New Age

Shko poshtė

New Age

Mesazh  Admin prej 17.07.08 18:14

Historia e vėrtetė e ‘New Age‘

Beson nė shkencėn moderne, por e "marton" atė me astrologjinė, spiritizmin, ufologjinė dhe filozofitė e lindjes. Ėshtė besimtare, por pėrzien bashkė tė gjitha besimet, pa e vrarė mendjen pėr ortodoksi. Ndėrkohė po pėrgatitet pėr ardhjen e njė epoke tė re, atė tė Ujorit, e cila ėshtė njė ndryshim evolutiv i njerėzimit...

Filozofia e "New Age", pavarėsisht shfaqjes sė kėtij fenomeni tė "ri", i ka fillimet e saj prej mė shumė se 70 vjetėsh, madje dikush e mendon se i kalon tė 70-at. Gjithsesi, pavarėsisht kontradiktave tė shumta, ka bėrė pėr vete miliona njerėz, duke e bėrė jashtėzakonisht elegante punėn e grupit, kėrkimin e rrugėve tė reja nė fushėn e mjekėsisė, ndryshimet mes kulturave dhe ndjeshmėrinė ekologjike. Por tė gjithė bėjnė njė pyetje: kur ka lindur? Kush e prezantoi dhe cilėt janė nismėtarėt e saj?

Mosha e re e artė

Lindja e saj u prezantua nė 1937-n, kur shkrimtari ezoterik Paul le Cour, publikoi librin "Epoka e Ujorit". Sipas tij, ēdo qytetėrim do tė ndikohej nga shenja e zodiakut kur tė ndodhin ekuinoksėt e pranverės. Epoka jonė, ajo e peshqve nė tė cilėn jetojmė aktualisht, ėshtė sunduar nga besimi i krishterė dhe luftėrat vėllavrasje. Por epoka e ardhshme, ajo e ujorit, do tė sjellė nė tokė njė moshė tė re tė artė, e karakterizuar nga vėllazėria, arritjet teknologjike. Liria e mendimit, format e reja tė komunikimit, janė tė gjitha shenja qė dalėngadalė do tė fillojnė tė shfaqen.

Gjithsesi rrėnjėt e lėvizjes janė mė tė lashta: nė 1875-n, rusja Helena Petronva Blavatskij kishe themeluar nė Nju Jork Shoqėrinė Teozofike, me bindjen se tė gjitha besimet e kishin zanafillėn nga njė e vėrtetė e vetme hyjnore. Ndėrsa nė 1894-n, nė Angli, u publikua e pėrditshmja "New Age" (mes bashkėpunėtorėve shkrimtari fantashkencorė Herbert George Wells), qė ishte njė forum pėr intelektualėt.

Po hidheshin farat pėr njė filozofi qė bashkonte traditėn okultiste perėndimore dhe atė lindore: do tė kishte gjetur njė terren pjellor nė kulturėn hipi tė viteve ‘60, qė pėrjashtonte materializmin dhe rendin e deritanishėm dhe me drogat eksperimentonte "udhėtime" nė dimensione tė tjera.

Valė "energjie"

Nė vitin 1962, dy komunitete u bėnė trampolina pėr prezantimin e filozofisė sė "re", ajo e Findhorn, nė Skoci dhe ajo Esalen nė SHBA.

"Esalen Institute" u themelua nga dy intelektualė tė ndikuar nga doktrinat taoizmit dhe zen, tė cilat u pėrhapėn nė SHBA nga Alan Watts. Instituti dėshironte tė favorizonte shkėmbimin mes dy kulturave.

Fondacioni "Findhorn" u prezantua nga dy tė pasionuar pas mjekėsisė dhe bujqėsisė biologjike. Nė vitin 1970, atyre iu bashkua njė tjetėr filozof i famshėm, i cili ishte i bindur se valėt e reja tė energjisė shpirtėrore qė ai vėrente te "Findhorn" po shfaqnin ardhjen e epokės sė re. Ai u propozoi atyre tė pėrdornin njė "hedhje cilėsore" pėr ta promovuar. Pas pak kohėsh kur njerėzit do tė ishin bashkuar, ndryshimi do tė bėhej global, sigurisht nėse shumė njerėz do tė kishin bashkėpunuar nė kėtė projekt.

Njė pėr tė gjithė...

Bindja se ndryshimet kulturore ndodhin kur arrihet njė "masė kritike" njerėzish qė besojnė, bazohej mbi keqkuptimin e rezultateve tė njė eksperimenti tė bėrė nė 1952-in nė ishullin e Koshimės (nė Japoni). Disa shkencėtarė kishin hedhur nė rėrė ca kokrra patate pėr njė koloni majmunėsh. Pas pak kohėsh, Imo, njė vajzė e re, vuri re se duke larė patatet nė njė lumė, shija e tyre bėhej edhe mė e mirė. Dhjetė vite mė vonė, tė gjithė majmunėt e rinj tė Koshimės kishin mėsuar tė trukoheshin.

Por versioni "New Age" i kėsaj historie, e pėrhapur nga njė shkrimtar anglez, ėshtė njė tjetėr: nėse 99 majmunė e kishin pėrvetėsuar teknikėn pėrmes imitimit, i njėqindti e mėsoi nga njė lloj ndriēimi. "Energjia" e ēliruar nga majmunėt e parė do tė kishte nxitur njė ndryshim global, duke qenė se tė gjitha qeniet njerėzore janė tė lidhura mes tyre dhe marrin pjesė nė njė "ndėrgjegje universale".

Kjo ėshtė edhe njė nga arsyet qė ritualet "New Age" bėhen nė grup. Mė i famshmi ėshtė "Konvergjenca harmonike" e 16-17 gushtit tė 1987-ės: nė vende tė ndryshme tė botės, si nė Stonhenxh, mijėra njerėz shkojnė pėr t‘u lutur, medituar, kėnduar, kėrcyer e pėr tė kryer rituale tė tjera.

Mbėshtetėsit

Pavarėsisht emrit, brenda "New Age" nuk ka ndonjė risi tė jashtėzakonshme. Njė mbėshtetės mund ta zgjedhė vetė drejtimin e tij duke "peshkuar" mes besimeve lindore dhe teknikave psikologjike, mjekėsisė alternative, ekologjisė ose spiritualizmit. Pėr "New Age" nuk ėshtė e rėndėsishme se ku beson, mjafton tė nxisė njė mirėqenie tė brendshme, pa u shqetėsuar pėr besimin ortodoks. Njė tjetėr risi e "New Age" janė nivelet e ndryshme tė pjesėmarrjes: "konsumatorėt" ngurojnė pėr tė blerė libra dhe hajmali ‘New Age‘; "simpatizantėt" iu nėnshtrohen edhe sjelljeve tė sugjeruara; "mbėshtetėsit" bėjnė njė zgjedhje jete radikale, duke preferuar tė jetojnė nė njė komunitet.

Kanali tibetian

Pavarėsisht nga niveli i pjesėmarrjes, njė nga praktikat mė tė pėrhapura ėshtė ‘channeling‘, ose mė saktė manifestimi i qenieve jonjerėzore pėrmes njė njeriu, "channel" (kanali). Kėto bėhen zėdhėnės tė personazheve qė kanė jetuar miliona vjet mė parė, si dijetarėt indianė dhe tibetianė, apo priftėrinj tė Egjiptit tė vjetėr. Nga ky kėndvėshtrim, "New Age" ėshtė versioni "shik" i konsultave qė u kėrkohen magjistarėve dhe fallxhorėve.

Jashtėtokėsorėt nė histori

Njė argument tjetėr qė tė bie nė sy mes shkencės dhe "New Age" ėshtė besimi te jashtėtokėsorėt. Disa grupe theksojnė se shpėtimi i shpirtit do tė jetė arratisja nga toka drejt njė shtėpie tė re nė hapėsirė. Pėr tė tjerėt, jashtėtokėsorėt janė pėrfshirė edhe mė parė nė histori.

Filozofia e "New Age", pavarėsisht kontradiktave tė shumta, ka bėrė pėr vete miliona njerėz, duke e bėrė jashtėzakonisht elegante punėn e grupit, kėrkimin e rrugėve tė reja nė fushėn e mjekėsisė, ndryshimet mes kulturave

Rrėnjėt e lėvizjes janė mė tė lashta: nė 1875-n, rusja Helena Petronva Blavatskij kishe themeluar nė Nju Jork Shoqėrinė Teozofike, me bindjen se tė gjitha besimet e kishin zanafillėn nga njė e vėrtetė e vetme hyjnore

GSh

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi