Ligėsia, ana e errėt e mendjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ligėsia, ana e errėt e mendjes

Mesazh  Luli prej 02.08.12 20:09

Ligėsia, ana e errėt e mendjes



Ndjekin atė qė pėr tė tjerėt ėshtė “e keqja”, qė dėmton kolektivitetin, qė sjell vuajtje dhe shkatėrrim. Pėrse? Protagonistė filmash dhe romanesh, janė analizuar edhe nga shkenca, e cila ka zbuluar se ligėsia shpesh herė varet nga konteksti, por edhe nga karakteristikat individuale, si mungesa e kurajės dhe ndjeshmėria

“Kur jam e mirė, jam shumė e mirė, por kur jam e keqe, jam edhe mė mirė”, ėshtė njė batutė e famshme e Mae West. Po pėrse ushtron kaq shumė joshje ana e errėt e mendjes? Edhe shkenca ėshtė pėrpjekur t’i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje. “Njė person ėshtė i keq sepse prodhon ligėsi, dhe e ligė konsiderohet ajo qė lidhet me vuajtjen”, komenton Gian Vittorio Caprara, docent nė Fakultetin e Psikologjisė nė Universitetin „La Sapienza“ tė Romės. Dhe shton: “Nė realitet nuk ekziston nė kuptimin shkencor, njė definicion i qartė pėr tė keqen dhe tė keqin, sepse janė terma me konotacion tė fortė moral dhe kulturor. Pra, domethėnia e tyre varet nga kulturat”. Veē kėsaj, koncepti i tė keqes dhe tė mirės ndryshon sipas kohės dhe vendit.

Banaliteti i tė keqes

Vėmendja e komunitetit shkencor ndėrkombė erdhi e u pėrqėndrua tek “e keqja” nė fillimin e viteve gjashtėdhjetė, gjatė proceseve tė mėdhenj kundėr hierarkėve nazistė. Njė tronditje tė madhe shkaktoi sidomos figura e Adolf Eichmanit: krimineli brutal kishte nė fakt njė pamje tė butė dhe njė imazh prej burokrati gri. Si ishte e mundur qė njė person kaq i rregullt tė ishte pėrgjegjės pėr disa prej krimeve mė tė tmerrshėm tė historisė? Pikėrisht nė atė kohė, Hannah Arendt, njė filozofe e pranishme gjatė procesit artikuloi shprehjen “banaliteti i tė keqes”: pėr tė kryer veprime tė ligė, thoshtė ajo, nuk ėshtė e nevojshme tė jesh individ i jashtėzakonshėm.

Nė po tė njėjtėn periudhė, Stanley Milgram, psikolog social nė Universitetin e Harvardit, publikoi disa eksperimente mbi bindjen e verbėr. Milgram studionte kushtet nė tė cilat njė person “normal” mund tė bėjė keq duke iu bindur urdhėrave tė njė eprori. Mė i famshmi i kėtyre eksperimenteve njihet si Milgram Nr 18: vullnetarėt qė merrnin pjesė arrinin tė vinin rrymėn elektrike personave tė tjerė duke i ēuar deri pranė vdekjes. Viktimat ishin nė tė vėrtetė bashkėpunėtorė tė eksperimentuesve qė bėnin sikur ndienin dhimbje dhe shkarkesa elektrike ishte e simuluar, por sjellja e tė ligėve nuk ishte e diskutueshme. Eksperimenti u bė i famshėm dhe ai demonstroi se si pjesėmarrja nė njė grup dhe bindja ndaj shefit mund tė kushtėzonin sjelljet e individėve tė parrezikshėm deri nė ato momente.

Tė burgosur

Disa vjet mė vonė, Philip Zimbardo, psikolog shumė i njohur nė Shtetet e Bashkuara kreu eksperimentin e burgut tė Stanfordit, njė studim eksperimental qė shkaktoi shumė polemika, por qė u bė i famshėm: nė gusht tė vitit 1971, 18 studentė u pėrzgjodhėn nga studiuesi dhe atyre iu dha nė mėnyrė rastėsore ose roli i gardianit, ose roli i tė burgosurit. Tė rinjtė, pėr gjashtė ditė interpretuan rolin e tyre sikur tė ishte vėrtetė nė njė burg tė sajuar nė brendėsi tė universitetit. Eksperimenti duhej tė zgjaste dy javė, por nė ditėn e gjashtė u ndėrpre pėr tė ndalur acarimin e agresivitetit tė disa gardianėve dhe vuajtjen e tė burgosurve.

Gjithė faji i situatės?

“Sjellje tė qortueshme kryhen nganjėherė edhe nga njerėz qė nuk duken tė qortueshėm”, nėnvizon Caprara, i cili ka punuar me Zimbardon. “Milgram dhe Zimbardo pranonin se situatat ishin pėrgjegjėset kryesore pėr sjelljet negative. Mendoj se nė shumė raste kanė tė drejtė: ėshtė e vėrtetė qė nėse krijohen disa situata, njerėzit mund tė bėjnė gjėra qė nė raste tė tjerė do i dėnonin edhe vetė”. Zimbardo ka qenė edhe konsulent i Ministrisė sė Mbrojtjes sė SHBA pėr rastin e “Abu Ghraib”. Bėhet fjalė pėr abuzimet e kryera nga ushtarėt amerikanė nė dėm tė tė burgosurve irakenė. “Zimbardo nė atė rast kontestoi tezėn e ambientit fajtor, duke thėnė se nuk ėshtė e vėrtetė qė gjėra si kjo ndodhin pėr shkak se ka individė tė qortueshėm qė ndosin me personalitetin e tyre kontekstin, duke tėrhequr tė tjerėt. Jo, sepse abuzimet ndodhin pėr arsye se ambienti ėshtė i tillė qė tė favorizojė sjelljet e kėqija”, thotė Caprara. “Por ndoshta disa persona janė mė tė prekshėm nga disa influenca se sa tė tjerėt”.

Megjithatė, kohėt e fundit edhe Zimbardo ka nisur tė marrė nė konsideratė rėndėsinė e dallimeve tė individėve dhe ka dhėnė njė definicion tė tijin pėr heroizmin: janė heronj ata qė nuk pėrulen para forcės sė situatave dhe arrijnė t’i ndryshojnė, pra qė arrijnė tė afirmojnė vlerat e tyre edhe atėherė kur rrethanat e bėjnė shumė tė vėshtirė dėshminė e kėtyre vlerave, apo madje edhe tė rrezikshme.


Negativ, por i dobishėm


Megjithatė, ndonjėherė, siē e tregon njė studim i kėtij viti i revistės shkencore „The Leadership Quarterly“, tė jesh pak i keq mund tė jetė e dobishme, sidomos kur je shef.

Peter Harms, psikolog nė Universitetin e Nebraskės dhe autor i studimit, ka vėrejtur se pothuajse gjithmonė studimet pėr lidershipin pėrqėndrohen nė aspektet pozitivė (vendosmėria, qetėsia, pragmatizmi…). Por shumė pak ose asgjė nuk thuhet pėr anėn e errėt tė shefave. Studiuesi ka nxjerrė kėshtu 12 tipare negativė tė personalitetit, si pėr shembull tė qenit shumė kritikė ndaj tė tjerėve, dramatikė me tepri, pedantė nė ndjekjen e rregullave, hezitues, arrogantė, dhe u paraqiti 900 kadetėve nė akademinė e West Point pyetėsorė mbi personalitetin, duke vlerėsuar mė pas sjelljen e tyre nė komandė.

Harms zbuloi se marrė veē e veē, ēdo tipar negativ kishte njė lidhje tė dobėt me suksesin si shef, por nėse aspekte tė ndryshėm tė personalitetit analizoheshin tė gjithė bashkė, shfaqej pra njė lidhje e fortė.

Megjithatė, ēfarė mund tė thuash pėr funksionimin e mendjeve tė personave qė kryejnė akte brutale apo perverse? Nė kėtė rast, “faji” nuk mund t’i vihet vetėm situatės. Shumė studiues e vėnė veēanėrisht theksin nė njė faktor: mungesa e dhimbsurisė, apo e aftėsisė pėr t’u vėnė nė vendin e tjetrit, duke kuptuar ndjenjat e tij. Nė fakt, shkalla e empatisė ndryshon nga njė individ tek tjetri: bėhet fjalė pėr njė aspekt tė personalitetit, si prirja ndaj optimizmit apo droja.

Emocionet negative, si urrejtja apo dėshira pėr mbrojtje mund tė anulojnė pėr pak kohė aftėsinė pėr ndjeshmėri, duke shtyrė drejt kryerjes sė akteve mizorė si vrasja. Sipas Simon Baron-Cohen, psikolog britanik qė studion mizorinė njerėzore, nė kėtė rast nuk mund tė thuhet se bėhet fjalė pėr persona “tė kėqinj”, por vetėm pėr njė humbje tė pėrkohshme tė ndjeshmėrisė, e provokuar kjo nga njė emocion i fortė.

Megjithatė, ka raste kur aftėsia pėr tė provuar ndjeshmėri ėshtė praktikisht zero. Personat me kėtė karakteristikė nuk arrijnė tė hyjnė nė marrėdhėnie nė mėnyrė korrekte me tė tjerėt, ndihen tė “mashtruar” prej marrėdhėnieve ndėrpersonale dhe zhvillojnė njė egocentrizėm tė fortė. Janė tė ashtuquajturit personalitete borderline, apo nė rastet mė ekstremė, bėhet fjalė pėr individė tė prekur prej turbullirės antisociale tė personalitetit, njė ērregullim i madh psikiatrik. Nė situata limit, kėta persona janė tė aftė tė bėjnė gjėra tė pashpjegueshme, si pėr shembull tė therėsh njė person vetėm se ai tė ka parė me njė vėshtrim qė tė duket kanosės.

Shumė studime tregojnė se disa prej kėtyre personave (sidomos ata qė kanė pėsuar keqtrajtime gjatė fėmijėrisė) kanė hipokampusin (njė strukturė qė ndodhet nė thellėsi tė trurit) me dimensione tė reduktuar krahasuar me mesataren, dhe disa studiues thonė se mungesa e ndjeshmėrisė lidhet edhe me kėtė.

Vrasės apo tė sėmurė

Mė shumė se tė kėqinj, bėhet fjalė pra pėr njerėz “tė sėmurė”, ose mė saktė viktima tė njė anomalie tė trurit apo njė funksionimi tė keq tė mekanizmave fiziologjikė cerebralė. Atėherė ėshtė e drejtė tė ndėshkohen? Njė pyetje kjo qė e bėjnė gjithnjė e mė shpesh edhe magjistratėt. Nė Itali, nė nėntor 2009, Gjykata e Apelit nė Trieste dėnoi njė nėnshtetas algjerian me 8 vjet burg pėr shkak se kish therur njė tjetėr person. Njė dėnim pėrkėdhelės. Dėnimi u reduktua edhe pėr shkak tė ekspertizave gjenetike dhe neurologjike (tė kryera me rezonancė manjetike) tė kryera mbi tė akuzuarin. Nė mėnyrė tė veēantė, ekspertiza zbuloi qė i akuzuari pėr shkak tė njė deformimi gjenetik ėshtė i prirur tė manifestojė agresivitet nėse provokohet apo pėrjashtohet shoqėrisht. Ishte hera e parė qė nė njė gjykatė italiane u pėrdorėn ekspertiza tė kėtij lloji pėr tė pėrcaktuar gjendjen mendore tė tė akuzuarit, por pėrdorimi i kėtij kriteri po pėrhapet.

Tumor “malinj”

Sipas neuroshkencėtarit amerikan David Eagleman, nuk ėshtė e lehtė tė vendosėsh njė ndarje tė saktė mes arbitrit tė lirė dhe shkaqeve fiziologjikė. Eagleman jep shembullin e Charles Whitman, njė burrė qė nė vitin 1966 vrau 16 vetė (bashkė me prindėrit dhe bashkėshorten) dhe plagosi 39, dhe qė u vra nga policia. Whitman ankohej prej kohėsh pėr njė ndryshim “nė kokėn e tij”. Ishte pushtuar nga mendime tė dhunshėm, ndonėse deri atėherė kish qenė njė person i zakonshėm dhe i qetė. Mjekėt kishin nėnvlerėsuar ankimet e tij, por autopsia zbuloi praninė e njė tumori tė vogėl nė tru, i cili shtypte amigdalėn. Kjo bėrthamė cerebrale lidhet me rregullimin e emocioneve, veēanėrisht frikėn dhe agresivitetin. Atėherė i kujt ishte faji, i Whitman apo i tumorit tė tij?

Eagleman ėshtė njė mbėshtetės i futjes sė teknikave shkencore nė fushėn juridike dhe kėmbėngul qė nė tė ardhmen do tė jetė e mundur dhėnia e sentencave mė tė sakta (duke garantuar edhe kurat e pėrshtatshme pėr ata qė rezultojnė tė prekur nga shqetėsime mendore dhe jo thjeshtė ndėshkime).
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi