SHBA-te sponsorizuan Fundamentalizmin Islamik

Shko poshtė

SHBA-te sponsorizuan Fundamentalizmin Islamik

Mesazh  M986 prej 23.09.12 21:31

Shtetet e Bashkuara sponsorizuan “Fundamentalizmin Islamik”: Rrėnjėt e Aleancės SHBA-Vehabiste

Shkruar nga Benjamin Schett


Aleanca mes Shteteve tė Bashkuara dhe Mbretėrisė sė Arabisė Saudite ndihmoi pėrhapjen e ideologjisė sė Islamit Sunni fundamentalist nė mbarė globin. Mazhoranca e viktimave nuk janė qytetarė tė Vendeve perėndimore, por qytetarė tė vendeve qė Elita e Shteteve tė Bashkuara i konsideron si kėrcėnim tė interesave tė tyre ekonomike dhe gjeopolitike. Shumė viktima tė ekstremizmit sunni (shpesh tė quajtur Vehabizėm apo Selefizėm) janė nė fakt myslimanė (shpesh me njė sfond tė majtė shekullar apo politikė nacionaliste), sunni tė moderuar apo anėtar tė besimit shiit Islamik.

Ky artikull i ėshtė adresuar historisė sė fundamentalizmit Vehabist dhe shembujve tė Afganistanit nė tė 80-tat, si dhe gjendjes aktuale nė Siri. Qė tė dy rastet ilustrojnė pėrgjegjėsinė amerikane pėr shkatėrrimin e shoqėrive shekullare, sociale progresive nė Botėn islame dhe kudo.

Origjina e Vehabizmit

Ideologjia Vehabiste i shėrben interesave tė SHBA-ve pėr disa arsye. Pasuesit e saj me perceptim arkaik i bėn ata qė tė kundėrshtojnė ēdo lloj progresi nė ndryshimet shoqėrore. Prandaj ata janė mirė tė pajisur qė tė shtyjnė prapa lėvizjet socialiste, shekullare apo nacionaliste, varėsia e orientuar politike e tė cilėve paraqet kėrcėnim pėr agjendėn gjeopolitike amerikane. Edhe pse Vehabizmi me siguri nuk ėshtė pėrfaqėsues i shumicės sė myslimanėve sunitė, myslimanėt vehabist janė ekstremistė suni, qė i bėn ata tė mirėmbajnė njė qėndrim tejet armiqėsor ndaj islamit Shiit.

Pas pushtimit tė vitit 2003 tė Irakut, qė rrėzoi regjimin shekullar-nacionalist tė Sadam Huseinit (Suni), ndikimi i Shiitėve dominoi Iranin qė rriti dhe shkaktoi njė fuqi tė caktuar nė favor tė islamit Shiit nė rajon. Gjatė prezantimit tė forcuar Shiit, aktivitetet amerikane nė Lindjen e mesme janė drejtuar drejtpėrsėdrejti kundėr interesave Shiite. Emancipimi i privuar Shiit i masave nė Irak, Bahrejn, Jemen apo Liban janė nė kundėrshtim me aspiratat nga ana e SHBA-ve, aleatė kryesor tė nė rajon (pranė Izraelit) pėrbėhen nga regjimet shtypėse dhe grupe terroriste.

Nė rastin e Sirisė, Presidenti Bashar Al-Asad (njė aleat i Iranit) dhe shoqėria shekullare siriane nė veēanti ndjell urrejtjen e ekstremistėve. Fakti qė Al-Asadi i pėrket minoritetit Aleuit (njė grupi mistik religjioz dhe njė dege tė Islamit Shiit) e bėn atė tė papranueshėm pėr parinė Vehabiste.

Duke portretizuar Sirinė e sunduar nga minoriteti Aleuit (sikurse disa gazetarė tė pėrgjithshėm tentojnė pėr ta bėrė) do tė jetė gjithsesi e gabuar. Sikurse Mehdi Darius Nazamroaja ka vėnė nė dukje, nė mesin e zyrtarėve tė lartė sirian tė vrarė nga njė sulm terrorist mė 18 korrik tė vitit 2012, suni dhe tė krishterė nuk mund tė gjendeshin mes Aleuitėve.

Prandaj ėshtė me rėndėsi shqyrtimi i sfondit tė kėtyre armiqve tė shekullarizimit, shoqėrisė shumė fetare dhe progresit. Vehabizmi ėshtė nė veēanti njė degė e Islamit Suni qė ėshtė themeluar nė mes tė shekullit tė 18 nga Muhamed ibn Abd al-Vahabi, njė teolog i cili propagandonte luftė tė shenjtė dhe “pastrimin” e Islamit. Njė nga inspirimet e tij ishte Ibn Tejmije (1263-1328), njė dijetar i hershėm fundamentalist qė kundėrshton ēdo lloj debati intelektual qė diferenconte mes fjalės sė Perėndisė dhe interpretimit tė saj.

Idetė e Al-Vahabit mund tė ishin harruar gjatė historisė nėse ai nuk do tė bėnte njė pakt me Muhamed ibn Saud, emirin e Al-Darijes dhe njė sundues i shtetit tė parė Saud mė 1744.

Sipas Robert Dreyfuss, Aleanca Saudi-Vehabi:

“...filloi njė kampanjė tė vrasjes dhe plaēkitjes nė mbarė Arabinė, fillimisht Arabinė qendrore, pastaj Asir-in dhe Arabinė jugore dhe pjesė tė Jemenit, dhe pėrfundimisht Rijadin dhe Hizhazin. Mė 1802 ata sulmuan qytetin e shenjtė shiit tė Qerbelasė ku sot gjendet Iraku, duke vrarė shumicėn e popullatės sė qytetit, duke shkatėrruar kubet mbi varrin e themeluesit tė Shiizmit, dhe plaēkitje tė pronės, armėve, veshjeve, qilimave, arit, argjendit dhe kopjeve tė ēmuara tė Kuranit.”

Nė mėnyrė qė tė mbajnė fenė “tė pastėr”, nga ndikimet e filozofisė Greke, Krishterimi dhe Judaizmi duhej tė shfarosen. Intelektualėt, artistėt, shkencėtarėt dhe sundimtarėt progresi ishin shpallur armiq qė nuk gėzonin tė drejtėn e jetės.

Shkoi mė tej pa thėnė se ideja e pėrfaqėsimit tė mėsimeve tė pastėrta tė Islamit ishte e ndjekur me fanatizėm; Luftėtarėt Vehabist luftonin qė tė pėrhapnin jetėn arkaike qė mund tė gjendej brenda kulturės arabe.

Nė gjysmėn e dytė tė shekullit 19, imperializmi britanik zbuloi se shtėpia e Al Saud mund tė jetė nė avantazh tė aleancės qė do tė merrte ndikim nė Lindjen e Mesme.

Riadi ishte i pushtuar nga Sulltani Osman mė 1818. Al Saudėt u kthyen nė pushtet mė 1823, por zona e kontrollit ishte e kufizuar kryesisht nga zemra Saudite nė rajonin e Nexhd-it, e njohur si shtetit i dytė saudit. Mė 1899 Britanikėt i ndihmuan Al Saudėt qė tė themelojnė njė bazė nė protektoratin e Kuvajtit, qė tė ripushtojnė Riadin, qė ishte nėn kontrollin e dinastisė pro-Osmane Al Rashid.

Motivimi i Britanisė qė tė merr ndikim nė Lindjen e Mesme fillimisht ishte shkaktuar nga pikėpamja se Arabia dhe Gjiri ishin “njė lidhje e zinxhirit qė fillonte nga Suezi deri nė Indi, dy spirancat e perandorisė.” Rezervat e naftės janė zbuluar nė 1930-tat.

Britania e Madhe u bė vendi i parė njė njohu Arabinė Saudite tė re si njė shtet tė pavarur, duke themeluar kufijtė aktual nė vitin 1932. Njė “Traktat pėr Miqėsi dhe Mirėkuptim” mes Kurorės Britanike dhe Monarkut Saudit ėshtė firmosur veē mė nė vitin 1927. Integrimi i qyteteve tė shenjta mė 1924, Mekės dhe Medinės brenda mbretėrisė gjatė pushtimit ushtarak kontribuoi nė vendosjen e autoritetit tė Al Saudėve mbi botėn myslimane.

Interesat e SHBA-ve nė Arabinė Saudite filluan tė rriten njashtu nė tė njėjtėn kohė, dhe njė marrėveshje me Kompaninė Kalifornia Nafta Standarde Arabe, ėshtė arritur nė vitin 1932. Ishte marrėveshja e parė e tillė nė bashkėpunim me njė kompani perėndimore tė naftės.

Nė vitet dhe dekadat nė vijim, tė hyrat nė rritje nė biznesin e naftės lejuan financimin Saudit tė institucioneve religjioze nė mbarė botėn, duke propaganduar interpretime ekstremiste tė Islamit. Fluksi i petro-dollarit ishte me rėndėsi tė madhe pėr Elitėn Saudite, qė pėrfituan njė jetė luksoze dhe nė tė njėjtėn kohė mirėmbajtėn njė aleancė me bazėn Vehabiste. Ata njashtu ruajtėn lidhjet zyrtare me SHBA-nė, qė mirėpriti naftėn Saudite si dhe Islamin radikal, pėrderisa ėshtė drejtuar kundėr atyre qė qėndronin nė rrugėn e agjendės gjeopolitike tė Amerikės.

“Ndihma e jashtme” e financuar nga Mbretėria ishte e madhe, sipas ekspertit pėr “anti-terrorr” nga SHBA-tė Aleks Aleksiev (edhe pse ai nuk vė nė dukje pėrfshirjen amerikane nė pėrhapjen e terrorit Vehabist):

“Ndėrmjet 1975 dhe 1987, Saudėt pranojnė se kanė harxhuar 48 miliardė $ apo 4 miliardė $ pėr vit pėr ndihmėn e zhvillimit tejoqeanik”, njė figurė qė gjatė fundit tė vitit 2002 u rrit nė rreth 70 miliardė $ (281 milardė rial saudit). Kėto shuma janė raportuar si ndihmė e shtetit saudit dhe nuk pėrfshijnė donacione private qė njashtu janė distribuuar nga lėmoshat e kontrolluara nga shteti. Shuma tė tilla tronditėse nė llogaritė e terroristėve, saudiėt pretendojnė se i kanė ngrirė pas 9/11”.

Njė raport nga Shtatori i vitit 2009, i bėrė nga Qeveria e Shteteve tė Bashkuara, vė nė dukje rėndėsinė historike tė marrėdhėnieve SHBA-Saudi:

“Marrėdhėniet mes Shteteve tė Bashkuara dhe Arabisė Saudite kanė njė kontekst tė gjatė historik. Qė nga themelimi i shtetit modern Saudit mė 1932, dhe gjatė Luftės sė Ftohtė, qeverisė e Shteteve tė Bashkuara dhe Arabisė Saudite kanė zhvilluar njė lidhje tė bazuar nė interesa tė pėrbashkėta, duke pėrfshirė prodhimin e energjisė dhe luftėn kundėr komunizmit. Pėr shembull, edhe Arabia Saudite edhe Shtetet e Bashkuara u bėnė mbėshtetės sė Muxhahidinėve Afgan kundėr pushtimit Sovjetik tė vitit 1979.”

Saudia mbėshtet ideologjinė arkaike si njė nxitje pėr mijėra tė rinj konfuz qė marrin trajnim ushtarak nė Pakistan nė 1980-tat, nga ku dhe ata u dėrguan nė Afganistan qė tė vrasin rusėt.

“Lufta e Shenjtė” Amerikane kundėr BRSS-sė nė Afganistan

Nė njė intervistė tė famshme nga viti 1998, ish Kėshilltari i Sigurisė Kombėtare i Presidentit Karter dhe strategu gjeopolitik, Zbigniew Brezezinski, hapur pranuan se agjenda e fshehur e SHBA-ve pėr pėrfshirje nė luftė mes trupave sovjetik dhe Muxhahidinėve Afgan (1979-1988) ishte pėr “kthimin e luftės sė Vietnamit ndaj BRSS-sė.” Ai njashtu pranoi se mbėshtetja amerikane e luftėtarėve islamit nė Afganistan veē mė kishte filluar gjashtė muaj para fillimit tė intervenimit Sovjetik qė tė krijohet njė kurth qė do tė ēonte nė rėnien e BRSS-sė. Asgjė lidhur me kėtė nuk vlen pėr tė shprehur keqardhje, sipas Z.Brezinski, as madje edhe aleanca amerikane me Islamin radikal:

“Ēfarė ėshtė mė e rėndėsishmja pėr historinė e botės? Talibanėt apo rėnia e Perandorisė Sovjetike? Disa mysliman tė trazuar apo ēlirimi i Evropės Qendrore dhe fundi i Luftės sė Ftohtė?”

Pėrveē kėsaj, regjimi i mėparshėm i Pakistanit nėn Gjeneralin Zia Ul Hak, programi politik i tė cilit pėrbėhej nga plani i “Islamizimit” tė shtetit, ishte aleati kryesor amerikan kur ishte nė pyetje trajnimi i luftėtarėve islamit. Kjo ndodhi nėn bashkėpunimin e ngushtė mes CIA-sė dhe Agjencisė inteligjencė Pakistaneze ISI (Intelegjenca ndėrmjet shėrbimeve). Indoktrinomi ideologjik i njerėzve qė duhej tė luftonin kundėr Sovjetikėve ishte dorėzuar nga medresetė e Pakistanit, shkollat e Islamit radikal (Vehabist), tė financiar nga Arabia Saudite.

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kundėr Sirisė Shekullare

Shumė skenare tė tjerė qė pėrfshijnė CIA/Saudi – terrorizmin e sponzoruar qė u zhvillua gjatė viteve tė rėnies sė Bashkimit Sovjetik (p.sh. Ēeēenia, Bosnja, Libia etj.)

Aktualisht, Siria shekullare, shumė-etnike dhe shumė-konfesionale, ėshtė nė shėnjestėr nga kėto forca tė njėjta, si dhe nga regjime reaksionare qė i takojnė Kėshillit tė Bashkėpunimit pėr Shtetet Arabe tė Gjirit dhe Turqinė. Sikurse nė luftėn e Afganistanit nė tė 80-tat, pėrfshirja amerikane nė krizėn e sirisė pretendon qė tė izoloj Iranin, dhe pėrsėri, shėnjestėr Rusinė. Nė bashkėpunim, ekstremistėt Vehabist janė duke bėrė pak nga puna sikurse edhe paraardhėsit e tyre nė shekullin e 18, qė luftojnė tė gjitha format tolerante tė Islamit.

Kjo mund tė ketė qenė arsyeja pse kryengritėsit vranė birin e autoritetit mė tė lartė islamik tė Sirisė, Musfiut tė Lartė Ahmed Bedredin Hasan? Me tė vėrtetė, pozita e Muftiut nuk ėshtė nė aleancė me ekstremizmin Vehabist, sikurse edhe ėshtė treguar nė intervistėn e vitit tė kaluar nė Der Spiegel:

“E shoh veten si mufti tė 23 milion sirianėve, jo vetėm myslimanė, por edhe tė krishterė dhe madje edhe ateistė. Unė jam njeri i dialogut. Kush e di, ndoshta njė agnostik do tė mė bind me argumente mė tė mira njė ditė, dhe unė do tė bėhem njė pa-besimtar. Dhe nėse unė jam entuziazist rreth platformės politike tė opozitės, unė njashtu mund tė ndėrroj anėt.”

Pėrveē kėsaj, disa ngjarje qė ndodhėn gjatė ditės sė dhėnies sė kėsaj interviste duhet shėnuar:

“Gjatė pasdites sė vonshme, myftiu kishte emėrtime tė tjera: vizita ngushėllimi nga familje tė krishtera dhe myslimane. Gjatė mbrėmjes, ai do tė duhet ta ngushėlloj bashkėshorten e tij edhe njė herė, e cila ėshtė plotėsisht e shqetėsuar me vdekjen e Saria-sė. Ai ishte mė i riu nga pesė djemtė, dhe i vetmi qė jetonte akoma nė shtėpi. Shokėt e Saria-sė mbajnė njė roje sarkofagut tė tij tė gurit, madje tani, katėr javė pas vrasjes sė tij. Vendi i pushimit tė tė riut mund tė gjendet nė oborrin e xhamisė modeste. Sheiku Hasan viziton kėtė vend tė pikėlluar ēdo ditė.”

Kjo sigurisht nuk korrespondon me imazhin e mediave perėndimore tė islamistėve fanatik, qė konsiderojnė vdekjen e birit tė tyre si njė nder dhe martirizim, pėrderisa ata kanė vdekur nė rrethana qė kanė shkaktuar vdekjen e “tė pafeve” njashtu. Njė sjellje e tillė ėshtė inkurajuar nga Arabia Saudite, si dhe mund tė shihet nga videoja shokuese nė You Tube. Pamjet tronditėse pėrmbajnė njė baba nė Xhedah, duke shitur birin e tij qė tė dėrgohet nė Siri si njė bombardues vetėvrasės. Edhe pse vjen nė pyetje autenticiteti i videos, shpėrthimet vetėvrasėse nė Siri janė padyshim reale.

Pėrfundim

Pėr tu siguruar, religjioni Islam paraqet kėrcėnim tė vogėl apo tė madh pėr botėn si religjionet e Judaizmit dhe Krishterimit. Megjithatė ekzistojnė xhepa tė caktuar radikal qė shfrytėzojnė dhe abuzojnė religjionin qė tė justifikojnė pėr tė praktikuar politikat totalitare qė mund tė klasifikohen si fashiste. Tentativat e tyre pėr tė shkatėrruar arsyen, progresin dhe idealet njerėzore i bėjnė ato mjete ideale pėr fiksimet mė agresive imperialiste brenda themelimit tė SHBA-ve qė tė shtyhen pėr rrėzimin e regjimit dhe pėr implementimin e agjendave tė tyre shfrytėzuese varfėruese.
avatar
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

39


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi