Jeta ne Toke

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Jeta ne Toke

Mesazh  Sara83 prej 12.09.12 23:42

Mbas nje "debati" te gjate midis nikolas dhe fregogo x egzistencen e zotit , thjesht spata te qarte pershkrimin e disa vargjeve nga ana e nikolas !!

Gjate bisedes nikolas permend se jeta ne toke ekziston vetem fale diellit dhe citon kundrejt fregogo-s se perse "zoti yt" (nje shprehje qe spara me pelqen,qe nderkohe zoti eshte i te gjitheve...sigurisht x ata qe e ndiejn ,se seshte ndonje humbje e madhe nese beson , mjafton sjellja e mire ne shoqeri e kudo, kjo eshte e rendesishmja e civilizimit)......

pse nuk krijoi jete dhe ne mars ose ne planetet e tjera qe ndodhen larg perimetrise se diellit ?!!...(qe me kete nikolas konfirmon se ka jete vetem ne toke)... qe nderkohe nikolas ne hartimin e tij , rreshta me poshte (lidhur me kuranin) shprehet se eshte e pamundur qe ne nje galagtike kaq te stermadhe qe te mos kete jete tjeter !!!

e pra dalim perher ne te njejtin konkluzion te riperseritshem qe quhet ENIGME. nderkohe qe shkencetaret mundohen brez pas brezi thjesht per te marre nje copez te vogel nga torta gjigante ,dhe kjo copez torte per ti ndiere shijen duhen 5 dekada,te imagjinojme ne per terheqjen e dyte te copes tjeter,se se kohet duhet !!! dhe persa i perket shkencetarve nikolas,te jesh i bindur se edhe ato jane krijesa si ne.

thjesht jan me te perparuar se ne (nje njeriu normal , truri i funksionon aty diku nga 37-38%,kurse atyre aty nga 45%,asgje me teper...vecse kan praktik te perditshme dhe financime te larta marramendese qe i mundeson te shkojn me tej. nje pyetje per to: nga e ka prejardhjen njeriu dhe gjallesat? dhe ja,aty i ke ne vend numero si perhere.

nikolas me pelqeu ajo video e earth qe kishe vene (por pa komentet do te ishte akoma me e perkryer) shenim: sjam as shkrimtar as shkenctar, jam thjesht nje fshatar... dhe mos i nenvleso kosovart se jan gjaku jone !! thjesht te merremi vesh... me respekt gazi nga vora tiranes.
avatar
Sara83

39


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  Illyrian.Angel prej 14.09.12 16:10

sara83 shkruajti: ... pse nuk krijoi jete dhe ne mars ose ne planetet e tjera qe ndodhen larg perimetrise se diellit ?!!...(qe me kete nikolas konfirmon se ka jete vetem ne toke)... qe nderkohe nikolas ne hartimin e tij , rreshta me poshte (lidhur me kuranin) shprehet se eshte e pamundur qe ne nje galagtike kaq te stermadhe qe te mos kete jete tjeter !!!)...


Meqe ju ke drejtuar 2 personave te caktuar,ndoshta nuk eshte e mire te komentoj fare..mirepo po 'rrezikoj' :p
-Eshte fare e thjeshte te kuptosh me ane te logjikes se kjo Galaktike aq e madhe te kete vetem Njerezit si qenie 'supreme'.Gjithesia eshte e madhe,e pakufi..dhe meqe eshte e pakufi njesoj duhet te jete edhe perceptimi i jetes ne Galaktike.Ne Kuran thuhet se qeniet jashtetokesore nuk egzistojne..por duket menduar ashtu sic shkruajta me pare kjo 'duhet' te vehet ne dyshim..
avatar
Illyrian.Angel

32


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  djussi prej 15.09.12 9:50

E vertet qe ne Kuran nuk thuhet qe ka qenje jashtoksore ama ne Kuran shkruna se zoti ka kriju 7 pal tok e 7 pal qiej,qe me kte le te kuptohet se edhe diku tjeter mund te kett jet.shnet
avatar
djussi

Mos pyet se cfare beri atdheu per ty, por cfare bere ti per atdheun tend.

47


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  ijj prej 15.09.12 16:31

Nuk ka shance ne gjithe kete univers ku jane me miljarda galektika e miljarda planete, yje...te jete vetem nje qe ka jete, eshte thjesht ēeshtje kohe zbulimi i alieneve!
avatar
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  Fakiri prej 15.09.12 23:57

Ja ca ajete tė Kur’anit nė lidhje me kėtė temė jemi tė vetėm apo nuk jemi tė vetėm nė kėtė univers ju lutem mos reagoni me efori pėr mendoni dhe mundėsisht meditoni nė lidhjen mė kėto ajete,besoj se me ndihmėn e Fuqiplotit do ti kuptoni mė mirė d.m.th., e tyre.

Ata edhe thanė: “Nuk ka tjetėr,vetėm se kjo jetė jona nė kėtė botė,po vdesim dhe po lindemi dhe asgjė nuk na shkatėrron tjetėr pos kohės.Ata pėr kėtė nuk dinė asgjė,ata vetėm fantazojnė. (El-Xhathijeh,24).

Dhe Ne krijuam prej ēdo sendi dy lloje qė ju tė pėrkujtoni (madhėshtinė e Zotit). (Edh-Dharijat,49.)

Vetėm All-llahut i bėn sexhde ēdo gjallesė qė ėshtė nė qiej e qė ėshtė nė tokė,e edhe engjėjt,ata nuk bėjnė kryelartėsi. (En-Nahl,49)

Zoti yt e di mė sė miri gjendjen e atij qė ėshtė nė qiej e tokė.Ne kemi dalluar disa pejgamberė nga tė tjerėt,prandaj Davudit i kemi dhėnė Zebur (shėnime).( El-Isra,55.)

Ne vėrtet nderuam pasardhėsit e Ademit (njerėzit),u mundėsuam tė udhėtojnė hipur nė tokė e nė det,i begatuam me ushqime tė mira,i vlerėsuam ata (i lartėsuam) ndaj shumicės sė krijesave qė Ne i krijuam.( El-Isra,70)

A nuk e kuptuan ata se Zoti qė krijoi qiejt e tokėn ėshtė i plotfuqishėm qė tė krijojė ashtu siē janė ata,dhe Ai u ka caktuar afatin (e vdekjes e tė ringjalljes) nė tė cilin nuk ka dyshim,po zullumqarėt nuk deshėn tjetėr,vetėm tė refuzojnė.( El-Isra,99)

Thuaj: “Vėshtroni me vėmendje ēka ka (nga argumentet) nė qiej e nė tokė.Po argumentet dhe qortimet nuk bėjnė dobi ndaj njė populli qė nuk beson. (Yunus,101)

Zoti na bėftė nga ata qė mund ti pėrceptojmė mė sė miri kėto ajete me ndihmėn dhe bekimin e Tij.

me respekt fakiri
avatar
Fakiri

1035


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  ijj prej 16.09.12 17:20

i nderuari fakri dua te bej nje pytje.Pse Zoti sipas teje i ka ''kriju gjith kto galektika kto planete e yje'' per se koti kur ne to nuk ka jet pos planetit ton te vogel?
avatar
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  Kill me prej 16.09.12 18:36

ijj shkruajti:i nderuari fakri dua te bej nje pytje.Pse Zoti sipas teje i ka ''kriju gjith kto galektika kto planete e yje'' per se koti kur ne to nuk ka jet pos planetit ton te vogel?
Ne Kuran dhe ne libra te tjere te shenjte shkruan i krijoi per zbukurim,cdo fjale eshte e tepert.
avatar
Kill me

294


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  ijj prej 16.09.12 19:29

ne qofse e Zoti ka kriju pjesen me te madh te universit per zbukurim . (sa me qeshet me ket qeshtjen e zbukurimit)po Zotin kush e krijoi ?
avatar
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  M986 prej 16.09.12 19:38

cdo fjale eshte e tepert.

I nderuar, kėrkoj ndjesė pėr ndėrhyrjen por jam kureshtar tė dij se ēfarė mė saktėsisht keni dashur tė thoni me kėtė fjalė?
avatar
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

101


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  M986 prej 16.09.12 19:41

ijj shkruajti:ne qofse e Zoti ka kriju pjesen me te madh te universit per zbukurim . (sa me qeshet me ket qeshtjen e zbukurimit)po Zotin kush e krijoi ?

E ju (ty) kush ju krijoi?
avatar
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

101


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  ijj prej 16.09.12 19:58

po thom se me krioji Zoti po at kush e krijoi ?Pasi per ne ka nje krijues duhet te egzistoj diqka per te shpjeguar se si u krijua Zoti (ne qoftse egziston) nuk e besoj qe ka mundur vetvetiu ....
avatar
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  M986 prej 16.09.12 20:09

ijj shkruajti:po thom se me krioji Zoti po at kush e krijoi ?Pasi per ne ka nje krijues duhet te egzistoj diqka per te shpjeguar se si u krijua Zoti (ne qoftse egziston) nuk e besoj qe ka mundur vetvetiu ....

E nderuar,
Kjo do tė thotė qė ju vetė pranoni se ju krijoi Zoti, dhe e pranoni atė si krijues, dhe shkoni edhe mė tej dhe pyesni se kush e krijoi Krijuesin!

Shumė e ēuditshme, sikur Krijuesi tė kishte Krijues Ai nuk do tė ishte Krijues, sepse do tė kishte njė Krijues tjetėr dhe kėshtu do tė vazhdonte vargu pa fund. Apsurde apo jo.

Njeriu, qė nga vetė ekzistenca e tij ėshtė dėshmuar se nuk mund tė jetė krijues (i frymorėve, dhe qenieve tė gjalla) madje as edhe pasardhėsve tė tyre, edhe pse ėshtė bartės i procesit tė sjelljes nė jetė tė pasardhėsit tė tij, sikurse edhe tė gjitha qeniet e gjalla.

Kėshtu pra njeriu qenka qenie e gjallė, si dhe tė gjitha tjerat, dhe i pari i njeriut qenka krijuar, pėr tė pasuar tė tjerėt. Krijuesi nuk mund tė krijohet, sepse do tė ishte apsurde, dhe ai gjithnjė ka ekzistuar, ekziston dhe do tė ekzistoj. Mendja dhe intelekti i jonė (i krijuar) ka lirinė e zgjedhjes dhe tė menduarit, por nuk ka kapacitetin tė kaloj kujiftė e saj tė limituar.

Kėshtu qė e nderuar, ndaloni sė bėri kėtė pyetje se vetėm qė e preokuponi veten me ēėshtje tė kota. Krijuesi ėshtė krijues (jo i krijuar), Mua nuk mė intereson se ju besoni apo jo, ajo ėshtė ēėshtje individuale e juaja, por vetėm deshta tua sqaroj njė pyetje qesharake qė keni bėrė, se kjo nuk i ngjan njė INTELEKTUALEJE si ju.

Respekte,
avatar
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

101


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  ijj prej 16.09.12 20:25

kush e krijoj Zotin ? ket pytje gjithnje do e bej nuk mund te me ndalosh ti dhe askush tjeter.Dhe une nuk e pranova qe me ka krijuar (po thom.. po e zė kishe me ka krijuar) nuk e di sa po me kuptoni.Sa e di une ne Kuran thuhet qe azgje nuk mund te krijohet vetvetiu ... pa nje krijues por Zoti si nodhi te krijohet .Gjerat ne kuran bien ne kundershtim me njera tjetren aq shum sa osht e pa besueshme .Jeni ber skllav i fes .Po hapni syt dhe mendoni pak .....Mos besoni ne gjera apstrakte........!
avatar
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  M986 prej 16.09.12 20:36

ijj shkruajti:kush e krijoj Zotin ? ket pytje gjithnje do e bej nuk mund te me ndalosh ti dhe askush tjeter.Dhe une nuk e pranova qe me ka krijuar (po thom.. po e zė kishe me ka krijuar) nuk e di sa po me kuptoni.Sa e di une ne Kuran thuhet qe azgje nuk mund te krijohet vetvetiu ... pa nje krijues por Zoti si nodhi te krijohet .Gjerat ne kuran bien ne kundershtim me njera tjetren aq shum sa osht e pa besueshme .Jeni ber skllav i fes .Po hapni syt dhe mendoni pak .....Mos besoni ne gjera apstrakte........!

Pėrsėri vazhdoni me gjėra qesharake, e nderuar pėr tė predikuar diēka (pa marrė parasysh se ēfarė) ju parimisht duhet tė jeni bindėse, njė gjė qė nuk e vėrej nė shkrimet e juaja. Pėr dallim nga Kurani qė ėshtė pėrpikshmėrisht bindės nė versetet e tij (tė them tė drejtėn dyshoj shumė qė e keni lexuar sė paku njė varg nga ai, sigurisht e keni dėgjuar nga njėri tjetri), se sikur ta kishit lexuar aty shkruan shumė mirė se ēdo gjė ėshtė e krijuar pėrveē Zotit, dhe ju tregova shumė mirė se as unė e as ju, dhe askush nuk ka kapacitet tė mendoj diēka jashta asaj qė ėshtė e kodifikuar.

Ėshtė njėsoj sikur njė makinė qė ėshtė e ndėrtuar tė ngitet me njė shpejtėsi tė caktuar, dhe ne nėse e ngasim atė mė shumė se ajo qė ėshtė pėrcaktuar atėherė e kemi tė kotė se ajo nuk shkon mė shpejt.

Njėsoj edhe mendja e njeriut nuk ka kapacitet tė shkoj jasht limiteve tė tij. Mandej ju sqarova shumė mirė nė mėnyrė logjike se Krijuesi nuk mund tė jetė i krijuar se pėrndryshe nuk do tė ishte Krijues.

Unė kėtu nuk shoh asgjė tė paqartė pėr arsyen e shėndoshė.
avatar
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

101


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  ijj prej 16.09.12 20:52

Une shum mir u shpreha .NUK MUNDET DIQKA TE JET ASHTU KOT VETVETI .Dhe jam e bindur se dhe ty thell ne mendje te proekupn kjo pytje por keni frik ta thuash, por merr guximin dhe mendo pak dhe me lart.Pasi qe mendimet e mia te duken qesharke te pershendes dhe respekt per ju!
avatar
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  M986 prej 16.09.12 21:11

ijj shkruajti:Une shum mir u shpreha .NUK MUNDET DIQKA TE JET ASHTU KOT VETVETI .Dhe jam e bindur se dhe ty thell ne mendje te proekupn kjo pytje por keni frik ta thuash, por merr guximin dhe mendo pak dhe me lart.Pasi qe mendimet e mia te duken qesharke te pershendes dhe respekt per ju!

Nuk e di pse duhet tė kem frikė tė them atė qė mendoj, dhe mendoj shumė "lartė" (thellė), saqė asnjėherė nuk kam menduar mė thellė se sa jam duke menduar tani, ēdo gjė pėrputhet nė mėnyrė tė pėrkryer logjike nė mendjen dhe zemrėn time, dhe kjo ndodh edhe tek tė gjithė ata qė kanė arsye tė shėndoshė, E kam tė gjith guximin e duhur, nė mos mė shumė sė paku pėr tė shprehur mendimin tim tė lirė, dhe pikėrisht ky ėshtė mendimi im i lirė pa as mė tė voglin imponim.
avatar
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

101


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  Fakiri prej 16.09.12 21:24

ijj shkruajti:i nderuari fakri dua te bej nje pytje.Pse Zoti sipas teje i ka ''kriju gjith kto galektika kto planete e yje'' per se koti kur ne to nuk ka jet pos planetit ton te vogel?

Si duket nuk i paske kuptuar apo nuk keni dashur tė kuptoni nga ato ajete Kur'anore.Po tė mendoni pak mė me gjakftoftėsi do tė kuptonit se nuk jemi ne tė vetmit nė gjithėsi por jemi tė vetėm nė tokė ndėrsa ēdo krijesė tjetėr qė ėshtė nė gjithėsi janė nga bota e metafizikės dhe kėtė po ashtu na obligon ajeti i dytė i Kur'anor i El-Bakare qė thotė:" Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn,(botėn pėrtej fizikės qė nė gjuhėn arabe thuhet Gajb)e kryejnė faljen (namazin) dhe prej asaj qė Ne u kemi dhėnė, ata japin (zeqat, sadaka etj.).Pra pėr tė qenė vetėm musliman mjaftojnė 5 kushtet e Islamit, ndėrsa pėr tė qenė besimtarė(qė nė gjuhėn arabe thuhet mumin) duhet me besuar botėn metafizike dhe krijesat e llojllojshme qė ka krijuar Krijuesi i gjithėsisė siē thotė edhe ajeti:Vetėm All-llahut i bėn sexhde ēdo gjallesė qė ėshtė nė qiej e qė ėshtė nė tokė, e edhe engjėjt, ata nuk bėjnė kryelartėsi.., dhe Zoti yt e di mė sė miri gjendjen e atij qė ėshtė nė qiej e tokė...pra,paska diēka qė qenka nė qiej dhe ne qė jemi nė tokė.Ėshtė edhe njė thėnje e Profeti Muhammed nė lidhje me gjithėsin dhe banorėt e saj qė e sjellė vet babi i mistikės islame shejhu i madhė Ibni Arabiu nė lidhje me botėn e fshehtė qė e sqaron mė mirė,por unė nuk do e postoj nė forum me tė vetmi arsyje qė nuk ėshtė mirė tė ju sjelli tė gatshme ajete dhe hadith sepse nga gjėrat e gatshme nuk pėrfiton askush duhet tė bėni pakės mund dhe tė hulumtoni nė lidhje mė kėtė qė e thashė sepse duke hulumtuar pėrgatiteni mė mirė dhe duke shfletuar librat e shenjtė mund tė gjeni shumė gjėra interesante nė lidhje me metafizikėn...

me respekt fakiri

avatar
Fakiri

1035


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  ijj prej 16.09.12 23:27

Askush ska arritur te vertetoje prejardhjen e universit dhe jam i bindur qe ska per tia dale askush por mund te te them se toka ku ti jeton e qe te mban siper e qe ti i rendon njekohesisht seshte gje tjeter vecse nje shperthim kozmik. Jetėn nė Tokė duhet t“ia dimė pėr nder njė rastėsie fatlume: gazi dyoksid karboni gjendet nė pikėrisht nivelin e duhur pėr tė na mundėsuar ne njė atmosferė mbrojtėse me temperatura miqėsore pėr jetėn. Si mbartės i hidrogjenit, gurit themelor mė tė rėndėsishėm tė tėrė jetės, ai merr pjesė nė tė gjitha ciklet biologjike.Askush ska arritur te vertetoje prejardhjen e universit dhe jam i bindur qe ska per tia dale askush por mund te te them se toka ku ti jeton e qe te mban siper e qe ti i rendon njekohesisht seshte gje tjeter vecse nje shperthim kozmik.Nese i referohemi fese se krijuesi (zoti) nuk eshte i krijuar nga dikush tjeter apo nga dicka tjeter, por ka qene gjithmon aty, atehere na lind e drejta te mendojme se dhe gjithsia nuk eshte e krijuar por ka qene gjithmone aty dhe si rrjedhoje dhe jeta jone eshte nje zhvillim apo transformim i elementeve te gjithsise. Nese nuk ka qene aty ashtu sic e shohim apo e konceptojme ne, ka qene ne nje form tjeter qe ne nuk e konceptojme dot.Te jesh i bindur qe ne universin e pa fund ka planete qe zhvillohet jeta si ne ket te tonin(nga qenie intetegjente) te kuptohemi.
avatar
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  ijj prej 17.09.12 14:22

.
avatar
ijj

Asgje muk eshte e pamundur...

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 7:58

Nuk jemi aspak tė veēantė. Nė gjithėsi, me siguri veē nesh, ka edhe gjallesa tw tjera, por ato ndryshojnė kategorikisht nga pėrfytyrimet tona

Ēdonjėri prej nesh e di shumė mirė ē‘ėshtė jeta. Nuk kemi asnjė vėshtirėsi pėr tė dalluar krijesat e gjalla nga materia jo e gjallė. Ne ndryshojmė nga shkencėtarėt, ngaqė kėtyre nuk iu mjafton ndarja intuitive e botės nė organizma tė gjalla dhe objekte jo tė gjalla. Koncepti i jetės ėshtė njohur nga biologėt, fizikanėt dhe informaticienėt, por kanė pasur vėshtirėsi tė madhe pėr ta pėrkufizuar atė, madje edhe deri mė sot, sepse akoma nuk ėshtė gjetur asnjė formulė e pėrgjithshme qė tė pranohet. Megjithatė duhet thėnė se nga koha nė kohė janė organizuar konferenca, nė tė cilat kanė marrė pjesė qindra studiues nga vende tė ndryshme tė botės. Atje kanė bėrė propozime tė reja, por nuk ka pasur asnjė rast qė dy prej kėtyre propozimeve tė kenė qenė tė njėjta. Mund tė thuhet, se karakteristika mė e rėndėsishme e jetės ėshtė quajtur kėmbimi i materies dhe energjisė mes organizmit dhe rrethinave (mjedisit) tė tij, ashtu sikurse shumėzimi apo dhe shumėfishimi i saj.

Nė kėtė pėrkufizim kaq tė shtrirė mund tė ketė ndonjė formė tė pazakontė jete, e cila u bė e njohur nė gusht tė vitit 2007 nga grupi i studiuesve tė Institutit tė Fizikės Pėrtejtokėsore me emrin "Maks Planc nė Granching", poshtė Monachium. "Jeta e huaj mund tė ekzistojė nė Tokė, nė formėn e grimcės prej pluhuri qė vallėzon", - kėshtu ėshtė vendosur nga fizikanėt e kėtij instituti, tė cilėt simuluan nė kompjuterėt e tyre molekulėn e pluhurit elektrikisht tė ngarkuar njėlloj si pluhuri qė ndodhet nė pėrbėrjen e rresė sė materies ndėryjore.

Pėrfundimi i simulimit doli aq interesant, saqė jo vetėm habiti tė gjithė, por dhe gėzoi pa masė eksperimentuesit. Kėshtu, "pluhurat elektrikisht tė ngarkuar, tė rrethuar

nga plazma kozmike u vendosėn nė spirale dyfishe, tė ngjashme me ato, qė nė organizmat e tokės krijojnė AND-nė. Mė tepėr do tė thoshim akoma, se kėto krijesa sillen si gjallesa.

Kėto gjallesa kopjojnė dhe transmetojnė informacionet e ndėrsjella", - shpjegon dr. Gregor Morfill, drejtuesi i eksperimentit. Fillimisht, pluhurat e imėt tėrhoqėn molekulat e ngarkuara negativisht (elektronet) nga rrethinat, ndėrsa mė pas tėrhoqėn jonet pozitive nga plazma, duke krijuar kėshtu rreth tyre njė membranė tė qėndrueshme. Kėshtu u krijuan rregullisht rrjete pluhurash, qė pėr nga forma kujtojnė spiralet dyfishe tė AND-sė.
Kėto spirale, ashtu sikurse tė AND-sė, grumbullojnė informacione, ndėrsa rregulli i lidhjes mes tyre me fijet e gjata apo tė shkurtra qoftė dhe kopjimi nga njėra te tjetra spirale ėshtė njėlloj si te kodi gjenetik.

Studiuesit akoma nuk shikojnė saktėsisht se si kryhet ky kopjim. Ndėrsa dihet se spiralet e pluhurit kėrkojnė rrjedhje energjie nga mjedisi (rrethinat). Atė e shpie plazma, pra material i jonizuar ku krijohen kėto grimca. Nė sajė tė kėsaj, jo vetėm se mund tė zgjaten, por po ashtu edhe tė shtohen. "Madje njė spirale mund tė konkurrojė me tė tjerat me po kėtė lloj ushqimi, siē ėshtė pėr ato plazma. Por meqenėse janė po ashtu tė afta, ato vetė transmetojnė reciprokisht kodin gjenetik, mund tė evoluojnė nė sistem shumė tė pėrbėrė", -konfirmon dr. Morfill.

Grupi gjerman aktualisht ėshtė duke pėrgatitur eksperimentin me grimcat e pluhurit. Ky eksperiment ėshtė i vėshtirė, sepse forca e veprimit gravitacional nė plazmėn e vėrtetė mund t‘i shkėpusė mė lehtėsisht spiralet e pluhurit. Pra mund tė ketė tė ngjarė qė ato e t‘u shmangen vėshtirėsive - eksperimenti do tė zhvillohet nė Stacionin Ndėrkombėtar Kozmik nė kushtet e mungesės sė peshės.

GRIMCA E JETĖS PĖRTEJ TOKĖS.

Thėrrmimi, apo strukturat e formuara nga grimcat e pluhurit, do tė kenė apo jo gjallesa, kjo do tė varet nga pranimi i pėrkufizimit. Dikur biologėve, gjatė formulimit tė pėrkufizimit tė jetės, iu erdhi nė ndihmė fizikani Erwin Schrodinger, Laurent i ēmimit "Nobel" dhe njėri prej klasikėve tė shekullit XX. Nė vitin 1944, nė librin e tij tė famshėm "What is life?" (Ē‘ėshtė jeta?) bėnte me dije, se njė nga kriteret mė tė rėndėsishme tė jetės ėshtė grumbullimi dhe transmetimi i informacionit, ndėrsa kodi qė mundėson pėrcjelljen e tyre nga prindi te fėmijėt, duhet tė jetė po ashtu shumė i pėrbėrė, por dhe shumė i kondensuar, i tillė qė mund tė futet te ēdo qelize. Si fizikan, Schrodingeri ishte i bindur se ky informacion duhet tė jetė i regjistruar nė sistemin ndėrmjet lidhjeve kimike nė qelizė. Vetėm disa vjet mė vonė, Francis Crick dhe James Watson zbuluan spiralen dyfishe tė AND-sė, dy fije prej sė cilės janė tė lidhura me shkallė katėrshe tė njė rregulli tė ndryshėm. Pėrkufizimi (definicioni) i jetės i propozuar nga Schrodingeri rezultoi profetik. Kėshtu fizikani u bė bazė e re pėr fizikėn moderne-gjenetika molekulare", - kjo konfirmoi pėrputhjen ideale me parashikimin dhe vėrtetėsinė e astrobiologut prof. Paul Davies.

Sipas pėrkufizimit tė Schrodingerit, strukturat pluhurore kanė shumė karakteristika tė jetės. Ato grumbullojnė informacione dhe i transmetojnė nė spirale tė tjera pluhurore, duke shfrytėzuar energjinė e marrė nga jashtė. Ato krijojnė rregullin nga kaosi.
Nga molekulat e pluhurave qė enden (vallėzojnė) krijon kristale tė rregullta dhe struktura spirale tė ngjashme me AND-nė. Gjithsesi, ka shumė vende me masa tė bollshme pluhuri tė zhytura nė plazmėn kozmike, ku mund tė shfaqen forma tė tilla jete. Nė sistemin tonė planetar tė tilla ndodhen nė unazat e Saturnit dhe ato tė Uranit, rreth dhjetė mijė unaza tė holla rreth Saturnit qė kanė pluhura, shkėmbinj dhe akull. Plazma kozmike (gjendja e veēantė agregate e lėndės qė pėrbėhet nga atomet e jonizuar dhe elektrone tė lirė) - d.m.th materie e rrallė me ngarkesa elektrike, qė vazhdimisht e kanė burimin nga era diellore. Eventualisht pėr spiralet pluhurore qė enden nė unazat e Saturnit, ritmi i jetės prapėseprapė do tė ishte i ngathėt. Proceset nė kristalet plazmore lėvizin vazhdimisht qindra mijė herė mė ngadalė se nė biosferėn e Tokės.

Shumė shkencėtarė kėrkojnė thėrrmijėn e parė tė jetės fillestare pikėrisht pėrtej Tokės. Megjithatė, gjithėsia ėshtė njė furrė gjigante, e krijuar nga atomet e thjeshta tė substancave, tė cilat mė vonė shėrbejnė jo vetėm pėr ndėrtimin e planetėve, por dhe pėr krijesat e trupave tė gjallė. Teoria e kryespermės, d.m.th. hipoteza se jeta nė Tokė ka ardhur nga kozmosi, po testohet nga dhjetėra sonda tė hedhura nė sipėrfaqen e Marsit, Afėrditės dhe nė trupat e tjerė qiellorė. Vėrtetėsia e kėsaj teorie ka bindur mes tė tjerėve edhe prof. Francis Crick, laurenti nobelist nė zbulimin e spirales dyfishe tė AND-sė dhe prof. Fred Hoyle, tė cilėt pėr shėrbimin nė fushėn e astronomisė merituan ēmimin e "Lordit".

NUK JEMI KAPRICIOZĖ TĖ FATIT

Astronomėt vėrtetojnė se transportin e lidhjeve organike qė ndodhen te karboni dhe uji, tė ardhur nga hapėsira kozmike nė sipėrfaqen e Tokės, e sigurojnė kometat. Rreth tre vjet mė parė, 80 teleskopė vrojtuan njė spektakėl tė madh, qė u pa nga shumė njerėz, tė cilėve iu turbulloi sytė kur kjo kometė humbėse eklipsoi tė gjithė trupat qiellorė me ndriēim tė dobėt rreth planetit tonė. Sonda amerikane kozmike "Deeo Impact", nė korrikun e vitit 2005 u ndesh me kometėn "Tempel" me "flokė" dhe ngjyrė bakri, me peshė gati gjysmė toni. Kjo xhufkė me majė gjigante me pėrmbajtje avujsh uji dhe me pluhurin qė u mor nga brendėsia e saj, ndikoi qė tė supozohej pėr rolin qė luajnė kometat si pėrbėrės tė materialeve tė mėvonshme qė krijuan jetėn dhe njėherėsh pėr tė ndėrtuar mjete transporti pėr tė sjellė materiale nga andej nė Tokė. Siē treguan mė vonė analizat, doli se nė renė pluhurore tė saj kishte shumė lloje molekulash organike, ashtu si ato qė janė qereste e trupave tanė.
Astrofizikanėt dhe biologėt prej kohėsh zhvillojnė diskutimet nėse gjithėsia qysh prej fillimit tė ekzistencės sė saj ka qenė "e mbarsur me jetė". Me fjalė tė tjera, kjo ėshtė njėlloj dhe e pashmangshme, ashtu si krijimi i atomeve, yjeve dhe galaktikave. Njė pjesė e studiuesve konfirmojnė me kėmbėngulje, se nė Tokė kėto gjallesa u gjendėn krejt rastėsisht, pėr shkak tė zhvillimeve fantastike tė rrethanave. Pjesa tjetėr provon se qysh prej fillimit kjo ka qenė e piketuar nė skenarin e gjithėsisė.

"Ekzistencėn tonė ia kushtojmė kufirit tė kapriēios sė ēuditshme tė kozmosit", - ka thėnė 30 vjet mė parė nė esenė "Rastėsia dhe domosdoshmėria" Jasques Monod, biologu i vlerėsuar francez dhe laurent i ēmimit "Nobel". "Njeriu ėshtė mospėrfillės ndaj gjithėsisė kolosale, prej sė cilės lindi pėr shkak tė rastėsisė". Megjithatė mjaftoi vetėm ēerek shekulli qė formulimi kategorik i Monod-it u njoh pėr sigurinė e tij. Gjithėsia ka njė potencial tė ēuditshėm krijues. Aftėsia bazė e komplikoi pėrherė e mė shumė strukturėn e elementėve tė thjeshtė qė ekzistonin nė hershmėri", - konfirmoi prof. Paul Davies, fizikani teorik britanik.
Kėshtu, jeta siē e njohim ne, ėshtė njė shembull i shkėlqyer. Format e reja tė arritura nga proceset e vazhdueshme kopjues janė trashėgimtare tė evolucionit. Pikėrisht kjo e fundit, pra aftėsia evolutive, ėshtė shenjė e jetės, - sipas biologut meksikan Antonio Lanzano, - ėshtė me thelbėsore. Prof. Lanzano prej 30 vjetėsh merret me origjinėn e jetės nė Tokė, si dhe udhėheq "Shoqatėn Ndėrkombėtare tė Studimeve mbi Fillimin e Jetės". Sipas tij, nuk mjafton tė njohėsh si tė gjallė ēdo molekulė qė arrin tė vetėkopjohet. Jeta ėshtė sistem qė jo vetėm lejon, por edhe i nėnshtrohet ndryshimit tė pandalshėm. Ky sistem ėshtė kimik, qė nėpėrmjet mutacionit gjenetik vazhdon tė transformohet nė vetvete dhe tė pėrshtatet ndaj kushteve tė mjedisit. Nė kėtė mėnyrė krijohen pėrherė e mė shumė forma tė thjeshta me strukturė tė pėrbėrė.
KRIJESAT E PANJOHURA NĖ KOMPJUTER.

Disa filozofė biologjie shkojnė edhe mė tej. Nėse jeta vazhdimisht evoluon dhe krijon forma tė reja, atėherė ajo fiton po ashtu tipare tė reja, kjo veprimtari nuk mund tė jetė absolutisht e lidhur vetėm me njė lloj materieje. Ajo nuk duhet tė mbėshtetet vetėm nė lidhje tė karbonit dhe albuminės edhe pse kėto nė Tokė janė me bollėk. Mė nė fund jeta nuk duhet tė mbėshtetet absolutisht nė substancat kimike. Madje mundet tė mos tė fitohet fare nga materiali. "Nėse kjo dikujt i duket e parėndėsishme, le ta mbikėqyrė. Krijesat e panjohura tashmė janė shfaqur nė laboratorėt e SHBA-sė, Japoni, Itali, Gjermani, nė Britaninė e Madhe, madje dhe janė futur edhe nė internet", -paralajmėron fizikani dhe astronomi David Berling nė librin "Life everywhere" (Jetė ka gjithandej). Nuk janė tė ngjashme me ne, origjina e tyre ėshtė komplet e ndryshme nga organizmat natyrorė nė Tokė. Mund tė thuash se banojmė nė shtresa tė tjera tė realitetit. Por kėtu mundet tė shtohen, rriten, konkurrojnė mes tyre, evoluojnė dhe vdesin njėlloj si ne. Kjo ėshtė pra forma artificiale e jetės dhe e panoramės shifrore e peizazhit tė kompjuterėve.
Pionieri i kėrkimeve tė formave tė reja tė jetės joorganike ėshtė prof. Thomas Ray i Universitetit tė Oklahamės, krijues i programit kompjuterik "Terra-life" (Jeta nė Tokė). Burimi i jetės shifrore nė kompjuterin e Ray-t ėshtė i shkurtėr, qė numėron thuajse 80 pėrtypje tė programit "Ancestor" (Paraardhės), i pajisur me aftėsi vetėkopjuese nė memorien operacionale tė kompjuterit. Ky program jo i madh qe kopja e tij ėshtė e thjeshtė dhe me analogji tė drejtpėrdrejtė me kodin gjenetik, qė shfaqet nė jetėn biologjike tė tokės. Krijuesi i tij e pajisi atė po ashtu me sistem tė atillė qė gjatė kopjimit tė bėjė gabime sa mė tė vogla. Kėto gabime duhen nė mėnyrė qė programi i pasardhėsve tė ndryshonte nga origjinali apo tė mund tė evoluonte. Eksperimenti i prof. Ray-n vazhdon. Nė kompjuter krijohen sintetike qė mund tė replikojnė. Mutacionet shkaktojnė shndėrrimin e formave tė hershme nė tė tjera forma, ndėrsa evolucioni kryhet me anėn e seleksionimit natyror dhe konkurrimit tė gjenetipeve tė ndryshėm te vendi i memories sė kompjuterit.

A thua se krijesat kompjuterike janė tė gjalla? Sipas prof. Ray-n dhe shumė krijuesve tė qenieve tė gjalla inteligjente artificiale nuk konsiston nė atė se ēfarė krijimesh realizohen nė materien e ngurtė, tė lėngėt, tė gaztė apo nė formė zero - qė ėshtė e vetme nga elektronet vallėzuese nė kompjuter. E rėndėsishme ėshtė se molekulat e vdekura apo programi abstrakt i shndėrron nė organizėm krijues individual.
RRJETET ARTIFICIALE QĖ ĖNDĖRROHEN

Rrjetet nervore artificiale tregojnė p.sh. aftėsinė pėr t‘u menduar. Nė kėtė sektor, deri pak kohė mė parė nuk kanė qenė njėlloj. Sot fillojmė tė kemi konkurrencė. Rrjetet e krijuara nga truri me thurje nervore tė gjalla tė njėllojta me ekuivalentet elektronikė qė vetėmėsojnė, nxjerrin konkluzione dhe marrin vendime. Do tė arrijnė po ashtu tė kombinojnė informacione nga sektorė krejtėsisht tė ndryshėm Mundet p.sh. tė ndėrtohet njė rrjet, i cili tė marrė vesh femrat. I njėjti rrjet mund tė mėsojė se ēfarė ėshtė peshku. Por mė e ēuditshmja ėshtė se ky rrjet bashkon gruan me peshkun. Kjo do tė thotė, se kėshtu pėrfytyrohet sirena. Pra do tė njohė sirenat me shėmbėlltyrė, pavarėsisht se ato asgjėkund nuk i kishte parė. Madje rrjetet artificiale arrijnė t‘i ėndėrrojnė - thotė prof. Ryszard Tadeusicz nga Krakovi, i cili 25 vjet mė parė ishte krijuesi i parė i rrjetit artificial nervor. Rrjetet janė dėshmi se natyra di nė mėnyrė tė pėrsosur se si tė organizojė sisteme tė mendimit pa qenė angazhimi biologjik i trurit, d.m.th. pa subkontrollin siē e tha Christopher Langton, informator nga San Fe nė Meksikėn e Re, qė drejton programin e krijimit tė jetės artificiale atje.
Jo shumė kohė mė parė u bėnė po ashtu prova pėr krijimin e formave tė reja tė jetės, tė bazuar tek albumina. Shkencėtarėt e Universitetit tė Rockefellerit ndėrtuan dy vjet mė parė qelizėn artificiale tė gjeneve, enzimave dhe albuminės tė marra nga krijesa tė ndryshme. Kjo kujton bashkimin mbresėlėnės nė tė cilin ēdo fragment buronte nga njė tjetėr terren. Membrana qelizore prej pluhurit tė vezės dhe bakteret e brendshme ndihmojnė nė tretjen, enzimat nga viruset dhe degėzimet e tjera. Qelizat artificiale tė venave marrin ushqim dhe se ndriēimin e marrin nga furnizimi i gjeneve fluoreshente me origjinė nga kandili i detit. Hapi tjetėr do tė jetė pėrpunimi i mekanizmit, qė e lejon atė tė ndėrtojė albuminėn dhe shumėzimin. Kėshtu qė firma amerikane biokimike "ProtoLife" paralajmėron krijimin e jetės artificiale gjate tre vjetėve mė tė afėrt. Kėto do tė jenė tė ngjashme me bakteret.

Patentėn e metodės sė krijimit tė organizmave tė gjalla, gjenetiku amerikan dr.Craig Venter arriti ta pėrgatisė dy vjet mė parė. Ky ishte i vetmi qė nė vitin 2001 fitoi garėn mes dhjetėra kolektivave ndėrkombėtare qė luftonin pėr prioritetin nė deshifrimin e gjenit njerėzor. Kėtė herė morėn mikroorganizma tė kultivuara, tė ngjashme me bakteret qė arritėn tė prodhojnė biolėndėt djegėse. Pikė dalje u bėnė mikroorganizmat e thjeshta Mycoplasma genitarium, qė vegjetojnė nė rrugėt e frymėmarrjes sė njeriut dhe nė organet seksuale. Dr. Venter, nga 480 gjene humbi 100 prej tyre, sado qė mykoplazma e venave ishte larg. Eliminimi i gjeneve tė radhitura ndihmoi nė pėrcaktimin se cilat nga kėto janė tė domosdoshme pėr rritjen dhe kopjimin e organizmit. Pėrfundimi i patentės se dr. Venter-it shpjegon autorin e ligjit: "Kompozimit mė tė rėndėsishėm tė gjeneve si dhe atyre artificiale
qė jetojnė tė lira nė organizėm dhe tė afta pėr rritje dhe shumėzim".
Kėshtu qė, gara pėr krijimin e formave tė jetės mbetet e hapur..



avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 8:00

Jeta !

Per jeten mundemi me fol shume...por a e kemi iden se ca eshte ajo?A ja dim vleren e saj?Veshtire...Mendoj se te paket jane ato njerez qe e vlersojne dhee jetojne ate sic duhet...(nga rrethanat e jetes qe kemi kuptohet).

Karakteristika e tokes eshte padyshim preseca e jetes ne te...
Eshte realiteti qe ne dime.Prejardhja jone,zhvillimi jone ne kete jete...Dashuria mes njeri tjetrit eshte nje faktor kryesor ne kete jete.Dashurin per familje,shoqeri,per art per punen qe bejme per natyren,detin,qiellin per Zotin pra gjithcka...

Por eshte dhe nje ane tjeter.Eshte padrejtesia e jetes,dhimbja,Djalli,per mos te flas per vdekjen...Keto jane te fshehura gjithkund ku ne bejme pjese e rrin gati te versulen njerezve te pambrojtur e te pasigurt ne veten e tyre...

Eshte njeriu i mire qe lufton permes ketyre te keqijave dhe nxjerr ne pah te miren...Optimizmi,shpresa dhe zemra e mire.E kur ne arrijme te kuptojme se kush jemi ateher ndryshojme komplet kuptimin e fjales JETE.

Shume njerez japin shume mendime rreth jetes...pa mbarim...Por jeten e bejme ne.
Ka pergjigje per jeten pa futur Zotin ne te...por ka pergjigje ku permendet vetem zoti.Pra varet se ku njeriu beson...e cfare beson.

Nese ne luftojme perse jetojme?
Nese duam pse grindemi?

Ne themi te jetojme sa me mire
por nga ana tjeter bejme lufte...krijojme dhimbje

Respekt dhe nder eshte prijoriteti yne
por gjelozi,smir e egoizem jan anash nesh

Pra cfare eshte e drejte?Jo cfare esht gabim?
E prap e gjejm dicka te justifikojme ekzistencen

Diamanti eshte i bukur
karakteri eshte i forte !

Me than e me ba cfare thua
Eshte me jetu e me dasht jeten

ezeza,jeshilja,e kuqja e verdha,bluja
ngjyrat e jetes...
e verdha kuqja portokallja
ngjyrat e mbarimit te dites(perendimi diellit)

Ngjyra e kuqe e gjakut
shikimi ne syte e tu...

Zemra ime dhe e jotja
qe rrahin te dyja ne nje ritem e ne nje vend te perbashket...

Tani eshte ne doren tende
A e sheh ku eshte jeta...???
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

prsh

Mesazh  gofck prej 18.07.13 12:07

e cka thote jeta per Katilen
avatar
gofck

How r u

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 15:25

gofck shkruajti:e cka thote jeta per Katilen
per katilen jeta esht thjesht nje makth qe nje dit do mbaroj se shpejti e jeta esht genjeshter e bukur ket thot per mua nese ke ndonje kundershtim mund tme thuash e respektoj vendimin tend???/
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

prsh

Mesazh  gofck prej 18.07.13 15:30

jo ishte vetem nje ngacmimi i vogel(shaka)....sa per te te thene qe na ke sjelle shume materiale interesante....te lumt per materialet qe i poston
avatar
gofck

How r u

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  Jetmira prej 18.07.13 15:45

gofck shkruajti:jo ishte vetem nje ngacmimi i vogel(shaka)....sa per te te thene qe na ke sjelle shume materiale interesante....te lumt per materialet qe i poston
aahaaahha shum flm po jo tgjith mendojn kshu kshu e kam un postoj shum pasi ka 3 dit qe jam e jo 3 vite nejse tprsh klm
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  gofck prej 19.07.13 10:06

3 dit sa per 3 vjet,vertet shume materiale je duke postuar, si arrin gjithe keto njohuri ti apsorbosh, a aq shume energji ke?ose vetem copy past ben? Jam shume xhelos per te thith dituri, po se di pse i xhelozoj shume personat qe din shume!?!? Do kisha pas deshire qe te me sugjeroje ndonje material interesant,konspiracion....ndonje material ne lidhje me mashtrimet historike,arkeologjike etj...qe jane bere me vite te tera nga institutet shkencore.
Desha te te shkruja privat po se di pse nuk funksionon,sepse nuk me pelqen ta shfrytezojm si chat ketu....nese mendon se eshte e arsyeshme te ta dergoj Gmail tem ktu ne koment , si thua?...kalofsh sa ma mire. God bless u
avatar
gofck

How r u

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  Jetmira prej 19.07.13 16:25

gofck shkruajti:  3 dit sa per 3 vjet,vertet shume materiale je duke postuar, si arrin gjithe keto njohuri ti apsorbosh, a aq shume energji ke?ose vetem copy past ben? Jam shume xhelos per te thith dituri, po se di pse i xhelozoj shume personat qe din shume!?!? Do kisha pas deshire qe te me sugjeroje ndonje material interesant,konspiracion....ndonje material ne lidhje me mashtrimet historike,arkeologjike  etj...qe jane bere me vite te tera nga institutet shkencore.
Desha te te shkruja privat po se di pse nuk funksionon,sepse nuk me pelqen ta shfrytezojm si chat ketu....nese mendon se eshte e arsyeshme te ta dergoj Gmail tem ktu ne koment , si thua?...kalofsh sa ma mire. God bless u
nuk esht se i di vet un i marr nga interneti tw gatshme edhe jam msuar te postojm energji kam sepse jam ende 18 vjece kam energji sa ska si mos te kem i bej copy pasteee edhe vdes te lexoj x vampiret
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeta ne Toke

Mesazh  Jetmira prej 21.11.13 15:51


Jeta ne Toke, fale meteoreve?!
Jetėn nė Tokė e sollėn meteorėt. Rreth 4 miliard vjet mė parė, njė shi meteorėsh me pėrbėrje amoniaku, goditėn planetin tonė mjaft tė ri e tė nxehtė, duke sjellė me vete edhe lėndėt bazė pėr nisjen e njė reaksioni kimik qė do tė pasohej mė vonė me formimin e molekulave tė para organike. Kėshtu shkruhet nė njė artikull tė revistės amerikane tė akademisė sė shkencave, PNAS. Gjithcka bazohet nė zbulimin e njė meteori nė Antarktidė, i cili sipas studiuesve i pėrket familjes Condriti Carbonacee dhe ėshtė mė i vjetri i gjetur ndonjėherė nė Tokė.

“Zbuluam se pėrbėrja e tij ėshtė shumė herė mė primitive se sa pėrbėrja e meteorėve tė tjerė tė gjetur nė Tokė. Nė pėrbėrje tė tij ėshtė amoniaku, pėrbėrėsi bazė qė mundėson lindjen e molekulave organike”, shkruajnė studiuesit amerikanė nė revistėn PNAS. Ky studim pėrforcon edhe mė tej teorinė se jeta nė Toka ka ardhur nga hapėsira.
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zoti i boterave

Mesazh  Azazil prej 29.01.14 23:37

shiko zoti eshte Zoti i boterave ok,,ne njohim boten bimore,shtazore,etj,,,dhe se ka jete tjeter apo jo ne univers,ne kte nuk e dime,zoti e di me se miri ,,ka enigma sa te duash.
avatar
Azazil

908yughugikgiyguyg


26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi