Disa nga simbolet e Krijimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Disa nga simbolet e Krijimit

Mesazh  FM prej 26.08.12 1:53

Doktrina Sekrete – Disa nga simbolet e Krijimit



…Pėr njė kuptim mė tė qartė nga ana e lexuesit tė zakonshėm, duhet theksuar se Shkenca Okulte njeh shtatė elemetė kozmikė, katėr plotėsisht fizikė dhe i pesti (eteri) gjysmėmaterial, qė do tė bėhet i dukshėm nė ajėr rreth fundit tė Raundit tė Katėrt, pėr tė mbretėruar gjatė atij tė Pestė.

Dy tė tjerėt janė absolutisht jashtė perceptimit tė qenieve njerėzore, megjithėse do tė jenė tė pranishme gjatė racave tė 6 e 7 tė kėtij raundi, dhe do tė njihen plotėsisht gjatė Raundit 6 e 7. Kėta elementė, bashmė me nėnelementėt e tyre tė panumėrt (shumica tė panjohur nga shkenca), janė thjesht modifikime tė kushtėzuara dhe aspekte tė njė elementi tė vetėm, jo Eteri, as A’kasa, por burimi i kėtyre.

Elementi i pestė, tani i njohur nga shkenca plotėsisht, nuk ėshtė eteri i hipotetizuar nga Sir Isaak Newton, megjithėse emėrtohet ashtu nga asocimi mendor me Aetherin “Babė-Nėnė” tė antikitetit. Siē thotė intuitivisht Newton “Natyra ėshtė punėtor i pėrjetshėm qarkullues, nxjerrės lėngjesh nga solidet, gurė nga era e erė nga guri. Pra, gjithēka mund tė jetė pasojė e Eterit.”

Lexuesi duhet tė ketė parasysh se Stanzat trajtojnė vetėm Kozmologjinė e sistemit tonė planetar dhe asaj ēka duket rrotull pas njė cikli diellor. Mėsimet sekrete pėr Evolucionin e Kozmosit Universal nuk mund tė jepen, pasi nuk mund tė kuptohen edhe nga mendjet mė tė larta tė kėsaj epoke dhe vetėm disa prej mjeshtrave mė tė sipėrm lejohen tė aludojnė rreth kėsaj ēėshtjeje.

Pėr mė tej, Mėsuesit thonė hapur se edhe Dhyan-Chohans mė tė lartė nuk kanė depėrtuar kurrė pėrtej kufijve qė ndajnė miliardat e sistemeve diellore nga “Dielli Qendror” siē quhet. Prandaj, ajo qė po diskutohet i pėrket vetėm Kozmosit tonė tė dukshėm, pas njė nate tė Brahmas.

Doktrina Sekrete mėton, ashtu si Budizmi, Brahmanizmi e Kabala, se njėsia e pafundme dhe e panjohshme Esenciale, qė ekziston pėrtej pėrjetėsisė dhe nė harmoni tė rregullt e pasuese, nuk ėshtė as aktive as pasive.

Nė frazeologjine poetike tė Manu, kėto gjendje quhen ditėt dhe netėt e Brahmas, qė ėshtė zgjuar ose nė gjumė.

Svabhavikas, filozofėt e shkollave mė tė vjetra budiste (ende ekzistojnė nė Nepal) hamendėsojnė vetėm mbi gjendjen aktive tė kėsaj “Esence”, qė i thonė Svabhavat, dhe quajnė budallenj ata qė teorizojnė mbi fuqinė abstrakte e tė panjohur nė gjendjen e saj pasive.

Prandaj, ata quhen ateistė nga Kristianėt dhe shkencėtarėt modernė, pasi tė dyja palėt nuk arrijnė tė kuptojnė logjikėn e thellė tė filozofisė sė tyre. Kėta palė nuk pranojnė zot tjetėr veē forcave dytėsore tė personifikuara, qė lėvizin jashtė universit tė dukshėm pėr ta, zot qė u antropomorfizua si Zoti i krishterė, mashkulli Jehova, ulėritės e lėshues bubullimash e vetėtimash.

Nga ana tjetėr, shkenca racionale pėrshėndet Budistėt dhe Svabhavikas si pozitivistė tė kohėve arkaike. Nėse marrim njėrin kėndvėshtrim tė kėtyre tė fundit, materialistėt mund tė kenė tė drejtė nė mėnyrėn e tyre, pasi Budistėt theksojnė se nuk ka Krijues, por njė pafundėsi forcash krijuese, qė sėbashku formojnė njė substancė tė pėrjetshme, esenca e sė cilės ėshtė enigmatike: subjekt jo i denjė pėr njė filozof tė vėrtetė.

Sokrati gjithmonė refuzoi tė diskutonte mbi misterin e qenies universale, megjithatė askush nuk mund tė thotė se ai ishte ateist, pėrveē atyre qė dhanė pėlqimin pėr vdekjen e tij.

Para njė periudhe aktive, sipas Doktrinės Sekrete, shtrirja e kėsaj esence hyjnore nga jashtė brenda e anasjelltas, ndodh nė pėrputhje me Ligjin e pėrhershėm e tė pandryshueshėm, dhe se universi fenomenal, i dukshėm, ėshtė rezulati i fundmė i zinxhirit tė gjatė tė forcave kozmike tė vėna nė lėvizje.

Kėshtu, kur gjendja pasive pėrfundon, njė kontraktim i esencės hyjnore fillon, dhe puna e mėparshme krijuese zhbėhet gradualisht. Universi i dukshėm shpėrbėhet dhe “errėsira” e vetme, shtrohet pėrsėri mbi fytyrėn e “Thellėsisė”. Ky proces ka vazhduar prej jokohės, pėrgjithmonė e pėrherė, dhe universi i tanishėm ėshtė veē njė prej serive tė pafundme, qė nuk kanė as fillim as fund.

Ilustrimi i parė tregon diskun e plotė , i dyti njė disk me pikė nė mes , ndryshimi i parė nė manifestimin periodik tė natyrės sė pėrhershme, jogjinore e tė pafundme “Aditi nė TĖ” (pika nė hapėsirė).

Nė fazėn e tretė pika shndėrrohet nė diametėr , duke simbolizuar njė Nėnė-Natyrė tė panjollė brenda Pafundėsisė absolute gjithėpėrfshirėse.

Kur linja diametrike kryqėzohet me njė tjetėr vertikale , bėhet kryqi i zakonshėm: njerėzimi mbėrrin nė bazėracėn e tretė, shenja e fillimi tė jetės njerėzore.

Kur rrethi zhduket e ngelet kryqi i zakonshėm +, kuptohet se rėnia e njeriut nė materie ėshtė pėrfunduar e fillon rrėnjėraca e katėrt.

Kryqi brenda rrethit pėrfaqėson Panteizėm tė qartė; kur kryqi ėshtė i paplotė ėshtė pallik. Ka tė njėjtin kuptim, veē tė tjerash, si TAU apo “Ēekiēi i Torit” , kryqi Jain, apo thjesht zvastika brenda rrethit .

Me simbolin e tretė – rrethi ndarė mė dysh nga diametri horizontal – manifestimi i parė i natyrės krijuese (ende pasive, femėrore) kuptohet. Perceptimi i parė i vagullt i njeriut me krijimin ėshtė femėror, pasi njihet mė parė nėna se babai. Prandaj perėnditė femėrore ishin mė tė shenjta se ato mashkullore.

Natyra, pra, ėshtė femėrore, objektive, e qartė, dhe shpirti i Principit qė e frytėzon ėshtė i padukshėm. Duke i shtuar linjėn horizontale, TAU formohet T, forma mė e vjetėr e shkronjės. Ishte gėrma e Rrėnjėracės sė tretė deri nė ditėn e Rėnies simbolike, kur ndarja sekseve si pasojė e evolucionit tė natyrshėm mori formė .

Me nėnracat e Racės sonė tė Pestė u bė simboli i sacr’, nė hebraisht n’cabvah, i racave tė para tė formėzuara, pastaj ndryshoi nė simbolin egjiptian (emblemė e jetės), dhe mė vonė nė shenjėn e Venusit. Pastaj vjen Zvastika (kryqi hermetik), pallik i pastėr, i parrethuar.

Simboli ezoterik i Kali Yuga ėshtė ylli pesėcepėsh kokėposhtė , shenja e magjisė njerėzore, njė simbol qė ēdo okultist e njeh si i “krahut tė majtė”, pėrdorur nė magji ceremoniale.

Shpresohet qė gjatė leximit idetė e gabuara tė publikut tė pėrgjithshėm nė lidhje me Panteizmin tė korigjohen. Ėshtė e padrejtė tė quhen Budistėt dhe okultistėt Advaitee si ateistė. Nėse jo filozofė, janė tė paktėn logjikues tė saktė e racionalė.

Parabrahm nuk ėshtė zot, por “Ajo qė ėshtė supreme e josupreme (paravara)”, shpjegon Mandukya Upanishad (2.28). Ėshtė supreme si shkak jo si pasojė. Parabrahm ėshtė thjesht, si njė “realitet jodytėsor”, gjithėpėrfshirėsi Kozmos, Hapėsira Kozmike e Pafundme, nė kuptimin mė tė lartė shpirtėror, kuptohet.

Brahma ėshtė rrėnja e pastėr, e pandryshueshme, e lirė dhe nuk mund tė jetė njohėse, pasi nuk ka objekt njohjeje. Kjo esencė ėshtė Jeta e Drita e Universit, ndėrsa zjarri i flaka e dukshme janė shkatėrrimi, vdekja, e keqja.

Kur panteistėt i bėjnė jehonė Upanishadeve, qė theksojnė, si nė Doktrinėn Sekrete, se “GJĖJA” nuk mund tė krijojė, ata nuk mohojnė njė Krijues apo bashkėsi krijuesish, por vetėm refuzojnė me logjikė bindėse t’i atribuojnė krijimin e formimin (diēka tė fundme) njė Parimi tė Pafundmė.

Pra, Parabrahm ėshtė pasive si njė Shkak Absolut, vetėm Gjithėdijenia e Gjithėfuqia si tė fundme nuk i bashkangjiten sepse janė gjithėsesi atribute (reflektuar nė perceptimet e njeriut). Prandaj Parabrahm nuk mund tė ketė atribute. Nė fakt kjo “Qenie” ėshtė njė “Joqenie”, e “Paqenė”.

Nuk refuzohet, pra, gjithėprania e hyjnore nė natyrė, por zoti i dogmave njerėzore. Nė kėtė mendjemadhėsi, krenari e kotėsi, njeriu e formėsoi veten me dorėn e tij tė pabesė me materialet e fabrikės sė trurit tė tij tė vogėl dhe ia shfaqi me forcė gjithė njerėzimit si njė zbulim direkt nga hapėsira e padukshme….

Marrė nga H.P. Blavatsky – Doktrina Sekrete
Pėrktheu Arben Orhani
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi