Revistė pėr djajtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Revistė pėr djajtė

Mesazh  Odin prej 14.09.12 20:44

Polonia bėhet me revistė pėr djajtė



Varshavė, 14 shtator – Derisa ekzorcizmi po bėhet gjithnjė e mė i pranishėm nė Poloni, priftėrinjtė romano-katolikė nė kėtė shtet i kanė bashkuar forcat me njė botues pėr tė lansuar atė qė pohojnė se do tė jetė revista e parė mujore nė botė, e pėrqendruar ekskluzivisht nė ndjekjen e djajve.

“Ngritja e numrit tė ekzorcistėve prej katėr nė mė shumė se 120 pėrgjatė 15 vjetėve nė Poloni tregon shumė”, ka thėnė Ati Aleksander Posacki, profesor i filozofisė, teologjisė dhe demonologjist me nam, nė njė konferencė shtypi nė Varshavė, tė hėnėn, me rastin e daljes nė shitje tė revistės mujore “Egzorcysta”.

Nė mėnyrė ironike ai ka thėnė se shkaku i rritjes sė ekzorcizmit nė atė qė mbetet njė prej shteteve mė tė devotshme katolike ėshtė kalimi prej komunizmit ateist nė kapitalizmin e tregut tė lirė, mė 1989.

“Gjithēka ka tė bėjė nė mėnyrė indirekte me ndryshimet nė sistem: kapitalizmi krijon mė shumė mundėsi pėr tė bėrė biznes nė fushėn e okultizmit. Parashikimet e fatit madje janė kategorizuar si punėsim, me qėllim tė nxjerrjes sė tatimeve”, ka thėnė Posacki.

“Po qe se njerėzit mund tė nxjerrin para prej saj, natyrisht se rastet rriten”, ka thėnė ai, duke u ngutur pėr tė shtuar se ekzorcizmi autentik ėshtė absolutisht pa pagesė.

Posacki, qė po ashtu shėrben nė njė panel ndėrkombėtar ekspertėsh romano-katolikė, e ka vėnė nė theks atė qė e ka cilėsuar si “pafuqi tė shkollave tė ndryshme tė psikologjisė dhe psikiatrisė”, kur konfrontohen me sjellje ekstreme, tė cilat terapitė konvencionale dėshtojnė t’i shėrojnė.

“Posedimi vjen si rezultat i bėrjes sė ndonjė vepre tė ligė, si vjedhja, vrasja dhe mėkatet e tjera”, u ka thėnė ai gazetarėve, duke shtuar se shpirtrat e kėqij largohen duke pėrdorur lutjet rituale, tė miratuara nga Papa Gjon Pali II, mė 1999.

“Kemi plot punė”, ka pranuar kolegu i tij dhe prifti romano-katolik, Ati Andrzej Grefkowicz, duke zbuluar se ekzorcistėt kanė listė, nė tė cilin njerėzit duhet tė presin deri nė tre muaj nė Varshavė.

Priftėrinjtė qė kryejnė ekzorcizmin punojnė edhe me psikiatėr, nė mėnyrė qė tė shmanget mundėsia qė ndonjė sėmundje mendore tė ngatėrrohet me posedim nga demonėt, ka thėnė ai.

“Kam ftuar psikiatrit nė seanca, kur kam pasur dyshime rreth ndonjė rasti dhe shpesh kemi konstatuar se problemi ėshtė ndonjė sėmundje mendore”, ka thėnė ai.

Sipas tyre, paraqitjet e posedimit nga demonėt nė filmat horror janė kryesisht tė sakta.

“Ajo manifestohet nė formėn e klithjeve, zemėrimit – kėrcėnimet janė tė zakonshme”, ka thėnė Posacki.

Me numrin e parė 62-faqesh, nė tė cilin pėrfshihen artikujt e titulluar “Era e re – fshesa shpirtėrore” dhe “Satani ėshtė i vėrtetė”, “Egzorcysta” me njė tirazh prej 15.000 numrash po shitet pėr 3.10 dollarė pėr kopje.
avatar
Odin

602


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi