gradualisht u bene nje pakice.

Dalengadale qe masonet jo operative beheshin nje mazhorance, Masoneria behej spekulluese, dhe mesimet e saja, edhe pse ishin akoma te njejtat, ishin te drejtuara gjithnje e me shume drejt moralit dhe etikes se burrit.

Ne vend qe te ndertonin ndertesa prej guri, drejtimi qe, qe te ndertoheshin vepra te medha ne zemren e njerezve, te krijoheshin qytetare me te mire dhe me te domosdoshem dhe te inkurajoheshin qe te ndihmonin ate qe nuk ishte anetar i Urdherit.

Ciles fe i perket Masoneria?

Thuhet se Masoneria eshte ateiste, por si mund te jete e vertete kjo, nese fillimin dhe fundin e ēdo mbledhjeje e hapim me nje lutje ne te cilen gjendet gjithnje libri i Shkrimit te Shenjte i hapur ne altaret tona.

Nga ana tjeter, eshte thene se Masoneria eshte e tipit fetar...

Nje percaktim me i qarte do te ishte se Masoneria nuk eshte nje fe por eshte fetare. Feja merret me marredhenien njerezore me Qenien e Larte ndersa Masoneria merret me marredheniet e njeriut me njeriun.

Nese konsiderohet kjo lidhje, eshte e pamundur te injorohet aspekti fetar. Prandaj mund te thuhet se Masoneria eshte plotesuese ndaj fese por nuk mund te thuhet se konkuron me te.

I rekomandojme antareve tane te nderojne Zotin dhe gjerat e shenjta. Ato duhet te besojne jo vetem ne nje Qenie madhore por edhe ne pavdekshmerine e shpirtit. I rekomandojme atyre te ndjekin Kishen e zgjedhur prej tyre dhe te marrin pjese ne veprimatarite e saj.

Ne pohim te ketyre kritereve dhe ne kundershtim me akuzat, kemi midis antareve tane shume prifterinj te kishave te ndryshme protestante, si madje laike te larte katolike te cilet mund te pohojne qe ne pranojme te gjitha emertimet, qe kemi si baze besimin ne nje Zot te vetem dhe ne pavdekshmerine e shpirtit.

A eshte organizata Masone nje shoqeri sekrete?

Kemi qene fajesuar se jemi nje shoqeri sekrete dhe kjo i jep shkas dyshimit se mund te japim mesime ne kundershtim me interesin e mazhorances.

Ne kuptimin qe kemi disa simbole dhe shenja njohese qe shpresojme te jene te njohura vetem nga ne, jemi nje shoqeri sekrete. Keto shenja kane qellimin te na bejne te njohur nga vellezerit qe mund te takojme, pasi do te ishte e pamundur per ēdo Mason te njihte seicilin nga miliona vellezer.

Pasi kemi njohur nje antar tjeter te Urdherit, ne kete menyre, kemi sigurine qe ai eshte nje njeri qe ka te njejtat ideale, qellime dhe principe tonat dhe qe kemi nje interes te perbashket. Kuptohet pra qe ai eshte plotesisht ne pershtatje me te gjithe ne.

Persa i perket sekreteve te tjera qe mund te kemi, ne te vertete ato nuk ekzistojne. Principet dhe besimet tona mund te gjenden ne shume publikime, ne Enciklopedine Britanike, Fjalori, sa per te cituar dy.

Ne punojme per te njejtat gjera per te cilat ne thelb punojne njerezit me deshire te mire dhe ambicja jone eshte te ndihmojme njeriun te ngrihet ne nivel me te larte. Ne promovojme paqen, meshiren te cilat jane gjerat me te bukura dhe me te ēmuara te jetes.

A i duhet mbajtur sekret perkatesia ne Urdherin Mason, pjestareve te familjes e te tjereve?

Grave te masoneve dua tu them se: nese ju e inkurajoni bashkeshortin tuaj te jete nje Mason dhe jo vetem nje antar i Urdherit, nese ju do ta ndihmoni te vere ne jete ato mesime te medha te moralit pertej lozhes qe i keni mesuar, do te kuptoni se ai do te jete nje bashkeshort, nje baba dhe nje burre me i mire.

Persa i perket ju Masoneve, une ju ftoj qe ti informoni familjet tuaja per qellimet tuaja, ju ftoj ti beni te ditur te gjitheve qe te ndiheni me te vertete te nderuar se jeni Mason dhe qe te mos keni asnje motiv per tu justifikuar per perkatesine tuaj ne Urdher.

Jomasoneve une i kerkoj te na konsiderojne si nje organizate qe vepron per te miren e njerezimit dhe per permiresimin e jetes se seicilit. Ne jemi nga i njejti trung pasi bejme pjese ne te njejten natyre dhe ndajme si ju shpresa te njejta.

(marre nga Rivista Massonica, nr. 4 – prill 1972, fq 196).
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Masoneria?

Mesazh  Siroco prej 18.01.13 20:43

ĒFARĖ ĖSHTĖ MASONERIA?



Simbolet dhe ritualet misterioze tė Masonėve, urdhrit ezoterik , pėrgatiten tė sillen edhe nė Shqipėri nga “Grand Orient de France”, njė nga degėt tradicionale tė kėtij urdhri.

Lajmėtar pėr rekrutimin e shqiptarėve nė kėtėshoqėri “sekrete” ku kanė bėrė pjesė edhe shumė emra tė mėdhenj nė shekuj, ka qenė sekretari i marrėdhėnieve me jashtė tė “Grand Orient” tė Francės i cili ka pohuar se pas njė viti edhe nė Shqipėri do tė formohet njė grup masonėsh ose siē i quan Rui Lopes, “vėllazėri kombėtare”.

Duket se kjo ėshtė pjesė e njė misioni tė ri tė shoqėrisė 300 vjeēare franceze, qė daton nė vitet e errėta tė mesjetės, pėr tė mbjellė bėrthama tė reja nė vendet e lindjes tė Evropės ku komunizmi nuk i ka pranuar kurrė masonėt ose adhuruesit e simboleve tė ndėrtimit.

Shoqėria masonike

Shoqėria e masonėve e pėrshkruan veten si njė Urdhėr qė pėrhap mėsime ezoterike jo dogmatike dhe progresive me ndihmėn e simboleve dhe ritualeve. Ajo i inkurajon anėtarėt e vet drejt progresit tė Njerėzimit. Bamirėsia ėshtė njė nga filzofitė e tyre ashtu si edhe puna pėr pėrmirėsimin shpirtėror dhe moral.

Shpesh e pėrshkruar si njė sistem i veēantė moral i ilustruar nga simbole, ajo e prezanton veten si njė shoqėri vėllazėrore me njė metodė tė veēantė qė u lejon anėtarėve tė zhvillojnė aftėsitė e dėgjimit, tė reflektimit dhe tė dialogut nė mėnyrė qė ata vetė t’i pėrcjellin kėto vlera tek tė tjerėt. E shfaqur nė 1717 nė Londėr, shoqėria “Franc-Maēonnerie” ėshtė strukturuar me kalimin e shekujve rreth njė sėrė ritesh dhe traditash gjė qė ka ēuar nė krijimin e njė sėrė bindjesh.

Si tė bėhesh mason?

Pėrgjigjia e parė qė tė jepet nė adresėn nė internet tė shoqėrisė franceze pėr t’u bėrė mason ėshtė tė duash. Pėrgjithėsisht njė mason shėrben si ndėrmjetės pėr tė rekrutuar anėtarė tė rinj. (Njė mason ka gjithnjė mundėsinė ta zbulojė veten, por ai e ka tė ndaluar tė zbulojė njė vėlla tė grupit) dhe kur e shikon tė volitshme e prezanton kandidaturėn e re pėrpara lozhės sė vet ose pėrpara njė lozhe tjetėr… Ka gjithashtu edhe njė formular aplikimi qė mund ta plotėsosh online, ndėrsa mund ta marrėsh kėtė vendin pasi ke dėgjuar njė emision 15 minutash tė dielėn nė mėngjes nė”France Culture”, por kjo funksionon pėr francezėt sigurisht, ndėrsa anėtar i vėllazėrisė shqiptare mund tė bėhesh vetėm kur dega e ‘Grand Orient de France’ tė tė ketė pranuar.

Shoqėria e veglave tė ndėrtimit

“Grand Orient de France” ėshtė njė shoqėri qė ngėrthen dy parime tė cilat nė dukje janė kontradiktore: respekti pėr Traditėn e trashėguar nga themeluesit e Masonėrisė dhe kėrkimi i progresit pėr pėrmirėsimin e Njeriut dhe tė Shoqėrisė. Nė lozhet malonike pėrdoren irtuale dhe simbolie gjatė zhvillimit tė mbledhjeve pėr progresin personal tė masonėve nė gjirin e shoqėrisė. Mė tė njohurat nga kėto simbole janė tre pikat, vizorja trekėndore dhe kompasi. Domethėnia e tyre filozofike dhe morale mund tė kapet vetėm po tė depėrtosh nė thellėsi tė sekretit masonik.

Kėrkimi i progresit ka qenė gjithnjė pėr masonėt e Grand Orient njė motorr reflektimesh pėr veprimet e tyre dhe nė tė njėjtėn kohė ky parim bėn pjesė edhe nė traditėn e bindjes. “Ne jemi trashėgimtarė tė burrave dhe grave qė kanė pėrmirėsuar njerėzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette, Moxart dhe shumė tė tjerė janė disa nga anėtarėt e kėsaj shoqėrie sipas ‘Grand Orient”.

Nė tė njėjtėn kohė kjo shoqėri e shpall veten si mbrojtėse vigjilente tė parimeve tė devizės sė Republikės Francee: “Liberté, Egalité, Fraternité” (Liri, Barazi, Vėllazėri). Ata e shpallin veten gjithashtu kundėr racizmit dhe armiqve tė demokracisė, janė pėr lirinė absolute tė koshiencės qė garantohet nga laiciteti i institucioneve.

Origjina legjendare

Edhe pse tė ashtuquajturat “llozha” tė masonėve janė shfaqur nė shekullin e XVII-tė, nė Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe njė origjinė legjendare dhe simbolike mė tė lashtė. Masonėt e parė e lidhnin simbolikisht kėtė origjinė mitike me origjinėn e vetė masonėrisė (domethėnė me origjinėn e artit tė ndėrtimit).

Nė njė shekull ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme pėr ata qė ta lidhnin origjinėn e saj me epokėn e Adamit (njeriu i parė sipas konceptit tė kohės) ose atė tė Noes (ndėrtimi i Harkut dhe fesė sė “parė”) ose mė shpesh me atė tė ndėrtimit tė tempullit tė Salomonit nga arkitekti Hiram Abi.

Nė fund tė shekullit tė XVI-tė, dorėshkrimi i Régius e vendoste nė mėnyrė emblematike shoqėrine e Masonėve nėn emrin e Euklidit dhe tė Pitagorėt, baballarėt e gjeometrisė dhe nėn mbrojtjen e mbretit Athelstan tė Anglisė. Tė tjera dorėshkrime qė lidhen me shoqėrinė e masonėve, si dorėshkrimet e Halliėell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaė (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte tė ngjashme.

Nė fund tė shekullit tė XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perėndimorėt, natyrshėm kėto rituale malonike e zhvendosėn origjinėn simbolike nė epokėn e ndėrtimit tė piramidave. Nė mesin e shekullit XIX tė romanticizmit, me rastin e rizbulimit tė trashėgimisė sė Mesjetės, miti masonik pėrforcoi gjithaq natyrshėm hreferencat me ndėrtimin e katedraleve. Pas gjithė kėtyre modifikimeve tė dukshme simbolike, ajo qė bie nė sy ėshtė se shoqėria e ka zhvendosur gjithnjė simbolikėn e saj drejt atyre qė sollėn progres gjatė gjithė historisė nė histori, artin e ndėrtimit dhe vlerave qė ata shpallin.

Antimasonizmi, frikė nga misteri dhe sekreti

Antimasonizmi ka lindur e ushqyer nga frika prej sekretit, misterit dhe “shoqėrive sekrete”. Ky qėndrim lidhet edhe me kundėrshtimin e ideve progresiste dhe liberale tė dala nga shekulli i Lymierėve, koha gjatė tė cilės shumė filozofė tė njohur janė bėrė anėtarė tė masonėrisė. Antimasonizmi konsiderohet njė doktrinė qė zhvillohet nė disa mjedise katolike dhe tek kundėr-revolucionarėt.

Masonėt e famshėm

Mendohet qė masonėt e famshėm kanė qenė tė shumtė dhe nė rend alfabetiknis me Aldrin (qė vuri kėmbėn nė hėnė nė 21 korrik 1969), por nė kėtė listė figurojnė edhe emra tė mėdhenj si filozofi i madh i tė drejtės Jean-Baptiste Baudin qė ėshtė bėrė anėtar i shoqėrisė nė 1842, Pierre Brossolette.

Por edhe Mozarti radhitet ndėr masonėt, pasi ėshtė pritur nė lozhen e bamirėsisė nė Vjenė nė 1784 dhe mendohet se edhe Donatien Alphonse, markezi iSade (1740-1814) ka qenė mason, por ka njė debat pėr kėtė. Por nuk ka asnjė dyshim pėr anėtarėsinė e Hugo Pratt, autor filmash vizatimorė nė masoneri.

Ndėr politikanėt figuron edhe Paul Ramadier (1888-1961) qė nuk e ndali kurrė aktivitetin masonik. Ai ka qenė president i parė i parlamentit tė Republikės sė gjashtė. “Ne jemi trashėgimtarė tė burrave dhe grave qė kanė pėrmirėsuar njerėzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumė tė tjerė janė disa nga anėtarėt e kėsaj shoqėrie sipas ‘Grand Orient”. Pa asnje dyshim te gjith Presidentet e Amerikes pervec Kenedit.

Ezoterizmi Sekretė apo diskretė?

Edhe pse nuk propozon njė doktrinė krejtėsisht tė fshehtė, kjo shoqėri konsiderohet shpeh si ezoterik nė praktikėn e saj dhe nė disa aspekte tė cilat nuk tregohen pėr publikun. Ka disa arsye me tė cilat justifikohet mbajtja fshehur e kėtyre sekreteve: Kėshtu pėr shembull zotėrimi i praktikave tė mbajtura sekrete si zotėrimi i disa gjesteve shėrben si mėnyrė pėr t’u njohur brenda rrethit tė masonėve.

Masoneria pėrdor pėr tė eksploruar problemet etike njė sistem shkallėzimi qė nuk mund tė konceptohet veēse me anė tė njė zbulimi progresiv. Ajo ėshtė zhvilluar nė njė moment kur kujtime te luftės sė feve e persekutimeve fetare ishin shumė tė pranishme dhe kur ia vlente mė mirė tė fshiheshe sesa tė flisje lirshėm pėr tema tė ndjeshme. Disa mendojnė megjithatė qė nuk ka mbetur mė asnjė sekret pėr tu zbuluar nė shoqėriėn e masonėve, sepse praktikat e tyre janė publikuar tashmė prej kohėsh. Sot masonėt pėrbėjnė mė shumė shoqėri diskrete sesa sekrete. Ēdo mason ėshėt i lirė ta zbulojė veten, por jo njė mason tjetėr ama.

Skandalet Kritikat dhe kundėrshtarėt

Ka shumė teori komplotesh brenda shoqėrisė sė masonėve dhe disa mendojnė se masoneria ėshtė vetėm njė rrjet i madh social i ndėrtuar pėr interesin e anėtarėve tė vet. Ka edhe disa praktika tė dyshimta qė kanė implikuar masonėt si pėr shembulll ēėshtja e tenxhereve e fillimit tė shekullit XX dhe nė 1980 ēėshtja e Roberto Calvi i ashtuquajtur bankieri i Zotit qė drejtonte “Banco Ambrosiano” qė ishte njė nga dėshtimet mė tė njohura.

“Relativizojnė fenė” Kisha katolike, kundėr masonėve

Edhe pse masonėt janė pranuar nga shumė rryma fetare, si protestantėt konservatorė dhe myslimanėt radikalė, kundėrshtia kryesore ėshtė e vjetėr dhe lidhet me Kishėn Katolike qė e konsideron masonėrinė si njė pėrhapje tė relativizmit nė fushėn fetare, domethėnė idenė se asnjė fe nuk ėshtė superiore ndaj tė tjerave. Dėnimi i parė i masonėrisė nga Kisha Katolikenis nė 1738 me papa Klementin XII dhe vijoi me disa nga pasuesit e tij si papa Léone XIII, etj.

Nė 1917 Kisha katolike e dėnonte nė mėnyrė tė hapur pėrkatėsinė nė lozhet masonike, por me ndryshimet e bėra nė 1983 masonėt nuk figurojnė mes shoqėrive sekrete tė dėnuara nga ligjet fetare. Megjithatė nė 1983 njė deklaratė e drejtuar atėherė nga Joseph Ratzinger (qė tashmė ėshtė bėrė papa Benedikti XVI) rithekson ndalimin e katolikėve pėr tu bashkuar me masonėrinė. Ajo deklaratė ėshtė aprovuar nė atė kohė nga Papa Gjon Pali i Dytė.

avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


228


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Masoneria?

Mesazh  Gerta Gerta prej 27.07.13 14:28

Masoneria eshte nje organizim etik,i fshehur nga alegoria dhe i drejtuar nga simbolet

Gerta Gerta

PEACE and LOVE

95


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ēfarė ėshtė Masoneria?

Mesazh  Crash prej 27.07.13 15:09

Masoneria perbehet nga shoqerit e fshehta e cila ekzistonte nje force e jashtzakonshme kohe perpara,dhe eshte shoqreria me e madhe e fshehte ne mbar boten
avatar
Crash

Mos dorėzimi eshte arritja drejt qellimit



88


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi