Ekzorcizėm nė kohėt moderne

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ekzorcizėm nė kohėt moderne

Mesazh  Odin prej 08.09.12 21:12



Pėr ekzorcizmin kemi lexuar nė libra, dikush e ka parė nė ndonjė film, por praktika fetare e ndjekur vecanėrisht nė masė nė Mesjetė pėr “tė cliruar” njerėzit e pushtuar nga demonėt, ekziston edhe nė kohėt moderne, ndonėse jo nė atė pėrhapje.

Njė prift kolumbian pretendon se me ekzorcizmin e tij cliron njerėzit nga e keqja, heq prej tyre demonėt dhe pėr mė tepėr praktika e tij funksionon aq mirė sa nė javė kryen ritualin nė tė paktėn dhjetė raste.

“Tė pushtuarit” nga djalli shtrihen nė qendėr tė njė rrethi tė zjarrtė, lyhen me hi dhe baltė dhe mbajnė nė duar njė kokėrr vezė dhe kryqin.

Me fjalėt dhe ritualin qė ai e quan fetar, prifti Hermes Cifuentes, qė nga vendasit thėrritet Vėlla Hermesi, thotė se ėshtė nė gjendje tė ēlirojė njerėzit nga tė gjithė llojet e shpirtėrave tė kėqinj.
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizėm nė kohėt moderne

Mesazh  Zattoo prej 03.03.14 15:47

Djaloshi i pushtuar nga djajtė

Dijetarėt jezuitė rikujtojnė rastin e njė djali nga viti 1949



Me fanatizėm ruhet identiteti i djaloshit “Robbie”

Besohet se ky rast ka shėrbyer pėr xhirimin e filmit “The Exorcist”

Sot e kėsaj dite, filmi i vitit 1973, “The Exorcist”, shkakton ndjenja tė tmerrit tė madh te tė gjithė ata qė janė mjaft trima sa pėr ta shikuar atė. Ngushėllimi i fundit qė ekziston nė fund tė filmit ėshtė se kemi tė bėjmė vetėm me njė ngjarje tė trilluar.

Por, dijetarėt jezuitė thonė se kėto ngjarje tė tmerrshme kanė ndodhur me tė vėrtetė, kur njė djalė i ri ishte pushtuar nga djalli nė vitin 1949. Tė mbledhur nė njė librari universitare – nė shkollėn tė cilėn e vijonte djali i pushtuar nga djajtė – dijetarėt dhe ekspertėt, pak para festės sė “Halloween”-it, kanė debatuar se a ka pasur diēka tė vėrtetė nė film, apo jo. Universiteti “Saint Louis” kishte organizuar njė panel rreth ekzorcizmit, ku u fol edhe rreth trajtimit tė njė djaloshi tė paidentifikuar nga qyteti i Uashingtonit.

A ishte pushtuar nga djajtė djaloshi “Robbie”?

Studenti i ri Zach Grummer-Strawn kurrė nuk e ka parė filmin 'The Exorcist', i cili konsiderohet njėri ndėr shembujt mė tė mirė tė terrorit tė pakomercializuar filmik. Ai ka dėgjuar vetėm shkarazi rreth ritualit pėr dėbimin e djallit, qė kishte zgjatur njė muaj nė shkollėn e tij, nė vitin 1949, nė tė cilin ishte bazuar filmi dhe romani i William Peter Blattyt i vitit 1971. “Do tė doja tė besoja nė vėrtetėsinė e kėsaj ngjarjeje”, thotė Grummer-Strawn, student i teologjisė dhe sociologjisė nga Atlanta. Nė Librarinė “Piu XII” ishin mbledhur rreth 500 njerėz,

Kėshtu qė disa prej tyre ishin tė detyruar tė rrinin nė kėmbė, apo tė mbėshteteshin pėr muri. Folėsi Thomas Allen, autor i njė rrėfimi tė vitit 1993 rreth ngjarjeve nė ish-spitalin e shkollės “Alexian Brothers”, theksoi se dėshmitė definitive rreth asaj se djaloshi, i njohur vetėm si “Robbie”, ishte i pushtuar nga djajtė, nuk janė nė dispozicion. Ka mundėsi qė ai tė ketė vuajtur nga ndonjė sėmundje mendore, apo abuzim seksual, apo se kishte fabrikuar tėrė kėtė mesele.

Sikur edhe tė gjitha diskutimet rreth parimeve themelore tė fesė, edhe ky diskutim nė fund arriti te tema e besimit. “Nėse djalli arrin tė na bindė se nuk ekziston, atėherė ai e ka fituar qė nė fillim gjysmėn e betejės”, tha prifti Paul Stark, zėvendėspresident i misionit nė kėtė shkollė katolike, 195 vjet tė vjetėr. Ai e hapi diskutimin me njė lutje nga libri i kishės rreth ekzorcizmit, duke lutur Zotin “jepu robėrve tė tu guximin qė ta luftojnė bishėn e poshtėr”. Disa nga tė pranishmit nė sallė, e qė nuk ishin studentė, pėrmendėn lidhjet personale me njė episod, i cili kishte magjepsur gjenerata tė tėra tė banorėve tė San Luisit.

Rituali i ekzorcizmit

Njėri nga ta tregoi se, derisa ishte duke jetuar afėr njė shtėpie nė periferi tė San Luisit, nė dimrin e vitit 1949 kishte arritur njė djalosh rreth 13-vjeēar, nėna e tė cilit ishte luteriane, banore e San Luisit, e martuar pėr njė katolik. Njė tjetėr tha se gruaja ishte kushėrirė e largėt e priftit William Bowdern, i cili udhėhoqi ritualin e ekzorcizmit me kryepeshkopin e San Luisit, por nuk tha asgjė mė tepėr, vetėm se i tha Allenit se ngjarja ishte e vėrtetė.

Bowdern vdiq nė vitin 1983. Bowdernit i kishte ndihmuar prifti Walter Halloran, i cili pėr dallim nga kolegėt e tij, foli haptazi me Allenin, duke shprehur skepticizmin e tij nė lidhje me ngjarjet paranormale qė mund t’i kishte bėrė Bowdern. “Ai fliste mė shumė rreth djalit, se sa shumė kishte vuajtur ai, sesa qė fliste rreth vet ritit”, thotė Allen. “Ai ishte njė djalė i frikėsuar, i hutuar, i cili ishte prekė nga njė gjendje tė cilėn nuk e kuptonte. Ai mė kishte thėnė se nuk e dinte pėr ēka bėhej fjalė dhe, unė do tė thosha po ashtu, thjesht nuk e di”.

Allen me fanatizėm ruan identitetin e djaloshit “Robbie”, pėrkundėr tentimeve tė mėdha pėr ta marrė vesh se kush ishte ai. Gary Mackey, njė kontabilist 59 vjeēar, po ashtu tha se nuk ėshtė i sigurt nėse filmi “The Exorcist” kishte njė ngjarje tė trilluar, apo tė bazuar nė ngjarje tė vėrtetė. Por, ajo ēka ai ėshtė i sigurt, ėshtė se filmi, tė cilin e kishte parė pėr herė tė parė kur kishte 19 vjet, e kishte frikėsuar pėr vdekje. “Besoj se ai ėshtė filmi mė i frikshėm qė ėshtė bėrė ndonjėherė”, thotė ai.

1949

ishte viti kur prifti William Bowdern udhėhoqi ritualin e ekzorcizmit me njė djalosh rreth 13-vjeēar.
avatar
Zattoo

673


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizėm nė kohėt moderne

Mesazh  Odin prej 04.04.14 20:02

Tetėvjeēarja qė largon shpirtrat e ligė!?



Alani Santos, e njohur si Misionarja e Vogėl, kryen ekzorcizėm nė njė kishė nė Rio Rio de Zhaneiro tė Brazilit.

Ndonėse tetėvjeēare, ajo ėshtė yll nė kishė. Pėrveē ekzorcizmit thonė se edhe shėron. Ajo ka shumė punė, e si tė mos ketė kur ėshtė edhe vajza e pastorit tė kishės!

Besimi nė largimin e shpirtrave tė kėqij dhe shėrim zakonisht lidhet me tė varfrit qė vizitojnė kėtė kishė.

Pos qė rregullisht postohen video tė saj nė YouTube, pėr tė ėshtė bėrė edhe njė reportazh.

avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ekzorcizėm nė kohėt moderne

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi