Ahmet Zogu dhe serbėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ahmet Zogu dhe serbėt

Mesazh  Odin prej 25.08.12 0:55

Zogu, serbėt dhe prapaskenat politike tė vrasjes sė Hasan Prishtinės



Mė datėn 13 gusht 1933, agjencitė telegrafike tė Ballkanit pėrcollėn lajmin se nė Selanik ishte qėlluar pėr vdekje ish- kryeministri i Shqipėrisė dhe politikani kosovar, Hasan Prishtina.

Lajmi, ashtu si pritej, shkaktoi pėshtjellim nė gjithė kancelaritė e Ballkanit, por reagimi mė i madh natyrisht ishte nga opinioni publik shqiptar kėndej e andej kufirit. Vrasja e patriotit Hasan bej Prishtinės nė Selanik tė Greqisė nga njė emigrant pothuajse i panjohur, Ibrahim Ēelo, jo vetėm qė tronditi gjithė opinionin mbarėshqiptar, por dhe hodhi hije tė forta dyshimi mbi autorėsinė e vėrtetė apo urdhėruesin e kėsaj vrasjeje, vetė Naltėmadhėninė e tij, Ahmet Zogu.

Ky dyshim vinte jo sepse autori Ibrahim Ēelo deklaroi njė gjė tė tillė nė organet e policisė greke, por sepse mėnyra dhe ekzekutimi i vrasjes ishte pothuajse i njėjtė si vrasja e Gurakuqit. Atentatori, ashtu si dhe nė rastin e Gurakuqit, ishte njė i njohur i vjetėr i viktimės dhe tė dy martirėt e lirisė shqiptare kanė rėnė viktima tė pabesisė sė vrasėsve.

Gazeta greke “Tė reja nga Maqedonia” pėrshkruan momentet e vrasjes sė patriotit Hasan Prishtina si mė poshtė: Vrasja u krye nė orėn 2 mbas dite mė datė 13 gusht 1933. Nė rrugėn Ēimisqi u pa njė zotėri i moshuar, i mbajtur mirė dhe me tipare simpatike, tė ecte pėrkrah e tė fjaloste me njė person tė veshur mirė, i gjallė, sa e tradhtonte dhe toni i zėrit. Arritėn nė kryqėzimin e rrugės Ēimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin pėr tek bakallhane “IVI” dhe nė largėsi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo.

Njeriu me pamje tė zymtė nxorri rrufeshėm revolverin e markes “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkėbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qė ra nė trotuar.

Kalimtarėt e mbledhur nga tė dy tė shtėnat, panė vrasėsin tė turret me mizori tė parrėfyer mbi viktimėn dhe t’i zbrazė edhe tre plumba tė tjerė, dy nė kraharor dhe tė tretėn nė kokė, si e shtėnė vdekjeprurėse, pėr tė qenė i sigurtė pėr pėrfundimin e aktit tė vrasjes.



Si kuptohet dhe nga pėrshkrimi i gazetės, ajo duket qė ishte njė vrasje e porositur, pasi vrasėsi nė mėnyrė makabre nuk ndalet as kur viktima ishte i rėnė pėrdhe por e qėllon pėr t’u siguruar nė kokė. Mirėpo ajo qė i pėrforcon mė shumė bindjet se Hasan Prishtina ka rėnė viktimė e ambicieve tė Mbretit Zog pėr tė pėrforcuar pozitat e tij sunduese janė rrethanat ndėrkombėtare dhe koha kur u realizua vrasja.

Hasan Prishtina, njė nga krijuesit e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, udhėheqėsit tė kryengritjes sė viseve shqiptare nė vitin 1913 kundėr pushtimit tė tyre nga ushtria serbe, restauruesit tė pavarėsisė shqiptare nė 1920 dhe kryeministrit tė njė qeverie shqiptare nė 1922, ishte njė nga pėrkrahėsit mė tė flaktė tė pėrfshirjes sė Shqipėrisė nė problemin kosovar dhe realizimit tė njė politike mė aktive tė Shqipėrisė pėr tė realizuar bashkimin kombėtar.

Mirėpo kėto dėshira dhe plane tė tij binin ndesh me dėshirat dhe synimet e njė grupi mė tė vogėl deputetėsh dhe politikanėsh, qė kryesisht vinin nga radha e ish- nėpunėsve tė Perandorisė Otomane, ku ndjenja nacionale nuk kish zėnė vend njėlloj si te grupi i nacionalistėve ku Prishtina ishte njė nga themeluesit e kėsaj rryme, qė nė vitin 1910.

Mes kėtij grupi politikanėsh me vizion tė ngushtė kombėtar dhe tė interesuar vetėm pėr tė pėrforcuar pushtetin e vet lokal qė e shikonin tė ushtruar vetėm brenda kufijve tė Shqipėrisė shquante Ahmet bej Zogolli, pėrfaqėsuesi i njė familje lokale fisnike shqiptare, qė nuk kish shkėlqyer shumė nė karrierėn perandorake si familjet e tjera tė mėdha shqiptare si Vlorajt, Vrionasit, Bushatllinjtė, Libohovajt etj.

Ahmet Zogolli, i zgjedhur pėr herė tė parė kryeministėr nė vitin 1922, do tė deklaronte nga tribuna e Parlamentit shqiptar se “shteti shqiptar ėshtė i vogėl dhe politika jonė duhet tė jetė e qartė, e sinqertė dhe pa iluzione tė cilat mund tė na dėmtojnė shumė” (me fjalėn iluzione nėnkupto pėrkrahjen e kauzės pėr t’u bashkuar me Shqipėrinė tė territoreve shqiptare tė mbetura jashtė kufijve.)

Problemi i pėrkrahjes sė popullsive shqiptare tė lėna jashtė kufijve apo lėnies sė tyre nė fatin e vet ishte njė problem qė ndante shumė politikanė kosovarė aktivė nė jetėn politike tė Shqipėrisė si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kadri Hoxha etj., nga pjesė e politikanėve shqiptarė qė dėshironin tė konsolidonin nė radhė tė parė pushtetin e tyre nė Shqipėri, qoftė dhe pėrmes aleancave me fqinjėt.

Kjo mospėrputhje e madhe pėr idenė kombėtare dhe mėnyrėn e ndėrtimit tė kufijve tė shtetit shqiptar i kish detyruar qė mė herėt, nė vitin 1918, politikanėt kosovarė tė themelonin “Komitetin pėr Mbrojtjen e Kosovės”.

Nė komitet, pėrveēse politikanėve kosovarė merrnin pjesė dhe shumė patriotė tė tjerė shqiptarė, kryesisht politikanė tė opozitės shqiptare, qė si pėrfaqėsues tė shtresės sė mesme dhe intelektuale kishin njė vizion mė tė qartė tė idesė kombėtare.

Njė pjesė e madhe e tyre u larguan jashtė atdheut pas rikthimit tė Zogut mė dhjetor 1924 dhe pėrbėnė pėr njė kohė tė gjatė emigracionin aktiv antizogist dhe alternativėn tjetėr qeverisėse nė rast tė ndėrrimit tė pushtetit nė Shqipėri.

Tė organizuar nė organizata tė ndryshme politike sipas bindjeve tė tyre, ata nuk pėrbėnin ndonjė rrezik tė madh pėr Zogun, por nė momentet kur pėr shkak tė koniunkturave politike nė Ballkan ata fitonin pėrkrahjen e ndonjė fuqie tė madhe, ktheheshin nė njė rrezik potencial pėr regjimin zogist.

Kjo ishte dhe njė nga arsyet qė Zogu, herė pas here, mundohej tė godiste politikisht cilindo nga kėto grupe emigracioni, pėr tė siguruar pozitat e veta nė Shqipėri, por dhe pėr tė dhėnė mesazhin e duhur Italisė, si tė vetmes fuqi tė madhe qė i ishte dhėnė pėrparėsi nė Shqipėri se ai ishte i vetmi partner qė duhej tė merrej nė konsideratė.

Mirėpo gjėrat filluan tė ndryshojnė aty rreth viteve 1931-1932, kur u kuptua se shteti shqiptar nuk kishte aftėsitė e duhura financiare pėr tė paguar kreditė e marra nga italianėt, qė me nėnshkrimin e paktit tė vitit 1926. Nė kėto kushte, italianėt filluan tė bėnin presion ndaj Zogut, duke i avancuar kėrkesat rreth prezencės sė tyre nė Shqipėri.

Kėshtu, nė kėmbim tė shtyrjes sė kthimit tė interesave tė kredisė, ata kėrkuan qė nė krye tė xhandarmėrisė shqiptare tė vendoseshin oficerė italianė, dhe t’i jepesh mbretėrisė italiane monopoli i sheqerit, telegrafit dhe elektrikut.

Si mund tė kuptohet lehtė nga kėto kėrkesa, politika italiane kėrkonte qė tė vinte nėn njė diktat akoma mė tė rėndė mbretėrinė shqiptare dhe tė shtronte rrugėn pėr pushtimin e mėvonshėm tė Shqipėrisė. Kėto kėrkesa qė ēonin nė pakėsimin e sovranitetit tė Shqipėrisė, natyrshėm e shtynė Mbretin Zog qė t’iu kundėrvihet dhe tė pėrpiqej tė hartonte njė politikė tė re tė jashtme.

Vitet 1931-1935, sipas prof. Paskal Milos, janė vitet kur Zogu pėrpiqet tė luajė njė politikė tė pavarur tė jashtme dhe pėr kėtė gjė tenton afrimin politik dhe me fuqi tė tjera tė mėdha dhe me shtetet e tjera nė Ballkan. Si zakonisht, nė raste tė tilla kthesash politike, trokitet te miqtė e vjetėr qė nė rastin e Zogut, ishte mbretėria serbo-kroate-sllovene.

Nė kėto kohė po bėheshin pėrgatitje pėr Paktin Ballkanik dhe Zogu dėshironte t’i bashkėngjitej kėsaj iniciative. Nė themel tė kėtij pakti ishte rregullimi i marrėdhėnieve diplomatike dhe shuarja e kontradiktave pėr kufijtė midis shteteve ballkanike, gjė qė nė fakt shkonte nė kundėrshtim me politikėn italiane qė dėshironte tė mbante ndezur vatra konflikti, pėr ta pasur mė tė lehtė ndėrhyrjen nė Ballkan.

Pėr kėtė arsye ata sponsorizonin dhe pėrkrahnin ēdo lėvizje qė nga ta konsiderohej si irredentiste, por nė thelb ishin lėvizje-protesta ndaj padrejtėsive qė u ishin bėrė popullsive nė Ballkan, pėr tė krijuar Serbinė e Madhe, Greqinė e Madhe dhe Bullgarinė e Madhe. Mes kėtyre lėvizjeve qė nga viti 1925, tė patriotėve kroatė, sllovenė dhe maqedonas, tė gjithė pėrfaqėsues tė popullsive qė vuanin nga shovinizmi serb, diplomacia italiane ishte nė kontakt dhe me eksponentė tė Komitetit pėr Mbrojtjen e Kosovės dhe Hasan Prishtinėn, si njė nga udhėheqėsit e kėtij komiteti.

Hasan Prishtina kishte zgjedhur pėr tė jetuar nė Selanik, si njė qytet ku ai kish mbaruar studimet e shkollės sė mesme, por dhe sepse ishte afėr Shqipėrisė dhe Kosovės nga ku mund tė vazhdonte tė influenconte nė jetėn politike tė vendit. Duke qenė se ai vinte nga njė familje e pasur, kishte blerė njė shtėpi nė njė nga lagjet e pasura tė Selanikut dhe njė pjesė tė pasurisė sė tij e pėrdorte pėr tė sponsorizuar tė rinj kosovarė qė dėshironin tė shkolloheshin.

Nė fakt, nė momentet e vrasjes sė tij, ish-kryeministri i Shqipėrisė nuk paraqiste ndonjė rrezik tė madh pėr Zogun qė e kish konsoliduar pushtetin e tij tashmė nė Tiranė, por si mbėshtetės i idesė pėr njė bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė pėrbėnte rrezik pėr mbretėrinė jugosllave. Nė kėto vite, nė bisedimet qė Zogu filloi me jugosllavėt pėr tė fituar mbėshtetje diplomatike ndaj Italisė, u fol dhe pėr njė kredi jugosllave qė do t’i lėvrohej pėr tė mos qenė mė i varur financiarisht nga italianėt.

Zogu, si njė feudal tipik intrigant, edhe pse e dinte se lėvizja e vitit 1932 kundėr tij kish qenė e organizuar nga legata jugosllave nė Vlorė, nuk e kishte pėr gjė tė hynte nė marrėdhėnie me ta, me kusht qė t’i shtynte ditėt e mbretėrimit tė tij, qė nga lakmia qė kish pasur pėr para dhe pushtet e kish dėnuar me vdekje me paktet e Tiranės, tė nėnshkruar me italianėt nė mesin e viteve ‘20.

Koha dhe mėnyra sesi u procedua tė shtyn tė mendosh se vrasja dhe eliminimi fizik i patriotit Hasan Prishtina i datės 13 gusht 1933 ka qenė njė pjesė e marrėveshjes dhe besnikėrisė qė Zogu po u tregonte jugosllavėve pėr ta pasur dhe mė tė lehtė aderimin nė Paktin Ballkanik. Pakti Ballkanik po ndėrtohej me insistimin diplomatik tė Francės, e cila kishte si shtet tė pėrkėdhelur tė saj nė Ballkan, mbretėrinė jugosllave dhe Zogu e kuptonte se pėr tė fituar simpatinė e fuqive tė tjera europiane, rruga i kalonte nga Beogradi.

Si njė bashkėpunėtor i vjetėr i tyre Zogu i njihte mirė dėshirat dhe kushtet e afrimit me ta, ndaj dhe Zogizmi si rrymė mendimi qė mbizotėroi nė Shqipėri, pavarėsisht njė shashke propagandistike tė vitit 1928, kur Zogu u shpall mbret i shqiptarėve dhe ky pėrcaktim solli njė notė proteste nga ana e Beogradit, nė pėrgjithėsi insistoi qė kombi shqiptar shtrihej vetėm brenda mbretėrisė shqiptare dhe nuk shkaktoi ndonjė rrezik diplomatik pėr mbretėrinė jugosllave.

Kėshtu ish-kryeministri i Shqipėrisė dhe burri i shtetit shqiptar Hasan Prishtina u zgjodh pėr t’u bėrė kurban i njė kombinacioni politik tė dėshtuar qė nė fillim, pasi loja qė dėshironte tė luante Zogu nuk mund tė kishte sukses, pas nėnshtrimit total prej gati 8 vjetėsh qė ai kish bėrė ndaj Italisė fashiste.

Pėr mė tepėr, ky kombinacion politik nuk u shkonte pėr shtat shqiptarėve nė atė kohė, pasi ēimentonte ndryshimet territoriale qė ishin bėrė me pa tė drejtė mbi kurrizin e popullsisė shqiptare nė rajon dhe e varroste pėr sė gjalli ėndrrėn e bashkimit tė tyre kombėtar.

Qėllimet e vėrteta tė vrasjes sė Hasan Prishtinės kuptohen tėrthorazi dhe nga deponimet e vrasėsit Ibrahim Ēelo nė policinė greke, ku sipas gazetės “Tė reja nga Maqedonia”, ai deklaroi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndėrkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut tė tij ishte komit dhe bashkėpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qėllim qė tė vrisnin mbretin e Shqipėrisė Ahmet Zogun.



Planet, thotė antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina pėrpara pesėmbėdhjet ditėve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe mė bėnte presion qė tė bėhesha unė kryetar i bandės komite dhe tė shkoja nė Tiranė ku tė vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasėsi, mė premtoi shpėrblim mujor dhe njė shpėrblim dhuratė mbas aktit tė vrasjes, por unė i kundėrshtova kėto propozime tė tij, sepse jam pro regjimit tė mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dėshiroja tė bėhem vegėl e Hasan Prishtinės, tė cilin nė Shqipėri e quajnė tradhėtar.

Pra si mund tė kuptohet lehtė, Hasan Prishtina prishte gjumin e monarkisė jugosllave, prandaj u pėrzgjodh pėr t’u vrarė nė afrimin politik tė radhės tė Zogut me serbėt, por si zakonisht pėr t’i dhėnė mė tepėr besueshmėri aktit u deklarua se ai planifikonte dhe vrasjen e mbretit Zog, nėpėrmjet njė tregtari frutash qė banonte nė Nicė tė Francės! Ironi mė tė madhe nuk mund tė kishte dhe regjimi zogist, sado qė mundohej tė justifikohej se s’kishte gisht nė kėtė punė, pėr gjithė opinionin publik ishte e qartė se po shėnonte vrasjen politike tė radhės.

Festimet e 100-vjetorit tė pavarėsisė nuk mund tė shmangin nderimet dhe homazhet qė meriton figura e Hasan Prishtinės si hartuesi i planit tė kryengritėsve shqiptarė prej 14 pikash nė gusht tė vitit 1912 pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, ish-kryeministėr dhe burrė shteti shqiptar, por nė tė njėjtėn kohė, kėto homazhe dhe nderime nuk mund t’i bėhen njė figure tė errėt si Ahmed Zogolli, pasi historiografia akoma vazhdon tė jetė e ngarkuar emocionalisht dhe nuk e ka thėnė pėrfundimisht fjalėn e vet.

Deri atėherė, shteti shqiptar mund tė bėjė diēka mė tė mirė, tė ndėrtojė njė monument tė Hasan Prishtinės nė Tiranė dhe tė pėrpiqet qė t’i kthehet prona nga shteti grek pasardhėsve tė Hasan Prishtinės, pasi kėshtu tė paktėn i kthejmė njė borxh moral sado tė vogėl, kėtij burri tė madh shteti.

Dorian Koēi
avatar
Odin

577


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ahmet Zogu dhe serbėt

Mesazh  Odin prej 18.11.12 23:51

Teksti i plote i Marrėveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiē



Teksti i plote i Marrėveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiē (marreveshje e nenshkruar ne vitin 1924 ne kembim te ndihmes qe serbet i dhane Zogut per tu rikthyer ne Shqiperi duke luftuar qeverine e F. Nolit).

“1. Shqipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njohė dinastinė Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njohė Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.

4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.

5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.

6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rusė tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.

7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerė jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.

8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.

9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.

13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.

14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.

16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve”.)

Marrėveshja Nikolla Pashiē – Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorės sė Zezė” serbe nė trojet shqiptare, Prishtinė, 2004,f.207.
avatar
Odin

577


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ahmet Zogu dhe serbėt

Mesazh  ILIRA prej 19.11.12 12:46

16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve”.)

Marrėveshja Nikolla Pashiē – Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorės sė Zezė” serbe nė trojet shqiptare, Prishtinė, 2004,f.207.[/quote]

hokus, meqenese qenka zbuluar me deshiren e "ndonjerit" prej ketyre te dyve na sill nje fotokopje ta shohim do te ishte shume e drejte per te gjithe...
avatar
ILIRA

254


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ahmet Zogu dhe serbėt

Mesazh  Luli prej 19.11.12 21:26

Protokolli dhe varrimi i Zogollit

Kisha shumė arsye qė unė nuk e honepsja dot sot ceremoninė e rivarrimit tė Zogollit nė Tiranė, ndaj dhe e mbylla fare televizorin. Familja e Zogollėve ka tė drejtė tė vendosė ku tė dojė eshtrat e veta, por organizmi i njė ceremonie tė tillė pėr njė mbret tė vetėēmbretėruar tė ngjall vetėm neveri. Neveria e ka burimin mė tė thellė se kaq pasi i neveritshėm ėshtė nė thelb vetė pushteti.

Njerėzit e protokollit u munduan t’u mėsojnė shtetarėve shqiptarė e atyre kosovarė se ku e kishin vendin. Pushtetin e vėrtetė pushtetarėt shqiptarė e harrojnė sapo largohen nga ceremoni tė tilla. Ata i rrėmben menjėherė makutėri e pėrditshme e vjedhjeve stratosferike.

Njėlloj si tė gjitha pisllėqet politike, qė kanė ndodhur nė jetėn politike shqiptare tė kėtyre 100 vjetėve, rilindja e pushtetit tė Zogollėve ėshtė njė pisllėk mė vete mbi tė gjitha pisllėqet e tjera. Gjithēka nė kėtė vend si dhe nė trojet e tjera shqiptare mban qė prej 500 vjetėsh erė kalbėsirė, mesjetarizėm dhe qelbsillėk. Ndėrkohė Zogollėt presin miratimin formal tė pushtetit tė tyre mbi kėtė popull nga Monarkitė e Evropės.

Ėshtė pushteti real i Monarkive tė Evropės ai qė ushtron ēdo ditė shtypje mbi kurrizin tim dhe tė familjes time pėrmes kėtij regjimi anadollak.

Gėrr – gėrr kėrcasin krevatet e familjarėve tė mi nė gjumė, qė pėrpėliten pa e kuptuar nga rrezet elektro – magnetike tė Prostitutės.

Mallkuar qofsh pėr jetė moj Prostitutė e Britanisė sė Madhe!

Nga Ēlirim Xhunga
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi