5 arsyet pse Izraeli do sulmojė Iranin..!!

Shko poshtė

5 arsyet pse Izraeli do sulmojė Iranin..!!

Mesazh  Asgardian prej 25.08.12 11:16



Kjo deklaratė pritej. Pas sulmeve mbi diplomatėt izraelit nė Indi dhe Gjeorgji dhe pas bombave nė Tajlandė, pas tė cilave qėndronin iranianėt, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka thėnė se Irani duhet ndalur. Sipas tij, aktiviteti terrorist i Iranit ėshtė tani evident pėr gjithkėnd nė botė.

Deklaratat e tij vijnė pikėrisht nė ditėn kur televizioni iranian bėri tė ditur se shumė shpejt do bėhet publike njė gjeneratė e re e centrifugave pas pasurimin e uraniumit. Sipas Iranit, kėto centrifuga tė reja janė shumė mė tė shpejta dhe mė eficente.

Perėndimi druhet se Irani po pėrgatit bombėn bėrthamore, kurse revista gjermane Der Spiegel sjell pesė arsye pse Izraeli do e sulmojė Iranin.


E para, presioni kohor

Qė nė fillim tė vitit ėshtė bėrė e ditur se Irani ka nisur qė tė vendosė nėn tokė fabrikėn e pasurimit tė uraniumit. Aq thellė do vendoset, sa do jetė shumė e vėshtirė edhe pėr bombat mė tė rėnda pėr tu shkatėrruar. Izraeli mendon se nėse fabrika do futet 90 metėr nėn tokė, atėherė askush nuk e ndal Iranin nė prodhimin e armės bėrthamore.



E dyta, dėshtimi i alternativės joushtarake

Prej vitesh Perėndimi po tenton qė tė bėjė presion politik mbi Iranin, por pa asnjė sukses. As sanksionet dhe as premtimet pėr investime nuk kanė ndryshuar gjė. Pėr mė tepėr, shtete tė tilla si Kina, Rusia dhe India nuk kanė marrė pjesė nė sanksione, ēka ka bėrė qė ato tė jenė tė paefektshme.



E treta, bomba bėrthamore destabilizon Lindjen e Mesme

Njė Iran i armatosur me bombė bėrthamore do shtonte rrezikun e luftės bėrthamore nė rajon. Mes dy vendeve nuk do ketė asnjė paralajmėrim nė rast tė goditjes. Nuk ka njė hotline komunikimi mes qeverive siē kishte mes SHBA e Bashkimit Sovjetik. Goditja do ishte fatale pasi mund tė sillte zhdukjen e njė vendi tė tėrė.



E katėrta, pėrshkallėzimi i duhet Izraelit

Shumė thonė se sulmi izraelit do tė shkaktonte njė vatėr tė madhe zjarri nė Lindjen e Mesme me shumė tė vdekur. Por tani ka nga ata qė mendojnė se njė sulm i Izraelit do ishte zgjidhje mė e mirė pasi do bombardoheshin jo vetėm zonat ku mund tė prodhohet arma bėrthamore, por edhe industria e Iranit, rrjetet e komunikacionit dhe ato tė energjisė. Mos harrojmė se Irani po kėrcėnon pėr tė mbyllur Ngushticėn e Hormuzit. Ekspertėt amerikanė thonė se Hezbollahu dhe Hamasi nuk do i vijnė dot tani nė ndihmė Iranit. Kurse raketat balistike iraniane nuk janė kėrcėnim pėr forcat amerikane qė gjenden nė rajon.



E pesta, Izraeli ka pėrvoja tė mira me kėto sulme

Izraeli mund tė marrė zemėr nga sukseset nė sulmet e tė kaluarės. Nė vitin 1981 ata shkatėrruan nė njė sulm tė befasishėm njė reaktor bėrthamor nė Irak. Nė vitin 2007 po ashtu sulmuan njė kamp ushtarak nė Siri. Edhe nė kėtė rast mendohet se aty kishte njė reaktor bėrthamor. Tė dyja sulmet nuk patėn asnjė pasojė pėr Izraelin. Iraku dhe Siria nuk u pėrgjigjėn.
avatar
Asgardian

Nėse unė besoj nė Zot dhe Zoti nuk ekziston..nuk humbi gjė
.
Por nėse unė nuk besoj nė Zot dhe Zoti ekziston unė humbas shumė.!

33


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi