Arjanėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Arjanėt

Mesazh  Luli prej 20.08.12 10:36

Arjanėt, erdhėn nga stepat dhe “pushtuan” botėn



Ishin tė gjatė, bjondė, me sy bojėqiell. Kishin nofull tė fortė, ballė tė lartė dhe shpatulla tė gjera. Me njė fjalė, njerėz tė pashėm me tipare tipike nordike. Dy studiues gjermanė tė fundit tė tetėqindės e pėrshkruanin nė kėtė mėnyrė aspektin fizik tė indoevropianėve, alias Arianėve, popull primitiv gjaku i tė cilit rrjedh nė venat e pothuajse tė gjithė evropianėve, dhe jo vetėm.

Dy studiuesit quheshin Theodor Poesche dhe Karl Penka. Pas tyre, nazizmi stiloi njė klasifikim: neo-arianėt e racės sė pastėr ishin gjermanė (pėrjashtuar hebrenjtė), ata njė kategori mė poshtė ishin rusė. Se sa shumė pasoja tė tmerrshme erdhėn prej kėsaj, kjo dihet tashmė.

Tė panjohur

E megjithatė, teoria Poesche-Penka bazohej nė njė hiē: indoevropianėt nuk kanė lėnė asnjė pėrshkrim tė vetvetes. “Duket se nuk ekziston asnjė tipar fizik qė mund tė konsiderohet specifik i kėtij populli qė nga lashtėsia, pėrveē faktit qė ishin racė e bardhė”, e pret shkurt spanjolli Francisco Vilar, njė prej indoeuropeistėve mė tė mėdhenj ende gjallė, docent nė Universitetin e Salamancas.

Nė lidhje me aspektin fizik tė atyre paraardhėsve tanė tė largėt, nė fakt mund tė thuhet edhe diēka tjetėr, tė paktėn pėr gjatėsinė. Harrojini “gjigandėt” e Poesche dhe Penka: njė skelet i njė mashkulli, i gjetur disa dhjetėra vite mė parė dhe qė i ėshtė atribuar njė kreu arian i vitit 2500 para Krishtit ėshtė i gjatė vetėm 152 centimetra, pak mė shumė se njė xhuxh. Nėse Hitleri do ta merrte vesh, do tė rrotullohej nė varr, edhe sepse skeleti u gjet nė Kutuluk, njė rajon nė Povolzhye. Domethėnė nė fushėn e Vollgės nė veri tė ish-Stalingradit, qytet simbol ku rusėt poshtėruan Vermahtin.

Jashtė legjendės


Vetėm nė dekadat e fundit indoevropianėt kanė dalė nga legjenda dhe nga fantazitė raciste pėr tė marrė njė kornizė konkrete. E megjithatė, interesi kundrejt tyre nuk ėshtė i kohėve tė fundit: studiuesi i parė qė u mor me kėtė temė quhej Andreas Jager, ishte suedez dhe jetoi mes 1660 dhe 1730. Nuk bėhej fjalė pėr njė historian dhe as pėr njė arkeolog, por pėr njė filolog, i cili nė vitin 1686 botoi njė traktat nė tė cilin pohonte ekzistencėn e gjyshėrve tė pėrbashkėt mes shumė popujve europianė dhe njė pjese tė mirė tė atyre aziatikė.

Teoria e Jager bazohej nė njė tė dhėnė leksikore: disa fjalė tė gjuhėve tė lashta tė kontinentit tonė (greqisht, latinisht, kelte, gotike dhe tė tjera) kishin rrėnjė tė ngjashme me ato gjuhė gjeografikisht tė largėta, si persishtja, gjuha kurde, sanskrinishtja dhe tocaria, njė gjuhė qė flitet edhe sot nė Kinė. Rastėsi? E pamundur. Mė e arsyeshme tė mendosh pėr njė origjinė tė pėrbashkėt tė kėtyre gjuhėve. Prej kėtu hipoteza qė nė albumin familjar tė gjermanėve, grekėve dhe indianėve janė tė njėjtėt gjyshėr. Qė Jager i quajti Sitokeltė.

Nė fillim, askush nuk e mori seriozisht atė “suedez tė marrė” qė gjeti strehė tek feja dhe u shndėrrua nė pastor protestant. Mė pas postulati i Jager gjeti prozelitė, qė duke krahasuar fjalė tė gjuhėve tė njohura rindėrtuan shumė fjalė tė nėj gjuhe primitive, e quajtur protoindoevropiane. Njė shembull: “baba”, nė latinisht thuhet “pater”, nė sanskrinisht “pita”, nė gjuhėn gote “fadar” dhe nė anglisht “father”; linguistėt deduktojnė prej kėsaj ekzistencėn e njė rrėnje indoeuropiane p-t (apo f-t) dhe njė fjale primitive qė ndoshta tingėllonte “peter”.

Me kėtė operacion arkeologjie linguistike janė rindėrtuar nė mėnyrė bindėse tė paktėn njėqind fjalė protoindoeuropiane, duke pėrfshirė edhe emrin me tė cilin gjyshėrit tanė ndoshta quanin vetveten: Aryos (Arianė).

Tė zhvilluar

Pikėrisht duke nisur nga ky minifjalor, tregues pas treguesi si nė njė libėr misteri, u mbėrrit tek Pavel Kuznetsov, studiuesi i institutit tė arkeologjisė sė Povolzhye, i cili gjeti edhe skeletin e famshėm tė Kutuluk. Dhe para tij, tek Marija Gimbutas (1921-1994), arkeologe lituaneze qė konsiderohet nėna e indoeuropeistikės moderne.

Falė “detektivėve” si dyshja Kuznetsov-Gimbutas, sot pėr jetėn e Aryos dihen shumė gjėra. Dihet pėr shembull qė ata njihnin metalet (bakrin, e mė pas bronzin dhe floririn); qė kishin njė shoqėri tė ndarė nė tre klasa (priftėrinj, luftėtarė, barinj); qė zhvendoseshin me karroca dhe kuaj; qė jetonin vetėm me mbarėshtim, por edhe njė embrion tė bujqėsisė; qė kishin njė fe politeiste; qė i nderonin tė vdekurit me varre tė papėrpunuar por tė mėdhenj; qė nuk njihnin shkrimin, por njihnin poezinė.

Sot dimė edhe se kush ka qenė ndoshta “toka e parė ariane”, qė pėr dy shekuj studiuesit e kanė quajtur nė mėnyrė gjenerike Urheimat (“atdheu fillestar”, nė gjermanisht) sepse nuk dinin ku ta vendosnin. Tashmė, pothuajse askush nuk ka mė dyshime qė Urheimat (apo tė paktėn njė prej Urheimatėve) ka qenė jugu i Rusisė, mes Vollgės dhe Kaukazit, mes Kaspikut dhe Detit tė Zi. Prej aty, nė tre faza mes epokės sė bakrit dhe asaj tė bronzit (dmth mes 4500 dhe 2500 para Krishtit) arianėt u shtrinė nė dy drejtime: nė perėndim tė Evropės, dhe nė juglindje tė Indisė.

Alternativa

Megjithatė, duhet vėnė njė kusht pėr tė gjithė kėtė pasi jo tė gjithė studiuesit bien dakord. Kėtė rindėrtim e konteston mbi tė gjitha njė arkeolog britanik, Andreu Collin Renfreu, i bindur qė djepi i indoevropianėve ėshtė jugu i Anadollit, qė ekspansioni i tyre ka ndodhur qė nė Neolit (ndoshta 7000 para Krishtit) dhe qė ekspansioni i arianėve nė dėm tė popujve qė kishin ekzistuar mė parė ėshtė i lidhur me pėrhapjen e bujqėsisė.

Por dy tezat janė vėrtetė alternative? Ndoshta jo, siē do ta shohim mė poshtė. Pėr momentin mjafton tė thuhet se deri jo shumė kohė mė parė hipotezat nė diskutim ishin mė shumė dhe fantazia kish nisur galopin: disa e vendosnin Urheimatin nė Lituani, tė tjerė nė Gjermani, nė Lindjen e Mesme apo madje edhe nė Kashmirin e largėt. Po si u arrit nė fund qė tė pėrzgjidhej Rusia? Edhe njė herė, pista ka qenė mbi tė gjitha gjuhėsore. Dhe pėr t’u habitur qė rrugėn e duhur e kanė gjetur pikėrisht pėrmes bimėve dhe kafshėve.

Marrim pėr shembull dy pemė karakteristike tė klimave shumė tė ndryshme: ahu dhe palma. Nėse nė shumė gjuhė indoevropiane i pari ka emra tė ngjashėm dhe e dyta jo, do tė ishte logjike tė mendoje qė gjyshėrit tanė, kur nuk ishin tė ndarė nė njė mijė popuj tė ndryshėm, jetonin nė njė rajon ku ka patur ahe dhe jo palma. Kėshtu, nėse pėr hipotezė do tė mund tė rindėrtonim njė fjalė indoevropiane pėr ariun, ujkun dhe drerin, por jo pėr luanin, atėherė do tė deduktohej qė Urheimat duhej tė kish qenė nė njė zonė tė pajtueshme me faunėn nordike.

Speciet e pėrmendura mė sipėr nuk janė zgjedhur rastėsisht. Nė fakt pėr disa gjenden vėrtetė emra me rrėnjė tė ngjashme tė pėrhapura nė njė zonė tė gjerė, nga Britania e Madhe nė Indi.

Ujku, pėr shembull, nė anglisht dhe gjermanisht quhet “ėolf”, nė gjuhėn ceke vlk, nė shqip ujk, nė norvegjisht ulv, nė lituanisht vilkas, ndėrsa nė gjuhėn paleosllave quhej vliku, nė sanskrinisht vrkas dhe nė gjuhėn perse verkana. Nė latinisht, predatori i pyjeve kishte njė emėr tė ndryshėm, por rrėnja e ėolf gjermanik pėrdorej pėr njė specie tė pėrafėrt: vulpes, italisht volpe, pra dhelpra.

Deduksioni i linguistėve: nė krye tė kėtyre emrave me “v” dhe “l” ka njė fjalė indoeuropiane: ėlkėos. Nė mėnyrė tė ngjashme ėshtė mundur t’i jepet njė emėr arian edhe ariut (rkthos), drerit (kereėos) dhe ahut (bhagos), por jo palmės, luanit dhe tigrit. Pra, Urheimat nuk mund tė ekzistonte nė Indi apo nė Lindjen e Mesme, toka me mace, me shumė pak drerė dhe pa ahe. Thėnė kjo, megjithatė, jemi nė fushėn e shtatė poleve: zona me ahe, ujq, arinj dhe drerė ka shumė, nga Spanja nė Kaspik.

Nė kėtė pikė, nė ndihmė tė arkeologjisė gjuhėsore vjen arkeologjia e vėrtetė, me tre personazhe me origjinė tė ndryshme (australiani Vere Gordon Childe, Gimbutas qė u pėrmend mė sipėr dhe irlandezi James Patrick Mallory) qė nė kohė tė njėpasnjėshme gjatė 90 viteve tė fundit kanė propozuar, ndonėse me tone jo gjithnjė homogjenė, njė fjalė magjike: kurgan.

Kėtė herė nuk bėhet fjalė pėr njė fjalė indoeuropiane, por njė emėr me origjinė turko-tartare, qė tregon disa varre misteriozė prehistorikė, tė shpėrndarė mes Ukrainės, Rusisė dhe Kazakistanit. Ndonėse hapėsira ėshtė kaq e gjerė, struktura e kurganėve ėshtė kudo e njėjtė: “piramidat e stepave” tė ngritura me pirgje dheu dhe gurėsh qė formojnė kodėrza me diametėr deri nė 200 metra.

Nė brendėsi, pėrveē eshtrave tė tė vdekurit, njė kurgan pėrmban armė dhe sende tė dobishėm, prej ahu dhe materiale tė ndryshėm sipas epokės pėrkatėse. Duhet saktėsuar se “piramidat” nuk janė tė gjitha tė sė njėjtės epokė: variojnė nga 4500 nė 1200 para Krishtit. Mes kurganėve tė studiuar tashmė, mė antikėt janė nė jug tė Rusisė. Mė i rėndėsishmi ėshtė Majkop, nė Adighezi, njė republikė shumė pyjore autonome e Federatės ruse, nė verilindje tė Detit tė Zi: brenda kishte objekte floriri dhe argjendi.

Po pėrse i kemi quajtur misteriozė kėta maksipirgje? E thjeshtė: sepse ai qė i ngriti nuk la asgjė tė shkruar. Mbeten anonimė si arkitektėt qė i projektuan, ashtu edhe tė vdekurit pėr tė cilėt u ngritėn. Po kaq anonim ėshtė qytetėrimi qė i pėrdorte, qė pėr konvencion ėshtė quajtur nga arkeologėt “kultura Kurgan”. Njė qytetėrim i fuqishėm, por ende analfabet.

Dhe ja teza qė do ta quajmė teorema Gimbutas, pėr arsye se studiuesja lituaneze ka qenė mbėshtetėsja mė bindėse, ndonėse jo e para: indoeuropianėt, tė hamendėsuar nė tavolinė pa gjetje arkeologjike dhe Kurganėt, tė pasur me arkeologji, por pa njė histori tė shkruar, mendohet tė jenė i njėjti popull. “Njė popull gjysmė nomad”, saktėson profesor Villar “qė zakonisht jetonte nė shtėpi gjysmė tė nėndheshme, me strukturė dhe konstruksion shumė tė thjeshtė, qė braktiseshin pėr t’u ndėrtuar mė pas gjetkė”.

Pikėrisht lehtėsia e lėvizjes ka qenė nė themel tė kolonizimit tė territoreve tė mėdhenj si ata ku fliten gjuhė indoevropiane. Ishin toka tė banuara tashmė nga tė tjerė (pėr shembull nė Spanjė vaskonėt, paraardhėsit e baskėve tė sotėm; nė Itali ndoshta ligurėt), ushtarakisht mė tė dobėt ndonėse ndonjėherė mė tė zhvilluar. Por nuk ėshtė aspak e thėnė qė kanė qenė pushtime tė armatosur: “Ishte njė proces qė zgjati disa mijėvjecarė dhe pėrbėhej na njė lėmsh i pazgjidhshėm zhvendosjesh tė popujve”, kėmbėngul Villar.

Duke reduktuar deri nė kockė kėtė lėmsh, mund tė themi qė ekspansioni indoevropian pati fillimisht si objekt pjesėn e poshtme tė Danubit dhe Ballkanin; mė pas Evropėn Qendrore dhe njė pjesė tė mirė tė Azisė, nga Irani nė Indi; nė fund, Italinė, Spanjėn dhe Egjeun. Morali: kur bota doli nga prehistoria, nė Perėndim gjuha e origjinės ishte fragmentuar tashmė nė tė paktėn nėntė “dialekte”: kelt, balltik, gjermanik, italik, grek, sllav, shqiptar, ilirik dhe itit.

Gjenet

Nė trashėgiminė gjenetike tė njeriut ka njė kromozom (Y) qė transmetohet nga babai tek fėmija mashkull. Duke studiuar kromozomet dhe variantet e tyre mund tė zbulohen afėrsi mes gjeneve tė largėt.

Njė operacion i ngjashėm mund tė bėhet me ADN mitokondriale, qė transmetohet pėrmes linjės femėrore. “Kėrkimet mbi kromozomin Y tregojnė qė nė ADN e evropianėve ka pesė komponentė kryesorė, me origjinė nga valė tė lashta migrimi tė dallueshme qartė. I pari zė 28%, i dyti 22%, i treti pak mė shumė se 20% e kėshtu me radhė nė zbritje.

Gjenet e afėrsisė nuk janė shpėrndarė nė mėnyrė uniforme: ai i komponentit tė parė ka frekuencė mė tė madhe nė Lindjen e Mesme, nė Anadoll e nė juglindje tė Evropės, ndėrsa ai i tretė rritet drejt perėndimit, pėr t’u zhdukur nė vendet baskė. “Kuadri qė deduktojmė ėshtė qė Evropa ishte e para e prekur nga njė imigrim nė epokėn e neolitit me prejardhje nga Lindja e Mesme, qė ndoshta lidhej me pėrhapjen e bujqėsisė. Dhe qė mė pas pati njė tjetėr valė nga stepat ruse drejt perėndimit.

Teoria e Kurgan dhe ajo e Colin Renfreė janė tė dyja tė vėrteta: indoevropianėt u nisėn nga Rusia, por paraardhėsit e tyre direktė vinin nga Anadolli”.

Sigurisht, nė fillimin e kohėve askush nuk e mendonte qė ata bari dhish primitivė do tė pushtonin botėn. E megjithatė, pasardhėsit e trye tė largėt janė shpėrndarė kudo dhe sot pėrbėjnė gjysmėn e popullsisė botėrore.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

924


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi