Sekretet e pėrjetėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekretet e pėrjetėsisė

Mesazh  Jon prej 14.08.12 19:20

Sekretet e pėrjetėsisė



Studiuesi amerikan John Martin Fischer ėshtė angazhuar pėr tė gjetur pėrgjigje rreth botės sė pėrjetshme. Atij i ėshtė besuar njė projekt trevjeēar pėr tė studiuar sekretet e pavdekshmėrisė.

Tė gjesh financime pėr tė bėrė kėrkime nė SHBA nuk ėshtė aspak e vėshtirė.

Mjafton qė projekti tė jetė i vlefshėm dhe shkencėtarė, kėrkues, mjekė, inxhinierė, apo akademikė tė disiplinave tė ndryshme, mund tė marrin fonde shtetėrore dhe tė mbėshteten edhe te fondacionet private. Por 5 milionė dollarė pėr njė filozof pėrbėjnė njė risi edhe pėr botėn akademike amerikane.

Janė paratė qė John Martin Fischer, profesor filozofie nė Universitetin e Kalifornisė ka marrė nga “Tempelton Foundation” pėr “The Immortality Project”, njė program trevjeēar pėr tė studiuar sekretet e pavdekshmėrisė.

Njė investim i dukshėm qė Tempelton –fondacioni filantropin me tendencė konservatore – deshi tė bėjė pėr tė gjetur pėrgjigjet e pyetjeve mijėravjeēare: nėse dhe nė ēfarė forme mbijetojnė apo mund tė mbijetojnė, ndaj vdekjes sė trupit; sa fakti i tė besuarit te pavdekshmėria ndikon nė formimin e karakterit, sjelljet dhe besimet e burrave dhe grave: sepse njerėzit priren tė besojnė njė jetė tjetėr pas vdekjes; nėse ėshtė apo jo irracionale tė dėshirosh pavdekshmėrinė.

Pyetje jo tė thjeshta, por Fischer, qė vetė e cilėson veten si njeri qė nuk beson te kėto gjėra mendon se nė fund tė projektit shumė gjėra do tė marrin pėrgjigjen e duhur: “Njerėzit kanė menduar pėr pavdekshmėrinė pėrgjatė gjithė historisė. Njerėzit e kanė tė lindur nevojėn pėr tė ditur se ēfarė do t’u ndodhė pas vdekjes.

Njė debat qė ecėn pėrpara prej shekujsh, qė ka pėrshkruar vazhdimisht letėrsisė dhe filmat fantastiko-shkencorė, dhe sigurisht teologjinė me terma tė tillė si bota e pėrtejme, parajsa, purgatori apo karma. Por deri tani askush nuk ka ofruar njė pikėpamje komplekse qė mund tė pėrfshijė, shkencėn, teologjinė dhe filozofinė”.

Njė pjesė e kėtij projekti ambicioz do tė pėrqendrohet tek eksperiencat e “paravdekjes”. Njė numėr i madh amerikanėsh qė kanė kaluar pėrmes situatave tė tilla (koma apo diēka tė tillė)i kanė pėrshkruar si tunele ku nė fund ka dritė. Janė krejtėsisht tė ndryshme ndjesitė e japonezėve, pėr tė cilėt bota e pėrtejme lidhet me njė kopsht tė bukur.

“Templeton” ėshtė njė nga fondacionet mė tė mėdha tė kėrkimit pėr rolin e besimit nė jetėn e njerėzve dhe mė shumė se njė herė ėshtė ēuar nė “bankėn e tė akuzuarve” nga bota akademike. Si tė gjitha organizatat filantropike qė nuk mund tė financonin aktivitete tė lidhura me politikėn, por kėrkime tė ndryshme gazetareske kanė treguar lidhje pak tė qarta me grupe konservatore.

Vite mė parė, “New York Times” e akuzoi pėr mbėshtetjen e kauzės “Intelligent design movement”, lėvizja e krishterė qė konteston teoritė e Darvinit dhe kėrkon qė tė hiqen nga programet mėsimore nė shkolla. Pėr “Uashington Post”, Fischer deklaroi se nė kėrkimin e tij nuk ka asgjė tė tillė dhe se interesi i tij mė i madh lidhet me jetėgjatėsinė e qenieve njerėzore dhe progresit e shkencės mjekėsore qė i bėjnė tė pashmangshme disa pyetje: ēfarė mund tė ndodhte nėse jetonim pėrgjithmonė?

Ēfarė roli luajnė vdekja dhe koncepti ynė pėr tė gjatė jetės sonė? Nga mėnyra se si ėshtė i pėrbėrė truri ynė ėshtė e mundur tė besosh nė botėn e pėrtejme? Pėrse duhet tė besojmė te ferri dhe parajsa “Nuk e di nėse besoj apo jo nė jetėn e pėrtejme, por ėshtė shumė tėrheqėse tė mendosh se mund tė jetė njė zgjidhje”, thotė Fischer.

Thuajse gjysma e pesė milionė dollarėve, do tė pėrdoret pėr kėrkimin, ndėrsa njė pjesė e parave pėr organizmin e dy konferencave tė mėdha ndėrkombėtare (e para duhet tė mbahet nė fund tė vitit tė dytė tė kėrkimeve) dhe pėr tė financuar njė faqe interneti ku mund tė ndjekėsh progresin e studimeve pėr pavdekshmėrinė nė kohė reale nga ēdo cep i botės. Ai i financuar nga “Templeton” nuk ėshtė i vetmi projekt i tillė.

Edhe nė Europė, nė universitetin anglez tė Birmingamit, David Cheetham dhe Yujin Nagasawa, drejtorė tė “John Hick Centre; pėr filozofinė e besimit po punojnė pėr “vdekjen, pavdekshmėrinė dhe jetėn e pėrtejme”. Njė projekt 2-vjeēar i financuar pjesėrisht nga universiteti i Innsbruck, dhe pjesėrisht nga Templeton qė i ka financuar dy studiuesit me njė shifėr mė tė vogėl prej 8550 eurosh.
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekretet e pėrjetėsisė

Mesazh  syri i art prej 27.12.13 11:00

mendja njerezore esht e pangopshme,gjithmon lyp ma shum e ma shum.ajo nuk mund te jet asnjehere e qet,valet nuk ndalen asnjehere,gjithmon jan ne levizje,qka na duhet,na duhet ta kuptojm qka esht mendja e te dalim pertej saj.vetem aty mbarojn pyetjet...po natyra me urtesin e saj na jep aq sa ne meritojm,si individ...
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

218


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi