Ekspertėt e Ushtrisė rrėfejnė sekretet e UFO-ve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekspertėt e Ushtrisė rrėfejnė sekretet e UFO-ve

Mesazh  Luli prej 09.09.12 21:20

Ekspertėt e Ushtrisė rrėfejnė sekretet e UFO-ve



UFO-t ekzistojnė.

Ky do tė jetė mesazhi qė do tė pėrcjellin njė grup ekspertėsh ushtarakė nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, tė cilėt do tė ndajnė rezultatin e hetimeve tė tyre shumėvjeēare brenda dhe jashtė Ushtrisė pėr ekzistencėn e alienėve.

Instituti “Smithsonian” ka organizuar nė Las Vegas takimin e ekspertėve qė janė marrė me Zonėn 51, terreni-laborator i studimit tė UFO-ve. “Ajo qė do tė dėgjoni nga ky panel, ku flasin njerėz qė kanė punuar me Ushtrinė, do tė jetė bindja e pėrbashkėt e tyre se UFO-t janė tė vėrtetė”, tha kolonel Xhon Aleksander pėr “Huffington Post”.

Shumica e folėsve nė takimin e 22 shtatorit nė Las Vegas janė kolonelė tė forcave ajrore amerikane apo ekspertė shkencorė qė kanė punuar me FBI-nė. Mes folėsve do tė jetė edhe kolonel Robert Friend, i cili ka qenė drejtor i “Project Blue Book”, ku raportohen 701 raste tė identifikimit tė objekteve fluturuese tė panjohura, nga 12 618 qė janė raportuar gjithsej nė periudhėn 1947-1969, sipas tė dhėnave qė tani nuk janė mė sekrete.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi