Femrat e sėmura mendėrisht sterilizoheshin me dhunė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Femrat e sėmura mendėrisht sterilizoheshin me dhunė

Mesazh  Luli prej 19.09.12 20:12

Austri, femrat e sėmura mendėrisht sterilizoheshin me dhunė



Austria ėshtė tronditur nga njė prej skandaleve mė tė rėnda nė historinė e kėtij shteti. Pasi ėshtė publikuar lajmi se femrat e sėmura fizikisht dhe mendėrisht janė detyruar tė sterilizohen, qoftė edhe nė mėnyrė tė dhunshme. Ky vendim ėshtė marrė qė nga viti 2001.

Ditorja vjeneze “Die Presse” ka cituar psikiatrin Ernst Berger, i cili thotė se procedurat kirurgjike tė sterilizimit janė mbuluar zakonisht si operacion tė zorrės qorre.

“Gratė dhe vajzat, kryesisht tė mitura, nuk ishin as tė vetėdijshme se ēka po ndodh me to dhe pas kėtij operacioni ato nuk do tė mund tė lindnin fėmijė. Gjithēka qė ishte e nevojshme pėr tė kryer operacionin ishte qė prindėrit tė japin pėlqimin e tyre, ndėrsa mjekėt jo rrallė kanė bėrė presion tek ta qė tė pajtohen me kėtė. Shpejt sterilizimi u bė kusht i pranimit tė personave nė shtėpitė e kujdesit pėr personat e prapambetur mendėrisht”, ka thėnė mjeku Berger pėr “Die Presse”.

Sipas kėtij tė fundit, ky proces ishte njė sekret publik, por askujt nuk i ka interesuar.

Ai ka shtuar se psikiatri i dikurshėm vjenez, Andreas Rett, ka pėrkrahur sterilizimin e detyruar tė njerėzve tė sėmurė mendėrisht.

"Rett ishte paraardhėsi im dhe qartė ma ka thėnė qėndrimin e tij pėr kėtė aspekt”, thekson Berger, duke shtuar se qėndrimi i Rettit ishte i njohur pėr publikun, meqė e ka shpallur haptas nė njė kongres tė mbajtur nė vitin 1975.

Nė Austri deri nė vitin 2000 ishte nė fuqi ligji qė lejonte sterilizimin e femrave me tė meta mendore, por vetėm me leje tė gjykatės.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

925


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi