Anglo – Saksonėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Anglo – Saksonėt

Mesazh  M986 prej 08.09.12 15:43

Britania


Mbreti Artur

Ndonėse Jozefi i Arimatesė veē mė kishte pėrgatitur varrin e tij, ngase ai priste “Mbretėrinė e Zotit”, ku ai vendosi tė varroste Jezusin, ai jetoi pėr sė paku 30 vjet mė tepėr, dhe pėrafėrsisht rreth vitit 63 tė erės sonė, ai thuhet se e ka udhėtuar Anglinė. Nė shekullin e tetė, Rabanus Maurus, Kryepeshkop i Majences, deklaroi mbi jetėn e Mėrisė Magdalena se Jozefi i Arimatesė ėshtė dėrguar nė Britani, dhe ai pėrshkruan nė detaje se kush udhėtoi me ti deri nė Francė, duke pretenduar se ai ishte i shoqėruar, pėrveē Mari MAgdalenės dhe Lazarusit, dhe pėrsėri Salomit. Me tė ishte “Grali i Shenjtė”, tė cilin e fshehu pėr ruajtje nė Glastanbori Tor, ku ai themeloi kishėn e parė nė Ishujt Britanik, qė u zhvillua nė Glastabori Abei. Pasardhėsit e tij do tė kulminonin nė njė person si Mbreti Artur.

Rėndėsia e Britanisė nė kėtė tregim ėshtė njė shenjė e gjatė nė kėmbėt e lidhjes me praktikėn e okultizmit. Britonėt i kanė gjurmėt nga Brutusi, nipi i Askaniusit, qė supozohet tė jetė pasardhės i Zerah-ut. Studiuesit nė fakt kanė spekuluar se fenikasit kanė udhėtuar deri nė Britani pėr ta zgjeruar tregtinė e kallajit. Sipas traditės sė lashtė tė Kronikave tė Irlandės, kjo racė e Britonėve u plotėsua nė shekullin e gjashtė p.e.s., me gjakun mbretėror tė Shtėpisė sė Davidit, duke rezultuar tek mbretėrit e Skocisė.



Jozefi nga Arimatea
nė Glastonburi Tor

Legjenda irlandeze pohon se Skocezėt e kanė origjinėn nga Fenius Faraidhi, njė pasardhės nga Edomi, qė themeloi mbretėrinė e Skitisė nė shekullin e 14 p.e.s. Biri i Nel-it Feniusi u martua Skota-nė, njė princeshė Egjiptiane. Kėshtu sqarohet se pėrse emri Skoti ėshtė mveshur nga Romakėt nga rebelėt irlandez, dhe mė vonė pushtuesve irlandez tė Argilisė dhe Kaledonisė, qė u bė e njohur si Skoci. Skota dhe Nel-i kishin njė djalė, Goidel Glas, pasardhės i Galėve, qė ėshtė dėbuar nga Egjipti shkurtė kohė pas eksodit tė izraelitėve nga njė faraon. Pas njė udhėtimi tė gjatė, pasardhėsit e tij u vendosėn nė Hispania, njashtu e njohur edhe si Iberia, apo Spanja dhe Portugalia Moderne, ku Mil Espaine ėshtė lindur. Ishin bijtė e Mil-it, Eber Fin dhe Eremon-i, qė themeluan praninė Gale nė Irlandė.

Sipas kronikave tė lashta Irlandeze, Skoceze dhe Angleze, rreth viteve 583-582 p.e.s., njė princeshė e quajtur “Tamar Tefi” erdhi nga Egjipti pėrmes Spanjės, dhe zbarkoi nė bregun verilindor tė Irlandės. Kur ēifutėt janė persekutuar nga Nebukadnestar-i i Babilonisė, Matianiah-u, biri i Mbretit Josiah, dhe njė pasardhės i drejtpėrdrejtė i Mbretit Davud, ishte instaluar nė Judea. I njohur si Mbreti Zedekiah, ai aderoi nė fronin e Jerusalemit nė 598 p.e.s. Dymbėdhjetė vjet mė vonė, Jerusalemi ra nėn pushtetin e Nebukadnester-it, ku Zedekiah-u u dėrgua nė Babiloni dhe u verbua, dhe bijtė e tij janė vrarė, pėrveē bijės Tamar.

Tamar, thuhet se ka arritur me njė njeri tė moshuar tė quajtur Ollam Fodhla, dhe sekretarin Simon Brug. Kėto janė identifikuar me profetin Jeremia, Baruku i tij shkrues, bija e Zedekiah-ut, e cila pėrfundimisht udhėtoi nė Sicili, Spanjė, mundėsisht edhe nė Norvegji dhe Danimarkė, dhe mė vonė nė Irlandė. Tamar u martua me njė mbret tė mėvonshėm Irlandez, Eokaid I, nga i cili tė gjithė mbretėrit e mėvonshėm Irlandez pasuan. Ajo dhe bashkudhėtarėt e saj sollėn me vete njė arkė misterioze, gjoja Arkėn e Besėlidhjes, dhe njė flamur me ngjyrė floriri, me paisjen heraldike tė njė Luani tė kuq, apo Luanit tė Judesė, dhe Gurin e Fatit. Guri i Fatit, apo Guri i Besėlidhjes, u bė i njohur si Lia Dėshtake. Besohet se ėshtė Shtylla origjinale qė Jakobi ja dedikoi Zotit pasi gjithė natėn vigjile luftoi njė engjėll. Guri ėshtė instaluar nė fortesėn e Kodrės sė Tara-sė, ku ka shėrbyer si vendi i kurorėzimit tė tė gjithė mbretėrve tė hershėm irlandez.


Druid

Qė nė fillimin e shekullit tė parė tė erės sonė, besohet se Keltėt mėsuan artet e Dijetarit pėrmes studentėve tė Pitagorės. Sipas Plini tė Vjetrit, nė shekullin e parė tė erės sonė, magjia, qė do tė thotė kulti i Dijetarėve, ishte kaq i ngulitur nė Britani pasi qė ai tha se duket se Britanikėt ishin ata qė ua mėsuan atė Babilonasve, dhe jo e kundėrta.

Mėsimet e Dijetarėve (zjarrputistėve) apo Kabalistėve, janė qartė tė dukshme tek Druidėt, qė fillimisht merreshin me astronomi, apo astrologji, praktikonin vegjetarianizmin, besonin nė rimishėrim, dhe adhuronin Dis-in, apo Plutonin, zotin e Nėntokės. Edhe pasi qė Patriku kishte konvertuar Irlandezėt nė tė Krishterė, mėsimet e Druids-it asnjėherė nuk ishin braktisur plotėsisht, por nė vend tė tyre ishte zhvilluar njė kulturė unike, e njohur si Krishterimi Kelt. Nė esencė, arti i Druidėve mbijetoi Krishterimin Irlandez, si hagiografi e bollshme, e themeluar nė idetė magjike, tregohet haptazi. Shėn Kolumba, kryemurg dhe misionar i kredituar tradicionalisht me rolin kryesor nė konvertimin e Skocisė nė Krishterizėm, pas bėrjes murg, jetoi dhe studioi me njė Bard nė Leinster, dhe mė vonė mbrojti kauzėn e Druis-it kur shkolla e tyre dhe mėsimet e tyre janė sulmuar.


Vivien-i dhe Merlin-i

Njashtu, nė shekullin e pestė tė erės sonė, Fergus Mor, njė pasardhės i drejtpėrdrejtė i Eokaidit dhe Tamar-ės, kishte migruar nė Skoci nga Irlanda dhe themeloi DaIrlanda nė Argjilinė aktuale. Guri i Fatit dhe ndoshta artefakte tjera nga Tempulli i Jerusalemit janė vendosur njashtu, ku ata mbetėn nėn kujdesin e Keltėve tė Krishterė nė Iona tė themeluar nga Shėn Kolumba. Guri i Fatit atėherė u zhvendos nė njė Gur nė Skoci gjatė pushtimeve skandinave tė Iona-sė.

Nipi i Fergus-it ishte Aidan Mak Gabhran i Argjilisė, Mbret i Skotėve, qė jetoi nga 574 deri 608, i referuar nga Geofri i monmouthit si Uthir, qė do tė thotė “tmerrshėm”, duke kurorėzuar Mbretin e Skotėve DaIrlanda dhe Pendragon tė ishullit Kelt, nga kushėriri i tij i tretė Shėn Kolumba nga Iona nė vitin 574 tė erės sonė. Nėna e Uther Pendragon, Lluan e Breknokut, ishte njė pasardhėse e drejtpėrdrejtė e Jozefit nga Arimatea. Uther Pendagran ishte babai i Mbretit Artur. Nėna e tij ishte Igerna del Aks, Mbretėresha e Lartė e mbretėrive kelte. Merlin-i njashtu njė kushėri i vjetėr i Mbretit Aedan. Merlin-i ishte njė Druid Kelt dhe Vivien del Aks, gjyshja e Arturit ishte Mbretėresha e Avalonit dhe Kryemurgeshė e Lartė e Religjionit tė Lashtė Kelt.
avatar
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

75


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi