Kultet e Natyrės dhe Mitet shqiptare

Shko poshtė

Kultet e Natyrės dhe Mitet shqiptare

Mesazh  Odin prej 03.08.12 23:58

KULTE TĖ NATYRĖS



1. Njeriu e natyra

Shqyrtimi i miteve, riteve e besimeve nė lidhje me objekte, vende e dukuri tė ndryshme tė natyrės nė popullin shqiptar ėshtė njė nga aspektet mė parėsore nė fushėn e mitologjisė. Pse?

Sė pari, kėtu kemi tė bėjmė me objekte, materiale e dukuri konkrete tė natyrės, tė lidhura me jetėn e njeriut; ato janė, si tė thuash, si kushte, si rrethana, nė gjirin e tė cilave kanė lindur, kanė evoluar, janė ruajtur nga koha e lashtė e deri nė ditė tė sotme elementė tė ndryshėm, nė formė mbijetesash, tė miteve e tė besimeve.

Janė tė pranishme mite e besime nė lidhje me fusha, male, gurė, shpella e shkėmbinj tė caktuar, pyje e drunj tė venēantė; ka mite e besime pėr burime, lumenj, liqene e dete; janė tė pranishme rite e besime pėr vendpushime, mrize, troje tė vjetra, varre e varreza; kėtu hyjnė besimet e mitet nė lidhje me kafshėt e egra; janė tė ruajtura mite e besime pėr hapėsirėn qiellore, yjet, diellin, hėnėn, pėr rrufenė, pėr stuhitė e fenomene tė tjera tė natyrės e pasojat e veprimit tė tyre.

Sė dyti, meqėnse elementėt e ndryshėm tė miteve e tė besimeve kanė ardhur deri nė kėta shekujt e fundit pas njė rruge tė gjatė mijravjeēare, janė tė ruajtura nė formė mbetjesh qė i ndeshim nė mėnyrė shumė tė ngatėrruar me pėrbėrės nga burime tė ndryshme, madje nė shumė raste tė mpleksuara me elementė krishterė e islamė.

Bazė pra pėr t’i ndarė, pėr t’i zbėrthyer, pėr tė pėrcaktuar brendinė mė mirėfilltėsore ėshtė lidhja e tyre me natyrėn, me vende, objekte e dukuri tė natyrės, lidhja me njė bazė materiale, me rrethana nė tė cilat kanė lindur e janė formuar nė njė kohė tė lashtė e nė njė sistem kompakt.

Natyrisht, pėrmbajtjen e tyre tė origjinės do ta gjejmė nė kushtet historike shoqėrore tė kohės sė lashtė, por kėtu do tė gjejmė dhe shtresat e mėvonėshme, duke pėrfshirė edhe krishtėrimin e islamizmin.

Sė treti, format e elementėve mė tė lashtė tė besimeve kanė tė bėjnė me forcat shkatėrruese e dobiprurėse tė dukurive tė natyrės, pra si pasqyrim fantastik i raporteve midis njeriut dhe natyrės, mjedis i virgjėr me pyje, male, fusha e lugina, kafshė tė egra; burime pėr ushqime dhe burimepasigurie.

Mund tė themi, deri nė njė masė tė caktuar, se kėto rite e besime, janė shprehje e gjendjes sė nėnshtruar tė njeriut ndaj forcave vepruese tė verbėra tė natyrės; ėshtė pėrpjekja me anė ritesh e qėndrimesh emocionale pėrt’i ndaluar kėto “veprime” keqbėrėse, i pamundėsisė sė tij pėr ta vėnė kėtė hapėsirė e kėto vlera tė natyrės sė virgjėr nė dobi tė tij.

Nė kohė tė herėshme objektet e kėtij pasqyrimi janė para sė gjithash forcat e natyrės, tė cilat gjatė zhvillimit tė mėtejshėm kalojnė ndėr popuj tė ndryshėm pėrmes lloj-lloj personifikimesh tė veēanta. Mitologjia krahasuese ka mundur ta ndjekė kėtė proces primitiv tė zhvillimit e tė ndryshimeve nė mendėsinė, nė besimet e popujve.

Tė shohim tani shkurtazi rrugėn e evolucionit tė dukurive tė kėtyre kulteve:

Besimet e shoqėrisė primitive lindėn gjatė ndeshjes sė njeriut me natyrėn dhe fenomentet qė ngjanin nė tė. Ato janė pasqyrim i dobėsisė sė njeriut nė marrėdhėnie me mjedisin qė e rrethonte, dobėsi qė vinte pėr shkak tė nivelit shumė tė ulėt tė mundėsisė, tė mjeteve pėr tė siguruar burimet e jetesės si banesė, ushqim, veshje, mjete pėrt’u mbrojtur nga egėrsirat dhe veprimet dėmprurėse, tė breshėrit, tė shtrėngatave, tė thatėsirės, tė mungesės sė burimeve natyrore. Ėshtė pėrpjekje e njeriut pėr tė kuptuar misteret, atė qė nuk kapej dot pėr ta vėnė nė shėrbim tė tij.

Nė kėto rrethana, lindėn kultet pagane – kulti i natyrės. Disa vendeve, objekteve, kafshėve e fenomeneve tė veēanta tronditėse, ose ndryshimeve periodike mė tė qeta nė natyrė u visheshin cilėsi tė mbinatyrėshme, tė thurura me enigma.

Mendohej se kėto vende, objekte, kafshė e dukuri natyrore mund t’iu bėjnė njerėzve mirė ose keq, sipas dėshirės e tekave tė tyre. Qė njeriu tė ruhej e tė pėrfitonte prej tyre, -sipas besimit tė njeriut tė lashtėsisė, kėto objekte, vende, dukuri e kafshė, veprime tronditėse, si shtrėngatat, tėrmetet, duheshin marrė

me tė mirė. Kėshtu, kanė lindur e ruajtur nderim i veēantė pėr lutjet, ceremonitė, flijimet, tabutė kushtuar objekteve e vendeve tė kultit.

Gjatė zhvillimit historik tė shoqėrisė njerėzore, mbi bazėn e atyre kulteve, – vendeve, objekteve e dukurive tė caktuara tė natyrės, – lindėn perėndi tė veēanta. Nė fillim lindėn nė imagjinatėn e njeriut shumė perėndi tė paganizmit. Me kohė kėto perėndi erdhėn duke u pakėsuar. Deri nė kohėn tonė nuk erdhi sistemi i tėrė religjionit pagan, po copėza tė tij tė thėrrmuara, pjesė tė tij tė shndėrruara e tė pėrshtatura me kohė e me ide mė tė reja.

Brenda kuadrit tė kėtyre feve tė evoluara ose jashtė kuadrit tė tyre, nė popuj tė ndryshėm u ruajtėn nė njė masė tė dukshėm nė pamundėsi pėr t’i zhdukur ato e pėr t’i zėvendėsuar me shenjtorė e rite tė monoteizmit ato objekte e vende tė kultit me shumė tipare karakteristike tė trashėguara qė nga parahistoria. Shpesh herė kėto vende e objekte tė kultit krishtėrimi apo islamizmi, nė pamundėsi pėr t’i zhdukur ato e pėr t’l zėvendėsuar me shenjtorė e rite tė monoteizmit, i bėnė tė tyre duke i risuar, lehtėsuar e fisnikėruar, duke ia pėrshtatur njė kohe mė tė re. Kėto morėn emra topikė tė feve monoteiste.

Kėtu do tė flasim pėr disa objekte e vende kulti, qė janė si bazė pėr ruajtjen e mbijetojave tė lashta tė besimeve nė jetėn e popullit tonė. Janė marrė nė shqyrtim mė tepėr objekte, vende e fenomene qė kanė tė bėjnė me vise malore e fushore tė Shqipėrisė ku mbijetojat pagane paraqiteshin mė tė theksuara, mė tė ruajtura, mė tė qarta.

Nė ato vise qė janė marrė nė shtjellim kėtu, mesa na flasin dėshmitė, nė Mesjetė, para dhe gjatė sundimit Osman, administrata e pushtuesit ka qenė e paqėndrueshme; ėshtė fjala gjithnjė pėr vende si malėsitė e Veriut e tė Jugut. Por me kohė kjo popullsi ka zbritur dhe nė fusha, nė ultėsira.

Besimi i stėrgjyshėrve tanė, llirėve, ka qenė paganizmi, ose siē thuhet ndryshe, politeizmi, besimi nė shumė qen’ie mitike, demonė e hyjni e nė shumė objekte. Ata kishin shumė perėndi, me atribute vendesh, objektesh e fenomenesh tė natyrės, disatė pėrbashkėt e disa tė veēantė pėr ēdo tribu e krahinė.

Ata besonin nė fuqinė hyjnore tė diellit, se nga ai kishin shumė tė mira pėr jetėn e tyre, besonin nė ujėrat se atyre u shėrbenin mė tepėr, besonin nė kafshė tė ndryshme, nga frika ose mirėsia qė kishin prej tyre; besonin nė drunj, pyje e maja malesh e kodrash. Ata besonin nė vendvarrimef e tė parėve a tė afėrmve tė tyre e pėr kėto kishin kulte tė posaēme.

Ilirėt kishin tempuj e altarė ku u bėnin flijime perėndive, por duket se nuk kishin klerikė tė posaēėm pėr ceremonitė e tyre. Ritet kryheshin nėn drejtimin e tė parit tė bashkėsisė farefisnore a krahinore. Perėnditė i kishin tė shumta e me emra e funksione tė ndryshme; perėndi tė maleve, tė pyjeve, tė ujrave, tė rrufeve, tė pjellorisė, tė bujqėsisė e tė blegtorisė, tė zejeve e mjeshtėrive.

Nė kohėn e kolonizimit grek e tė pushtimit romak besimet e llirėve pėsuan ndikimin e’kultit greko-romak. Ato pėsuan mė vonė edhe ndikimin e kulteve tė popujve tė tjerė qė vėrshuan nė Ballkan. Megjithatė, nė disa vėshtrime, nė tėrėsi ato e ruajtėn mėvehtėsinė e tyre, brenda tė njėjtit areal kulturor.

Krishtėrimi, me t’u pėrhapur nė Ballkan dhe, sidomos kur u bė fe zyrtare nė shek.1‘ IV, luftoi me forcė paganizmin dhe filloi ta zėvendėsojė atė, me rite e praktika fetare tė njė filozofie morale, njerėzore tė pėrparuar, kur mbizotėron psikologjia e virtytit, e mirėsisė.

Por krishtėrimi, me gjithė luftėn qė i bėri kultit pagan tė natyrės, nuk mundi ta zhdukė atė, qė ishte vendės, i asaj popullsie etnike, e cila banonte nė kėto anė prej shekujsh. Prandaj krishtėrimi nė mjaft raste u detyrua t’i pėrshtatej vendit dhe kulteve pagane, t’u japė njė veshje krishtere, njė kuptim tė ri moral e dituror. Kjo gjė duket shumė mirė edhe nė ritet e motmotit. Nė shekujt XV-XVI filloi tė pėrhapej nė Shqipėri islamizmi, i cili luftoi paganizmin e krishtėrimin.

Megjithatė, kulti pagan i natyrės vazhdoi tė mbijetojė duke u ndėrthurur me fetė e mėvonėshme e duke u veshur me petkun e kėtyre tė fundit. Mbeturinat e kultit pagan tė natyrės i gjejmė ende tė forta dhe nė fund tė shek. XIX, nė fillim tė shek. XX e mė vonė, nė disa vise fshatare tė trojeve shqiptare.

Nė Shqiptarė u ruajt nė mėnyrė tė dukshme ndjenja e kultit tė natyrės pėr vetė rrethanat historike tė caktuara tė jetės se popullit tonė, nė bashkėsi fshatare tė thuash tė vetėqeverisura nė bazė ligjesh dokesore, me banime mes malesh, mes pyjesh, nė disa hapėsira disi tė mbyllura, larg rrugėve tė mėdha e qė lidhnin viset e ndryshme me qytetet.

Disa vende publike q,ė u shėrbenin nė mėnyrė tė veēantė banorėve tė malėsive, si: prona tė pėrbashkėta tė fshatit qė mbaheshin krejtėsisht tė paprekshme; vendpushime(stacione) rrugore ku ēlodheshin udhėtarėt, vende tė bujtjes gjatė rrugės, mrize e vendburime tė veēanta me ujėra tė freskėta, nga shėrbimi qė bėnin, ishin si vende tė nderimit publik. Vendet e nderimit publik i gjejmė me atributet e vendeve tė kultit, vende pelegrinazhi, vende ritesh e ceremonish tė karakterit pagan.

Nė vendet e kultit pagan, nė disa raste, janė vėnė e ngritur objekte e shenja tė kultit krishter a islamik: kryqe, altar, kisha, tyrbe, teqe, manastire etj. Kjo ka bėrė qė shumė objekte e vende tė kultit krishter a islam, malėsori shqiptar t’i nderojė si objekte pagane, si vazhdim i traditės sė riteve e besimeve pagane nė atė vend tė caktuar.

Kultet e natyrės janė ruajtur deri vonė nė lidhje me ato vende, objekte e dukuri, me tė cilat ėshtė ndeshur mė tepėr njeriu nė jetėn e veprimtarinė e tij tė pėrditėshme, me ato qė ishin tė lidhura me qėnien e tij, me burimet ekonomike, me vėshtirėsitė e mėdha tė tij nė jetesė, me veprimet e verbra tė tyre, tė papritura, shkatėrruese.

Besimet u ruajtėn nė lidhje me ato dukuri e objekte tė dilnin mė shumė nė dukje, qė ishin mė tė pashpjegueshme, veprimet e tė cilave sillnin fatkeqėsi ose mbarėsi nė jetėn e tij, siē ishin rrufeja, tėrmetet, rrėshqitja e shembja e tokės, furtunat e mėdha shkatėrruese, tė nxehtit e ripėrtėritja e natyrės, tė ftohtit dhe zhdukja e gjelbėrimit nė natyrė. Ato nuk u ruajtėn kudo nė tė njėjtėn masė, diku edhe u zhdukėn fare.

Nė kėtė grup tė ndarjes sonė kemi futur objektet e kultit qė kanė origjinė krejtėsisht pagane, pavarėsisht nga veshjet e mėvonėshme krishtere apo islame.

Kėto nėnndarje nuk kanė ndonjė kufi tė caktuar midis tyre, mpleksen me njėra-tjetrėn, kanė shumė tipare tė pėrbashkėta, Por, nga ana tjetėr, sipas grupit tė objekteve, kanė dhe tipare tė veēanta qė i dallojnė, si na e tregon edhe materiali konkret, qė do tė sjellim mė poshtė.

2. Mrize e burime

Mė i ruajturi ėshtė kulti i mrizave dhe burimeve. Drunjtė e kėtyre vendeve nuk priten nga populli. Pleqtė e maleve tona thonė: “Ne qoftė se nė njė vend tė caktuar, nė hije tė drunjėve tė mėdhenj, tre vjet me radhė mrizonin bagėtia, ai bėhej vend i paprekshėm”. Ata drunj nuk mund t’i priste askush, qoftė edhe njė degė.

Besohej se, po tė priteshin drunj nė mrize, dėmtuesin do ta gjente patjetėr njė fatkeqėsi. Kėtė’e pėson personi vetė ose dikush tjetėr nga familja e tij. Duhet theksuar se ky kult nė ēdo rast mbėshtetet nė disa mbijetesa rregullsish tė ngurėzuara tė lashtėsisė.

Nė shumė raste mrizet e bagėtive ndodhen pranė burimeve, pra drunjve qė bėjnė hije rreth burimit e quhen tė paprekshėm, quhen si vende ku pushojnė Orėt. Pra janė, si mund tė themi, “lisa tė shenjtė’, “vend i mirė’.

Mrizi i Vathit tė Pėrlalės (Lėgjin – Orosh) ka qenė njė vend ku kalonin zhegun (mrizonin) bagėtitė e fshatit Lėgjin tė Mirditės. Si gjithė mrizet e tjerė, edhe ky quhej vend i paprekshėm nga sopata e druvarit, ashtu si nuk mund tė priteshin drurėt e njė vakufi. Tregojnė se si nė kėtė mriz, ashtu si nė mrize tė tjera, Orėt e malit u “bėnin tė mira” njerėzve, por “Orėt iu bėnin njerėzve edhe tė kėqia”, nė qoftė se ata (njerėzit) bėnin mėkate, nė qoftė se u prishnin vendin e ndejtjes e tė pushimit.

Orėt janė mbrojtėse tė njeriut e tė pasurisė sė tij, siē janė bagėtitė, pra janė qėnie hyjnore tė familjes. Por mrizi ndodhet pėrgjithėsisht mes pyllit, mes natyrės sė virgjėr, pra edhe Orėt kanė marrė tipare tė Zanave, pra tė hyjnive tė maleve.

Nė kėto raste nuk janė as krejtėsisht Orė e as krejtėsisht Zana. Njė nga ajo krahinė shkoi e preu dushk pėr bagėtinė e bėri lėndė ndėrtimi nė njė pjesė tė kėtij mrizi. Akti i tij u quajt si njė mėkat i madh nga banorėt e atij fshati. Ēdo fatkeqėsi qė personit nė fjalė i ndodhte nė familje shpjegohej me prerjen qė kishte bėrė nė atė mriz.

Nė Mrizet e Letit, mrizonin bagėtitė e fshatrave Letaj, Lėgjin etj. Njė vendės, para 80 vjetėve (rreth viteve 1918 -1921), preu disa drunj nė atė mriz. Tregojnė se pas kėsaj atij ju paralizuan dy gishta tė njėrės dorė. Vendėsit besonin se ata dy gishta ju paralizuan, sepse “kishte bėrė mėkat”, kishte prerė dru nė Mrizet e Letit.

Ka pas raste kur, njė lis i zakonshėm ishte rritur nėn kujdesin e njerėzve e mė vonė ėshtė quajtur“ipaprekshėm”, si “lis kupushonin Orėf. I tillė ėshtė lisi nė Krue tė Zi (Orosh).

Pranė njė burimi me emrin “Kroi iZi’, qė ndodhet nė njė luginė midis malesh, para 150 vjetėve, nuk kishte asnjė lis tė madh pėr hije, pėrveē disa shkurreve, asnjera mė e gjatė se njė bojė (gjatėsi) njeriu. Nė ato shkurre, pranė burimit u veēua njė fillak (dru i hollė, i drejtė) dhe u ruajt nga disa persona tė vėēantė, qė tė mos dėmtohej.

Shkurret pėrqark priteshin, ndėrsa ai rrėmitiej nga ēobanėt e plehėrohej nga bagėtitė qė qėndronin aty e rritej shpejt. Kur u bė diēka i lartė, aty filluan tė mrizonin bagėtitė, tė cilat e plehėronin vazhdimisht. Pėr rritjen e shpejt tė tij, ndihmoi pėrveē plehut lagėshtira e burimit. Pas disa dhjetra vjetėsh ai u bė njė lis vigan.

Kur Lisi u bė shumė i madh dhe, nga ana tjetėr, hija e tij u bė vend pushimi pėr njerėz e bagėti, ai filloi tė quhej Lisi ku pushojnė Orėf, “Lisi me Orė’, pra Orė tė njerėzve e tė bagėtisė sė tyre (diēka nė mes Zanės dhe Orės). Ky lis jeton deri nė ditė tė sotme.

Shumė degė i janė tharė nga koha, por nuk i ėshtė prerė asnjėra. (Pyllin nė afėrsi tė lisit tė Kroit tė Zi banorėt e krahinės vazhdimisht e prisnin pėr nevojat e tyre, vetėm lisin nė fjalė nuk e pritnin. (Materiali faktik ėshtė i mbledhur nga autori mė 1971).

Dy shembujt e sipėrm janė marrė nga malėsitė e Mirditės. Shembuj tė tillė ka shumė edhe nė malėsitė e Labėrisė, nė Alpe tė Shqipėrisė, nė malėsi tė Matit etj. Nė Labėri nuk pėrmendet emri “Orėt” por emri “Tė Mirat e Malit”. Emri ka ndryshuar sipas kohės e krahinave, por nė origjinė kemi tė bėjmė me tiparet e asaj figure tė pėrgjithėshme mitologjike qė njihet me emrin “Zana”, ose “Ora”, “Zėra”, ose mė mirė ndoshta kėtu kemi tė bėjmė me njė shkrirje bashkė tė Orės e tė Zanės: njėra mbrojtėse e natyrės e tjetra mbrojtėse e njerėzve e bagėtive tė tyre.

Mrizet e gurrat pranė tyre janė vende nė natyrė e i pėrkasin nė brendinė e tyre kultit tė natyrės, ku njeriu nuk ka vėnė dorė pėr t’i rregulluar, por nga ana tjetėr ato janė vende prehjeje e veprimi pėr njerėzit (barinjtė) e pėr bagėtitė e tyre.

Ndoshta kjo ėshtė dhe arsyeja e kėtij sinkretizmi nė mes Zanės e Orės. Ora ėshtė mbrojtėse e njeriut, po qėndron nė natyrė, atje ku njeriu ėshtė i pranishėm, ku vepron, ku gjen prehje e qetėsi. Kulti i mrizave dhe i lisave pranė burimeve, si del nga materialet faktike, ėshtė ruajtur nė njė masė tė dukshme nė zonat malore tė Shqipėrisė deri nė mesin e shekullit XX.

Duke u mbėshtetur nė kėto tė dhėna, del se kulti i mrizave dhe i lisave pranė burimeve ėshtė pagan e s’ka asnjė lidhje me krishtėrimin apo islamizmin. Ky kult ėshtė i lidhur me jetėn nė male tė banorėve tė vendit tonė, ėshtė i lidhur me jetėn blegtorale, pra ėshtė i lidhur me disa kushte jetėsore tė caktuara.

Mrizi ishte si njė banesė e pėrkohėshme. e bariut dhe e bagėtive, njė vendpushim jetik pėr shėndet e mbarėsi pėr bagėtitė, njė banesė natyrore mbrojtėse nga rrezet pėrvėluese tė diellit tė verės, si vend qetėsie e shlodhjeje. Pylli del si ushqyes i bagėtisė, por edhe si mbrojtės i saj. Kėtu dulren kėrkuar dhe rrethanat shoqėrore historike tė ruajtjes sė kėtij kulti, para rreziqeve tė papritura tė fenomeneve tė ndryshme tė natyrės.

3. Vendpushime tė rrugėve

Fshatari ynė i malėsive nė shekuj, gjatė jetės sė tij, ka bėrė rrugė tė gjata. Kėto rrugė qė bėnte mė kėmbė, ishin shpeshherė vende tė papriturash, vende fatkeqėsish ose edhe fatmirėsish. Nė udhėkryqe, nė qafa malesh, pranė urave tė lumenjve mund ta vriste a ta grabiste hajduti, gjaksori, banditi.

Duke kaluar lumenjtė mė kėmbė, mund tė mbytej nė ujė; rrugės mund tė ftohej e tė sėmurej, mund tė mbetesh nė vend nga lodhja e ta hanin bishat. Vende tė caktuara nė rrugė shėrbenin si vendqėndrime pushimi. Pėrveē kushtesh e arsyesh tė trashėgimisė nga lashtėsia, mendojmė se edhe kėto janė shkak qė tė ruhej kulti i rrugėve e i vendeve tė pushimit.

Nė rrugė, shpeshherė, kishte edhe vende tė caktuara nderimi ose edhe kurbani. Nė kėto vende e nė pika pushimi tė rrugės, nė rrugė kryqe, nė qafa kalimi midis maleve, nė ballė tė urave, mendohej se pushojnė Orėt… (Nė Labėri thuhet pushojnė “Xhindėrit” ose “tė mirat e malit”).

Nė ato vende, kushdo qė kalonte, linte njė gur ose diēka tjetėr (lesh, pe, leckė, nė ngjyrė tė kuqe ose nė ngjyra tė tjera). “Ne lėmė aty gurė”. Sipas mendimit popullor udha pėrcaktonte edhe kryerjen ose moskryerjen e detyrės sė caktuar, pėr tė cilėn ishte marrė rruga nga personi a persona tė ndryshėm. Veēanėrisht tė njohura janė rrugėt e udhėtimeve me bagėti nga ultėsirat (nga fshati) pėr nė bjeshkė e anasjelltas.

Nė kėto udhėtime tė gjata me bagėti, nė vende tė caktuara, dikur bėnin edhe kurbane. Shpeshherė, nga rituali i tyre, pika tė veēanta tė rrugėve e qafėkalimeve, dukeshin si shenja tempujsh paganė, vende nderimi, vende ku shtegėtarėt, me a pa kafshėt e tyre, silleshin me kujdes, bėnin aty dhe ndonjė llojė dhurate a flijimi, qoftė dhe simbolik.

Pėr tė bėrė qė verės tė bjerė shi nė kullotat verore, pėr t’u larguar bagėtive sėmundjet dhe pėr mbarėsi gjatė shtegėtimit tė bagėtisė nė male, nė Sheshin e Mėllezės (Lumi i Vlorės), pikė rrugore e kalimit pėr nė male, bėnin kurbane. Mėlleza ishte njė dru shekullor, “/’ shenjtė”, “Mėlleza e Mirė’, vend i paprekshėm, ku pushonin udhėtarėt dhe bagėtia gjatė kalimit nė atė rrugė pėr nė bjeshkė.

Nė pranverė, gjatė udhėtimit pė’r nė male barinjtė me bagėti, ndaleshin nė Sheshin e Mėllezės dhe bėnin kurban njė, dy, tre e mė shumė bagėti, natyrisht disa barinj sėbashku. Mishin e therur e piqnin. Gjithė kokat e bagėtive i vendosnin nė njė zgavėr nė Mėllezė dhe atje nuk i prekte mė njeri.

Mishin e kurbanit e hanin bashkarisht tė gjithė njerėzit, qė shoqėronin tufat e bagėtive. Njė njeri nga ajo krahinė, – tregohet nga populli, – hypi nė Mėllezė, mori e hėngri kokat e bagėtive tė bėra kurban, “pornė ēast ai ra i vdekur nė tokė”. Nga barinjtė qė besonin nė forca tė mbinatyrėshme nė atė vend, kjo shpjegohej si njė dėnim hyjnor pėr mėkatin tepėr tė rėndė qė kish bėrė.

Kurbane pėr shi dhe pėr t’u ndalur sėmundjet bagėtive bėnin edhe nė Qafė tė Dėrrasės, nė Qafė tė Kudhėsit, nė Qafė tė Ēikės, nė Shkallėn e Lopėsit, nė Lėmin e Lejkerėve tė Malit tė Bogonicės. (Sheshi i Mėllezės, Qafa e Dėrrasės, Qafa e Kudhėsit Qafa e Ēikės, Shkalla e Lopėsit, Lėmi i Lejkerit, janė pika rrugore tė caktuara nė malet e Labėrisė).

Nė shembullin e Sheshit tė Mėllezės kemi tė bėjmė me njė ndėrthurje tė kultit tė rrugėve me kultin e vendqėndrimit pėr tė pushuar me bagėtitė. Nė kėto raste duket kryqėzimi i kultit tė pyllit me kulte blegtorale, probleme qė do tė trajtohen nė Kreun IX.

Nė rastet e pėrmendura mė sipėr e nga materiali i mbledhur pėr kėtė problem, del se ritet e besimit kėtu kanė origjinė thjesht pagane. Vihet re fakti se kulti i rrugėve ėshtė ruajtur i dukshėm nė malėsitė shqiptare, deri nė gjysmėn e parė tė shekullit tė njėzet.

Nė kėto kurbane nė vende tė caktuara pushimi del adhurimi i njeriut ndaj dukurive tė pakuptueshme, tė frikėshme tė natyrės; duket ai element vendės qė ka tė bėjė me jetėn nė male, me blegtorinė. Kurbani qė i bėhej Mėllezės a njė druri tjetėr tė caktuar, ose thjesht “vendit tė mirė”, nė origjinė ka tė bėjė me kurbanin qė i bėhej hyjnisė sė pyllit, hyjnisė sė bimėsisė, po nė raste tė veēanta dhe “malit tė shenjtė’,. Kėtu shkrihen bashkė kulti i rrugėve me kultin e maleve.

4. Pyje e drunj tė veēantė

Nė tė kaluarėn kishte pyje tė veēantė me drunj shekullorė, ku nuk pritesh as edhe njė dru, sepse njė gjė e tillė konsiderohej mėkat. Pėr ato pyje ishin thurur lloje-lloje legjendash nė lidhje me Orėt, Zanat dhe qėnie tė tjera mitike qė banonin nė to. i tillė ishte Lugu i Errėt nė Bjeshkėt e Oroshit (nė Mirditė), Cernica nė Malėsinė e Gjakovės, nė Tropojė, e tillė ishte Astrevita (A. Keta, “Besime tė kota, AE), nė Gurakuq tė Tiranės. Nė lidhje me kėto pyje tė shenjta kemi tė dhėna arkivale me vlerė pėr vise tė ndryshme tė malėsisė shqiptare. (Z. Dukagjini, “Doke…, f.7.AE).

Interesant ėshtė ky fakt: Nė tė gjitha pyjet qė konsideroheshin tė shenjtė ndalohej prerja e druve ose tė marrurit me vete, qoftė edhe drurė tė kalbur apo gurė. Pėr malin Astrevita ndryshon puna: as bagėtia nuk lejohej tė futej. Ndoshta kjo, ndėr tė tjera, ka pasur tė bėjė edhe me ndonjė bar helmues qė rritet nė atė mal.

Thonė se nė Malin (kullotė) qė u pėrmend banonin Xhindėt (Me Xhindėt kėtu kuptohen Zanat), dhe bari u duhej Xhindėve. Pra, pėr kėtė mal tė shenjtė kishte ndalesa edhe mė tė rrepta. (Mali Astrevita gjendet pėrkundrejt Malit tė Shėngjergjit, Malėsia e Tiranės). Emėrtimet “Orėt”, “Xhindėrit”, “tė Mirat e malit” pėrdoren me kuptime tė ndryshme nė banorė nga krahina tė ndryshme; nga ana tjetėr dhe tė njėjtėt banorė i pėrdorin me kuptime tė ndryshrne nė raste tė ndryshme; ndoshta nė kėto emėrtime janė sintetizuarfigura mitologjike me pėrmbajtje tė ndryshme).

Shpeshherė kėto pyje populli i ka quajtur vakufe, por arsyen pėrse nuk di ta shpjegojė. Kur pyet, tė thonė se ėshtė vend “i rėndė”, se aty rrinė “orėt” apo “xhindėrit”, ose “tė Mirat e Malit”. Nė disa raste kėto kanė lidhje me rrėnoja tė vjetra objektesh tė kultit tė krishter a islam, dhe shenjtėrinė e tyre e lidhin me kėto objekte, edhe pse objekt kulti tė krishter a islam nuk ka aty.

Nė disa raste takoheshin dhe disa lisa tė veēantė – lisa shekullorė qė respektohesdhin si “tė shenjtė’, pa qėnė as vend mrizesh, as vende pranė burimeve e as nė rrugė qė rriheshin shumė nga njerėzit. Ėshtė e kuptueshme se kėtu kemi tė bėjmė me kultin e vegjetacionit. Disa lisa, vidha, rrapa tė vjetėr a drunj tė tjerė adhurohen si objekte kulti vetvetiu. Ata bėhen vendbanime tė Orėve a Xhindėrve.

Kjo nuk e pėrjashton mundėsinė qė drunj tė caktuartė bėhen objekte kulti mbi bazėn e ndonjė ngjarjeje qė dikur u ka ndodhur njerėzve nė hijen e drurit nė fjalė, ndonjė veprim “ēudibėrės”, me burim nga kushtet e vėshtira tė jetės. i tillė ishte edhe lisi nė Grykė – Macukull tė Matit. Tė tillė lisa “tė shenjtė’ tė veēuar, gjen dhe nė Mirditė, Skrapar, Elbasan e me radhė.

Gj. N., nga fillimi shekullit XX, bėri shtėpinė nė njė truall tė ri. Nė atė truall ndodhej njė lis i moēėm shumė i madh, me trung tė trashė e tė zgavruar. Ishte lis i shenjtė. Kėtė lis nuk mund ta prisnin, sepse njė veprim i tillė konsiderohej njė mėkat i rėndė. Gj. N. bėri shtėpinė, lisi gjendej m’u nė ballė tė derės sė saj.

Meqėnėse vetė s’mund ta priste, thirri njė tjetėr pėr ta prerė. K. L. vjen e fillon tė presė lisin me sėpatė. Me tė ngulur sopatat e para nė trung tė lisit i kėrceu rastėsisht njė bloshkė e i bie nė njėrin sy. Syri iu qorrua. Lisi mbeti pa prerė. Thoshin se i pėrmenduri, nga mėkati qė bėri duke prerė lisin, qorroi njėrin sy.

Lisin nuk guxoi mė ta priste njeri. Kur Preng Jaku me forcat e qeverisė sė Tiranės dogji Mirditėn mė 1921, dogji edhe shtėpinė e Gj. N. e bashkė rrie shtėpinė u dogj vetvetiu edhe lisi qė gjendej nė ballė tė saj. Kėshtu mbaroi dhe historia e kėtij lisi tė shenjtė.

Nė disa raste tė gjithė drunjtė shekullorė, “tė shenjtė’ pėr vendėsit, legjenda popullore i lidhte edhe me fenė myslimane apo tė krishtere, por njė gjykim i hollė i problemit tė shtynė shumė mė larg, nė thellėsi tė shekujve. “Lisi i Bardhė” nė Qarishtat (Mirditė) quhej i “shenjtė”.

Ndryshe nga lisat e tjerė, ai i bėnte gjethet afėrsisht si tė bardha – krem. Ndoshta ėshtė kjo ngjyrė e gjetheve, si diēka e ēuditėshme, qė i ka dhėnė cilėsi shėnjtėrie kėtij lisi. Legjenda e mitizuar thoshte se atje janė gjetur eshtrat e Shėn Aleksandrit tė arkės sė shenjtit tė kishės me tė njėjtin emėr qė ndodhej nė Orosh.

Pėr disa tė tjerė aty janė gjetur eshtrat e Shėn Gjonit, toponim shumė i shpeshtė, nė luginėn e Shpatit Malor tė Lėgjinit (nė Orosh), toponime me emrin e “Shėngjone” si “Sheshi i Gjon”, “Zhonėz”, “Kroni i Gjoit” (pra i Shėn Gjonit).

Me kėtė legjendė e lidhin shenjtėrinė e kėtij lisi “tė paprekshėm”. Mendojmė se kėtu kemi tė bėjmė me njė veshje krishtere tė objekteve me zanafillė pagane. Veshje tė shenjtėrisė krishtere a islame vėrehen edhe nė pyje “tė shenjtė”, “tė paprekshėm” qė ndodheshin nė vise malore tė ndryshme tė vendit tonė.

Pema e shenjtė e kėsaj natyre ėshtė paraqitur nė shkrime mė sė miri nė Koman tė Pukės nga disa autorė eksplorues tė fundit tė shekullit XIX e fillim tė shekullit XX. A. Dėgrand e ka pėrshkruar njė pemė tė tillė tė shenjtė nė pyll tė Komanit. Mėson nga vendėsit (malėsorė) se nė atė vend ka njė pemė tė shenjtė, Lisi i Artė, me gjethe nė ngjyrė tė arit.

Nė popull besohet se nė rrėnjėt e tij gjendet njė thesar, pra njė sasi ari qė e thithin gjethet e prandaj e marrin kėtė ngjyrė. “Kisha e Shėngjonit… Jo larg andej mė tregojnė pemėn e artė, njė lis mjaft i bukur, gjethet e tė cilit kanė njė ngjyrė shumė tė bukur, tė verdhė si limon, ndėrsa gjithė lisat e tjerė qė e rrethojnė dhe e prekin janė papėrjashtim me njė ngjyrė tė gjelbėrt tė fortė…” “I mjeri ai qė do tė godiste pemėn me njė vegėl hekuri, doemos ai vetė do tė pėsonte goditje. Kush do t’i bėnte keq pemės nuk do tė jetonte gjatė. Njė rojtar e ruan nga brenda thesarin”. (A. Dėgrand.”Kujtime…,”, Shkodėr2001,f. 149-150 dhe 155).

Kėtė Pemė arit e ka pėrshkruar edhe prifti Z. M. Harapi, si vend i shenjtė: “Duel pra me at shoq nė pyll, por kur kjen ktu, i vuni porosi shoqi: “Kqyr se n’mjedis t’ksajė pyllės asht nji pemė qi thirret “Pema Arit” e venia menden mirė mos me e shpraz pushkėn gabim, pse ksaj peme me ba me i ra plumja gand, vaj’ halli pėr ne t’dyve, pse roja qė rrin nen dhee, nuk duron as me i ra n’hekur, as meja hjekun njigjeth, as me eprekun me dorė… Ky vendijonėashtibekue e asht i moēėm tash kush e di se sa mia vjetėsh”. (Z. M. Harapi. “Pushka e tradhtarif, Shkodėr, 1914, f. 156-157).

Edhe F. Nopēa do tė na e pėrshkruajė kėtė lis.”… gjendet njė lis me famė nė Koman dhe nė rreth – “LisiiFlorinif, me gjethe tė verdha si ari. Shqiptarėt thonė se gjethet e verdha vinė nga njė kazan (me floi qė ėshtė futur nėn tė…,” (F. Nopēa. “Gjeologjia dhe gjeografia…,” vėll. 1929, f. 170.

Material i pėrkthyer, Arkivi i Institutittė Gjeografisė, Tiranė Si e vėrejmė kėtu, pėr “Lisin e Artė” nė Koman, ka njė sėi besimesh me burim pagan e me rrjedhė nga kohė tė lashta. Nga gjeth e verdha si limoni janė krijuar tėrė ato besime. Doemos kjo vjen nē njė vazhdimėsi shumė e herėshme e kėtyre besimeve nė maiėsi r drunj tė shenjtė. Dukuri tė kėsaj natyre duken dhe nė popujt e tjerė. paralele mjafton tė kujtojmė kėtu “Degėn e Artė” tė veprės “Dega artė” tė etnologut tė madh anglez J.G.Frejzėn.

5. Burime. Pėrrenj. Liqene

Disa liqene malorė si Liqenet e Lurės, Liqeni i Mbasdejės, Liqe i Germanit, Liqeni i Qafėshtamės, Liqeni i Rikavecit, Kėneta Karavastasė etj., besohej nga populli se nė to kishte qėnie mbinatyrėshme, si kuēedra, Lubia (nė Labėri), xhindėrit (nė Mat) e Nė kėta liqene, sipas besimeve popullore gjendet Kuēedra qė u b( keq njerėzve. Kurtrimat drangoj vrasin kuēedrėn fatkeqėsitė marrin fun

Ka njė shumėsi legjendash qė flasin pėr rolin keqbėrės tė qėnie’ qė jetojnė nė kėta liqene. Ka tė tilla qė flasin pėr formimin e liqeneve, pellgjeve e tė gurrave. Liqeneve u bėnin edhe kurbane. Ndoshta s kėto besime kanė marrė formėn e rrėfenjave zbavitėse, por ( njeherėsh dėshmojnė pėr liqenet si vende kultesh fetare. Sipas besir popullor, Kuēedra e Liqenit ndalon shiun tė bjerė, thanė bjeshkė dėmton bagėtitė etj.

Pyjet rreth liqeneve malorė tėrheqin shumė rrufetė. Bagėtitė i mrizonin pranė liqeneve apo njerėzit, nė kohė tė ndryshme ka ndodh qė tė jenė vrarė nga rrufeja. Ndoshta kjo do tė jetė njėra nga shkac qė pėr liqenet malorė janė ruajtur kaq shumė legjenda e besime.

Nė mitologjinė popullore shpeshherė liqenettrajtohen si rrugė i tė lidhin me njė botė tjetėrtė panjohur. Kjo ndoshta ka tė bėjė me fak qė nė ujin e liqenit pasqyrohet natyra e pėrmbysur. Kėtė gjė e ka vėnė re dhe po kėshtu e kanė shpjeguar dhe mitologė tė ndryshėm Europės, tė Azisė e mė tej (L.J. Shtemberg (1850-1927): “Pjervobytnc religija v svjetje etnografii.”, Leningrad, 1936, f. 291 -297).

Mendoj se qerthulli i miteve dhe i legjendave nė lidhje me liqenet e ndryshėm ndėr Shqiptarė ka tė bėjė me ato elementė paganė vendės tė ruajtur pėr mijėra vjet, sepse edhe kėta liqene janė mijravjeēarė dhe mund tė trashėgoheshin nė mėnyrė kaq tė gjallė vetėm nė popullsinė qė pėr mijėra vjetė jetoi nė afėrsi tė tyre.

Si vende ku banojnė qėnie mitologjike qė sjellin fatkeqėsi quhen nga populli dhe disa lumenj apo pjesė lumi. Thuhet se atje rri i Paudhi, Shejtani, ai qė tė thith e tė mbyt nė ujė. Nė disa brigje thuhet se rrinė Orėt, Zanat a Xhindėrit, tė cilėve nuk duhet t’ua prishėsh qetėsinė. Ka edhe burimeqė konsiderohen tė “shenjta”. Ujėt e tyre pėrdoret si ilaē pėr shėrimin e disa sėmundjeve. (F. Nopēa, vep. cit., f. 79).

Nė malėsi para vitit 1911 pėrmendej si burim i “shenjtė’ Kroi i Xhazit nė Shkrel. Kur ushtritė e ShefqetTurgut Pashės e prishėn kėtė Krua mė 1911, nė tė gjithė Shkrelin ky veprim u quajt si mėkat i rėndė. (Po aty, f. 73). Uji me cilėsi shėnjtėrie ėshtė ai i Kroit tė Bardhė nė Kunorė tė Selitės (nė Mirditė) dhe i Kronit tė Bardhė nė Velė tė Malėsisė sė Lezhės. Ujėt ėshtė i lidhur shumė me jetėn e njeriut, qoftė pėr t’i bėrė mirė atij, qoftė pėr t’i bėrė keq.

Mungesa e ujit sjell thatėsirė. Ujėt e rrėmbyeshėm shkatėrron bereqetin e mjedisin ku banon njeriu. Ujėt e liqenit a tė gurrės ėshtė vend i mistereve, vend i ankthit. Njerėzit shpeshherė janė bėrė viktima tė mbytjes nė lumenj e liqene. Ndėr tė tjera, edhe kėtu duhet gjetur njė farė baze shoqėrore historike e ruajtjes sėkultittėujrave.

6. Kulti i disa gjallesave tė natyrės

Nė mitologjinė shqiptare ndeshim disa kafshė, shpendė a insekte me atribute kulti, po kėtu do tė marrim nė shqyrtim ndonjėrėn prej tyre, nga ato qė jetojnė nė natyrė.

a. Dhia e egėr

Vetė shkathtėsia e saj, tiparet e saj interesante qė e dallojnė atė nga kafshėt e tjera, me sa duket, kanė bėrė qė te kjo tė ruhen atribute kulti. Kulti i Dhive tė egra ėshtė i ruajtur nė Malėsitė e Shqipėrisė sė Veriut, po kėshtu dhe nė rreth tė Tomorrit, nė Malėsitė e Labėrisė e vende tė tjera.

Gjahtarėt shpeshherė jo me qejf tė madh i vrisnin dhitė e egra, vetėm sepse njė traditė e lashtė i mbante kėto pėr kafshė “tė shenjta”. Gjahtarėt para se tė dilnin pėr gjah nė vendet ku kishte dhi tė egra, kryenin njė seri ceremonish dhe laheshin, fakt qė na e vė nė dukje edhe Nopēa. (F.Nopēa, vep. cit. f. 40). Kjo bėhej pėr tė lehtėuar nė njė farė mėnyre mėkatin qė mund tė bėnin duke vrarė dhi tė egra.

Zbukurimi mė karakteristik nė bisht tė lahutės shqiptare ėshtė kryet e dhisė sė egėr me gjithė brirė, ose kokė e sorkadhes, me shtrirje thuajse nė tė gjithė Shqipėrinė e Veriut, nė Kosovė e nė Shqiptarė tė Malittė Zi e tė Maqedonisė.

Edhe nė Malėsi tė Jugut, sidomos nė Labėri, kryet e dhisė sė egėr gjendet aty-kėtu i gdhendur nė objekte tė jetės sė pėrditėshme tė banorėve tė kėtyre viseve, ose nė mure. Kemi parė kokėn e dhisė sė egėr tė gdhendur nė gurė, nė reliev, nė qoshe tė njė kulle, nė Kosharisht tė Dorėzit nė Ēermenikė, nė familjen Biēaku. Doemos kjo me atribute kulti.

Dhia e egėr na del me atribute tė hyjnisė sė pyllit. Kjo gjė ėshtė e dėshmuar mirė nė disa variante tė Ciklit tė Kreshnikėve ku flitet se Zanat forcėn e tyre e kanė te tri Dhitė e Egra.

Nė pėrmbajtje tė tyre na dalin me tipare tė hyjnive tė pyllit e tė gjahtarisė; Zanat e marrin forcėn nga tri dhi tė egra tė cilat e kanė, sipas disa varianteve, nga njė pėllumb nė bark, ose sepse ato kanė brirė me tipare tė veēanta “tė arta”. Nė qoftė se do tė prisheshin ato dhi, atėhere, sipas kėtij miti, Zanat nuk do tė kishin mė fuqi. Zanat i thanė nuses sė Mujit:

“Se na i kem sall tri dhi t’egėra e, i kanė brinat prej dukatit, tė tanė forcėn pre ‘atyne e kemi” (Q. Haxhihasani., “Epika legjendare”, v.l. Tiranė, 1966, f. 347-349).

Nė besimet popullore ndeshen dhe disa raste kur dhia e butė ose e egėr quhet si kafshė e mallkuar. Duhet menduar se ky atribut mallkim e ka burimin te feja krishtere e cila ėshtė munduar tė zhduk nė popull tė gjithė ata elementė tė paganizmit e qė binin nė kundėrshtim me parime e saj. Krishtėrimi ka tė zhvilluar kultin e deles e tė qengjit, kult me burirr tė lasht biblik nga fiset e lashtėsisė qė banonin nė brigjet lindore ti Detit Mesdhe.

Megjithatė kėtė kundėrveprim, kulti i dhisė sė egėr ėshte ruajtur nė mitologjinė popullore dhe kjo ka arsyet e veta: ėshtė nj< element i lashtė vendės e qė ka pasė lidhje mijėvjeēare me natyrėn e maleve e tė pyjeve e me banorė tė kėtyre trevave tė viseve shqiptare ka lidhje me burimet ekonomike tė popullit tonė si gjahtari, blegtori, pasuri pyjore, njė jetesė e lidhurshumė ngushtė me natyrėn e virgjėr, me jetėn mes malesh e luginash shkėmbore.

b. Kaprolli

Ėshtė njė kafshtė e egėr kulti e njohur si e tillė thuajse nė tė gjithė viset malore tė vendit tonė e sidomos qė nga Karaburuni, nė gjithė viset e Labėrisė, nė rrethet e Tomorrit, nė Pėrmet, del pastaj nė Alpet e Shqipėrisė Veriore e deri nė viset e Kosovės e tė Maqedonisė Perėndimore, po kėshtu edhe nė viset shqiptare nė Mal tė Zi.

Shumė nga gjahtarėt kėtė kafshė, edhe kur u dilte pėrpara pushkės, nuk e vrisnin se njė veprim tė tillė e quanin mėkat. Gjahtarėt nga fshati Dardhė i Beratit (fshat afėr majės sė Tomorrit nė anė tė Beratit), nuk i vrisnin nė shumė raste dhitė e egra; njė plak mbi 80 vjeē tregon se vetėm njė herė nė jetėn e tij kishte vrarė njė dhi tė egėr dhe ishte penduar shumė nga njė veprim i tillė.

Tregon se shumė herė nė jetėn e tij i kanė dalė pėrpara sorkadhe dhe, asnjėherė nuk i ka vrarė. Nė tregimet popullore thuhet se sorkadhja, kur vritet derdh lot si njeri. Ajo, para se tė ngordhė, kthehet me krye nga lind dielli e andej, sipas besimeve popullore, lutet.

Nė lidhje me kėto tipare tė sorkadhes na flet dhe Kristoforidhi nė veprėn “Gjahu i Malėsorėve”, ku shkruhet:”- Prite o Andre, se tė doli pėrpara njė dre me njė pale brirė tė mėdhenj!

Taf! i ra Ndreut mbi ije edhe e pėrshkoi plumbi tej mbanė: Ndreu ra mbi gjunjė dhe derdhi lot nga sytė!

Ah, se ē’bėra unė (thotė gjahtari), mė mirė tė mos e kishnje vrarė atė Ndre: shih, si derdh lot nga sytė e klan posi njeri!”. (K. Kristoforidhi – Gjahu i Malėsorėve, Tiranė 1950, f. 20, shkruar nga autori mė 1884, por ėshtė botuar pas vdekjes sė tij).

Nė mitet popullore thuhet se sorkadhja dikur ka qenė njeri e prandaj qan me lot e bėn gjeste si tė njeriut. Nė vetinė e saj si kafshė qė i drejtohet diellit me lutje, na del si njė atribut i saj qė ka tė bėjė me kultin e diellit. Ėshtė me interes tė shėnohet se edhe ndėr llirė kaprolli na del si kafshė kulti dhe qė ka tė bėjė me kultin e diellit. Kėtė atribut tė tij e gjejmė tė theksuar nė disa studime tė ilirologėve tė ndryshėm.

Nė viset pranė Tomorrit nė disa raste thuhet se sorkadhja para se tė ngordhė kthehet e lutet nga Qabeja. Ėshtė e qartė se kėtu kemi tė bėjmė me njė ndikim islamik, por duke u mbėshtetur nė njė zanafillė mė tė lashtė pagane vendėse, pra, kthimi i kokės nga lindja.

c. Shqiponja

Ėshtė e njohur ndėr shqiptarė si shpend kulti. Nė disa vise te vendit tonė ėshtė i pranishėm besimi se kjo s’duhet vrarė se njė veprim i tillė ėshtė mėkat. Mbi nderimin e veēantė qė kanė Shqiptarėt pėr kėtė shpend rrėmbyes, na flet dhe Durham nė veprėn e saj kushtuar zakoneve e origjinės sė fiseve tė viseve tė Ballkanit. (E. Durham, “Sometribal origins, lavs and customs of the Balkans” London, 1928, f. 140-144).

Nė disa raste, kur e vrasin shqiponjėn e cila shpesh herė si shpend rrėmbyes dėmton pulat, trupin e saj e hapin nė formė fluturimi mbi njė dru nė kopshtie e nė ara, e kjo pėr bereqet e mbarėsi nė prodhime tė arave e tė kopshtijeve.

d. Bleta

Nder Shqiptarė nė tė kaluarėn tregohej njė nderim i veēant pėr bletėn. Ka mjaft legjenda qė ajo, sipas besimit, popullor paska qenė dikur njeri. Pėr bletėn nuk thonė “ngordhi”, por “vdiq”, se ajo paska cilėsi tė njerėzve dhe jo tė insekteve.

Ėshtė e ndaluar nė mėnyrė tė rreptė qė ajo tė namet, se njė veprim tė tillė e quanin gjynah dhe me pasoja tė padėshirueshme nė bereqet. Kur i marrin mjaltin bletės, lahen nė mėnyrė tė veēantė, duke u nisur nga besimi se po tė mos lahen, bletėt nuk prodhojnė mė mjalt dhe se paska rrezik tė “vdesin”.

Nopēa mendon se ky adhurim i veēantė i bletės ndėr Shqiptarė ka tė bėjė me kultin e Mitrės me burim nga mitologjia e lashtė persiane. Ndoshta mė mirė e mė bindės do tė ishte qė ky kult tė shpjegohet, me tradita tė hershme vendėse. Tradita e rritjes sė bletėve ėshtė e njohur ndėr llirė, ndėr Arbėr tė Mesjetės e pėrgjithėsisht nė Ballkanin e vjetėr. Ilirėt bėnin verė prej mjaltit tė bletėve.

e. Ujku

Nė popullin tonė ujku ėshtė egėrsirė me atribute tė mbinatyrshme, cilėsi qė ky qenės i kishte dhe te llirėt. Vetė emri Ulqin – Ulkinion, qytet port nė breg tė Adriatikut nė perėdim tė Shkodrės mendohet se ka origjinė totemike; ka lidhje me njė fis me tė njėjtin emėr.

Nė legjendat mitike ujqėrit janė nėn mbrojtjen e Shėn Martinit; ky i fundit i ushqen me disa kokrra tė jeshilta nė madhėsinė e njė kokėr dėllinje ose u cakton kafshėt shtėpiake qė kanė pėr tė ngrėnė.

Ujku, sipas besimeve, shumė herė bie nė bagėti e nuk merr asnjė se e ka gojėn tė mbyllur, “tė drynueme”; “ia ka drynue iShmėrtinf\ Prej andej e ka rrjedhėn dhe shprehja: “Pse s’flet, a ta ka mbyllė gojėn i Shėn Mėrtini?”, thėnė pėr njė qė nuk flet kur duhet ose kur i kėrkohet tė flasė. Si mbrojtės e zotėrues i ujqėrve, herė-herė del i Shėn Gjergji, ose Hazreti, Hezri, shejti.

Lėkura a dhėmbi i ujkut pėrdoret si hajmeli pėr fėmijėn, qė mos tė sėmuret e tė mos dėmtohet nga shtrigat a syri i keq. Dhėmbin e ujkut ia varim nė ballė dhe kalit qė tė mos e zėrė syri i keq.

Ujku ėshtė i lidhur ngushtė me kumbarėn e ndrikullėn. Po t’i shajė a t’i bjerė dikush ndesh ndrikullės e kumbarės, bie ujku ndėr bagėti si ndėshkim pėr mėkatin e bėrė. Nė kėtė kontekst ujku konsiderohet “qeni iShėn Gjonit’, pra i shenjtorit mbrojtės tė kumbarisė.

Nė popull thuhet se ujku, kur bie ndėr bagėti, ha vetėm pjesėn e vet, gjėnė e haramit; ai merr vetėm njė nga bagėtitė, ndėrsa tė tjerat vetėm i dėmton e i lė nė vend, nė se janė tė haramit; kur bie ujku ndėr berre, ato mė vonė do tė kenė mbarėsi.

Besohet nė popull se ujku ka qenė qen. Gruaja u lodh duke ruajtur gjėnė e gjallė nė mal e u ul tė pushojė e tha: “Tashjam lodhė es’kam ē’ka tė baj. Edhe nė m’i marrtė gja dhent, nukpo kam derf’. E dėgjoi qeni kėtė fjalė dhe kapi qengjin mė tė mirė dhe e hėngri. Qeni u bė ujk e mbeti nė mal. “Ujku nuk bėn tė keq po merr haramin e tufės”. Pra deri atėhere nuk kishte ujqėr, gruaja, me veprimet e saj tė pamatura, u bė shkak nė krijimin e ujkut nė botė.

f. Bukla

Kjo gjallesė e shkathėt dhe e bukur, bukla e quajtur dhe me emra tė tjerė eufemistikė si, nuselala, nuseza, nusja etj, njihet ndėr Shqiptarė si njė qėnie me cilėsi tė mbinatyrshme, fatsjellėse. Nė traditėn popullore ruhet pėr tė njė kult i veēantė, disa herė me natyrė totemike.

Besohet se bukla dikur ka qenė grua e nė rrethana tė mistershme u kthye nė shtazė. Ajo ka cilėsi qė tė pastrojė shtėpinė nga minjtė, po nga ana tjetėr, pėr tė keqe tė njerėzve, ajo han gjinjtė e bagėtive, kur ato janė me qumėsht. Besohet se ajo ka qejf tė tjerrė lesh me furkė. Qė mos tė dėmtojė bagėtitė, nė njė dritare tė shtėpisė ku ka bėgėti vendosin furkė me njė shtėllungė lesh, po dhe bukė e djathė, me synim qė kur tė vijė bukla atje, tė merret me tjerrje e me tė ngrėnė e tė mos dėmtojė bagėtitė.

Si na del nga gjurmimet nė terren, bukla nė Malėsi tė Madhe, pra nė Alpe tė Shqipėrisė Veriore dhe nė Labėri, pra nė Jugė, na shfaqet me tiparet e mbrojtėses sė shtėpisė, si gjallesė totem.

Sipas kėtyre besimeve, ēdo shtėpi e ka buklėn e vet. Ajo ėshtė roje e shtėpisė dhe e mbara e saj. Kėtė gjė e ka vėrtetuar pėr Labėrinė dhe studiuesi i mirėnjohur Kolė Kamėsi dhe e ka shėnuar nė “Besime tė popullit nė Labėri” mė 1928, botuar nė “Dituria” nė Tiranė. Pėr Buklėn totem nė Malėsi tė Madhe kemi tė dhėna me interes tė treguara nga Mark Vuji.

g. Bushi i kėnetės

Nė popullsinė e Myzeqesė besohej se nė kėneta a nė liqene, mes ujėrave tė mėdha, jeton Bushi i Kėnetės, njė dem i madh. Ai kėndon “bun – bun” pėr tė treguar kohėn e mirė a tė keqe, motin pėrtė ardhmen. Nga ky besim ka dalė thėnia popullore: “Si deshi Bushi bėri koha”.

Mbase kjo ka tė bėjė me jehonėn e largėt tė kafshėve mbijetoja qė dikur kanė vazhduar tė jetojnė mes ujrave, pėr shumė kohė qė pas zhdukjes sė llojit tė tyre nė pėrgjithėsi. Nga kafshėt fosile janė kthyer mė vonė nė kafshė mitike, nė rrugėn e njė evoluimi tė gjatė.

7.Dielli,Hėna,Yjet

Nga mbijetojat e kulteve tė lashtėsisė ėshtė ruajtur kulti i diellit. Mbeturinat e tij na shfaqen, qoftė edhe nė mėnyrė tė zbehtė, nė shumė fusha tė jetės e tė veprimtarisė sė banorėve tė vendit tonė: nė kulte bujqėsore e blegtorale, nė kulte tė mjeshtėrive, nė ritet kalendarike, nė krijimtarinė gojore tė popullit, nė artin popullor tė aplikuar, nė ciklin e jetės familjare, nė kultin e zjarrit e tė vatrės, tė ujit, tė maleve e kėshtu me radhė.

Nga autortė ndryshėm pėr kėtė kult janė nxjerrė nė dritė dėshmi jo tė pakta e janė dhėnė mendime tė rėndėsishme. Pashko Vasa qė mė 1879 vė nė dukje se Shqiptarėt betoheshin pėr diell, pėr hėnė, pėr qiell, pėr dhe, nė gur e pėr elementė tė tjerė tė natyrės e jo pėr perėndi e shenjtorė tė krishtėrimit e tė islamizmit. Ai kėto betime i shpjegon si tė lashtėsisė shqiptare e me burim vendės. (Vaso Pasha Effendi, “E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe Shqiptarėt”, Tiranė, 1935, f. 42-43)

F. Nopēa qė nga fillimi i kėtij shekulli ka vėnė re se Shqiptarėt i faleshin diellit sipas besimit pagan dhe se nderimi i majave tė maleve, i disa vendeve tė larta nė Shqipėri ka tė bėjė me kultin e diellit. (F. Nopēe, “Shqipėria. Pikėpamjet fetare”, Arkivi i Institutittė Historisė, f. 46).

Nė zbukurimet e xhubletės sė Malėsisė sė Madhe, nė shtroje e gjėra tė tjera tė qėndisura nė Malėsi tė Gjakovės, ėshtė i pranishėm motivi i diellit nė formė kryqi grepē (svastika), dhe kjo duhet konsideruar si trashėgimi e lashtė e popullit tonė.

Sh. Gjeēovi konstaton mbeturina tė forta tė besimit nė diellin tė shprehura nė tė falurit e diellit e nė tė dhėna tė tjera religjioze, duke i lidhur kėto me kultin e diellit e elementė tė tjerė tė mitologjisė nė llirė e Trakė. Mbi tė gjitha ėshtė me vlerė shqyrtimi qė M. E. Durhami i bėn kultit tė diellit tė shfaqur nė tatuazh nė Bosnjė, nė Hercegovinė dhe diēka nė Shqipėrinė Veriore, duke u pėrpjekur tė shpjegojė origjinėn ilire e trake tė kėsaj dukurie.

Nga tė dhėna tė ndryshme na del se dielli, deri kėto kohėt e vona ka qenė objekt adhurimi; atij i faleshin nė mėngjes nė tė lindur, nė disa raste dhe nė perėndim tė tij. Dielli adhurohej si burim jetese, burim shėndeti, burim pjellorie dhe si objekt mbrojtės dobiprurės.

Shumė veprime me karakter bujqėsor e blegtoral duhej tė fillonin me tė lindur tė diellit e jo mė parė, madje veprime bujqėsore e blegtorale qė fillonin pėr herė tė parė nė njė ditė tė caktuar tė pranverės; ajo ditė duhej tė ishte me diell( e jo e vrenjtur) se kėshtu sjell mbarėsi e prodhimtari tė bollshme. Nė Malėsi tė Gjakovės (Tropojės) kemi hetuar njė zakon tė lashtė sipas tė cilit vajza duhej fejuar nė mėngjes nė tė rėnė tė diellit e jo nė mbrėmje. Dielli i mėngjesit, sipas besimit popullor, ėshtė fat pėr vajzėn nė lumturinė e ardhshme bashkėshortore, nė trashėgimi, nė lindje tė djemėve.

Njė element me shumė rėndėsi pėr kultin e diellit janė zjarret e vitit qė bėheshin nė krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė nė Ditėn e Verės (fillimi i marsit), mė 24 qershor, diku nė korrik apo nė gusht nė maja malesh, kodrash dhe pranė shtėpive mė 24 dhjetor. Kėto zjarre rituale nė shekullin XX kanė karakter besimi por dhe argėtimi, por dihet se nė mitologjinė indoeuropiane kėto bėheshin pėr tė ndihmuar diellin, pėr t’i dhėnė fuqi atij, se edhe ai pastaj kishte pėr t’u dhėnė prodhimtari tė mbarė e begati nė jetėn familjare.

Pra, besohej dikur se tė tilla zjarre rituale e fuqizonin diellin pėr tė prurė mė shpejt verėn, bimėsinė nė natyrė e bollėk nė prodhimtari.

Nė gunėn shqiptare, nė variantet e saj si veshje gruaje nė trevėn e Mirditės, Pukė, Malėsi e Lezhės, Mat e Krujė, ndeshim dendur simbole tė diellit nė formė kryqi, nė ngjashmėri tė svastikės, nė rrathė koncentrikė, spirale dyfishe etj. Nė xhubletėn e Malėsisė sė Madhe, tė Dukagjinit dhe tė Malėsisė sė Gjakovės (Nikaj – Mertur) ndeshim zbukurime me simbole tė diellit, tė hėnės, tė gjarpėrit, nga mė tė ndryshmet.

Meqėnėse kėtė petk e kemi me origjinė tė lashtė ballkanase e mesdhetare, gjė qė na dėshmohet edhe nga zbulimet arkeologjike tė trevės ilire e mė tej, mendojmė se edhe zbukurimet me karakter mitologjik nė tė, pa mohuar shtresa tė ndryshme e ndikime tė mėvonėshme, si origjinė duhet t’i kėrkojmė te koha, te njė kohė e lashtė ballkanike.

Ėshtė kuptimplotė fakti qė nė ciklin e kreshnikėve dielli e hėna marrin pjesė aktive nė drejtimin e ngjarjeve. Nė kėtė cikėl flitet pėr Bjeshkėt e Diellit, si vende ku veprojnė kreshnikėt. Nė “Martesėn e Halilit” (Q. Haxhihasani. vep. cit. f. 75) Dielli e Hėna bashkė me Orė e Zana e zogj tė malit ndihmojnė kreshnikun pėr tė realizuar synimet e tij.

Po thot dielli: “A ndorja e eme!”

Ka than hana: “A ndorja e eme!”

Kanė thanė orėt: “A ndorja e jonė!”

Zotafletdhijanėmal!

Ēa ka qitun e ka thanė?

- Sa tė bajė dritė ka ndoren dielli,

T’errmen natė, ka ndoren hana,

Armėt e brezit ja rue Zana!

Betimet, mallkimet, urimet e shumta pėr diellin, qė pėrdoreshin nė jetėn e pėrditėshme si “Pėratė diell qė shndrit token!”, “Pėratė diell qė vete lodhurl”, “Tė thertė rrezja e diellit!”, “Mos pafsh diell me sy!”, “Qofsh i bardhė si drita e diellit!”, “Pėratė fytyrė tė diellitl”, “Pėratė sy dielll”, “Pėr atė diell qė vran e kthiell!” e kėshtu me radhė, konsideroheshin shumė tė forta e mendohej se bėnin efekt pėr mirė a tė keq nė jetėn e njerėzve.

Nė besimet popullore gjejmė pėrfytyrimin e hėnės si grua dhe tė diellit si burrė e ku flitet dhe pėrfėmijėt e tyre. Nė njė kėngė legjendare nga Arbėreshėt e Italisė vajza takohet me Kuēedrėn nė Malin e Kuēedrės dhe i thotė se “ėshtė e bija e diellit dhe e hėnės” (se ka pėr nėnė hėnėn dhe pėr babė diellin). Kuēedra donte ta hajė, por kur mori vesh kėtė e pėrshėndeti dhe e la tė lirė. (Q. Haxhihasani. “Kėngė popullore legjendare”, f. 91).

Megjithatė tek ne ka dhe njė variant qė e gjejmė te popujt e tjerė: Nė legjendėn popullore tregohet se hėna me diellin kanė qenė motėr e vėlla e nė ndonjė yariant tjetėr: burrė e grua. Hėna dikur paska pasur dritė tė madhe porsi dielli. Kallzohet se ndėr kohė tė vjetra hėna u grind njė herė me diellin e ky i ra me njė shplakė aq tė fortė sa i plasi njėrin sy e prandaj tani hėna nuk e ka mė dritėn e gjallė si dielli.

Kėtė legjendė e gjejmė nė gjithė Labėrinė. ( K. Kamsi, “Besime tė popullit nė Labėri”, “Dituria”, Tiranė, 1928, Nr. 8, f. 309-310). Nė Smokthinė besohej dikur, se kurzihej hėna (kur ndodhte eklipsi i hėnės) e kishin zėnė shkėmbinjtė, lubia ose kauri. Nė Kurvelesh tregohej se atė e zinte Kuēedra, qentė e tėrbuar ose lugati e nuk e lenin tė lėshonte dritė mbi tokė. (K. Kamsi. Art. cit. “Dituria”, 1928, f. 311).

Nė Veri, nė zbukurime tė ndryshme, na paraqitet hėna me rreze ashtu si edhe dielli; kjo tė kujton legjendėn nė fjalė. Nė popullin tonė tė zėnėt e hėnės a tė diellit mbahej si njė shenjė shumė e keqe. Deri nga fillimi i shekullit XX, kur zihej hėna ose dielli, qisnin me pushkė ose hidhnin pėrpjetė urė zjarri, pėr tė frikėsuar Kuēedrėn a Lubinė, pėr ta bėrėqėtėlargohen.

Nė Smokthinė ndėr pleq e plaka tregohej se hėna na qenka njė grua e shenjtė. Prandaj ditėn e hėnė nuk preknin punė me dorė, ose po tė punonin, besonin se nė jetė do t’u ndodhnin fatkeqėsira dhe se natėn u shfaqej hėna si grua dhe u tregonte tė gjitha tė kėqiat qė do t’u ēonte atyre qė nuk nderuan ditėn e saj.

Nė legjendėn popullore me natyrė mitike ndonjėherė dielli e hėna paraqiten si vėlla e motėr e njėkohėsisht si burrė e grua ashtu si edhe nė popujt e tjerė indoeuropianė.

Nė popullin tonė me fazat e ndryshme tė hėnės lidhej ēdo veprimtari bujqėsore, blegtorale dhe nga ato qė kishin tė bėnin me zeje e mjeshtri tė ndryshme.

Kudo ndėr Shqiptarė, nė malsi mė tepėr, kur nė tė marrė tė diellit del hėna e re, fėmijtė dhe vajzat e rritura i drejtoheshin hėnės me lutje e formula tė veēanta magjike, pėr fat« mbarėsi nė jetė. Ja njėra nga kėto formula magjike, me tė cilėn vajzat i drejtoheshin hėnės:

“Hėnė e re, / vashė e re! / Unė nė punė, ti nė gjumė, / Unė shėndet e ti gėrshet”. (J. Nushi. Mitologji e besime nė Myzeqe, “Etnografia Shqiptare”, V. 1974, f. 336).

Mendojmė se hyjnizimi i hėnės nė popullin tonė nė njė masė kaq tė madhe ka tė bėjė me ndonjė hyjni tė lashtė ktonike vendėse me atribute tė bujqėsisė dhe tė jetės familjare. Po Hėna na del edhe si e lidhur me Zanėn, me natyrėn e virgjėr, pra si hyjni e natyrės. ėshtė ndėrkohė edhe mbrojtėse e grave.

Kuptohet qartė se kėto mbeturina besimesh nė hėnėn, nė diellin e nė elementė tė tjerė tė natyrės ishin shprehje e atij kompleksi tė besimeve pagane qė lidhej me natyrėn.

Me interes ėshtė kulti i diellit nė lidhje me tė vdekurit. Kur vdiste njeriu, kudo nė Malėsitė shqiptare ai do tė vendosej me fytyrė nga lindja e diellit: nė shtėpi, nė oborr, kur pushonin rrugės pėr te varrezat dhe nė varr; ky ishte njė rregull i prerė dhe i lidhur me besime tė lashta. Vlen tė theksohet kėtu se arkeologėt tanė nė varret e Mesjetės sė Hershme tė varrosurit i kanė gjetur me fytyrė nga lindja. (H. Spahiu. – Gėrmimet e vitit 1961 nė varrezėn e hershme Mesjetare tė kalasė sė Dalmacies, “Studime historike” 3.1964, f. 77). Kėtė pozicion varrimi e gjemė dhe nė disa varre tė lashta ilire, ashtu si dhe nė popuj tė tjerė tė Lashtėsisė.

Deri nė kohė tė vona ėshtė ruajtur tradita qė pėrjashta varrit tė bėhej njė rreth gurėsh tė vegjėl tė bardhė, p.sh., nė Labėri, nė Mirditė, nė Malėsi tė Madhe etj. Mendojmė se kjo ka tė bėjė me kultin e diellit. dhe kjo ėshtė po ajo unaza apo rrethi i gjerė me gurė qė gjendet nė tumat ilire dhe qė ka tė bėjė me kultin e diellit.

Pra edhe kėtu ekziston lidhja logjike nga Lashtėsia e deri nė Kohėn tonė. Kėtė dukuri nė varrime e ndeshim dhe nė popuj tė tjerė tė Europės. ndoshta kjo ka tė bėj me kultin e diellit, por mund tė jetė dhe njė kontaminim me kujtimin legjendar tė tė ardhurit tė europianėve nga Vendet e Lindjes, pra nga lindja e diellit.

Ky kujtim i mjegulluar i prejardhjes, ky skenar mitiko-ritual i drejtimit nga vendi i imigrimit ndeshet dhe nė popuj tė Oqeanisė e gjetiu. Pra ėshtė njė kujtim i migrimeve tė lashta nga Azia, migrime indoeuropiane e tė tjera si kėto.

Nė kryqet e varreve nė Malėsi tė Madhe, nė Nikaj-Mertur, nė gjithė Dukagjinin (S. Anamali – Njė varrezė e Mesjetės sė Hershme nė Bukėl tė Mirditės, “lliria”, 1972, f. 213) dhe nė disa vise tė tjera malore tė Shqipėrisė janė tė rėndomta motivet e diellit e tė hėnės tė paraqitura bashkarisht nė tė njėjtat vende. (Nė lidhje me motivet pagane: dielli, zogj, hėna e tė tjera, nė kryqet e varrezave tė Malėsisė sė Madhe, tė Dukagjinit e Nikaj-Merturit, material me rėndėsi mė kanė dhėnė gojarisht, A. Gjergji dhe K. Ulqini). Ekziston dhe mundėsia e ndikimit islam, qė doemos diku – diku ėshtė e dukshme, por pėr kultin e hėnės kemi dhe njė traditė tė fortė vendėse. Ka tė drejtė E. Durham qė kėto motive tė diellit e tė hėnės nė varre i lidh me besimet e lashta nė kėta trupaqiellorė.

Nė lidhje me kultin e diellit do te pėrmendim se ka ekzistuar ndėr Shqiptarė nė malėsitė e Jugut e tė Veriut, kulti i disa vendeve tė larta ose maja malesh qė adhuroheshin; njerėzit u faleshin nė mėngjes me tė lindur dielli. Nė shumė raste kėto ishin vende ku nė data tė caktuara tė vitit zhvilloheshin ceremoni qė kishin tė bėnin me diellin, po dhe me elementė tė tjerė tė natyrės.

Kėshtu vendėsit ngjiteshin nė majėn e malit Rumia (Rumia: mal nė 1 perėndim tė liqenit tė Shkodrės, nė trevėn e Malit tė Zi), me nga njė gur nė dorė qė e hidhnin nė vendin e shejtė nė majė, ditėn e Rushajave pa rėnė dielli dhe me tė lindur i faleshin atij. Kėshtu veprohej edhe nė Gjallicė tė Lumės nė njė ditė tė caktuar tė gushtit.

Veprime tė tilla rituale bėnin nė Majė tė Pashtrikut banorėt e Malėsisė sė Gjakovės e tė Rafshit tė Dukagjinit. Tė tilla rite bėheshin edhe nė maja tė tjera malesh nė Shqipėh. (Majat mė tė njohura ku bėheshin pelegriazhet e zhvilloheshin ceremoni kushtuar diellit nė ditė tė caktuara tė vitit, nė disa vende Ditėn e Verės, diku pėr Shėn Gjergj, diku mė 20 korrik, diku nė gusht a data tė tjera tė vitit, ishin kėto: Mali i Kėndravicės nė Labėri, Ēuka e Tomorrit nė Berat, Sarisalltiku tė Krujė, Gjallica e Lumės, Rumia afėr liqenit tė Shkodrės, Pashtriku nė Malėsi tė Gjakovės.

Maja tė nderimit pagan kemi shumė nė Shqipėri. Maja e Shėlbuemit afėr Lezhės; nė Alpe: Maja e Shkėlzenit, Maja e Hekurave, Maja e Koritnikut. Tė tilla ishin edhe Maja e Sukaj nė Grudė, Maja e Runės, maja e Dervishės nė Macukull (Mat).

Nė pelegrinazhe rituale nė majat e maleve nuk mungonin asnjėherė: tė falurit diellit, ndezje zjarresh tė mėdhenj (e kjo bėhej mė tepėr pėr Shėn Gjergj dhe nė Shėn Mėri tė gushtit), kurbane, pėrveē ceremonish e veprimesh tė tjera.

Duhet tė shėnojmė kėtu se kulti i diellit, duke qenė njė fenomen universal, na shfaqet nė popuj tė ndryshėm tė botės dhe mad nganjėherė dhe me tė njėjtat tipare si edhe nė Shqiptarė. Kėshtu, p shembull, Persianėt e vjetėr (para 2000 e ca vjetėsh) tempujt e ty kushtuar diellit, hėnės, ujit e tokės, i kishin nė maja tė maleve dhe at bėnin flijime kushtuar diellit. (Gerodot, Istorija, Leingrad, 1972, f. 54, 131).

Edhe nė Kinė, deri nė kohė tė vona (rreth shekullit XIX e deri r fillim tė shekullit XX) janė ruajtur tempuj kushtuar diellit nė vende ngritura e maja malesh. (L.J. Shenberg, vep. cit., f. 508-509). Nė lashtė kulti i diellit ka qenė i fortė thuajse nė tė gjithė vendet e Lindjes sė Afė si nė Mesopotami, Asiri, Egjipt etj. (Po aty. f. 500-525).

Mali Sinai r afėrsi tė Jeruzalemit, Hebroni, Ararat nė Irak, e disa tė tjerė ishin r lashtėsi vende kulturore e pelegrinazhi, pra maja malesh tė shenjta, l njerėzit luteshin si besimtarė e bėnin flijime; ēonin atje dhurata ndryshme.

Qė kėto shfaqje tė kultit tė diellit tek ne kanė origjinė tė lashtė, k s’ka asnjė dyshim. Mund tė pėrmendim me kėtė rast ekzistencėn kėtij riti te Peonėt nė majėn e Malittė Pangjeut. (N. Svoronos, Journ international d’Archeologie Numismatique, dirigė et publiė par svoronos, Paris-Athenes, 1919, f. 78-79 dhe 127).

Sipas njė autori anl (Eskilit), Orfeu ngjitej para agimit nė majėn e Pangjeut (Po aty. f. 1 78-79, dhe 127) pėr t’iu falur diellit nė dukjen e tij tė parė, sepse pėr dielli ishte perėndia mė e adhuruar. Livi (T. Livi., “Urbe Condita”, Libi XL, f. 21-22) na dėshmon se nė vitin 181 p.e.sonė nė majė tė Ma Hem (afėr Peonėve) kishte njė altar kushtuar diellit e njė kushtui Jupiterit, te tė cilėt bėheshin flijime kushtuar diellit.

Edhe Maja Shelbuemit, afėr Lezhės, ku arkeologėt tanė (F. Prendi, K. Zheku, “Qyfc ilir i Lisit, origjina dhe sistemi i fortifikimit tė tij”. 1971, f. 156 dhe 166 kanė gjetur shenja muresh tė kohės sė llirėve, nė kėto kohėt e fundit r del si vend i kultit pagan e pikėrisht i kultit tė diellit nga llirėt e deri r kohėn tonė, njė dukuri e pėrgjithėshme e lashtėsisė Ballkanike.

Duke ditur se nė pėrgjithėsi majat e kultit tė diellit kanė shėrbyer tė tilla qė nga lashtėsia, atėhere duhet menduar se ky kult mund tė ruh vetėm nga banorėt qė jetuan pėr shekuj tė tėrė nė afėrsi tė kėty majave. Pėr kultin e majve tė diellit te llirėt e Trakėt kanė shkruar auto tė ndryshėm antikė.

Edhe arkeologėt kanė gjetur materiale tė ndryshm altarė, rrenoja, tempuj, monedha, tė cilat lidhen me kultin e majave diellit te llirėt. Nga Heroditi na dėshmohet se nė luginėn e Vjosės (Herodot., vep. cit. I., IX-93, f. 444) mbaheshin nė njė shpellė njė tufė dhenėsh “tė shenjta”, kushtuar diellit. Kjo ndodh pikėrisht nė njė vend siē ėshtė Malėsia e Labėrisė, ku kulti i diellit me maja tė larta ėshtė shumė i dukshėm. Nė tė mirė tė origjinės ilire tė kultit tė majave tė larta na flasin dhe disa dėshmi arkeologjike.

Arkeologėt Z. Milter e V. Shmid kanė zbuluar nė Norik, nė dy maja, dy tempuj ilirė me altarė flijimesh kushtuardiellit. Svoronos na paraqet disa dėshmi pėr Pangjeun si “mal i shenjtė” kushtuar kultit tė diellit (J. Svoronos, vep. cit., f. 78-79 dhe 126-127) nė Peonėt. Kėtė e vėrtetojnė ndėr tė tjera koleksionet e monedhave (Po aty. Tė shihet tabela nė fund tė veprės sė autorit) me motivet e diellit tė gjetura nė kėtė mal dhe

altarė kushtuar diellit. Dhe Taloci (Thallooczy, “Historiae motshme…”, “Agimi”, 1919, Nr. 4, f. 528) na thotė se llirėt e Trakėt, tempujt e tyre kushtuar diellit, i kishin tė rrumbullakėt e tė ndėrtuar nė vende tė larta.

Tė shumta janė motivet e diellit e tė hėnės nė ornamentikėn popullore. Si elementė shumė tė qartė tė mbeturinave tė kultit tė diellit janė svastika, rrathėt koncetrikė dhe motive tė tjera tė diellit nė objektet e kulturės lėndore, nė zbukurimet e veshjeve popullore, nė punime tė ndryshme tekstili; nė gdhendje nė gurė (nė dyert e shtėpive, nė oxhaqet e vatrės, nė kryqe e gurė tė varreve), nė punime druri nga mė tė ndryshmet (djepa, hambarė, furka, tryeza, arka, enė ushqimi e vegla muzikore, karrige e tavane shtėpish, nė vezė tė ngjyera rituale, nė tatuazh e kėshtu me radhė).

Nė pėrgjithėsi, mendojmė se nė paraqitjen artistike tė kėtyre motiveve kemi tė bėjmė me veēori vendėse pėr faktin se diellin e rrezatuar, rrathėt koncentrikė, vijat e valėzuara, paralele e tė thyera, hėnėn, tė gjitha kėto tė kombinuara, i gjejmė si elementė shumė tė dukshėm si tek ilirėt, nė Kulturėn e Arbėrit nė Mesjetėn e Hershme dhe tek Shqiptarėt e, aq mė tepėr nė forma tė thjeshta e arkaike. Lidhja e kultittėhėnės me shumė dukuri sociale ekonomike tė traditės vendėse e sqaron mė sė miri kėtė gjė.

Ėshtė e vėrtetė se motivet e hėnės nė ornamentikė, nė njė masė tė dukshme tė tyre, janė rrjedhim i ndikimeve tė islamizmit, por kjo natyrisht e mbėshtetur nė njė traditė tė fortė vendėse. Kėtė e vėrteton dhe fakti se tė tilla motive tė hėnės i gjejmė me shumicė nė zona qė ishin nėn ndikimin krishtere ku nuk kanė depėrtuarshumė elementėte islamizmit.

Edhe vendet ku janė gdhendur motivet e diellit, si oxhaku i vatrės familjare, gurėt e derės sė shtėpisė, djepi i fėmijės, tryeza e bukės, gurėt e varreve, dėshmojnė pėr karakterin religjioz, magjik, mbrojtės qė kishin dikur kėto zbukurime.

Motivet e ndryshme na e paraqesin diellin dhe nė pozicione tė ndryshme: nė lindje, nė zenit e nė perėndim; nė rrugė nė vijė eliptike e lineare. Nė legjendat e pėrfytyrimet e vjetra religjioze dielli e hėna nė shumė raste paraqiten bashkė me zbukurime veshjesh, nė kryqe varresh, nė tatuazh etj. Nė dėshmitė etnografike kėto motive na paraqiten nė forma nga mė tė thjeshtat e deri te mė tė ndėrlikuarat, (forma floreale, zoomorfe dhe antropomorfe etj).

Pėr origjinėn ilire tė kėtyre motiveve flet fakti se ato i gjejmė nė forma mė tė ndryshme nė dėshmitė arkeologjike tė Mesjetės sė Hershme, pastaj tek llirėt e Protoilirėt, nė objekte qė konsiderohen thjesht vendėse. Me rėndėsi tė veēantė paraqitet njė koleksion i tėrė monedhash nga Peonia (i shekujve V-IV para Kr.) qė na i paraqet motivet e diellit qė nga mė tė thjeshtat e deri tek mė tė ndėrlikuarat. (Svoronos, vep. cit., f. 1 -37 dhe 19 tabela nė fund tė veprės).

Natyrisht, duke qenė i pranishėm kulti i diellit, me pėrfytyrimet pėrkatėse dhe nė popujt e tjerė tė Ballkanit, tė Europės, tė Mesdheut e tė Lindjes Aziatike, duhet tė jemi tė matur nė zanafillėn e tij nė njė etni tė veēantė. Material me vlerė nė kėtė vėshtrim japin edhe punimet e arkeologėve e ilirologėve tė ndryshėm, pėr artin ilir e pėr svastikėn tek llirėt. (A. Stipėevic, “Svastika”, (crux gammata) kod starih lliria, “Gjurm Alb.”, Prishtinė, 1970, nr. 1 -2, f 109-127).

Kurse pėr Mesjetėn e Hershme ata i venė re nė mėnyrė tė veēantė kėto dukuri nė stolitė prej metali tė Kulturės sė Komanit.

Njė element me rėndėsi pėr kultin e diellit e tė hėnės ėshtė edhe tatuazhi, i cili na dėshmohet pothuajse nė tė gjithė Shqipėrinė. Midis motivesh tė tjera, nė tė na paraqitet dhe dielli dhe hėna. M. E. Durhami, qė ka bėrė kėrkime tė posaēme nė lidhje me kėtė nė Bosnjė, nė Hercegovinė e diēka nė Shqipėrinė Veriore, ka vėnė re se nė tatuazh, nė mėnyrė tė rėndomtė na paraqiten dielli e hėna bashkė. (M.E. Durham, vep. cit. f. 101 -142).

Autorja mendon se kėtu kemi tė bėjmė me kultin e lashtė tė diellit e hėnės ndėr llirėt e se tatuazhi s’ka tė bėjė fare me Grekėt, as me Romakėt e as me Sllavėt qė erdhėn mė vonė nė kėto anė. Ky mendim gjen mbėshtetje te Herodoti, te Straboni, Ciceroni e Plutarku, tė cilėt na bėjnė tė ditur se tatuazhi ishte njė zakon i Japodėve e i gjithė fiseve tė tjera ilire e trake tė cituar prej saj.

Ballafaqimi i motiveve tė ndryshme tė diellit e tė hėnės qė na japin dėshmitė etnologjike, me ato qė na jep arkeologjia dhe autorė antikė, na lejojnė tė mendojmė se kėtu kemi tė bėjmė me njė vazhdimėsi tė simbolikės sė diellit e tė hėnės qė nga llirėt, nė Mesjetė e deri nė ditėt tona dhe se kjo simbolikė dikur ėshtė pėrdorur nė funksion magjik, mbrojtės, fatsjellės. Po nga ana tjetėr kjo duhet parė si njė traditė mbarėballkanike e mesdhetare e nga kjo vėrejmė njė mjegullsi nė rrėnjėt e lashta tė kėsaj dukurie.

Mitologė tė ndryshėm tė kohės sonė, duke u mbėshtetur nė dėshmitė e lashta, pohojnė se nė Greqi dhe nė Romėn klasike dielli e hėna nuk kishin ndonjė farė kulti tė dukshėm nė panteonin e tyre. Platoni pohon, qė nė kohėn e tij, fqinjėt e Grekėve, barbarėt, e adhuronin diellin, ndėrsa Grekėt, thotė ai dikur do ta kishin adhuruar, por, nga ana tjetėr, shton se nė kohė tė tij, nė Greqi s’kishte ndonjė kult, veēse nė ishullin Rodi, ku ndoshta ishte me origjin tė huaj (Plato, Cratylua, p. 397, C. cituar: M.P Nilson, The Origin of Belif amog dhe grecke in the Divinity of the Heavenly Bodies. The Harvad Theological Revievv, 1940, f. 1).

Mendojmė se kėtu ėshtė fjala pėr llirėt e Trakėt si adhurues tė diellit. Maksimi prej Tiri na dėshmon se fisi ilir i Peonėve e kishte diellin perėndinė mė tė adhuruar dhe e paraqiste nė formėn e njė disku tė vendosurmbi njė purtekė. (Svoronoe, vep. cit., f. 18).

Herodoti na sjell njė legjendė maqedonase sipas sė cilės, Perdika (ilirian) i ardhur nė Lebias, nga viset e llirisė, e adhuronte diellin si perėndi qendrore dhe kishte besim nė fuqinė fatprurėse tė tij. Ai i falej diellit dhe e vizatonte nė tokė nė formė rrethi. (Herodoti, vep. cit. VIII -137, f. 413).

Disa mitologė tė kohės sė sotme mendojnė se Apolloni grek nė disa cilėsi tė perėndisė sė diellit dhe si emėr ishte me origjinė iliro-trake. Praninė e kultit tė diellit nė ishujt Liperi tė Siēelisė dhe nė Majė tė Etnės nė antikitet. Bonfante e shpjegon si tė origjinės ilire.

Dukuritė e kultit tė diellit, tė hėnės, tė yjeve, ashtu si dhe tė dukurive tė tjera mitologjike ndėr Ballkanas dhe vazhdimėsinė e tyre ndėr Shqiptarėt, nuk mund t’i marrim tė shkėputura e tė veēuara nga ndikimet reciproke me botėn greke e romake dhe mė vonė nga vala e dyndjeve tė fiseve barbare qė erdhėn nė Mesjetėn e Hershme nga Veriu e nga Lindja e Ballkanit.

Nė kultin e hėnės, mendojmė se, pavarėsisht nga shtesat e ndryshimet, fijet e lidhjes sė kulteve ilire me ato shqiptare nė pėrgjithėsi janė tė pashkėputura, e sidomos kur ėshtė fjala per diellin. Nga ana tjetėr, duhet menduar me arsyetim, shfaqjet e ndryshme tė kultit tė diellit kanė te thuash natyrė universale.

avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kultet e Natyrės dhe Mitet shqiptare

Mesazh  Odin prej 04.08.12 0:02

8. Rrufeja

Nė popullin tonė kanė ekzistuar nė tė kaluarėn shumė mite, rite e besime nė lidhje me rrufenė. Ajo, si mund tė themi, na del si epiqendėr e tė gjitha miteve, riteve e besimeve qė kanė tė bėjnė me dukuritė atmosferike, sidomos me shiun, breshėrin e furtunėn qė, natyrisht vinė nga qielli.

Ajo nė popull quhej armė, njė mjet, njė shigjetė me tė cilėn Dragoni gjuan Kuēedrėn e cila donte t’u bėj keq njerėzve duke sjellė furtuna e duke u prishur nė kėtė mėnyrė bereqetet e punėn e tyre.

Kjo shpeshherė quhet edhe zjarr i qiellit qė lėshohet nga Dragoni, nga Zoti (nga Shėn llia, nga Shėn Gjergji) kundėr Kuēedrės, pėr ta mbytur atė e pėr tė shpėtuar njerėzit nga rrėnimet e saj. Kur gjuan rrufeja, njerėzit nxjerrin zjarrjashtė pėrta pajtuaratė, nxjerrin dhe hekurajashtė, kuptohet pėr t’i ndihmuar Dragonit qė tė paqtojė furtunėn.

Kokrra e rrufesė (njė sferė e rrumbullakėt hekuri besohej se formohej gjatė gjuajtjes sė rrufesė, sipas popullit kjo ėshtė pushka e perėndisė). Shkencėtarėt nė bazė tė analizave kanė arritur nė pėrfundim se kjo ėshtė mbetje meteoritesh. Ruhej dikur nė jetėn familjare si njė objekt kulti me rėndėsi.

Nė Labėri, nė rrethet e Tomorrit, nė Mirditė e nė Malėsi tė tjera tė Veriut thuhej se kush ka“kokrre rrufesė’ e “gurin e rejė^ me vete nuk e kap plumbi i armikut. Prandaj nė kohė tėTurqisi kaēakėt e maleve i kėrkonin shumė qė t’i kishin me vete objekte tė til pėr t’iu ruajtur rrezikut nė ndeshjet e tyre me Turqit, me armiqtė ndryshėm.

Nė kultet e natyrės hyn edhe kulti i gurit, i shpellave, i shkėmbenjėvt i maleve, po kėshtu, tėrėsisht ose pjesėrisht dhe disa figura 1 mitologjisė, pjesėrisht dhe kulti i gjarpėrit, po kėto do tė trajtohen n vazhdim nė krerė tė veēantė. Kjo bėhet pėr arsye se tė tilla dukuri zėn njė hapėsirė tė madhe nė mitologjinė shqiptare.

Do tė vėrejmė se dielli e hėna janė trajtuar nė kultet e natyrės, p nė disa aspekte tė tjera tė veēanta do tė zėnė vend edhe tek kultet bujqėsisė e tė blegtorisė, nė festat kalendarike.

E njėjta dukuri qė ka tė bėjė me kulte tė natyrės, nė raste tė veēant e ndeshim nė rite e besime tė prodhimit, tė ekonomisė, tė mjeshtėriv ose thjeshtė nė jetėn familjare.

Pra kufij ndarės tė prerė nuk ka nė me tė kulteve tė natyrės, kulteve tė jetės familjare e atyre tė prodhim bujqėsor e blegtoral. Kanė mes tyre lidhje tė shumanshme.

Mark Tirta
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi