Euro, nje mashtrim i madh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Euro, nje mashtrim i madh

Mesazh  Zattoo prej 28.09.12 12:59

Euro, nje mashtrim i madh

“Mashtrimi i madh nuk ėshtė qeveria teknike, mashtrimi i madh ėshtė euro”, e cila “nuk ka mbėshtetje njė bankė qendrore” edhe ngaqė  “Shtetet e Bashkuara kanė vendosur tė heqin dorė nga e drejta pėr tė stampuar monedhėn”. I ka thėnė kėto Silvio Berlusconi nė paraqitjen e librit tė Renato Brunetta-s me titull: “Mashtrimi i madh”.

“Memorandumi – i cili duhet firmosur pėr tė marrė para nga fondet Esm – ka vijuar Kavalieri, ėshtė njė dokument qė pėrmban gjithė masat shtrėnguese, qė njė vend duhet tė impenjohet tė zbatojė, por kėto norma e ēojnė ekonominė nė kolaps, e fusin ekonominė brenda njė spiraleje tė vazhdueshme, tė cilės nuk i shihet fundi”.

Pėr Gjermaninė ka thėnė se: “nėse nuk ia del Bce – banka huadhėnėse e instancės sė fundit – zgjidhja tjetėr ėshtė dalja nga euro. Nuk do tė ishte njė tragjedi dhe ėshtė njė zgjidhje qė edhe bankat e rėndėsishme gjermane e konsiderojnė tė mundshme.” Po njė fiskalitet kompakt? “Gjermania, e cila duhet tė ishte njė vend i bashkuar, nė fakt nuk ishte”, ka thėnė Berlusconi.

“Ka dhe njė zgjidhje tė tretė, por absolutisht negative: secili nga vendet tė zotėrojnė tė drejtėn pėr tė stampuar monedhėn, por ėshtė njė zgjidhje jo e dėshirueshme, qė do tė sillte fundin e euros dhe ēintegritetin e BE-sė. Kjo ėshtė ideja ime, por nuk ėshtė marrė kurrė seriozisht nga shtypi dhe as nga kjo qeveri, e cila ka vėnė taksa, tė cilat kanė pakėsuar paratė nėpėr familje, duke krijuar ankth dhe frikė pėr tė ardhmen”, ka pėrfunduar Silvio Berlusconi.
avatar
Zattoo

673


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi