Ėndrra – zbulim i botės sė brendshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ėndrra – zbulim i botės sė brendshme

Mesazh  Jon prej 15.07.08 0:03

Ėndrra – zbulim i botės sė brendshme

Ėndėrrta zakonisht kanė njė porosi, qė i dedikohet personit qė e sheh. Po qe se njė ėndėrr pėrsėrit herė pas herėt nė njė interval tė shkurtė javor, personin qė e sheh i jep njė porosi se duhet urgjentisht ta zgjedh njė problem me tė cilin ėshtė i ngarkuar.

Pėr ta shpjeguar ėndrrat duhet tė kemi shumė parametra: individi pėrpara se e ėndėrron: a ka ndikuar ndonjė imazh i ditės, biseda me shokėt, shoqet ose ėshtė biseduar diēka mbi pėrmbajtjen qė e ka tė bėj me ėndrra, apo individi i ka shtypur disa ndjenja qė i dėshiron dhe tani i rikthehen nėpėrmes ėndrrės!

Madje koha: fjala vjen, si ėshtė nata: vranėt, shi, kthjellėt etj. Pastaj dita: cila ditė e javės, e diel (ėndrra tregon vetėm pėr tė atė ditė deri mesnatė), hėne, marte etj.

Koha para mesnate pas mesnate, mėngjes. Data prej 1 (njė) deri 31 muajit pėrkatėsisht 30.

Kur i del gjumi atij qė ėndėrron, si e ka ndje vetėn, i gėzueshėm, i mėrzitur, i shqetėsuar. Madje nė ēka i bie nė mend po sa i del gjumi, se ēfarė i duket se do t’i tregojė ėndrra.

Sė fundit simbolet qė qėndrojnė nė rrafshin e pavetėdijes si janė tė urdhėruam. Njė shembull: tre veta udhėtojnė me njė makinė, iu kalon macja e zezė, njėri prej treve fillon tė qajė, dhe e pyesin pse, ai iu pėrgjigjet macja e zezė. Dhe vėrtetė do ti ndodhin diēka e keqe atij personit.

Personi i dytė fillon tė kėndojė, sepse macja e zezė ishte shenjė gėzimit. Dhe tėrė dita i kalon mirė dhe ėshtė i gėzueshėm, kurse i treti nuk reagon. Sepse macja e zezė nuk e ndonjė domethėnie.

Ashtu edhe nė botėn e ėndrrave varet se ēfarė simboleve i kemi ngarkuar pavetėdijen, pėr shembull, qeni pėr dikėn ėshtė besnik, pėr tjetrin armik etj.

Ja disa shpjegime pėr boten e ėndrrave:

Sa ėshtė njeriu i vjetėr aq janė tė vjetra ėndrrat. Ato e kanė shqetėsuar njeriun pareshtur, prandaj ai u ka dhėnė domethėnien e vet. Ndonjėherė ėshtė pėrpjekur t'i shpjegojė ato edhe si zė tė Zotit.

Shumė ėndrra e kanė shkakun e jashtėm, siē janė ngacmimet e ndjenjave. Kėshtu, nė qoftė se jashtė bubullon, atėherė njeriu zakonisht do tė ėndėrrojė se ėshtė nė frontin e luftės; zėri i gjelit, herėt nė mėngjes, atij i rikthehet nė ėndėrr si njė kushtrim i frikshėm; nė qoftė se dyert e shtėpisė kėrcasin, do tė ėndėrrojė hajnin, qė ka hyrė nė shtėpi; nė qoftė se mbuloja e shtratit bie pėr tokė, mund tė ėndėrrojė se fluturon i zhveshur, ose ka ra nė ujė dhe noton; nė qoftė se ėshtė i shtrirė dhe kėmbėt i ka tė varura pėr skaj shtratit, mund tė ėndėrrojė se bie nė greminė; nė qoftė se e mbulon kokėn me nėnkresė, mund tė ėndėrrojė se bien gurė mbi tė.

Ata qė “lagen” gjatė natės nė shtrat, do tė ėndėrrojnė se notojnė. Dikush ėndėrron se e ka sulmuar armiku dhe e rrėzon nė “kokėrr tė shpinės” dhe e lidh pėr njė hu, dhe kur nga frika i del gjumi e sheh se mes gishtėrinjve tė kėmbės e ka njė fije kashte.

Psikologu i njohur Henningsi ėndėrron se e kanė varur nė litar, nga frika i del gjumi, dhe vėren se rreth qafės i ėshtė lidhur kėmisha e natės. Po ashtu vlen pėr ata tė cilėve u mbėshtillen kėmbėt me diēka tė nxehtė: do tė ėndėrrojnė se ecin nėpėr zjarr.

Ėndrrat qė i shkakton ngacmimi i jashtėm

A. Maury, i cili eksperimenton shumė rreth ngacmimit dhe objektit ngacmues si, bie fjala, me puplėn e pulės; ngacmim nėn hundė dhe nėpėr buzėt e gojės, e bėn tė ėndėrrojė se si armiku e mundon dhe ia zhvesh lėkurėn. Nga shtypja nė qafė, ai ėndėrron, se si mjekėt ia vendosin pėrreth qafe njė leckė me ujė tė ftohtė; nė qoftė se i qiten disa pika ujė fytyrės njeriut tė fjetur, ai ėndėrron vapėn dhe se gjendet nėn diellin e nxehtė dhe fillon tė djersitet nga vapa.

Njė komponist ėndėrron sė ėshtė nė shkollė dhe nė fund tė orės e pyet profesori, a e ka kuptuar lėndėn, ndėrsa dikush fillon tė bėrtasė o - ja! Ai e qorton pse ashtu bėrtet nė zė, dhe pas tij tė gjithė bėrtasin, orja, erja, feurja etj. Pastaj ai zgjohet dhe, nė tė vėrtetė, njerėzit bėrtasin jashtė: feuer, zjarri, po digjet.

Shtėpia e tij ishte nė zjarr. Po ashtu gjatė luftės njė vajzė ėndėrron se si fluturojnė aeroplanėt mbi tė, dhe nė tė vėrtetė qenė aeroplanėt e luftės, qė bombardonin qytetin...

Ėndrrat me shkaqe patologjike

Shpeshherė shkaku i ėndrrave ėshtė nė patologjinė e brendshme trupore, siē ėshtė shushuritja e veshėve, zemra e dobėt, mėlēitė e sėmura, tretja e dobėt, po ashtu edhe ngarkesat e llojllojshme tė gjėndrave seksuale.

Njeriu i sėmurė nga zemra zakonisht do tė ėndėrrojė, ėndrra frike, tmerri, trishtimi, qė lidhen ngushtė me vdekjen; bie fjala, lufton me kafshėt e egra, e sulmon gjarpri etj. Kur zgjohet ėshtė i djersitur dhe i shqetėsuar.
Njeriu i sėmurė nga mėlēia zakonisht do tė ėndėrrojė se ka pengesa me frymėmarrje, i zihet fryma nga turma e madhe, ikėn dhe nuk mund tė vrapojė as tė fshehėt.

Njeriu me dhimbjet e stomakut dhe tretjen e dobėt zakonisht do tė ėndėrrojė gjėrat e ndyta dhe tė gėrditshme.

Njeriu me nerva tė luhatshme dhe frikacaku zakonisht do tė ėndėrrojė se si pėrplaset dhe rrėzohet; hajnat e sulmojnė; lufton me kafshėt e egra, siē janė gjarpėrinjtė, ujqit, mėzetėrit, qentė, kuajt, etj. Ata qė ėndėrrojnė hajnin, sipas Freudit, u ringjallėn kujtimet e fėmijėrisė, tė huajt e vizitojnė dhomėn e fėmijės dhe zgjohen nga gjumi.

Ėndrrat qė e kanė shkakun nė tė kaluarėn

Ėndrrat i kanė shkaqet psikike nga e kaluara. Nė qoftė se njė ditė pėrpara ose para disa ditėve, ke pasur mysafirė, ka mundėsi tė ėndėrrosh vizitėn e mysafirėve, ose vetė shkon diku nė vizitė, do t’i shohėsh tė njėjtit njerėz, por nė njė shoqėri tjetėr.

Njeriu, i cili ka qenė nė udhėtim dhe kthehet nė shtėpi, mund tė ėndėrrojė disa ditė vendet nėpėr tė cilat ka kaluar, ndoshta ėndėrron se si vozitet dhe ballafaqohet me vėshtirėsi dhe pengesa, siē ėshtė harresa e biletės etj.

Ngjarjet qė lėnė pėrshtypje (mbresė) tė thellė, do tė shkaktojnė ėndrra, por nė lidhje me diēka tjetėr. Nė ėndėrr nuk e kemi nėn kontroll veten dhe as nuk mund ta pėrcaktojmė qėllimin nga jeta konkrete.

Rikthimi nė fėmijėri ose nė moshė tė re, po ashtu shkakton ėndrra tė shpeshta te njeriu i moshuar. Bie fjala, ėndėrron se ėshtė fėmijė dhe ėshtė nėn kėshillat e babės dhe tė nėnės, qė mund tė jenė dhe tė vdekur. Po ashtu, tė shpeshta janė ėndrrat e jetės sė shkollės (prefesori do tė pyesė, por del se nuk jemi tė pėrgatitur dhe nga kjo frikė nė fund zgjohemi).

Ėndrra si shkak i dėshirės

Ėndrrat e shumta tė njeriut janė dėshirat, qė ende nuk janė realizuar ose nuk do tė realizohen kurrė.

Vajza, qė e ka humbur shpresėn e martesės, do tė ėndė-rrojė se si shkon nė dasmėn e vet nė mėnyrė solemne; ia urojnė martesėn miqtė dhe shokėt drejtpėrsėdrejti ose me telegrame dhe letra; kjo ėshtė vetėm njė dėshirė qė dėshiron ta plotėsojė.

Nė qoftė se studenti ėndėrron se e ka dhėnė provimin me notėn shembullore, nė tė vėrtetė ai ende nuk ka filluar tė pėrgatitet pėr provim; pra ai nuk e di a do ta japė provimin; kjo mbetet dėshirė pėr t’u realizuar.
Shumė herė njeriu ėndėrron grumbullin e parave dhe fillon tė hartojė plane se si t'i shfrytėzojė ato, po dhe kjo nė qenėsi shpreh dėshirėn e tij.

Ėndrrat me domethėnie simbolike

Njeriu ėndėrron dhe ėndrra simbolike, qė nė momentin e parė nuk e dimė as domethėnien e saj, as nuk kemi ndonjė shembull tė ngjashėm qė mund tė jetė shkak i ėndrrės.

Nga lashtėsia historike, njeriu i ka shpjeguar ėndrrat sipas simbolikės (posaēėrisht dallohen populli i Izraelit). Kėshtu, bie fjala, Jozefi i Egjiptit, ia shpjegoi Faraonit ėndrrėn me shėmbėllesa. Nė kohėn tonė pėr kėtė dukuri janė tė njohur Freudi, Adleri, Jungu dhe bashkėpunėtorėt e tyre. Por, as ndonjė shkollė psikanalitike nuk i shtjellon ėndrrat nė njė mėnyrė dhe ato dallohen dukshėm mes tyre.

S. Freudi, zakonisht i shpjegoi dėshirat e parealizuara nė lėmin seksual; tėrė simbolika e ėndrrės ėshtė e veshur me epshin dhe kėnaqėsinė seksuale.

Njeriu gjatė gjumit s’ka mbikėqyrje nė censurimin e vetėdijes dhe kėshtu bota e ėndrrave shpėrthen nga dėshirat e parealizuara dhe censura ėshtė e veshur me shėmbėllesėn e epshit seksual. Sė kėndejmi, ombrella, thika etj. e shprehin fallusin, organin seksual tė mashkullit, ndėrsa krehėr, organin seksual tė femrės.

Shumė larg do tė shkonim nė qoftė se i shpjegojmė tė gjitha ėndrrat nė kėndvėshtrimin seksual, edhe pse disa e kanė kėtė simbolikė.

Nuk ėshtė e vėrtetė se tė gjitha simbolet nė ėndėrr paraqesin vetėm jetėn seksuale, po ashtu nuk ėshtė e vėrtetė, siē e thekson Freudi, se nėnvetėdija e njeriut ėshtė e prishur, e ēoroditur dhe vetėm vetėdija ėshtė e mirė.

C. G. Jungu thekson: a nuk ėshtė dėshmi e mirė se ēka i solli njeriut vetėdija e tij, siē janė dy luftėrat botėrore, a nuk ėshtė koha t'i hapim sytė se ēka mund tė bėjė vetėdija e njeriut. Pėrderisa nėnvetėdija e njeriut nuk ėshtė e pėrcaktuar, nuk ėshtė as e keqe as e mirė, atė e bėn vetėm vetėdija e njeriut.

C. G. Jungu thotė se bota e ėndrrave buron nga nėnvetėdija e njeriut, qė e plotėson vetėdijen; njėra e plotėson tjetrėn, prandaj nuk ėshtė e mjaftueshme tė dish nga vinė ėndrrat dhe shkaqet e tyre, por ėshtė i rėndėsishėm qėllimi – pse ėndėrrojmė.

Ja ėndrra e njė mjeku, treguar Jungut: “U ngjita nė bjeshkė, rruga ishte pėrpjetė nėpėr borė; koha ishte e mrekullueshme. Sa mė lart ngjitesha, aq mė tepėr kisha kėnaqėsi, edhe ndieja njė bukuri dhe lumturi tė qėndroja pėrherė aty. Ashtu isha i magjepsur, po sa arrita nė kulmin e bjeshkės, fillova tė ngrihem edhe nė ajėr dhe tė fluturoja. Dhe kur u zgjova isha krejtėsisht nė njė farė ekstaze”.

Jungu i thotė: “Mik i dashur, e di se nuk mund tė lirohesh nga bjeshka, por tani tė qortoj, mos shko mė vetėm nė bjeshkė. Nė qoftė se shkon sė paku merri dy veta, qė tė shoqėrojnė!”

Ai nė kėtė qortim qeshi, pas dy muajve doli nė bjeshkė dhe rrėshqiti dhe mbeti nė mbulojėn e borės, qė mėmėsi ia shpėtuan jetėn. Tre muaj mė vonė, sėrish u ngjit nė bjeshkė, posa hipi nė thepin e bjeshkės, u rrėzua dhe ra nė greminė. Kjo ishte ekstaza e ėndrrės.

Kėshtu e shpjegon Jungu. Mirėpo, shtrohet pyetja: nė cilin drejtim vetėdija e njeriut, plotėsohet me nėnvetėdijen e botės sė ėndrrave?

Po japim njė shembull:

Njė djalė i ri ėndėrron se si babai i tij vjen me qerre nė shtėpi. Ishte i trullosur sa i mėshoi murit dhe e prishi qerren. Ky gjest e hidhėroi tė birin dhe fluturim shkoi pas babės dhe e kapi pėr fyti, duke ia numėruar pse po sillej ashtu si i ēmendur. Por i biri e vėrejti se baba ishte i dehur.

Kjo ėndėrr i qet Jungut kokėēarje pėr ta shpjeguar; ėndrra nuk kishte bazė reale. Baba ėshtė abstinent dhe nuk e konsumon alkoolin, ai ėshtė po ashtu dhe shofer i mirė; sa e sa herė e qorton tė birin, mos ta ngasė shpejt automobilin.

Sa i pėrket raportit mes tė birit dhe babait, ai ėshtė ideal. Sipas Freudit do tė ishte vetėm raporti i jashtėm i mirė, pėrndryshe prapaskena e kėsaj ėndrre ėshtė nė ērregullimin e ēoroditjes seksuale. Rivaliteti mes babės dhe tė birit, i cili ėshtė i dashuruar me nėnėn e vet, dėshiron ta pėrqeshė dhe tė tallet me babėn nga xhelozia!

Nė qoftė se e vėshtrojmė kėtė ėndėrr si plotėsim i vetė-dijes, atėherė duhet tė themi se raportet mes babės dhe tė birit janė tė mira, sepse i biri e ēmon babėn shumė dhe vetėm atė e sheh, pėrderisa vetveten nuk e sheh fare.

Njė bindje e tillė ėshtė shumė e rrezikshme pėr tė birin, i cili e ēmon aq lart babėn; ai nuk mund tė pavarėsohet dhe tė shkėputet nga prangat e tij. Pėr kėtė gjė nėnvetėdija vepron ashtu sa i gėrditet baba nė mėnyrė artificiale, pėr t'u rikthyer vetvetes, unit, ose identitetit dhe aftėsive tė veta, qė tė fillojė tė pavarėsohet nga baba. Njė shpjegim i tillė ėshtė i saktė, sepse edhe vetė i biri ishte dakord.

Nga Don Nosh Gjolaj


Edituar pėr herė tė fundit nga Jon nė 15.07.08 0:04, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ėndrra – zbulim i botės sė brendshme

Mesazh  Jon prej 15.07.08 0:03

Zbulimi i brendshėm

Ėshtė e vėrtetė se bota e ėndrrės e zbulon botėn e brendshme tė njeriut, qė ai nuk do ta pranojė nė mėnyrė tė vetėdijshme.

Pėr njeriun qė ėndėrron se vonohet zakonisht pėr tren ose i ik treni thonė se ai gjithherė do ta humbasė rastin ose do tė vonohet; vajza 40 vjeēe, qė e kishte humbur shpresėn e martesės, ėndėrron se do tė udhėtojė me tren, qė i kalon pėrpara syve.

Shembulli i dytė:

“Nė shpejtėsi u pėrgatita pėr udhėtim. I kėrkova gjėrat e mia, por nuk i gjeta. Koha kalonte dhe treni do tė shkonte. Kur e rregullova valixhen shkova nė stacionin e trenit, por rrugės m'u kujtua se i kisha harruar dokumentet e rėndėsishme.

U ktheva mbrapa. Kur arrita sė dyti nė stacion, turma e madhe e njerėzve mė pengoi tė vrapoj, treni shkoi duke lėrė pas vetes vijėn “S”, unė mendova nė vete se nė qoftė se drejtuesi i makinės nuk e ngadalėson shpejtėsinė do tė pėrplasen vagonėt rrugės. Dhe ashtu ndodhi; vagonėt e fundit u pėrplasėn dhe u bė dėm i madh. Nga frika mė doli gjumi”.

Ėndrra e paraqet njeriun ambicioz, nervoz dhe tė pavendosur, qė pėrfundon nė pėrplasje. Njeri i tillė ėshtė i shterur nga fuqia e jetės. I duhet tė kėnaqet me ato qė ka, edhe pse dėshirat e mėdha dhe syri i pangopur e shpie deri nė situatėn e pavolitshme.

Vetveten deshi ta tejkalojė dhe fatkeqėsisht shembulli i jetės tregon se njerėzit e tillė pėrfundojnė nė sėmundje tė ndryshme nervore dhe psikike.

Plotėsimi i vetėdijes me nėnvetėdijen ose pavetėdijen

Si plotėsohet vetėdija e njeriut me nėnvetėdijen qė shprehet nė botėn e ėndrrave? Nė vend tė sqarimit, po japim njė shembull tė prof. Viktor Frankel-it nga kampi i pėrqendrimit tė Dachau (Dahau).

Njė nga tė burgosurit kishte pa njė ėndėrr tė ēuditshme; njė zė i ēuditshėm i thotė: a dėshiron ta dish tė ardhmen tėnde! Ai i pėrgjigjet, po: “Dėshiroj tė di kur do tė jetė pėr mua fundi i luftės?” Zėri i ėndrrės i pėrgjigjet: “Mė 30 mars 1945!”

Kėtė ėndėrr e kishte parė nė fillim tė muajit mars. Ishte krejtėsisht i shėndoshė dhe fizikisht i fortė me plot shpresė pėr t'u ēliruar. Ditėt kalojnė shpejt dhe nuk shihet nė horizont ndonjė shenjė, qė t'i realizohet zėri i ėndrrės. Ditėt e fundit e kaplojnė ethe tė rėnda dhe mė 29 mars e dėrgojnė nė spital; mė 30 mars vdes; ky ėshtė fundi i luftės dhe i vuajtjeve tė tij.

Ėndrrat nuk janė profetizėm, qė mund ta tregojnė tė ardhmen e njeriut, por mund tė jenė shkaku i atyre gjėrave qė paralajmėrohen.

Jeta e pėrditshme na jep mjaft shembuj tė tillė, por ne nuk jemi gjithherė tė vetėdijshėm pėr kėtė, sepse pėrmbajtja e ėndrrave, qė shpėrthen nga nėnvetėdija e njeriut do tė ndikojė, dashje a pa dashje, edhe nė vetėdijen, nė mendjen e tij, qė e shpie deri te realizimi i ėndrrės, edhe pse realizimi i saj nė realitet ėshtė i ndryshėm.

Ėndrrat janė pjesė e jetės dhe diēka normale te njeriu. Nėpėrmjet tyre nė mėnyrė spontane i pėrjetojmė shtresat e thella psikike. Nė gjendjen e fjetjes qenėsia jonė ėshtė e ēliruar nga ndikimi i jashtėm dhe nga shtytjet e ditės. Edhe vėmendja aktive ėshtė e drejtuar kah “brendia”.

Nė procesin e ėndrrės zgjohen pėrmbajtje psikike, tė cilat mund tė lajmėrohen edhe gjatė ditės, por shumė rrallė, po ashtu janė tė shkurtra dhe tė zbehta me pamjet e shėmtuara dhe rishtas ato kthehet nė sferėn e nėnvetėdijes. Me njė fjalė nėpėrmes ėndrrės nė mėnyrė spontane zgjohet vetvetiu tėrėsia e strukturės psikike “nėn ujė” tė thellė.

Ėndrrat janė shumė tė dobishme pėr ata tė cilėt merren me to. Ato shpien kah rrėnjėt ose kah “ēerdhja” (foleja) e problemeve tona dhe kah mundėsia pėr integrimin e plotė “par excellence”.

Disa autorė e shpjegojnė procesin e ėndrrave dhe pėrdorimin e tyre nė shtatė shkallė.

Nganjėherė na ndodh se fare nuk na kujtohen ėndrrat. Harresa e tillė bazohet nė faktin se i shtypim nė sferėn e nėnvetėdijes tė gjitha ato gjėra qė na kėrcėnohen me ndonjė dhimbje ose e rrėnojnė Unin (Egon) ose na shpijnė kah pasiguria, qofshin ata tė vetėdijshme, qofshin tė pavetėdijshme.

1. Shkalla e parė ėshtė “ėndrrat e ditės” (ėndėrrite), integrimi i kujtesės qė personi pėrjeton gjatė natės. Jo vetėm se i kujtohen ėndrrat, por dhe pėrmbajtja e tyre psikike, ēka na i ka “vjedhur” dita. Edhe pse i pėrjeton si diēka tė huaja dhe “jo tė nevojshme”, nuk i shtyp nė sferėn e nėnvetėdijes dhe as nuk largohet prej tyre me ndonjė ide fikse ose tė ngushtė pėr ta mbrojtur pamjen e vet dhe tė botės reale, por me vetėdije kyēet nė integrimin e sferave psikike.

2. Shkalla e dytė ėshtė analiza e ėndrrave. Pėrmes analizės jo vetėm se e ndajmė pjesė - pjesė pėrmbajtjen e ėndrrave, por edhe rritet vėmendja dhe kujdesi nė disa momente tė sferės psikike dhe njėhershmit ballafaqimi me pasurinė (thesarin) e fshehur nė shtresat e thella. Kuptohet se kjo nuk ėshtė integrimi i ėndrrės me shtresat e ditės, por ėshtė integrimi i shtresave tė ditės me kujtimet qė reflektojnė nga ėndrra, kyēja spontane me sferat e thella tė individit.

3. Shkalla e tretė ėshtė shpjegimi i ėndrrave dhe deshifrimi i fshehur i porosisė, qė jepet nėpėrmes gjuhės simbolike tė ėndrrės. Nė kėtė fazė i dallojmė shtytjet e ditės nga pėrmbajtja e ėndrrės dhe nė mėnyrėn aktive inkuadrohemi nė botėn e ėndrrave, duke analizuar mirė shtytjet e ditės qė bėhen burim i pėrjetimit sė botės sė ėndrrave. Po ashtu i analizojmė shkaqet e shėmtuar nga ndodhitė e ėndrrės dhe kėrkojmė ēelėsin pėr t'i deshifruar porositė e saj.

4. Shkalla e katėr ėshtė integrimi me ėndrrat e ditės, “ėndėrrite”. Veprimi shkon nė drejtimin e kundėrt. Vėmendja e zgjon vetėdijen dhe kyēet drejtpėrsėdrejti me botėn e ėndrrave. Kėtė shkallė mund ta arrijmė vetėm me ushtrime intensive, pėr ta zgjuar vetėdijen gjatė “ėndrrės” (jemi tė vetėdijshėm se jemi nė botėn e ėndrrės). Vėzhgimi i ėndrrės bėhet nga kėndi i vėmendjes dhe mendojmė mbi domethėnien e ėndrrės. Nė kėtė fazė hyjmė nė hulumtimet e thella dhe nė mbretėrinė e bukur tė ėndrrave - gjithherė me vetėdijen e plotė dhe ashtu jemi tė pranishėm nė botėn e ėndrrės, qė quhet “lucide”.

5. Shkallės sė pestė i bashkohet jo vetėm vėmendja e vetėdijes, por edhe vullneti me krijimtarinė burimore. Ėndrra vėzhgohet jo mė nė mėnyrė pasive, por individi ndėrhyn nė mėnyrė aktive dhe kreative. Pėrpara e pėrgatitin edhe skenarin, bie fjala, lėndėn mbi tė cilėn do tė ėndėrrojė dhe rolin qė do ta luajė, po ashtu dhe gjatėsinė e dėshiruar. Ėndrrat e tilla i quajmė ėndrrat tė kontrolluara ose ėndrra kreative. Nė ėndrrat e tilla kyēet jo vetėm vėmendja, po dhe intelekti i individit me emocionin dhe vullnetin e lirė.

6. Nė shkallėn e gjashtė fillon integrimi i individit dhe autoterapia nėpėrmjet ėndrrės. Integrimi psikik nuk ėshtė vetėm lidhja e strukturės dhe njėsimi i shtresave psikike, por dhe pėrpunimi konstruktiv i tyre. Autoterapia psikike nga tjetėrsimi, nga shtypja psikike qė shpėrthejnė nga nėnvetėdija, nga ngarkesat e llojllojshme, qė shoqėrojnė dhembje nga tronditjet shpirtėrore. Ri integrimi ėshtė i mundshėm vetėm si proces i shėrimit ose i autoterapisė. Autoterapia tek ėndrrat e kontrolluara ėshtė e mundshme dhe e suksesshme bile edhe mė e suksesshme se terapitė e tjera.

7. Shkallėn e shtatė mund t'ia lejojmė vetes vetėm atėherė kur integrimi ynė ėshtė i lartė dhe stabil. Nė kėtė fazė na paraqitet dera e mrekullueshme qė hyjmė nė botėn e fenomeneve tė paranormales. Kėshtu mund ta zhvillojmė dyshin tonė (binomi - binjakun tonė) dhe tė udhėtojmė nė kohė dhe nė vend; i dėrgojmė dhe marrim sugjerimet telepatike nga tjetri, ose sė bashku me tjetrin ėndėrrojmė tė njėjtėn ėndėrr ose e kėrkojmė tjetrin nė ėndrrėn e tij.

Edhe pse ėndrrat nuk mund ta japin drejtimin tonė tė jetės, ato janė faktor i rėndėsishėm qė ndihmojnė nė mėnyrė pozitive pėr baraspeshėn e jetės sė pėrditshme tė pikėpamjeve mė humane nė botė.

Nga Don Nosh Gjolaj
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ėndrra – zbulim i botės sė brendshme

Mesazh  Jon prej 15.07.08 0:39

Cili ėshtė roli juaj nė ėndėrr?

Njė tjetėr aspekt i rėndėsishėm i ėndrrave tona, nė tė cilin pėrqendrohemi vazhdimisht, ėshtė roli qė kemi nė njė ėndėrr. A jemi aktivė apo pasivė, jemi pjesėmarrės apo vėzhgues? Jemi personazhi kryesor i ėndrrės apo thjesht njė personazh nė prapavijė? Natyra e rolit qė kemi nė ėndėrr shpjegon detaje shumė tė rėndėsishme pėr vetė jetėn tonė.

Rėndėsia e pėrsėritjes sė ėndrrave

Ėndrrat e pėrsėritura janė mesazhe tė rėndėsishme, tė cilat ne nuk i kemi marrė parasysh. Ato janė njė thirrje pėr vėmendje. Kėto ėndrra kanė gjithnjė lidhje me probleme themelore nė jetėn tonė, tė cilat duhet tė zgjidhen sa mė shpejt. Shpesh ne e dimė se ē’thotė ėndrra, por nuk duam tė ndryshojmė dhe ėndrra pėrsėritet.

Gjuha e ėndrrave

Ne mund tė kuptojmė shumė nga gjuha qė pėrdorim duke shpjeguar njė ėndėrr. Shpesh shpjegimi i njė ėndrre i ngjan njė shprehjeje figurative.
Njė ėndėrr ėshtė njė mikroskop nėpėrmjet tė cilit ne depėrtojmė nė fshehtėsitė e shpirtit.

Ne tė gjithė ėndėrrojmė, nuk i kuptojmė ėndrrat tona dhe vazhdojmė tė sillemi njėsoj sikur asgjė e ēuditshme tė mos ketė prekur thellėsitė e mendjes, e ēuditshme tė paktėn nė krahasim me veprimet e logjikshme dhe tė ndėrgjegjshme tė mendjes sonė.

Ne nuk jemi vetėm mė pak tė arsyeshėm dhe mė pak tė pėrmbajtur nė ėndrrat tona, por ne jemi edhe mė inteligjentė, mė tė zgjuar dhe mė tė aftė pėr tė gjykuar drejt kur jemi nė ėndėrr.

Ēdo psikanalist e pranon nė parim se ndėrmarrja e njė veprimi tė caktuar kėrkon njė provė empirike pėr pėrmbajtje nė ėndrrat tona, fantazitė dhe sjelljen e paqėllimshme.

Nga Don Nosh Gjolaj
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi