Po na dendin me hormone!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Po na dendin me hormone!

Mesazh  Jon prej 15.08.12 21:22

Po na dendin me hormone!



Fermerėt gjithnjė e mė shumė tė prirur drejt pėrdorimit mbi normat e lejuara tė stimulantėve bimorė. Produktet ku pėrdoren hormonet nxitėse dhe rreziku i tyre. Nė farmacitė bujqėsore, edhe stimulantė tė rrezikshėm. Flet specialisti.

Kryefamiljari bleu mish, aty nė thertoren masive tė merkatos nė Tiranė. Nuk pyeti aq shumė pėr pisllėkun e insektet qė bėnin gosti, por sytė i ndali nė njė vitrinė prej nga mishi i viēit ngjante i
shėndetshėm, i freskėt dhe ta bėnte me sy. Zgjodhi pjesėn e qafės, peshoi mallin dhe e ēoi nė shtėpi, duke paguar 700 lekė pėr kilogram, pa e ditur se ajo qafė do t’i merrte nė qafė fėmijėn. E konsumuan tė gjithė anėtarėt e familjes.

Por ishte djali 17-vjeēar ai qė, gati tre muaj pasi konsumoi atė darkė, nisi tė marrė njė peshė tė pazakontė. U shėndosh aq shumė sa nisi tė kishte probleme tė mėdha fizike, sa gati nuk mund tė lėvizte. Analizat nė Shqipėri nuk i jepnin asnjė shpjegim dhe u detyrua tė shkonte nė Gjermani. Mjekėt e gjetėn sėmundjen “e rrallė”: Adoleshenti kishte konsumuar hormone viēi nė sasi tė madhe.

Mesa duket, veterineri gjatė injektimit tė hormonit stimulant (qė shton peshėn nė mėnyrė artificiale), nuk kishte gjetuar damarin e duhur dhe pėr pasojė hormoni kishte mbetur i kalēifikuar, “stok” nė qafėn e viēit.Llokma me pėrqėndrimin me tė madh tė kėsaj lėnde, i kishte takuar atij.

Kjo histori ka ndodhur rreth tre vjet mė parė nė Tiranė. Kėtė e konfirmon agronomi dhe farmacisti bujqėsor Mehmet Hoda. Thotė ngjarja qarkullon ndėr specialistė tė bujqėsisė dhe ushqimit, edhe pse sot tingėllon paksa si legjendė urbane. Mbase prindėrit e djalit fatkeq nuk e kishin mendjen aq tek mediatizimi, sesa tek shėndeti i tė afėrmit tė tyre.

Por qė po konsumojmė mish, qumėsht, madje edhe zarzavate dhe fruta tė “pompuara” nga stimulantė nė sasira tė mėdha, madje tė pakontrolluara, kjo nuk ėshtė sekret.

A ju ka marrė malli pėr njė mollė, dardhė e ftua nga ato qė jo vetėm konsumoheshin plot shije, por vendoseshin edhe nė sėnduqet e rrobave pėr tė lėshuar erė tė mirė? Me siguri qė po, por ato ditė janė tė largėta.

Sepse sot gjithēka, qė nga produktet e mishit, qumėshtit, zarzavateve dhe frutave nuk janė mė aq natyrale, pasi “bio” as qė bėhet fjalė.

Stimulantėt bimorė dhe shtazorė, janė futur nė tė gjithė Shqipėrinė.

Mė e dukshme ėshtė nė kėtė periudhė ku kastraveci, domatja, speci dhe bostani ka kapur tregun qytetas si mall vendi. Ironikisht, nėse nė dimėr amvisat bėjnė kujdes nga tezgat plot me perime “behari” sepse e dinė qė ato vijnė nga jashtė dhe janė “me ilaēe”, me trokitjen e verės joshja
pėr produktet e vendit ėshtė e natyrshme. Mirėpo sa hap njė domate, do detyrohesh qė gjysmėn ta hedhėsh, sepse dalin damarėt e bardhė e tė fortė si kashtė, ndėrsa edhe ai pak lėng dhe bėrthamė, tė mbyt nė thartirė.

Gjėja e parė qė tė vjen ndėrmend ėshtė se paska shkuar kot shpenzimi. Sikur tė ishte vetėm kjo ndoshta do ngushėlloheshim disi, duke u bėrė “bllokadė” domateve tė kuqe nga jashtė e jeshile nga brenda.

Por nėse kthen sytė nga tezgat e tregut, aty gjen gjithēka. Kastraveci edhe pse i bėshėm, nuk ka shije dhe aq mė pak farėra. Dhe ēdo produkt me radhė tė zhgėnjen, sa ia vlen tė kthesh sytė nga mallrat e huaja, pasi vėrtetė pėrdorin stimulantė, por brenda kritereve dhe nė mėnyrė tė
kontrolluar.

Berati, Lushnja, Fieri, Korēa, Lezha dhe Shkodra, mbajnė rekord pėr pėrdorimin e stimulantėve tė produkteve bujqėsore. Edhe zonat e tjera nuk mbesin pas, por pėr mungesė toke, nuk mbjellin sasi tė madhe me pemėtore dhe perime.

“Ka tė paktėn shtatė vite qė stimulantėt bimorė kanė hyrė nė sasi tė madhe nė vendin tonė. Pėr ne si specialistė, kėto stimulantė nuk janė tė dėmshėm nėse pėrdoren me sasinė e duhur dhe nė kohėn e duhur”, shprehet agronomi Mehmet Hoda. Nė farmacinė e tij, fermerėt duhet tė vinin me
recetat pėrkatėse, por Hoda ėshtė i detyruar qė tė bėjė edhe rolit e “mjekut” qė vendos diagnozėn pėr bimėn dhe mė pas jep edhe ilaēin e duhur. Ėshtė nga ata specialistė qė studimet i ka kryer nė fundin e viteve ‘80.

Kohė kur stimulantėt bimorė nuk njiheshin as nė literaturė. Sepse rėndėsi i jepej kryesisht plehrave kimikė, por edhe pėrkujdesit ndaj bimės me spėrkatje kryesore gurin e kalit, qė ruan bimėn nga vrugu apo tenja. Pa harruar pastaj fushatėn konstante asokohe, qė bėnte
thirrje pėr pėrdorimin sa mė tė madh tė plehrave organikė.

Sot fermerėt nuk mburren vetėm me produktin e tyre cilėsor, por sa para kanė fituar dhe sa ishin nė gjendje qė tė kapnin tregun mė shpejt se tė tjerėt. Dhe kjo nuk vjen vetėm nga pėrkujdesja nė sera po arė, por nga stimulantėt bimorė dhe kimikatet qė pėrdorin. Dhe pėr tė kapur tė parėt tregun, ato pėrdoren nė doza 5-6 herė mė tė larta se norma e lejuar.

Pėr pasojė humbet jo vetėm cilėsia e produktit bujqėsor, por degradon deri nė rrezik pėr shėndetin. Sepse rritja dhe pjekja e domates, bostanit, kastravecit, specit dhe frutave nuk kryhet nė mėnyrėn natyrale, por shumė tė pėrshpejtuar.

“Ēdo stimulant qė pėrdoret ka efektet e tij, qė nga nxitja pėr mbirjen e farėrave deri nė rritjen dhe lidhjen e frutit, mirėpo kur pėrdoren me sasi tė madhe dhe jo nė kohėn e duhur, kėto kimikate nxisin njė rritje tė pėrshpejtuar qė para sė gjithash shkatėrrojnė cilėsinė e mallit”, kujton Hoda.

Pėr agronomin kjo ėshtė njė ēėshtje qė nuk zgjidhet duke bllokuar mallin kur del nė treg. “Ėshtė e vėrtetė qė stimulantėt pėrdoren nė sasi tė madhe dhe pa kriter. Pėr kėtė problem nevojitet shėrbimi kėshillimor i bimėve qė nė serė apo arėn e fermerit”, shprehet Hoda.

Pėrdorimi mė i madh i kėtyre stimulantėve ėshtė nė periudhėn prill-maj, kohė kur prodhimet e stinės nisin tė dalin nė treg.Pėr tė kapur ēmime sa mė tė larta, fermerėt i janė drejtuar farmacive
bujqėsore duke pėrdorur stimulantė nė sasi tė madhe. Edhe pse janė produkte tė farmaceutikės bujqėsore qė kushtojnė shumė, pėrsėri ia vlen ky shpenzim pėr fermerėt, sepse duke kapur tregun tė paktėn tre javė para pjekjes normale tė zarzavateve, sigurohet njė ēmim mė tė lartė.

Bujqit pretendojnė qė ecin me “ritmin e kohės”, kur pikėrisht nė kohėn kur duhet tė durojnė qė fruti tė piqet vetishėm, shkarkojnė mbi sera dheara sasi tė madhe stimulantėsh. Nė gjuhėn shkencore njihen edhe si hormone qė nxisin si zhvillimin e bimės, ashtu edhe pjekjen para kohe.

Po a gjenden lehtė stimulantėt bimorė qė kalojnė nga dogana?

Sigurisht qė po! Po aq kollaj sa paracetamoli. Por Hoda tė tregon tė gjitha mėnyrat sesi abuzohet me kėto stimulantė, sa kur del prej farmacisė dhe sheh tezgat e mbushura me produkte tė stinės, tė zė koka.

Janė tė paktėn pesė lloje stimulantėsh qė pėrdoren pėr produkte tė ndryshme bujqėsore: Domatja, kastraveci, specat, patėllxhanėt, bostani dhe pjepri futen nė njė familje tė njė tipi stimulantėsh qė pėrdoret ngafermerėt pėr rritjen sa mė tė shpejtė, por edhe pėr njė prodhim sa mė tė madh. Kjo po ndodh edhe me bostanin i cili ka hyrė nė javėt e fundit nė treg. Kur i sheh, nga jashtė ngjajnė tė shėndetshėm, mirėpo prova tė zhgėnjen.

Madje edhe tregtarėt i kanė hequr pusullat joshėse tė viteve tė mėparshme kur shkruanin: “Shalqi me provė”… Nė kėtė periudhė nuk ka provė, sepse prova ėshtė me risk. Pas cipės sė hollė tė lėkurės shquhet njė skuqje premtuese, por zemra ėshtė krejtėsisht e bardhė, e fortė dhe e
pakonsumueshme. Po kėshtu ndodh edhe me pjeprin. Dhe pėr tė plotėsuar shportėn e pazarit tė ditės, nuk ka si tė mungojė edhe speci apo patėllxhani. E njėjta histori. Thjesht, pa shije.


Sipas agronomit Mehmet Hoda, stimulantėt qė futen tė kontrolluar janė tė njė cilėsie tė mirė, gjithnjė nėse nuk pėrdoren me sasi tė madhe dhe nė kohėn e papėrshtatshme nga fermerėt. “Nėse pėr njė kategori stimulantėsh bimorė ka kontrolle, nėpėr disa farmaci gjenden edhe
stimulantė tė fuqishėm qė janė shumė tė dėmshėm pėr shėndetin.

Mendoj se futen nė mėnyrė kontrabandė, pasi nuk janė pjesė e listės sė miratuar nga Ministria e Bujqėsisė dhe Ushqimit”, tregon Hoda. E megjithėse janė tė ndaluar, pėrsėri gjenden nė farmacitė bujqėsore. Pėrdorimi i tyre shkon deri nė atė pikė qė jo vetėm pjek para kohe perimet dhe frutat,
por i rrit nė mėnyrė artificiale duke u shtuar peshėn.

Dhe nuk ėshtė vetėm kjo periudhė kur pėrdoren stimulantėt bimorė pėr tė dalė nė treg sa mė shpejt, por pothuaj gjatė gjithė stinės nė vazhdim. Pak muaj mė pas nis pėrdorimi i stimulantėve edhe pėr vreshtat dhe pemtarinė.

Kimikatet me hormone pėrdoren thuajse nė tė gjitha rastet nė formėn e spėrkatjes, me dozėn 1-2 tableta (ēmimi i njė tabelete, 3-500 lekė tė reja) nė 100 litra ujė. Por ndodh qė fermerėt hedhin sasi mė tė madhe stimulantėsh, ose pėrdorin deri nė 5-6 spėrkatje para se tė dalin nė treg me produktin e tyre krenar.

Dhe nė kėtė fazė, nuk flitet mė pėr vlerat ushqyese tė produkteve, por pėr rrezikshmėrinė e tyre pėr organizmim e njeriut. Sepse me kalimin e kohės dhe depozitimin nė organizėm tė “kusureve” nga kėto lėndė, do tė dalin problemet e para. Dhe atėherė do tė jetė nevoja jo mė e farmacive bujqėsore, por e farmacive njerėzore.

Vėshtirė tė shpėtosh nga stimulantėt, edhe nė blegtori. Pjesa mė e madhe e fermerėve injektojnė hormone tek viēat tre javė pasi kanė lindur. Kjo u pėrshpejton rritjen, siguron njė fryrje artificiale dhe shtim nė peshė nė njė periudhė tė shkurtėr. Aq sa kur viēat mbushin katėr muaj nga momenti i lindjes, kapin peshė prej afėrsisht 100 kilogram mish. Vetėm pėr cilėsi nuk mund tė flitet. Pak zona kanė mbetur pa u infektuar nga “hormonomania” dhe kjo ndodh jo vetėm se nuk e dinė
kėtė marifet, por edhe se nuk kanė para pėr tė shpenzuar paraprakisht.

Njė injektim pėr viēa shkon 2000-3000 lekė tė reja. Paēka se kėtė shumė e kompensojnė shpejt me shtimin e mishit nė mėnyrė artificiale, disa fermerė nė zonat malore nuk janė nė gjendje qė ta sigurojnė kėtė injeksion. Dhe nėse dikush i mburret mikut se ka gjetur mish tė vėrtetė, pa hile, gjasat janė qė sapo ėshtė kthyer nga ndonjė udhėtim nė zonat e thella.

Por hormonet qė pėrdoren nė gjedhė, nuk janė vetėm pėr shtimin e masės muskulore. Pėr tė siguruar pjellshmėri ēdo vit, fermerėt u kėrkojnė veterinerėve qė 2 muaj pasi lopėt lindin tė injektojnė hormone qė pėrshpejtojnė njė barrė tjetėr. “Tė gjitha kėto ndikojnė nė cilėsinė e
qumėshtit dhe nėnprodukteve tė tij. Nuk ėshtė vetėm fenomeni i stimulantėve bujqėsorė, por edhe i atyre blegtoralė, madje mjaft i rrezikshėm kur merret drejtpėrdrejtė nga mishi”, thotė Hado.

Por ai dhe kolegėt e tij kanė nė dorė vetėm tė paralajmėrojnė. Nėse dikush do tė kėrkojė tė dijė ē’bėn shteti, pse nuk ngre struktura dhe tė famshmet “grupe pune”, ai ėshtė i vonuar. Teorikisht, strukturat i kemi.

Detyra e Autoritetit tė Kontrollit Ushqimor shtrihet nė tė gjithė spektrin e kėtyre problematikave. Mirėpo ata vetėm kanė konstatuar dhe nuk kanė marrė asnjė masė. Nevojitet qė tė kryhen kontrolle qė nė arat dhe serat e fermerėve. Specialistėt e bujqėsisė nė rrethe pėrveē shėrbimit kėshillimor duhet tė ushtrojnė edhe kompetencat e tyre pėr tė limituar pėrdorimin e stimulantėve.

Kėto kontrolle janė inekzistente dhe kjo pranohet edhe nga drejtues tė AKU-sė. Sipas tyre, nė tė ardhmen pritet qė fermerėt e mėdhenj tė pajisen me njė bar-kod personal, ēka i identifikon nė momentin qė ata dalin nė treg dhe nėse kanė abuzuar me stimulantėt bimorė ose shtazorė mund tė merren masa. Gjithnjė me prapashtesėn mund…, pasi kjo ngjan njė kohė e largėt. Dhe nėse kėto stimulantė do vazhdojnė tė pėrdoren pa kriter, mund tė vijė njė kohė qė pėr tė protestuar, nė vend qė tė bėrtasim, do “pėllasim”…

Nga Sebi Alla
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi