Fundi i botes54.822

Fundi i botes

Faqja 11 e 48 Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 29 ... 48  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Fundi i botes

Mesazh  imaginanti prej 18.12.09 10:57

Kalendari i Majave eshte fakt qe flet dicka, por padyshim qe Majat nuk ka folur reth Fundit te botes ne 2012.
Ata kane folur per dicka tjeter qe vecse ka filluar, nese dikush prej juve percjelle vazhdimisht lajmet ne TV do ta verejne se ky ndryshim vec ka filluar vite me pare per cdo dite, nje termet atje, nje stuhi atje, nje vershim atje.
2012 do te jete kulminacioni i ndryshimeve qe pas 2012-tes jeta do te vazhdoj normalisht me disa ndyshime ne Toke .

imaginanti

25


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fundi i botes

Mesazh  Zattoo prej 21.12.09 6:41

Eshte folur shume, te vertetat duket se bien ndesh me njera tjetren.

Kalkulime shkencore, thojn se ate date toka do te ndodhet ne qender te universit tone dhe, nga fakte mijeravjecare te meparshme, eshte treguar qe sa here eshte afruar ne ato zona ka pasur rrezik perplasje meteoritesh, mase madhore te trupave qe gjinden atyrreth.

E dyta teori eshte ajo e kembimit te poleve, ku jugu do te behet veri e anasjelltas. E thene me qart, pa i hyre shkencerisht, toka ate date mendohet se do te ndaloj se rrotulluari rreth vetes per 72 ore. Me pas, nese sot rrotullohet ne sens orar, pas kesaj do te rrotullohet ne ate antiorar.

Ky quhet kembim poli, ku dhe nga vet emri, busulla jone nuk do te drejtohet ne veri, por kesaj rradhe ne jug. Kjo ndalese e tokes vjen si rrjedhoje e "rrahjeve" te zemres se tokes, qe ka si burim qendren e saj, e qe prodhon nje frekuence minimale 7hertz. Gradualisht ajo rritet me kalimin e viteve, o me sakte te mijevjecareve.

Aktualisht ajo eshte diku te 12 hertz, dhe kur te shkoj 13 toka do te ndalet e do te kryej procesin e kembimit te poleve. Shume shkencetar hedhin poshte iden e kembimit ne 2012, per shkak se 1 hertzi eshte i veshtire te verifikohet ne kaq pak kohe, por per te pasur nje kembim preciz i duhet plotesisht edhe nje mijevjecare tjeter.

Do te thote se kembimi i poleve do te ndodhe diku nga 3000. Nje tjeter teori e 2012-se eshte nje shnderrim i kosmosit, nje ere e re paqeje, nuk do te kete me luftera. Ndersa po nga ana teorike, mendohet se nje pjese e njerezimit do te vdes, kjo sepse, jo se ka shume prova por le te themi deri diku te mjaftueshme, presupozohet qe me pare te jene zhdukur njerez te gjate jo me pak se 2 metra, realisht 6 metra e lart. Eshte prove gjetja e disa varreve dhe eshtrave te njerezve te atill.

Para 65 milion viteve me pare u paten zhdukur 70% e gjallesave te tokes. Nje evenimet i till ndodhe cdo 65 milion vite, sipas kalkulimeve ky numer behet fiks ne date 2012. Dhe sa per ata qe do ti mbijetojn 2012, eshte vene re qe qe nga vitet 1960 po lindin disa femije, numri i te cileve sa vjen e rritet dita dites, me nje kolorit energjie ndryshe nga e jona. E thene me qart, cdo njeri leshon energji trupore, e cila sipas teoricienteve e specialisteve te asaj fushe ka nje ngjyre te caktuar.

Keta femije qe kane nisur te lindin prej '60 kane ngjyre vjollce, dhe presupozohet te kene inteligjence a karakteristika te tjera me te larta, apo te ndryshme, nga ne percuesit e tjere te koloritve energjik. Poashtu nje tjeter teori thote se ate dite, pikerisht ku nje pjese e njerezimit do te vdes, njerez si mbreter a te famshem te antikitetit, do te zbresin e "mbreterojn" si dikur boten.

Cdo gje do te harmonizohet ne paqe. Teorit joshkencore jane te shkruar ne muret antike te popujve qe kane banuar ne cepe te ndryshme te botes dhe c'eshte me e cuditshmja te gjitha duket se thojne te njejten gje e gjithaq i vejn gishtin te njejtes date, 21/12/2012. Jo se tregojn pesimizem, varet sesi e perceptojm ne, se ndoshta sinjifikati saj i vertet nuk dihet ende.

Madje teori te tjera thojn se kronologjia e botes, bashke me emrat e secilit banore, event vetjak e grupor, pra botor, eshte e shkruar ne librat e shenjt te bilbes. Ku me kalkulime matematikore, per te cilet kane punuar shkencetaret ne gjysmeshekullin e kaluar, kane arritur ne perfundimin e disa formulave matematikore, nga ku dhe kane prodhur disa programe kompjuterike ku cdokush mund ti perdore.

Jane marr libra te vjeter te fese kristiane, nisesh nga germa e pare me te cilen fillon fjalia e pare, i cakton nje interval shifror, psh 49, dhe numeron derisa te arrish ne germen e 49-te. Keshtu me rrall, bashkon e formulon germe pas germe derisa te kesh nje fjali, e cila cuditerisht ka nje sens.

Duke bere miliona kalkulime fal kompjutrit, kane zberthyer ngjarje qe kane ndodhur deri sot, si psh, sa per te bere nje shembull gjenerik, ate te nazisteve dhe te 11 shtatorit.

Ne bibel, shkencerisht e verifikueshme kjo, ne nje nder te shumtet faqe te saj eshte shkruar se me 11 shtator te 2001 kater avjon do sulmojn, nga to do biejn dy kulla, dhe kjo do te behet nga dora luftarake afgane dhe presidenti USA-se do jete Bush, shqiponja, simboli Amerikes, do te egersohet e do te hidhet ne gjah.

Cuditerisht te njejten gje kane thene edhe kuartetet e Nostradamusit. Poashtu, duke marr pikerisht si shembull nje shembull, per ta bere me reale, cdokush mund te kerkoj adresat e internetit ku mund te marr biblen bashke me programin qe mundeson "ckodifikim" dhe te shohe infot mbi veten e tij, ku do ti dal e shkruar o viti lindjes, bashke me eventet qe e kane shoqeruar apo do e shoqerojn, o viti i vdekjes. Bibla thote, sipas kalkulimeve shkencore, se fundi botes do te verifikohet para 2050-se.

Nje tjeter teori flet per aktivitetin diellor, ku "piken" maksimale te funksionimit do ta kete pikerisht ne 2012. Por duke pare sjelljen e tij abnormale, ka kohe qe eshte i dobet, gje jo normale, s'dihet se me c'fare maksimaliteti do te ndeshemi. Por teoricientet e lidhin me teorite e tyre, si ata qe tham me lart, ndersa shkenca nuk parashtron rreziqe si shuarja e tij, e cila do ndodhe pas 5 miliard vitesh.

Ka shume e shume teori te tjera, te cilet nuk po me vijn ne mend momentalisht, por me te ardhur do ti shkruaj, ne rast se do kem kohe e s'do pertoj.

Packa pesimizmit te madh, i cili na shoqeron dita dites edhe aty ku s'eshte parashikuar apokalipsi, gjerat sipas shkencetareve duket se jane e do qendrojn ne perfeksionin e tyre, sikunder qendruan ne nderrimin e shekullit dhe mijevjecarit 1999-2000, ku po parashikime te vjetra flisnin per apokalipse te tilla, poashtu dhe ne 06/06/06, dita dedikuar numrit te djallit, e pa harruar eklipsin e diellit qe ndodhi ne Europe 8 vite me pare, ku serish do kishim apokalips te ketill.

Fundi s'do te vij asokohe, jo teresisht, sepse nje gje e till do te verfikohet atehere kur dielli do te shuhet pas 5 miliard vitesh. Funde te pjesshme do te kemi, sikunder dhe kemi pasur, qofte nga dora yne, si lufterat, qofte nga dora e kosmosit, meteoritet. Asgje per te pasur frike, kalofshit mire.

Shkruar nga Lucifero

Zattoo

684


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fundi i botes

Mesazh  Estilen prej 28.12.09 23:28

Le te shijojme kete vit te ri nje here e sa per fundin e botes ,mendojme me pas....



Edituar pėr herė tė fundit nga estilen nė 07.03.10 19:58, edituar 1 herė gjithsej

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fundi i botes

Mesazh  i panjohuri prej 29.12.09 11:13

Foto e bukur per Vitin e Ri.Gezuar krishtlindjet te gjithe pjestareve te Explorerunivers dhte gjithe vizituesve te kesaj faqeje.Gezuar Vitin e Ri.
Tung

i panjohuri

79


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fundi i botes

Mesazh  Zattoo prej 20.01.10 2:01

Revista prestigjioze “Foreign Policy” nė njė analizė speciale shpjegon pse ideja e apokalipsit i tremb njerėzit dhe i emocionon njėkohėsisht.

Gjithashtu, se sa shanse ka qė fundi i botės tė vijė nė vitin 2012. Revista boton edhe parashikimet se ēfarė mund tė ndodhė nė dhjetor 2012, muaj ku sipas profecive, bota do tė marrė fund.

Miliona besimtarė fetarė nėpėr gjithė botėn ndajnė tė njėjtin besim pasionant tė mbėrritjes sė fundit tė botės, ēka do tė thotė se fundi i botės do mbetet faktor nė politike tė paktėn deri nė fundin e njerėzimit. Teksa njė vit dhe njė dekadė mbėrritėn nė fund duket se ėshtė moment i pėrshtatshėm tė kridhemi nė fundin e kohės.

Por sėrish, mbase ėshtė vetėm Hollivudi ai qė fokusohet nė gjėrat e fundit. Vitin qė lamė pas filmi i Roland Emmerich “2012 na shfaqi fundin e botės tė mbytur nė ujė. Kėto lloj filmash apokaliptikė enden prej njė farė kohė vėrdallė. Nė dekadat e kaluara apokalipsi u ka dhėnė regjisorėve njė mundėsi perfekte pėr t’u zhytur nė aspektet mė tė errėta tė karakterit njerėzor. Sa keq qė nuk mbetet vetėm aty.

Ngjarjet aktuale sugjerojnė se popullariteti i vazhdueshėm i skenarėve tė apokalipsit shkon thellė nė psikikėn tonė dhe se interesi ynė nė fundin e botės janė mė shumė se tė shumėfishtė. Le tė marrim Iranin e ditėve tė sotme, ku presidenti Mahmoud Ahmadinejad ėshtė njė besimtar i vendosur nė ardhjen e dytė tė Mahdit, versioni mysliman i Mesisė.

Ahmedinejad-i dhe pasuesit e tij kanė shpėrndarė miliona dollarė nga buxheti i qeverisė iraniane pėr rinovimin e qytetit Jamkaran. Aty, Muhamed al-Mahdi, Imami i Dymbėdhjetė ėshtė njėherė pėrpara se tė zhdukej nė mbretėrinė mbinatyrore, nga ku njė ditė do rikthehet kur t’i vijė fundi botės.

Islami, Judaizmi dhe Krishtėrimi ndajnė idenė se njė figurė profetike do tė shfaqet nė fundin e botės pėr tė larguar dhunėn dhe padrejtėsinė nga toka, ku jetojmė tani dhe pėr ta ēuar drejt njė epoke tė re pastėrtie utopike.

Si rezultat, joshja e ditės sė Gjykimit duket se ėshtė mė e pėrhapur nė grupet ku shkumėzon ndjenja e viktimizimit. Sigurisht qė kjo ide ėshtė veēanėrisht tėrheqėse pėr politikanėt dhe liderėt fetarė, tė cilėt janė tė lumtur tė luajnė me njė pėrzierje tė tillė potente frike dhe padurimi. Si rezultat, edhe parashikimet mė tė ēmendura kanė efekte tė vėrteta e specifike.

Liderėt e kulteve kanė pėrdorur vazhdimisht kėndvėshtrimet apokaliptike pėr tė nxitur pasuesit e tyre nė ngjarje tė dhunshme.

Terroristi amerikan, Timothy McVeigh, i cili vrau 168 njerėz kur bombardoi njė ndėrtesė qeveritare nė Oklahoma nė vitin 1995 pretendoi se ishte shtyrė nga njė roman racist me temė tė fundit tė botės. Studiuesi francez, Jean-Pierre Filiu, autori i njė libri mbi teoritė islamike thotė se skenaret e fundit tė botės kanė pasur tendencėn tė shfaqen nė botėn myslimane nė momente krizash tė veēanta.

Shumė irakenė qė i kanė rezistuar sulmeve amerikane tė vitit 2003 kanė bėrė kėshtu pėr arsye qė dihen. Lufta kundėr prezencės sė koalicionit frymėzoi njė ringjallje dramatike tė ideve apokaliptike, zakonisht me SHBA-nė nė versionin e “Antikrishtit”.

Gjithsesi, nga gjithė vendet ku politikanėt pėrdorin idetė e apokalipsit, Irani ofron njė shembull jashtėzakonisht tė gjallė tė pėrfitimit tė atyre qė do pėrfshihen nė Ardhjen e dytė. Entuziasmi i Ahmedinejad-it nė kėtė drejtim ndėrthuret me pretendimin e tij populist pėr sundimin e Iranit. Ai ėshtė akuzuar se ka manipuluar besimin pėr qėllime politike.

Disa shkencėtarė politikė si MIchael Desch, argumentojnė se dhe lideri iranian, i cili beson nė mėnyrė tė sinqertė nė rikthime profetike gjithsesi mund tė gjejė arsye tė tjera pėr tė aderuar diktatin e politikės sė vėrtetė, e njė prej kėtyre janė me siguri armėt bėrthamore.

Zattoo

684


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fundi i botes

Mesazh  Zattoo prej 20.01.10 2:05

Parashikimet pėr fundin e botės qė dėshtuan

Fundi i botės nga Nostradamusi

Nostradamusi, parashikuesi mė i famshėm i gjithė kohėrave kishte parashikuar se korriku i vitit 1999 ishte data e zgjedhur pėr fundin e botės. Njė “mbret i madh terrori” do tė zbriste nga qielli. Kur kjo nuk ndodhi, ata qė besonin nė fundin e botės filluan tė pėrhapnin zėra se sonda “Cassini” ishte mbushur me lėndė radioaktive dhe nėse ajo pėrplasej dhe lėnda kishte kontakt me tokėn, fundi do ishte i tmerrshėm. Dhe sigurisht, ėshtė viti 2000, kur tė gjithė prisnin fundin e botės tė parashikuar po nga Nostradamusi.

Kometa “Hale-Bopp”

Kometa “Hale-Bopp” mund tė shihej me sy tė lirė pėr rreth 18 muaj. Astronomi Chuck Shramek “vėzhgoi” njė objekt qė qėndronte afėr kometės. Ai mė pas i telefonoi radios “Art Bell” pėr tė bėrė publike zbulimin e tij. Kjo bėri qė shumė njerėz tė besonin njė sėrė teorish pėr “fundin e botės”. Interneti ndihmoi nė pėrhapje ne lajmit nė gjithė botėn akoma mė shumė. Kulti “The Heaven’s Gate” mendoi se ky ishte sinjali qė prisnin pėr tė kryer vetėvrasje masive nė mars tė vitit 1997. Kulti mendoni se objekti shoqėrues ishte anije kozmike qė po vinte tė merrte shpirtrat e tyre.

Efekti “Jupiter”

Efekti “Jupiter” u shfaq nė vitin 1974 dhe u shkrua nga dy astro-fizikanė, John Gribben dhe Stephen Plagemann. Bėhej fjalė pėr nėntė planetė qė do bashkėrendoheshin mė 10 mars 1982, duke krijuar njė tėrheqje gravitacionale qė do shkaktonte rritje tė madhe tė njollave diellore dhe qė do shkaktonte tėrmete. Shumė e morėn kėtė si njė parashikim tė saktė. Edhe pse autori Gribben doli dhe tha se ishte vetėm njė teori, pa u bazuar nė ndonjė substancė tė vėrtetė shumė njerėz nuk e besonin se kjo nuk ishte e vėrtetė. Nė fakt, efekti nuk shkaktoi katastrofė por pati njė farė efekti nė rritjen e baticės.

Bashkimi i planetėve

Meteorologu i respektuar Albert Porta parashikoi se mė 17 dhjetor 1919 bashkėrenditja e gjashtė planetėve do “shkaktojė njė korent magnetik qė do pėrshkojė diellin, shkaktojė shpėrthime tė mėdha dhe si pasojė do gllabėrojė tokėn”. Ky parashikim shkaktoi disa bėma fatkeqe tė turmave dhe disa vetėvrasje. Gjithashtu, u bė shkak qė Albert tė humbiste punėn si meteorolog “i respektuar” dhe tė pėrfundonte duke shkruar parashikimin e motit nė njė gazetė lokale.

Kometa “Haley” 1910

Edhe pse kometa “Haley” ishte shfaqur shumė herė mė parė, pa shkaktuar ndonjė vdekje, kalimi i saj mė 18 maj tė vitit 1910 u konsiderua si kėrcėnim vdekjeprurės pėr njerėzit, pėr shkak tė gazit helmues qė do dilte nga bishti i saj. Sidoqoftė, njė gjė e tillė nuk ndodhi dhe kometa vazhdoi rrugėn e saj pa lėnduar askėnd. Njė fakt interesant ėshtė se kur lindi shkrimtari i famshėm Mark Twain nė vitin 1835, ishte shfaqur dhe kometa “Haley”. Ai ishte shprehur gjatė jetės se “do largohem me kometėn”. Ai vdiq nė vitin 1910, kur u largua dhe kometa.

Joanna Southcott

Joanna Southcott ishte njė parashikuese e vetėshpallur, e lindur nė vitin 1750. Ajo u bind se kishte aftėsi mbinatyrore dhe e kishte shpallur veten si gruaja e pėrmendur tek Apokalipsi. Joanna parashikoi se ajo do sillte nė jetė Mesian, duke i dhėnė fund kėshtu botės, mė 19 tetor 1814. Bota nuk u pėrmbys nė atė datė, por dy muaj mė vonė mbaroi pėr Joanna-n, e cila vdiq. Pasuesit e saj e ruajtėn trupin e sė ndjerės pėr disa kohė, me shpresėn se ajo do ngjallej. Mė nė fund, kur e panė se ajo s’kishte nė plan tė kthehej, trupi i saj pėrfundoi nė duart e autoriteteve.

Zhgėnjimi i madh

Ndėrmjet viteve 1831-1841, William Miller (pastor baptist) parashikoi kthimin e Jezusit dhe fundin e botės, bazuar nė profecitė e Librit tė Danielit. Dita e parashikuar mbėrriti dhe asgjė nuk ndodh. Pas diskutime tė mėtejshme, u vendos pėr ndryshimin e fundit tė botės, i cili kėsaj radhe do ishte mė 18 prill. Sėrish, nė datėn e paracaktuar nuk ndodhi asgjė dhe u pa e nevojshme qė data tė ndryshohej sėrish duke u pėrcaktuar tė ndodhte mė 22 tetor 1844. Pastori Miller vazhdoi tė priste pėr fundin e botės deri nė vdekjen e tij nė vitin 1849.

Parashikimet e Dėshmitarėve tė Jehovait

Dėshmitarėt e Jehovait kanė parashikuar disa herė fundin e botės. Parashikimi i parė ishte nė vitin 1914 dhe bazohej nė profecitė e Librit tė Danielit. Por, duke qenė se bota vazhdon tė funksionojė sot e kėsaj dite, ky parashikim rezulton i pavėrtetė. Pasi fundi i botės nuk mbėrriti nė datėn e parashikuar, ata thanė se kuptimi i parashikimit nuk ishte fundi i botės nė mėnyrė fizike. Disa vite tė tjera, nė tė cilat pritej tė mbėrrinte fundi i botės janė: 1915, 1918, 1920, 1925, 1941, 1975, 1994 etj.

Charles Wesley

Parashikimet pėr fundin e botės kanė ekzistuar qė herėt, nė ekzistencėn e njohur tė saj. Charles Wesley, njė prej themeluesve tė kishės metodiste besonte se bota do tė pėrfundonte nė vitin 1794. Ky parashikim ishte nė konkurrencė me atė tė degės protestante “Shakers, tė cilėt kishin parashikuar se ai vit do ishte pikėrisht fundi i gjithēkaje. Pavarėsisht se bota nuk pėrfundoi nė datėn e parashikuar, vėllai i Charles, John Wesley parashikoi se nė vitin 1836 nė tokė do vinte Bisha e Madhe, pėr tė shėnuar fillimin e fundit tė botės.

Montanus

Montanus ishte njė “heretik” i hershėm i krishtėrimit, i cili si shumė tė tjerė para e pas tij, parashikoi fundin e jetės sė njerėzimit mbi tokė. Bashkė me dy profete, Montanus pretendoi tė ishte mishėrimi i shpirtit tė shenjtė dhe filloi tė predikonte pėr njė testament tė tretė. Besimet e Montanus-it u pėrhapėn dhe krijuan mjaft konfuzion. Montanus predikonte nėpėr njerėz se Turqia do bėhej “Jeruzalemi i ri” dhe se gjithė krishtėrimi do tė vendosej atje pak pėrpara se tė vinte gjykimi i madh.

Zattoo

684


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fundi i botes

Mesazh  Jon prej 05.02.10 21:02

Poli i Veriut zhvendoset pėr 64 kilometra

Gjatė vitit tė kaluar, Poli magnetik i Veriut lėvizi pėr 64 kilometra, qė ėshtė njė lėvizje rekorde, ngase ai praktikisht “iku” nga Kanadaja nė Siberi, duke u shkaktuar kėshtu shkencėtarėve edhe njė kokėdhembje mė tepėr.

Polet magnetike dhe fusha magnetike e Tokės lėvizin vazhdimisht, por njė lėvizje kaq e madhe nuk ėshtė shėnuar asnjėherė, qė nga koha kur kanė filluar pėrcjelljet e saj, madje as gjatė 200 viteve tė fundit, sa po zgjatin kėto ngjarje ekstreme dhe tė paparashikueshme nė kėtė fushė.

Lėvizja e fushės magnetike tė Tokės, gjithsesi se varet nga ngjarjet qė ndodhin nė bėrthamėn e saj, megjithėse kėto ndryshime nuk ėshtė aq lehtė qė tė vėrehen, e aq mė pak qė tė sqarohen.

Por, njė gjė ėshtė e qartė: poli verior (magnetik) qė nga viti 1800 e deri nė vitin 1900 lėvizte diku rreth 15 kilometra pėr ēdo vit, pastaj filloi qė tė shpejtonte gradualisht, derisa nuk arriti nė 55 kilometra nė vit, dhe nė kėtė mėnyrė erdhi deri te rekordi qė u shėnua vitin e kaluar.

Njėkohėsisht me anomalitė e tjera tė fushės ėshtė shėnuar edhe njė dobėsim i konsiderueshėm i fushės magnetike tė Tokės.

Sipas raportit tė publikuar nė revistėn “GeoScience”, e tė cilin e raportoi Radioja Evropa e Lirė, shkencėtarėt danezė, nga Qendra pėr Hulumtime tė Gjithėsisė, erdhėn nė pėrfundim se pėr kėtė gjė fajin e kanė lėvizjet nė pjesėn lėvizėse tė bėrthamės sė Tokės. Ata besojnė se e gjithė kjo shėnon fillimin e rrotullimit tė fushės magnetike sė prapthi. Kjo do tė thotė se magnetizimi i polit verior (magnetik) do tė kalonte nė polin jugor gjeografik, dhe anasjelltas.

"Variacionet nė fushėn magnetike janė plotėsisht tė paparashikueshme, dhe nė disa pjesė tė Tokės tejet tė dukshme”, pėrfundojnė shkencėtarėt danezė.

Pėr shembull, nė vitin 2003 kėto ndryshime ishin tė dukshme nė Australi, e nė vitin 2004 ato u shfaqėn nė Afrikėn e Jugut. Muajve tė fundit, ndėrkaq, u vėrejt edhe njė “gropė” e hapur mbi Brazil, nėn tė cilėn fusha magnetike ėshtė dukshėm mė e dobėt. Tė gjitha kėto dukuri do tė mund tė nėnkuptonin fillimin e njė ndryshimi tė fushės magnetike tė Tokės pėr 360 shkallė.

Natyrisht, ky ndryshim i fushės magnetike tė Tokės nuk do tė thotė edhe fundin e botės, por nė pyetje ėshtė njė proces normal nėpėr tė cilin planeti ynė ka kaluar mė shumė se disa dhjetėra herė. Pėr mė tepėr, gjatė historisė sė Tokės, polet magnetike kanė ndėrruar pozitėn e tyre gjatė ēdo 600 000 viteve, kėshtu qė ndėrrimi i tashėm mund tė thuhet se ėshtė vonuar - sepse nga ndėrrimi i fundit kanė kaluar 750 000 vjet.

Megjithatė, askush nuk e di se sa do tė zgjasė ky proces, e as se cilat do tė jenė saktėsisht pasojat e tij. Sepse, po qe se ndėrrimi zgjat disa qindra ose disa mijėra vjet, atėherė dobėsimi i magnetizimit pėrcjellės tė Tokės mund tė ketė pasoja tė mėdha, ngase ai mė nuk na mbron nga rrezatimi kozmik ose diellor.

Gjithashtu, ėshtė e mundur qė anomalitė magnetike, po qe se shumohen, ta pengojnė punėn e satelitėve, fluturimin e aeroplanėve, komplet sistemin GPS, e madje edhe vetė jetėn nė tokė, tė shumė llojeve tė kafshėve, tė cilat lėvizin dhe orientohen sipas “kompaseve tė brendshme”.

veriu magnetik, pra vendi nga kthehen tė gjitha gjilpėrat e busullave, ndodhet afėr, por jo saktėsisht vendit qė gjeografikisht pohohet tė jetė Poli i Veriut. Momentalisht, veriu magnetik ka lėvizur dhe ai tani ndodhet diku nė brigjet e ishullit Elsmer.

Marinarėt e shfrytėzuan kompasin me shekuj veriun pėr tė naviguar nėpėr det, megjithėse ai ėshtė zėvendėsuar me tė madhe nga sistemi GPS, edhe pse kompaset edhe mė tej mbeten mjet qė shfrytėzohet gjatė orientimit nėnujor ose mbiujor.

Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fundi i botes

Mesazh  Jon prej 16.02.10 19:07

Toka s’do shkatėrrohet nė 21 dhjetor 2012



Arsyet qė shpjegojnė se planeti ynė s’do lėvizė nga vendi pėr shumė kohė

Viti 2012 qė parashikon fundin e botės e teori tė tjera tė kėtij lloji janė shumė nė modė kohėt e fundit. Sipas kalendarit tė Majave bota siē e njohim ne do marrė fund rreth 21 dhjetorit 2012. E nėse kjo s’ndodh kemi rezerva pa fund tė kėsisoj teorish qė gjithsesi na e kanė taksur fundin nė njė mėnyrė a tjetėr.

Por, ka disa arsye qė mund te na japin shpresė se jeta jonė do vazhdojė edhe pas vitit 2012, tė cilat kundėrshtojnė pikėrisht arsyet se pse bota do marrė fund nė kėtė vit. Nė radhė tė parė sepse ndryshimi i poleve magnetike nuk ėshtė katastrofik.

Duket si qindra mijėra vjet mė parė fusha magnetike u tokės u reduktua nė thuajse asgjė e mė pas u rishfaq gradualisht ndėrkohė qė poli i veriut dhe i jugut u zhvendosėn.

Kjo zhvendosje nuk ėshtė veēanėrisht e rrezikshme, por mungesa e fushės magnetike mund tė dėmtojė jetėn nė planet sepse zgjatja e periudhės sė pakėsimit tė mbrojtjes magnetike lejon stuhitė meteorike dhe rrezet kozmike tė diellit tė godasin atmosferėn e tokės.

Por shkencėtarėt kanė arritur nė pėrfundimin se ne e kemi kaluar njė ngjarje tė tillė dhe kanė vėnė re se fusha jonė magnetike ėshtė rritur me pesė pėrqind nė shekullin e shkuar, ndaj dhe ka kohė qė cikli tė pėrfundojė.

Pra ėshtė diēak pėr tė cilėn s’kemi pse shqetėsohemi pėr disa qindra mijėra vjet. Sė dyti, sepse rritja e aktivitetit tė njollave tė diellit nė vitin 2012 nuk do ketė ndonjė efekt tė dėmshėm nė planetin tonė.

Siē e di ēdo nxėnės shkolle dielli ynė nxjerr vazhdimisht shtėllunga gazi plazme tė nxehtė prej mijėra kilometrash nė hapėsirė, tė cilat atmosfera jonė i mban larg prej nesh.

Nga njėherė kėto shtėllunga janė mė tė mėdha se normalja, por gjithsesi janė ato qė ne i quajmė flakėrima diellore. Fatmirėsisht, kėto shpėrthime tė mėdha magnetike qė bombardojnė tokėn me njė rrekė grimcash subatomike shkrihen nga atmosfera e planetit dhe fusha magnetike ndaj ne rrallė i ndiejmė efektet e shpėrthimeve plazmike, pėrveē rritjes sė shkėlqimi tė dritave tė Veriut dhe Aurora Borealis.

Njė arsye tjetėr ėshtė sepse polet e tokės nuk zhvendosen dhe as orbita e planetit nuk shformohet. Disa individė pretendojnė se polet fizike tė planetit janė gati tė ndėrrojnė vend ose se forcat gravitacionale tė planetėve tė tjerė mund tė ndikojnė tek orbita e tokės dhe kjo tė ndryshojė klimėn dhe mjedisit.

Fatmirėsisht, forcat gravitacionale qė ndikojnė nė planetin tonė dhe vendin e tij nė sistemin diellor janė mandatar nga ligjet e Njutonit mbi mekanikėn planetare dhe nuk mund tė ndryshojnė pa ndonjė ngjarje ekstremisht dramatike qė mund tė ndodhė nė miliarda vjet, siē ėshtė pėrplasja e njė hėne tė vogėl ose njė gropė e zezė masive qė mbėrrin nė sistemin e diellor, gjė qė do dihej shumė mė pėrpara se tė ndodhte sepse avancimi do ishte aq gradual sa do duheshin shekuj pėr tė krijuar njė impakt.

Disa tė tjerė pretendojnė se tokės po i vjen fundi dhe se njerėzimi do marrė fund si rezultat i ndryshimeve klimaterike tė shkaktuara nga vetė njeriu.

Sipas kėsaj teorie do shkrijnė akujt nė pole, do rritet niveli i oqeaneve dhe deteve e ndryshimi i klimės do ndryshojė dhe jetesėn nė planet. Edhe nėse njė gjė e tillė ndodh, komuniteti shkencor pranon se ky ndryshim do ndodhte aq gradualisht sa do i jepte kohė njerėzve tė ambientoheshin.

Madje, ekziston njė mundėsi qė planeti mė i nxehtė mund tė ketė mė shumė pėrfitime sepse mund tė rrisė sasinė e tokės sė lėrueshme nė Siberi dhe Amerikėn e Veriut. Nė ēdo rast viti 2012 s’ka ndonjė ndikim nė kėtė rast.

Sepse Majat s’kanė thėnė se do ndodhte

Majat kanė pasur shumė kalendarė nė pėrdorim e njėri prej tyre njihet si ai qė mat periudha tė gjata kohore. Sipas kėtij kalendari (i cili njihet prej shumė kohėsh nga arkeologėt) “dielli i pestė” i tokės do merrte fund nė solsticin dimėror tė vitit 2012, kohė kur do fillonte njė cikėl i ri.

Kjo ka ngjallur shumė debat, por me konsensus tė pėrgjithshėm ėshtė arritur nė pėrfundimin se ata nuk flisnin pėr ngjarje katastrofave. Ka shumė gjasa qė ata ta kenė konsideruar si rinovim shpirtėror, i cili nuk duket dhe aq i rrezikshėm.

Sepse ndryshimi i poleve magnetike nuk ėshtė katastrofik

Duket si qindra mijėra vjet mė parė fusha magnetike u tokės u reduktua nė thuajse asgjė e mė pas u rishfaq gradualisht ndėrkohė qė poli i veriut dhe i jugut u zhvendosėn.

Kjo zhvendosje nuk ėshtė veēanėrisht e rrezikshme, por mungesa e fushės magnetike mund tė dėmtojė jetėn nė planet sepse zgjatja e periudhės sė pakėsimit tė mbrojtjes magnetike lejon stuhitė meteorike dhe rrezet kozmike tė diellit tė godasin atmosferėn e tokės.

Por shkencėtarėt kanė arritur nė pėrfundimin se ne e kemi kaluar njė ngjarje tė tillė dhe kanė vėnė re se fusha jonė magnetike ėshtė rritur me pesė pėrqind nė shekullin e shkuar, ndaj dhe ka kohė qė cikli tė pėrfundojė. Pra ėshtė diēka pėr tė cilėn s’kemi pse shqetėsohemi pėr disa qindra mijėra vjet.

Rritja e aktivitetit tė njollave tė diellit nė vitin 2012 nuk do ketė ndonjė efekt tė dėmshėm nė planetin tonė.

Siē e di ēdo nxėnės shkolle dielli ynė nxjerr vazhdimisht shtėllunga gazi plazme tė nxehtė prej mijėra kilometrash nė hapėsirė, tė cilat atmosfera jonė i mban larg prej nesh. Nga njėherė kėto shtėllunga janė mė tė mėdha se normalja, por gjithsesi janė ato qė ne i quajmė flakėrima diellore.

Fatmirėsisht, kėto shpėrthime tė mėdha magnetike qė bombardojnė tokėn me njė rrekė grimcash subatomike shkrihen nga atmosfera e planetit dhe fusha magnetike ndaj ne rrallė i ndiejmė efektet e shpėrthimeve plazmike, pėrveē rritjes sė shkėlqimi tė dritave tė Veriut dhe Aurora Borealis.

Sepse polet e tokės nuk zhvendosen dhe as orbita e planetit nuk shformohet

Disa individė pretendojnė se polet fizike tė planetit janė gati tė ndėrrojnė vend ose se forcat gravitacionale tė planetėve tė tjerė mund tė ndikojnė tek orbita e tokės dhe kjo tė ndryshojė klimėn dhe mjedisit.

Fatmirėsisht, forcat gravitacionale qė ndikojnė nė planetin tonė dhe vendin e tij nė sistemin diellor janė mandatar nga ligjet e Njutonit mbi mekanikėn planetare dhe nuk mund tė ndryshojnė pa ndonjė ngjarje ekstremisht dramatike qė mund tė ndodhė nė miliarda vjet, siē ėshtė pėrplasja e njė hėne tė vogėl ose njė gropė e zezė masive qė mbėrrin nė sistemin e diellor, gjė qė do dihej shumė mė pėrpara se tė ndodhte sepse avancimi do ishte aq gradual sa do duheshin shekuj pėr tė krijuar njė impakt.

Sepse ndryshimi i klimės sė tokės ėshtė njė proces gradual, me tė cilin jetesa adoptohet pėrgjatė rrugės

Disa pretendojnė se tokės po i vjen fundi dhe se njerėzimi do marrė fund si rezultat i ndryshimeve klimaterike tė shkaktuara nga vetė njeriu. Sipas kėsaj teorie do shkrijnė akujt nė pole, do rritet niveli i oqeaneve dhe deteve e ndryshimi i klimės do ndryshojė dhe jetesėn nė planet.

Edhe nėse njė gjė e tillė ndodh, komuniteti shkencor pranon se ky ndryshim do ndodhte aq gradualisht sa do i jepte kohė njerėzve tė ambientoheshin. Madje, ekziston njė mundėsi qė planeti mė i nxehtė mund tė ketė mė shumė pėrfitime sepse mund tė rrisė sasinė e tokės sė lėrueshme nė Siberi dhe Amerikėn e Veriut. Nė ēdo rast viti 2012 s’ka ndonjė ndikim nė kėtė rast.

Sepse njerėzit qė flasin pėr fundin e botės nuk e dinė se ēfarė flasin

Fatkeqėsisht qeniet njerėzore kanė tendencėn tė investojnė autoritet drejt njerėzve qė i bindin se janė “ekspertė” profecish ose se kanė ndonjė njohuri tė fshehur qė tė tjerėt s’e kanė e qė i lejon ato tė lexojnė tė ardhmen.

Shumė prej kėtyre njerėzve janė individė tė sinqertė qė keqinterpretojnė tekstet e biblės, ndėrsa tė tjerė janė tė ēmendur deluzionalė qė thjesht duan tė pėrfshijnė tė tjerėt nė botėn e tyre tė fantazisė. Disa tė tjerė janė sharlatanė tė paskrupullt qė duan tė fitojnė para nė kurriz tė tė tjerėve.

Gjithsesi ideja ėshtė se askush nuk e di se ēfarė rezervon pėr ne e ardhmja nėse s’kanė njė gradė shkencore pėr ta ditur.

Sepse “The Bible Code” ėshtė njė labirint rrengjesh

Gazetari Michael Drosnin, autor i “The Bible Code” pretendon se dikush mund tė gjejė kuptim dhe data e fjalė qė kanė kuptime tė fshehura nė fjalėt e testamenti i vjetėr, tė cilat nuk janė tė rastėsishme.

Njė prej kėtyre, sipas tij sugjeron se planeti do goditet nga njė kometė nė vitin 2012 e pasojat e kėsaj goditjeje mund tė imagjinohen. Gjithsesi, kritikėt e kanė kundėrshtuar metodologjinė e Drosnin si njė labirint rrengjesh, duke demonstruar se fjalė dhe fraza tė kuptimta mund tė gjenden nė ēdo tekst nėse pėrdoret njė metodologji e caktuar. Nė tė rast, viti 2012 bie sėrish poshtė.

Sepse toka nuk shkatėrrohet aq lehtė

Sigurisht qė ka shumė gjėra qė mund ta vėnė pėrfund planetin tonė, por nė fakt toka ėshtė shumė herė mė e fortė sesa pretendohet prej disave. Mos tė harrojmė se ajo s’ka lėvizur nga vendi i saj pėr miliarda vjet, i ka rėnė orės pėrqark shumė herė e ndihmuar nga asteroidėt dhe kometat, ka duruar ndryshime klimaterike ta shkallės biblike e madje i ka mbijetuar dhe pėrplasjes me njė planet tjetėr qė krijoi dhe hėnėn tonė e sėrish vazhdon tė funksionojė. Ndaj s’mund tė mendojmė se shkrirja e akujve nė pole dhe disa armė bėrthamore mund ta shkatėrrojnė.

Sepse profecitė e fundit tė botės gjithnjė kanė rezultuar tė rreme

Deri tani ka pasur me qindra data qė janė zgjedhur pėr tė shėnuar fundin e botės. Ato janė thėnė e stėrthėnė nga liderė fetarė, nga njerėz qė u ėshtė shfaqur nga njė forcė mė e lartė data e saktė e fundit tė njerėzimit, por deri tani asnjė prej kėtyre s’ka rezultuar e vėrtetė.

Atėherė pse vazhdojmė t’i besojmė ata qė thonė se jeta jonė mbi tokė do pėrfundojė nė vitin 2012? A do ishte e mundur tė besonit njė doktor, i cili s’ka diagnostifikuar kurrė mė parė nė mėnyrė tė saktė njė pacient? Atėherė pse duhet tė besojmė ata qė thonė se shumė shpejt ne do zhdukemi qė kėtu.

Sepse Nostradamusi s’e ka pėrmendur kurrė vitin 2012

Ėshtė besuar shumė se Nostradamusi ka parashikuar se bota do merrte fund nė vitin 2012, ēka koincidon me datėn e Majave qė parashikon dhe fundin tonė. Por nė fakt, nuk ka asnjė vend ku Nostradamusi pėrmend vitin 2012 si fundin e njerėzimit mbi tokė, e madje nuk pėrmend as dhe ndonjė datė afėr kėtij viti.

Nė fakt, parashikimet e tij shtrihen deri nė vitin 3797, datė qė duket mjaft larg nga koha nė tė cilėn jetojmė.

Prapėseprapė, shkrimet e Nostradamusit janė aq tė errėta sa gjithsesi ėshtė e vėshtirė tė gjesh se ē’ka dashur tė thotė. Pjesa mė e madhe e tyre i referohen ngjarjeve tė kohės kur ai ka qenė gjallė.

Jon

1315


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fundi i botes

Mesazh  olsi ylli prej 19.02.10 0:52

Sipas mendimit te gjitha keto tregohen aq bukur sic mbaj mend kur isha i vogel dhe gjyshja me tregonte perralla.

Per mendimin tim keto nuk jane gje tjeter vecse dokrra ne kohera te ndryshme qe secili ne kohen e vete per perfitime te ndryshme, dhe mendoj qe viti 2012 nuk do te ndodhi asgje por te pakten te ecim me shpresen qe Shqiperia (Albania), te futet ne bashkimin europian dhe 2012 te jete viti i mbare per gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen.

Normalisht sic dihet qe sa te ekzistoje dielli qe mendohet te shuhet mbas 5000 milirad vitesh aq do kete jete ne planetin toke, vetem nqs ne njerezit e ketij planeti nuk e shkaterrojme vete me doren tone, dmth qe ne njerezit e kemi ne dore kete gje.

Faleminderit per mundesin qe na keni dhene per te shprehur mendimin tone per kete ceshtje kaq te rendesishme, dhe nje here falenderoj stafin e explorerunivers, qe jane te papare,. gjithe te mirat njerez ju uroj fat ne punet tuaja dhe ne cdo gje ju pershendes, ciao......

olsi ylli

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fundi i botes

Mesazh  Neo prej 21.02.10 21:30

Teoritė mė ēuditshme tė fundit tė botės

Teoritė e fundit tė botės duket se gėlojnė kohėt e fundit.

E filmi 2012 qė ėshtė shfaqur sė fundmi nė kinema i ka ndezur akoma mė shumė fatalistėt shpresėplotė. Por, cilat janė teoritė mė tė ēuditshme tė pėrfundimit tė jetės nė planetin tonė? Teoria e planetit misterioz X ka disa kohė qė ėshtė zbuluar.

Supozohet qė planeti X tė jetė rreth 100 herė mė i madh se toka dhe me njė orbitė masive prej 3600 vjetėsh. Dhe kur tė afrohet nėpėrmjet sistemi tė brendshėm diellor mund tė shkaktojė katastrofė kataklizmike nė planetin tonė. Ai ėshtė aq masiv sa mund t’i kthejė polet e tokės nė anė tė kundėrta, ose dhe tė ndalojė rrotullimin e saj. Efekti serė ėshtė njė prej gjėrave, sė cilės i jemi drejtuar.

Nė disa dekada klima jonė mund marrė fund. Temperaturat mund tė rriten me shpejtėsi duke shkrirė akujt dhe duke e kthyer klimėn e planetit tonė tė krahasueshme me atė tė Venusit. Tė gjithė kemi njohuri pėr ngrohjen globale dhe nė dhjet vjetėt e fundit nuk ka pasur gazetė qė s’ka shkruar diēka pėr tė thuajse ēdo ditė. Nė botėn ku jetojmė ne perceptojmė realen.

Ashtu si filmi “The Matrix” ne jemi vetėm simulim. Teoria Matrix pretendon se fakti qė universi ėshtė i rregulluar nė mėnyrė aq precize pėr tė ndihmuar jetėn ėshtė njė koincidencė astronomike. Marrim pėr shembull forcėn brenda atomeve bėrthamore.

Nėse forca brenda tyre bėhet vetėm pak mė e shpejtė atėherė nuk ekzistojmė mė. Siē dihet, ka shumė meshkuj dhe femra qė nuk mund tė sjellin nė jetė fėmijė. Por numri i kėtyre njerėzve po rritet akoma mė shumė dhe me shpejtėsi tė frikshme. Specialistėt kanė parashikuar se ky ėshtė njė problem serioz pėr tė ardhmen e specieve tona.

Njė prej arsyeve tė shterpėsisė ėshtė ndotja. Njė tjetėr ėshtė se evolucioni ka vendosur se kush mund tė ketė fėmijė dhe kush jo. Dhe rezulton se kjo ėshtė njė zhdukje e avashtė e njerėzve. Kolapsi i vakumit tė kuantit sugjeron se shkencėtarėt do tė shkatėrrojnė planetin. Vitin e kaluar ishte nė tė gjitha lajmet dhe mendohej se vakumi i kuantit mund tė shkatėrronte planetin.

Nė fakt ky ėshtė gabim, sepse ai nuk mund tė shkatėrrojė vetėm planetin, por gjithė universin. E mira ėshtė se vakumi i kuantit mund ta fshijė faqen nga vendi i saj nė njė sekond e shkatėrrimi nuk do jetė i dhimbshėm. konstanteve, “konstantja e strukturės sė pėrsosur” duke se po zmadhohet gjithnjė e mė shumė. Kjo nxiti njė debat masiv nė fizikė, i cili vazhdon sot e kėsaj dite, ndėrkohė qė ka tė dhėna se konstante tė tjera po lėvizin. Kjo do tė thotė se universi mund tė marrė fund.

Tė gjithė yjet tė shuhen nė sekonda dhe gjithēka tė errėsohet. Shumė gjėra tė ēuditshme mund tė ndodhin mė pas.

Zhdukja ėshtė njė prej teorive qė vjen nga goja e zyrtarėve tė lartė tė Kombeve tė Bashkuara, agjencive qeveritare dhe shkencėtarėve dhe ėshtė nė disa raporte qė asnjė njeri i thjeshtė s’mund t’i lexojė. Kjo thonė se nė tre gjenerata bota do ketė njė tė tretėn e popullsisė qė ka tani. Dhe se do vijė duke u pakėsuar. Nuk bėhet fjalė pėr njė virus. As pėr ndonjė kometė.

Puna ėshtė se njerėzit nuk do kenė mė fėmijė. Sepse me pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės dhe teknologjisė nevoja pėr fėmijė do zhduket. Ēėshtja e drithit mund tė duket shumė idiote, por merret shumė seriozisht nga shkencėtarėt.

Njė ditė planeti jonė do mbulohet krejtėsisht nga gruri. Ushqimi i vetėm do jetė buka. Drithėrat do zėnė vendin e ēdo lloj tė mbjelle tjetėr dhe pyjet do kthehen nė fusha tė mėdha drithi e toka si pasojė do kthehet nė njė shkretėtirė tė madhe pej drithi. Kjo pėr arsye se biologėt besojnė se njė ditė raca njerėzore do krijojė GM, nėnėn e tė gjithė drithėrave, e cila do i japė fund njerėzimit.

Teksa teknologjia bėn progres gjithēka bėhet mė e vogėl. Shumė shpejt ne do hyjmė nė mbretėritė e teknologjisė nano. Nanobotėt do jenė robotė mikroskopikė tė ndėrtuar pėr tė bėrė ēdo lloj detyre, veēanėrisht nė fushėn mjekėsore.

Ato do jenė nė gjendje tė rivendosin atomet dhe tė bėjnė ujė nga rėra. Por e vetmja mėnyrė pėr t’i bėrė ėshtė tė pėrdorėsh nanobotėt nė mėnyrė qė ato tė kopjojnė botėn. Por nėse padashur njė prej tyre flaket tutje, brenda 72 orėsh ēdo atom nė tokė do jetė kthyer nė Nanobot.

Rreziku nga planeti X

Teoria e planetit misterioz X ka disa kohė qė ėshtė zbuluar. Supozohet qė planeti X tė jetė rreth 100 herė mė i madh se toka dhe me njė orbitė masive prej 3600 vjetėsh. Dhe kur tė afrohet nėpėrmjet sistemi tė brendshėm diellor mund tė shkaktojė katastrofė kataklizmike nė planetin tonė. Ai ėshtė aq masiv sa mund t’i kthejė polet e tokės nė anė tė kundėrta, ose dhe tė ndalojė rrotullimin e saj.

Efekti serė

Ky ėshtė njė prej gjėrave, sė cilės i jemi drejtuar. Nė disa dekada klima jonė mund marrė fund. Temperaturat mund tė rriten me shpejtėsi duke shkrirė akujt dhe duke e kthyer klimėn e planetit tonė tė krahasueshme me atė tė Venusit. Tė gjithė kemi njohuri pėr ngrohjen globale dhe nė dhjet vjetėt e fundit nuk ka pasur gazetė qė s’ka shkruar diēka pėr tė thuajse ēdo ditė.

Matrix

Nė botėn ku jetojmė ne perceptojmė realen. Ashtu si filmi “The Matrix” ne jemi vetėm simulim. Teoria Matrix pretendon se fakti qė universi ėshtė i rregulluar nė mėnyrė aq precize pėr tė ndihmuar jetėn ėshtė njė koincidencė astronomike. Marrim pėr shembull forcėn brenda atomeve bėrthamore. Nėse forca brenda tyre bėhet vetėm pak mė e shpejtė atėherė nuk ekzistojmė mė.

Problemi i shterpėsisė

Siē dihet, ka shumė meshkuj dhe femra qė nuk mund tė sjellin nė jetė fėmijė. Por numri i kėtyre njerėzve po rritet akoma mė shumė dhe me shpejtėsi tė frikshme. Specialistėt kanė parashikuar se ky ėshtė njė problem serioz pėr tė ardhmen e specieve tona. Njė prej arsyeve tė shterpėsisė ėshtė ndotja. Njė tjetėr ėshtė se evolucioni ka vendosur se kush mund tė ketė fėmijė dhe kush jo. Dhe rezulton se kjo ėshtė njė zhdukje e avashtė e njerėzve.

Pėrplasja diellore

Xhuxhi i Kuq mund tė shihet me sy tė lirė. Me kalimin e kohės do bėhet mė i dukshėm dhe njė ditė do tė na godasė. Jo nė mėnyrė direkte, por aq sa pėr tė shkatėrruar sistemin tonė diellor. Ose duke e shkatėrruar krejtėsisht nga graviteti ose duke goditur renė Oort. Reja Oort ėshtė njė mbase e madhe pluhuri solar, akulli dhe shkėmbinjsh me pėrmasa planetėsh. Mund tė imagjinohet ēfarė ndodh pas pėrplasjes.

Kolapsi i vakumit tė kuantit

Kolapsi i vakumit tė kuantit sugjeron se shkencėtarėt do tė shkatėrrojnė planetin. Vitin e kaluar ishte nė tė gjitha lajmet dhe mendohej se vakumi i kuantit mund tė shkatėrronte planetin. Nė fakt ky ėshtė gabim, sepse ai nuk mund tė shkatėrrojė vetėm planetin, por gjithė universin. E mira ėshtė se vakumi i kuantit mund ta fshijė faqen nga vendi i saj nė njė sekond e shkatėrrimi nuk do jetė i dhimbshėm.

Rritja e konstanteve

Nė vitin 2001 fizikanėt zbuluan diēka tė ēuditshme. Njė prej konstanteve, “konstantja e strukturės sė pėrsosur” duke se po zmadhohet gjithnjė e mė shumė. Kjo nxiti njė debat masiv nė fizikė, i cili vazhdon sot e kėsaj dite, ndėrkohė qė ka tė dhėna se konstante tė tjera po lėvizin. Kjo do tė thotė se universi mund tė marrė fund. Tė gjithė yjet tė shuhen nė sekonda dhe gjithēka tė errėsohet. Shumė gjėra tė ēuditshme mund tė ndodhin mė pas.

Zhdukja

Zhdukja ėshtė njė prej teorive qė vjen nga goja e zyrtarėve tė lartė tė Kombeve tė Bashkuara, agjencive qeveritare dhe shkencėtarėve dhe ėshtė nė disa raporte qė asnjė njeri i thjeshtė s’mund t’i lexojė. Kjo thonė se nė tre gjenerata bota do ketė njė tė tretėn e popullsisė qė ka tani. Dhe se do vijė duke u pakėsuar. Nuk bėhet fjalė pėr njė virus. As pėr ndonjė kometė. Puna ėshtė se njerėzit nuk do kenė mė fėmijė. Sepse me pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės dhe teknologjisė nevoja pėr fėmijė do zhduket.

Ēėshtja e drithit

Ēėshtja e drithit mund tė duket shumė idiote, por merret shumė seriozisht nga shkencėtarėt. Njė ditė planeti jonė do mbulohet krejtėsisht nga gruri. Ushqimi i vetėm do jetė buka. Drithėrat do zėnė vendin e ēdo lloj tė mbjelle tjetėr dhe pyjet do kthehen nė fusha tė mėdha drithi e toka si pasojė do kthehet nė njė shkretėtirė tė madhe pej drithi. Kjo pėr arsye se biologėt besojnė se njė ditė raca njerėzore do krijojė GM, nėnėn e tė gjithė drithėrave, e cila do i japė fund njerėzimit.

Hipoteza e “Grey Goo”

Teksa teknologjia bėn progres gjithēka bėhet mė e vogėl. Shumė shpejt ne do hyjmė nė mbretėritė e teknologjisė nano. Nanobotėt do jenė robotė mikroskopikė tė ndėrtuar pėr tė bėrė ēdo lloj detyre, veēanėrisht nė fushėn mjekėsore. Ato do jenė nė gjendje tė rivendosin atomet dhe tė bėjnė ujė nga rėra. Por e vetmja mėnyrė pėr t’i bėrė ėshtė tė pėrdorėsh nanobotėt nė mėnyrė qė ato tė kopjojnė botėn. Por nėse padashur njė prej tyre flaket tutje, brenda 72 orėsh ēdo atom nė tokė do jetė kthyer nė Nanobot.

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1447


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 11 e 48 Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 29 ... 48  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi