Hyjnė nė politikė si rrogėtar, dalin milionerė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hyjnė nė politikė si rrogėtar, dalin milionerė

Mesazh  Odin prej 04.09.12 12:50

Hyjnė nė politikė si rrogėtar, dalin milionerė



Shqipėria, siē dihet, ėshtė vendi mė i varfėr nė Europė. Nė tė njėjtėn kohė nuk ėshtė e ēuditshme qė gjithashtu Shqipėria ėshtė edhe vendi mė i korruptuar nė Europė, pasi kėtė fakt, qytetarėt e vėrtetojnė nė kurrizin e tyre ēdo ditė.

Korrupsioni i lartė nė vend bėn qė njė pjesė shumė e vogėl e popullsisė tė pasurohet nė mėnyrė tė pandershme mbi pjesėn tjetėr tė ndershme, qė paguajnė taksat dhe detyrimet ndaj shtetit. Duke u pasuruar tė korruptuarit, varfėrohet pjesa tjetėr e ndershme e qytetarėve.

Ata qė kanė fituar nė kėtė ēorbė korrupsioni janė pushtetarėt, qė hyjnė nė politikė si rrogėtarė dhe pėrfundojnė me vila shumėmilionėshe duke filluar nga bregdeti e deri nė qendrat e qyteteve. Si pasojė e kėtij korrupsioni, vuajnė familjet e bizneset, tė cilave nuk u sigurohen tė mirat publike pėr tė cilat paguajnė.

Nėse sot shkon nė zyrat e shtetit, do tė pėrballesh me nėpunės tė paaftė, qė janė punėsuar falė kontributit tė tyre banal nė fushatat e partive ose duke paguar ndonjė ryshfet. Fatkeqėsisht, pėr t’u punėsuar nė administratėn publike, duhet tė paguash shifra qė shkojnė deri nė 3000 euro pėr njė vend pune; pėr t’u punėsuar si mėsuese duhet tė paguash njė ēmim; tė kėrkosh drejtėsi duhet tė paguash pėr tė fituar njė tė drejtė ose paguan tjetri pėr ta mohuar atė e kėshtu me radhė.
Pushteti i ka pasuruar tė korruptuarit, por ēfarė ndodh me pjesėn tjetėr tė popullsisė?

Sipas Bankės Botėrore, e dhėna e fundit pėr varfėrinė daton nė vitin 2008. Sipas saj, nė Shqipėri, 12.4 % e popullsisė jeton nėn pragun e varfėrisė. Ky ėshtė njė tregues qė njė pjesė e madhe e popullsisė ėshtė nė kushte pothuajse mjerane. Vite mė parė, ekonomia shqiptare lundronte nė ujėra disi tė qeta pėr sa i pėrkiste rritjes ekonomike.

Nga viti 2000 deri nė 2008, rritja ka qenė nė nivelin e 6 %, rritje e cila solli njė pėrmirėsim nė jetėn dhe ekonominė e shqiptarėve, ndėrsa nė kėto 4 vjet, ekonomia shqiptare ėshtė ngadalėsuar ndjeshėm duke arritur deri nė shifra negative tė GDP-sė, siē ndodhi dhe me tremujorin e parė tė kėtij viti.

Pra, gjendja e tė varfėrve duhet tė jetė pothuajse e njėjtė me vitin 2008 ose mė e keqja mund tė jetė pėrkeqėsuar si pasojė e mungesės sė kėsaj rritjeje.

Janė plot 365 000 persona, tė cilėt jetojnė me mė pak se 2.5 dollarė nė ditė, ndėrsa personat qė jetojnė me mė pak se 2 dollarė nė ditė janė rreth 136 mijė ose 4.25 % e popullsisė. Sipas njė tjetėr statistike, gjithmonė sipas Bankės Botėrore, rreth 37 % popullsisė ose 1 184 000 shqiptarė jetojnė me mė pak se 5 $ nė ditė.

Ndėrsa nė Europėn ku ne kėrkojmė tė integrohemi, njė ore pune minimale ėshtė rreth 5 dollarė, nė vendin tonė janė mė shumė se 1.18 milion persona qė jetojnė me mė pak se 5 dollarė nė ditė. Kjo varfėri vėrehet ēdo ditė nė rrugė, nė qytete, nė periferitė e tyre dhe sidomos nė fshatra.

Shpesh shumė persona pretendojnė tė vėnė shenjėn e barazisė me vende tė tjera tė zhvilluara pėr sa i pėrket nivelit tė varfėrisė. Duhet sqaruar qė pragu i varfėrisė ndryshon sipas nivelit tė jetesės nė vende tė ndryshme.

Nė Itali, nėn pragun e varfėrisė, sipas ISTAT italian, konsiderohet njė familje me 2 persona me tė ardhura mujore 1000 euro ose njė familje e pėrbėrė nga 2 tė rritur dhe 2 fėmijė me tė ardhura mujore 1630 euro nė muaj.

Pra ky prag varfėrie ėshtė shumė larg pragut tonė tė varfėrisė. Por e keqja sapo ka filluar, pasi kriza e rėndė qė ka kapur vendin do tė bėjė mė shumė tė varfėr. Pėr tė ulur nivelin e varfėrisė nė vend kėrkohet njė rritje ekonomike nė shifrat e 5-6 %.

Kėtė vit, rritja ekonomike parashikohet tė jetė nė nivelin e mė pak se 2 % me asnjė efekt nė uljen e varfėrisė, pėrkundrazi rrezikon ta shtojė mė shumė atė. Ndėrkohė, qė disa mund tė varfėrohen edhe mė shumė, disa tė tjerė tė korruptuar nė mesin e pushtetit do tė deklarojnė pasuri akoma mė tė mėdha.
avatar
Odin

602


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi