Mbretėria e Hazarėve: Njė Perandori Ēifute nė Mesjetė

Shko poshtė

Mbretėria e Hazarėve: Njė Perandori Ēifute nė Mesjetė

Mesazh  M986 prej 22.08.12 23:14

A janė Ēifutėt e Evropės Lindore pasardhės tė popullit tė Hazarisė qė u konvertuan nė Judaizėm?

Dr.Rivka Shpak Lissak


Disa historianė besojnė se gjatė Mesjetės nuk kishte mė shumė se 25,000 – 35,000 ēifut nė Evropėn Perėndimore. Ata vėshtirė bien dakord me historianėt tjerė qė studimet e tyre vėnė nė dukje se gjatė shekullit 17 kishte qindra mijėra ēifut nė Evropėn Lindore, qė ishin pasardhės tė ēifutėve qė janė dėbuar nga Evropa Perėndimore dhe ajo Qendrore gjatė Mesjetės.

Kjo polemikė ngriti pyetjen nėse ēifutėt e Evropės Lindore nuk janė pasardhės tė popullit tė Hazarisė qė u konvertuan nė Judaizėm. Propaganda palestineze miratoi kėto teza duke argumentuar se ēifutėt e Evropės lindore janė hazarė dhe kėshtu qė, nuk kanė tė drejtė historike sot mbi Izraelin. Gjatė mesjetės ēifutėt kanė vuajtur persekutime por nė Mbretėrinė e Hazarisė ata janė mirėpritur me nder dhe kanė luajtur njė rol vendimtar nė transformimin e saj nė njė perandori.

Historia e hershme e Hazarėve ėshtė e fshehur nė mister. Hazarėt i takonin familjes sė fiseve turke, dhe ishin pjesė e Perandorisė Perėndimore Turke nė Azinė Qendrore, qė u shpėrbėnė si rezultat i luftėrave civile nė gjysmėn e shekullit tė shtatė p.e.s.

Hazarėt ishin tė njohur si fise nomade qė besonin nė Shamanizėm, qė ishte pėrhapur nė Azinė veri-lindore. Ky religjion u atribuohet priftėrinjve, qė quheshin shaman, kontrollonin veprimet e shpirtrave tė mirė dhe atyre tė ligjve.

Fisi hazar u bė i pavarur pas shpėrbėrjes sė perandorisė. Shtrihej mes Liqenit Kaspik dhe Detit tė Zi dhe nga kjo bazė mori kontrollin mbi territore tė gjera dhe kėshtu themeluan Perandorinė Hazare, qė ka mbijetuar qė nga fundi i shekullit tė 6 deri nė vitin 1083.

Perandoria pėrbėnte Kaukazin e Veriut, Ukrainėn Lindore, Gadishullin Krimez, Kazakistanin dhe Uzbekistanin veriperėndimor. Disa studiues besojnė se Perandoria Hazare ka arritur deri nė Poloninė dhe Hungarinė bashkėkohore.

Perandoria ėshtė krijuar gradualisht nga mesi i shekullit tė 6 deri nė shekullin e 9. Themelimi i perandorisė ėshtė lehtėsuar me anė tė njė ushtrie moderne qė numėronte 40,000 ushtarė dhe njė rrjet fortesash tek pikat strategjike tė komandimit.

Gjatė asaj kohe Liqeni Kaspik i njohur si Deti Hazar dhe e mban kėtė emėr deri nė ditėt e sotme tek Azarbejxhanasit, Turqit, Persianėt dhe Arabėt. Provė e mėtejshme e Perandorisė Hazare mund tė dallohet nga harta e murit tė Kalifit tė Pallatit tė Bagdadit duke e vėnė nė dukje Mbretėrinė e Hazarėve si njė nga pesė perandoritė mė tė rėndėsishme bashkė me Arabėt, Krishterėt e Perėndimit, tė Lindjes dhe Kinezėt.

Struktura e Sundimit Hazar

Shoqėria hazare ka qenė njė shoqėri pluraliste, e pėrbėrė nga njė shumėllojshmėri e gjerė e fiseve dhe religjioneve. Pėrveē hararėve, Sllavėve, Hungarezėve, Hunėve, Hebrenjve dhe grupeve tjera etnike qė formonin njė pjesė tė perandorisė. Mbretėria pazare ishte njė monarki dualiste, e sunduar nga mbreti i quajtur hagan, dhe nga beku, qė ishte kryesues ushtarak.

Nė krye tė sistemit ligjor qėndronte gjykata supreme e pėrbėrė nga shtatė gjyqtarėt qė prezantonin besimet nė Mbretėrinė Hazare. Dy gjykatės ishin tė Krishterė, dy Myslimanė, dy Ēifut dhe gjykatėsit tjerė ishin pagan.

Ēifutėt nė Mbretėrinė Hazare


Sipas njė hipoteze, kolonat e para ēifute kanė arritur nė rajonin mes Detit tė Zi dhe Liqenit Kaspik nė shekullin e parė tė erės sonė, d.m.th. pas shkatėrrimit tė Tempullit tė Dytė. Duke ndjekur rėnien e Kryengritjes Bar Kokhba nė 135 tė erės sonė, njė valė tjerėt e ēifutėve kanė arritur. Disa studiues besojnė se veē mė gjatė Periudhės sė Tempullit tė Parė tė internuar nga Dhjetė Fiset arritėn nė rajon pasi qė Perandoria Asiriane kishte likuiduar Mbretėrinė e Izraelit nė fund tė shekullit tė 8 p.e.s. Refugjatėt ēifut nga Persia dhe rajonet nėn sundimin mysliman dhe tė krishterė gjetėn strehim nė Mbretėrinė Hazare.

Ēifutėt pėrmbushėn njė detyrė tė rėndėsishme nė zhvillimin e Mbretėrisė sė Hazarisė nė ēdo fushė. Hazarėt, qė ishin analfabetė, madje adoptuan shkrimin e lashtė hebraik. Disa mendojnė njashtu se adoptuan gjuhėn hebraike nga Ēifutėt, qė ishin njė nivel mė tė lartė kulturor dhe teknologjik.

Ekonomia

Studiuesit besojnė se mėrgimtarėt ēifut kanė luajtur njė rol vendimtar nė procesin e transformimit tė Hazarėve nga njė fis nomad nė njė popull tė vendosur dhe nė zhvillimin e zhvillimin e degėve tė ndryshme tė ekonomisė.

Ēifutėt kanė shėrbyer si kėshilltarė nė sferat e tregtisė dhe teknologjisė dhe kanė kontribuar nė degėt e ekonomisė njashtu. Hazarėt zhvilluan njė ekonomi tė larmishme qė inkorporonte bujqėsinė, peshkimin, gjuetinė, zanatet dhe tregtinė.

Industria artizanale ėshtė zhvilluar ėshtė zhvilluar shumė nė Mbretėrinė Hazare. Strofkat arkeologjike kanė zbuluar punėtori tė pėrdorura pėr prodhimin e qelqit dhe bizhuteri tė leckave tė ngjyrosura. Kėto shkathtėsi ishin tė importuara nga Lindja e Mesme nga ēifutėt dhe ata kanė luajtur njė rol tė madh nė fushėn e artizanatit.

Gjendja gjeopolitike dhe Kolapsi i Perandorisė

Mbretėria Hazare ishte vendosur midis Kalifatit mysliman deri nė juglindje dhe deri nė jugperėndim tė Perandorisė Bizantine. Hazarėt kanė zhvilluar luftėra tė mėdha me myslimanėt, qė tentuan tė depėrtojnė nė Evropėn Lindore pėrmes Kaukazit. Ata arritėn qė tė kontrollojnė depėrtimin mysliman pėrmes njė pakti tė nėnshkruar me Perandorinė Bizantine. Por perandoria u shemb si pasojė e njė kryengritjeje sllave, pasi qė ata ishin skllavėruar pėr 200 vjet nė Hazari dhe njė pakti midis Perandorisė Bizantine dhe Mbretėrisė Sllavo-Ruse.

Nė vitin 969 tė erės sonė Bizantinėt pushtuan Gadishullin Krimes dhe pjesė tė tjera tė perandorisė. Nė vitin 1803, Mbretėria Hazare mė nė fund u shemb. Disa nga hazarėt mbetėn aty ku ishin, pėrderisa tė tjerė ikėn nė lindje tė rajoneve aziatike apo nė perėndim drejt Polonisė dhe Hungarisė.

Pėrqafimi i Judaizmit

Ėshtė e mundur qė vendimi i sunduesve Hazar qė tė pėrqafojnė Judaizmin tė ishte i motivuar nga konsideratat gjeopolitike. Nė mėnyrė qė tė ruajnė njė status tė mėvetėsishėm midis tė dy perandorive, asaj Myslimane dhe asaj tė Krishtere, ata vendosėn qė tė pėrqafojnė fenė ēifute, qė nuk u kėrcėnonte rrezik atyre, pasi qė ishte njė fe e pa shtet. Kjo paraqet njashtu njė supozim bindės se krerėt Hazar u ndikuan nga ēifutėt qė mbanin poste kyēe nė menaxhimin e mbretėrisė dhe ekonomisė sė saj.

Burimet arabe, krishtere, persiane dhe ēifute dėshmojnė faktin se krerėt Hazar pėrqafuan Judaizmin. Studiuesit kanė arritur nė njė konsensus mbi ēėshtjen por sėrish mbeten tė ndarė rreth ēėshtjes se cila popullsi pazare u konvertua nė Judaizėm. Disa studiues pohojnė se vetėm klasa e lartė e pushtetit ėshtė konvertuar, ndėrsa studiues tė tjerė ndajnė mendimin se njė pakicė e popullsisė Hazare ėshtė konvertuar nė Judaizėm. Njė grup i tretė i studiuesve pohojnė se tė gjithė apo shumica e popullsisė pazare ndoqėn gjurmėt e krerėve tė tyre dhe u konvertuan.

Burime Historike

Njė dokument arab i shekullit tė 10 vė nė dukje se tė gjithė Hazarėt janė ēifut, por sė fundmi janė konvertuar. Njė dokument i shekullit tė 11 ndėrlidhet me konvertimin e Hazarėve, qė pranuan urdhėrimet e Torasė si rrethprerjen, respektimin e tė Shtunės etj.

Njė dokument persian nga viti 1206 i erės sonė raporton se Hazarėt flisnin hebraisht. Njė burim arab pohon se refugjatėt ēifut qė u vendosėn nė Hazari sugjeruan qė mbreti hazar tė konvertohej nė Judaizėm, dhe kėshtu ai gjeti nė epėrsi nė religjionin hazar dhe kėshtu mė pas e miratoi atė. Njė dokument i krishterė i shekullit tė 10 tregon se Dukan Hungarez i ftonte Hazarėt qė tė banojnė mbretėrinė e tij. Njė autor Hazar me emėr Jacob Ibn Reuben shkroi njė libėr tė titulluar Lumturia qė nėnvizon se Hazarėt janė ēifutėt e vetėm qė nuk duhet tė vuajnė masat e rrepta tė Diasporės.

Studiuesit kanė gjetur njė numėr tė versioneve pėr miratimin e Judaizmit nė Hazari. Njė burim Ēifut Hazar nga Stambolli; libri i Yehuda Halevi, Kuzari; dhe Korrespondenca Hazare mes Hasdi ibn Shaprut-it, njė ministėr i Andaluzisė Spanjolle Myslimane, dhe Jozefit, mbretit tė Hazarisė.
Profesori Schechter i Universitetit tė Kembrixhit ka zbuluar njė letėr nė Geniza tė Kajros nga njė ēifut hazar nga viti 950 i erės sonė, duke iu adresuar njė ēifuti tė rangut tė lartė, ndoshta Hasadi. Letra ėshtė publikuar mė 1912. Letra flet pėr konvertimin e mbretit hazar si njė fakt tė mirėnjohur, tregime mbi hebrenjtė, ndoshta nga Dhjetė Fiset, qė kanė emigruar nė Hazari, dhe njofton korrespondencėn mes Mbretit Jozef dhe Hasadit.

Letra vė nė dukje se ēifutėt janė asimiluar mes Hazarėve dhe respektonin vetėm rrethprerjen, ndėrsa disa respektonin ligjet e tė Shtunės. Kur njėri nga ēifutėt zgjidhej si kryekomandant, bek, dhe pas fitoreve tė shumta, gruaja dhe vjehrri i tij e bindnin pėr tu kthyer nė fenė e tė parėve tė tij. Ai i nėnshtrohej njė rrethprerjeje, por kthimi i tij nė Judaizėm kėrcėnonte sukseset e krishtera dhe islame nė Hazari, dhe pėrfaqėsuesit e tyre kishin frikė se Hazarėt do tė konvertoheshin nė Judaizėm.

Krerėt e krishterė dhe ata myslimanė njashtu bėnė presion ndaj Hazarėve, kėshtu qė Bek-u vendosi tė mbajė njė debat mes pėrfaqėsuesve tė tė tri religjioneve. Kur debati pėrfundoi Hazarėt shkuan nė shpellat kur ēifutėt kishin fshehur shkrimet e Torasė dhe u bindėn pėr tu kthyer. “Dhe ēifutėt bashkė me popullin e Hazarisė u penduan plotėsisht.” Bisedimet u ndoqėn nga njė reformė e pushtetit tė gjerė, dhe mbreti Hazar madje ndėrhyri nė emėr tė ēifutėve bizantin me perandorin, ku ata u pėrballėn me dekrete tė ashpra - mė shumė gjasa nė vitet mes 932 dhe 940 tė erės sonė.

Yehuda Halevi shkroi librin Kuzuri mė 1140 tė erės sonė. Kjo ėshtė njė vepėr letrare, por e bazuar nė burime historike. Sipas librit tė Halevit, Mbreti Hazar ftoi pėrfaqėsuesit e tė tri religjioneve nė njė debat, dhe pasi qė dėgjoi argumentet, zgjodhi fenė ēifute. Edhe pse nė fillim nuk kishte shumė tė konvertuar, gradualisht konvertimet rriteshin. Mbreti Hazar dėrgonte lajmėtar qė tė sillnin libra dhe dijetar, qė tė udhėzojnė Hazarėt nė Judaizėm, dhe njashtu ngriti edhe njė Tabernakull (faltore ēifute).

Korrespondenca Hazare mes Hasdi ibn Shaprut-it dhe Jozefit, mbretit tė Hazarėve, ėshtė njashtu njė vepėr letrare, e shkruar nė fund tė shekullit 10 apo nė fillim tė shekullit 11. Hasdi jetoi mes 915 dhe 975, por autori bėri pėrdorimin e burimeve historike. Nė letrat e tij, Hasdi i tregon Mbretit Jozef se si ai ka mėsuar pėr Hazarinė dhe mbi pėrpjekjet qė tė bie nė kontakt me Mbretin Jozef. Hasdi, njė ministėr i Kalifatit tė Andaluzisė, mėsoi mbi Hazarinė Ēifute nga njė delegacion qė erdhi nė gjykatė. Versione tė shumta sqarojnė origjinėn e kėtij delegacioni nė mėnyra tė ndryshme. Disa thonė se nė fakt ishte njė delegacion Pers, pėrderisa tė tjerė thonė se ishte delegacion Ēifut apo Sllav. Pasi qė Hasdi arriti qė tė bie nė kontakt me Mbretin Jozef, ai kėrkoi detaje lidhur me konvertimin.

Mbreti Jozef i shkroi Hasdit se Hazarėt ishin pasardhės tė Jafetit, dhe pasi qė mbretėria ishte themeluar, gjatė ditėve tė Mbretit Bulan, njė reformė themelore fetari i zhvillua nė Hazari. Mbreti Bulan pa nė ėndėrr njė engjėll duke i thėnė: “Kamė vėrejtur rrugėt e tua dhe komanduar veprimet e tua, ligjet dhe drejtėsinė. Dhe nėse i ndjek komandimet dhe ligjet e mija, do tė bekoj dhe do tė rris ty.” Jozefi shkroi se mbreti sugjeroi se engjėlli iu paraqit edhe Bek-ut njashtu, dhe pasi qė ata tė dy pranuan pikėpamjen ēifute ata mblodhėn ministrat dhe nėpunėsit dhe u konvertuan. Engjėlli iu paraqit edhe njė herė dhe kėrkoi qė ata tė ngrenė njė Tabernakull pėr Zotin. Hazarėt shkuan nė luftė nė mėnyrė qė tė fitojnė plaēkėn e nevojshme pėr tė ndėrtuar Tabernakullin.

Jozefi mė tej shkroi se konvertimi ishte kundėrshtuar nga vendet fqinje tė Hazarisė, dhe pėr shkak tė pėrfshirjes sė tyre, Mbreti Bulan vendosi tė organizonte njė debat midis dijetarėve tė Judaizmit dhe Krishterizmit. Pasi qė judaizmi ishte treguar si superior, mbreti dhe shėrbyesit e tij iu nėnshtruan rrethprerjes dhe u dėrguan mesazhe dijetarėve ēifutė kėshtu qė ata tė vinin dhe tė interpretonin Toranė dhe komandimet e tij. Falė konvertimit, shkruan mė tej Jozefi, “ Zoti nėnshtroi para nesh tė gjithė armiqtė tanė dhe uli poshtė tė gjitha kombet dhe gjuhėt rreth nesh, dhe askush nuk mund tė qėndroj para nesh deri mė sot, dhe tė gjithė na paguajnė haraēe, mbretėrit e Edomit dhe mbretėrit e Ishmaelit.”

Pas vdekjes sė Bulan-it, shkruan Jozefi, biri i tij Obadiah u bė mbret. Pėr Obadiah-un ėshtė shkruar, “Ai ishte njė njeri i drejtė, dhe ai rindėrtoi mbretėrinė dhe ligjet e saj, ndėrtoi sinagoga dhe jashiva dhe mblodhi shumė dijetarė pifut dhe u dha atyre flori dhe argjend, dhe ata interpretuan pėr tė 24 librat e Mishna-sė dhe Talmud-it dhe tė gjitha ndryshimet nė lutjet e kėngėtarėve. Dhe ai kishte frikė Zotin dhe ishte njė i dashuruar nė Toranė dhe urdhėrimet e tij.”
Nė letrat e tij, Mbreti Jozef ka pėrshkruar mbretėrinė e tij nė mėnyrė ekonomike, politike dhe demografike, dhe ka shėnuar se ai ishte nė kontakt me jeshivat e Babilonisė dhe Jerusalemit. Ai iu pėrgjigj pyetjes sė Hasdai-t duke iu referuar se kur do tė arrijė shpėtimi, duke thėnė, “Ne jemi largė nga Sioni, por kemi dėgjuar se pėr shkak tė mėkateve tona, numėrimi ėshtė humbur, dhe ne nuk dimė asgjė ... por pėr profecinė e Danielit.”

Nė fakt, ekziston njė version i katėrt i konvertimit tė Hazarėve nga historiani ēifut Alfred M. Lylintel, qė pohon se Mbreti Bulan ka ftuar pėrfaqėsuesit e religjioneve pėr njė debat, por nuk ėshtė bindur nga asnjėri. Prandaj ai foli me secilin veēmas. I pari qė i pyet ishte pėrfaqėsuesi i krishterė. Khagani e pyeti atė: “Nėse nuk do ishe i krishterė, apo do tė detyroheshe tė heqėsh dorė nga Krishterimi, cilin do ta zgjidhje Islamin apo Judaizmin?” I krishteri iu pėrgjigj: Judaizmin. E njėjta pyetje iu bė edhe pėrfaqėsuesit myslimanė, dhe ai iu pėrgjigj njėjtė. Pėr shkak tė mungesės sė zgjedhjes, Mbreti Bulan zgjodhi Judaizmin. Vetėm atėherė ai ftoi rabinėt ēifut qė tė mėsojnė Hazarėt se si tė praktikojnė Judaizmin, dhe qė atėherė Hazarėt jetuan si ēifutė.

Dhe kėshtu, nė Mesjetė, nė njė kohė kur ēifutėt vuajtėn njė persekutim religjioz kudo qė ato gjendeshin, Hazaria u ofroi njė strehė. Ata janė pranuar atje me njė nder tė madh dhe kanė luajtur njė rol vendimtar nė transformimin ekonomik, ushtarak dhe politik tė perandorisė.

avatar
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

39


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Mbretėria e Hazarėve: Njė Perandori Ēifute nė Mesjetė

Mesazh  rebelisistemit prej 16.10.13 1:20

po
avatar
rebelisistemit

Nėsė do tė bėsh armiq, nuk ėshtė e nevojshme qė tė shpallėsh vetėm luftė, mjafton ta thuash tė Vėrtetėn. (Martin Luter King)

110


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi