10 Mėnyra qė tė tjerėt tė bėjnė atė qė dėshiron!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10 Mėnyra qė tė tjerėt tė bėjnė atė qė dėshiron!

Mesazh  Zattoo prej 06.09.12 21:53

10 Mėnyra pėr ti bėrė tė tjerėt tė bėjnė atė qė dėshiron!FUNKSIONON 100%





Keni probleme sociale,nuk arrini tė tėrhiqni vėmendjen e miqve tuaj pėr njė argument tė caktuar?E ndjeni veten tė pafuqishem e pa vlerė?Deshiron te jesh person i rendesishem,ndoshta nje politikan?Atėherė MJAFT MĖ!Ky ėshtė artikulli qė bėn pėr ju!Sot ėshtė dita juaj me fat!

                         Do ju zbulojme sekretin e pushtetit dhe kontrollit mbi tė gjithė!
                                                        FUNKSIONON 100%.
  E gjithė kjo ėshtė bėrė e mundur falė Masmediave dhe nėn kujdesin e vecantė tė  Qeverive.
                                               Sponsor:ELITA BOTĖRORE
                                                      JU FALEMINDERIT




1 - Strategjia e "Shpėrqėndrimit"



Elementi m
ė i lashtė i kontrollit social ėshtė strategjia e shpėrqendrimit, e cila shėrben pėr tė devijuar vėmendjen e publikut nga ēėshtje tė rėndėsishme dhe ndryshimet e vendosura nga elitat politike dhe ekonomike, nėpėrmjet  bombardimit me informacione tė parėndėsishme.



Strategjia e shp
ėrqėndrimit ėshtė gjithashtu thelbėsore pėr parandalimin e interesit publik njohuritė thelbėsore nė fushėn e shkencės, ekonomisė, psikologjisė, neurobiologjisė
etj.



"T
ė mbash vėmendjen e publikut larg nga problemet reale sociale, burgosur nga lajme pa rėndėsi tė vėrtetė. Tė mbash publikun tė zėnė, tė zėnė, tė zėnė, te mos kete kohė pėr tė menduar, as kur kthehet nė fermė-shtepine e vetė, si gjithė kafshėt e tjera" (cituar nga: "Armė silencioze pėr luftra tė qeta",dokument tė cilin do ta publikojmė tė plotė sė shpejti).





2 -Tė krijosh probleme pėr tė ofruar zgjidhjen mė vonė



Kjo metodė njihet ndryshe si skema "Problem - Reagim - Zgjidhje" 


Tė krijosh njė problem pėr tė shkaktuar njė reagim nga publiku, me qėllim qė ky vete tė jetė nxitės i masave qė ju doni tė impononi.



Pėr shembull,t
ė lejosh zgjatjen e njė dhune urbane tė shfrenuar, ose tė organizosh auto-atentate nė mėnyrė qė publiku te kėrkojė ligje dhe politika pėr "sigurinė" duke hequr dorė vullnetarisht nga liritė e tij.


Ose tė krijosh njė krizė ekonomike pėr tė prezantuar si njė "e keqe e nevojshme"  heqjen e tė drejtave sociale dhe ēmontimin e shėrbimeve publike.





3 - Strategjia e "Gradualiletit"
Nėse doni te bėni tė pranueshė njė ndryshim papranueshėm, ateherė aplikojeni atė gradualisht pėr vite me radhė.



Kjo ishte strategjia q
ė u perdor kur kushte tė reja radikale socio-ekonomike vendosėn gjatė viteve 90': Shtet i pafuqishėm, dallga e privatizimeve, pasiguria e punės, papunėsia masive, pagat qė nuk sigurojnė tė ardhura dinjitoze,.. Shumė ndryshime qė do tė shkaktonin njė revolucion nė qoftė se ato do ishin zbatuar  menjėherė.






4 - Strategjia e "Sakrificės"



Njė tjetėr mėnyrė pėr tė fituar opinionin publik pėr njė ndryshim q
ė nuk mirėpritet ėshtė ta paraqesni atė si "tė dhimbshme dhe tė nevojshme", duke marrė konsensusin publik menjėherė, pėr njė aplikim nė tė ardhmen.



Ėshtė shum
ė mė e lehtė tė pranosh njė sakrificė ne te ardhmen, se njė sakrificė sot. Sė pari, sepse askush nuk do tė harxhojė energjitė menjeherė.Sė dyti, sepse publiku, masa, gjithmonė ka tendencė tė shpresojė plot naivitet se "ēdo gjė do tė jetė mė mirė nesėr" dhe se sakrificat e kėrkuara sot mund tė shmangen mė vonė. Kjo i jep kohė publikut tė mėsohet me idenė e ndryshimit dhe ta pranoje atė "pa bere zė" kur vjen koha e duhur.






5 -Ti drejtohesh publikut si tė jetė njė fėmijė



Nj
ė pjesė e madhe e asaj qė njihet si "persuazion" direkt i publikut,pėrbėhet nga fjalime,argumenta, tema,personazhe,ku perdoret veēanėrisht nje intonacion  fėmijėror, sikur shikuesi tė ishte njė i sapolindur apo i mangėt mendėrisht.



 Sa m
ė shume ju pėrpiqeni pėr tė mashtruar publikun aq mė shumė duhet tė pėrdorni njė ton te fėmijėror. Pse?Sepse nėse ju i flisni njė personi, si tė kishte 12 vjet ose mė pak, atėherė,sipas statistikave mendja sugjeron, me njė probabilitet tė caktuar qe ai do tentoje njė pėrgjigje apo reagim pa asnje sens kritike,si ajo e njė femije.






6 -Perqendrimi ne aspektin emocional mė shumė se ne ate reflektiv



Shfrytėzimi i emocioneve ėshtė njė teknikė klasike n
ė gjėndje tė shkaktojė njė "qark tė shkurtėr" tė analizės racionale dhe sensit kritik tė individit.Pėrdorimi i regjistrit emocional hap dyert e ndėrgjegjies dhe nė tė mund te mbjellesh apo injektosh idetė, dėshirat, frikėn, detyrimet, ose te imponosh sjelljen qė do.







7 -Tė mbash publikun nė injorancė dhe mediokritet



Sigurohuni qė publiku te mos jete i aftė tė kuptoj
ė teknologjitė dhe metodat e pėrdorura pėr kontrollin dhe skllavėrinė e tij.



"Cilėsia e arsimit tė dhėnė pėr klasat e ulėta duhet tė jetė aq i varfėr dhe mediokėr n
ė mėnyrė qė distanca mes tė klasave tė ulėta dhe tė klasave tė larta tė jetė dhe mbetet e pamundur pėr tu pershkuar nga klasat e ulėta."







8 - Inkurajimi i publikut drejt admirimit tė mediokritetit



Shtyjeni publikun tė besoje se
ėshtė nė modė jesh idiot,vulgar dhe injorant.









9 - Rritja e vetė-fajėsimit



T
ė bėsh individin tė besojė se ai ėshtė i vetmi fajtor pėr fatkeqėsitė e tij, pėr shkak tė paaftėsisė,tė inteligjencės apo angazhimit vetjak.



  K
ėshtu nė vend qė rebelohet kundėr sistemit ekonomik,zhvlerėson veten dhe fajėsohet,duke krijuar njė gjendje depresioni,pasojė e sė cilės ėshtė edhe mos veprimi. Dhe pa veprim nuk ka revolucion!








10 - Njohja e njerėzve mė  mirė se ata vetė.



Gjatė 50 viteve tė fundit pėrparimet e shpejta nė shkencė kanė krijuar njė hendek nė rritje ndėrmjet njohurive te publikut dhe ato nė pronėsi e tė pėrdorura nga elitat nė pushtet.



Me an
ė tė biologjisė, neurobiologjisė dhe psikologjisė se aplikuar, "sistemi" ka njė vizion tė qartė qenies njerėzore, nė aspektin fizik dhe psikik. Sistemi eshte nė gjendje tė njohe personin mė mirė se ai vetė. Kjo do tė thotė se, nė shumicėn e rasteve, sistemi ka njė ndikim kontrollues mbi individėt mė shumė se kontolli qė individi ka mbi veten e tij.



Prof.Noam Chomsky (gjuhetar,filozof dhe teoricien i komunikimit njerezor)

avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi