Masakra e Katinit ne Rusi

Shko poshtė

Masakra e Katinit ne Rusi

Mesazh  Odin prej 11.09.12 23:05

Masakra e Katinit ne Rusi



Ideja se administrata e Presidentit amerikan Roosevelt ka ndihmuar nė mbulimin e pėrgjegjėsive tė Bashkimit Sovjetik pėr masakrėn e Katinit tė vitit 1940 ndaj ushtarėve polakė pėrforcohet edhe mė shumė.

Nė mbėshtetje tė kėsaj teze dalin prova tė reja tė publikuara nga Arkiva Kombėtare e Shteteve tė Bashkuara. Nė njė histori ekskluzive, agjencia prestigjoze e lajmeve “Associated Press” njofton se dokumentet e publikuara sė fundmi mbėshtesin dyshimet se Shtetet e Bashkuara nuk donin tė zemėronin aleatin e tyre tė asaj kohe, Josif Stalin.

Mbi 22 mijė polakė u vranė nga trupat sovjetike nėn urdhėrat e ish-udhėheqėsit sovjetik Stalin.

Rusia e pranoi masakrėn nė vitin 1990, pasi kishte fajėsuar nazistėt pėr 50 vjet me radhė. Sipas kėtyre dokumenteve, tė burgosurit amerikanė tė luftės dėrguan mesazhe tė koduara nė Uashington nė vitin 1943, ku shpreheshin se kishin parė trupa tė dekompozuar nė pyllin Katin, nė afėrsi tė Smolenskut, nė perėndim tė Rusisė.

Materiali prej njė mijė faqesh pritet tė hedhė pėrfundimisht dritė nė pėrcaktimin e asaj qė dinin Shtetet e Bashkuara dhe se kur e dinin.
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Masakra e Katinit ne Rusi

Mesazh  Odin prej 11.09.12 23:09

Ēfarė ndodhi nė Pyllin e Katinit

Historia e detajuar e njė prej krimeve mė monstruozė tė shekullit qė kaloi

Rusėt deklaruan gjithashtu se plumbat e gjetur nė trupa ishin prodhim i kompanisė gjermane "Geko". U pretendua se ishin tė gjithė plumba 7.65 mm tip Geko, tė cilėt vetėm njė gjerman mund tė kishte nė armėn e tij.

Kush i kreu vrasjet mbeti njė mister, deri nė vitin 1990 kur autoritetet ruse pranuan se ishte Policia e Fshehtė Ruse (NKVD), e cila kishte harxhuar shumė kohė dhe mund nė pėrpjekjen pėr t'ua hedhur fajin gjermanėve.

Lajmi i parė pėr masakrėn e Pyllit tė Katinit erdhi nė prill 1943, kur gjermanėt gjetėn njė varr masiv me 4500 ushtarė polakė nė Rusinė e pushtuar nga Gjermania. Zbulimi i tmerrshėm nė pyllin e Katinit do tė fuste seriozisht nė telashe qeverinė ruse.

Rusėt iu pėrgjigjėn pretendimeve tė gjermanėve se kjo ishte vepėr e policisė sė fshehtė ruse, duke deklaruar se masakra ishte kryer nga vetė gjermanėt. Nė kontekstin e luftės - aleatėt po luftonin makinerinė naziste tė luftės dhe Rusia ishte njė aleat i vlefshėm - versioni gjerman nuk u pranua nga britanikėt dhe qeveritė e tjera tė vendeve aleate. Megjithatė, nė epokėn e Luftės sė Ftohtė, versioni rus nisi tė kėqyrej me kujdes dhe u vu seriozisht nė dyshim.

Lajmėrimi i parė pėr atė qė kishte ndodhur nė pyllin e Katinit u bė nga Radio Berlini nė 13 prill 1943.

"Njė lajm na ka mbėrritur nga Smolenski, i cili bėn tė ditur se banorė lokalė kanė pėrmendur pėrpara autoriteteve gjermane ekzistencėn e njė vendi ku janė kryer ekzekutime masivė nga ana e bolshevikėve dhe ku 10 000 oficerė polakė janė vrarė nga Policia e Fshehtė Shtetėrore Sovjetike. Autoritetet gjermanė shkuan nė njė vend tė quajtur Kodra e Dhive, njė vendpushim rus qė ndodhet dymbėdhjetė kilometra nė perėndim tė Smolenskit, aty ku bėnė njė zbulim makabėr".

Lajmi i Radio Berlin

Gjermanėt pretenduan se kishin gjetur njė gropė tė madhe, 28 metra tė gjatė dhe 16 metra tė gjerė nė Kodrėn e Dhive, nė tė cilėn ndodheshin tė vendosur mbi njėri-tjetrin 3000 trupa. Tė gjithė trupat ishin krejtėsisht tė veshur me uniforma ushtarake; disa prej tyre ishin tė lidhur dhe tė gjithė kishin shenja tė plumbave tė pistoletės prapa kokės. Gjermanėt besonin se do tė ishin nė gjendje tė gjenin 10 mijė trupa (prandaj ishte kjo edhe shifra e dhėnė nė transmetimin radiofonik tė lajmit), por nė fund, totali ishte 4500 trupa. Gjermanėt deklaruan se trupat ishin nė gjendje tė mirė e madje ata kishin mundur tė njohin edhe gjeneralin Smoravinski, si njėrėn prej kufomave. Toka kishte bėrė "goxha punė" nė ruajtjen e gjendjes sė trupave dhe dokumentacionit nėpėr rrobat e tyre.

Megjithatė, ēdo lloj informacioni qė lidhej me kėtė masakėr dhe qė bėhej publik gjatė luftės vinte nga ministria e propagandės e Gėbelsit dhe ai trajtohej si i dyshimtė prej Aleatėve. Nė janar tė vitit 1943, rusėt kishin pėrmbysur tendencėn e luftės, falė mposhtjes sė gjermanėve nė Stalingrad - njė fitore pėr tė cilėn Churchilli kishte thėnė se tė gjithė nė anėn e Aleatėve duhej tė festonin. Nė atė lloj situate, ēdo lloj kriticizmi pėr rusėt nė pranverėn e vitit 1943 do tė ishte i papranueshėm. Nga ana tjetėr, ēdo lidhje mes masakrės dhe dorės sė gjermanėve do tė pranohej mė me gatishmėri, nga tė gjithė ata qė luftonin kundėr nazistėve.

Po ēfarė ndodhi saktėsisht nė pyllin e Katinit?


Kur forcat gjermane sulmuan Poloninė nė shtator tė vitit 1939, taktika Blitzkrieg shkaktoi tė ēara tė mėdha nė mbrojtjen e polakėve. Megjithatė, nė 17 shtator, nė kuadėr tė Paktit Ribbentrop-Molotov, forcat ruse pushtuan edhe ato Poloninė. Udhėheqja ruse u bėri thirrje ushtarėve polakė qė tė ngriheshin kundėr oficerėve tė tyre si dhe udhėheqėsve politikė, si ndėshkim pėr faktin qė e kishin futur vendin e tyre nė njė luftė tė padrejtė. Ata oficerė polakė dhe politikanė qė u kapėn nga Ushtria e Kuqe u arrestuan dhe u dėrguan nė Rusi.

Ajo qė dihet ėshtė se ata u dėrguan nė tre kampe nė Rusi-Kozelsk, Starobelsk dhe Ostashkov. Njėri prej kampeve, Kozelsk, mbante brenda tij mė shumė se sa thjeshtė oficerėt. Nė tė ndodheshin profesorė polakė universiteti tė arrestuar, kirurgė, fizikanė, avoketėr dhe gjykatės. Nė Kozelsk ndodhej edhe njė femėr e burgosur - Janina Levandovski. Trupi i saj u gjet i veshur me uniformė ushtarake tė Forcave Ajrore Polake. Nė Ostashkov ndodheshin oficerė - por aty ndodheshin gjithashtu edhe ēdo person nga Polonia qė konsiderohej si "borgjez". Me sa duket, vetėm Starobelski kishte vetėm oficerė tė ushtrisė polake.

Si fillim, rusėt u pėrpoqėn qė tė "riedukojnė" polakėt nė tė tre kampet ku ata mbaheshin. Brigadieri Zarubin i Policisė sė Fshehtė Shtetėrore Sovjetike mori detyrėn pėr ekzekutimin e kėtij urdhėri. Pėrpjekjet e tij pėr tė ngulitur njė mėnyrė sovjetike tė tė jetuarit tek tė burgosurit nuk kishin ndoshta asnjė shans. Polakėt nė kamp ishin tė ndaluar tė mbanin e madje edhe tė pėrmendnin fjalėn Meshė - gjė qė pėr njė komb tė devotshėm katolik ishte njė goditje e madhe dhe ėshtė pothuajse e sigurtė qė kjo kryhej nė fshehtėsi. Kėshtu qė, ėshtė e papėrshtatshme tė mendohet se kishte ndoshta nga ata qė do tė pranonin kėndvėshtrimin sovjetk qė Zarubin po pėrpiqej tė shiste. Mė pas, Zarubin raportoi nė Moskė pėr dėshtimin e detyrės qė i kishin ngatėrruar dhe menjėherė nė tė tri kampet u shfaq njė kolonel i Policisė sė Fshehtė Shtetėrore Sovjetike. Menjėherė pas vizitės sė kėtij koloneli, grupe tė burgosurish merreshin nga kampet dhe dėrgoheshin nė destinacione tė panjohur.

Nė prill tė vitit 1940, qė tė tre kampet u boshatisėn njėkohėsisht.

Nė 22 qershor tė vitit 1941, Gjermania naziste nisi "Operacionin Barbarosa". Ushtria gjermane sprapsi me lehtėsi tė madhe ushtrinė ruse dhe penetroi thellė nė Rusi. Stalini, i alarmuar nga kolapsi i Ushtrisė sė Kuqe, urdhėroi qė tė ofrohej njė amnesti e pėrgjithshme pėr tė gjithė tė burgosurit polakė qė ishin tė gatshėm tė luftonin kundėr gjermanėve. Nė 14 gusht tė vitit 1941, njė marrėveshje ushtarake polako-sovjetike u firmos pėr kėtė qėllim. Megjithatė, askush nuk mund tė thoshte asgjė nė lidhje me vendndodhjen e oficerėve qė ishin mbajtur nė Kozelsk, Starobelsk dhe Ostashkov. Vetė Uinston Churchilli ka shkruajtur atėherė nė lidhje me sikletin qė njė zbulim i tillė shkaktoi tek autoritetet ruse.

Qeveria polake nė mėrgim, me qendėr nė Londėr, ishte veēanėrisht e shqetėsuar dhe kėrkonte me ngulm qė rusėt tė shpjegonin se ku ndodheshin kėta njerėz. Stalini dha dy pėrgjigje. Fillimisht, ai deklaroi se tė gjithė ishin arratisur nė drejtim tė Manēurisė. Megjithatė, autoritetet nė Moskė - domethėnė, sėrish Stalini - pretenduan se tė gjithė tė burgosurit ishin mbajtur nė territoret qė gjermanėt kishin pushtuar nė sulmin e tyre tė befasishėm nė qershor 1941 dhe se vetėm gjermanėt mund tė flisnin nė lidhje me vendndodhjen e tyre. Kjo do tė ishte pėr shumė kohė edhe pėrgjigjja standarde e Moskės nė lidhje me kėtė problem - pėrgjegjėsit ishin gjermanėt. Vendėsit qė jetonin pranė pyllit tė Katinit kishin prej kohės dijeni se ajo ishte njė zonė qė pėrdorej nga policia e fshehtė pėr tė ekzekutuar ata qė kishin dalė kundėr qeverisė sė Stalinit. Qė nė vitin 1929, policia e fshehtė sovjetike kishte ndėrtuar atje njė burg tė rrethuar me tela me gjemba dhe qė ruhej nga roje tė armatosura deri nė dhėmbė. Pėr tė mbajtur larg banorėt vendės, policia e fshehtė mbante edhe qenė roje pėr tė patrulluar perimetrin e burgut.

Nė 16 korrik 1941, Smolenski ra nė duart e gjermanėve. Autoritetet ruse ishin larguar nga Katini dhe pėr herė tė parė pas shumė viteve, kjo zonė ishte tashmė "e hapur pėr publikun". Nė vitin 1942, polakė pjesėtarė tė organizatės "Todt" mbėrritėn nė kėtė zonė pėr tė mbledhur aty ēdo lloj forme skrapi. Ndėrkohė qė punonin nė Kodrėn e Dhive, ata gjetėn trupin e njė oficeri tė vdekur polak, i cili mė vonė u varros me njė ceremoni tė denjė. Megjithatė, dimri i vitit 1942-1943 ishte shumė i ashpėr dhe terreni nė Kodrėn e Dhive ngriu krejtėsisht. Nė pranverėn e 1943, njė fshatar rus, Ivan Krivozertzev lexoi njė artikull nė njė gazetė (Novij Put), qė fliste pėr Gjeneralin Sikorski si dhe kėrkimin qė ai kishte nisur pėr mijėra oficerė polakė, tė cilėt nuk i gjente askund. Pavarėsisht dorės sė fortė tė komunizmit nė Rusi, Krvozertzev kishte ruajtur besimin e tij fetar dhe ofroi njė rrėfim tė asaj ēfarė kishte ndodhur nė Smolensk nė vitin 1940.

Ai kishte parė vagonė trenash qė mbėrrinin nė stacionin e Smolenskut, por qė mė pas devijonin nė binarėt rezervė. Ai kishte parė burra qė shoqėroheshin nga roje tė armatosura nė "Korbat e Zinj" - emri qė vendėsit i kishin vėnė mjeteve tė burgut. Krivorzertzev kishte parė gjithashtu tė burgosur "normalė" qė largoheshin nga qyteti i Smolenskut nė kamionė, me lopata dhe kazma nė duar. Krivorzertzev shkoi tek gjermanėt dhe u tha atyre se besonte qė oficerėt polakė mund tė gjendeshin nė Kodrėn e Dhive. Gjermanėt shkuan nė pyll dhe gėrmuan nė vendet ku kishin mbirė pemė tė reja. Kėto pemė nxorrėn njė sekret tė dukshėm, pasi unazat pėrreth tyre tregonin qė ishin mbjellė pikėrisht nė prill 1940. Gjermanėt nisėn tė gėrmojnė nė Kodrėn e Dhive dhe gjetėn trupat e shumė njerėzve, ende nė uniforma ushtarake, tė cilėt ishin qėlluar prapa kokės dhe duart i kishin tė lidhura pas shpine. Gjermanėt gjetėn gjithashtu trupat e burrave dhe grave ruse qė ishin pushkatuar pėrpara vitit 1940. Ēuditėrisht, gjermanėt pretenduan se mėnyra se si ishin lidhur rusėt dhe polakėt ishte identike dhe se kjo tregonte qė tė dy seritė e vrasjeve ishin kryer nga e njėjta organizatė. 4500 trupat qė u zhvarrosėn vinin nga Kozelsk - askush nuk e di se ēfarė ndodhi me ata qė ishin mbajtur nė Starobelsk dhe nė Ostashkov. Moska e shpalli qėndrimin e saj nė 14 prill 1943:

"Tė burgosurit polakė nė fjalė ishin internuar nė afėrsi tė Smolenskut, nė kampe specialė dhe ishin punėsuar nė ndėrtim rrugėsh. Ishte e pamundur qė ata tė evakuoheshin nė kohėn kur trupat gjermane ishin duke u afruar dhe, si rezultat, ata ranė nė duart e gjermanėve. Kėshtu qė, nėse ata janė gjetur tė vrarė, kjo do tė thotė se janė pushkatuar nga gjermanėt, tė cilėt, pėr qėllime provokimi, tani pretendojnė se krimi ėshtė kryer nga autoritetet sovjetike".

Nė 15 prill, qeveria britanike deklaroi publikisht pėrmes BBC-sė se gjermanėt kishin thėnė gėnjeshtra dhe se pranonte versionin rus. Njė gjė e tillė nxiti qeverinė polake nė mėrgim qė tė bėnte thirrje pėr njė hetim tė pavarur tė masakrės sė Katinit - diēka qė mund ta bėnte Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar nė Zvicėr. Gjermanėt dhe qeveria polake nė mėrgim ranė dakord pėr kėtė; Moska refuzoi. Rusėt ndėrprenė tė gjitha marrėdhėniet me Poloninė dhe ata krijuan njė qeveri polake kukull nė Moskė. Kur Rusia pėrparoi nė Evropė dhe rimori zonėn e Katinit, u duk sikur ēėshtja ishte zgjidhur pasi tashmė ishte e qartė se rusėt nuk do tė lejonin asnjė lloj hetimi pėr atė qė kishte ndodhur nė Katin. Nė gjyqet e Nyrenbergut, vrasjet u lidhėn me dėnimet e dhėnė kundėr Gėringut dhe rusėt paraqitėn provat e tyre pėr tė "vėrtetuar" qė ishin gjermanėt qė e kishin kryer krimin, por ata nuk bėnė asnjėherė, asnjė hetim dhe Katini u zhyt sėrish nė errėsirė. Nė gjykimin pėrfundimtar nė Gjykatėn Ndėrkombėtare, Katini as qė u pėrmend. Nga ana e tyre, rusėt pretenduan se masakra ndodhi pasi u bė e qartė qė Vermahti ishte nė tėrheqje tė plotė pas humbjes sė tyre nė Stalingrad dhe se ajo ishte kryer nga nazistėt. Nė Nyremberg, ata paraqitėn kėto prova tė grumbulluara pej tyre:

Gjermanėt nuk lejuan asnjė autoritet tė jashtėm qė tė ekzaminonte tėrėsisht as trupat, dhe as vendet e varreve masivė. Komisioni polak, i ngritur nga nazistėt pėr tė ekzaminuar provat, u lejua tė shohė vetėm atė qė gjermanėt donin qė ata tė shihnin. Njė profesor bullgar, Marko Markov, deklaroi se ai ishte lejuar tė shqyrtonte vetėm njė kufomė, e cila i ishte sjellė atij dhe se ai nuk mund tė konkludonte nėse ky trup kishte qenė nėntokė pėr tre vite - siē ishin pėrpjekur t'i mbushnin mendjen nazistėt. Nė raportin e tij tė shkruar, Markov kishte pėrmendur vetėm atė qė kishte gjetur nė trup - ai nuk kishte dhėnė njė konkluzion se si kishte mbėrritur nė kėtė gjendje trupi.

Ai dhe gjashtė ekspertė tė tjerė u lejuan tė bėjnė vetėm dy vizita gjysmė-ditore nė zonėn e varreve masivė nga gjermanėt. "M'u duk si njė udhėtim turistik", deklaroi Markov. Rusėt pretenduan gjithashtu se ēėshtja e fidanėve trevjeēarė ishte gjithashtu e lehtė tė shpjegohej. Ata deklaruan se nuk kishte prova qė fidanėt vinin nga vendi i varreve masivė dhe se ata mund tė ishin grumbulluar nga ēdo pikė nė Pyllin e Katinit dhe tė ishin paraqitur si "provė".

Rusėt deklaruan gjithashtu se plumbat e gjetur nė trupa ishin prodhim i kompanisė gjermane 'Geko". U pretendua se ishin tė gjithė plumba 7.65 mm tip Geko, tė cilėt vetėm njė gjerman mund tė kishte nė armėn e tij. Kush i kreu vrasjet mbeti njė mister, deri nė vitin 1990 kur autoritetet ruse pranuan se ishte Policia e Fshehtė Ruse (NKVD), e cila kishte harxhuar shumė kohė dhe mund nė pėrpjekjen pėr t'ua hedhur fajin gjermanėve.



"Katin", si e urdhėroi Stalini masakrėn


5 mars 1940

Komisariati Popullor i Punėve tė Brendshme i BRSS

Moskė

Shokut Stalin

Njė numėr i madh ish-oficerėsh tė Ushtrisė polake, punonjės tė Policisė polake dhe shėrbimeve tė fshehtė, anėtarė tė partive nacionaliste, kundėr-revolucionare polake, anėtarė tė grupeve tė ekspozuar antirevolucionarė tė rezistencės, tė arratisur e tė tjerė, tė gjithė armiq tė betuar tė autoritetit sovjetik, tė mbushur me urrejtje pėr sistemin sovjetik, po mbahen aktualisht nė kampet e tė burgosurve tė luftės tė NKVD-sė* sė BRSS si dhe nėpėr burgje nė provincat perėndimore tė Ukrainės dhe Bjellorusisė.

Oficerėt e ushtrisė dhe policisė nėpėr kampe po bėjnė pėrpjekje pėr tė vazhduar veprimtarinė e tyre kundėr-revolucionare si dhe po kryejnė agjitacion antisovjetik. Secili pej tyre ėshtė duke pritur vetėm lirimin, me qėllimin qė tė fillojė e tė luftojė nė mėnyrė aktive kundėr autoritetit sovjetik. Organet e NKVD nė provincat perėndimore tė Ukrainės dhe Bjellorusisė kanė zbuluar njė numėr organizatash rebele antirevolucionare. Ish-oficerė tė ushtrisė polake si dhe tė policisė, si dhe pjesėtarė tė xhendarmėrisė polake kanė luajtur njė rol aktiv nė tė gjithė kėto organizata. Mes tė arratisurve tė ndaluar dhe shkelėsve tė kufijve shtetėrorė, njė numėr i konsiderueshėm janė identifikuar se i pėrkasin organizatave antirevolucionare tė spiunazhit dhe rezistencės.

14736 ish-oficerė, pronarė tokash, policė, xhandarė, gardianė burgu, banorė tė zonave kufitare dhe oficerė tė shėrbimeve tė fshehtė (mė shumė se 97% janė polakė) po mbahen nė kampet e tė burgosurve tė luftės. Ky numėr pėrfshin edhe ushtarė si dhe oficerė tė rinj.

Nė kampe ndodhen:

- Gjeneralė, kolonelė dhe lejtnant kolonelė - 295

- Majorė dhe kapitenė - 2080

- Lejtnantė, nėnlejtnantė dhe nėntogerė - 6049

- Oficerė, xhandarė, gardianė dhe oficerė tė shėrbimit tė fshehtė - 1030

- Oficerė policie, xhandarė, gardianė dhe personel i shėrbimit tė fshehtė - 5138

- Zyrtarė tė qeverisė polake, pronarė tokash, priftėrinj, banorė tė zonave kufitare - 144

- 18632 vetė mbahen tė izoluar nė rajonin perėndimor tė Ukrainės dhe Bjellorusisė (10685 janė polakė)

Ata pėrfshijnė:

- Ish-oficerė - 1207

- Ish-oficerė tė shėrbimeve tė fshehtė apo policė e xhandarė - 5141

- Spiunė dhe sabotatorė - 347

- Ish-pronarė tokash, pronarė fabrikash dhe zyrtarė tė qeverisė - 465

- Anėtarė tė organizatave tė ndryshme antirevolucionare dhe tė rezistencės si dhe elementė antirevolucionarė - 5345

- Tė arratisur - 6127

Duke patur parasysh faktin qė tė gjithė janė armiq tė palėkundur dhe tė pakompromis tė autoritetit sovjetik, NKVD e BRSS e konsideron tė domosdoshme:

[1] Tė udhėzojė NKVD e BRSS qė duhet tė gjykojė pėrpara gjykatave speciale:

[a] rastet e 14700 ish-oficerėve pokalė, zyrtarėve tė qeverisė polake, pronarėve tė tokave, policėve, oficerėve tė shėrbimit tė fshehtė, xhandarėve, banorėve tė zonave kufitare si dhe gardianėve qė mbahen nė kampet e tė burgosurve tė luftės;

[b] bashkė me rastet e 11 mijė anėtarėve tė organizatave tė ndryshme antirevolucionare tė spiunėve dhe sabotatorėve, ish-pronarėve tė tokave, ish-oficerėve polakė, zyrtarėve tė qeverisė si dhe tė arratisurve qė janė arrestuar dhe mbahen nė provincat perėndimore tė Ukrainės dhe Bjellorusisė si dhe tė zbatojė ndaj tyre dėnimin kapital: pushkatim.

[2] Ekzaminimi i rasteve duhet tė kryhet pa ftuar nė gjyq tė ndaluarit dhe pa paraqitur akuzat, deklaratat pėr konkluzionet e hetimit dhe verdikti pėrfundimtar duhet tė jenė si vijon:

[a] pėr personat qė mbahen si tė burgosur lufte, nė formėn e ēertifikatave tė nxjerra nga NKVD e BRSS;

[b] pėr personelin e arrestuar nė formėn e ēertifikatave tė nxjerra nga NKVD e SSR-sė ukrainase si dhe NKVD e SSR-sė bjelloruse.

[3] Ēėshtjet duhet tė ekzaminohen dhe verdikti duhet tė shpallet nga njė gjykatė e pėrbėrė prej tre vetėve, shokėt Merkulov, Kobulov dhe Bashtakov.

Komisari Popullor pėr Punėt e Brendshme i BRSS

L Beria

[Firmosur nga Stalin, Voroshilov, Molotov, Mikojan, Kalinin dhe Kaganiviē]
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi