Ma hiq qafe atė celular!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ma hiq qafe atė celular!

Mesazh  Jon prej 14.08.12 19:17

Ma hiq qafe atė celular!



Nga Umberto Eco
Pėrktheu: Henrik Ligori

Sot, kjo racė tė rriturish ka humbur pėrgjithmonė, ngaqė fėmijėt gjithė ditėn e ditės i mbajnė sytė ngulur te telefonat celularė.

Pak kohė mė parė, ndėrsa po flisja para Akademisė sė Spanjės nė Romė, njė zonjė duke ujdisur telekamerėn ma pėrplasi nė fytyrė njė dritė verbuese e s’po mė linte tė lexoja dot shėnimet. Iu ktheva shumė i lėnduar, sikurse mė ka ndodhur edhe me fotografė tė tjerė tė pasjellshėm, duke i thėnė se rregullat e ndarjes sė punėve na mėsojnė se kur unė jam duke punuar, tė tjerėt duhet ta lėnė punėn. Dhe zonja e fiku telekamerėn, por mori pamjen e njeriut qė i bien mė qafė kot.

Nė San Leo, bash javėn qė shkoi, ndėrsa po shpallej njė nismė shumė e bukur e komunės pėr rivlerėsimin e peizazheve tė vendit nė pikturat e Piero della Franceskės, tre veta po mė verbonin me flash-et e tyre, ndaj m’u desh t’u kujtoja rregullat e edukatės sė mirė. Dukej se nė tė dy rastet verbuesit nuk ishin tipa nga ata qė futen nė Big Brother, por, me gjasė, njerėz tė mėsuar dhe qė vijnė me dėshirė nė veprimtari tė tilla pėr tė ndjekur diskutime nė njė fushė tė dijes.

Gjithsesi, ėshtė e qartė se sindroma e syrit elektronik i uli ata nėn nivelin qė mbase aspironin ngaqė, praktikisht tė ēinteresuar pėr ēka po thuhej, donin vetėm ta regjistronin ngjarjen, qoftė edhe pėr ta vėnė pastaj nė YouTube. Nuk donin tė kuptonin pėr ēfarė po flitej, ngase atė qė mund ta kishin rrokur pėrmes shqisave, mėtonin vetėm ta ruanin nė kujtesėn e telefonit celular.

Gjithėprania e syrit mekanik nė vend tė trurit mė ngjan se ka ndryshuar mendėrisht edhe njerėz pėrndryshe tė qytetėruar. Nga veprimtaria ku qėllon tė marrin pjesė, ata largohen duke marrė me vete ndonjė imazh, por pa kuptuar asgjė se ē’u tha e se ē’u bė (dhe do t’i kisha mirėkuptuar nėse do tė isha ndonjė kėrcimtar nudist).

Sikundėr e marr me mend, teksa i bien botės rrotull duke fotografuar ēfarė u sheh syri, ata janė tė dėnuar qė tė nesėrmen ta harrojnė ē’mundėn tė shohin njė ditė mė parė. Nė disa raste kam rrėfyer se ē’mė ndodhi nė Francė mė 1960-tėn, kur pasi fotografova si i marrė njė mori katedralesh, hoqa dorė pėrfundimisht nga bėrja e fotografive.

Sepse kur u ktheva nė shtėpi nuk rikujtoja dot ēfarė kisha parė, ndėrsa nga udhėtimi mė mbetėn si kujtim vetėm disa foto pa vlerė. Prandaj e flaka aparatin dhe gjatė udhėtimeve tė mėvonshme atė qė shihja mundohesha vetėm ta regjistroja nė mendje. Si kujtim pėr mė vonė, mė shumė pėr tė tjerėt sesa pėr vete, blija kartolina shumė tė mira.

Dikur, isha vetėm njėmbėdhjetė vjeē, mė tėrhoqi vėmendjen poterja e pazakonshme nė unazėn e qytetit, ku mė pati marrė osh turma e njerėzve. Pashė nga larg sesi kamioni pati pėrplasur njė qerre qė e ngiste njė fshatar; kishte pasur edhe gruan me vete. Gruaja ishte plandosur pėrtokė me kafkėn e ēarė dhe dergjej mbi njė grumbull gjaku dhe lėnde trunore, ndėrsa i shoqi e shtrėngonte nė kraharor duke klithur nga dėshpėrimi (nė kujtimet e mia, ende tė llahtarshme, skena mė fanepsej si njė tortė me pana e luleshtrydhe, e shkelur me kėmbė).

I terrorizuar nuk u avita mė tepėr, jo vetėm pse ishte hera e parė (fatmirėsisht, edhe e fundit) qė shihja tru tė shpėrndarė mbi asfalt, por sepse pėr herė tė parė u gjenda pėrballė Vdekjes.

Dhe pėrballė Dhimbjes, Dėshpėrimit. Ēfarė do tė kishte ngjarė sikur tė kisha pasur njė celular me telekamera, sikurse e kanė sot tė gjithė fėmijėt? Mbase do ta kisha regjistruar skenėn pėr t’u treguar miqve se unė isha aty, e pastaj ndoshta kėtė pasuri do ta hidhja nė YouTube pėr tė kėnaqur ithtarėt e tjerė tė “schadenfreude”, ndryshe, tė gazit qė ndien nga gjėma e tjetrit. Pastaj, ku i dihet, duke regjistruar fatkeqėsi tė tjera, dhimbja e tjetrit s’do mė bėnte mė pėrshtypje.

Pėrkundrazi, unė ngjarjen e regjistrova nė kujtesė dhe ato pamje, edhe tash pas shtatėdhjetė vjetėsh s’mė hiqen nga mendja dhe vazhdojnė tė mė edukojnė: po, ato mė bėjnė ta ndiej nė shpirt dhimbjen e tjetrit. Nuk e di nėse djelmoshat e sotėm e kanė ende kėtė mundėsi pėr t’u ndjerė tė rritur.

Sot, kjo racė tė rriturish ka humbur pėrgjithmonė, ngaqė fėmijėt gjithė ditėn e ditės i mbajnė sytė ngulur te telefonat celularė.

Marrė nga respublica.al
avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ma hiq qafe atė celular!

Mesazh  Odin prej 20.10.12 11:23

Gjykata italiane: Celulari, shkak i tumorit



Njė ndėrmarrės italian ėshtė sėmurė nga tumori beninj pasi pėr nevoja tė punės ēdo ditė me orė tė tėra ėshtė detyruar ta mbajė atė afėr veshit dhe meriton dėmshpėrblim vendosi sot Gjykata Supreme e Italisė.Inoccente Marcolini, fytyra e tė cilit ėshtė paralizuar pjesėrisht, tha se tumori i tij ėshtė pasojė e pėrdorimit tė pėrditshėm gjashtė orėsh tė telefonit mobil gjaė 12 vjetėve tė punės me klientė nga kina dhe vendet e tjera.

Mbrojtja kishte sjellė nė gjykatė mjekė tė cilėt dėshmuan se pėrdorimi i tepėrt i telefonave mobilė rrit riskun nga tumoret e tilla.

Hulumtimet tė shumta tė mėdha shkencore nuk kanė arritur tė gjejnė lidhjen ndėrmjet telefonave mobilė dhe tumorit nė tru.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė i klasifikon telefonat nė kategorinė e kancerogjenėve tė mundshėm, ku bėjnė pjesė edhe pesticidet dhe kafeja.



avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi