Judaizmi

Shko poshtė

Judaizmi

Mesazh  Jon prej 16.07.08 19:50

Judaizmi



Judaizmi ėshtė feja e popullsise hebraike (ēifute) me rreth 15 milione besimtare .

Eshte nje nga besimet e para monoteiste te regjistruara nė historinė e religjioneve dhe nje prej feve me te vjetra trashegimore (tradicionale) te ushtruara gjer ne ditet e sotme.

Vlerat dhe historia e popullit hebre janė nje pjese e madhe e themelit te feve te tjera Abrahamike siē janė Krishterimi, Islami si edhe Samaritanizmi dhe besimi Bahį'ķ.

Judaizmi ėshtė njė ndėr fetė e para dhe mė tė vjetra nė tėrė historinė e religjoneve.

Historikisht judaizmi u paraqit kah fundi I mileniumit tė dytė p.e.s nė veri tė Sirisė sė sotme, por historia e mėvonshme e Judaizmit ėshtė e lidhur me territorin e Palestinės respektivisht Lindjen e Mesme.

Judaizmi ėshtė i lidhur me qytetin e Jerusalemit e veēanarisht me popullin Izraelit.

Judaizmi pėr shumicėn e hebrejva nuk ishte dhe nuk ėshtė vetėm fe, por parasėgjithash ėshtė mėnyrė e jetės dhe njė pjesė e kulturės e cila ka ruajtur njė rol koheziv, kombėtar dhe shpirtėror.

Pikėrisht si faktor i holle koheziv, Judaizmi ka bėrė qė hebrejt ta konsiderojnė veten e tyre “si popull i zgjedhur prej zotit”, dhe me kėtė pikėpamje tė ruajnė identitetin kombėtar.

Judaizmi pėrveq ndikimit qė ka ushtruar te ēifutet ai ka dhėnė ndikim me rėndėsi edhe nė fetė e tjera e kjo vlenė veēanarisht pėr dy fetė e mėdha botėrore Krishtenizmin dhe Islamizmin.

Njė ēėshtje tjetėr me rėndėsi ėshtė antagonizmi i kohėpaskohshėm midis judaizmit, krishterizmit dhe islamizmit.

Ėshtė njė fakt i pamohueshėm se krishterizmi nė fillim ishte njė sekt i judaizmit dhe se Besėlidhja e Re (dhjata e re) ėshtė e lidhur nė shumė pikėpamje me Besėlidhjen e Vjetėr (dhjatėn e vjetėr) apo me Biblen Hebraike.

Judaizmi ėshtė njė ndėr fetė e rralla e ndoshta edhe e vetmja e cila me sukses diku mė pak e diku mė shume iu ka bėrė ballė njė periudhė tė gjatė historike, presioneve tė shumta sa qė disa shkencėtar janė tė mendimit se judaizmi mbėshtetet nė struktura jashtė historike.

Shkrimi i shenjt i Judaizmit dhe i Judaistėve, ėshtė Bibla Hebraike e cila quhet Tora dhe ndahet nė tri pjesė kryesore:

a) Tora – apo ligji nė tė cilin jan pėrfshirė librat e Moisiut

b) Libri i numrave dhe

c) Libri i ligjit tė pėrtėrirė.

Tora ėshtė libri mė i vjetėr ishkrimit tė shenjt tė judaizmit, i sajuar nė shek. XII p.e.s dhe nė tė janė tė paraqitura pikėpamjet kryesore dhe e bėjnė si fe monoteiste.

Sipas Torės nė botė ekziston njė zot i vetėm dhe i amshueshėm i Jahėve apo Jehova I cili e ka krijuar dhe e drejton botėn. Nė literaturėn fetare dhe nė fenė Judaiste rėndėsi tė madhe ka edhe Talmudi qė d.m.th mėsim ose studim, dhe I cili ėshė sajuar gjatė shek IV – V tė e.r

Nė Talmud nė pėrgjithėsi janė tė shėnuara normat qė kanė tė bėjnė me jetėn kombėtare dhe fetare tė hebrejve siq janė qėshtja e Besėlidhjes bashkėshortore, agjėrimi, festat, ritualet, gjėrat e shejta etj.

Strumbullari I besimit Judaist ėshtė besimi nė Jehovėn apo Jahvėn si njė I vetmi zot I amshueshėm, krijues dhe drejtues I botės nė kė kėtė qėndron thelbi I monoteizmit Judaist.

Sipas teologjisė judaiste nuk ėshtė e lejuar qė tė pėrmendet emri I zotit pėr shkak tė respektit, dhe nė vend tė emrit Judaistėt pėrmendin sinonimet pėr zotin si: “I shenjti”. “Zotėriu”, “Krijuesi” apo judaisht “Adonai” etj. Sipas teologjisė Hebreje pėr zotin nuk mund tė dihet asgjė dhe ai ėshtė enigmė, por pėr tė duhet besuar se ai gjindet qdo kund dhe ai me vullnetin e vet ndėrhyn dhe I drejton ngjarjet.

Gjithashtu sispas kėtij botėkuptimi zoti ka vendosur qė hebrenjt ti shapallė pjestarė tė njė populli tė zgjedhur dhe ai ka bėrė Besėlidhje me ta.

Nė bazė tė kėsaj besėlidhjeje dhe nė bazė tė mėsimeve tė Torės dhe Talmudit dalin obligimet e cifutėve ndaj zotit dhe besėlidhjes me tė. Lutjet drejtuar zotit bėheshin nė njė tempull tė veqantė por ai tempull izraelit ishte rrėnuar nė shek e VI nga ana e babilonasve e mė vonė nė shek. I te e.s (viti 70) nga ana e romakėve, atėher filluan tė ndėrtoheshin objektet e veqanta tė kultit tė quajtura “Sinagoga”.

Nė librin kryesorė tė hebrejve nė Talmud janė tė paraqitura dispozitat e ndryshimeve qė kanė tė bėjnė me jetėn shpirtėrore, shoqėrore e fetare tė Hebrenjėve. Njė pjesė e kėtyre dispozitave janė urdhėresa ndėrsa pjesa tjetėr janė ndalesa, me anė tė kėtyre dispozitave rregullohen c`ėshtjet qė kaneė tė bėjneė me lindjen, vdekjen, jetėn, martesėn, cirkumcesion (rrethprerja – synetia).

Njė ndėr karakteristikat kryesore tė judaizmit ėshė optimizmi nė jetė, shpresa se nė tė ardhmen do tė bėhet mė mirė nė jetė, dhe se zoti i cili ka krijuar botėn, nuk ka mundur ta krijojė si botė tė keqe dhe se do tė vijė Mesia (shpėtuesi), I cili do ta shpėtoj botėn nga tė kqijat. Sipas judaizmit do tė vijė dita e ringjalljes sė tė vdekurve dhe tė gjithė do tė paraqiten para gjyqit tė zotit dhe se do tė marrin shpėrblimin apo denimin sipas veprave tė tyre.

Judaizmi gjithashtu kėrkon qė femijėt e lindur tė gjinisė mashkullore ta bėjnė rrethprerjen apo synetin deri nė javėn e parė tė jetės sė tyre. Hebrenjėt gjithashtu e kanė njė ditė tė javės pushim (tė shtunėn), sa i pėrket historisė sė Hebrenjėve mund tė themi se nė shėnime historike ata I hasim si njerėz tė lirė, nė shek. XIII p.e.s nė Egjipt kėta nėn udhėheqjen e Moisiut vendosėn nė territorin e sotėm tė Palestinės qė atėher quhej Hanan ose Kanan dhe aty e formojnė bashkėsinė e parė tė pėrbėrė prej 12 fiseve.

I pari nga mbretėrit Izraelit qė i vuri themelet e njė shteti tė fortė ishte Davidi. Biri I Davidit ishte Solomoni, i njohur pėr urtėsinė e tijė tė madhe i cili e ndėrtoi nė Jerusalem tempullin e parė cifut, i cili siē cekem mė herėt u shkatėrrua nė shek VI nga babilonasit dhe njė numėr i cifutėve u syrgjynosėn nė Babiloni, pas kėsaj mbreti Persian Kiri I cili ngdhnjeu mbi Babiloninė i`au ktheu lirinė hebrenjėve dhe i lejoi qė ta ndėrtojnė sėrish tempullin.

Nė periudhat e mėvonshme historike sidomos gjate periudhė se Aleksandrit tė madh, njė numėr i madh i hebrejve arriti nė Egjipt, duke formuar dy bashkėsi tė mėdha cifute, njėra nė Egjipt e tjetra nė Babiloni.

Me pushtimin romak tė Judesė, nė mesin e Hebrejve ekzistonin katėr grupe ose sekte tė cilat reagoni ndryshe ndaj pushtimit romak:

a) Farisenjėt: - tė cilėt ishin koservatorė dhe aristocrat, dhe kėmbngulnin nė lutje kolektive, kishin qėndrim mė tė butė ndaj romakėve.

b) Saducenjėt: - nuk besonin nė mundėsinė e ringjalljes sė tė vdekurve, qėndrimi I tyre ndaj romakėve ishte I ndryshueshėm, dhe armiqėsorė me romakėt pas kalljes sė tempullit nga romakėt.

c) Esenėt: - ishin pjestar tė njė sekti cifutėsh qė bazėn e kishin nė pjesėn veriore tė detit tė vdekur me qendėr nė Kumran, kėta bėnin jetė Askete
(d.m.th. jetė e pėrsosur shpirtėrore e cila heqė dorė nga jeta luksoze), thelbi I doktrinės sė tyre ishte dualizmi, respektivisht e mira dhe e keqja, dhe ata ushqenin besimin se e mira do ta ngadhnjejė tė keqen.

d) Zelotėt: - tė cilėt ishin mė fundamentalist, nga tė gjithė dhe kundėrshtarė tė papajtueshėm tė romakėve.

Njė ngjarje me rėndėsi nė historinė e Judaizmit dhe Hebrejve ishte pushtimi i palestinės nga ana e muslimanėve. Hebrejt e pėrshėndetėn me njė mėnyrė ardhjen e muslimanėve ngase kėta kishin nj qėndrim mė tė butė, mė tolerant se sat ė krishterėt ndaj tyre.

“Koha e Artė” e Judaizmit ėshtė periudha e sundimit nė gadishullin Iberik nė pėrgjithėsi dhe nė Spanjė nė veqanti. Gjatė sundimit te arabėve nė Gadishullin Iberik, nga shek. VIII – XV hebrejt jetuan mė mirė se kurdo herė mė parė, gjatė kėsaj kohe lulėzoi arti, tragtia, filozofia, zejtaria etj.

Mirėpo kur nė vitin 1492 mori fund sundimi arab, Spanjollėt fillojnė njė fushatė tė egėr jo vetėm kundėr muslimanėve por edhe kundėr hebrejve, njė pjesė e tyre u konvertuan nė krishtenizėm, njė pjesė e tyre u persekutuan kurse pjesa tjetėr u detyrua ta lėshoj Spanjėn duke mėrguar nė vendet e tjera si nė: Holandė, Gjermani, Rusi, Ballkan, Turqi, Palestinė dhe Afrikėn Veriore etj.

Qė nga kjo kohė mund tė flitet pėr dy grupe cifutėsh pėr Sefardėt tė cilėt ishin cifutė tė ikur nga Spanja ku pėrmes Italisė kaluan nė zonat qė ndodheshin nėn pushtimin e Perandorisė Osmane, dhe Ashkenazėt, cifut tė cilėt u vendosėn kryesisht ne vendet e Europės Perendimore.

Pas krijimit tė atmosferės paksa tė volitshme nė kohėn e Iluminizmit ne shek XVIII nė Europė, e cila vazhdoi edhe nė gjysmėn e parė tė shek XIX, prap filluan tė paraqiten tendenca antijudaiste dhe anti semite, tė cilat kulmuan nė kohėn e Luftės sė dytė botėrore, dhe gjatė kėsaj lufte parasėgjithash nė Gjermaninė naziste u aplikua fushata pėr cfarosjen e hebrenjėve e njohur nė histori me emrin Holokaust, e cila rezultoi me zhdukjen e mėse 6 milion hebrenjėve.

Sot ekzistojnė rreth 17 milion hebrej numri mė imadh i tė cilėve jeton jashte Izraelit kryesisht nė SHBA.

Po thuajse nė tė njejtėn kohė kur u shfqėn tendencat anti – judaiste zuri fill edhe lėvizja Cioniste e cila lishte pėr qėllim themelimin e shtetit tė pavarur Judaist Izraelit, nisma erdhi nga Haim Vajsman i cili e formoi fondin pėr blerjen e tokave cifute nė Palestinė, sipas kėsaj politike e vetmja zgjidhje e c`ėshtjes cifute do tė ishte formimi i shtetit tė pavarur cifut nė Palestinė, kjo nismė gjeti pėrkrahjen parasėgjithash nga anglezėt dhe me 14 maj 1948 u formua shteti i pavarur Izraelit, me c`rast shume palestinez u larguan nga trojet e veta duke mbetur refugjatė.

Me gjithe unitetin e fortė tė Judaizmit si fe dhe si komb, brendapėrbrenda kėtij religjioni ekzitojnė rryma tė ndryshme tė cilat midis tyre dallojnė nga qėndrimet e tyre ndaj traditės fetare edhe ndaj shtetit cifut, tė gjitha kėto rryma mund ti ndjamė nė dy grupe:

a) nė rrymėn Ortodokse apo neo – Ortodokse, dhe
b) nė rrymėn liberale apo reformiste.

Ortodoksėt cifut kėrkojnė qė tė respektohen me pėrpikmėri normat dhe ligjet qė dalin nga Tora dhe Talmudi, ngase se kėto janė tė pandryshueshme dhe tė amshueshme dhe se atyre as nuk mund tė iu shtohet dhe as mungohet gjė, kėta e kultivojnė shpresėn se njė ditė do tė vijė Mesia apo shpėtuesi i cili do tė vendosė shtetin e njėmend cifut.

Sa i pėrket grupit tė dytė pra Reformistėve dhe Liberalėve, ata njė kohė tė gjatė ishin nėn ndikimin e iluministėve europian gjithnjė duke respektuar bėrthamėn e judaizmit, kėrkonin harmonizimin e Judaizmit me kushtet e reja shoqėrore dhe nė nivelin e arritur tė diturisė p.sh ata pranojnė mundėsinė qė edhe femra tė jetė Rabine, madje heqin dorė nga ardhja e Mesies, janė mė pak konzervativ, bashkėpunojnė me shtetin etj.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Judaizmi

Mesazh  Jon prej 16.07.08 19:58

Dhjetė urdhėresat

Dhjetė urdhėresat, nė Besėlidhjen e Re janė urdhėresat e shkruara nė dy rrasa guri tė ligjit tė dhėnė nga Perėndia Moisiut nė malin e Sinait.

Dhjetė urdhėresat gjenden tė "Dalja 20:2-17 dhe Ligji i pėrtėrirė 5:6-21 (tė cilat janė pothuaj krejt tė ngjashme).

Dhjetė urdhėresat

Teksti i mėposhtem pranohet si nga autoritetet krishtere dhe nga hebraike, tė gjendura nė librin e Daljes 20:1-17, Versioni i Ri i Rishikuar Standard.

1. Atėherė Perėndia shqiptoi tėrė kėto fjalė, duke thėnė:


2. (1) Unė jam Zoti, Perėndia yt, qė tė nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtėpia e robėrisė.


3. Nuk do tė kesh perėndi tė tjerė para meje.


4. (2) Mos bėj gdhėndje ose shėmbėlltyrė tė asnjė gjėje qė ndodhet lart nė qiej ose kėtu poshtė nė tokė ose nė ujėrat nėn tokė.


5. Mos u pėrkul para tyre dhe as do t`u shėrbesh, sepse unė, Zoti, Perėndia yt, jam njė Perėndi xheloz qė dėnon padrejtėsinė e etėrve mbi fėmijėt e tyre deri nė brezin e tretė dhe tė katėrt tė atyre qė mė urrejnė,


6. dhe unė pėrdor dashamirėsi tė patundur deri nė tė njėmijėtin brez, pėr ata qė mė duan dhe qė zbatojnė urdhėrimet e mia.


7. (3) Mos e pėrdor emrin e Zotit, Perėndisė tėnd, kot, sepse Zoti nuk do tė lėrė tė pandėshkuar atė qė pėrdor kot emrin e tij.


8. (4) Mbaj mend ditėn e shtunė pėr ta shenjtėruar.


9. Do tė punosh gjashtė ditė dhe nė ato do tė bėsh tė gjithė punėn tėnde;


10. por dita e shtatė ėshtė e shtuna, e shenjtė pėr Zotin, Perėndinė tėnd; nuk do tė bėsh nė atė ditė asnjė punė, as ti, as biri yt, as bija jote, as shėrbėtori yt, as shėrbėtorja jote, as kafshėt e tua, as i huaji qė ndodhet brenda portave tė tua;


11. sepse nė gjashtė ditė Zoti krijoi qiejt dhe tokėn, detin dhe gjithēka qė ėshtė nė to, dhe ditėn e shtunė ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditėn e shabatit dhe e ka shenjtėruar atė.


12. (5) Ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde, me qėllim qė ditėt e tua tė jenė tė gjata mbi tokėn qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep.


13. (6) Mos vrit.


14. (7) Mos shkel kurorėn bashkėshortore.


15. (8) Mos vidh.


16. (9) Mos bėj dėshmi tė rreme kundėr tė afėrmit tėnd.


17. (10) Mos dėshiro shtėpinė e tė afėrmit tėnd; nuk do tė dėshirosh gruan e tė afėrmit tėnd, as shėrbėtorin e tij, as shėrbėtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij, as asgjė tjetėr qė ėshtė e tė afėrmit tėnd".
Dalja 20:1-17
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Judaizmi

Mesazh  Admin prej 18.07.08 17:00

Besimi i Judaizmit

Jane keto:

1) zoti krijoi gjithcka dhe vazhdon te shikoje dhe te kontrolloje gjithcka

2) eshte vetem nje zot dhe eshte i persosur ne cdo menyre

3) zoti ska trup dhe nuk eshte si asgje ne kete bote

4) zoti ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistoje

5) njerezit duhet ti falen vetem zotit

6) fjalet e profeteve cifut jane te verteta

7) profecite e Mojsiut jane te verteta

8 ) zoti i dha librin e shenjte " TORAH" Mojsiut

9) Torah sdo ndryshohet asnjehere e sdo jete asgje tjeter si torah

10) zoti i di mendimet dhe veprimet e njerezve

11) zoti do ti ndihmoje te miret dhe do ti ndeshkoje te keqinjte

12) mesia do te vije

13) te vdekurit do te ringjallen


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 22.11.08 12:55, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1141


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Judaizmi

Mesazh  Jon prej 27.07.08 10:23

Triniteti nė kėndvėshtrimin hebraik

Kaufman Kohler & Krauss Samuel

Triniteti ėshtė dogma themelore e krishterimit; ai ėshtė koncepti i bashkimit nė njė Zot tė vetėm tė Atit, Birit dhe Frymės sė Shenjtė, kuptuar si tre persona infinit.

Ishte koncili i Nikesė, mė veēanėrisht kredo atanasiane qė e para i dha dogmės formulimin e saj pėrfundimtarė: "dhe besimi i krishterė ėshtė: Ne adhurojmė njė Zot nė trinitet dhe trinitetin nė unitet, pa i pėrzier personat dhe pa e ndarė substancėn".

Barazimi i Birit me Atin pėrbėn njė risi nė teologjinė Pauline: "pėr ne s`ka veēse njė Perėndi, Ati nga i cili janė tė gjitha gjėrat dhe ne nė tė; dhe njė Zot, Jezu Krishti, me anė tė tė cilit janė tė gjitha gjėrat, dhe ne jetojmė me anė tė tij", ndėrsa nė njė pasazh tjetėr i shtohet edhe Fryma e Shenjtė (ib. xii. 3; comp. Titus ii. 13) duke zhvilluar nė mėnyrė tė shpejtė konceptin e trinitetit (II Cor. xiii. 14).

Ndonėse sekti jude-krishterė me emrin Ebionitė protestoi kundėr kėsaj apoteoze tė Jezusit ("Clementine Homilies," xvi. 15), pjesa dėrrmuese e tė krishterėve xhentilė e pranuan atė.


Fryma e Shenjtė


Ideja e Frymės sė Shenjtė si personi i tretė i trinitetit mund ta ketė pasur origjinėn vetėm nė njė tokė xhentile, meqenėse ajo bazohet nė njė gabim gjuhėsorė.

"Ungjilli sipas hebrenjve" i cili gėzonte popullaritet tė lartė veēanėrisht tek rrethet Ebionite, ende e konsideron termin "nėnė" si tė barazvlefshėm me "Frymėn e Shenjtė" (Origen, Commentary on John ii. 12; see Preuschen, "Antilegomena," p. 4, Giessen, 1901;

Henneke, "Neutestamentliche Apokryphen," p. 19, Tübingen, 1904), kjo meqenėse nė gjuhėn aramaike, gjuha e kėtij ungjilli dhe mesa duket dialekti fillestarė i tė gjithė ungjijve, ermi "ruha" (frymė) ėshtė nė gjininė femėrore (krahaso pohimin gnostik ? Irenęus, "Adversus Hęreses," i. 271).

Ofitėt, pėr mė tepėr, mėsonin njė trinitet tė pėrbėrė nga ati, biri dhe nėna (Hilgenfeld, "Ketzergeschichte," p. 255); dhe fakti qė ati i kishės Hipoliti gjeti ndėrmjet Ofitėve doktrinėn Asiriane tė trinitetit tė frymės (Hilgenfeld, l.c. p. 259) justifikon supozimin e ngjashmėrisė sė doktrinės sė trinitetit me koncepte tė ngjashme tė lashtėsisė.

Po ashtu edhe Mandeasit besonin se ru?a (fryma) ishte nėna e Mesias, ndonėse ato i konsideronin tė dy si demonė (Brandt, "Die Mandäische Religion," p. 124, Leipsic, 1889).

Triniteti fillestarė duhet, nė kėtė mėnyrė, tė ketė pėrfshirė njė qenie femėrore, meqenėse vetėm kėshtu mund tė pėrftohet koncepti i ru?a (frymės) dhe vetėm pas kėsaj forme tė trinitetit qė pranohej nė rrethet judeo-krishtere termi grek ?? mund tė konsiderohej si njė person, ndonėse mė vonė ai u shndėrrua nė gjininė mashkullore e jo femėrore.

Doktrina e Logosit siē gjendjet tek Filoni ka lidhje me kėtė besim. Zoti, i cili krijoi birin e Tij sipas imazhit tė Tij (Gen. ii. 7), e bėri veten e Tij nė njė mėnyrė triformėshe, kėshtu qė vetė Ai dhe Adami i parė biformėsh (= Logos = Jezus) pėrbėnė trinitetin e parė.


Objeksionet e hebrenjve


Polemikat ndėrmjet tė krishterėve dhe hebrenjve nė lidhje me trinitetin u pėrqendruan, nė pjesėn mė tė madhe, nė faktin nėse pėrmendej apo jo triniteti tek shkrimet e Dhjatės sė Vjetėr. Hebrenjtė natyrisht e mohojnė ēdo provė tė sjellė nga kundėrshtarėt e tyre.

Kėto tė fundit e mbėshtesin argumentin e tyre nė Trisagion-in tek Isaia vi. 3, njė provė kjo e avancuar vazhdimisht qė nga koha e Eusebit Gregorit tė Nazianzit. I konvertuari Jakob Perez nga Valencia (vd. 1491) mendonte se pėrdorimi i fjalės Elohim ishte njė aludim pėr trinitetin.

Edhe Luteri shihte gjurmė tė ndryshme tė kėsaj doktrine tek Zanafilla i. 1, 26; iii. 21; xi. 7, 8, 9; Numrat. vi. 22; II Samuel. xxiii. 2; and Daniel vii. 13. Polemike hebraike kundėr kėsaj doktrine datojnė pothuajse qė nga dalja nė dritė e saj.

Madje edhe Talmudi R. Simlai (shekulli i III) deklaron si kundėrpėrgjigje ndaj heretikėve. "Tre fjalėt 'El,' 'Elohim,' and 'Yhwh' (Jozuehu xxii. 22) tregojnė pėr njė dhe tė njėjtin person, siē dikush mund tė thotė 'Mbret, Perandor, Augustus' (Yer. Ber. ix. 12d), ndėrsa nė njė vend tjetėr thuhet "siē ėshtė zakon tė thuhet 'mjeshtėr, ndėrtues dhe arkitekt'" (ib. 13a).

Megjithatė nuk gjenden aludime tė tjera pėr trinitetin nė literaturėn talmudike, siē ka vėrejtur me tė drejtė Herford ("Christianity in Talmud and Midrash," p. 395, London, 1903), kjo pėr arsye se polemikat e rabinėve tė asaj kohe pėrqendroheshin mė shumė kundėr dualizmit.

Njė tjetėr polemikė e mirėnjohur pėr vjetėrsinė dhe pėr protagonistėt e saj ėshtė edhe diskutimi ndėrmjet Papa Silvesterit tė parė (314-335 e.r.s.) dhe hebreut Noah (Migne, "Patrologia Gręca," viii. 814).

Pėrgjatė Mesjetės natyra e trinitetit ėshtė diskutuar nė ēdo polemikė tė zhvilluar ndėrmjet tė Krishterėve dhe Hebrenjve, polemika e Abraham Roman (nė veprėn e tij "Sela' ha-Mahaloket," botuar nė "Milhemet Hobah," Constantinople, 1710) ishte veēanėrisht e hidhur; ndėrsa nė polemikėt e tij tė mirėnjohur Nahmanides shkruante si mė poshtė: ("Milhemet Hobah," p. 13a).

-"Atė Pablo mė kėrkoi nė Gerona nėse unė besoja nė trinitet. Unė i thashė atij, 'Ēfarė ėshtė triniteti? A mund tre trupa njerėzorė tė pėrbėjnė Hyjninė?'

-'Jo!'

-"Apo ato (personat e trinitetit- shėn. i pėrk.) janė tre trupa jolėndorė, siē janė shpirtrat, apo janė tre engjėj?'

-'Jo!'

-Apo ndoshta (Zoti) ėshtė i pėrbėrė prej tre lloj materiesh, siē trupat janė tė pėrbėrė prej tre katėr elementėve?'

-'Jo!'

-'Atėherė ēfarė ėshtė triniteti?'

Ai tha: 'Urtėsi, vullnet dhe fuqi [krahaso pėrkufizimin e Thoma Akuinit tė cituar mė parė]'. 'Atėherė unė thash: "Edhe unė e di/njoh se Zoti ėshtė i urtė dhe jo teveqel, se Ai ka njė vullnet tė pandryshueshėm, e se ėshtė i fuqishėm e jo i dobėt.

Por termi 'trinitet' ėshtė qartėsisht i gabuar. Pėr arsye se urtėsia nuk ėshtė aksidentale tek Krijuesi, meqenėse Ai dhe Urtėsia e tij janė njė, Ai dhe vullneti i Tij janė njė, Ai dhe fuqia e Tij janė njė, kėshtu qė urtėsia, vullneti dhe fuqia janė njė.

Pėr mė tepėr, edhe nėse kėto do tė ishin aksidentale nė Tė, pėrsėri ajo qė quajmė Zot nuk do tė pėrbėhej nga tre qenie, por njė qenie me kėto tre atribute aksidentale'. Zotėria ynė mbret kėtu citon njė analogji qė njė gabimtar ja ka mėsuar atij, kur thotė se gjenden tre gjėra nė verė, d.m.th., ngjyra, shija dhe aroma, e pėrsėri ajo mbetet njė.

Por ky ėshtė njė gabim i qartė sepse ngjyra, shija dhe aroma e verės janė esenca tė dallueshme, secila prej tyre potencialisht vetekzistuese; sepse po ashtu ekziston edhe ngjyra e kuqe, e bardhė dhe ngjyra tė tjera. E njėjta mund tė thuhet edhe pėr shijen dhe aromėn.

E kuqja, shija dhe aroma, pėr mė tepėr, nuk janė vetė vera, por gjėrat tė cilat mbushin enėn, qė nė kėtė mėnyrė i bie qė tė jetė njė trup i pėrbėrė prej tre aksidencave. Duke ndjekur vijėn e kėtij argumentimi, nė fakt duhet tė ishin katėr, meqė numėrimi duhet tė pėrfshijė Zotin, urtėsinė e Tij, vullnetin e Tij dhe fuqinė e Tij, e kėto sė bashku janė katėr.

Madje mund tė flasim edhe pėr pesė gjėra: sepse Ai jeton dhe jeta e Tij ėshtė pjesė e Tij njėsoj siē ėshtė edhe urtėsia e Tij. Kėshtu qė pėrkufizimi i Zotit do tė ishte si mė poshtė: "i gjalli, i urti, i pajisur me vullnet, dhe fuqi'. Hyjnia nė kėtė mėnyrė do tė ishte i pesėfishtė nė natyrė. E gjithė kjo, gjithsesi, ėshtė njė gabim i qartė.

Nė kėtė pikė atė Pablo u ngrit dhe tha se ai besonte nė unitetin e Perėndisė, edhe pse kjo pėrfshin edhe trinitetin, qė sipas tij ishte i njė mister i thellė tė cilin madje dhe engjėjt dhe princėrit e qiejve nuk mund ta kuptonin. Unė u ngrita dhe thashė: 'Ėshtė e qartė se njė person nuk beson atė qė nuk e njeh: kėshtu qė engjėjt nuk besojnė nė trinitet'. 'Kolegėt e tij e urdhėruan qė tė heshte'.

Guximi i ekzegjetėve tė krishterė tė cilėt e kthyen madje edhe "Shema-n," pohimin solemn tė unitetit hyjnorė, nė njė provė pėr trinitetin (Maimonides, in "Tehiyyat ha-Metim," fillimi), na pajis me njė shpjegim tė mjaftueshėm pėr ashpėrsinė e apologjetėve hebrenj.

Joseph Kimhi e sulmoi doktrinėn e trinitetit sė pari ("Milhemet Hobah," p. 19a) duke refuzuar nė mėnyrė bindėse argumentin e preferuar tė trinitarėve qė bazohej tek Zanafilla xviii. 1-2, ku Yhwh pėrshkruhet sikur nė fillim i shfaqet i vetėm Abrahamit, mė pas ai shfaqet i shoqėruar nga dy persona tė tjerė (krahaso komentuarin Abraham ibn Ezra's, ad loc.).

Simeon ben Zemah Duran, i cili po ashtu refuzoi provat trinitare, shtoi: "kjo dogmė nė vetvete ėshtė qartėsisht e gėnjeshtėrt, siē e kam treguar duke pėrdorur deduksionet filozofike; dhe pohimi im i lartpėrmendur ėshtė bėrė duke iu referuar pohimeve tė tyre [tė krishterėve], ndėrsa murgu Nestor e pranoi Judaizmin pikėrisht se ai kishte refuzuar argumentet e tyre [krishterėve] pėr trinitetin " ("Milhemet Hobah," p. 48b).

Ndėrmjet polemistėve modern kundėr trinitetit mė i shquari ėshtė Joshua Segre's ("Zeit. für Hebr. Bibl." viii. 22).

Tek Zohari

Kabala, nga ana tjetėr, veēanėrisht Zohari, vepra mė e rėndėsishme e saj, ėshtė mė pak armiqėsore ndaj doktrinės sė trinitetit, meqenėse falė spekulimeve tė saj nė lidhje me Atin, birin dhe frymėn ajo ka zhvilluar njė trinitet tė ri, e nė kėtė mėnyrė u bė e dėmshme pėr judaizmin.

Terma tė tillė si "ma?ronita," "trup," "frymė," hasen shpesh (e.q., "Tazria'," ed. Polna, iii. 43b); kėshtu qė tė krishterėt dhe hebrenjtė e konvertuar si Knorr von Rosenroth, Reuchlin dhe Rittangel gjetėn tek Zohari konfirmimin e krishterimit dhe veēanėrisht tė dogmės sė trinitetit (Jellinek, "Die Kabbala," p. 250, Leipsic, 1844 [trans]. of Franck's "La Kabbale," Paris, 1843]).

Reuchlin duke u bazuar nė fjalėn e dytė tė pentateukut mendonte se kishte gjetur aludime pėr fjalėt Atė, Bir dhe Frymė e shenjtė, po ashtu edhe tek Psalmet ii. 22 (ib. p. 10), ndėrkohė qė Johann Kemper, njė i konvertuar, ka lėnė nė formė dorėshkrimore njė vepėr tė titulluar "Ma??eh Mosheh," i cili trajton nė seksionin e tretė tė tij harmoninė ndėrmjet Zoharit dhe doktrinės sė Trinitetit (Zettersteen, "Verzeichniss der Hebräischen und Aramäischen Handschriften zu Upsala," p. 16, Lund, 1900).

Studimi i Kabalasė i dėrgoi Frankistėt drejt pranimit tė krishterimit, por hebrenjtė e kanė konsideruar gjithnjė doktrinėn e trinitetit si tė papėrputhshme me shpirtin e religjionit hebraik dhe me monoteizmin

* Pr.dr.Kaufmann Kohler, ėshtė Rabbi Emeritus nė Temple Beth-El, New York; si dhe president i Hebrew Union College, Cincinnati, Ohio

Pr.dr. Samuel Krauss, Professor i kolegjit tė pėrgjithshėm, Budapest, Hungari.

Bibliografia:

F. C. Bauer, Die Christliche Lehre von der Dreieinigkeit, etc., 3 vols., Tübingen, 1841-43;
H. Usener, Die Dreiheit, in Rheinisches Museum für Klassische Philologie, lviii. 1-47.
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Judaizmi

Mesazh  Zattoo prej 12.12.11 14:36

JUDAIZMI



Judaizmi ėshtė religjioni i popullit hebre. Nė botė sot jetojnė 12 milion njerėz tė kėsaj pėrkatėsie religjioze: 6 milionė nė SHBA, 2 milion nė shtetin e tanishėm tė Izraelit, ndėrsa, 4 milionė tė tjerė, janė tė shpėrndarė kudo nė botė.

Mė sė shumti nė Rusi dhe nė Evropėn Perėndimore. Nė emėr tė pastrimit etnik dhe racor, gjatė gjenocidit famėkeq tė viteve 1939-1945, tė kryer nė kohėn e regjimit fashist tė Hitlerit, janė zhduk 6 milion ēifutė


Historiku i shkurtė i judaizmit si religjion

Patrisiejėt, Abrahami, Isaku dhe Jakovi, konsiderohen dhe ēmohen si themeluesit e popullit hebrenj. Kah vitet 1800 p.e.s Abrahami (h.z.Ibrahimi) kalon nga shteti i atėhershėm i Mesopotamisė, nė KANNAN- tokė e premtuar, qė mė vonė, do tė njihet si PALESTINA.

Gjatė urisė sė madhe, fėmijėt e Jakobit, shpėrngulen nė Egjipt, ku mė vonė, pasardhėsit e tyre shndėrrohen nė robėr tė faraonit-sundimtarit tė gjithėfuqishėm tė shtetit tė atėhershėm tė fortė tė Egjiptit.

Ashtu sikurse ėshtė treguar edhe nė Bibėl, tek diku rreth viteve 1250 p.e.s. Mojsiu e nxjerr dhe e shpėton popullin e vetė nga robėria egjiptiane. Kjo ngjarje biblike ėshtė e njohur si "eksod"- apo "DALJE NGA ROBĖRIA" dhe marshimi nė drejtim tė "TOKĖS SĖ PREMTUAR".

Gjatė rrugės sė eksodit tė madh, tė paraprirė nga Mojsiu, Zoti, nė malin SINAJ, lidh Besėlidhjen e Madhe me popullin e izraelit. Kjo besėlidhje mbėshtetet nė 10 pika themelore tė njohura edhe sot si "10 urdhėresa tė Mojsiut"

Ndarja e judaizmit

Judaizmi si religjion, qė nga themelimi i saj e gjer mė ditėt e sodit, ka pėsuar shumė ndryshime evolutive tė pėrshtatjes sė saj kohėrave dhe realiteteve tė caktuara shoqėrore nėpėr tė cilat ka shtegtuar populli hebre.

Kėshtu, gjatė historisė mijėvjeēare tė ekzistimit tė kėtij religjioni, edhe pse ajo nė esencė e ka ruajtur tėrėsinė e vetė strukturale, me kohė janė zhvilluar kėto rryma: JUDAIZMI ORTODOKSAL, JUDAIZMIN PROGRESIV, JUDAIZMIN KONZERVATIV dhe nė CIONIZMIN.

1. JUDAIZMI ORTODOKSAL paraqet judaizmin tradicional i cili njeh dhe rreptėsishtė i kultivon dhe respekton ligjet dhe rregullat e vjetra duke pranuar autoritetin e pacenueshėm tė rabinit si udhėheqės shpirtėror i popullit hebre;

2. JUDAIZMI PROGRESIV, nė praktikė prezantohet nga dy lėvizjet: LIBERALE dhe tė REFORMUAR.
Judaizmi Liberal ėshtė themeluar gjatė shekullit 18 nė Evropė. Kjo lėvizje mbėshtet njė qėndrim kritik ndaj Biblės dhe rregullave pėrgjithėsisht tė pranuara etike, kundrejt judaizmit ritual dhe atij tė kufizuar.

Judaizmi i Reformuar vazhdon me traditėn e njėjtė, por pranon edhe njė qasje mė hulumtuese dhe mė kritike ndaj judaizmit historik - tradicional. Zvogėlon potencimin e shprehur, sikur tė riteve tė tepruara, ashtu edhe "partikularizmin", gjegjėsisht, nacionalizmin religjioz tė bazuar nė drejtėn historike tė kthimit tė popullit hebrenj nė SION, pastaj besimin e pritjes sė ardhjes sė njė profeti hebre qė do ta shpie popullin drejtė Mbretėrisė hyjnore etj.

3. JUDAIZMI KONZERVATIV ėshtė njė degė apo rrymė e religjionit ēifut e cila u themelua nė shekullin 19. Nisma dhe prezenca e e saj mė e madhe ėshtė nė SHBA. Kjo rrymė qėndron diku nė mes tė judaizmit ortodoksal dhe progresiv.

E pranon autoritetin e pacenueshėm tė Rabinit dhe ėshtė e orientuar kah parimet e lashta tė misticizmit burimor.
Judaizmi Konservativ ėshtė i prezantuar me dy rrymat e saja karakteristike shpirtėrore:

- KABALAN, e themelua nė shekullin 13 nė Spanjė. Kjo rrymė kultivon metodat dhe traditėn rituale tė lidhjes shpirtėrore me Zotin pėrmes MEDITIMIT ;

- HASIDIMI, e themeluar nė shekullin 18 nė Evropėn Perėndimore. Kjo rrymė, nė krahasim me tė parėn, kultivon metodat e lidhjes shpirtėrore me Zotin pėrmes lutjes sė thelluar, e cila bėhet, pasi qė, paraprakisht, ėshtė arritur njė gjendje e caktuar shpirtėrore.

4. CIONIZMI ėshtė njė lėvizje jo vetėm e pastėr religjioze por ka edhe karakter politik Ėshtė tejet nacionaliste dhe mbėshtet nė tė gjitha rrymat tjera ekzistuese. Kultivon tė drejtėn historike tė kthimit tė popullit hebrenj nė "tokėn e premtuar" biblike.
Pėr herė tė parė ėshtė shfaqur nė shekullin 19 nė Evropė dhe ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm gjatė krijimit tė shtetit tė sotėm tė Izraelit.

Parimet e besimit ēifut

Si parim themelor ku mbėshtetet judaizmi si religjion ėshtė besimi nė njė ZOT . Sipas religjionit hebrenj, as Bibla dhe as shkrimet tjera tė shenjta, nuk e konstatojnė ekzistimin e Zotit, por vetėm e vėrtetojnė atė si gjithėpėrfshirės, pa veti dhe formė, i vėrtetė dhe absolut. Andaj, pėrgjithėsisht mund tė klasifikojmė se besimi hebre mbėshtetet nė kėto13 parime thelbėsore:

1. Ekzistimi i Krijuesit madhor dhe absolut;
2. Krijuesi madhor ėshtė i tėrėsishėm;
3. Krijuesi ėshtė frymė e shenjtė (qenie jo fizike);
4. AI ėshtė i pėrhershėm;
5. Obligimi i shėrbimit dhe nėnshtrimit vetėm ndaj TIJ;
6. Pranimi i ekzistimit tė profetėve;
7. Profeti Mojsiu ėshtė profet mbi tė gjithė profetėt tjerė;
8. Besimi nė shpallja e Ligjit tė Mojsiut nė malin e Sinait;
9. Pacenueshmėria e aplikimit dhe respektimit tė Ligjit tė pėrcaktuar hyjnorė nga ana e besimtarėve;
10. Zoti ėshtė i gjithėdijshėm;
11. Dėnimi dhe shpėrblimi arrihet nė kėtė botė;
12. Pritja e ardhjes edhe tė njė profeti nga rendi i gjakut mbretėror hebre;
13. Ringjallja pas vdekjes.


Librat e shenjta nė judaizėm

1. BIBLA , apo ndryshe "shkrimi", paraqet njė cikėl shkrimesh tė shenjta tė shkruara gjatė periodės 1000 vjeēare;

2. TORA, apo ndryshe "Ligji", pėrbėhet nga pesė librat tė prura nga Mojsiu;

3. MISHNA, apo ndryshe "pėrsėritja", pėrbėhet nga rregullat e rrepta etike tė sjelljes religjioze pėr besimtarėt;

4. TALMUD, apo ndryshe "predikimi", ėshtė po ashtu shkrimi i shenjtė ku bazohet besimi ēifut. Ndėrtohet nga dy librat: "Talmudi Palestinez" dhe "Talmudi Babilonase". Mbėshtetet nė MISHNA dhe shkrimet tjera tė shenjta plotėsuese.

Familja tek hebrenjtė

Baza themelore ku mbėshtetet besimi hebre ėshtė familja, e cila konsiderohet mė e lartėsuar edhe sa vetė Sinagoga (tempulli fetar). Hebrenjtė i japin njė rėndėsi tė veēantė familjes dhe raporteve tė brendshme ndėr-familjare nė mes tė anėtarėve tė saj, andaj edhe shumė festa tė shenjtėruara janė shenjtėrime familjare.

Njėra ndėr kėto festa tė shenjta padyshim ėshtė edhe SHABATI, dita e shtune, e cila konsiderohet si ditė e pushimit javor. Tek ēifutėt dita e zakonshme fillon me lindjen dhe perėndimin e Diellit, ashtu qė SHABATI i cili ėshtė e shtune, fillon nė mbrėmjen e sė premtes.

Para se tė perėndoj dielli, shtėpiakja (nikoqirja) ndez "dritat e shabatit" dhe fillon me lutjen e zakonshme qė ia dedikon mirėqenies dhe begatisė familjare. Anėtarėt meshkuj tė familjes, nė kėtė ēast, mund tė jenė sė bashku me nikoqiren e shtėpisė ose ata gjenden nė Sinagogė. Gjatė darke, tavolina solemne festive e Shabatit ėshtė e mbuluar me mbulesė tė pastėr. Mbi tė gjenden dy copa buke dhe njė gotė me verė.

Para se tė fillohet tė darkohet, kryefamiljari, nė prezencėn e tė gjithė anėtarėve tė familjes rreth tavoline, lavdėron dhe bekon punėn e palodhshme tė bashkėshortes, lexon citate nga Bibla dhe shkrimet tjera tė shenjta qė kanė tė bėjnė pėr moralin familjare, i lutet Zotit, krijuesit tė gjithėfuqishėm me falėnderim pėr begatinė dhe mirėqenie, dhe nė fund, ai i bekon tė gjithė anėtarėt e familjes.

Nė fund, kėput njė copė bukė pėr vete dhe pinė nga gota e verės. Mė pas, kėshtu veprojnė tė gjithė anėtarėt tjerė tė familjes qė nė at moment janė prezent rreth tavolinės sė darkės festive.

Sinagoga

Fjala "Sinagoga" nė gjuhėn e hebrenjve do tė thotė "Kuvend" apo "Megjlis". Ky tempull i shenjt pėr hebrenjtė nuk ėshtė vetėm njė kult religjioz, por edhe vatėr e edukimit dhe kultivimit tė jetės shoqėrore dhe politik tė kėtij populli nė pėrgjithėsi. Nė Sinagogė, besimtarėt zakonisht takohen nė mbrėmjen e sė premtes pėr ta shėnuar fillimin e Shabatit dhe nė mėngjesin e sė shtunės.

Sinagoga si njė kult fetar, ka formėn e katėrkėndėshit. Nė pjesėn e pėrballmė nga hyrja ėshtė oltari nė tė cilin gjendet ARKA me shkrimet e shenjta, e cila ėshtė e kthyer kah Jerusalemi.

Nė tri pjesėt tjera pėrreth oltarit ku ėshtė vendos Arka e shenjt, janė karriget dhe bankat pėr besimtarėt, tė cilėt sa qėndrojnė nė brendi tė Sinagogės dhe i kryejnė ritet tradicionale fetare, patjetėr nė kokė mbajnė kapela karakteristike ovale si dhe shallin e bardhė tė hedhur rreth krahėve. Kėshtu veprojnė besimtarėt meshkuj, ndėrsa besimtaret femra i mbulojnė vetėm kokėn dhe nuk kanė shall rreth krahėve.

Nė judaizmin ortodoksal, femrat nė Sinagogė janė tė ndara nga meshkujt.
Ritet fetare nė Sinagoga udhėhiqen nga Rabini, prijėsi apo mėsuesi shpirtėror fetar.

Rregullat e besimit


Si karakteristikė e besimit ēifut ėshtė lutja qė aplikohet patjetėr 3 herė nė ditė. Mė pas, vjen respektimi i rregullave tė rrepta gjatė pėrzgjedhjes sė ushqimit dhe parimet e sjelljes morale nė shoqėri. Si shenjė e besėlidhjes sė parė tė Zotit tė bėrė me Abrahamin nė malin e Sinait, ēifutėt aplikojnė rrethprerjen e mishit tė prepucit , apo ndryshe synetin.

Fėmija menjėherė posa tė lind, dhe mė sė largu 8 ditė, duhet tė rrethpret mishin e prepucit, gjegjėsisht tė bėhet synet. Ky ritual tradicionalisht bėhet nė shtėpi apo Sinagogė, ndėrsa kohėn e fundit, gjithnjė e mė tepėr aplikohet tė kryhet nėpėr spitale, por patjetėr nė prezencė tė Rabinit i cili aplikimin e ritualit tė caktuar fetar.

Festat fetare

- PASHA ėshtė njė festė e rėndėsishme fetare e cila kremtohet nė pranverė dhe zgjat 8 ditė. Me kėtė ditė pėrkujtohen vuajtjet dhe dalja e popullit hebrenj nga Egjipti.

- "Tė pesėdhjetat" apo SHAVUOD-i , ėshtė kremte fetare e cila festohet 7 javė pas PASHA-sė. Ndėrlidhet me mbarimin e tė korrurave dhe bereqetit e tokės, por ka tė bėjė edhe me shėnimin e fillimit tė pranimit tė Ligjit nga Abrahami nė malin Sinaj

- SUCCUT- feste fetare e gėzueshme qė shėnon vjeljen e suksesshme dhe kremtohet nė vjeshtė. Pasohet me lutje qė i dedikohen shiut dhe tė vdekurve. Pėr kėtė festė, hebrenjtė praktikojnė qė me tenda tė mbaruara nga drunjtė dhe fletėt e drurėve tė dalin nė mal (jashtė shtėpive), duke pėrkujtuar kėshtu kalimin e tė parėve tė tyre nėpėr shkretinė gjatė eksodit tė madh.

- PURIM- festė fetare qė shėnon kujtimin e daljes sė hebrenjve nga mbretėria persiane, ngjarje kjo e shėnuar nė shkrimin e shenjėt titulluar ASTERI. Kremtohet kah Pranvera e hershme dhe pėrcillet me mbajtjen e karnavaleve.

- VITI I RI (ROSH HASHANAH) - ėshtė fillimi i kalendarit religjioz hebrej. Festohet me arritjen e vjeshtės sė hershme. Kjo festė konsiderohet si momenti mė i pėrshtatshėm kur besimtari duhet tė filloj me planet pėr konsolidimin e pėrgjithshėm tė jetės sė vetė.

- YOM KIPPUR - Apo ndryshe quhet "Dita e Pajtimit". Kremtohet nė ditėn e 10 tė Vitit tė Ri. Shėnohet me abstenimin 24 orė nga ushqimi dhe uji, si shenjė e pendimit para Zotit pėr mėkatet e individėve dhe tė tėrė bashkėsisė.


Adnan Abrashi
avatar
Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Judaizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi