Paradokse Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Paradokse Shqiptare

Mesazh  beno prej 10.08.12 14:06

Japin mushka, marrin nuse shqiptare

Prej 1 deri nė 3 mijė euro shiten femra shqiptare tė moshave tė ndryshme nga Shqipėria nė Serbi, Mal tė zi dhe Maqedoni. Kjo temė ėshtė trajtuar shumė herė nga media tė ndryshme, por vazhdon ende si fenomen, i cili pėrbėn edhe vepėr penale por qė nuk po mund tė ndalet as nga autoritet shqiptare e as nga ato tė shteteve fqinje.

Njė gazetė ditore maqedonase nė faqen e parė sot doli me titull ,"eksportojmė Mushka importojmė gra shqiptare".

Autor i tekstit deklaron se njė mushkė qė shitet nė Shqipėri kushton 200-400 euro, kurse njė grua nga Shqipėria kushton njė mijė euro.

Ky biznes bėhet nga tė dy anėt e kufirit ku vajza shqiptare shiten te pleqtė e vendeve fqinje pėr 1-3 mijė euro.

Nė Maqedoni ka njė statistikė, ku thuhet se nė Shqipėri janė eksportuar 2 mijė mushka kurse nga Shipėria kanė ardhur nė Maqedoni 2 mijė gra , njė krahasim absurd, por fatkeqėsishtė njė statistikė e vėrtetė qė ofendon popullin shqiptar dhe qė injoron shtetin shqiptar, i cili pas anėtarėsimit nė NATO e ka rritur nivelin e jetesės nė vend.

Ky fenomen qė cėnon identitetin kombėtar, fetar dhe njerėzot tė shqiptarėve, duhet tė dėnohet dhe tė parandalohet para se tė jetė shumė vonė.
avatar
beno

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paradokse Shqiptare

Mesazh  beno prej 10.08.12 14:23


p.s.
Mendoj se eshte totalisht out qe admini te mundohet qe me nderrimin e titullit te temes "te zbuse" situaten reale, sepse kjo ishte shkaku se perse vendosa ta trajtoj si teme, pikerisht duke u nisur nga titullli aq pezhorativ ne nje gazete ditore maqedonase, ne balline te saje per nje popull, por qe fatkeqesisht eshte e vertete!
avatar
beno

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paradokse Shqiptare

Mesazh  ILIRA prej 10.08.12 14:56

vazhdon te qendroje thenia " fukarallek, maskarallek "...
avatar
ILIRA

273


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paradokse Shqiptare

Mesazh  Odin prej 10.08.12 19:23

Ditėn nė xhami, natėn nė bordele



Nėpėr fshatrat e Maqedonisė perėndimore lulėzon prostitucioni. Ditėn i sheh meshkujt me tė madhe duke u falur nėpėr xhami, ndėrsa natėn i gjen nėpėr bordele, duke u gjunjėzuar para mini-fundeve tė bullgareve, ēekeve etj. Lokalet e shumta tė kėsaj natyre, janė duke penguar dukshėm rrjedhėn normale tė jetės nė ato anė

Maria Menova e di se rreth cilės tavolinė duhet tė sillet me shumė duke bėrė flirt. Atė e ka informuar mirė shefi i saj pėr mysafirėt e sapoardhur nga Zvicra, Gjermania etj.

Pėrderisa grupi i ardhur nga Shqipėria ulurin me kėngė folklorike, nėpėr kėnde tė ndryshme tė lokalit lidhen “kontratat” nė mes tė shqiptarėve tė nxehur dhe “kameriereve” tė shumta, kėmbė-zbuluara e gjoks-hapura qė kanė mbirė nė fshatrat e Pollogut nga vende tė ndryshme tė botės lindore.

Ata merren vesh ndėrmjet pėr orėn, vendin dhe ēmimin. Tarifa nuk ėshtė e lartė si nė vendet perėndimore, por sillet dika rreth 80-100 Euro, varėsisht nga mosha dhe pamja e jashtme e nuseve (siē i quajnė anasit prostitutat e kafeneve). Stina e dimrit ėshtė tepėr fitimprurėse pėr shkak tė pushimit qė kanė njerėzit me statusin e “gastarbajterit” nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės.

Nė shumicėn e fshatrave tė rrethit tė Gostivarit dhe Tetovės, pėr shkak tė mbylljes sė ėmbėltoreve e dyqaneve nėpėr territorin e ish-Jugosllavisė, pothuaj nė ēdo pesė metra katrorė ėshtė hapur nga njė lokal me muzikė tė gjallė.

Atmosfera, nė cilindo lokal tė futesh, ėshtė identike me tjetrin; njė grup tavolinash qė janė tė pozicionuar qėllimisht mė fshehtė nė lokal shėrbejnė pėr njerėzit qė luajnė me tė madhe bixhoz; njė grup tjetėr tavolinash ku ka mė shumė dritė gjenden “adhuruesit” e muzikės, ndėrsa nėpėr skutat ku mbizotėron drita e neoneve tė kuq bėjnė poza “kamerieret”, qė shiten me qėllim pėr t`ia hequr qafe “vetminė” ndonjė qejfliu me xhepat plotė.

Gjatė njė ekskursioni nėpėr natėn e fshatrave gostivarase si Ēegrani, Dobėrdolli, Vrutoku, Reēani dhe atyre tė Tetovės si Piroku, Kamenjani, Reēica, etj, tė krijohet pėrshtypja sikur vendasit e kėtyre trojeve, veē nė prag tė shekullit XXI kanė arritur tė zbulojnė domethėnien e zanatit mė tė vjetėr nė botė.

Ndėrkaq dita, nė kėtė nėn-qiell tė nervozuar e tė “nxehtė” natėn nga epshet e pakontrolluara, ka njė pamje krejt tjetėr. Nė orėt e hershme tė mėngjesit sheh njerėz tė moshave tė ndryshme duke dalė nga tė falurit e “sabahut”, me kapuēa tė bardhė persik (lloj kapuēash qė vendasit i quajnė me emrin e ēuditshėm “tėrllėk”).

Njėjtė si nė ato pėrrallat e Nasradin Hoxhės, ditėn po tė njėjtit njerėz duken se janė aq jo-mėkatarė qė as “mizėn nuk duan ta shkelin”. Po tu afrohesh gjatė kuvendimit tė tyre nėpėr qendrat e fshatrave dhe lokalet qė ditėn shndėrrohen nė klube serioze, i dėgjon tė ligjėrojnė mbi fenė, moralin, pastėrtinė nė familje e tė ngjashme.

Kohė pas kohe vėren ndonjė turmė grash kokė e trup-mbuluar qė u duken vetėm sytė, duke kaluar me njė shpejtėsi marramendėse rrugėve kryesore pėr tė shkuar nė ndonjė dasmė apo manifestim grash. Bota e grave me atė tė meshkujve, gjatė ditės duket aq e ndarė dhe e largėt sa qė nuk u beson syve kur nė orėt e mbrėmjes ballafaqohesh me njė natyrė krejt tjetėr-fare. Nė kėtė pjesė tė globit shqiptar dita ėshtė kundėr natės dhe anasjelltas, ēdonjėra prej tyre ka mėnyrėn e vetė tė konceptimit tė moralit.

Edhe nė vitet kur sundonte sistemi i vjetėr ka pasur lokale tė tilla, mirėpo ato kanė qenė tepėr tė rralla dhe ke mundur t`i hasėsh vetėm nėpėr qytetet e mėdha. Duke filluar nga viti 1990 e kėndej numri i lokaleve tė tilla u shtua nė mėnyrė eksplozive dhe atė; jo nėpėr qytete siē do tė ishte e zakonshme, por nėpėr fshatra.

Kjo ka rezultuar pėr shkak tė koncentrimit tė kapitalit qė depėrton atje nga vendet e jashtme, ku punojnė shumica e banorėve. Pronarėt e lokaleve zbuluan se njė tregti e tillė sjell profite tė majme dhe ia mėsynė; Bullgarisė, Ēekisė, Rusisė, Shkupit, Serbisė dhe vetė Shqipėrisė pėr tė siguruar “nuse”, prezenca e tė cilave kushtėzon frekuentimin e mysafirėve.

Dhe kėshtu erdhi deri tek rezultati; ēdo fshat pothuaj ka nga 5-10 lokale tė tilla ku janė tė angazhuara mbi 50 prostitute nga vende tė ndryshme. Shikuar nga ky kėndvėshtrim fshatrat e tillė tashmė kanė marrė karakterin e kolonive tė prostitucionit.

“Ėshtė e pamundur tė ecėsh natėn me gra dhe fėmijė nėpėr fshat. Nė ēdo vend sheh ndonjė skenė pornografike njerėzish tė dehur me femrat e ardhura…”- thotė njėri nga aktivistėt e PDSH, qė pėrpiqet tė alarmojė opinionin me kėtė lloj fenomeni tė padurueshėm pėr jetėn provinciale tė fshatrave nėn-sharr, duke shtuar:

“Shumica e pronarėve tė kėtyre lokaleve kanė korruptuar policinė dhe “pleqtė e katundeve” qė i kemi trashėguar nga sistemi i vjetėr, kėshtu qė ēdo ankesė e qytetarėve pėrfundon nė shportė tė hedhurinave. Jemi nė hall tė madh”. (Nė shumicėn e kėtyre fshatrave, pėrkundėr ndryshimit tė ligjit tė administrimit lokal, ende janė duke sunduar kryetarėt e Bashkėsive Lokale, qė janė njerėz kryesisht tė familjeve tė mėdha dhe qėndrojnė nėpėr objektet e administratė me dhunė.

Ata luajnė rolin e “kaubojve” qė shesin tokė, dhe bėjnė lloj-lloj tregtish pa i penguar dikush. Tė tillėt kanė edhe pėrkrahjen e shtetit, policisė, etj). Edhe pse femrat e ardhura nga shtetet tjera nuk posedojnė leje pune, nė tė shumtėn e rasteve, bile as viza qėndrimi nė Maqedoni ato tolerohen. Nuk janė tė paktė ato zėra qė thonė se shteti qėllimisht lejon fenomene tė tilla duke pėrfituar nė prapavijė nga degjenerimi dhe kriminalizimi i jetės sė shqiptarėve tė kėsaj ane. Numri i viktimave nuk ėshtė i pakėt.

Fatmir B. pas ndarjes me vėllezėrit e tij si pjesė i bie njė ari tokė nė afėrsi tė qendrės sė fshatit. Toka nė ato anė ėshtė e shtrenjtė. Fatmiri merr disa qindra mijė marka pėr tokėn qė e shet. Qėllimi i tij ka qenė qė me ato tė holla tė ndėrtojė shtėpi. Njė ėndėrr qė nuk u realizua kurrė.

Ai vazhdimisht frekuenton nėpėr bordelet e tipit qė pėrmendėm mė lartė dhe mė nė fund mbetet pa shtėpi dhe pa tė holla. Mė e keqja; atė e braktis gruaja, e cila nuk ka mundur tė durojė mė mėnyrėn e jetesės qė i ka imponuar i shoqi. Fėmiu i tyre i vetėm mbetet pa njėrin prind. Raste tė kėsaj natyre janė me qindra. Si nxitėsit mė potentė tė kėsaj tregtie- vendasit thonė se- janė njerėzit qė punojnė nė vendet e jashtme. Ata kur kthehen nga puna e tyre e rėndė nėpėr vend-ndėrtimet e Europės hedhin para nėpėr kafene tė tilla.

Mirėpo as ata nuk janė pa pasoja. Shumica e tyre gjatė aventurave me bullgaret e ēeket humbin gjithė kursimet e bėra gjatė dhjetė muajve nė Zvicėr e Gjermani dhe rrasen aq shumė nė borxh, saqė pastaj nga njė vit duhet tė punojnė pėr tė larė paratė dhe interesin e fajdexhinjve. Tė vetmet qė pėrfitojnė nga perverziteti i maniakėve primitivė seksual janė bullgarėt, ēeket etj., tė cilat kthehen me xhepat e mbushura pėrplot euro e franga nėpėr shtėpitė e tyre.

Drastikja ėshtė kur dėgjon se ka tė atillė qė edhe fėmijėt e tyre i lėnė nė hall me muaj tė tėrė, pėr shkak tė ngarendjes pas…! Ėshtė fatkeqėsi qė rrugėt e rrugicat e fshatrave tė Maqedonisė perėndimore vijnė sa mė shumė duke marrė ngjyrėn e lagjeve tė mėdha evropiane tė prostitucionit si Repabani gjerman apo Langstrasse-ja e Cyrihut.

(INA)
avatar
Odin

602


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi