Ruani fėmijėt nga interneti!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ruani fėmijėt nga interneti!

Mesazh  Luli prej 03.09.12 22:54

Ruani fėmijėt nga interneti!



Kėshillat pėr prindin

Interneti ėshtė njė vend prej ku marim dije, pėr tė krijuar miq, pėr tu dėfryer etj.

Keto dhjetė udhėzime ju ofrojnė juve si prind sesi ta meson fėmijėn tuaj ta shfrytėzojė internetin pa frikė dhe sigurtė.

Mos harro qė edhe nėqoftse fėmija i juaj di pėr teknikat sot mė shumė se ju, ju jeni ai qė keni pėrvojė mė shumė rreth reziqeve qė dalin nga interneti.


1. Shoqėroje fėmijėn tuaj gjatė pėrdorimit tė internetit

Ėshtė nė tė mirė tė fėmijės por edhe nė tė miren tuaj qė ta shoqėroni fėmijėn tuaj gjatė shfrytėzimit tė internetit. Mundohu qė sė bashku tė gjeni sajte qė janė tė dedikuar pė fėmijė ose sė paku qė i pėrshtatet moshes sė femijes, argėtuese, zbavitėse, motivuese, sajte qė i inspirojnė fėmijėn tuaj. Nė kėtė mėnyrė fėmija juaj do t’i rritet vetėbesimi atij.


2. Bisedoni sė bashku rreth internetit

Tė rriturit nė tė shumtėn e rasteve internetin e pėrdorin pėr punė siq ėshtė punė administrative ose punė bankare ose pėr tė rezervimin e udhėtimeve. Fėmijėt internetin e shfrytėzojnė pėr gjėra krejtsisht tė kunderta. Pyete fėmijen tuaj ēka bėn ai gjat pėrdorimit tė internetit kur ”ju” nuk jeni me tė. Kėrkoni nga ai t’ju tregojė pėr sajtet e tija qė mė sė shumti i adhuron dhe interesohu nė kėtė drejtim. Ndaj kohė kohė pas kohe pėr biseda sesi e shfrytėzon fėmija yt internetin dhe nė ēfar kohe. Mos u sjell nė mėnyrė kritike nė raport me kureshtjen e fėmijės dhe mos e trishto.


3. Nxit sjellje pozitive gjat shfrytzimit tė internetit

Interneti pėrveē gjėrave qė janė nė tė mirėn e shoqėrisė nė Internet ka gjėra me pėrmbajtje naciste, pornografike si dhe dhunė.


4. Vendosni sė bashku si do tė shfrytėzohet interneti

Vendos regulla nė familjen tuaj sesi do tė shfrytzohet interneti, kohėn dhe pėr ēka do tė pėrdoret. Bėje njė listė me idė si psh.

● Si ti trajtojmė informacionet e tjerėve (emri,adresa, numri i telefonit, e-
post adresa)

● Si tė sillemi ndaj tė tjerėve ((nė Chat, e-postė, nė ICQ/Messinger)

● Cilat tipe tė websajteve kemi tė drejtė ti vizitojm dhe cilat nuk kemi.


5. Bėja me dije fėmijės tuaj tė jetė i kujdesshėm me informacionet personale

Mos le informacione personale gjat shfrytėzimit tė ndonjė websajti nėse tė kėrkohet njė gjė tė tļllė. Kėto tė dhėna shfrytėzohen nė menyra tė ndryshme, si p.sh. “spam” Ėshtė shumė me rėndėsi se nė ē’mėnyrė fėmija i juaj e pėrdorė internetin. Binde femijen tuaj qė tė mos le tė dhėna nė internet pa lejen tuaj si numri i telefonit, fotografi, e-postė dhe gjėra si kėto.


6. Mos e lejo fėmijėn tuaj tė kontaktojė me persona tė panjohur nė Internet

Interneti ėshtė njė vend i pėrshtatshėm pėr takime dhe pėr tė krijuar miq. Pėr t’i shmangu rreziqet qė interneti i mbart me vete duhet qė fėmijėt tė mos kontaktojnė persona qė janė tė panjohur pėr ne, nė munges tė prezencės sė prindit.


7. Mėsoje fėmijėn tuaj qė nuk ėshtė e vėrtetė ēdo gjė qė publikohet nė Internet

Ka fėmijė qė internetin e pėrdorin pėr detyra tė shkollės ose pėr gjetjen e fakteve nė lidhje me lėndėn qė i intereson. Mėsoje fėmijen tuaj qė, nuk ėshtė gjithēka ashtu si duket nė internet.


8. Mos u sjell nė menyrė kritike nė raport me kureshtjen e fėmijės

Joshpesh ndodh qė femija tė gjendet nė gjendje tė palakmueshme si pėr ju ashtu edhe pėr fėmijėn pa dėshirėn e tij gjat vizitave tė websajteve, p.sh. nė sajt me pėrmbajtje pornografike. Do tė ishte e udhės qė, ēdo familje sė paku tė ketė filter i cili do ta mbronte fėmijėn nga befasit e palakmueshme.


9. Raporto ngjarjet dhe informacionet qė nuk janė nė pėrputhje me ligjin ose pėr tė cilat kemi dyshime

Po na ndodhi tė dyshojmė pėr ndonjė material nė internet qė cenon integritetin tuaj si prind ose tė femijes tuaj ju rekomandojė qė rastin nė fjalė ta lajmroni tek moderatori i asaj websajti, nėse jo atėher drejtohuni tek kompania e internetit nė dizpozicion ose tek njerėzit qė merren me pyetje tė kėsaj natyre. Sajtet tė paligjshme siē jan sajtet tė pedofilėve raportohen nė polici.


10. Zgjidhjet teknike ka tė ngjarė tė ndihmojnė shumė nė shfrytėzimin e internetit nė mėnyrė sa mė tė sigurtė


Nė treg sot egzistojnė mėnyra nga mė tė ndryshmet pėr tė kontrolluar fėmijėn tuaj gjat pėrdorimit tė internetit. Pėrmes shfletimit tė “temporary internet files” zbulojm se cilat sajte fėmija juaj i viziton mė sė shpeshti dhe, nėpėrmjet “filterit” egziston mundėsia tė bllokojmė ato sajte pėr tė cilat kemi dyshime.

Pėrmbledhje:

1. Shoqėroje fėmijėn tuaj gjatė pėrdorimit tė internetit

2. Bisedoni rreth internetit

3. Nxit sjellje pozitive gjat shfrytzimit tė internetit

4. Vendosni sė bashku se si do tė shfrytėzohet interneti

5. Bėja me dije fėmijės tuaj tė jetė i kujdesshėm me informacionet personale

6. Mos i lejo fėmijėn tuaj tė kontaktojė me persona tė panjohur nė Internet

7. Mėsoje fėmijėn tuaj qė nuk ėshtė e vėrtetė ēdo gjė qė publikohet nė Internet

8. Mos u sjell nė mėnyrė kritike nė raport me kureshtjen e fėmijės

9. Raporto ngjarjet dhe informacionet qė nuk janė nė pėrputhje me ligjin ose
pėr tė cilat keni dyshime

10. Zgjidhjet teknike ka tė ngjarė tė ndihmojnė shumė nė shfrytėzimin e
internetit nė mėnyrė sa mė tė sigurtė
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ruani fėmijėt nga interneti!

Mesazh  Zattoo prej 13.01.14 0:58

Kriza e kujtesės sė brezit tė sotshėm

- I dashur nip, nuk do tė dėshiroja qė kjo letėr krishtlindjesh tė tingėllonte shumė e sheqerosur (deamicisiana, term sipas librit tė autorit De Amicis “Zemra”) dhe tė kujtonte ty kėshilla pėr dashurinė ndaj tė afėrmve tanė, pėr atdheun, pėr botėn, apo gjėra tė ngjashme. Nuk do t’ua vije veshin dhe nė momentin e vėnies nė praktikė (ti i rritur dhe unė i thyer nė moshė), sistemi i vlerave do tė jetė kaq shumė i ndryshuar sa mundet qė rekomandimet e mia tė duken jashtė kohe.

Kėshtu qė do tė preferoja tė ndalesha nė njė rekomandim tė vetėm, tė cilin do jesh nė gjendje qė ta vėsh nė zbatim edhe tani, teksa je zhytur nė iPad-in tėnd; por as nuk do tė bėj gabimin qė mos tė ta kėshilloj kėtė gjė, jo pėr faktin se do dukesha njė gjysh harraq dhe nopran, por sepse atė e bėj edhe unė. E shumta mund tė tė rekomandoj, qė nėse rastėsisht nė internet, kalon nėpėr ato qindra faqet porno qė tregojnė nė mijėra mėnyra raportin mes dy qenieve njerėzore, apo mes njė qenieje njerėzore dhe njė kafshe, pėrpiqu qė tė mos besosh se ai ėshtė seksi, edhe ashtu i shfaqur shumė monoton; kjo sepse bėhet fjalė pėr njė inskenim, i cili synon tė tė detyrojė tė mos dalėsh nga shtėpia dhe tė shohėsh vajzat e vėrteta.

Nisem nga parimi se ti je heteroseksual, pėrndryshe pėrshtati rekomandimet e mia me rastin tėnd. Por shikoji vajzat, nė shkollė apo aty ku shkon pėr tė lozur, sepse janė mė tė mira ato tė vėrtetat, sesa ato femrat televizive; dhe njė ditė do tė tė japin kėnaqėsi shumė mė tė mėdha sesa ato online. Besoji atij qė ka mė shumė eksperiencė sesa ty (dhe nėse do tė kisha parė vetėm seksin nė kompjuter yt atė nuk do kishte lindur kurrė dhe ti kush e di ku do ishe, pėrkundrazi nuk do ishe fare). Por nuk ėshtė kjo, ajo pėr tė cilin doja tė tė flisja, mė tepėr sesa pėr njė sėmundje qė ka goditur brezin tėnd dhe madje edhe atė tė djemve mė tė rritur sesa ty e qė ndoshta shkojnė nė universitet.

Kjo ėshtė humbja e kujtesės. Ėshtė e vėrtetė se nėse tė shkon nė mendje tė dish se kush ka qenė Karli i Madh apo ku bie Kuala Lumpuri nuk tė duhet veēse tė shtypėsh ndonjė tast dhe menjėherė interneti do tė ta thotė. Bėje kėtė gjė kur duhet, por pasi ta kesh bėrė, mundohu tė kujtosh ēfarė tė ėshtė thėnė pėr tė mos qenė i detyruar qė ta kėrkosh pėr herė tė dytė nėse do tė jetė e domosdoshme, qoftė edhe pėr njė punim nė shkollė. Ka rrezik qė ndėrkohė qė ti mendon se kompjuteri mund tė ta thotė nė ēdo moment, ti humbet shijen e tė nxėnit vetė.

Do tė ishte njėsoj sikur, duke ditur se pėr tė shkuar nga njė rrugė nė tjetrėn, ka autobusė apo metro qė tė mundėsojnė tė zhvendosesh pa u lodhur (qė nė vetvete ėshtė shumė komode dhe bėje sa herė qė nxiton) mendon se kėshtu nuk ke mė nevojė tė ecėsh. Por nėse nuk ecėn mjaftueshėm, bėhesh pastaj “i aftė tjetėrsoj”, siē thuhet sot  pėr ata qė janė tė detyruar tė lėvizin me karrocė me rrota. Dakord, e di qė merresh me sport dhe kėshtu vė nė lėvizje trupin tėnd, por tė kthehemi te mendja jote. Kujtesa ėshtė njė muskul si ata tė kėmbėve, tė cilėn nėse nuk e ushtron rrudhet dhe ti transformohesh (nga kėndvėshtrimi mendor) me njė tjetėr lloj aftėsie, pra, qė tė flasim qartė, njė idiot. Pėr mė tepėr, sikurse pėr tė gjithė ekziston rreziku qė me plakjen vjen edhe Alzheimeri, njė nga mėnyrat qė tė shmanget ky incident i pakėndshėm ėshtė tė ushtrosh memorien.

Dhe ja cila ėshtė dieta ime. Ēdo mėngjes mėso ndonjė varg, njė poezi tė shkurtėr. Mirė do ishte tė bėje ndonjė garė edhe me miqtė e tu pėr tė parė se kush mban mend mė shumė. Nėse nuk e pėlqen poezinė atėherė bėje kėtė me formacionet e futbollistėve, por kujdes, sepse nuk duhet vetėm tė dish se kush janė futbollistėt e Romės sot, por edhe ata tė skuadrave tė tjera, pse jo edhe tė skuadrave tė sė shkuarės (mendo qė unė mbaj mend formacionin e Torinos nė kohėn kur avioni i tyre, me tė gjithė lojtarėt nė bord,  u pėrplas nė Superga: Bacigalupo, Ballarin, Maroso etj..).

Bėj gara tė kujtesės, ndoshta edhe pėr librat qė ke lexuar (kush ishte nė bordin e Hispaniolas nė kėrkim tė ishullit tė thesarit> Lord Trealwney, kapiteni Smollet, doktor Levesey, Long John Silver, Jim...). Provo njėherė nėse miqtė e tu do tė kujtojnė dot se kush ishin shėrbyesit e tre muskėtjerėve dhe tė D’Artgnan (Grimaud, Bazin, Mousqueton dhe Planchet)..Dhe nėse nuk do duash tė lexosh “Tre muskėtjerėt (dhe nuk e merr me mend se ēfarė do kesh humbur) atėhėre bėje, ku di unė, me njė nga historitė qė ke lexuar. Duket njė lojė (dhe ėshtė e tillė) por do ta shohėsh sesi koka jote do tė popullohet nga personazhe, histori, kujtime tė ēdo lloji. Do ta kesh pyetur veten se pėrse dikur kompjuterėt quheshin tru elektronik.

Ndodhte sepse ata konceptoheshin mbi modelin e trurit (tonė) tėnd; por truri ynė kė mė shumė lidhje sesa njė kompjuter. Ėshtė njė lloj kompjuteri qė e mban me vete, qė rritet dhe forcohet pėrmes ushtrimit, kurse kompjuteri qė kė mbi tavolinė, sa mė shumė e pėrdor aq mė shumė humbet shpejtėsinė e veprimeve dhe pas disa vitesh do ndėrruar. Ndėrkohė qė truri yt mund tė zgjasė deri nė 90 vjet dhe nė kėtė moshė (nėse do ta kesh ushtruar) do tė kujtojė mė shumė gjera nga ato qė kujton tani. Dhe falas. Ėshtė pastaj kujtesa historike, ajo qė nuk ka tė bėjė me faktet e jetės tėnde apo me gjėrat qė ke lexuar, por me ato qė kanė ndodhur para se ti tė lindje. Sot, nėse shkon nė kinema, duhet tė hysh nė njė orė fikse, kur filmi fillon dhe sapo fillon dikush tė kap si tė thuash nga dora dhe tė tregon se ēfarė ndodh.

Nė kohėt e mia mund tė hyje nė kinema nė ēdo moment, e kam fjalėn edhe nė mes tė spektaklit, arrije aty ndėrkohė qė po ndodhnin disa gjėra dhe pėrpiqeshe tė kuptoje se ēfarė kishte ndodhur mė parė (pastaj, kur filmi fillonte nga fillimi, kuptohej nėse ishte kuptuar ēdo gjė si duhet-pėrveē faktit se nėse filmi na kishte pėlqyer mund tė rrije ta rishikoje edhe atė pjesė qė ishte parė tashmė).

Ja pra, jeta ėshtė si njė film i kohėve tė mia. Ne vijmė nė jetė ndėrkohė qė shumė gjėra kanė ndodhur tashmė, prej qindra e mijėra vjetėsh dhe ėshtė e rėndėsishme tė kuptosh atė qė ka ndodhur para se ne tė lindnim. Kjo pėr tė kuptuar mė mirė se pėrse sot ndodhin shumė gjėra tė reja.  Tani, shkolla (pėrveē leximeve tė tua personale) duhet tė tė mėsonte tė memorizoje atė qė ka ndodhur pėrpara se ti tė lindje, por shihet se ajo nuk ia arrin siē duhet kėsaj gjėje, pasi shumė tė hulumtime na thonė se tė rinjtė e sotshėm, edhe ata tė mėdhenjtė qė shkojnė nė universitet, nėse ta zėnė kanė lindur nė 1990-ėn nuk e dinė (dhe ndoshta nuk duan ta dinė) se ēfarė ka ndodhur nė vitin 1980 (dhe kėtu nuk e kam fjalėn pėr ata qė ka ndodhur 500 vjet mė parė). Statistikat na tregojnė se nėse i pyet disa se kush ishte Aldo Moro tė pėrgjigjen se ishte kapua i Brigadave tė Kuqe-nė fakt ai u vra prej Brigadave tė Kuqe.

Nuk flasim pėr kėto tė fundit, qė mbeten misterioze pėr shumėkėnd, e megjithatė ishin prezent diēka mė pak sesa 30 vjet mė parė. Unė kam lindur mė 1932, dhjetė vjet pas ngjitjes nė pushtet tė fashizmit por e dija deri edhe se kush ishte kryeministri nė kohėn e Marshimit mbi Romė (po ky ēfarė ėshtė?) Ndoshta shkolla fashiste mė kishte bėrė ta mėsoja emrin e tij, pėr tė mė shpjeguar sesa budalla dhe i keq ishte ai ministėr (“Faka zemėrpula”) tė cilin fashistėt e kishin zėvendėsuar. Dakord, por tė paktėn e dija.

Pastaj, tė heqim shkollėn mėnjanė, njė i ri i sotshėm nuk e di kush ishin aktorėt e kinemasė tė 20 vjetėve mė parė, ndėrkohė qė unė dija kush ishte Francesca Bertini qė luante nė filmat pa zė 20 vjet para se unė tė lindja. Ndoshta sepse shfletoja revista tė vjetra tė ngjeshura nė dollapin e shtėpisė sonė, por pikėrisht, edhe unė tė ftoj tė shfletosh edhe revista tė vjetra sepse ėshtė njė mėnyrė pėr tė mėsuar se ēfarė ndodhte para se ti tė lindje. Po pse ėshtė kaq e rėndėsishme tė dish se ēfarė ka ndodhur mė parė? Sepse nė shumė raste, ajo qė ka ndodhur tė jep njė shpjegim se pėrse disa gjėra ndodhin sot dhe nė ēdo rast, njėsoj si pėr formacionet e futbollistėve, kjo ėshtė njė mėnyrė  pėr pėr pasuruar kujtesėn tonė.

Ki parasysh se kėtė nuk mund ta bėsh vetėm mbi librat dhe revistat, mund tė bėhet shumė mirė edhe nė internet. I cili duhet pėrdorur jo vetėm pėr tė ēatuar me miqtė e tu por edhe pėr tė ēatuar (nėse mund tė shprehemi kėshtu) me historinė e botės. Kush ishin hititėt? Po kamisardėt? Dhe si quheshin tri karavelat e Kolombit? Kur u zhdukėn dinosaurėt? Po arka e Noes a mund tė ketė patur njė timon? Si quhet paraardhėsi i kaut? A kishte mė shumė tigra 100 vjet mė parė? Ēfarė ishte perandoria e Malit? Dhe kush fliste pėr Perandorinė e tė Keqes? Kush ka qenė Papa i dytė nė histori? Kur u shfaq Topolino? Mund tė vazhdoja nė pafundėsi dhe do tė ishin tė gjitha aventura tė bukura kėrkimi.

Tė gjitha kėto duhen kujtuar. Do tė vijė dita kur do tė jesh plak dhe do tė ndihesh sikur ke jetuar 1000 vjet, sepse do tė jetė sikur ti tė kishe qenė i pranishėm nė betejėn e Vaterlosė, tė kesh asistuar nė vrasjen e Jul Ēezarit, apo tė kesh qenė disa hapa larg nga vendi ku Bertoldi i quajtur i Ziu, teksa pėrziente substanca pėr tė gjetur mėnyrėn e prodhimit tė arit, gabimisht zbuloi barutin dhe hodhi veten nė erė (dhe mirė iu bė). Tė tjerė miq tė tu, qė nuk do tė kenė kultivuar memorien e tyre, do tė kenė jetuar njė jetė tė vetme, tė tyren, qė duhet tė ketė qenė kush e di sa melankolike dhe e varfėr nė emocione.

NGA UMBERTO ECO
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi