Interviste me mashtruesin " human " !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Interviste me mashtruesin " human " !

Mesazh  Anon prej 14.08.12 14:37

Po ta konsultojmė Fjalorin shpjegues tė terminologjisė sė gjuhės shqipe, me nocionin “MASHTRIM” duhet tė nėnkuptojmė: dredhi, zotime a premtime tė rreme, lajka e mėnyra tė tjera qė pėrdor dikush pėr t'ia hedhur njė tjetri ose pėr tė nxjerrė ndonjė pėrfitim vetjak.
Zakonisht, ne si shkas tė pėrdorimin tė kėsaj shkathtėsie tė pamoralshme nga dikush, e perceptojmė kryekėput si pėr qėllime tė realizimit tė ndonjė interesi apo pėrfitimi material, gjė, qė, kjo formė motivuese vėrtet ėshtė mė e pėrhapur nė shoqėrinė tonė. Por, mashtrimi si dukuri, shpesh nė jetėn tonė, shprehet edhe nė forma tjera, sikur ta zėmė: “mashtrimi emocional”- paralel partnerit legal tė dashurosh edhe dike tjetėr; “mashtrimi seksual” – pėrveē me partnerin legal, tė kesh marrėdhėnie seksuale jashtėmartesore edhe me dike tjetėr; “mashtrimi politik” – kjo formė shumė e pėrhapur e mashtrimit kolektiv, zakonisht bėhen nga ana e njė individi (apo disa bashkėmendimtarėve qė formojnė njė strukturė organizative rreth tij) me ndikim tė madh ideologjik, dhe si qėllim kanė qė, tek masat tė rekrutojnė sa mė shumė anėtarė tė rinj nė radhėt e veta, apo tė pėrfitojnė sa mė shumė vota nga qytetarėt gjatė fushatave zgjedhore...
Gjatė manipulimit taktikė tė mashtruesve tanė individual dhe kolektiv (politikanėve dhe partive politike), pa dyshim se mjeti themelor i tyre ėshtė GĖNJESHTRA. Pra, joshja me fjalė tė bukura e me sjellje jo tė ēiltra pėr tė tė bėrė pėr vete e pėr tė pėrfituar diēka nga ti dhe ju; mbajtja dhe tė ushqyerit neve me shpresa tė kota e me premtime boshe... etj..
Nė ēdo shoqėri tė organizuar si shtet, por edhe tek ne nė Kosovė, mashtrimin si mėnyrė e paligjshme me qėllimin tė njė interesi apo pėrfitimi material, sanksionohet dhe ndiqet si vepėr penale.
Edhe pse njė mashtruar ordinar (mė sė paku ai kolektiv – politik) me aktin e vetė tė mashtrimit gjithmonė ligjėrisht mund tė dėnohet, nė pėrditshmėrinė tonė, pėrveē atyre legale-politike, shpesh mund tė hasim nė forma shumė mė tė sofistikuara tė mashtrimeve tė ndryshme, tė cilat, vėshtirė se ndonjėherė mund tė pėrfundojnė para institucioneve tė drejtėsisė. Shkaku kryesor i mundėsisė sė vogėl tė ndjekjes sė tyre “exoficio” qėndron lajthitja e vetėdijshme e tė mashtruarit, nga i cili ai pėrfiton ndonjė favor tjetėr direkt apo indirekt motivues nga ky veprim. Apo, shprehur me atė urtėsi popullore nė metaforė: “Ujku i ngopur, delet nė numėr”.
Gjatė hulumtimit tim shumėvjeēar tė paraqitjeve dhe dukurive tė ndryshme pėrgjithėsisht paranormale dhe specifike nė shoqėri, kamė hasur nė shumė raste si forma karakteristike tė mashtrimit tė qėllimshėm dhe tė vetėdijshėm nga i cili zakonisht dalin tė kėnaqur edhe mashtruesi dhe i mashtruari. Ja njėra prej tyre si shembull, e bėrė nė formė tė intervistės (bisedės):

“Placebo-Efekti” - biznes pėr marrjen e patentė-shoferit

Nė kėrkim tė njerėzve qė merren me mashtrime specifike, pėrmes kanaleve tė mija miqėsore u njoftova dhe kontaktova me Mėrgimin (nuk ėshtė ky emri i tij i vėrtetė), njė djalosh qė ishte diku rreth tė tridhjetave. Me kusht qė mos tė publikohet nė ndonjė vend identiteti i tij i plotė, ai nė lidhje me “profesionin e vet specifik” qė kishte punuar dikur, me zemėrgjerėsi pranoi tė mė besohet. Realisht, profesioni i tij mund tė pėrshkruhet me disa fjalė: gjente kandidatė qė konkurronin pėr marrjen e patentė-shoferit dhe pėr njė shpėrblim tė konsiderueshėm, ju garantonte se pėrmes lidhjeve tė veta tė forta qė ka tek anėtarėt e komisionit, do tė intervenojė dhe pa kurrfarė problemesh ta kalojnė provimin. Pėr ēdo afat verifikues, gjente sė paku 5-6 kandidatė dhe pėr njė "intervenim", tarifa ishte 100-150 Evro. Ata qė paraqiteshin tek Mėrgimi, nuk i nėnshtroheshin asnjė rreziku tė humbjes eventuale tė parave. Nėse kandidati nuk e jepte provimin, paratė e deponuara ju ktheheshin pa kurrfarė problemi. Pra, sikur na thoshte edhe vetė, "ēdo gjė bėhej me garanci".
Nė shikim tė parė, duhej se nė kėtė punė nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme, por poenta e specifikės sė profesionit tė tij ishte se, ai fare nuk intervenonte tek kompetentėt, por vetėm priste dhe "lutej" pėr ēdonjėrin nė veēanti. Nga pesė "klientė", ta zėnė, sa i gjente pėr njė afat, gjithnjė me rastėsi qėllonin qė njė, dy, apo mė tepėr "fatlumė" ta kalonin me sukses provimin testues. Kėtyre kuptohet, paratė nuk ju ktheheshin, ndėrsa ata qė "nuk kanė pasur fat", pa kurrfarė komplikime i merrnin pas deponimet e tyre. Te kėta tė fundit, zakonisht e kishte tė pėrgatitur arsyetimin: "Diēka si duket nuk ka qenė nė rregull", "nuk e ka mbajtur premtimin ai i komisionit" ... etj. Nė kėtė punė, asnjėra anė nuk mbetej e pakėnaqur. Tė parėt, sepse e kishin zgjedhur problemin, ndėrsa tė dytėt, nuk kishin se ēfarė tė humbasin nga dėshtimi - Mėrgimi ju kthente nė tėrėsi paratė e tyre tė deponuara”.

Nga tė lindi kjo ide?- ishte pyetja ime e parė qė i bėra.

“Ideja qe e rastėsishme dhe vjen si rezultat i njohjes sime shumė tė mirė tė mentalitetit tonė. Ne shqiptarėt jemi popull qė mė sė paku i besojmė vetes dhe energjisė sė madhe kreative qė gjendet nė brendinė e qenies sonė. S'ke ēfarė tė bėsh! Jemi tė tillė! Gjithnjė mbėshtetemi tek tė tjerėt dhe vetėm garantimi i dikujt nga jashtė, ne na mban tė sigurt dhe nė veprim. Nga psikologjia aplikative dihet se njė dėshirė e flaktė e sforcuar me fuqinė e besimin, gjithnjė ka tendenca tė realizohet. Besimi ėshtė bindje e fortė dhe produkt i mendjes, andaj, unė me kėtė metodė, vetėm ju ngjall kėtė energji pėr t'u shndėrruar ajo nė fuqi kreative. Nė aplikimin e kėsaj rregulle tė natyrshme tė piskės njerėzore, fillimisht, eksperienca e parė ishte me djalin e vėllaut tim. Ai vijonte klasėn e tretė tė shkollės sė mesme. Nė fund tė vitit, m'u ankua se i kishte disa njėsha dhe e vėreja se brengosej pa masė. Kishte frikė edhe nga i ati - vėllai im, i cili sigurisht nuk do t'ia falte suksesin me riprovim, ose me pėrsėritjen e vitit. Qė t'ia lehtėsoja dhembjet, i garantova se i njoh mirė profesorėt nga kėto lėndė dhe i premtova se do tė intervenoj te ata pėr njė notė kaluese. Vetėm kėrkova nga ai tė mėsojė sadopak, i mbushur pėrplot siguri nė vete, me tė mbaruar viti shkollor, djaloshi im i vėllait e kaloi klasėn pastėr pa asnjė njėsh, por gjithnjė i bindur se kisha intervenuar unė pėr tė".

A nuk mendon se me kėtė "BIZNES" bėnė mashtrim tė njerėzve?

“Unė nuk mendoj ashtu. Edhe nė medicinė e keni efektin "pacebo", kur pacientit i prezantohet njė bar i fortė, e nė realitet i jepet njė sheqerkė nga burimi. Vetė bindja dhe siguria e pacientit, aktivizon forcat mbrojtėse qė gjenden nė brendinė e tij. Edhe unė vetėm ndėrmjetėsoj, vėrtet, jo tek anėtarėt e komisionit, por nė psiken e tij. Kandidati i cili jepet 200 euro, dhe ėshtė i sigurt se nuk i humb ato para, me besim se dikush punon dhe vepron pėr tė, shkon i sigurt nė provim. Nga ai, tėrėsisht ėshtė eliminuar frika, qė zakonisht ėshtė pengesė kryesore nė rrugėn e arritjes sė dėshirave dhe synimeve tona jetėsore Eliminimi i frikės shkakton sigurinė dhe sforcon besimin nė sukses. Edhe kjo ėshtė njė punė me meritė. Ndoshta edhe shumė mė e vlefshme sesa na duket nė fillim. Andaj, nuk e kuptoj fare, pse mendoni se kjo punė duhet tė jetė mashtrim!? Nėse "klienti" nuk kishte sukses, pa kurrfarė problemi ia ktheja paratė, andaj asnjėri prej tyre nuk ka motiv tė mė akuzojnė pėr mashtrim. Nuk e di se sa e keni tė njohur kėtė realitet, por unė, nga shumė klientė tė ndonjė "magjistar" dhe "magjistare", "falltare" dhe "falltarė", "hoxhė" dhe "shehlerė"... qė t'iu bėnin hajmali dhe "magji" pėr dhėnien e provimit. Nė kėto raste, gjatė mossuksesit, asnjėri prej tyre nuk ua ka kthyer paratė, kurse tek unė kėtė e kanė "tė garantuar". Edhe "magjistari", "falltari", "hoxha"... apo "shehu", zbatojnė principin e njėjtė. Me lutjet dhe hajmalitė e tyre vetėm tentojnė tė aktivizojnė atė qė thamė se quhet "BESIM", e qė ėshtė nė vetė ne".

Sa kohė merreni me kėtė "PROFESION"?

“Menjėherė pas licencimit tė "autoshkollave" dhe kalimit tė kompetencave pėr marrjen e patentė shoferit te kosovarėt. Atėbotė, vėreja se interesimi ishte e madhe, sepse shumė tė rinj, qė veē ishin shoferė pa leje, ia kishin mėsyrė provimit pėr patentė-shofer. Shumica prej tyre veē kishin njė eksperiencė nė vozitje, prandaj, nė bindjet e tyre, procedura e nėnshtrimit tė verifikimit tė dijes ishte tėrėsisht formale. Ka mė se tre muaj qė mė nuk merrem me kėtė "biznes" dhe pėr kėtė, shkaqet janė nga mė tė ndryshme. Nė rend tė parė, korrupsioni nė kėto institucione veē ėshtė nė ngritje dhe tanimė punėt kryhen drejtpėrdrejt me anėtarėt e komisionit, ose pėrmes auto-shkollave, qė i kanė lidhjet e tyre tek kompetentėt dhe kandidatėve ju garantohet marrja e patentė-shoferit, me kusht qė tė regjistrohen tek ata”

A ju ka brejtur ndėrgjegjja, ose, pėrveē shkaqeve qė i cekėt, mos vallė ėshtė edhe kjo arsyeja qė ju largon nga kjo mėnyrė e fitimit dhe sigurimit tė ekzistencės?

“Ndoshta edhe mund tė jetė. Duhet tė ketė nė mua edhe ndonjė dromcė latente tė fshehur nė nėnvetėdijen time, sikur e thoni ju, "e brejtjes sė ndėrgjegjes". Por, unė, sot e gjithė ditėn, ende jam i bindur se kam vepruar drejt dhe se misioni im ka qenė ndėrmjetėsues. Atyre qė nuk u kryeja punė, ua ktheja paratė, kurse ata qė e kalonin provimin, ndaheshin tė kėnaqur dhe mė falėnderoheshin pa masė. Shikoni, edhe vetė energjia ime intuitive, nė njėfarė forme shpėrndahet kah ata. Edhe unė, me besim dhe optimizėm prisja dhe lutesha pėr ta. Besoj se asnjėri deri mė tani, nuk mė ka mallkuar. E tėra ka qenė, si thuhet "hallall". Sa merresha me kėtė biznes, sekretet e "placebo-efektit" te ky "ndėrmjetėsim", nuk i dinte asnjė njeri, prandaj s'kishte edhe mėnyrė se si tė zbulohej.
Pas kėsaj bisede, vėrtet, nuk kisha ide se si ta pėrmbyllja kėtė artikull, veēse me disa dyshime qė i krijova vetes: Sa e sa veprime tė tilla ka nė jetė, ku ne besojmė se sukseset tona vetjake janė meritė e tė tjerėve? Atyre iu falėnderohemi dhe atyre ju kemi borxh (kuptohet, paraprakisht, nėse nuk e kemi paguar ēmimin, apo nuk do ta paguajmė mė vonė atė)?
Sa i pėrket eksperiencės sė Mėrgimit se, "ne si popull, nė pėrgjithėsi, nuk kemi aq besim nė vete", kjo ka mundėsi tė jetė njė realitet yni i hidhur.
Vlerėsojeni edhe ju vetė...

Benxhamin R.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi