Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 29.07.12 18:30

PYETJET NGA: Nxėnėsit e Rajneesh - GJERMANI


           “Po udhėtoni si Papa. doni qė tė gjithė tė bėhen sanjasin?”


           Osho:

           E para qė duhet mbajtur nė mend: kurrsesi s’duhet tė mė krahasoni me Papėn. Ai e pėrfaqėson Jezu Krishtin, e pėrmes Jezu Krishtit ai e pėrfaqėson Zotin.
           E unė nuk e pėrfaqėsoj askėnd.
           Unė e pėrfaqėsoj vetėm veten time.
           Ai ėshtė kopje karbonike; unė jam origjinal.

           E tėrė ideja se dikush tjetėr mund ta pėrfaqėsojė tė vėrtetėn, pėrvojėn e dikujt tjetėr, nė themel ėshtė e pavėrtetė. O e njihni tė vėrtetėn o nuk e njihni. Ata qė e njohin tė vėrtetėn s’kanė mundėsi ta pėrfaqėsojnė askėnd tjetėr. Ata qė nuk e njohin, pėrfaqėsimi i tyre ėshtė gėnjeshtėr, fundamentalisht ėshtė pavėrtetėsi. Ata pretendojnė tė jenė dikush qė nuk janė.

           Papa ėshtė i pagabueshėm; unė jam vetėm qenie njerėzore – mė i gabueshėm se ēdokush tjetėr, sepse siē e shoh unė atė, sa mė shumė gabime qė bėni, mė tė pjekur do tė bėheni. Ēdo gabim ėshtė shans pėr tė mėsuar. Por mos e bėni gabimin e njėjtė pėrsėri e pėrsėri – kjo ėshtė marrėzi. Por bėni aq gabime sa jeni tė aftė – mos u frikėsoni – sepse kjo ėshtė e vetmja mėnyrė tė cilėn natyra e lejon pėr t’u mėsuar. Vetėm mendoni pėr personin i cili kurrė s’ka bėrė gabim. Ai nuk do tė ketė kurrfarė rritje, kurrfarė pjekurie, kurrfarė pėrqendrimi, kurrfarė vetėdije. Ai do tė jetė vetėm bimė.

           Papa pretendon tė jetė i pagabueshėm. Ai e ka pretenduar kėtė, sepse ėshtė e logjikshme se ai e pėrfaqėson Jezu Krishtin: nėse ai ėshtė i gabueshėm atėherė edhe Jezu Krishti ėshtė i gabueshėm. Jezu Krishti e pėrfaqėson Zotin: nėse ky ėshtė i gabueshėm atėherė edhe Zoti ėshtė i gabueshėm. Ta bėsh Zotin tė gabueshėm ti do ta bėsh tė gabueshėm Polakun (ėshtė fjala pėr Papa Vojtillėn v.p.), pėr t’u larguar nga kursi i logjikės – nė kėtė nuk ka tė vėrtetė ekzistenciale.

           Udhėtimi i tij rreth botės ėshtė politik, nuk ėshtė religjioz. Kjo s’ka tė bėj asgjė me shpirtėroren. Kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė konvertuar numėr mė tė madh njerėzish nė kishėn katolike, sepse numri nėnkupton fuqinė. Posaēėrisht nė botėn nė tė cilėn sundon mobokracia (mob, ang = masa, turma), numrat janė fuqia mė e madhe. Tash Papa i ka 600 milion katolik nė botė, dhe ai numėr shtohet pėr ēdo ditė. Por konvertimi i njerėzve nė katolicizėm nuk ėshtė konvertim nė shpirtėroren…

           Islami pėrdor forcėn pėr t’i konvertuar njerėzit, me shpatė nė njėrėn dorė, shpatė tė hapur, dhe nė dorėn tjetėr me, Kur’anin e Shenjėt. Mund tė zgjedhni. Tash, shumė ėshtė vėshtirė pėr qeniet njerėzore tė zgjedhin jetėn e diēkahit me tė cilėn ata nuk pajtohen, por ata do ta zgjedhin atė sepse kjo nuk ėshtė mė pyetje e zgjedhjes nė mes dy doktrinave, dy filozofive: kjo ka qenė zgjedhje nė mes jetės dhe vdekjes. Jeta ėshtė e mirė – kush po mėrzitet pėr Kur’anin?

           Muhamedanėt kanė konvertuar me miliona njerėz vetėm duke i detyruar ata me shpatė; i vetmi argument i tyre ka qenė shpata. Tash bota ka ndryshuar, kėto strategji kanė ndryshuar. Nėse shkoni tek dikush me shpatė do tė burgoseni.

           Misionarėt e krishterė ende e bėjnė tė njėjtėn gjė, me pak ndryshime: nė njėrėn dorė mbajnė Biblėn e Shenjėt, e nė dorėn tjetėr bukėn dhe gjalpin. Bota ėshtė aq e varfėr…dhe kėta njerėz dėshirojnė qė bota tė mbetet e varfėr, sepse ata janė nė gjendje tė konvertojnė vetėm varfėri. Kjo ēėshtje duhet tė mbahet nė mend. Krishtenizmi nuk ka qenė nė gjendje ta konvertojė njė person tė edukuar, arsimuar tė shtresės sė lartė askund nė botė. Ai ka qenė nė gjendje tė konvertoj vetėm lypsarėt, bonjakėt, tė uriturit, gjysmė tė vdekurit, dhe tė sėmurėt.

           Kėta njerėz nuk e kanė zgjedhur krishtenizmin, ata e kanė zgjedhur bukėn dhe gjalpin. Ata janė tė uritur. Ata kanė zgjedhur barėra dhe spitale. Ata kanė zgjedhur shkolla pėr fėmijėt e tyre. Ata s’kanė tė bėjnė asgjė me krishtenizmin, por nėse tė gjitha kėto gjėra vijnė pėrmes krishtenizmit ata me – padėshirė dhe pavullnet – janė tė gatshėm ta pranojnė kėtė.

           Por, me dėshirė apo pa dėshirė, ata e rrisin numrin e katolikėve nė botė. Kjo shumė e ma shumė e bėnė Papėn tė fuqishėm: kudo qė katolikėt janė nė shumicė, ai popull ėshtė nėn thundrėn e tij. Politikanėt duhet ta dėgjojnė atė.

           Ju s’mund ta krahasoni udhėtimin tim rreth botės me udhėtimin politik tė papės.          
           Nė tė vėrtetė unė duke udhėtuar rreth botės jam kundėr strukturave politike.

           Pėr shembull, nė vendlindjen tuaj, nė Gjermani: unė kurrė s’kam qenė atje, dhe ata kanė shumė frikė – nga njeriu qė s’ka qenė atje, i cili kurrė nuk ka aplikuar pėr ndonjė vizė apo ndonjė udhėtim – e ata kanė miratuar ligjin me tė cilin unė nuk mund tė hyjė nė Gjermani. Botė e ēuditshme! Unė nuk kamė bėrė kurrfarė krimi nė atė vend, unė s’kam qenė atje; as nuk i kam pyetur. Ata kanė mundur ta refuzojnė vizėn: s’ka pas nevojė tė bėjnė kurrfarė ligji, por tė jenė nė anėn e sigurt…

           Unė po flas pėr udhėtimin rreth botės, nuk po e konvertoj askėnd – unė nuk e kam konvertuar askėnd nė jetėn time; kjo ėshtė gjėja mė e shėmtuar qė bėhet.

           Duhet ta kuptoni realitetin e brendshėm tė personit tė konvertuar. E para ju duhet ta pranoni se keni tė drejtė dhe tjetra se jeni gabim, dhe ai tė vihet nė rrugė tė drejtė – nė ēdo mėnyrė. Askush nuk ka kurrfarė tė drejte tė vendos kėtė. Ēdo pėrpjekje pėr tė konvertuar dikė ėshtė kundėr tė drejtės themelore tė njeriut. Ky ėshtė interferim nė lirinė e tyre, tė mendimit; ajo pėrpiqet t’i robėrojė ata.

           Ju mund ta shprehni cilėndo ideologji qė keni dhe mandej t’ia leni njerėzve. Nėse ėshtė mė e mirė se e tyre, ata mund ta pranojnė; nėse nuk ėshtė mė e mirė, ata mund ta refuzojnė. Por ēfarėdo qė ata pranojnė apo refuzojnė ai nuk ėshtė problemi juaj.
           Konvertim ėshtė emėr i mrekullueshėm pėr robėrinė shpirtėrore.

           Unė kurrė s’e kam konvertuar askėnd.
           Njerėzit qė janė bėrė sanjasin janė bėrė sanjasin pėr veten e tyre. Ai ka qenė vendim i tyre. Ata kanė ndier diēka, ata kanė njohur diēka, ata kanė pėrjetuar diēka.
           E vėrteta e ka aromėn e vet.
           Dashuria e ka fuqinė e vet.

           Qetėsia e ka ndikimin e vet. Por ajo nuk ėshtė ēėshtje e konvertimit tė askujt. Sanjasin nuk ėshtė i konvertuar. Ju nuk shkoni prej njė ideologjie nė tjetrėn – prej hinduaizmit nė krishtenizėm, prej krishtenizmit nė budizėm. Kjo thjeshtė ėshtė ndėrrim i burgut. Ndoshta burgu tjetėr mund tė jetė pak mė i mirė, por pas tė gjithave burgu ėshtė burg, edhe burgu mė i mirė mund tė bėhet edhe mė robėrues.

           Sanjasin ėshtė i ēliruar prej tė gjitha ideologjive, prej tė gjitha burgjeve. Kjo nuk ėshtė ideologjie e re tė cilėn ju e zgjedhni – ju keni zgjedhur lirinė prej tė gjitha ideologjive. Unė nuk kam kurrfarė ideologjie t’ju predikoj. Unė nuk kam doktrinė t’ju jap, nuk kam katekizėm, nuk kam religjion.

           Unė thjeshtė mund t’ju them se edhe unė kam qenė i burgosur nė mėnyrė tė njėjtė siē jeni edhe ju. Dhe aty janė mėnyrat – sikur unė qė kam dal nga burgu, edhe ju gjithashtu mundeni. Askush nuk mund t’ju ndaloj, sepse burgu juaj ekziston vetėm pėrmes pajtueshmėrisė suaj.
           Nėse ju jeni tė krishterė ajo ėshtė pajtueshmėria juaj; nėse ju jeni budist ajo ėshtė pajtueshmėria juaj – e pandėrgjegjshme. Nė fėmijėrinė tuaj ata ju kanė detyruar nė pajtueshmėri dhe e kanė shkatėrruar ēiltėrinė tuaj, lirinė tuaj, gjurmimin e tė vėrtetės.

           Udhėtimi im rreth botės ėshtė t’i bėj njerėzit tė lirė kush vuan nga robėria e panevojshme, vuajtja nga sistemet e besimit – nė kisha, nė sinagoga, nė tempuj , por ky ėshtė tregim i njėjtė me emra tė ndryshėm; ku nuk ka dallime esenciale. Tė gjitha religjionet i kanė ndaluar njerėzit ta njohin tė vėrtetėn.

           Nėse nuk e dini tė vėrtetėn e qenies suaj, ju kurrė nuk do ta ndjeni bekimin e madh tė jetės. Ju kurrė nuk do tė mund tė vėrshoheni nga lumturia bazė pėr faktin e dukshme tė ekzistencės.

           Nėse nuk mund ta pėrjetoni tė vėrtetėn, nuk do tė jeni nė gjendje tė bashkoheni personalisht me kėtė gjithėsi tė pafundme e cila ėshtė shtėpia juaj, e cila ua ka dhėnė lindjen, dhe e cila jashtėzakonisht shumė shpreson nė ju se do tė rriteni nė majėn mė tė lartė tė vetėdijes… sepse pėrmes juve, ekzistenca mund tė bėhet e vetėdijshme; nuk ka mėnyrė tjetėr.

           Ekzistenca e njeriut ėshtė thesar shumė mė i vlershėm – e cila ėshtė humbur nga tė krishterėt, ēifutėt, hindusėt, budistėt, muhamedanėt. Ai ėshtė eksperimenti mė i madh i ekzistencės. Nė kėtė univers tė pafund, vetėm nė kėtė planet tė vogėl ekzistenca ka qenė nė gjendje tė krijojė kėtė njerėzim, i cili ka potencial tė bėhet plotėsisht i vetėdijshėm.

           Ekzistenca pret shumė prej juve.
           Vetėm mendoj: nėse njerėzimi zhduket nga toka, e tėrė ekzistenca do tė jetė e vdekur. Jo vetėm ky planet, tė gjitha ata miliona tė sistemit diellor dhe me miliona planetė dhe yje thjesht do tė jenė tė vdekura. Kjo pėrmes mija vjetėve tė pėrpjekjes enorme tė cilėn natyra e ka pru ēėshtjen deri tek pika ku ajo bėhet e vetėdijshme, e gjallė.

           Tash tė gjitha religjionet janė nė parandalim tė rritjes sė vetėdijes. Tė gjithė ata janė kundėr ekzistencės, tė gjithė ata janė kundėr natyrės, tė gjithė ata janė kundėr jush.
           Udhėtimi im ėshtė t’i bėj njerėzit tė vetėdijshėm pėr burgun e tyre, t’i bėjė ata tė vetėdijshėm pėr potencialin e tyre – ēka janė ata dhe ēfarė mund tė bėhen – t’i bėj ata tė vetėdijshėm se ekzistenca po pret diēka llahtarshėm ekstatike tė ndodhė dhe se nė kėtė askush nuk e ka tė drejtėn t’i ndal. Ju kėtė ia keni borxh ekzistencės. Ajo jua ka dhėnė lindjen, jua ka dhėnė tė gjitha. Vetėm si shenjė falėnderimi, ju mund ta ktheni kėtė si qenie tė vetėdijshme.

           Sanjas nuk ėshtė religjion, nuk ėshtė kishė.
           Unė kisha dashtė t’i shoh tė gjitha qeniet e botės si sanjasin, por nuk dua tė bėj asnjė pėrpjekje qė dikė ta konvertoj nė sanjasin. Unė thjesht do ta shpjegoj situatėn. Unė besoj nė inteligjencėn tuaj. Nuk shoh asnjė nevojė t’ju konvertoj. Inteligjenca juaj ėshtė thirrur.
           E di se nuk ka asnjė qenie njerėzore i cili nuk dėshiron tė jetė i lirė, i cili nuk dėshiron tė dashurojė mė shumė dhe tė jetė i dashur, tė cilit nuk i pėlqen t’i njoh misteret e ekzistencės, tė cilit nuk i pėlqen ta jetoj jetėn nė lumturi, ekstazė, kėngė dhe vallėzim.

           Pse duhet dikush tė konvertohet? Unė vetėm do t’jua shpjegoj gjėrat tė cilat dikush veē i di, por religjionet e juaja i kanė konvertuar ato, i kanė detyruar nė nėnvetėdijen tuaj, dhe nuk i kanė lejuar tė vijnė nė vetėdijen tuaj.
           Puna ime ėshtė deprogramimi.
           Unė jam kundėr tė gjitha programeve.

           Unė s’ka kurrfarė programi me vete. Kėshtu unė shkoj nėpėr botė duke ua shkatėrruar programet njerėzve dhe duke i bėrė ata tė lirė. Unė nuk do ta ndėrroj asnjė program, sepse kjo prapė ėshtė tregim i njėjtė: burg tjetėr – ndoshta ndėrtim i ri, arkitekturė moderne, por kjo s’ėshtė me rėndėsi.
           Unė dua qė ju tė jetoni nė liri tė skajshme, nėn yje, nėn qiell, dhe ta ndjeni ekzistencėn nė sa mė shumė mėnyra qė ėshtė e mundur kėshtu qė jeta juaj tė bėhet poezi. Kjo ėshtė ajo qė sanjas do tė thotė pėr mendimin tim.

           Kur jeta e njeriut bėhet poezi, bėhet kėngė, bėhet vepėr artistike, kreativitet, ai ėshtė bėrė sanjasin. A e di ai kėtė apo jo, nuk ėshtė me rėndėsi. Fjala “sanjas” nuk ėshtė e rėndėsishme, pėrmbajtja ėshtė me rėndėsi.

           Kėshtu qė askėnd nuk dua ta konvertoj. Por me miliona njerėz tė ri inteligjent janė tė gatshėm – ajo ėshtė vetėm se ata janė tė rrethuar me aq shumė plehra, me aq shumė tradita tė kalbura, ortodoksi, the ata nuk shohin mėnyrė tė dalin nga kjo.
           Ekziston mėnyra tė dilet nga kjo.

           Nė fakt tė gjitha kėto kondita nuk ju kanė burgosur; ju i mbani dhe i pėrmbaheni atyre. Dhe ky ėshtė i tėrė arti sanjas: si tė bėhet relaksimi dhe tė lihet qė kėto kondita tė bien dhe tė thyhen pėr tokė, duke ju bėrė juve tė ēiltėr siē keni lindur.

           Sanjas ėshtė rilindje, por shumė mė e rėndėsishme se lindja e parė, sepse nė lindjen e parė keni qenė shumė tė paaftė. Keni pasur prindėr, dhe keni qenė tė varur. Ata e kanė shfrytėzuar paaftėsinė tuaj, ndoshta me qėllime tė mira; unė kurrė nuk dyshoj nė qėllimet e askujt. Ata ju kanė ēuar nė kishė, ata ju kanė ēuar tek prifti; keni qenė pjesė solemne e religjionit. Dhe ata kanė menduar se janė duke vepruar mirė - duke mos menduar ndonjėherė se ēfarė ata ka bėrė mirė pėr ta, ēfarė tė mire kanė bėrė pėr prindėrit e tyre. Ata thjesht i kanė pėrsėritur ritet, gjeneratė pas gjenerate.

           Rilindja ėshtė njė fenomen plotėsisht i ndryshėm: ju pėrsėri bėheni tė ēiltėr si fėmijė, por kėtė herė ju nuk jeni tė varur, kėtė herė nuk jeni tė paaftė. Kėtė herė askush s’mund t’ju detyroj pėr asgjė: ju posedoni inteligjencė tė mjaftueshme, logjikė tė mjaftueshme, fuqi tė mjaftueshme argumentuese – nuk ėshtė e lehtė tė detyrohet besimi i marrė nė juve. Kjo ėshtė mbrojtja juaj. Lindja e dytė ėshtė fillim i jetės sė re.
           Unė dua qė e tėrė bota ta fillojė jetėn e re. Ajo ėshtė bėrė e amullt. Ajo jeton nė mjerim dhe vuajtje, por ende askush s’ėshtė aty tė thotė kėtė – o njerėz ju vareni nga dituria juaj, urtėsia juaj, pėr shkaktarėt e mjerimit tuaj.

           Tė gjitha religjionet e botės janė kundėr kontrollit tė lindjes. Natyrisht se ata duhet tė jenė kundėr kėsaj, sepse sa mė shumė fėmijė qė ka, aq ma shumė varfėri do tė ketė. E varfėria ėshtė bekim i madh pėr religjionet: ata mund t’i konvertojnė njerėzit, ata mund tė hapin spitale, jetimore, shkolla. Ata mund tė japin vetėm njė pjesė tė vogėl tė bukės, dhe komfori bėhet shumė i lehtė.

           Nėse bota ėshtė e pasur dhe s’ka askush qė ėshtė i varfėr, i tėrė tregu prej nga religjionet i fitojnė robėrit e tyre zhduket. Ata nuk brengosen pėr atė se ēka mos kontrolli i lindjes mund tė shkaktojė. Kjo shkakton mjerim tė madh. Gjatė gjithė kėtij viti nė Etiopi njerėzit kanė vdekur pandėrprerė – me mija njerėz pėr njė ditė – dhe ende priftėrinjtė e Etiopisė nuk janė pėr kontrollin e lindjes. Asnjė lider fetar nė botė nuk ka thėnė se tė paktėn nė Etiopi duhet tė legalizohet kontrolli i lindjes, abortimi duhet tė legalizohet.

           Ata abortin e quajnė mėkat, sepse Zoti ėshtė ai qė jep lindjen e fėmijėve. E gjithė kjo ėshtė marrėzi e kulluar! Ose Zoti ėshtė absolutisht idiot…Ai nuk i kupton ekonomitė e thjeshta, tė cilėn nėse ju lindi aq shumė fėmijė tė paktėn tė dėrgojė njė copė toke, fabrikė, diēka pėr t’i dhėnė atyre pėrkrahje.

           Toka mbetet e njėjtė. Produktiviteti i saj zvogėlohet pėr ēdo ditė sepse ju keni qenė prodhues pėr miliona vjet. Toka e humbė fuqinė e saj, bėhet jopjellore, e Zoti s’po bėn asgjė pėr tokėn, por Ai po vazhdon me dėrgimin e fėmijėve. E priftėrinjtė e pėrfaqėsuesit i kanė skicat e tyre vetjake – ata nuk brengosen pėr Zotin.

           Aq gjatė sa e di unė, Zoti e praktikon kontrollin e lindjes, sepse Ai e ka pasur vetėm njė djalė, Jezu Krishtin. Ēfarė ka ngjarė mė pas? E vetmja mundėsi ėshtė qė Ai ka filluar me pėrdorimin e metodės sė kontrollimit tė lindjes; pėrndryshe, deri mė tash do tė ishin krijuar me miliona Jezu Krishta.

           Nėse e pėrcillni Zotin ju tė paktėn mund ta kuptoni njė gjė: se nė tėrė amshimin ai ka krijuar vetėm njė djalė, edhe atė tepėr, jo nga gruaja e tij. Ai nuk e ka marrė rrezikun tė martohet, sepse gratė janė gra: ato mund t’ia fillojnė ngacmimit, ankimit, “Unė dua edhe njė fėmijė; Unė dua vajzė. Djalė ėshtė nė rregull por unė dua vajzė.”

           Kėshtu ai ka bėrė krim dhe e ka mbarsur Marinė e Virgjėr. Askush kėtė nuk e quan mėkat, e nėse kjo ėshtė virtyt, atėherė pėrse ai e ka ndal? Ka aq shumė virgjėresha; posaēėrisht nė Greqi ka aq shumė virgjėresha – ai do tė duhet tė gjitha t’i mbarsojė.
           Pėrpjekja ime ėshtė tė shkoj rreth botės pėr t’i takuar njerėzit e mi, shumė prej tė cilėve mė njohin, shumė prej tė cilėve nuk mė njohin. Por unė dua qė tė kem shikim brenda syve tė tyre; ndoshta diēka ngjanė.

           Ky ėshtė transformim, jo konvertim.
           Ndoshta ata dashurohen nė mua. E tė dashurohesh nė dikė i cili ėshtė kundėr tė gjitha religjioneve, i cili ėshtė kundėr tė gjitha kombeve, i cili ėshtė kundėr tė gjitha qeverive, i cili ėshtė kundėr tė gjitha politikave, merr guxim.

           Siē e ka aprovuar Gjermani ligjin me tė cilin ata nuk mė lejojnė tė hyjė nė Gjermani…Ata mė sė shumti frikėsohen prej njerėzve, sepse numrin mė tė madh tė sanjasinėve nga Evropa e kam nė Gjermani – pėr arsye shumė tė thjeshtė se Adolf Hitleri plotėsisht e ka shkatėrruar besimin nė politikanėt e gjeneratės sė re. Gjithashtu e ka shkatėrruar besimin e tyre nė tė ashtuquajtura religjione.

           Papa nė Itali ka qenė i bekuar dhe iu ėshtė lutur Zotit pėr fitoret e Benito Musolinit i cili ka qenė fashist dhe partner i Adolf Hitlerit nė luftėn e dytė botėrore. Kisha Gjermane ėshtė lutur pėr fitoren e Adolf Hitlerit nė luftė, e Adolf Hitleri ka vrarė me miliona Ēifut; akoma kisha lutet pėr tė, jo pėr ata Ēifutėt e shkretė tė cilėt s’kanė pas kurrfarė lidhje me krejt kėtė. Edhe nė Angli kryepeshkopi i kishės sė Anglisė ėshtė lutur pėr fitoret e Anglisė. Tė gjithė ata iu janė lutur tė njėjtit Zot, dhe tė gjithė ata kanė qenė pėrfaqėsues tė tė njėjtit Zot! A mund t’i shihni kontradiktat?  
           Rinia mė e frustruar nė tėrė botėn ėshtė rinia nė Gjermani. Nderi i shkon Adolf Hitlerit, ai i ka vendos themelet pėr mua.

           Tash tė ritė nė Gjermani nuk janė tė gatshėm tė futen nė asnjė burg, as religjioz as politik; ata dėshirojnė tė mbesin plotėsisht tė lirė. E ata politikanėt e marrė thonė se mund t’i ndalin…

           Tash kur jam kėtu, tė gjithė sanjasit e mi Gjerman do tė vijnė kėtu. Unė do tė shėtisja nėpėr Gjermani. Nuk mė lejoni tė hy brenda, por ju nuk mund t’i ndaloni sanjasit e mi tė dalin jashtė.  Nė Indi, ata sė pari kanė tentuar tė ma marrin pasaportėn kėshtu qė nuk kam mundur tė shkoj askund jashtė Indisė. Ata i kanė informuar tė gjitha ambasadat e Indisė nė tėrė botėn tė mos i japin askujt vizė kushdo qė dėshiron tė mė vizitoj; as mediave nuk iu ėshtė lejuar tė mė afrohen, kėshtu qė kam qenė plotėsisht i izoluar, i ndarė nga njerėzit. Por politikanėt, gjithmonė kam kėtė mendim: i pėrkasin klasės mė tė retarduar tė inteligjencės. Ata nuk kanė pasur idenė se unė mund tė shkojė nė Nepal ku nuk ka nevojė pėr pasaportė, as viza nuk ėshtė e nevojshme.

           Unė i kam sfiduar tė gjitha qeveritė e botės, kėshtu nėse ndonjė qeveri ka guxim dhe trimėri dhe pak krenari atėherė unė jam i gatshėm tė bėhem banor i atij vendi – ma jepni pasaportėn. Dhe pesė qeveri janė pėrgjigjur se janė tė gatshme; pavarėsisht prej pasojave ata mė dėshirojnė tė jem qytetar i tyre. Tash unė mund tė zgjedhė nė mes pesė shteteve.

           Ata nuk mund tė mė ndalojnė: unė do tė shkoj nėpėr botė. Unė do t’i the sanjasėve tė mi nė Gjermani tė luftojnė kundėr qeverisė me mjete paqėsore, tė shkojnė nė gjyq, sepse absolutisht ėshtė e kundėrligjshme tė ndalohet personi tė hy nė shtet i cili nuk ka bėrė kurrfarė tė keqe nė shtet, i cili kurrė s’ka qenė nė atė shtet. Kjo ėshtė e pashembullt.

           Unė me tė vėrtetė besoj se ju do ta fitoni rastin – dhe kjo do tė jetė njė goditje  e mirė nė fytyrė qė i bėhet politikanėve gjerman. Unė do tė vij nė Gjermani; por sė pari ju rregullojeni me qeverinė tuaj. Mandej ata do tė kthejnė nė shans tė mirė, sepse para se unė tė vij atje do tė jetė njė publicitet i madh, e tėrė Gjermani do tė jetė e involvuar nė kėtė.

           Pėrse duhet qeveria tė bėjė ligj i cili kurrė s’ėshtė bėrė nė asnjė shtet tjetėr, ndonjėherė?  Kėshtu lufta paqėsore me qeverinė, shkon nė gjyq. Ligji ju shkon nė favor, edhe simpatia e publikut do t’ju shkoj nė favor. Pėrdorni kėtė si themele tė mirė pėr ardhjen time. Dhe atė ditė ju do tė jeni fitimtar, unė do tė hy nė Gjermani. Me mijėra njerėz tė cilėn ndoshta nuk kanė mundur tė mė kontaktojnė….qeveria do t’i detyrojė tė vijnė nė kontakt me mua.

           Ky ėshtė totalisht lloj tjetėr udhėtimi. Pėr pesė vjet shumė sanjas tė mi nuk i kam parė: Amerika ka qenė shumė e shtrenjtė pėr ta tė vijnė tek unė. Dhe ky ka qenė pikėllim nė zemrėn time, dhe atė vetėm pėr para – kjo s’do tė thotė asgjė – njerėzit nuk mund tė vijnė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me mua. Kėshtu vendosa nėse ata nuk mund tė vijnė tek unė, nėse i eturi nuk mund tė shkoj tek pusi…

           Kėtė e thotė edhe Muhamedi: pusi nuk mund tė shkojė tek i eturi – por kjo ka qenė para xxxėmbėdhjetėmijė vjetėsh. Sot mund t’i ēoni gypat nė ēdo shtėpi! Kėshtu i eturi nuk ka nevojė tė shkoj tek pusi; pusi mund tė shkojė nė thellėsinė mė tė madhe tė zemrės e tė eturit – vetėm gypi duhet tė lidhet!

           Teknologjia ka ndryshuar; proverbat zgjasin pak mė shumė pėr t’u ndryshuar nė pėrputhje me teknologjinė. Por mua mė pėlqen t’i ndryshoj ato: Nėse i eturi nuk mund tė shkoj tek pusi, tash pusi mund tė shkoj tek i eturi. E kjo nuk ngjanė vetėm me njė udhėtim, dhe nuk ngjanė vetėm pėr njė ditė a dy: unė do tė jem nė ēdo shtet pėr dy muaj, tre muaj, kėshtu qė unė do tė jem nė kontakt me njerėzit. E kjo do tė jetė nė rrjedhėn e ngjarjeve.

           Unė do t’i kem disa vende si seli, kėshtu qė kur tė jem lodhur do tė jem atje, pėrndryshe do tė jem nė turne. Nė kėtė mėnyrė njerėzit nuk kanė nevojė tė vijnė tek unė, unė do tė shkoj tek ata. Kjo duket se ėshtė mė e thjesht, mė ekonomike. Nė kėtė mėnyrė njerėzit tė cilėt nuk kanė pasur mundėsi tė vijnė nė kontakt me mu do tė vijnė nė kontakt.

           Unė do tė trokas nė ēdo derė. E as personi mė i rėndė nuk do tė mund tė refuzojė ta hap derėn, tė paktėn vetėm ta shoh se cili ėshtė ai person. Dhe kjo ėshtė mė se e mjaftueshme: para se tė mbyllet dera, unė do tė jem brenda.
           Por ky nuk ėshtė konvertim. Kjo ėshtė pėrhapje mė e madhe e dashurisė, lirisė mė tė madhe, individualitetit mė tė madh, vetėdijes mė tė madhe.

Nga libri :''Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej''
(www.sa-kra.ch)
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 30.07.12 2:30

Pyetja e dytė

“Si po ndiheni kėtu nė Greqi, nė tokėn e Sokratit?”

Osho:

Sokrati ėshtė njė prej personave tė cilin e dua mė sė shumti. Dhe kur vij kėtu ndjej lumturi tė llahtarshme, sepse ėshtė ajri i njėjtė tė cilin Sokrati e ka frymuar, ėshtė toka e njėjtė tė cilin ai e ka kaluar, njerėzit e njėjtė me tė cilėt ai ka biseduar, ka komunikuar.
Pėr mua, Greqia pa Sokratin ėshtė asgjė. Me Sokratin, ėshtė gjithēka. Atė ditė kur Athina ka zgjedhur ta helmojė Sokrartin, ajo e ka helmuar tėrė shpirtin Grek. Ajo mė kurrė s’ka qenė nė lartėsi tė njėjtė. Njėzet e pesė shekuj kanė kaluar, por asnjė njeri nuk ka mundur tė arrijė lavdinė e njėjtė, dritėn e njėjtė, mendjemprehtėsi tė njėjtė.
Me vrasjen e Sokratit, Greqia ka bėrė vetėvrasje.
Dhe kjo mund tė shihet lehtė. Po ta kishin dėgjuar Sokratin ma mirė sesa qė e kanė helmuar, dhe t’i kishin kapėrcyer kushtėzimet e tyre, tė cilat ai ka kėrkuar prej tyre t’i bėjnė, Greqia do tė ishte sot nė vetė majėn botėrore tė inteligjencės, vetėdijes, dhe tė gjurmimit tė sė vėrtetės. Por njerėzit janė injorantė.
Atyre duhet t’ju falet, por nuk duhet t’ju harrohet. Nėse jua harroni, ju jeni tė gatshėm tė bėni prapė gabimin e njėjtė. Faljau atyre njerėzve tė cilėt e helmuan Sokratin, por mos e harro, kėshtu qė kurrė mė mos tė pėrsėritet e njėjta.
Ka pasur njerėz tė ndritur nė botė, por Sokrati ėshtė diēka i veēantė. Ka qenė Gautam Buda, Lao Ce, Ēuang Ce – nė Greqi vetė Pitagora ka ardhur, Herakliti; nė Persi, Zaratrustra…e shumė tė tjerė, por asnjėri prej tyre nuk i ka pasur kualitetet specifike tė cilat i ka poseduar vetėm Sokrati. Dhe kjo ėshtė qasje shkencore nė ēdo gjė – dhe nė kėtė ka qenė "krimi" i tij.
E ju tė gjitha tė mirat qė ekzistojnė nga shkenca nė tėrė botėn i shfrytėzoni, duke mos ditur se Sokrati e ka sakrifikuar vetveten pėr pyetjet e njėjta shkencore. Ai ka pyetur vetėm njė gjė: se asgjė nuk duhet tė besohet. Ēdo gjė duhet tė pėrjetohet, tė eksperimentohet, pėrpos nėse ekzistojnė dėshmitė, dėshmitė pa shqyrtim, nuk duhen tė jenė tė pranuara. Madje edhe faktin kur ta pranoni si tė vėrtetė, pranojeni atė si tė vėrtetė hipotetike, sepse kush e di? – nesėr mund t’i zbuloni faktet e reja, dhe ju do tė duhet ta ndryshoni tė vėrtetėn.
Askush nuk ka qenė nė shėrbim tė sė vėrtetės mė shumė se Sokrati. Madje edhe nėse ju e keni zbuluar tė vėrtetėn – sot duket absolutisht e vėrtetė, s’ka asnjė tė metė, s’ka mundėsi qė ndonjėherė tė jetė e pavėrtetė – ende ai thotė se shpirti shkencor do ta pranoj vetėm si diēka hipotetike, pėr kohėn ekzistuese…sepse pėrjetėsia ėshtė pėrpara. Ēdo ditė faktet e reja do tė zbulohen, dhe kėto fakte mund tė mos shkojnė me tė vėrtetėn e juaj. Ju ndoshta duhet ta ndryshoni atė, ndoshta ju duhet tė krijoni hapėsirė pėr tė vėrtetat e reja. Kjo ėshtė diēka absolutisht unike nė gjithė botėn.
E ky burrė nuk e ka proklamuar vetveten si Jezu Krishti qė thotė se ėshtė i vetmi djalė i Zotit, e as si mesi apo profet. Dhe kjo mė bėnė tė kem respekt shumė tė thellė ndaj Sokratit, dhe mosrespekt ndaj tė gjithė atyre pretenduesve tė cilėt kanė folur se janė profetė, shpėtimtar dhe mesi. Sokrati ka qenė shumė mė inteligjent se ēdonjėri prej tyre, por ende aq i pėrulur saqė ka mbetur vetėm qenie njerėzore, me papretendim tė jetė mė i veēantė, mė i lartė.
Para njėzetepesė shekujsh ka qenė edhe mė vėshtirė, sepse nė ēdo shtet ka pasur mesi, profetė, lajmėtarė tė Zotit, djem tė Zotit. Nė atė mjedis pėrulja e njeriut me tė vėrtetė ėshtė befasuese dhe e bėnė atė njė prej qenieve mė tė respektuare njerėzore i cili ndonjėherė ka ecur mbi tokė.
Sokrati nuk beson nė asnjė Zot, por ai nuk thotė se nuk ka Zot. Ai ėshtė shumė racional. Ai thotė: “Sa i pėrket njohurisė qė kam, duket se Zot nuk ka, por kush e di se ēfarė do tė jenė rezultatet e hulumtimit tė mėtejshėm? Le ta marrim si hipotezė se Zoti nuk ekziston, por nėse njė ditė e zbuloni Zotin, hipoteza mund tė ndryshohet."
Sokrati nuk thotė se jeta vazhdon pas vdekjes. Ai thotė: “Mė duhet tė pres dhe ta shoh. Kur tė vdes, tek atėherė mund ta shoh se a ekziston jeta pas vdekjes apo jo, sepse askush nuk ėshtė kthyer mbrapa nga vdekja pėr tė na treguar se jeta ekziston.”
Dhe kurrė mos harroni se kjo ka qenė para njėzet e pesė shekujsh. Ky njeri ka pasur guxim tė tillė saqė kur ia kanė dhėnė helmin, ai i ka tubuar tė gjithė nxėnėsit e vet dhe ju ka thėnė: “Ju gjithmonė keni pėr tė pyetur rreth asaj se a ekziston jeta pas vdekjes apo jo. Ky ėshtė rast i mirė, shans e madhe! Po tė kisha vdekur me vdekje tė zakonshme atėherė s’do tė kishte pasur as shans. Por tash helmi do tė mė jepet – e helmi vret shumė ngadalė – kėshtu do t’ju flas deri nė ēastin e fundit, derisa gjuha ime mos tė mpihet dhe tė mos mund tė them asgjė.”
Dhe kur iu ėshtė dhėnė helmi ai ka vazhduar tė flas me sy tė mbyllur: “Kėmbėt e mia deri nė gjunjė janė tė vdekura. Nuk po i ndjej; madje edhe nėse i preki ato prapė nuk i ndjej. Jeta ka ikur prej tyre. Por njė gjė duhet mbajtur mend: unė ende po ndihem si i tėrė siē kam qenė gjithmonė. Kėshtu vdekja e kėmbėve nuk e ka dėmtuar vetėdijen time.”
Mandej vazhdon: “Gjysma e trupit tim, pjesa e poshtme e trupit, ėshtė e vdekur, por unė komplet jam i tėrė: gjysma e vetėdijes sime nuk ka vdekur.” Mandej thotė: “Duart e mia janė mpirė, sytė mė janė varur, dhe unė mund tė ndjej se gjuha ime mund tė ndalet nė ēdo ēast, kėshtu kjo ėshtė ndoshta deklarata e fundit qė e bėj pėr ju – se jeta ekziston pas vdekjes, sepse po mund ta shoh se vdekja po ngjanė. Pjesėt e trupit tim janė tė vdekur por unė jam plotėsisht i gjallė. Asgjė s’po mungon. Kėshtu unė jam i sigurt vetėm atėherė kur mė ndalet gjuha, sytė mė mbyllen dhe zemra mė pushon, kjo nuk shkon nė thelb. Por mos mė besoni, kjo pėr juve ėshtė vetėm hipotezė. Kur ju tė vdisni, provojeni.” Ēfarė shpirti shkencor!



Ndihem pamasė i lumtur qė jam kėtu.
Unė e dua Sokratin mė shumė se ēdokush tjetėr – pėr pėrulėsinė e tij, pėr pyetjet e tij shkencore, pėr moskrijimin e religjionit, pėr moskrijimin e teologjisė, pėr moskrijimin e pasimit, pėr atė se nuk ėshtė bėrė profet…e pėr tė cilėn ka qenė i aftė, shumė mė i aftė se qė kanė qenė Jezusi, Moisiu apo Muhamedi. Tė gjithė kėta njerėz kanė qenė analfabet.
Sokrati ka qenė shumė mė i sofistikuar, mė i kulturuar sesa mund ta imagjinoni. Joshja se ka detyruar ta proklamoj veten e ti si zot, dhe nga ky proklamim ai ndoshta do tė kishte qenė i adhuruar e jo i helmuar. Njerėzit e njėjtė tė cilėt e kanė vra do ta kishin adhuruar atė; ata do tė kishin ndėrtuar kisha, dhe ata edhe mė tutje do ta kishin adhuruar.
Nevojitet trimėri e hatashme kur keni vetėdije tė tillė, qartėsi tė tillė, tė mbeteni tė pėrulur dhe njeri i drejtė – duke e ditur nė mėnyrė tė pėrkryer se kjo rrugė ēon nė vdekje. Herėt e vonė njerėzit e njėjtė do t’ju vrasin, kėta njerėz tė cilėve pėrpiqeni t’jua hiqni tė gjithė zinxhirėt.
Prapė Sokrati ka zgjedhur tė mbetet NJERI. Kjo ėshtė ajo pėrse nuk shihni asnjė religjioni tė cilėn e ka lėnė Sokrati, asnjė kishė, asnjė teologji, asnjė shkrim tė Shenjėt.
Por Sokrati ka bėrė njė shėrbim tė madh: ai e ka bėrė tė qartė se profetėt tuaj dhe mesit tuaja janė injorant. E ju nė atė kurth injoruese keni ra shumė lehtė, sepse ato e forcojnė pozitėn tuaj shoqėrore, ato ju ndihmojnė tė qėndroni nė burg. Dhe ata e quajnė burgun tėnd me emra tė mirė, dhe ju jeni tė lumtur.
Me njeriun si Sokrati ju nuk jeni tė lumtur sepse ai saktė ju tregon se ēfarė ėshtė situata – se ju jeni tė burgosur, dhe se ju duhet tė dilni prej aty.
Njerėzit janė pėrtac; njerėzit nuk dėshirojnė tė ndryshojnė.
Njerėzit dėshirojnė vetėm shpėtim.
Dikush duhet tė vij, sikur nga diku ėshtė mė i lartė, tė vije nga vetė Zoti t’ju thotė atyre, “Ju jeni tė pėrkryer – vetėm vazhdoni tė besoni nė Zot. Vetėm vazhdoni tė luteni pėr ēdo mbrėmje nga dy minuta, dhe ēdo gjė ėshtė perfektė, nė rregull me ty.” Kjo do t’ju kėnaqė, sepse ju kursen nga tė gjitha vėshtirėsit e ndryshimit.
Njerėzit si Sokrati duket tė jenė shumė tė rrezikshėm sepse ata rėnd goditin nė shpėtimin tuaj: ata i largojnė tė gjitha pozitat tuaja shoqėrore, ata e vėnė nė dukje realitetin tuaj. Puna e tyre ėshtė kirurgjike. Kjo dhemb, kjo ėshtė e dhembshme, por kjo ėshtė mėnyrė pėr tė lindur njeriu i ri.
Atė qė ka bėrė Sokrati para njėzet e pesė shekujsh, unė po e bėj tash.
Njėzet e pesė shekuj ka kaluar pa kurrfarė shanse pėr tė ndryshuar sa i pėrket njerėzimit. Tre herė kanė tentuar tė mė vrasin…tre atentate nė jetėn time. Nė ēdo mėnyrė tė mundshme tė njėjtit njerėz tė cilėt kam provuar t’i bėj tė lirė, kam provuar t’jua heq zinxhirėt, e ata janė tė gatshėm tė mė vrasin. Njerėzimi nuk ka ndryshuar. Akoma do ta bėnin tė njėjtėn.
Por atė, tė cilėn Sokrati nuk ka qenė i aftė ta bėj, unė jam i aftė ta bėj.
Ai ka qėndruar nė njė hapėsirė shumė tė vogėl nė Athinė, madje as nė tėrė Greqinė. Athina ka qenė qytet-shtet, dhe ai ka qėndruar aty gjatė tėrė jetės sė tij.
Unė i pėrkas tėrė botės.
Nė vende tė vogla ju ndoshta nuk do tė gjeni njerėz tė guximshėm, por nė tėrė botėn ju duhet tė jeni tė gatshėm se do tė gjeni me mijėra njerėz tė cilėt kanė kapacitet tė bėhen Sokratist. Kėshtu unė jam nė pozitė mė tė mirė.
Pėr kėtė ju jeni fakt. Nė tėrė botėn kemi tre deri nė katėr milion njerėz tė cilėve iu rrah zemra me mua. Ky ėshtė revolucion i madh. E numri i tyre po shkon duke u rritur kėshtu unė do tė jem nė ēdo skaj e kėnd tė botės.
Ne kemi pėr ta krijuar fuqinė botėrore kundėr masės injorante, kėshtu ata mė nuk do ta helmojnė Sokratin, kėshtu ata mė s’do ta kenė guximin ta bėjnė atė. Pėrndryshe do tė shkoni duke ecur nė rrethin e njėjtė vicioz: ēdo herė Sokrati ėshtė aty, ju do ta vritni.
Nė tėrė historinė greke nuk ka asnjė emėr tjetėr qė mund tė krahasohet me kėtė burrė. Askush nuk mund t’i vij as deri tek supet. Ai qėndron lartė si maje e madhe mali. Ndoshta njerėzit bėhen xheloz kur shohin njeri kaq tė madh – kaq tė pėrulur, kaq inteligjent, kaq i mprehtė, kaq i bukur. Ndoshta ata fillojnė ta krahasojnė veten e tyre me atė dhe ndjejnė inferioritet tė madh, dhe inferioriteti bėhet revanshiste.
Nė Indi ekziston proverbi i cili thotė se deveja nuk dėshiron tė shkojė afėr malit – asaj i pėlqen tė jetojė nė shkretėtirė. Kėtu, ai ėshtė mal. Por afėr malit ai ndihet shumė keq – ai bėhet burracak i drejtė.
Por nėse ne kemi me miliona njerėz nė tėrė botėn, atėherė turma injorante mund tė parandalohet, dhe duhet tė parandalohet, kėshtu qė mė kurrė tė mos ketė prapė Sokrata tė kryqėzuar, helmuar, vrarė. Ata janė elita jonė e madhe. Ne duhet mėsuar artin e tyre tė rritjes, transformimit, dhe se si ata e kanė fituar pėrulėsinė e tillė, heshtjen e tillė, qetėsinė e tillė, madje ai edhe duke vdekur…
Vendimi ėshtė marrė qė saktėsisht kur tė perėndojė dielli Sokratit t’i jepet helmi. Ai ka shikuar nga dritarja dhe ka thėnė: “Dielli ka perėnduar! Njeriut, i cili jashtė ka pėrgatitur helmin, thoni se po vonon dhe se ai kurrė nuk duhet tė vonohet kur ėshtė nė detyrė.”
Burri kishte hyrė brenda dhe i kishte thėnė: “Ju qenkeni njeri i ēuditshėm! Vetėm dashuria ndaj jush mė ka shtyrė ta prolongoj procesin pėr tė mundur tė jetoni ju edhe pak mė gjatė. Unė shumė njerėzve ua kam dhėnė helmin – ky ėshtė profesioni im – por zemra ime po dridhet, duart e mia po dridhen. Atė qė po e bėj nuk ėshtė e drejtė. Dėshiroj ta shtyj afatin sa mė gjatė qė mundem.”
Sokrati kishte thėnė: “Jo, kjo nuk ėshtė e drejtė. Ju bėjeni punė tuaj; ndjenjat e juaja personale nuk do tė duhej tė futen nė kėtė. Aq mė shumė, unė jam shumė kureshtar tė shkoj nė vdekje sepse kam jetuar jetė tė gjatė, dhe i di tė gjitha fshehtėsitė e saj, por vdekja ėshtė aq aventurė e madhe, aq e panjohur. Kėshtu qė mos vono, vetėm bjere helmin.”
Njerėzit tė cilėt nuk kanė frikė nga vdekja, ne i vrasim. E kėta janė njerėz tė cilėt e kanė njohur jetėn: kjo ėshtė arsye pėrse ata nuk frikohen nga vdekja. Thellė poshtė ata e dinė se ekziston diēka qė do tė vazhdojė, por ta nuk kanė kurrfarė dėshmie, kurrfarė shėnimi. Kjo ėshtė arsye pėrse Sokrati nuk flet pėr tė; ai do tė flet vetėm kur dėshmia ėshtė aty. Devotshmėri kaq e madhe pėr shpirtin shkencor! Kjo ėshtė arsyeja pėrse pas tij nuk ėshtė krijuar religjioni qė e pason atė.
Dhe pėrpjekja ime ėshtė qė e ardhmja e religjionit tė jetė, asgjė tjetėr, pėrpos shkencė. Pikėrisht siē ekzistojnė shkencat tjera – ato janė shkenca mbi botėn objektive – aty duhet tė jetė edhe njė shkencė tjetėr, e brendshme, mbi botėn subjektive. Aty nuk ka hapėsirė apo sferė pėr asnjė religjion nė pėrgjithėsi. Shpirti shkencor ėshtė i aftė pėr zbulimin e tė vėrtetės sė objektit dhe ėshtė i aftė pėr zbulimin e tė vėrtetės sė subjektit, brendisė suaj.
Unė jam pamasė i lumtur qė jam kėtu shkaku i Sokratit, por pamasė i pikėlluar shkaku i grekėve qė e kanė helmuar njeriun.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Fjori prej 30.07.12 20:14

Pergezime,Xhemajl.
Pervecse te lexoja keto materiale qe per mua jane shume te vlefshme,do te doja te dija mendimet si te besimtareve ashtu edhe te ateisteve ne lidhje me idete e Oshos.
Por e mira do te ishte te shprehnin mendimin e paster e te sinqerte sic ata e mendojne (pa cituar ajete apo shkencetare),pasi nuk eshte ndonje gare kush fiton apo humbet.Sa jane njerezit te vetedijshem dhe sa duan te rriten ne kete drejtim,ky eshte problemi,dhe meqe te gjitha gjasat tregojne se ka ardhur koha,duhet te reagojme e jo te debatojme pafund .
Edhe dicka,ku mund ta gjej kete liber se ne Tirane nuk e gjej.
Faleminderit
avatar
Fjori

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 30.07.12 22:35

Pytja e tretė

“Kohė tė gjatė kam kėrkuar dhe iu kam pėrmbajtur metodave pėr t’u transformuar. Pas katėr viteve nė “komunėn wioska tė Kelnit” ndihem shumė i ēliruar, jo pėr ta detyruar vetveten.
A mund tė jetė se unė veē jam i ēliruar duke mos qenė i vetėdijshėm kėsaj?
Unė jam gjerman, dhe programi im ėshtė se pa pėrpjekje tė mėdha asgjė s’mund tė arrihet.”


Osho:

Njė gjė ėshtė e sigurt: ju jeni gjerman; nė tė kundėrtėn nuk mund tė pyetni, “mund tė jetė njeriu i ēliruar duke mos ditur kėtė?”
Ēlirimi vjen me vetėdije:
Nuk ka ēlirim tė pavetėdijshėm.
Dhe programimi i juaj gjerman, se asgjė s’mund tė arrihet pa pėrpjekje tė mėdha, ėshtė barrierė - pengesė. Kjo ėshtė e vėrtetė sa i pėrket botės sė jashtme: asgjė nuk mund tė arrihet pa pėrpjekje tė mėdha. Por ligjet e botės sė jashtme nuk janė tė zbatueshme pėr brendinė e qenies suaj. Nė fakt ju pikėrisht duhet t’i gjeni ligjet e kundėrta – ju po lėvizni nė anėn e kundėrt.
Kur lėvizni nga jashtė, e cila ėshtė nė njė kahje; kur lėvizni nga brenda, ju saktėsisht lėvizni nė anėn e kundėrt. Pra, nėse ligji ėshtė se, asgjė s’mund tė arrihet nė botėn e jashtme pa pėrpjekje tė madhe, atėherė ligji pėr botėn e brendshme do tė jetė se, asgjė nuk mund tė arrihet me pėrpjekje tė madhe.
E vetmja mėnyrė tė arrihet diēka nė botėn e brendshme ėshtė “le tė shkojė” – mėnyrė e pėrpjekjes sė papėrpjekshme, e relaksimit. Ky nuk ėshtė veprim; ky ėshtė joveprim. Ky nuk ėshtė aksion, ky ėshtė mosveprim. Dhe kjo duket e vėshtirė sepse ēdokujt qė nga fillimi i hershėm iu ėshtė thėnė: “Bėn diēka, nuk mund tė shkosh pėrpara vetėm duke qėndruar aty! Gjithmonė diēka ėshtė mė mirė se asgjė.” Nė botėn e brendshme kėto nuk janė ligje.
Asgjė ėshtė mė mirė se ēdo gjė.
Nė botėn e brendshme, nuk bėhet asgjė: vetėm qėndroni atje! Kjo do tė funksionojė sepse ēdoherė kur diēka bėni, ju jeni tė involvuar nė diēka tjetėr; kur nuk bėni asgjė ju jeni tė relaksuar nė vetvete. Nga tė shkohet? Madje edhe vetė shkuarja nuk ėshtė e lejuar, sepse ajo ėshtė pjesė e aksionit.
Kėshtu, shumė thjeshtė, pėrqendroheni nė vetvete, dhe nė ato momente kur jeni tė pėrqendruar nė vetvete, krijohet mundėsia e ēlirimit, e shikimit tė parė tė qiellit tė botės sė brendshme, tė yjeve tė brendshme…
Programimi i juaj gjerman natyrisht se ėshtė i vėshtirė. Kurrė nuk kam dėgjuar pėr asnjė gjerman se ėshtė ndritur para Vimalkirti – Vimalkirti ka qenė sanjas i imi. Por unė kurrė nuk kamė dėgjuar gjatė gjithė historisė se ndonjė gjerman tjetėr ėshtė bėrė ndonjėherė i ndritur. Gjermania ka prodhuar dy luftėra botėrore. Ka prodhuar luftėtar tė mėdhenj, filozof tė mėdhenj, teologė tė mėdhenj, por nuk ėshtė dėshmuar e suksesshme nė prodhimin e asnjė njeriu tė ndritur, pėr arsye tė thjeshtė se i tėrė programimi ėshtė i tillė qė tė krijojė ushtarė, e jo sanjasin. Ushtari gjerman e ka bukurinė qė s’e ka asnjė ushtar tjetėr.
Kur ka ardhur Vimalkirti tek unė dhe ėshtė bėrė sanjasin unė, nuk kam pasur idenė se ai ka qenė stėrnip i mbretit tė Gjermanisė – ai kurrė s’ma ka thėnė. Ai ka qenė qenie e rrallė njerėzore: qenie e pjesės sė familjes mbretėrore mė tė vjetėr nė Evropė, ai ka punuar vetėm si roje para shtėpisė sime. Do tė befasoheni – me vite ka qenė aty, nė meditim, ka bėrė punėn e tij, por askujt kurrė s’i ka treguar.
Kur ka vdekur, tek atėherė jemi bėrė tė vetėdijshėm se ėshtė stėrnip i mbretit Gjerman. Ai ka qenė ndoshta gjermani i parė i cili ėshtė ndritur, dhe arsyeja duket se ėshtė, se ai ka ardhur nga familja mbretėrore, kėshtu qė ai nuk ka qenė i programuar si ēdo gjerman tjetėr qė ėshtė i programuar. Pasi qė kishte prejardhje nga familja mbretėrore, brenda tij kishte diēka rebeluese. Familja e tij nuk ka qenė mė nė pushtet; pėrndryshe ai do tė kishte qenė mbret i Gjermanisė. Ai kishte diēka rebeluese kundėr tėrė Gjermanisė dhe kundėr tėrė shpirtit Gjerman, e cila e kishte larguar familjen e tij dhe atė personalisht nga pushteti.
Ai ėshtė rebeluar nė ēdo mėnyrė. Ai ėshtė martuar me sanjasine. Familja e tij kanė qenė kundėr sepse ajo nuk ka qenė e gjakut mbretėror. Dhe ai, sigurisht, ka insistuar nė martesė me tė, vetėm pėr atė arsye, se ajo nuk ka qenė e gjakut mbretėror. Kjo ėshtė se si ai e ka thyer programimin e tij. Kur ka ardhur tek unė dhe e kam pyetur: “Vimalkirti, ēfarė pune dėshiron?”, ai ėshtė pėrgjigjur: “Ti thjesht thuaj – ēfarėdo.”
E kam dashtė kėtė njeri qė nga momenti i parė kur e kam takuar. Ai ka pasur kualitet tė caktuar. Atėherė unė i thash: “Mirė, do tė bėhesh roje e imja, sepse je shumė i qetė dhe nuk do tė krijosh kurrfarė zhurme. Ti vetėm ulu tek dera ime.”
Duhet ta kuptoni se nė botė programi i cili ju thotė se duhet tė bėni shumė pėr tė arritur diēka plotėsisht ka tė drejtė. Nėse shkoni pas parasė, nėse shkoni pas pozitave, pushtetit, atėherė duhet tė bėni shumė. Por nėse ju vetėm e realizoni vetveten, ju s’keni nevojė tė bėni asgjė, sepse tashmė veē e keni. Vetėm gjejeni momentin e relaksuar, momentin e qetėsisė, kur mendja juaj nuk bredhė askund dhe vetėm qėndron brenda vetvetes – nė atė qėndrim pasiv ėshtė ēlirimi.
Kjo do tė jetė e mundshme, shumė mė e mundshme pėr shkak tė programit tuaj Gjerman. Lehtė ėshtė tė lėvizet prej programit tė vėshtirė pėr tė vepruar kah relaksimi. Pėr shembull, nėse tė them ta mbyllėsh grushtin aq fortė sa ke fuqi – ky ėshtė grusht Gjerman – sa gjatė do tė mund ta mbash tė mbyllur? Vazhdo ta ndrydhėsh aq fortė sa ke fuqi, dhe do tė vij momenti kur grushti to tė hapet vetvetiu se mė nuk do tė jeni nė gjendja ta ndrydhni atė edhe mė tutje. Ka limit. Pėr ta mbajtur dorėn e hapur nuk nevojitet kurrfarė energjie; kjo ėshtė gjendja e saj natyrale. Por pėr t’u mbajtur grushti mbyllur ku nuk ėshtė gjendje e tij natyrale - nevojitet njėfarė force.
Kėshtu ju shumė fortė e keni mbajtur grushtin tė mbyllur. Vetėm relaksone atė. Vetėm bėhuni mė pak Gjerman, dhe bėhuni mė shumė njerėzor. Dhe ju asgjė s’do tė humbni, do tė fitoni thesar tė pafund.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 31.07.12 18:56


PYETJET NGA: Nxėnėsit e Rajneesh – HOLAND


"Problemi kryesor nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare nė Holandė ėshtė Eutanazia. Politikanėt po bėjnė luftė rreth formulės sė drejtė pėr ēėshtjen e nxjerrjes sė kėtij ligji. Ju lutemi komentona?"

Eutanazia, apo liria pėr ta zgjedhur vdekjen tuaj, duhet tė pranohet si e drejta e lindjes pėr ēdo qenie njerėzore.
Nė kėtė mund tė caktohet limiti, pėr shembull, shtatėdhjetė e pesė vjet. Pasi qė ėshtė mbi moshėn shtatėdhjetė e pesė vjeēe spitalet duhet tė jenė tė gatshme t’i ndihmojnė ēdokujt qė dėshiron tė ēlirohet nga trupi i tij. Ēdo spital duhet tė ketė vend pėr njerėzit qė vdesin, e atyre tė cilėve kanė zgjedhur tė vdesin duhet t’iu kushtohet konsideratė dhe ndihmė e veēantė. Vdekja e tyre duhet tė jetė e bukur.
Ēdo spital duhet ta ketė mėsuesin e meditimit. Personi i cili do tė vdes duhet t’i jepet njė muaj dhe do tė lejohet…nėse e ndryshon mendjen ai mund tė kthehet, sepse askush nuk e detyron atė. Njerėzit emocional tė cilėt duan tė bėjnė vetėvrasje nuk mund tė mbesin emocional njė muaj rresht – emocionaliteti mund tė jetė momental. Shumica e njerėzve qė kanė bėrė vetėvrasje, po tė kishin pritur edhe njė moment mė gjatė, ata nuk do tė kishin bėrė vetėvrasje nė pėrgjithėsi. Kjo ėshtė largim nga hidhėrimi, largim nga xhelozia, largim nga urrejtja apo largim nga diēka qė ata e kanė harruar si vlerė tė jetės.
I tėrė problemi ėshtė nė atė se politikanėt mendojnė, nėse pranohet eutanazia, do tė thotė se vetėvrasja mė nuk ėshtė krim. Jo, kjo s’do tė thotė ashtu. Vetėvrasja gjithmonė ėshtė krim.
Eutanazia do tė jetė me lejen e bordit mjekėsor. Njė muaj qėndron nė spital – ēdo lloj ndihme e cila mund t’i jepet personit tė qetėsohet dhe tė jetė i heshtur… tė gjithė miqtė i vijnė pėr ta takuar, gruaja e tij, fėmijėt e tij, sepse ai po shkon nė udhėtim tė gjatė. Nuk shtrohet pyetja pėr ta ndalur atė – ai ka jetuar gjatė, dhe ai kurrsesi nuk dėshiron tė shkoj nė jetė, puna e tij ka pėrfunduar.
Dhe ai duhet tė mėsohet tė meditojė pėr njė muaj. Kėshtu ai mund tė meditojė derisa tė vjen vdekja. Dhe pėr vdekje, ndihma medicinale duhet t’i jepet ashtu qė t’i vijė si gjumė – ngadalė - ngadalė, hap pas hapi, me meditim gjumi shkon mė thellė. Ne mund t’i ndryshojmė vdekjet e mijėra njerėzve nė ndritje.
Dhe aty nuk ka frikė nga vetėvrasja, sepse ai nuk do tė bėj vetėvrasje; nėse dikush tenton tė bėj vetėvrasje ai prapė do tė jetė i varrosur nė krim. Ai po kėrkon leje. Me lejen e bordit tė mjekėve…dhe ai ka njė muaj nė dispozicion nė tė cilin ai mund ta ndryshoj mendjen nė ēdo moment. Nė ditėn e fundit ai mund tė thotė: “Unė nuk dua tė vdes” – mandej ai mund tė shkojė nė shtėpi. Nė tė nuk ka problem: ky ėshtė vendimi i tij.
Momentalisht situata ėshtė shumė e ēuditshme nė shumė vende. Njerėzit provojnė tė bėjnė vetėvrasje – nėse kanė sukses, mirė; nėse nuk kanė sukses, atėherė gjyqi ua shqipton dėnimin me vdekje…Ēuditshėm! – ata vetvetes ja kanė bėrė atė. Ata janė zėnė nė mes. Tash pėr dy vjet do tė shkojnė nė gjyq; gjyqtarėt dhe avokatėt do tė grinden, edhe kjo edhe ajo, dhe nė fund njeriun prapė do ta varin. Ai e ka bėrė kėtė veē nė herėn e parė, vetvetes ja ka bėrė! Pėrse tė gjitha kėto marrėzira?
Eutanazia po bėhet gjithnjė e mė e nevojshme, sepse me pėrparimin e shkencės sė medicinės njerėzit po jetojnė mė gjatė. Shkencėtarėt nuk kanė zbuluar asnjė skelet tė para 5000 vjetėsh tė njeriut i cili ka qenė mbi moshėn 40 vjeēe kur ka vdekur. Para 5000 vjetėsh mosha mė e gjatė qė ka jetuar njeriu ka qenė 40 vjeēe, dhe prej dhjetė fėmijėve tė lindur nėntė kanė vdekur brenda 2 vjetėsh – vetėm njė ka mundur tė mbijetojė – kėshtu qė jeta ka qenė pamasė e vlershme.
Dhe Hipokrati ka dhėnė betimin pėr profesionin e mjekut se duhet ta ndihmoni jetėn nė ēdo mėnyrė. Ai nuk ka qenė i vetėdijshėm, ai nuk ka qenė profet. Ai nuk ka mundur tė parashikojė se do tė vijė dita kur tė dhjetė fėmijėt, tė gjithė do tė mbijetojnė. Tash kjo po ngjanė. Nė njėrėn anė, nėntė fėmijė mė shumė kanė mbijetuar, dhe nė anėn tjetėr, medicina i ndihmon njerėzit tė jetojnė mė gjatė – nėntėdhjetė vjet! Por edhe qindvjeēarėt nuk janė tė rrallė. Nė shtetet e zhvilluara shumė lehtė ėshtė tė gjenden nėntėdhjetė vjeēarėt, gjithashtu edhe qindvjeēarėt. Nė Bashkimin Sovjetik ka persona tė cilėt e kanė arritur moshėn njėqind e pesėdhjetė vjeēe, disa madje edhe njėqind e tetėdhjetė vjet – dhe ata ende punojnė. Por tash jeta ėshtė bėrė monotone. Njėqind e tetėdhjetė vjet, vetėm mendon pėr kėtė, e bėnė tė njėjtėn gjė…madje edhe eshtrat do tė jenė tė thyeshme. Dhe ata ende nuk kanė mundėsi pėr vdekje; vdekja ende duket tė jetė shumė larg – ata ende punojnė dhe janė tė shėndetshėm.
Nė Amerikė ka me mijėra njerėz nėpėr spitale tė cilėt rrinė vetėm tė shtrirė nė krevatet e tyre tė konektuar pėr tė gjitha llojet e aparateve. Shumica prej tyre janė me aparate pėr frymėmarrje artificiale. Ēfarė ėshtė qėllimi nėse personi nuk mund tė merr frymė vetė? Ēka pritni tė bėni prej tij? Edhe pėrse i gjithė kombi rėndohet me tė, kur ka plotė njerėz tė cilėt vdesin nė rrugė, tė uritur?
Tridhjetė milion njerėz nė Amerikė janė nė rrugė pa strehė, pa ushqim, pa veshmbathje, e me mijėra njerėz zėnė shtretėr nėpėr spitale... mjekė, infermiere – punėn e tyre, mundin e tyre, barėra. Tė gjithė e dinė se herėt a vonė ata do tė vdesin, por sa mė gjatė qė ėshtė e mundur duhet ata mbajtur nė jetė.
Ata dėshirojnė tė vdesin. Ata bėrtasin se dėshirojnė tė vdesin, por mjeku nuk mund t’i ndihmojė nė kėtė. Kėtyre njerėzve gjithsesi duhet dhėnė disa tė drejta, ata janė tė detyruar tė jetojnė, e dhuna nė ēdo mėnyrė ėshtė jodemokratike.
Kėshtu unė dua qė tė jetė fakti shumė racional. Jeta shtatėdhjetė e pesė apo tetėdhjetė, ėshtė jetė e jetuar mjaft. Fėmijėt janė tė rritur…kur ju jeni tetėdhjetė vjeē fėmijėt tuaj do tė jenė pesėdhjetė apo pesėdhjetė e pesė - ata janė plakur. Tash mė nuk ka nevojė tė jeni tė shqetėsuar apo tė brengosur. Ju jeni nė pension; tash ju thjesht jeni barrė, ju nuk dini se ēfarė tė bėni.
Dhe kjo ėshtė ajo, pėrse njerėzit e vjetėr janė tė irrituar: ata s’kanė kurrfarė pune, ata s’kanė kurrfarė respekti, ata s’kanė kurrfarė dinjiteti. Askush nuk mėrzitet pėr ta. Askush nuk merr kėshillė prej tyre. Ata janė tė gatshėm tė luftojnė dhe hidhėrohen e bėrtasin. Kėto thjesht janė frustrimet e tyre tė shfaqura; fakti i vėrtetė ėshtė se ata dėshirojnė tė vdesin. Por ata kėtė nuk mund ta thonė. Kjo ėshtė jo krishtere, jo religjioze – vetė ideja mbi vdekjen.
Atyre duhet tė ju jepet liria, por jo vetėm pėr tė vdekur; atyre duhet t’ju jepet liria pėr t’u trajnuar gjatė njė muaji se si tė vdesin. Nė kėtė trajnim, meditimi duhet tė jetė pjesė kryesore; kujdesi fizik duhet tė jetė pjesė kryesore. Ata duhet tė vdesin tė shėndetshėm, tė tėrė, tė qetė dhe tė heshtur – duke rrėshqitur ngadalė thellė nė gjumė.
Nėse meditimi do tė jetė i shoqėruar me gjumė ata mund tė vdesin tė ndritur. Ata mund ta dinė se vetėm trupi ka mbetur mbrapa, dhe se ata janė pjesė e amshimit.
Vdekja e tyre do tė jetė mė e mirė se vdekja ordinere, sepse nė vdekjen ordinere ju nuk keni shans tė bėheni tė ndritur. Nė fakt shumė e ma shumė njerėz po preferojnė tė vdesin nė spital, nė institucionet e veēanta ku ēdo aranzhman ėshtė i punuar. Ju mund ta lini jetėn me kėnaqėsi, nė mėnyrė ekstatike, me shumė falėnderime dhe mirėnjohje.

Unė jam gjithmonė pėr eutanazinė, por me kėto kondita.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 01.08.12 15:56

20 shkurt 1986 paradite

Pyetja e parė

"I dashuri Osho,

Ēfarė ėshtė dallimi nė mes dashurisė dhe urrejtjes, nė mes tė mirės dhe tė keqes?"

Ato janė dy anė tė sė njėjtės monedhė; aty nuk ka shumė dallim. Dashuria mund tė shndėrrohet nė urrejtje, urrejtja mund tė shndėrrohet nė dashuri. Dhe ky ndryshim ėshtė i mundur vetėm nėse te dy i posedojnė tė njėjtat kualitete. Kur jeni tė dashuruar, urrejtja ėshtė pjesė e ndrydhur e cila pret tė hakmerret. Nga ky revanshizėm buron xhelozia, dhe tė gjitha llojet e luftėrave nė mes tė dashnorėve. Herėt a vonė urrejtja e shtypur do ta shkatėrrojė vetė fenomenin e dashurisė. Mė, ju nuk jeni dashnor, ju bėheni armiq. Gjėja mė e vėshtirė nė kėtė botė ėshtė ta duash dikė, mandej tė dilet nga dashuria dhe ende tė mbeteni miq.
E njėjta vlen edhe rreth tė mirės dhe tė keqes, Zotit dhe djallit; ata ekzistojnė bashkė. Kjo ėshtė befasuese se askush nuk ka marrė ndonjė shėnim se ka religjione tė cilat nuk besojnė nė djall, por ato gjithashtu janė religjione tė cilat nuk besojnė nė Zot. Ato nuk mund tė besojnė nė Zot pa djall. Djalli ėshtė pothuajse si hije e Zotit. Aty janė religjionet tė cilat besojnė nė Zot dhe qė dėshirojnė ta shkatėrrojnė djallin me mijėra vjet. Por ato nuk mund ta shkatėrrojnė djallin, sepse ta shkatėrrosh djallin, do tė thotė ta shkatėrrosh vetė Zotin.
Kjo ėshtė e rėndėsishme tė dihet se fjala (devil) “djall” rrjedh nga rrėnja e fjalės sanskrishte “Deva”, qė do tė thotė “Zot”. Ata (Zoti dhe djalli) janė dy anė tė sė njėjtės monedhė, duke i ndihmuar njėri tjetrit dhe duke e ushqyer njėri tjetrin... shpesh mendohet se ata janė imagjinatė e pastėr. Madje edhe nė imagjinatė ju nuk mund t’i ndani ata.
Atė qė ju e quani e mirė mund tė bėhet e keqe nė ēdo ēast. Atė qė e quani e keqe mund tė shndėrrohet nė tė mirė. Pėr shembull, tė gjitha gjėrat qė i quani tė kėqija gjatė kohės sė paqes, papritmas e ndryshojnė karakterin e tyre gjatė kohės sė luftės. Vrasja bėhet e mirė, sa ma shumė njerėz qė vritni, aq ma shumė respekt do tė keni, ma shumė virtyt ju fitoni. Dhe krejt ēka bėni ėshtė keq – pėr veprėn e njėjtė gjatė kohės sė paqes do t’ju ēojnė nė burg apo ndoshta edhe nė vdekje.
Dhe akti i njėjtė gjatė kohės sė luftės ju sjell medalje tė arta, shpėrblime tė mira. Ēka ėshtė e mirė gjatė kohės sė paqes, nuk ėshtė e mirė gjatė kohės sė luftės…
Fenomeni mė i ēuditshėm qė duhet cekur ėshtė ai se ata janė tė kėmbyeshėm. Kėshtu qė unė nuk do t’ju mėsoj pėr tė mirėn, sepse pėr t’ju mėsuar pėr tė mirėn, ju mėsoj edhe pėr tė keqėn. Unė nuk ju mėsoj pėr Zotin, sepse t’ju mėsoj pėr Zotin ėshtė t’ju mėsoj pėr djallin. Unė nuk ju mėsoj pėr dashurinė e zakonshme tė cilėn ju e njihni; sepse ajo sjell me vete edhe urrejtjen.
Kėtu ėshtė krejtėsisht njė lloj tjetėr i dashurisė dhe krejtėsisht lloj tjetėr i tė mirės e cila vjen nga gjendja meditative, e cila vjen nga qetėsia, nga gjendja e patrazuar. Ky nuk ėshtė veprim i juaji. Nuk i pasoni dhjetė urdhėresat, nuk e pasoni asnjė shkrim tė shenjėt; ju thjesht e pasoni inteligjencėn tuaj personale.
Atėherė ju nuk do tė mund tė thoni: “Unė kam ra nė dashuri!” Jo vetėm mund tė thoni: “Unė jam ngritur nė dashuri.” Dhe derisa nuk e thoni kėtė (“Unė jam ngritur nė dashuri,”) nga thellėsia e zemrės suaj, dashuria juaj gjithmonė do tė ketė diēka tė bėj me urrejtjen. Kjo do tė jetė e ndotur dhe e helmuar.
Kjo ėshtė dialektika e botės materiale: ajo funksionon pėrmes tė kundėrtave tė saja reale. Nėse dashuria ėshtė tezė, atėherė urrejtja ėshtė antitezė; nėse Zoti ėshtė tezė, atėherė djalli ėshtė antitezė; nėse e mira ėshtė tezė, atėherė e keqja ėshtė antitezė.
E mjerimi i tėrė botės ėshtė ajo, se njerėzit tė cilėt kanė predikuar pėr Zotin, dashurinė, tė mirėn, nuk kanė qenė tė vetėdijshėm pėr tė kundėrtėn e cila vjen automatikisht.
Dhe ata nuk kanė mundur tė japin sintezė, sepse nė sintezė, e mira do tė zhdukej e keqja do tė zhdukej – dhe diēka plotėsisht e re do tė krijohej. Zoti do tė zhdukej, edhe djalli do tė zhdukej, dhe diēka plotėsisht e re do tė krijohej. Tė gjitha religjionet janė frikėsuar prej sintezės.
Jezusi thotė: "Duani armiqtė e juaj, sikur qė e doni vetveten." Nė fakt ju gjithmonė i doni armiqtė e juaj. Kush ėshtė gruaja jote? Kush ėshtė burri yt? A mund tė gjeni armiq mė tė mirė? Dhe ju i doni armiqtė e juaj mė shumė se vetveten. Ju kurrė nuk e keni dashur vetveten.
Por religjionet nuk kanė qenė nė gjendje, deri mė tani, tė krijojnė sintezė – dhe kjo ėshtė e tėrė puna ime: t’ju jap sintezėn. Pėr shembull, nėse dashuria juaj buron nga gjendja meditative, e jo nga epshi, atėherė do tė jetė mė shumė si dhembshuri. Dhe nė atė dhembshuri nuk ka mundėsi pėr urrejtje.
Nėse pėrvoja juaj prej besimtarit ka ardhur pėrmes meditimit, ajo nuk do tė jetė pėrvojė prej Zotit personalisht; ajo do tė jetė vetėm aromė prej besimtarit. Atėherė nuk do tė ketė nevojė pėr djallin.
Nėse veprimet e juaj dalin nga vetėdija meditative, e jo duke i pasuar rregullat fikse se ēka ėshtė e drejtė e ēka e gabuar, atėherė veprimet e juaja do tė jenė diēka qė ėshtė shumė mė larg mbi dualitetin e tė mirės dhe tė keqes. Ato do tė jenė aksion i pastėr. Ato do t’ju plotėsojnė me kėnaqėsi, ato do t’ju japin pėrvojė tė madhe ekstatike, dhe ky ėshtė shpėrblimi i tyre. Nuk ėshtė ajo: bėn mirė kėtu dhe shpėrblimin do ta kesh pas vdekjes sate, nė parajsė; bėn keq kėtu dhe dėnimi yt do tė jetė nė ferr, pas vdekjes. Tė gjitha kėto janė teori tė rreme, qė nuk kanė dėshmi nė fakt, s’ka shkencė prapa tyre.
Ēdo veprim e sjell shpėrblimin apo dėnimin e tij menjėherė.
Provoni tė bėheni pak tė vetėdijshėm, dhe jashtė vetėdijes sate gjėrat le tė ndodhin dhe shihni: ju jeni aq shumė tė zhytur nė kėnaqėsi, pa kurrfarė arsye – vetėm se e keni larguar gurin qė ka qenė i shtrirė nė rrugė dhe qė ka mundur dikė ta lėndojė, ka mundur tė shkaktojė aksident. Asnjė skripte religjioze nuk ju thotė ta bėni kėtė. Kjo nuk ėshtė njė prej urdhėresave, por zgjuarsia juaj, humaniteti juaj, ndjen pėr njė ēast se duhet larguar atė.
Jashtė vetėdijes suaj ju nuk do tė mund tė bėheni ushtar nė luftė, sepse do tė jeni nė gjendje ta shikoni - me shikim tė qartė, se do tė vrisni njerėz – njerėz tė cilėt nuk ju kanė shkaktuar kurrfarė lėndimi personalisht juve, njerėz siē jeni edhe ju. Ata kanė fėmijėt e tyre, gratė e tyre, nėnat e tyre, baballarėt e tyre pleq pėr tė cilėt ata kujdesen – dhe ju e vritni personin vetėm pėr tė fituar medalje tė artė. Revolja do t’ju rrėshqet nga dora, dhe ky do tė jetė veprim i vetėdijshėm. Dhe ju do tė ndiheni pamasė tė bekuar qė ka ngjarė kjo; nėse ndodhė qė ju tė goditeni, vdekja juaj do tė jetė lavdi, paqe, njė aventurė, udhėtim nė botėn e re.
Kėshtu qė, sa mė pėrket mua, tė gjitha dualizmat janė pjesė e botės materiale, pjesė e mendjes sė njeriut. Por nėse keni fituar njė pjesė pak mė tė madhe nga materia dhe mendja – e qė prapė ėshtė dualizėm…Nė kėtė mėnyrė unė nuk do t’jua mėsoj materializmin, nuk do t’jua mėsoj shpirtėroren. Unė ju mėsoj pėr sintezėn, diēka qė ėshtė mė e lartė se te dyja dhe qė nuk ka tė kundėrtėn e saj. Dhe ky ėshtė kriteri: nėse arrini deri tek kualiteti qė nuk e ka tė kundėrtėn, atėherė mund tė jeni tė sigurt se keni arritur diēka nė jetė.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Ekonomisti prej 02.08.12 21:29

Me sa kam pare , me sa kam lexuar , me sa kam kuptuar Rajneeshi eshte nje njeri i vecant , te gjith jemi te vecante , por vecantia e ketij njeriu i kalon caqet e te kuptuarit , veshtire se mund te behet nje pershkrim per ta identifikuar ate , ai eshte i pa pershkrushem , per ate mund te thuash me bindje se ai eshte plotsisht ai , ai plotsishte orgjinal , i natyrshem dhe i cilter. mjfton te shikosh nje fotografi , nje vidjo te atij ne youtube , mjafton ta shikosh ate ne sy dhe pernjeher mund te shikosh se kush eshte ai . njerez si ai mund te dihmojne , bekojne verte , atyre qe ju duhet rruga per tek rruga..
deshiroj tju a tregoj antarve te guximshem se OSHO eshte nje njeri i vertet , nuk jam ketu per te ber politik , apo te predikoj per ate e vetmia qe deshiroj te bej eshte tju njoftoj, pjesa tjeter eshte detyre e gjithsecilit . un nuk deshiroj qe askush te besoj tek vertetsia e atije , madie kete as aj vet besoj se nuk e ka deshiruar, un nuk deshiroj te komentoj mbi ate perkundrazi , le te jete ai nje dyshim .. ku gjithsecilit do i duhet ta hulmutoj , ta zbuloj vet ate qe ai deshiron tna KOMUNIKOJ..
avatar
Ekonomisti

66


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Fjori prej 03.08.12 12:23

Ekonomist,jam shume dakord me ty,Rajneesh eshte guximi vete,edhe ne vetem guximi per te qene "vetja" na duhet tani me shume se kurre.
avatar
Fjori

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 03.08.12 13:54


Pyetja e dytė

"I dashuri Osho,

Cilat janė gabimet kryesore nė rritjen e fėmijėve?"

Nė rritjen e fėmijėve gabime ka shumė, por unė do tė flas vetėm pėr ato mė tė rėndėsishmet. E para: mendimi se ata ju pėrkasin juve. Ata vijnė pėrmes jush, ju keni qenė korridor, por ata nuk ju pėrkasin juve. Ata nuk janė pronė e juaja. Shumė gabime rrjedhin nga kjo ide e pronėsisė.
Njėherė kur filloni tė mendoni se ata janė pronė e juaja, ju ata i keni barazuar me sende, sepse vetėm gjėrat mund tė posedohen, por jo edhe qeniet njerėzore. Ky ėshtė veprimi mė i shėmtuar tė cilin mund ta bėni. Dhe ata, fėmijė tė gjorė, janė aq tė pambrojtur, aq tė varur prej jush, ata nuk mund tė kundėrshtojnė. Ata e pranojnė ēfarėdo qė tė jetė ideja e juaj. Dhe pėr ta ruajtur pronėsinė tuaj, ju ata i bėni tė krishterė nė atė moment kur lindin. Ju i bėni ata indus, ju i bėni ata mysliman, ju i bėni ata budist, ju i bėni ata ēifut – ju s’mund tė pritni! Dhe ju nuk mund ta shihni absurditetin absolut tė kėsaj?
Nė politikė, personi duhet tė jetė i moshės njėzet e njė vjeēe pėr tė pasur mundėsi tė votojė. A ėshtė religjioni i kualitetit mė tė pakėt se politika?
Por fėmija nuk mundet madje as gjuhėn ta kuptojė e ai veē ėshtė rrethprerė; ai ka thėnė se ėshtė ēifut. Ai ėshtė i kryqėzuar, pa pėlqimin e tij – pėr arsye tė thjeshtė se juve nuk ju nevojitet kurrfarė pėlqimi nga orenditė tuaja, ku ta vendos kėtė, pėr ta mbajtur apo pėr ta hedhur. Ju me fėmijėt tuaj silleni nė mėnyrė tė njėjtė, si me sende.
Nėse prindėrit me tė vėrtetė janė tė ndritur, tė vetėdijshėm, ata do tė presin qė fėmija tė rriten, kėshtu qė ai do tė ketė mundėsi tė zgjedhė. Nėse ndjen se ka mundėsi tė bėhet i krishterė, ai ėshtė i lirė. Nėse ndjen se ka mundėsi tė bėhet budist, ai ėshtė i lirė. Por ai duhet tė zgjedhė vetėm atėherė kur ai vendos.
Ndjenja ime ėshtė se nėse mosha njėzet e njė vjeēe ėshtė minimum pėr politikėn, atėherė pėr religjionin mosha dyzet e dy vjeēe duhet tė jetė minimum kur njerėzit mund tė vendosin. Dhe nė tė vėrtetė kjo ėshtė perioda kur religjioni bėhet mė i rėndėsishmi. Ju e keni jetuar jetėn; ju i keni parė tė gjitha stinėt e jetės. Mosha dyzet e dy vjeēe ėshtė kthesė e rėndėsishme. Ju duhet tė vendosni se a do ta vazhdoni jetėn e njėjtė rutinore, apo do tė sillni dimensione tė reja nė tė. Dhe ky dimension i ri ėshtė religjioni.
Nėse personi zgjedh tė jetė religjioz – thjesht religjioz, duke mos i pėrkitur asnjė organizate, asnjė kishe – kjo ėshtė pėrkryeshėm mirė. Ai e ka zgjedh lirinė. Por kjo ėshtė personale, intime, kjo ėshtė absolutisht ēėshtje personale; askush nuk mund tė pėrzihet nė kėtė. Por prindėrit fillojnė tė interferojnė qė nga fillimi i hershėm. Pėrse tė nxitohet? Nxitohet se mė vonė fėmija do ta argumentojė, mė vonė ai do tė pyet pėrse ėshtė ēifut – sepse nuk ėshtė i lindur si ēifut! Asnjė fėmijė nuk ėshtė i lindur si ēifut apo i krishterė apo indus. Tė gjithė fėmijėt janė tė lindur si tabulla rasa, rrasė e pastėr. Asgjė nuk ėshtė e shkruar nė ta…ēiltėrsi e pastėr.
E para, tė cilėn duhet mbajtur nė mend ėshtė: mos e nėnshtroni fėmijėn brenda kushteve tė juaja, me asnjė arritje tė juaj. Jepni atij individualitetin; mos ia impononi personalitetin e juaj. Individualitetin ai e sjell me vete, personaliteti imponohet nga prindėrit, nga shoqėria, nga sistemi arsimor, nga kisha. Nėse e kuptoni, atėherė asgjė s’do t’i impononi fėmijės, do t’i ndihmoni fėmijės tė jetė vetja e tij.
Pa dyshim se kjo ėshtė e vėshtirė. Kjo ėshtė arsye pėrse tė gjitha shoqėritė e tė gjitha epokave e kanė zgjedhur rrugėn e thjeshtė: se ėshtė shumė mė e thjeshtė t’i imponosh diēka fėmijės. Atėherė ai ėshtė i dėgjueshėm; atėherė ai nuk ėshtė rebelues.
Ai nuk ju shkakton kurrfarė problemi, ai nuk ėshtė pengesė. Por nėse i jepni liri totale dhe i ndihmoni atij tė jetė i lirė dhe individual, ai do t’ju shkaktojė shumė probleme rreth shumė gjėrave. Njerėzit kanė zgjedhur ma mirė ta shkatėrrojnė fėmijėn sesa t’i pranojnė vėshtirėsitė.
Nėse keni pasur aq shumė frikė nga problemet, atėherė ka qenė mė mirė tė mos i lindni fare. Por tė lindet qenia e gjallė, e mandej tė shkatėrrohet vetėm pėr hir tė qetėsisė suaj mendore, ėshtė jashtėzakonisht johumane. Fėmijėt janė klasa mė e robėruar njerėzish nė shoqėrinė njerėzore, mė sė shumti tė eksplatuar – dhe tė eksplatuar “pėr interesin e tyre personal.”
Fėmija, nėse ėshtė i lirė, do t’ju pyet pyetje tė cilat pėrgjigje ju nuk i dini. Dhe egoja juaj nuk ju lejon tė thoni: “Nuk e di” – kėshtu qė ėshtė mė mirė fėmija tė detyrohet ta mbaj gojėn e tij tė mbyllur. Ēdo prind nė mėnyrė kontinuitive i thotė fėmijėve: “Mbylle gojėn. Ulu dhe hesht. Kur tė rritesh do ta dish pėrgjigjen.”
Gjyshi im ka pas shprehi tė ma thotė tė njėjtėn nė fėmijėrinė time. Vit pas viti kam vazhduar tė pyes tė njėjtat pyetje, dhe e kam pyetur: “Unė jam rritur, por pėrgjigjja jote mbetet e njėjtė: Mbylle gojėn… kur tė rritesh... "Ma thuaj tė lutem se nė cilėn moshė do ta di pėrgjigjen?"
Njė ditė e kam pyetur, kam qenė pesėmbėdhjetė vjeē. I thash: “Kam qenė vesh pėr dhjetė vjet. Dhe pėr dhjetė vjet asgjė s’ka ndryshuar, dhe unė dyshoj se edhe pėr njėqind vjet asgjė s’do tė ndryshojė. Pyetja ime do tė vazhdon tė jetė pyetje dhe nuk ka, e as nuk do tė ketė ndonjė pėrgjigje. Dhe ti nuk mundesh tė mė shikosh drejt nė sy! Ti, gjithashtu, nuk e din pėrgjigjen, por ti nuk e ke guximin ta pranosh kėtė.”
Ai ėshtė habitur, tronditur, por ai ka menduar se ėshtė mė mirė tė thotė diēka, sepse ajo ka ndodhė dhe do tė ndodhė pėrsėri e pėrsėri. Ai ka thėnė: "Ke tė drejtė; mė vjen keq, nuk e di pėrgjigjen. Unė vetėm e kam prolonguar. Kam menduar se do t’i harrosh tė gjitha". Dhe kjo ishte sikur tė kishin qenė ato tė gjitha sė bashku. Gjithashtu e kam pyetur pėr pyetjen e njėjtė dhe mė ėshtė thėnė: "Kur tė rritesh do ta dish." Dhe tash jam shtatėdhjetė e pesė vjeēar, buzė vdekjes, dhe ende nuk e kam marrė pėrgjigjen. Vetėm duke u plakur, ju nuk mund ta keni pėrgjigjen. Shpresoj se edhe ju do tė plakeni, fėmijėt tuaj do t’ju pyesin pyetjen e njėjtė, dhe ju do t’ju thoni atyre: "Rrituni dhe do ta dini". Kjo ėshtė ashtu siē ėshtė bėrė me shekuj.

Individin fėmija e shqetėson sepse ėshtė i gjallė, sepse ėshtė inteligjent, sepse ai mund ta ekspozojė injorancėn tuaj. Dhe ju jeni injorant thuajse nė tė gjitha pikat kyēe tė jetės. A e njihni ju me tė vėrtetė Zotin? Ju, me tė vėrtetė e dini se Jezu Krishti ka qenė i vetmi djalė i lindur i Zotit? Ju, me tė vėrtetė e dini se ekziston parajsa dhe ferri pėrtej kėsaj jete? Ēfarė dini ju? A e njihni vetėn tuaj, kush jeni ju? – pėrveē emrit, emėrtim i cili ju ėshtė ngjitė pas lindjes suaj, pėrveē profesionit tuaj, se jeni mjek, se jeni inxhinier, se jeni shkencėtar, se jeni profesor. Por kjo nuk ėshtė qenia juaj, ky ėshtė profesioni juaj. Ēfarė dini ju pėr vetėn tuaj?
E tėrė shoqėria ka jetuar nė injorancė totale – dhe ajo pėrsėritje e vazhdueshme qė nuk e lejon fėmijėn tė bėhet gjurmues individual, sepse pėrmes kėtij gjurmimi individual ai mund tė vijė deri tek njohja se kush ėshtė ai, dhe se a ekziston Zoti apo ėshtė vetėm trillim! Njėri ja arrin ta mėsojė nėse jeta e tij ėshtė pėrjetėsi apo vetėm kufizohet nė shtatėdhjetė vjet. Vetėm pėrvoja…. por pėrvojės i nevojite pyetja, gjurmimi. Por e tėrė kjo, qė nė fillim ndalohet nga prindėrit, nga arsimtarėt, nga klerikėt.
Apo, ata ju thonė: "do ta kesh pėrgjigjen kur tė bėhesh mjaft i vjetėr", apo ju japin pėrgjigje tė trilluar, tė kundėrtėn e sė cilėn fėmija i ēiltėr nuk mund ta argumentojė. Ata thonė: "Zoti e krijoi botėn!" Ēdo fėmijė pyet: "Kush e krijoi botėn?" Ēdo fėmijė qė ekziston thotė: "Zoti e krijoi botėn. "A e dini me tė vėrtetė? Keni qenė ju dėshmitar kur Zoti e krijoi botėn? Ka qenė ndonjė dėshmitar nė kohėn e krijimit? Nėse nuk ka dėshmitar, atėherė cilat janė bazat nė tė cilėn bazohet fakti yt? Dhe marrėzia nuk njeh kufi…
Tė krishterėt thonė se Zoti e krijoji botėn katėrmijė e katėr vjet para lindjes sė Jezu Krishtit. Ata saktė e dinė kohėn – katėrmijė e katėr vjet para lindjes sė Krishtit. Natyrisht, kjo duhet tė ketė qenė 1 Janar, e Hėnė. Kjo lehtė mund tė konkludohet. Por e tėrė pėrgjigjja ėshtė pa sens, sepse ne kemi bėrė gėrmime tė qyteteve antike nė Kinė dhe Indi, tė civilizimeve tė cilat janė tė vjetra shtatėmijė vjet. Gėrmadhat e civilizimeve tė mėdha – ata duhet ta kenė qėndruar nė ekzistencė disa mijėra vjet. Ne kemi gjetur skelete tė shtazėve pesėmbėdhjetė mijė vjet tė vjetra. Dhe sipas krishterimit, kjo ėshtė vetėm gjashtė mijė vjet e vjetėr – i tėrė krijimi!
Por fėmija nuk mund tė pyet pėr kėtė. Nėse ai ėshtė shumė kureshtar, ai do tė dėnohet pėr kėtė. Nėse ėshtė i dėgjueshėm, nėse ēfarėdo qė i thoni e pranon pa kurrfarė argumenti, ai lavdėrohet. Ai ėshtė tregimi i juaj pėr Adamin dhe Evėn. Pėrse ata u pėrzunė nga kopshti i Edenit? Sepse ata nuk u bindėn. Kėtu fillon edukimi i gabueshėm i fėmijėve. Ata kanė qenė fėmijėt e parė, mitologjik.
E ēfarė lloj baba ka qenė ky Zot, i cili i thotė atyre tė mos hanė fruta nga pema e njohjes dhe tė mos hanė fruta nga pema e jetės sė amshuar? Dy pemė janė tė ndaluara…
Tregimi ėshtė i rėndėsishėm. Kjo tregon se ēfarė (ndoshta) ēdo prind e bėn: e ndalon fėmijėn tė bėhet i menēur, duke e lėnė atė nė mosdije. Por kjo ėshtė kureshtje natyrale e ēdo fėmije – nėse e ndaloni, nėse i thoni tė mos ha fruta nga kjo pemė…Nė kopshtin e Edentit duhet tė ketė pasur me miliona drunj. Nėse Zoti nuk do t’ua kishte cekur atyre, unė mendoj se ne s’do tė kishim ndenjur kėtu; ne akoma do tė kishim bredhur nėpėr kopshtin e Edenit. Kishte qenė thuajse e pamundur tė gjenden ato pemė.
I tėrė civilizimi, i tėrė evolucioni i njeriut shtrihet deri tek mosbindja e Adamati dhe Evės. Ata kanė ngrėnė nga pema e njohjes.
Po e shihi antitezėn pėr tė cilėn fola pak mė parė: Zoti thotė "Mos hani nga kjo pemė", dhe vjen djalli nė formė tė gjarprit dhe iu thotė: "Hane kėtė – se nėse i hani kėto do tė bėheni tė menēur, nėse hani nga pema tjetėr gjithashtu, ju do tė bėheni tė pėrjetshėm si Zoti, dhe tė menēur si Zoti. E ai tipi plak me tė vėrtetė ėshtė xheloz; ai nuk do qė ju tė bėheni tė njėjtė me tė."
Tash ky ėshtė konspiracion! Nė njėrėn anė preventiva, nė anėn tjetėr provokimi. Dhe ēfarė mund tė prisni prej Adamit e Evės sė pafajshėm? Ata kanė ngrėnė nga pema e njohjes. Ata e duan kėtė – pėr tė parėn herė janė bėrė tė vetėdijshėm, tė vetėdijshėm lakuriqėsisė sė tyre, tė vetėdijshėm shtazėrisė sė tyre.
Por para se tė mund tė shkojnė tek pema tjetėr, ata veē janė pėrzėnė. Ata janė zėnė nė vepėr dhe janė pėrzėnė nga kopshti i Edenit, dhe prej atėherė njeriu ėshtė nė kėrkim e kėrkim tė pemės tjetėr.
Tėrė pėrpjekjet e shkencės nuk janė asgjė tjetėr pėrpos kėrkime pėr jetėn e amshuar, e gjithashtu edhe tėrė pėrpjekjet e religjioneve nuk janė asgjė tjetėr pėrveē kėrkim pėr jetėn e amshuar. Pemėn tjetėr e kemi humbur. Edhe pema e parė ka qenė aq e dobishme tė na bėj neve qenie njerėzore – tash ne e dimė se mund tė bėhemi tė njėjtė me zotat. Tė gjitha pyetjet nė esencė janė pėr tė gjetur ndonjė burim, kėshtu qė jeta mund tė bėhet e amshuar…apo ndoshta ajo ėshtė e amshuar e ne duhet ta zbulojmė.
Ēfarė Zoti ka bėrė pėr fėmijėt e tij, ēdo prind bėnė pėr fėmijėt e tij. Ėshtė e pėrkryer tė thuhet: "Zoti at (baba)"– ata kanė ngjashmėri. Ēdo babė do tė duhej tė quhej "Ati, Zot."
Dėgjueshmėria ėshtė bėrė themel i edukimit tė fėmijėve. Dhe ky ėshtė themel i gabuar. Inteligjenca, rebelimi duhet tė jetė themel. Fėmija duhet tė thotė "po", vetėm atėherė kur inteligjenca e tij thotė "po", pėrndryshe ai duhet tė thotė "jo". Dhe, po e tij, apo jo e tij, duhet tė respektohet. Ai ėshtė i huaj nga bota e panjohur, vizitor, mysafir nė familjen tuaj. Silluni me tė si me shokun, si me mysafirin. Ai i ka tė gjitha tė drejtat tė thotė "po" ose "jo", dhe ju duhet tė bėheni plotėsisht tė qartė se ēfarėdo qė ai thotė do tė respektohet, nė tė kundėrtėn, do tė krijojmė "po" - si urdhėroni. Kjo ėshtė skllavėri shpirtėrore.
Nė zyrė ata i thonė shefit "po", nė shtėpi ata i thonė gruas "po". Ata plotėsisht kanė harruar se ekzisto fjala "jo". Dhe kjo ėshtė e ēuditshme! "Jo" ju definon, ju jep personalitet tė qartė, "po" ju tretė.
Njė gjė qė duhet mėsuar sė pari ėshtė tė thuhet "jo".
"Po" e juaja ėshtė kuptimplote vetėm atėherė kur jeni nė gjendje tė thoni "jo". nėse jeni tė aftė tė thoni "jo", "po"e juaja ėshtė robot "po". Kjo ėshtė e pakuptimtė.
Fėmijėt duhet tė trajtohen me respekt shumė tė madh. Tė gjitha shoqėritė pikėrisht e kanė bėrė tė kundėrtėn: ata i kanė mėsuar fėmijėt se duhet tė respektohen prindėrit, tė respektohen tė moshuarit, gjyshėrit.
Ky ka qenė problem i vazhdueshėm pėr mua sepse nė Indi familjet janė tė bashkuara. Nė familjen time kanė qenė gjashtėdhjetė njerėz; ēdonjėri ka qenė mė i vjetėr, dhe atje ka qenė detyrė e vazhdueshme t’i prekėsh kėmbėt e tyre. Mė nė fund i kam thėnė babait tim: "Ēka ėshtė mjaft, mjaft ėshtė. Unė nuk po shoh kurrfarė kuptimi nė kėtė. Unė nuk kam kurrfarė respekti pėr kėta njerėz. Unė nuk po shoh asgjė tė vlefshme nė ta pėr t’i respektuar. Pėrse unė duhet t’i prekė kėmbėt e tyre?" Kam refuzuar. Babai im mė ka thėnė: "Kjo do tė shkaktojė problem".
I thash: "Ky ėshtė problem i yti, nuk ėshtė problem i imi. E kam zgjedhur problemin tim. Sigurisht se do t’ia prekė kėmbėt dikujt pėr tė cilin ndjej respekt, pėr tė cilin ndjej dashuri tė thellė. Por pėr ēfarė duhet ta bėj kėtė detyrė pėr ēdo person pėr tė cilin nuk ndjej asgjė?"
Por kjo ėshtė mėnyrė me tė cilėn fėmijėt janė edukuar: tė respektohen njerėzit e vjetėr. Pėrse? Vetėm pse janė tė vjetėr? A ka pleqėria diēka tė respektueshme?
Dhe kjo ėshtė logjik e njėjtė: respektimi i njerėzve tė vdekur, sepse ata janė edhe mė tė vjetėr. Respektoni njerėzit tė cilėt kanė vdekur para njėmijė vjetėve, sepse askush nuk mund t’i godas ata. Ju krijoni respekt tė gjallė pėr tė vdekurit. Ju keni bėrė mugullim tė ri, tė freskėt, tė gjethit tė respektit gjetheve tė vdekura tė cilat kanė ra nė tokė, apo edhe atyre tė cilat veē janė duke ra.
Nė edukimin e drejtė tė fėmijėve, fėmijėt duhet tė respektohen, sepse njerėzit e vjetėr sė shpejti do tė zhduken, e fėmijėt kanė pėr tė jetuar gjatė.
E respekti ka njė efekt alkimik. Nėse respektohen fėmijėt, respekti i madh do t’i ndal ata tė bėjnė shumė gjėra – kjo shkon kundėr autoritetit tė tyre. Kjo do t’i bėj ata qė t’i bėjnė gjėrat pėr tė cilat kurrė s’janė brengosur pėr t’i bėrė, por tash ata janė aq shumė tė respektuar, ndihen sikur janė tė denjė respektit. Por pikėrisht tash e tėrė puna ėshtė mbrapsht.



Fėmijėt kanė nevojė pėr kujdes, atyre iu duhet ndihma juaj, por ata nuk duhet tė bėhen tė varur nga ju. Ndihma e juaj e vėrtetė do tė jetė t’i bėj ata tė pavarur; ndihma e juaj e vėrtetė duhet tė jetė e tillė qė mė ndihma e juaj nuk ėshtė nevojshme.
Ata janė tė huaj nė botė. Ju mund t’i mbani sytė nė ta pėr tė mos ra nė hendek, por nuk ėshtė e nevojshme t’i robėroni vetėm pėr t’i ruajtur nga hendeku. Nėse aty janė vetėm dy alternativa, unė preferoj hendekun. Tė paktėn nėse rrėzohen nė hendek mėsojnė diēka. Ata do tė mėsojnė se ēka ėshtė hendeku; do tė mėsojnė tė mos bien mė nė ndonjė hendek tjetėr. Por robėria gjatė tėrė jetės sė tyre, mbrojtja gjatė tėrė jetės sė tyre, i bėnė tė paaftė pėr tė mėsuar.
Kur i ēoni nė shkollė, shkollimi fillor duhet t’i jepet tė gjithė fėmijėve. Me edukim fillor nėnkuptoj: njė gjuhė internacionale pėr t’u krijuar njė botė, gjuhėn amtare, tri metodologjitė: leximit, matematikės, shkrimit. Ju mund ta shihni kėtė: dorėshkrimi i njerėzve ėshtė aq i shėmtuar pėr arsye tė thjeshtė sepse askush nuk i kushton vėmendje shkrimit tė vet. Edhe shkrimi i autografit tė tyre e tregon tėrė personalitetin e tyre: a ekziston ritmi, arti. Shkrimi i tyre duhet tė jetė pikturim, art.
Ky duhet tė jetė arsimimi fillor. E pas arsimimit fillor, arsimtarėt, psikoanalistėt, psikologėt duhet nė mėnyrė kontinuele tė mėsojnė mbi fėmijėt dhe se cilat janė potencialet e tyre. Testet mund tė rriten, ato tė cilat japin mė shumė shėnime se personi mund tė bėhet muzikant i madh apo piktor apo poet apo shkencėtar. Pikėrisht tash e tėrė bota ėshtė nė kaos: piktori bėnė kėpucė, njeriu i cili ėshtė i duhur tė bėj kėpucė, pikturon! Natyrisht, nėse i shikoni pikturat ato duken tė ēmendura – kjo nuk ėshtė pėr t’u ēuditur! Ēdokush ėshtė diku ku nuk ishte dashur tė jetė. Kjo ėshtė rrėmujė e vėrtetė!
Mė ėshtė kujtuar kirurgu i madh. Ai ka qenė kirurgu mė i madh nė kėtė vend, shumė i respektuar, fitues i ēmimit Nobel – ai ėshtė tėrhequr. Ai ka qenė gati shtatėdhjetė e pesė vjeēar, por ende asnjė i ri nuk ka qenė i aftė tė bėj punė mė artistike nė kirurgji se qė ka bėrė ai. Madje edhe nė moshėn shtatėdhjetė e pesė vjeēe, gishtrinjėt e tij nuk janė dridhur. Ai ka qenė tru kirurgu. Nė kafkėn tuaj tė vogėl ka shtat milion nerva – a mund tė imagjinoni sesa tė vegjėl ata mund tė jenė – e kur dikush operon nė tru pėr t’i larguar disa nerva, rreziku ėshtė se ai mund t’i dėmtoj nervat tjera qė janė sė bashku shumė afėr, kėshtu qė dora s’ju ka dridh kurrė.
Nė moshėn shtatėdhjetė e pesė vjeēe ai ende ka qenė kirurg i pėrkryer dhe tė gjithė mjekėt dhe kirurgėt i kanė dhėnė atij pritje, sepse ai ka qenė i tėrhequr. Ata kanė vallėzuar, kanė kėnduar, por ai ka ndenjur nė kėnd, i pikėlluar, dhe me lot nė sy. Njė prej shokėve tė tij tė vjetėr iu ka afruar dhe e ka pyetur: "Ēka ėshtė arsyeja? Tė gjithė janė tė lumtur veē ti dukesh aq i pikėlluar – madje edhe lot po shoh nė sytė e tu?!" Ai u pėrgjigj: "Po, ka arsye. E para ėshtė se unė kam dashtė tė bėhem valltar, unė kurrė s’kam dashtė tė bėhem kirurg. Prindėrit mė kanė detyruar. Edhe pse jam bėrė kirurgu mė i famshėm, kjo nuk ka qenė dėshira e zemrės sime. Do tė kisha qenė shumė mė i lumtur vetėm me kitarė nė rrugė si lypės – si kėngėtar, si valltar. E tėrė kjo famė s’ka kurrfarė kuptimi pėr mua. Ēdo shpėrblim vetėm mė ka pėrkujtuar nė njė gjė, se e kam humbur jetėn time dhe se nuk jam aty ku kam supozuar se do tė jem. Dhe tash e tėrė jeta ime ka pėrfunduar. Dhe kėta lot…unė po qajė sepse…pėrse nuk kam mundur tė rebelohem kundėr prindėrve tė mi, dhe pse nuk e kam bėrė atė qė gjithmonė kam dashur ta bėj?"
Bota ėshtė aq e mjerė. Nėntėdhjetė pėrqind e mjerimit dhe vuajtjes vjen nga fakti se ēdokush e bėn punėn e dikujt tjetėr. Natyrisht ai nuk ėshtė i lumtur; ai nuk mund ta fus tėrė shpirtin e tij nė tė.
Kėshtu qė prindėrit nuk duhet tė vendosin se ku shkon fėmija i tyre, nė cilin drejtim. Kjo duhet tė vendoset nga psikoanalistėt, psikologėt, arsimtarėt, tė cilėt i kanė vrojtuar ata fėmijė pėr katėr vjet gjatė shkollimit tė tyre fillor. Fėmijėve duhet t’ju jepen testet ku gjithēka ėshtė e qartė, ku ata do ta ndihen tė plotėsuar.
Tash prindėrit vendosin pėr punė mė tė mirė; arsyet e tyre pėr vendimmarrje janė tė ndryshme. Ata nuk kanė vendosur pėr fėmijėt dhe pėr potencialin e tyre, ata kanė vendosur pėr arsyet financiare, pėr autoritetin. Nėse ai bėhet inxhinier i madh apo kirurg ai do tė ketė jetė tė mirė, jetė komfore; ai do tė ketė jetė autoritative. Qėllimi i tyre nuk ėshtė i keq, por rruga pėr nė ferr ėshtė e shtruar me qėllime tė mira. Pyetja nuk ėshtė pėr qėllimin e tyre tė mirė, pyetja ėshtė ēka fshihet nė fėmijėn qė nevojitet ai tė lulėzojė.
E tash kjo ėshtė e mundur. Ne mund tė zbulojmė se ēka fshihet nė fėmijėn dhe t’i lejojmė atij tė shkojė nė atė drejtim. Ndoshta ai nuk do tė ketė jetė shumė komfore, por ai do tė ketė jetė shumė tė kėnaqshme – e ēka ėshtė komfori nė krahasim me kėnaqėsinė?
Ndoshta ai nuk do tė ketė famė botėrore, po kush brengoset? Se sa njerėz e njohin atė nuk krijon kurrfarė ndryshimi. Por nė vallėzim apo kėndim apo pikturim. Ai do tė jetė i plotėsuar, i lulėzuar.
Jeta e tij do tė jetė interesante.
Atmosfera e tij do tė jetė gėzim.
E tėrė kjo botė mund tė jetė parajsė; vetėm nėse i vendosim tė gjitha nė vendin e vet.
Momentalisht tė gjitha janė nė vend tė gabuar: askush nuk ėshtė i lumtur, askush nuk ėshtė i bekuar, askush nuk ėshtė i kėnaqur. Dhe e tėrė pėrgjegjėsia ėshtė nė atė se si tė fillojmė t’i edukojmė fėmijėt.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 05.08.12 16:58

Pyetja e tretė

"I dashuri Osho,

A do tė bėhemi egoistė?"

Nuk ekziston mėnyrė tjetėr. Askush nuk mund tė jetė joegoist – pėrveē hipokritėve.
Fjala "egoist" ka marrė asocim shumė dėnues, sepse tė gjitha religjionet e kanė dėnuar. Ata dėshirojnė ju tė jeni joegoist. Por pėrse? Pėr t'i ndihmuar tė tjerėt…
T'ju kujtoj: fėmija i vogėl bisedon me nėnėn e tij, dhe nėna i thotė: "Mbaje mend gjithmonė t'i ndihmosh tė tjerėt." Dhe fėmija pyet, "Atėherė tė tjerėt ēfarė do tė bėjnė?" "Natyrisht, i thotė nėna, edhe ata do t'i ndihmojnė tė tjerėt." E fėmija i thotė: "Ky po duket sistem shumė i ēuditshėm. Pėrse mos ta ndihmojnė vetveten, mė mirė sesa ta lėvizin atė dhe t'i bėjnė gjėrat panevojshėm tė ndėrlikuara?"
Egoizmi ėshtė i natyrshėm. Po, vjen momenti kur ju ndaheni nga qenia joegoiste. Kur jeni nė gjendjen e lulėzimit tė haresė, atėherė ju mund tė ndaheni. Momentalisht njerėzit e mjerė i ndihmojnė mjeranėt tjerė, tė verbėritė i udhėheqin tė tjerėt qė janė tė verbėr. Ēfarė ndihme ju mund tė jepni? Kjo ėshtė ide shumė e rrezikshme e cila ka mbizotėruar nėpėr shekuj.
Nė njė shkollė tė vogėl mėsuesja i thotė djemve: "Tė paktėn njė herė nė javė duhet ta bėni ndonjė vepėr tė mirė." Njė djalė pyet: "Ju lutemi na jepni disa shembuj tė veprave tė mira. Ne nuk dimė se ēka ėshtė e mirė." Kėshtu ajo tha: "Pėr shembull, gruaja e verbėr dėshiron ta kalojė rrugėn; mandej ju e ndihmoni ta kalojė rrugėn. Kjo ėshtė vepėr e mirė; ky ėshtė virtyt."
Nė javėn tjetėr ajo ka pyetur: " A ju ka kujtuar dikujt prej juve ta bėj atė qė ju kam thėnė?" Tre fėmijė kanė ngritur dorėn. Ajo ka thėnė: "Kjo nuk ėshtė mirė – e tėrė klasa nuk e kanė pasuar. Por prapė, kjo ėshtė mirė tė paktėn qė tre djem kanė bėrė diēka tė mirė." Ajo e ka pyetur tė parin: "Ēfarė ke bėrė ti?" Ai ėshtė pėrgjigjur: "Saktėsisht atė qė keni thėnė ju: njė grua tė vjetėr qė ka qenė e verbėr, e kam ndihmuar ta kalojė rrugėn."
Ajo i kishte thėnė: "Kjo ėshtė shumė e mirė. Zoti do tė bekojė." E kishte pyetur tė dytin: "Ēfarė ke bėrė ti?" Ai ishte pėrgjigjur: "Njėjtė – gruan e vjetėr tė verbėr, e kam ndihmuar ta kalojė rrugėn." Mėsuesja paksa ishte hutuar – ku i gjetėn kėta ato gra tė verbra? Por ky ėshtė qytet i madh; ndoshta kanė mundur t'i gjejnė dy. E pyet tė tretin e ai pėrgjigjet: "Kam bėrė saktėsisht atė qė kanė bėrė edhe kėta: e kam ndihmuar gruan e vjetėr tė verbėr pėr ta kaluar rrugėn"
Mėsuesja i kishte pyetur: "Po ku i gjetėt tri gra tė verbra?" Ata i kishin thėnė: "Ju s'po kuptoni: nuk kanė qenė tri gra tė verbra, ka qenė vetėm njė grua e verbėr. Dhe ka qenė shumė vėshtirė tė ndihmohet ajo pėr ta kaluar rrugėn! Ajo na ka rrah, ka sharė e ka bėrtitur, sepse ajo nuk ka dashtė ta kalojė rrugėn, por ne e kemi pasur qėllimin tė bėjmė ndonjė vepėr fisnike. Njerėzit qė ishin tubuar na shanin, por ne iu thamė: "Mos u brengosni. Ne vetėm po e nxjerrim nė anėn tjetėr!"
Njerėzit kanė thėnė tė ndihmohen tė tjerėt, e ata janė tė zbrazėt brenda vetvetes. Ata thonė doni tė tjerėt – doni fqinjėt e juaj, doni armiqtė e juaj – e kur s'kanė thėnė duaje vetveten. Tė gjitha religjionet, nė mėnyrė direkte apo indirekte, iu kanė thėnė njerėzve ta urrejnė vetveten. Personi qė e urren vetveten nuk mund ta do askėnd; ai mund vetėm tė shtiret.
Kushti themelor ėshtė ta doni vetveten aq tėrėsisht saqė dashuria t'ju vėrshoj dhe tė arrijė deri tek tė tjerėt. Unė nuk jam kundėr dhėnies, por jam absolutisht kundėr altruizmit. Unė jam pėr dhėnie, por sė pari duhet tė keni diēka pėr tė dhėnė.
Dhe atėherė ju s'keni bėrė asgjė si njė obligim ndaj askujt – pėrkundrazi, personi i cili pranon diēka prej juve ėshtė i obliguar. Ju duhet tė jeni falėnderues, sepse tė tjerėt kanė mundur ta refuzojnė ndihmėn tuaj; tė tjerėt kanė qenė fisnik.
I tėrė insistimi im ėshtė qė individi duhet tė jetė aq i lumtur, aq i bekuar, aq i qetė, aq i kėnaqshėm, kėshtu qė nga gjendja e tij e plotėsuar ai fillon tė dhurojė. Ai ka aq shumė, ai ėshtė si re shiu: ai ėshtė si dush.
Nėse etja e tė tjerėve ėshtė e shuar, nėse etja e tokės ėshtė e shuar, e cila ėshtė sekondare. Nėse ēdo individ ėshtė pėrplot me gėzim, pėrplot me dritė, pėrplot me qetėsi, ai do tė ndajė kėtė pa e kėrkuar askush prej tij, sepse dhėnia e tillė ėshtė gėzim. T'ja japėsh kėtė dikujt ėshtė shumė mė e kėnaqshme sesa ta marrėsh atė.
Por e tėrė struktura duhet tė ndryshojė. Njerėzit nuk duhet tė thonė se janė altruist. Ata janė tė mjerė – ēfarė mund tė bėjnė ata? Ata janė tė verbėr - ēfarė mund tė bėjnė ata? Ata e kanė gabuar jetėn e tyre - ēfarė mund tė bėjnė ata? Ata mund tė japin vetėm atė qė kanė marrė. Kėshtu njerėzve iu japin mjerim, vuajtje, dhimbje, ankth tė gjithėve qė vijnė nė kontakt me ta. Ky ėshtė altruizėm! Jo, unė kisha dashtė tė gjithė tė jenė plotėsisht egoistė.
Ēdo pemė ėshtė egoiste: ajo e sjell ujin tek rrėnjėt e veta, ajo i sjell lėngjet tek degėt e veta, tek gjethet, tek frutat, tek lulet. Dhe kur lulėzon, ajo i lėshon aromė tė gjithėve: tė njohurve dhe tė panjohurve, familjarėve e tė huajve. Kur ėshtė e ngarkuar me fruta, ajo dhuron, i jep ato fruta. Por nėse ju e mėsoni atė pemė tė bėhet altruiste, tė gjitha ato pemė do tė vdesin, sikur qė ka vdekur i tėrė njerėzimi – vetėm trupa qė ecin. Dhe ecje kah cili vend? Ecje kah varret e tyre, nė fund pushojnė nė varret e tyre.
Jeta duhet tė jetė vallėzim. Dhe jeta e ēdokujt mund tė bėhet vallėzim. Ajo duhet tė bėhet muzikė – dhe atėherė ju mund tė dhuroni; ju do tė keni se ēfarė tė dhuroni. Unė s'kam ēka t'jua tregoj kėtė, sepse kjo ėshtė njė prej ligjeve fondamentale tė ekzistencės: sa ma tepėr qė e ndani bekimin tuaj, aq ma tepėr rritet.
Por unė ju mėsoj pėr egoizėm.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 07.08.12 23:48

Pyetja e katėrt

"I dashuri Osho,

Pėrse ne s'duhet tė jetojmė nė tė shkuarėn? Nuk mund tė pėrjetohet njė dhimbje pėr tė na bėrė mė tė fortė? Nuk mundet qė njė moment i gėzimit tė na sjell lumturi?"

Njerėzit tė cilėt jetojnė nė tė shkuarėn, tė cilėt i kujtojnė ēastet e lumtura e tė shkuarės, janė njerėz tė cilėt janė tė mjerė nė tė tashmen. Nėse e sotmja juaj ėshtė e bekuar ajo ėshtė mė e madhe se tė gjitha ēastet e tė shkuarės suaj, pėrse duhet tė jetohet nė ato ēaste tė sė shkuarės? Ato janė vetėm kujtime, ato nuk janė reale. E shkuara ėshtė e shkuar. E tashmja ėshtė reale. Nėse dėshironi bekim real, ju duhet tė jetoni nė tė sotmen.
Rrėnjėt e juaja nuk janė nė tė shkuarėn. E shkuara ėshtė vetėm kujtim dhe e ardhmja ėshtė vetėm imagjinatė. Rrėnjėt gjithmonė janė nė tė tashmen. Ēdo gjė reale ėshtė nė tė tashmen. Nė fakt, vetė ideja e ndarjes sė kohės nė tri folje kohore – e tashmja, e kaluara, dhe e ardhmja, ėshtė gabim.
Koha njeh vetėm njė kohė e ajo ėshtė koha e tashme. Duke i njohur dy folje kohore, tė shkuarėn dhe tė ardhmen. Pikėrisht kėtu krijohet konfuzioni. Koha gjithmonė ėshtė kėtu dhe tani ajo qė jeni ju, qė ėshtė e tėrė bota, qė ėshtė e tėrė ekzistenca. Rrėnjėt e juaja janė kėtu; lulet e juaja do tė jenė kėtu. Njerėzit shikojnė nė tė shkuarėn vetėm si ngushėllim sepse e tashmja e tyre ėshtė aq e zbrazėt. Ata dėshirojnė disi ta harrojnė tė tashmen; e shkuara funksionon si opium. Apo ata fillojnė tė mendojnė pėr tė ardhmen, e cila s'ėshtė asgjė tjetėr pėrveē projeksion i tė shkuarės, pasion pėr t'u pėrsėritur ēastet e shkuara madje edhe me kėnaqėsi mė tė madhe – por nė ndėrkohė ju e keni humbur ēastin, tė cilėn nė realitet vetėm atė e posedoni.
Pėr kėtė arsye po ju them: njeriu nuk duhet tė jetojė nė tė shkuarėn, njeriu nuk duhet tė jetojė nė tė ardhmen – ky ėshtė mashtrim i vetvetes. E vetmja mėnyrė pėr tė jetuar ėshtė tė jetohet nė kohėn e tashme, dhe tė jetohet plotėsisht – tė shtrydhet i tėrė lėngu i saj – t'ju duken tė gjitha tė shkuarat e juaja aq tė mjera. Dhe ju jeni tėrėsisht tė pėrfshirė nė tė, ēfarėdo qė bėni, apo nuk bėni, vetėm rrini tė heshtur, por sa mė tėrėsisht nė tė, kėshtu qė aty nuk do tė ketė hapėsirė pėr tė lėvizur imagjinata, apo ndonjė re e kujtesės tė kalojė nėpėr mendjen tuaj. Ky ėshtė ēelėsi i realitetit.
Momenti tjetėr gjithashtu do tė jetė prezent.
Ēfarėdo qė do tė keni ndonjėherė do tė jetė prezentė.
Ju nuk mund ta keni tė shkuarėn e juaj tash, nuk mund ta keni tė ardhmen tuaj tash. Nė mes tė shkuarės dhe tė ardhmes, "nė sandviē", ėshtė momenti i vogėl i cili ėshtė real. E shkuara ėshtė e gjatė, ajo ka pėrfunduar – ju ndoshta keni jetuar dyzetė apo pesėdhjetė vjet. E ardhmja ėshtė kėtu – ju mund tė jetoni tridhjetė vjet. E tashmja ėshtė vetėm njė moment, moment atomik. Ėshtė e lehtė tė harrohet, por tė harrohet do tė thotė tė harrohet ēdo gjė.
Tė jetohet nė tė tashmen ėshtė fillim i vėrtetė, jetė ekzistenciale. Pėrndryshe ju jetoni nė ėndrra; dhe sado qė tė jetė ėndrra e ėmbėl, ajo prapėseprapė ėshtė vetėm ėndėrr. Nė mėngjes ju do tė jeni tė uritur. Tė gjitha ato ushqime tė ėmbla nė ėndėrr nuk do tė ndihmojnė.
Por kjo ėshtė ashtu siē ka qenė me shekuj. Njerėzit merren me tė shkuarėn, merren me tė ardhmen. Duket se askush nuk po merret me kėtė momentin e vogėl, ēastin atomik.
Nuk mund ta ndani. Ai ėshtė i pandarė. Dhe ai shkon aq shpejtė saqė me kohėn ju lėvizni nė tė shkuarėn dhe nė tė ardhmen, aq shumė momente tė sė tashmes ju i keni humbur – kėshtu qė ju shumė jetė keni humbur. Dhe shumė njerėz do t'i humbin jetėt e tyre.
Nėse e jetoni ēdo ēast, kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė jetuar. Dhe nėse vėrtet e jetoni kėtė ēast, ēasti tjetėr i juaj do tė bėhet edhe mė i madh – sepse tash ju dini se si tė jetoni. Ju bėheni gjithnjė e mė tė shkathėt, gjithnjė e mė artistik. Ēdo ēast bėhet mėsim, se si tė merret mė shumė lėng nga jeta.
E nėse njeriu mund ta jetoj vetėm njė jetė nė plotėsi, tėrėsisht, ai do tė shijojė diēka nga e vėrteta, diēka nga pėrjetėsia…frytin tė cilin Adami dhe Eva e kanė humbur.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 09.08.12 2:16

20 shkurt 1986 paradite

Pyetjet nga “Tros” – Televizioni i Holandės


Pyetja e parė

Kjo ėshtė lloj parajse - ju e keni rizbuluar pėrsėri.
Si ja keni dal t’i gjeni kėto vende te mrekullueshme pėrsėri e pėrsėri?
A ėshtė kjo pyetje e vėshtirė? Kemi menduar kohė tė gjatė pėr kėtė…

Kjo ėshtė pyetje e vėshtirė, sepse unė kurrė s’kam provuar tė gjej ndonjė vend. Kjo nuk ėshtė ēėshtje e menaxhimit. Kjo ka qenė pėrvoja ime, se nėse pėrbrenda jeni nė parajsė, e jashtmja automatikisht sinkronizohet me tė. Nėse provoni ta menaxhoni, thjesht keq do ta menaxhoni. Nėse provoni ta gjeni parajsėn, ju s’do tė fitoni asgjė.


Pyetja e dytė

A ėshtė ishulli Kreta ishull i bekuar? – sepse sė pari Zeusi e tash Osho.

Unė nuk jam zot, as i pari i zotit. Zoti ėshtė thjesht trillim. Por besimi mund tė pėrjetohet kudo, nė cilėndo pjesė tė botės. Kjo ėshtė njė botė. Ky ishull nuk ėshtė i ndarė.


Pyetja e tretė

Nė kėtė ishull, ju ndoshta e dini, lėvizja “hippi” (hipi) ka startuar para shumė vitesh. Mandej i kemi pasur forcėn e lules po ashtu edhe “beatles”(bitlls). A ju duhet bota si e “mick jagger” (mik xheger)?

Jo, sepse ajo pėr tė cilėn unė flas nuk ėshtė modė e cila vjen e shkon. Kjo ėshtė diēka qė i pėrket pėrjetėsisė. Sokrati e ka bėrė kėtė, Gautam Buda e ka bėrė kėtė, Ēuang Ce e ka bėrė kėtė. Sa mė mbrapa qė mund tė shikoni do tė gjeni njerėz tė cilėt kanė punuar pėr idenė e njėjtė tė shndritjes. E kjo do tė vazhdoj derisa edhe njeriu i fundit nė kėtė botė tė shndritet. Kėshtu qė kjo nuk ėshtė modė qė shkon e vjen me Bitllsat e tė tjerėt.


Pyetja e katėrt

Njėherė thatė se i eturi duhet tė shkojė tek pusi, por tash pusi po vjen tek i eturi. Ju po bėni turne rreth botės. Kur do tė vini nė Holandė?

Shumė shpejtė.


Pyetja e pestė

Ata atje a janė tė etur - ēka mendoni?

Unė kur s’kam plan pėr tė ardhmen, por unė kam shumė miq nė Holandė kėshtu qė unė nuk mund t’i shmangem vizitės edhe njė kohė tė gjatė.


Pyetja e gjashtė

Ju kujtohet intervista jonė, gushtin e shkuar, Osho? Kjo intervistė ka pasur vlerėsime tė larta qė tregohen vetėm atėherė kur nė televizion shfaqen filmat mbi katastrofat. A jeni ju lloj katastrofe?

Unė jam! Unė jam katastrofė e tė gjitha traditave, e tė gjitha religjioneve, e tė gjitha ideologjive politike, e tė gjitha kufijve nacional, e i tė gjithė asaj qė i pėrket tė shkuarės. Unė dua qė njeriu tė jetė i shkėputur me tė shkuarėn. E shkuara ka qenė ēmenduri.
Kėshtu unė jam katastrofė pėr tė gjithė ata tė cilėt kanė interesa personale nga e shkuara.




Pyetja e shtatė

Fjalėt tuaja tė fundit nė TV intervistėn tonė kanė qenė: “Fryti ėshtė i pjekur” pas asaj juve ju kanė arrestuar, shila (sheela) ka ikur, raxhnishpuram (rajneeshpuram) ėshtė mbyllur, tė gjithė rolls rojsėt (rolls royces) janė shitur, dhe ju po udhėtoni nėpėr botė duke mos gjetur qetėsi. Pėr ēfarė lloj fryti ju po flisni?


Kurdo qė piqet fryti, ai bie poshtė!




Pyetja e tetė

A nuk do ta merrnit ju frytin nga pema, nė vend se ta merrni nga toka?

Unė i kam marrė ato fruta dhe kam shkuar nėpėr botė pėr t’jua shpėrndarė atyre. Unė nuk kam shkuar nėpėr botė nė kėrkim tė qetėsisė. Qetėsinė e kam pasur. Unė kam shkuar nėpėr botė pėr t’jua dhėnė ketė atyre tė cilėt kanė pasur nevojė.


Pyetja e nėntė

Cilat janė planet e juaja tė ardhme?

S’kam!


Pyetja e dhjetė

S’keni plane pėr tė ardhmen?!

Jo.


Pyetja e njėmbėdhjetė

A ėshtė e lehtė tė mos keni plane pėr tė ardhmen? Mendoj, ēdo njeri brengoset pėr tė ardhmen. Ju jo, sepse ju jeni ne gjendje ta mposhtni atė.

Unė nuk kam qenė i brengosur madje edhe kur ende nuk kam ditur ta mposhti atė. Kjo nuk ėshtė gjithmonė ashtu. E kam braktisur familjen time kur kam qenė shtatėmbėdhjetėvjeēar sepse nuk kam qenė i gatshėm tė shkoj nė kolegjin shkencor siē ka dėshiruar familja ime. Ata nuk kane qenė tė vullnetshėm tė mė pėrkrahin financiarisht nė studimin e filozofisė. Dhe kishin tė drejtė, sepse ēfarė do tė bėni kur bėheni filozof? Mund tė bėheni vetėm lypės. Nė kėtė botė filozofia nuk ka vlerė.
Kėshtu i kam thėnė atyre: “Mos u brengosni; vetėm mė leni tė qetė" – nuk mendoj pėr tė nesėrmen.


Pyetja e dymbėdhjetė

Ju s’keni para ta paguani rentėn nesėr?

Jo.


Pyetja e trembėdhjetė

Ju s’keni para ta paguani ushqimin nesėr?

Jo.


Pyetja e katėrmbėdhjetė

Ju s’keni para tė blini automobil nesėr?

Jo.


Pyetja e pesėmbėdhjetė

Mirė, atėherė qenka lehtė tė mos brengosemi!

Ėshtė e lehtė. Por edhe ekzistenca disi ja del nė kėtė.


Pyetja e gjashtėmbėdhjetė

Qenė disa pyetje tė cilat nuk m’u lejuan t'i bėjė, sepse ju nuk i dėshironi ato. Pse ėshtė ajo qė ju nuk dėshironi tė pėrgjigjeni nė ēdo pyetje?

Sepse ato i pėrkasin tė shkuarės, tė cilat janė kryer.


Pyetja e shtatėmbėdhjetė

Pėr tė ardhmen ju s’po doni tė flisni; pėr tė shkuarėn s’po doni tė flisni – thuaj se s’ka mbetur asgjė!

Vetėm e tashmja, qė ėshtė i vetmi realitet.


Pyetja e tetėmbėdhjetė

Ne veē e mėsuam se kjo ėshtė pėrgjigje e lehtė! Por, a ka pyetje tė cilėn unė s’ju kam pyetur e ju keni dashtė tė pėrgjigjeni?

Jo.


Pyetja e nėntėmbėdhjetė

Duket sikur tė gjitha pyetjet veē janė pyetur, dhe ju duket se jeni tė gatshėm tė jepni edhe mė tej pėrgjigje?

Jo, nuk bėhet fjalė pėr tė. Ēėshtja ėshtė se unė s’kam asnjė pyetje, por s’kam as pėrgjigje. Unė jam si pasqyrė: ju parashtroni pyetje; vetėdija ime reflekton pėrgjigje. Kjo ėshtė spontanisht. Nėse ju s’keni asnjė pyetje pėr tė pyetur, atėherė pasqyra mbetet e zbrazėt. Aty nuk ka pėrgjigje, unė nuk mund tė pėrgjigjem.
Unė s’kam asnjė pėrgjigje t’jua jap. Ju duhet tė krijoni pyetje, dhe situatėn nė tė cilėn qenia ime mund tė pėrgjigjet nė pyetje. Unė thjesht jam i heshtur.


Pyetja e njėzetė

Ne do tė shihemi prapė nė Holandė, shpresoj. Nė ndėrkohė ju kam sjellė njė dhuratė. Ėshtė njė kravatė nga stacioni ynė.

Kjo ėshtė e mirė!


Pyetja e njėzetenjėtė

Unė nuk di se si do ta vendosni, por gjithsesi ėshtė kravatė e bukur!

Do tė provoj, s’ka problem!
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 15.08.12 3:01

Pyetjet nga "Quick" revista, gjermani.

Pyetja e njėzetė e dytė

A jeni tė interesuar ta bėni edhe njė komunė, tė ngjashme me Raxhnishpuram nė Amerikė?

Jo, unė s’jam i interesuar tė bėj asnjė komunė nė asnjė vend, qoftė nė Amerikė apo pjesėt tjera tė botės. Unė e kam bėrė njė komunė dhe ju e keni parė bukurinė e saj, ju e keni parė kėnaqėsinė e saj. Tash kjo ju pėrket juve. Nėse i dėshironi komunat, ju mund t’i krijoni. Unė ua kam dhėnė modelin.
Qeveria fashiste amerikane ka mundur ta shkatėrrojė modelin, por nuk mund t’i shkatėrrojė kujtimet e atyre ēasteve tė bukura brenda jush. Ju mund t’i krijoni ato, sanjasinėt amerikan mund t’i krijojnė nė Amerikė. Unė jam pėr t’ju gjetur mė lehtė, ekonomikisht mė leverdishėm, dhe mė dobishėm pėr ju, shumė mė mirė se sa ju tė vini tek unė, unė do tė vijė tek ju.
Shumicėn prej jush, nuk ju kam parė qė pesė vite, dhe jam i pikėlluar pėr kėtė. Dhe arsyeja ėshtė se ju nuk keni pasur mundėsi tė siguroni mjaft para pėr tė ardhur nė Amerikė dhe pėr tė qenė nė Amerikė. Ne kemi komuna nė tėrė botėn. Dhe ato do tė shkojnė duke u rritur.
Kėshtu ardhja ime do tė jetė vetėm sa pėr tė qenė mysafir nė njė komunė pėr disa ditė apo pėr disa muaj, mandej shkoj nė komunėn tjetėr. Kėshtu qė ju nuk do tė brengoseni pėr tė aranzhuar takimin me mua. Ndėrsa tash mė duhet tė udhėtoj pandėrprerė.
Ka qenė profeti Muhamed ai qė ka thėnė se i eturi duhet tė shkoj tek pusi. Por kanė kaluar katėrmbėdhjetė shekuj dhe e tėrė teknologjia ka ndryshuar. Tash keni ujė tė rrjedhshėm, nė ēdo shtėpi keni ujė tė ftohėt dhe tė nxehtė. Dhe i eturi nuk ka nevojė tė shkojė tek pusi, pusi vjen tek i eturi – nė vetė dhomėn e tij tė fjetjes!
Tash unė po dua ta ndryshoj proverbin. Prej tash e nė tė ardhmen pusi do tė shkoj tek i eturi. Kjo ėshtė mė e lehtė.
Dhe tash ka aq shumė sanjasin nėpėr tėrė botėn. Ata nuk mundet tė tubuar sė bashku tė mė takojnė – miliona njerėz. Kjo do tė mė sjellė mė shumė intimitet, mė shumė afėrsi.
Kur jeni mėsuar tė vini tek unė ku nganjėherė kanė qenė mbi njėzetmijė njerėz. Keni qenė ulur larg prej meje kėshtu qė nuk kam mundur t’i shoh fytyrat e juaja. S’kam mundur t’ju njoh, e keni ardhur prej vendeve tė largėta.
Afrimi im i ri do tė jetė mė intim. Tė mund t’ju shoh nė sy, tė mund t’i mbaj duart e juaja, tė mund tė ulem pranė jush. Tė mund tė ha me ju. Tė mund tė marrė pjesė nė ēdo mėnyrė tė mundshme.
Unė nuk jam mesia; unė nuk jam profet – sepse nuk jam hipokrit. Unė jam qenie njerėzore e thjesht i cili ka ardhur pėr ta realizuar vetveten. Dallimi nė mes meje dhe juve ėshtė shumė i vogėl: dallimi nė mes personit tė zgjuar dhe personit nė gjumė. Nuk ka dallim tė madh. Njeriu i cili ėshtė nė gjumė nė ēdo moment mund tė zgjohet, tė jetė i zgjuar nė ēdo moment.
Puna ime ėshtė individuale. Unė nuk besoj nė shoqėri, unė nuk besoj nė organizata. Unė besoj vetėm nė individualitet, sepse vetėm kjo ėshtė reale. Tė gjitha janė vetėm fjalė; asnjė organizatė nuk ka shpirt, e as organizata nuk ka shpirt – ato janė vetėm fjalė utilitariste, por boshe. Vetėm individi jeton nė realitet.
Nė kėtė mėnyrė unė mund tė vijė nė komunat e juaja, komunat e vogla, komunat e mėdha, qendra tė vogla, tė jem nė kontakt sa mė tė thellė me juve. Ēfarėdo qė t’ju them, dua qė atė ta pėrjetoni edhe ju gjithashtu.
Shumė herė kam hetuar, se nė festivalet e mėdha vetėm njė grup e caktuar njerėzish kanė ndenjur pėrballė meje, gjithmonė, derisa tė tjerėt kanė qenė larg, prapa. Ata nuk kanė mundur tė mė shohin. Ata ėshtė duhur tė rrotullohen, t’i ndėrrojnė vendet: ēdo ditė njerėz tjerė do tė kishin pasur mundėsi tė qėndrojnė pėrpara meje.
Kam pasur simpati absolute pėr idetė e tyre, por aty kishte vėshtirėsi, vėshtirėsia qėndron nė atė se unė mund tė flas vetėm kur e ndjej intimitetin e thellė. Nėse ndjej se dikush ėshtė i mbyllur, befas filloj t’i humbė fjalėt. Kur e shoh se dikush ėshtė receptiv, fjalėt e mia fillojnė tė marrin krah. Ato shndėrrohen nė poezi. Ato fillojnė ta shprehin tė pashprehurėn. Kėshtu vetėm disa njerėzve iu ėshtė lejuar nė mėnyrė konstante tė qėndrojnė para meje, kėshtu unė nuk mund t’i ndaloj njerėzit qė janė tė mbyllur, tė ri.
Por duke shkuar prej komunės nė komunėn tjetėr, prej qendrave tė vogla nė qendrėn tjetėr tė vogėl, atje do tė ketė numėr shumė i vogėl njerėzish. Dhe unė do tė qėndroj atje, jo njė ditė apo dy, do tė jem atje sa ju tė keni nevojė. Derisa nuk ju shndėrroj nė persona receptiv, tė palėndueshėm, njerėz tė hapur, vet prezenca ime tė jetė meditim pėr ju, unė nuk do t’ju lė e t’ju braktisė.
Kurrė, askush nuk ka bėrė pėrpjekje tė tillė nė nivelin botėror. Kėtu do tė ketė vėshtirėsi, por ēdo vėshtirėsi ėshtė edhe sfidė e bukur dhe shans e madhe. E tėrė kjo varet nga ajo se a e njihni artin e ndryshimit tė sė keqes nė mė tė mirė.
Pėr shembull, Gjermania e ka pru vendimin me tė cilin unė nuk mund tė hy nė Gjermani. Kjo ėshtė shumė e ēuditshme, situatė pa precedent. Unė kurrė s’kam qenė nė Gjermani. Unė s’kam bėrė asnjė tė keqe nė Gjermani – Ata s’kanė asgjė kundėr meje. Madje unė s’kam aplikuar as pėr vizė turistike, por pėr tė qenė ata nė anėn e sigurt, kanė miratuar ligjin me tė cilin mua nuk mė lejohet tė hy nė Gjermani.
Kjo ėshtė situatė e mrekullueshme. Unė do ta pėrdorė kėtė pėr dy gjėra. Do tė lėvizi nėpėr Zvicėr. Unė nuk mund tė hy nė Gjermani, por sanjasit e mi mund tė dalin nga Gjermani, e unė do t’i them sanjasinėve tė mi: “Shkoni dhe luftoni kundėr qeverisė. Bėni padi kundėr qeverisė. Qėndroni tė qetė, por shkoni nė gjyqe. Atė qė kanė bėrė ata ėshtė plotėsisht ilegale. Ata nuk kanė arsye pėr kėtė. Kėshtu krijohet njė trazirė nė tėrė shtetin.”
E unė do tė shėtisė nėpėr vend… Kėshtu qė, shtetit i duhet ta paditė ēdo komunė, ēdo qendėr. Aty do tė ketė me qindra raste kundėr shtetit, nė tė gjitha gjyqet nė Gjermani – le t’jua qesin atyre nė fytyrė! Me tė vėrtetė jam befasuar. Kurrė s’kisha mundur tė mendoj se politikanėt gjerman janė aq frikacakė. Ata janė pasardhėsit e njerėzve tė cilėt i kanė bėrė dy luftėra botėrore. Ata janė pasardhėsit e Adolf Hitlerit, por duket se kėta nuk paskan kurrfarė force karakteri.
Aq frikė e madhe nga njeriu qė ėshtė pėr paqe, ėshtė kundėr dhunės, kundėr luftės, kundėr armatimit nuklear, ku i tėrė mesazhi i tij ėshtė paqe dhe dashuri, ku e tėrė pėrpjekja e tij ėshtė ta ēoj njeriun nė gjendjen e bekimit lulėzues. Ēfarė tė keqe ju ka bėrė ai?



Politikanėt janė frikėsuar, jo vetėm nė Gjermani por nė tėrė botėn. Njėjtė ka ndodhė edhe nė Amerikė, njėjtė ka ndodhė edhe nė Indi, njėjtė ka ndodhė edhe nė Nepal, e ndoshta njėjtė do tė ndodhė edhe nė ēdo vend ku do ta vizitoj. Ēfarė ėshtė frika e tyre? Frika e tyre ėshtė se ata iu kanė premtuar popullit e nuk e kanė realizuar asnjė gjė. Ata pandėrprerė i kanė mashtruar njerėzit, derisa njerėzit janė bėrė gjithnjė e mė tė mjerė. E nėse vjen dikush e i bėnė ca njerėz tė lumtur, tė qetė, tė bekuar, kjo i frikėson ata.
Mandej njerėzit e tjerė, herėt a vonė, do tė reagojnė duke i pyetur: mjerimi nuk ėshtė i natyrshėm, vuajtja nuk ėshtė e natyrshme, fati i keq nuk ėshtė i natyrshėm, sepse ne kemi takuar njerėz tė cilėt kanė qenė tė mjerė dhe tė cilėt e kanė kapėrcyer mjerimin?! Duket se politikanėt dhe liderėt fetar janė nė konspiracion pėr t’i mbajtur njerėzit nė mjerim, sepse vetėm njerėzit e mjerė mund tė robėrohen. Vetėm njerėzit e mjerė mund tė ndalohen tė mos rebelohen. Kjo ėshtė frika e tyre.
Por ata nuk po mund tė mė kuptojnė. Ata nuk mund tė ma ndalojnė t’i afrohem njerėzve tė mi kudo qė gjenden. Pėr mė tepėr njerėzit e mi do tė vijnė nga vendet e tyre tė mė takojnė apo do tė luftojnė pėrbrenda shtetit…Kjo ėshtė arsyeja pėrse mė kanė ndaluar.
Unė do tė krijojė nė botė trazirė pėr t’ju treguar politikanėve se njė njeri i vetėm, i paarmatosur, mund tė jetė mė i rrezikshėm se tė gjitha armėt e juaja nukleare, se tė gjitha armatat e juaja. Kjo ėshtė ajo qė ka ngjarė nė Amerikė. Fuqia mė e madhe nė historinė e njerėzimit i frikėsohet njė njeriu tė pafajshėm i cili nuk ka bėrė kurrfarė tė keqe, asgjė kundėr ligjit, kėshtu qė ata disi kanė dashtė tė mė pėrzėnė nga Amerika… pa kurrfarė arsyetimi, legal apo ilegal. Dhe ajo qė kanė bėrė ata krejt ėshtė ilegale – e jashtėligjshme.
Ata mė kanė arrestuar pa kurrfarė fletarrestim – justifikimi. Nuk mė kanė treguar kurrfarė arsye pėrse po mė arrestojnė; s’kanė pasur asgjė. Nuk mė kanė lejuar t’i thėrras avokatėt. Ata janė frikėsuar sepse e para tė cilėn do tė kishin pyetur avokatėt do tė kishte qenė: “Ku e keni fletarrestimin?” Ata nuk mė kanė lejuar t’i thėrras avokatėt, e qė ėshtė e drejtė e njeriut.
Tri ditė nė gjyq – ata nuk kanė mundur asgjė tė dėshmojnė kundėr meje. Madje edhe avokati qeveritar ka qenė i detyruar ta pranoj para gjyqit: “S’kemi qenė nė gjendje tė dėshmojmė asgjė. Por prapė, ne do tė kishim dashur qė gjyqi mos t’i jep garanci.”
Tash, njė gjė e ēuditshme: ju nuk qetė nė gjendje asgjė tė dėshmoni nė gjyq kundėr meje, e ju akoma po kėrkoni nga gjyqi tė mos ma jep garancinė. Atėherė ju paskeni mundėsi ta arrestoni kė tė doni dhe tė kėrkoni tė mos i jepet garancia. Tash nuk ekziston pyetja e dėshmisė se a ėshtė dikush fajtor apo nuk ėshtė.
Sepse qeveria ėshtė kundėr individit, qeveria i bėnė presion gjyqit. Mandej, njė rojtar burgu duke mė kthyer nė burg mė tha: “Kjo qe absolutisht e padrejtė, e pandershme. Unė kurrė s’kam parė situatė tė kėtillė, asgjė tė mos mund tė dėshmohet kundėr njeriut dhe tė kėrkohet tė mos i jepet garancia – pėr ēfarė arsye?”
Garancia nuk ėshtė dhėnė, e roja e burgut mė tha: “Arsyeja ėshtė se gjyqtarja ka pritur se mbėshtetja do t’i vijė nga gjyqi federal, dhe ajo ka qenė e kėrcėnuar se nėse ua jep juve garancinė lirisht mund tė harrojė se ndonjėherė do tė bėhet gjyqtare federale.” Kjo qeveri mendon se ėshtė demokratike, por e tėrė puna e tyre ėshtė fashiste.
Por kjo ka qenė pėrvojė e mirė pėr mua. E tash unė mund tė shkoj nėpėr botė, t’i takoj njerėzit e mi kudo qė janė, dhe unė jam nė gjendje tė duroj gjithēka pėr ta – madje edhe nėse jam nė burg. Unė e kam shijuar burgun amerikan. Mund ta duroj; ka qenė njė pėrvojė e mirė. Ata e kanė bėrė mė tė keqen e mundshme, por nuk kanė mundur tė mė shkatėrrojnė. Ato dymbėdhjetė ditė kanė qenė me tė vėrtetė tė mrekullueshme, sepse kam qėndruar nė lumturinė e plotė njėzet e katėr orė nė ditė.
Ata nuk mė kanė lėnė tė flejė. Nuk mė kanė lejuar tė ha atė qė kam dėshiruar, por kjo ka qenė mirė se pse kam humbur nė peshė. Doktori im ėshtė pėrpjekur shumė, kėshtu ai ka qenė i lumtur pėr kėtė. Kėshtu qė sa herė qė dua tė humbas nė peshė mund tė shkoj nė Amerikė! Ata ma kanė ndaluar hyrjen pėr pesė vjet, por pėr humbjen e peshės mund tė hy gjithmonė.
Jam kėnaqur duke e zbuluar dyfytyrėsinė e njerėzve: fytyrėn e tyre publike dhe fytyrėn e tyre private reale. Personi jashtė burgut, duke mė ēuar nė gjyq, ėshtė i mirė, human, xhentil, dhe i njėjti person brenda nė burg pėrnjėherė bėhet jo human, primitiv.
I kam parė nė burgjet amerikane… sepse pėr dymbėdhjetė ditė pesė herė m’i kanė ndėrruar burgjet. Do tė befasoheni pėr diēka. Ata kanė mundur tė mė mbajnė nė njė burg; dymbėdhjetė ditė nuk ėshtė periudhė e gjatė. Por problemi ka qenė nė atė se tė burgosurit kanė qenė aq miqėsor dhe pėrplot dashuri ndaj meje. Tė gjithė ata mė kishin parė nė televizion, dhe tė gjithė mė kanė sjell dhurata tė vogla, ēfarė kanė pasur mundėsi – mollė, banane, gotė me qumėsht – e cila iu ėshtė dhėnė atyre.
Ata mė thoshin: “S’ėshtė me rėndėsi. Ata nuk po tė japin qumėsht, ata nuk po tė japin ushqim vegjetarian, ata nuk po tė japin fruta. Ata thonė: "Ne nuk kemi kurrfarė pėrgatitje pėr vegjetarianėt, dhe ata i kanė tė gjitha kėto gjėra – ata janė pėr neve. Por ne t’i japim ty.”
Duke marrė parasysh se tė burgosurit janė bėrė faktor qė ndikon… Dhe tė gjithė tė burgosurit kanė qenė zezak; edhe ky gjithashtu ka qenė zbulim. Nė pesė burgje asnjė njeri i bardhė i burgosur. Kjo do tė thotė vetėm njė gjė: ja njerėzit e bardhė nuk bėjnė krime, vetėm tė zitė bėjnė krime… I pyeta tė burgosurit: “Pėrse vetėm zezakėt janė brenda nė burgje?” Ata thanė: “Ne nuk e dimė. Ata kurrė s’na kanė treguar. Ne kemi qenė tė arrestuar pa kurrfarė fletė arresti. Ata nuk na lejojnė t’i shohim avokatėt tonė."
Dikush ishte aty nė burg pėr gjashtė muaj, dikush ishte aty pėr nėntė muaj, vetėm duke pritur pėr tė shkuar nė gjyq dhe tė thotė para gjyqit se ai s’ka bėrė asgjė, dhe se panevojshėm me forcė ėshtė vendosur nė burg. Ai veē ėshtė dėnuar pa dėshmi mbi fajėsinė.
Tė gjithė kėta zezakėt ishin djem tė ri, dhe unė nuk mund ta shihja arsyen… Tė gjithė kėta zezakėt e ri, herėt a vonė, do ta dėshmojnė rrezikun pėr Amerikėn. Prindėrit e tyre apo paraardhėsit kanė qenė tė skllavėruar, dhe kėta djem tė ri po vazhdojnė tė pėrjetojnė fyerjen. Dhe tash nė shumė shtete janė nė shumicė. Ata, herėt a vonė, do tė luftojnė pėr vend tė veēantė apo shtet tė veēantė, se ata nuk dėshirojnė tė jetojnė bashkė me njerėzit e bardhė.
Kėshtu qė tė gjithė kėta djem tė ri pėr tė cilėt dyshohet se janė rebeluar dhe me forcė i kanė burgosur, pa kurrfarė arsye, pa kurrfarė shkaku, ėshtė vetėm dyshim se ata kanė bėrė diēka.
Duke marrė parasysh burgun amerikan dhe skenat e tij, unė tash jam i gatshėm ta shoh burgun e cilido vend. Nė fakt ky do tė jetė pasurim. Unė nuk po shkoj nė asnjė shtet pėr ta thyer ligjin. Nėse shteti e ka aprovuar ligjin tė mos hy unė brenda, unė nuk do tė hy. Por unė mund tė shkoj rreth kufirit tė shtetit, t’i thėrras njerėzit e mi jashtė dhe t’i them njerėzve tė luftojnė kundėr qeverisė pėr ta ndryshuar ligjin. Vetėm atėherė unė do tė hy nė vend.
Lėvizja ime rreth botės do t’ju ofroj ndjenjėn e komunės sė botės. Deri tash keni qenė komuna tė vogla poshtė e lartė, pėr shkak se kam qėndruar nė njė vend dhe ju keni ndjerė se mė keni humbur, se ndonjė komunė e caktuar ka fatin tė mė ketė mua. Tash mė situata nuk do tė jetė ashtu. Unė ju pėrkas juve dhe do tė lėvizi gjithandej, kudo qė ėshtė nevoja.
Unė dua qė sanjasit tė bėhen fenomen botėror. Kjo vetėm ėshtė e gatshme tė eksplodojė, dhe pikėrisht tash e ka potencialin mė tė madh. Nuk ka tjetėr alternativė, kėshtu qė ju jeni nė pozitė tė lartė tė fuqisė. Ne mund ta pushtojmė tėrė botėn me vizionin e ri, me ėndrrėn e re, me shpresėn e re. Njerėzit e vjetėr i kanė humbur tė gjitha shpresat, kanė humbur tė gjitha ėndrrat, i kanė humbur tė gjitha mundėsitė e rritjes, zhvillimit.

Sanjasit mund ta kthejnė shpresėn mbrapa.

Ju jeni shpresa e botės.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 06.09.12 18:58


“Kohė tė gjatė kam kėrkuar dhe iu kam pėrmbajtur metodave pėr t’u transformuar. Pas katėr viteve nė “komunėn wioska tė Kelnit” ndihem shumė i ēliruar, jo pėr ta detyruar vetveten.
A mund tė jetė se unė veē jam i ēliruar duke mos qenė i vetėdijshėm kėsaj?
Unė jam gjerman, dhe programi im ėshtė se pa pėrpjekje tė mėdha asgjė s’mund tė arrihet.”


Osho:

Njė gjė ėshtė e sigurt: ju jeni gjerman; nė tė kundėrtėn nuk mund tė pyetni, “mund tė jetė njeriu i ēliruar duke mos ditur kėtė?”
Ēlirimi vjen me vetėdije:
Nuk ka ēlirim tė pavetėdijshėm.
Dhe programimi i juaj gjerman, se asgjė s’mund tė arrihet pa pėrpjekje tė mėdha, ėshtė barrierė - pengesė. Kjo ėshtė e vėrtetė sa i pėrket botės sė jashtme: asgjė nuk mund tė arrihet pa pėrpjekje tė mėdha. Por ligjet e botės sė jashtme nuk janė tė zbatueshme pėr brendinė e qenies suaj. Nė fakt ju pikėrisht duhet t’i gjeni ligjet e kundėrta – ju po lėvizni nė anėn e kundėrt.
Kur lėvizni nga jashtė, e cila ėshtė nė njė kahje; kur lėvizni nga brenda, ju saktėsisht lėvizni nė anėn e kundėrt. Pra, nėse ligji ėshtė se, asgjė s’mund tė arrihet nė botėn e jashtme pa pėrpjekje tė madhe, atėherė ligji pėr botėn e brendshme do tė jetė se, asgjė nuk mund tė arrihet me pėrpjekje tė madhe.
E vetmja mėnyrė tė arrihet diēka nė botėn e brendshme ėshtė “le tė shkojė” – mėnyrė e pėrpjekjes sė papėrpjekshme, e relaksimit. Ky nuk ėshtė veprim; ky ėshtė joveprim. Ky nuk ėshtė aksion, ky ėshtė mosveprim. Dhe kjo duket e vėshtirė sepse ēdokujt qė nga fillimi i hershėm iu ėshtė thėnė: “Bėn diēka, nuk mund tė shkosh pėrpara vetėm duke qėndruar aty! Gjithmonė diēka ėshtė mė mirė se asgjė.” Nė botėn e brendshme kėto nuk janė ligje.
Asgjė ėshtė mė mirė se ēdo gjė.
Nė botėn e brendshme, nuk bėhet asgjė: vetėm qėndroni atje! Kjo do tė funksionojė sepse ēdoherė kur diēka bėni, ju jeni tė involvuar nė diēka tjetėr; kur nuk bėni asgjė ju jeni tė relaksuar nė vetvete. Nga tė shkohet? Madje edhe vetė shkuarja nuk ėshtė e lejuar, sepse ajo ėshtė pjesė e aksionit.
Kėshtu, shumė thjeshtė, pėrqendroheni nė vetvete, dhe nė ato momente kur jeni tė pėrqendruar nė vetvete, krijohet mundėsia e ēlirimit, e shikimit tė parė tė qiellit tė botės sė brendshme, tė yjeve tė brendshme…
Programimi i juaj gjerman natyrisht se ėshtė i vėshtirė. Kurrė nuk kam dėgjuar pėr asnjė gjerman se ėshtė ndritur para Vimalkirti – Vimalkirti ka qenė sanjas i imi. Por unė kurrė nuk kamė dėgjuar gjatė gjithė historisė se ndonjė gjerman tjetėr ėshtė bėrė ndonjėherė i ndritur. Gjermania ka prodhuar dy luftėra botėrore. Ka prodhuar luftėtar tė mėdhenj, filozof tė mėdhenj, teologė tė mėdhenj, por nuk ėshtė dėshmuar e suksesshme nė prodhimin e asnjė njeriu tė ndritur, pėr arsye tė thjeshtė se i tėrė programimi ėshtė i tillė qė tė krijojė ushtarė, e jo sanjasin. Ushtari gjerman e ka bukurinė qė s’e ka asnjė ushtar tjetėr.
Kur ka ardhur Vimalkirti tek unė dhe ėshtė bėrė sanjasin unė, nuk kam pasur idenė se ai ka qenė stėrnip i mbretit tė Gjermanisė – ai kurrė s’ma ka thėnė. Ai ka qenė qenie e rrallė njerėzore: qenie e pjesės sė familjes mbretėrore mė tė vjetėr nė Evropė, ai ka punuar vetėm si roje para shtėpisė sime. Do tė befasoheni – me vite ka qenė aty, nė meditim, ka bėrė punėn e tij, por askujt kurrė s’i ka treguar.
Kur ka vdekur, tek atėherė jemi bėrė tė vetėdijshėm se ėshtė stėrnip i mbretit Gjerman. Ai ka qenė ndoshta gjermani i parė i cili ėshtė ndritur, dhe arsyeja duket se ėshtė, se ai ka ardhur nga familja mbretėrore, kėshtu qė ai nuk ka qenė i programuar si ēdo gjerman tjetėr qė ėshtė i programuar. Pasi qė kishte prejardhje nga familja mbretėrore, brenda tij kishte diēka rebeluese. Familja e tij nuk ka qenė mė nė pushtet; pėrndryshe ai do tė kishte qenė mbret i Gjermanisė. Ai kishte diēka rebeluese kundėr tėrė Gjermanisė dhe kundėr tėrė shpirtit Gjerman, e cila e kishte larguar familjen e tij dhe atė personalisht nga pushteti.
Ai ėshtė rebeluar nė ēdo mėnyrė. Ai ėshtė martuar me sanjasine. Familja e tij kanė qenė kundėr sepse ajo nuk ka qenė e gjakut mbretėror. Dhe ai, sigurisht, ka insistuar nė martesė me tė, vetėm pėr atė arsye, se ajo nuk ka qenė e gjakut mbretėror. Kjo ėshtė se si ai e ka thyer programimin e tij. Kur ka ardhur tek unė dhe e kam pyetur: “Vimalkirti, ēfarė pune dėshiron?”, ai ėshtė pėrgjigjur: “Ti thjesht thuaj – ēfarėdo.”
E kam dashtė kėtė njeri qė nga momenti i parė kur e kam takuar. Ai ka pasur kualitet tė caktuar. Atėherė unė i thash: “Mirė, do tė bėhesh roje e imja, sepse je shumė i qetė dhe nuk do tė krijosh kurrfarė zhurme. Ti vetėm ulu tek dera ime.”
Duhet ta kuptoni se nė botė programi i cili ju thotė se duhet tė bėni shumė pėr tė arritur diēka plotėsisht ka tė drejtė. Nėse shkoni pas parasė, nėse shkoni pas pozitave, pushtetit, atėherė duhet tė bėni shumė. Por nėse ju vetėm e realizoni vetveten, ju s’keni nevojė tė bėni asgjė, sepse tashmė veē e keni. Vetėm gjejeni momentin e relaksuar, momentin e qetėsisė, kur mendja juaj nuk bredhė askund dhe vetėm qėndron brenda vetvetes – nė atė qėndrim pasiv ėshtė ēlirimi.
Kjo do tė jetė e mundshme, shumė mė e mundshme pėr shkak tė programit tuaj Gjerman. Lehtė ėshtė tė lėvizet prej programit tė vėshtirė pėr tė vepruar kah relaksimi. Pėr shembull, nėse tė them ta mbyllėsh grushtin aq fortė sa ke fuqi – ky ėshtė grusht Gjerman – sa gjatė do tė mund ta mbash tė mbyllur? Vazhdo ta ndrydhėsh aq fortė sa ke fuqi, dhe do tė vij momenti kur grushti to tė hapet vetvetiu se mė nuk do tė jeni nė gjendja ta ndrydhni atė edhe mė tutje. Ka limit. Pėr ta mbajtur dorėn e hapur nuk nevojitet kurrfarė energjie; kjo ėshtė gjendja e saj natyrale. Por pėr t’u mbajtur grushti mbyllur ku nuk ėshtė gjendje e tij natyrale - nevojitet njėfarė force.
Kėshtu ju shumė fortė e keni mbajtur grushtin tė mbyllur. Vetėm relaksone atė. Vetėm bėhuni mė pak Gjerman, dhe bėhuni mė shumė njerėzor. Dhe ju asgjė s’do tė humbni, do tė fitoni thesar tė pafund.





PYETJET NGA: Nxėnėsit e Rajneesh – HOLAND


"Problemi kryesor nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare nė Holandė ėshtė Eutanazia. Politikanėt po bėjnė luftė rreth formulės sė drejtė pėr ēėshtjen e nxjerrjes sė kėtij ligji. Ju lutemi komentona?"

Eutanazia, apo liria pėr ta zgjedhur vdekjen tuaj, duhet tė pranohet si e drejta e lindjes pėr ēdo qenie njerėzore.
Nė kėtė mund tė caktohet limiti, pėr shembull, shtatėdhjetė e pesė vjet. Pasi qė ėshtė mbi moshėn shtatėdhjetė e pesė vjeēe spitalet duhet tė jenė tė gatshme t’i ndihmojnė ēdokujt qė dėshiron tė ēlirohet nga trupi i tij. Ēdo spital duhet tė ketė vend pėr njerėzit qė vdesin, e atyre tė cilėve kanė zgjedhur tė vdesin duhet t’iu kushtohet konsideratė dhe ndihmė e veēantė. Vdekja e tyre duhet tė jetė e bukur.
Ēdo spital duhet ta ketė mėsuesin e meditimit. Personi i cili do tė vdes duhet t’i jepet njė muaj dhe do tė lejohet…nėse e ndryshon mendjen ai mund tė kthehet, sepse askush nuk e detyron atė. Njerėzit emocional tė cilėt duan tė bėjnė vetėvrasje nuk mund tė mbesin emocional njė muaj rresht – emocionaliteti mund tė jetė momental. Shumica e njerėzve qė kanė bėrė vetėvrasje, po tė kishin pritur edhe njė moment mė gjatė, ata nuk do tė kishin bėrė vetėvrasje nė pėrgjithėsi. Kjo ėshtė largim nga hidhėrimi, largim nga xhelozia, largim nga urrejtja apo largim nga diēka qė ata e kanė harruar si vlerė tė jetės.
I tėrė problemi ėshtė nė atė se politikanėt mendojnė, nėse pranohet eutanazia, do tė thotė se vetėvrasja mė nuk ėshtė krim. Jo, kjo s’do tė thotė ashtu. Vetėvrasja gjithmonė ėshtė krim.
Eutanazia do tė jetė me lejen e bordit mjekėsor. Njė muaj qėndron nė spital – ēdo lloj ndihme e cila mund t’i jepet personit tė qetėsohet dhe tė jetė i heshtur… tė gjithė miqtė i vijnė pėr ta takuar, gruaja e tij, fėmijėt e tij, sepse ai po shkon nė udhėtim tė gjatė. Nuk shtrohet pyetja pėr ta ndalur atė – ai ka jetuar gjatė, dhe ai kurrsesi nuk dėshiron tė shkoj nė jetė, puna e tij ka pėrfunduar.
Dhe ai duhet tė mėsohet tė meditojė pėr njė muaj. Kėshtu ai mund tė meditojė derisa tė vjen vdekja. Dhe pėr vdekje, ndihma medicinale duhet t’i jepet ashtu qė t’i vijė si gjumė – ngadalė - ngadalė, hap pas hapi, me meditim gjumi shkon mė thellė. Ne mund t’i ndryshojmė vdekjet e mijėra njerėzve nė ndritje.
Dhe aty nuk ka frikė nga vetėvrasja, sepse ai nuk do tė bėj vetėvrasje; nėse dikush tenton tė bėj vetėvrasje ai prapė do tė jetė i varrosur nė krim. Ai po kėrkon leje. Me lejen e bordit tė mjekėve…dhe ai ka njė muaj nė dispozicion nė tė cilin ai mund ta ndryshoj mendjen nė ēdo moment. Nė ditėn e fundit ai mund tė thotė: “Unė nuk dua tė vdes” – mandej ai mund tė shkojė nė shtėpi. Nė tė nuk ka problem: ky ėshtė vendimi i tij.
Momentalisht situata ėshtė shumė e ēuditshme nė shumė vende. Njerėzit provojnė tė bėjnė vetėvrasje – nėse kanė sukses, mirė; nėse nuk kanė sukses, atėherė gjyqi ua shqipton dėnimin me vdekje…Ēuditshėm! – ata vetvetes ja kanė bėrė atė. Ata janė zėnė nė mes. Tash pėr dy vjet do tė shkojnė nė gjyq; gjyqtarėt dhe avokatėt do tė grinden, edhe kjo edhe ajo, dhe nė fund njeriun prapė do ta varin. Ai e ka bėrė kėtė veē nė herėn e parė, vetvetes ja ka bėrė! Pėrse tė gjitha kėto marrėzira?
Eutanazia po bėhet gjithnjė e mė e nevojshme, sepse me pėrparimin e shkencės sė medicinės njerėzit po jetojnė mė gjatė. Shkencėtarėt nuk kanė zbuluar asnjė skelet tė para 5000 vjetėsh tė njeriut i cili ka qenė mbi moshėn 40 vjeēe kur ka vdekur. Para 5000 vjetėsh mosha mė e gjatė qė ka jetuar njeriu ka qenė 40 vjeēe, dhe prej dhjetė fėmijėve tė lindur nėntė kanė vdekur brenda 2 vjetėsh – vetėm njė ka mundur tė mbijetojė – kėshtu qė jeta ka qenė pamasė e vlershme.
Dhe Hipokrati ka dhėnė betimin pėr profesionin e mjekut se duhet ta ndihmoni jetėn nė ēdo mėnyrė. Ai nuk ka qenė i vetėdijshėm, ai nuk ka qenė profet. Ai nuk ka mundur tė parashikojė se do tė vijė dita kur tė dhjetė fėmijėt, tė gjithė do tė mbijetojnė. Tash kjo po ngjanė. Nė njėrėn anė, nėntė fėmijė mė shumė kanė mbijetuar, dhe nė anėn tjetėr, medicina i ndihmon njerėzit tė jetojnė mė gjatė – nėntėdhjetė vjet! Por edhe qindvjeēarėt nuk janė tė rrallė. Nė shtetet e zhvilluara shumė lehtė ėshtė tė gjenden nėntėdhjetė vjeēarėt, gjithashtu edhe qindvjeēarėt. Nė Bashkimin Sovjetik ka persona tė cilėt e kanė arritur moshėn njėqind e pesėdhjetė vjeēe, disa madje edhe njėqind e tetėdhjetė vjet – dhe ata ende punojnė. Por tash jeta ėshtė bėrė monotone. Njėqind e tetėdhjetė vjet, vetėm mendon pėr kėtė, e bėnė tė njėjtėn gjė…madje edhe eshtrat do tė jenė tė thyeshme. Dhe ata ende nuk kanė mundėsi pėr vdekje; vdekja ende duket tė jetė shumė larg – ata ende punojnė dhe janė tė shėndetshėm.
Nė Amerikė ka me mijėra njerėz nėpėr spitale tė cilėt rrinė vetėm tė shtrirė nė krevatet e tyre tė konektuar pėr tė gjitha llojet e aparateve. Shumica prej tyre janė me aparate pėr frymėmarrje artificiale. Ēfarė ėshtė qėllimi nėse personi nuk mund tė merr frymė vetė? Ēka pritni tė bėni prej tij? Edhe pėrse i gjithė kombi rėndohet me tė, kur ka plotė njerėz tė cilėt vdesin nė rrugė, tė uritur?
Tridhjetė milion njerėz nė Amerikė janė nė rrugė pa strehė, pa ushqim, pa veshmbathje, e me mijėra njerėz zėnė shtretėr nėpėr spitale... mjekė, infermiere – punėn e tyre, mundin e tyre, barėra. Tė gjithė e dinė se herėt a vonė ata do tė vdesin, por sa mė gjatė qė ėshtė e mundur duhet ata mbajtur nė jetė.
Ata dėshirojnė tė vdesin. Ata bėrtasin se dėshirojnė tė vdesin, por mjeku nuk mund t’i ndihmojė nė kėtė. Kėtyre njerėzve gjithsesi duhet dhėnė disa tė drejta, ata janė tė detyruar tė jetojnė, e dhuna nė ēdo mėnyrė ėshtė jodemokratike.
Kėshtu unė dua qė tė jetė fakti shumė racional. Jeta shtatėdhjetė e pesė apo tetėdhjetė, ėshtė jetė e jetuar mjaft. Fėmijėt janė tė rritur…kur ju jeni tetėdhjetė vjeē fėmijėt tuaj do tė jenė pesėdhjetė apo pesėdhjetė e pesė - ata janė plakur. Tash mė nuk ka nevojė tė jeni tė shqetėsuar apo tė brengosur. Ju jeni nė pension; tash ju thjesht jeni barrė, ju nuk dini se ēfarė tė bėni.
Dhe kjo ėshtė ajo, pėrse njerėzit e vjetėr janė tė irrituar: ata s’kanė kurrfarė pune, ata s’kanė kurrfarė respekti, ata s’kanė kurrfarė dinjiteti. Askush nuk mėrzitet pėr ta. Askush nuk merr kėshillė prej tyre. Ata janė tė gatshėm tė luftojnė dhe hidhėrohen e bėrtasin. Kėto thjesht janė frustrimet e tyre tė shfaqura; fakti i vėrtetė ėshtė se ata dėshirojnė tė vdesin. Por ata kėtė nuk mund ta thonė. Kjo ėshtė jo krishtere, jo religjioze – vetė ideja mbi vdekjen.
Atyre duhet tė ju jepet liria, por jo vetėm pėr tė vdekur; atyre duhet t’ju jepet liria pėr t’u trajnuar gjatė njė muaji se si tė vdesin. Nė kėtė trajnim, meditimi duhet tė jetė pjesė kryesore; kujdesi fizik duhet tė jetė pjesė kryesore. Ata duhet tė vdesin tė shėndetshėm, tė tėrė, tė qetė dhe tė heshtur – duke rrėshqitur ngadalė thellė nė gjumė.
Nėse meditimi do tė jetė i shoqėruar me gjumė ata mund tė vdesin tė ndritur. Ata mund ta dinė se vetėm trupi ka mbetur mbrapa, dhe se ata janė pjesė e amshimit.
Vdekja e tyre do tė jetė mė e mirė se vdekja ordinere, sepse nė vdekjen ordinere ju nuk keni shans tė bėheni tė ndritur. Nė fakt shumė e ma shumė njerėz po preferojnė tė vdesin nė spital, nė institucionet e veēanta ku ēdo aranzhman ėshtė i punuar. Ju mund ta lini jetėn me kėnaqėsi, nė mėnyrė ekstatike, me shumė falėnderime dhe mirėnjohje.

Unė jam gjithmonė pėr eutanazinė, por me kėto kondita.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 01.10.12 18:50

Pyetja e njėzetė e tretė

Ju e keni definuar vetveten si guru i pasur. Njerėzit e tjerė nuk ju interesojnė! A ėshtė pasuria nevojė e veēantė e gurus, apo ju jeni guru i tyre sepse ata kanė para?

Fakti i parė tė cilin duhet ta kuptoni ėshtė se: unė nuk e kam definuar veten time si guru i pasur. Kėtė e ka bėrė gazetaria e verdhė, e cila dominon mbi mendjet e masės nė tėrė botėn, ajo ka ardhur tek ky definim. Unė thjesht e kam pranuar kėtė ashtu siē e kam kuptuar vetė. Ata kanė thėnė se kjo mund tė jetė poshtėruese, por mendimi im ka kuptim plotėsisht tjetėr.
Vincent van Gogh ka qenė shumė mė i pasur sesa Henri Ford. Pasuri s’do tė thotė vetėm pasje apo para; pasuria ėshtė fenomen multidimensional. Poeti mund tė jetė nevojtar, por ndjeshmėrinė e tij s’ka para me tė cilėn mund ta blesh. Ai ėshtė mė i pasur se ēdo pasanik tjetėr. Muzikanti mund tė mos jetė pasanik, por sa i pėrket muzikės sė tij, s’ka pasuri qė ėshtė mė e pasur se muzika e tij.
Pėr mua njeri i pasur ėshtė ai i cili ka ndjeshmėri, kreativitet, perceptim. Pasanik ėshtė vetėm njė prej dimensioneve. Duke u akorduar me mua pasaniku ėshtė gjithashtu edhe artist kreativ: ai krijon pasuri. Nuk mund tė gjithė tė bėhen Henri Ford. Talenti i tij duhet tė respektohet, edhe pse ajo qė ai ka krijuar ėshtė e rėndomtė. Kjo nuk mund tė krahasohet me muzikėn e Mocartit apo vallėzimin e Nixhinskit, apo me filozofinė e Zhan Pol Sartrit. Por prapė, ai krijon diēka qė ėshtė e vlershme, utilitare, dhe bota do tė bėhet mė e mirė nėse ka ma shumė Henri Ford-a.
Kėshtu qė kur e kam pranuar definimin, kam menduar pėr cilindo fushė. Vetėm qenia e pasur mund tė ketė ca lidhje me mua. Absolutisht ėshtė e nevojshme ndjeshmėria e caktuar, vizioni i caktuar ėshtė i nevojshėm.
I varfėr ėshtė ai, mendja e tė cilit ėshtė e retarduar, ai mund tė ketė pasuri materiale pamasė; kjo s’ėshtė e rėndėsishme – kush nuk mund ta kuptojė muzikėn klasike, kush nuk mund ta kuptojė poezinė, kush nuk mund ta kuptojė filozofinė, kush nuk mund ta kuptojė fluturimin e shpirtit tė njeriut nė lartėsi. Po, njė prej fushave tė varfėrisė ėshtė njeriu i cili as nuk mund tė prodhojė para. Ai ėshtė mė i varfėri i varfėrisė, sepse paraja ėshtė plotėsisht send i kėsaj bote. Nėse nuk mund ta krijoni atė, ju thjesht tregoni se nuk keni inteligjencė tė mjaftueshme.
Njerėzit e varfėr nė botė janė pėrgjegjės pėr varfėrinė e tyre. Kush iu ka thėnė atyre tė shkojnė e tė prodhojnė fėmijė – ēdo fėmijė i bėnė ata edhe mė tė varfėr. Kush iu ka thėnė atyre tė jetojnė paragjykueshėm - dhe ēdo paragjykim e ngadalėson rritjen e tyre drejt pasurimit. Kush iu ka thėnė atyre se ata duhet tė besojnė se janė tė varfėr sepse nė jetėt e shkuara kanė bėrė vepra tė liga? Dhe pėrse ata i kanė pranuar tė gjitha kėto marrėzira?
Pėrse ata nuk e kanė dėgjuar inteligjencėn? – se njeriu i varfėr nuk duhet tė prodhojė fėmijė, ai duhet tė prodhojė pasuri. Por ai prodhon fėmijė, ai nuk prodhon pasuri. Ky ėshtė fenomen i ēuditshėm ku vendeve tė zhvilluara i humbet popullsia, derisa vendet e varfra janė nė rritje aq tė shpejtė saqė bėhen rrezik pėr tėrė botėn. Pikėrisht tash janė pesė miliard njerėz. Ky opinion ka qenė vetėm para pesė vjetėsh, se deri nė fund tė shekullit do tė jenė pesė miliard njerėz. Vlerėsimi i ekonomistėve dhe matematikanėve ėshtė shumė larg nga produktiviteti i njerėzve. Ne veē tash jemi pesė miliard. Deri nė fund tė shekullit do tė jemi gjashtė miliard.
Dhe nėse ju i thuani atyre njerėzve t’i kontrollojnė lindjet, tė pėrdorin kontraceptiv, se nuk ju nevojiten fėmijėt, ata nuk do t’ju dėgjojnė. Ju jeni kundėr religjionit tė tyre; ju jeni kundėr traditės sė tyre!
Tash, si mund tė kem kontakt me ata njerėz. Madje edhe pėr punėt e kėsaj bote ėshtė i pamundur komunikimi. Kėshtu kur thash se e kam pranuar definimin. Kuptimi im ėshtė i qartė. Vetėm dikush kush e ka mendjen e pasur, qenien e pasur, ėshtė i aftė tė kuptojė diēka rreth meditimit, diēka rreth shkallės sė finale, universale.
Njerėzit tė cilėt janė tė uritur, qė vdesin nga uria…Mendoni se nėse shkoni nė Etiopi dhe filloni tė ligjėroni pėr meditim, njerėzit do t’ju dėgjojnė juve? Ata do t’ju vrasin. Ata mė pėrpara do t’ju hanė se t’i dėgjojnė teknikat e juaja tė meditimit!
Ekzistojnė disa nevoja themelore tė cilat duhet plotėsuar, ekziston hierarkia. Sė pari duhet t’i plotėsoni nevojat e juaja trupore; mandej nevojat e juaja psikologjike duhet t’i plotėsoni. Tek atėherė, pėr tė parėn herė, bėheni tė uritur pėr pėrvojat shpirtėrore.
Ēka unė mund tė bėjė rreth kėsaj? – kjo ėshtė natyra e gjėrave. Nėse uji vlon nė njėqind shkallė celsius nxehtėsi? Unė nuk mund ta bindė tė vlojė nė nėntėdhjetė e nėntė shkallė. Kjo ėshtė natyra e gjėrave.
Hierarkia ėshtė kjo: nevojat trupore janė tė parat, mandej tė dytat janė nevojat psikologjike, e tek mandej nevojat shpirtėrore. Ēfarė interesimi mund t’ju jap pėr urinė e rritjes shpirtėrore. Nėse nuk ėshtė aty, nuk mund ta krijoj. Nėse ėshtė aty, unė mund t’jua tregoj rrugėn.
Ju mund ta shihni kėtė. Unė nuk kam shkuar pėr t’i kėrkuar njerėzit e pasur. Ata qė kanė ardhur tek unė kanė ardhur me vullnetin e tyre. Etja e tyre i ka sjellur ata tek unė. Unė nuk kam shkuar pas njerėzve, pėr t’i bindur ata – si misionar tė krishterė: “bėhuni tė krishterė” – duke iu premtuar atyre tė gjithat llojet e tė mirave nė jetėn e ardhshme.
Kur kam qenė profesor, njė ditė, derisa isha nė automobil, njė grua mė ndaloi dhe ma dha njė pamflet ku ishte njė shtėpi e bukur nė ballinė, mbrapa ishte lumi, drunjtė e bukur dhe malet. Nė pamflet shkruante: “A jeni tė interesuar pėr kėtė shtėpi?”
Thash: “s’kam parė kurrė kėso shtėpie nė kėtė qytet, por ndoshta dikush e ka ndėrtuar dhe ndoshta ai po pret ta shes.” Kėshtu qė kur e hapa pamfletin dhe shikova nė tė, e zbulova se nėse e pasoni Jezu Krishtin, mandej nė jetėn tjetėr pas vdekjes do ta keni njė shtėpi tė kėtillė nė parajsė.
Unė askujt nuk i kam dhėnė kurrfarė premtimi. Nuk kam shkuar pas askujt. Miliona njerėz – ata qė kanė ardhur tek unė – kanė ardhur me vullnetin e tyre.
E tash mund ta shihni pėr vetveten. Kėta tė cilėt kanė ardhur kanė pasuri tė caktuar nė kėtė formė apo nė tjetrėn; nuk ėshtė vetėm paraja. Rreth meje ka njerėz me talente tė ndryshme, njerėz me lloje tė ndryshme tė gjenialitetit. Disi afrimi shumi i afėrt i imi i ndalon ata njerėz tė cilit nuk do tė kenė leverdi tė mė afrohen. Madje edhe nėse rastėsisht vijnė, ata zhduken; ata nuk rrinė. Ata nuk bėhen pjesė e botės sime. Ata nuk e ndajnė vizionin me mua.
Askush nuk i klasifikon kush ėshtė i pasur dhe kush ėshtė i varfėr, dhe se tė varfėritė duhet tė shkojnė mbrapa e tė pasurit tė qėndrojnė. Nuk shkojnė nė testim. Por sipas disa marrėveshjeve ekzistenciale unė mund t’i josh vetėm ata persona tė cilėt janė shumė tė talentuar, jashtėzakonisht inteligjent, shumė tė pasur nė disa kualitete tė jetės. Vetėm nga ky kėnd i pasurisė do tė kenė ata lidhje me mua.
Dhe gazetarėt e verdhė shkojnė duke folur gjėra sensacionale pėr njerėz, tė pakuptimta, gėnjeshtra, tė shėmtuara – se unė nuk jam guru. Nėse mė duhet ta definoj kėtė do ta kisha thėnė: “Unė jam vetėm mik, mik i tė gjithė atyre qė kanė talent, inteligjencė dhe njėfarė prirje pėr rritje shpirtėrore.” Pėr mua kėta njerėz janė tė pasur.



Pyetja e njėzetė e katėrt

Ju gjithashtu njiheni si seks guru? Ēka momentalisht mendoni pėr dashurinė?

Definimi i cili mua mė quan seks guru nuk ėshtė vetėm i rremė, kjo ėshtė absurde. Pėr ta caktuar kėtė drejtė: unė jam i vetmi person nė kėtė botė qė jam antiseks. Por kjo kėrkon kuptueshmėri gjigante. Ju nuk mund tė shpresoni se kėtė do ta kuptoni prej gazetarėve.
Unė kam folur pėr seksin ashtu qė ai mund tė transformohet. Tė gjithė mėsuesit religjioz mund tė quhen seks guru, pėrpos meje, sepse ata mėsojnė pėr represionin e seksit, i cili nė mėnyrė konstante e mbanė njeriun seksual, ai kurrė s’do tė jetė i transformuar. Ai kurrė s’do tė shkojė pėrtej seksit. Represioni ėshtė mėnyrė pėr t’ju mbajtur tė lidhur me atė qė e keni shtypur.
Unė kam ligjėruar pėr shprehjen, kėshtu qė ju e keni tejkaluar atė duke e shprehur. Nuk e keni mbajtur prapė nė nėnvetėdije. Dhe sa mė shumė qė e shprehni seksualitetin tuaj, duke mos e gjykuar, pa mėkat – sepse ky nuk ėshtė mėkat; seksi thjesht ėshtė instinkt natyral – sė shpejti do tė bėheni tė vetėdijshėm se nė tė nuk ka asgjė. Shumė njerėz e kuptojnė se nė tė s’ka asgjė pėrveē kokėdhimbjes tė nesėrmen!
Por ata seksin vazhdojnė ta bėjnė si robot, sepse nė jetė s’dinė asgjė tjetėr tė bėjnė. Jetėt tona janė aq tė varfra; s’ka shumė ēfarė tė bėhet nė tė. Do tė befasoheni kur ta mėsoni se piktori i famshėm, derisa ėshtė i disponuar tė pikturojė, plotėsisht e harron seksin – me javė, me muaj. Poeti i madh plotėsisht e harron seksin kur fillon tė krijojė poezi. Ēfarė ndodh?
Kjo ėshtė pėrvojė e tė gjithė njerėzve kreativ tė cilėt kur krijojnė diēka, seksi bėhet absolutisht i parėndėsishėm. Ndoshta ėshtė energji e njėjtė e cila pėrdoret nė kreativitet, dhe atyre mė s’i mbetet e pashfrytėzuar. E kreativiteti aq shumė i plotėson saqė ata nuk dėshirojnė ta harxhojnė kotė dhe tė mbetet i pėrgjumur pėr tė nesėrmen. Kreativiteti i tyre nuk jua merr energjinė, por nė njėfarė formė i rinon ata.
Piktori rinohet kur ai pikturon. Poeti rinohet kur ai shkruan poezi. Muzikanti, nėse ndalet tė kompozojė, pėrnjėherė fillon tė plaket; diēka nė tė ndalet tė rritet. Dhe tė gjithė kėta njerėz nuk kanė treguar interesim tė njėjtė pėr seksin siē kanė treguar tė shenjtit e juaj.
Nėse i lexoni skriptet e juaja religjioze ju do tė befasoheni – ato janė pėrlotė me seksualitet. Madje edhe tė shenjtit tė cilėt e kanė gjykuar seksin e kanė gjykuar me aq kėnaqėsi saqė ju mund ta ndjeni atė, tė eksitoheni – pėr njė minutė aq shumė nė detaje e kanė pėrshkruar, dhe atė me ėndje tė madhe.
Kam dėgjuar rrėfimin pėr gruan e cila kishte shkuar tek prifti katolik pėr t’u rrėfyer, dhe ajo ishte rrėfyer se kishte qenė e dhunuar nga ana e njė mashkulli. Por prifti i kishte thėnė: “Kjo ėshtė hera e tretė. Duket paksa e ēuditshme qė i njėjti mashkull gjithmonė po tė dhunon.”
Gruaja i thotė: “Ju nuk po mė kuptoni. Kjo nuk ėshtė hera e tretė. Unė po flas pėr herėn e parė.”
Prifti i thotė: “Ju kėtė e keni thėnė para tri javėsh.”
Ajo i thotė: “Po, por unė kėnaqem aq shumė nė kėtė duke u rrėfyer, duke folur detajisht pėr kėtė, dhe kėtė unė s’mund t’ia them askujt tjetėr pėrveē juve. Kėshtu qė mė falni, por mė lejoni tė vijė ēdo tė diel.” Ajo ka ardhur pėr ta rrėfyer mėkatin, por ajo me tė vėrtetė ėshtė kėnaqur nė kėtė.
Nė skriptet e juaja religjioze ju do tė befasoheni kur ta gjeni se seksi ėshtė dėnuar me aq ėndje. Kėtė mund ta shihni prej fjalėve tė mendjeve tė njerėzve tė cilėt i kanė shkruar kėto shkrime kanė qenė pėrplot me represalie. Nuk do tė gjeni asnjė formulim si nė ditarin e poetit apo nė ditarin e piktorit apo letrat e skulptorit. Madje nuk do tė gjeni asnjė referencė.
Ēfarė unė po provoj ta argumentoj se e tėrė pėrpjekja ime me sanjasinėt e mi ėshtė t’ju bėjmė juve tė vetėdijshėm se seksi ėshtė thjesht, fenomen natyral. Jetone atė, dhe jetone plotėsisht, kėshtu qė mund ta tejkaloni. Por synimi im ėshtė transcendenca.
Dhe pėr kėtė sanjasinėt e mi mund t’ju japin dėshmi, se si ata duke u involvuar sa ma thellė nė meditim gjithnjė e mė pak janė interesuar pėr seks. Nė fakt, shumė gra sanjasine mė janė ankuar se meshkujt sanjasin janė shumė escapist*(ang: personi i cili arratiset nė botėn e fantazisė); ata kanė gjetur justifikime dhe janė larguar.
Nė botėn ordinare do ta gjeni pikėrisht tė kundėrtėn: gruaja pėrpiqet nė ēdo mėnyrė tė largohet. Ajo ėshtė plotėsisht e shėndosh. Dhe kur vjen burri nė shtėpi, ajo shtrihet nė shtrat me kokėdhimbje! Burri pėrpiqet ta bindė atė por ajo mė nuk ėshtė e interesuar. Ajo largohet duke i thėnė: “Jo sot!”
Nė mesin e sanjasinėve tė mi pėrvoja ėshtė pikėrisht nė tė kundėrtėn. Ai ėshtė burri i cili me kokėdhimbje ėshtė i shtrirė! Dhe gruaja pėrpiqet ta bindė, e ai i thotė: “Jo sot! Mos mė shqetėson. Jam nė meditim.”
Ēfarė ka ndodh? Pasi qė mashkulli ėshtė gjini aktive, ai natyrisht e ndjek femrėn. Femra ėshtė gjini pasive. Ėshtė mrekulli kur femra ikėn, me idenė se ajo do tė jetė e zėnė. Ajo nuk vrapon shumė shpejt. Ajo ecėn pėrpara duke shikuar mbrapa se a po i shkon mashkulli pas apo jo. Dhe nė fund ajo zihet, por ajo lenė pėrshtypje sikur nuk ėshtė e interesuar. Ky ėshtė seksi i saj joaktiv.
Dhe kjo asaj i jep bukuri tė caktuar, elegancė tė caktuar. Duket se mashkulli ėshtė mė animal, mė agresiv. Por sanjasinėt kalojnė pėrmes transformimit, dhe natyrisht transferimi i parė do tė bėhet tek seksi aktiv, sepse aktiviteti i tij do tė zhduket, agresioni i tij do tė zhduket. Dhe ju kėtė mund ta shihni. Nė fillim gruaja do tė jetė humbėse, se askush nuk do ta ndjekė atė, nuk do ta bindė atė. Ajo mund tė ndihet e ofenduar.
Ajo nuk duhet tė ndihet e ofenduar. Ajo do ta kuptojė kėtė fenomen tė thjeshtė: agresioni ėshtė zhdukur shkaku i meditimit. Pritjet e saj gjithashtu do tė zhduken, e cila do tė merr pak mė shumė kohė. Gjithēka pozitive zhduket shumė lehtė. Gjithēka negative qė ėshtė mė e thellė; kjo merr pak mė shumė kohė. Kjo ka ndodhė edhe me disa gra sanjasine gjithashtu, ato mė nuk janė interesuar pėr seks. Kjo thjesht ka ra larg.
Unė jam personi mė antiseks nė kėtė botė, por kjo botė ėshtė aq e ēmendur saqė askush nuk dėshiron ta kuptojė se i tėrė fakti pėrse unė i kam dhėnė pėrkrahje seksit, pėr shkak se unė kam thėnė: “Shprehne, mbijetone atė, dhe pėrfundone me tė. Sa ma shpejtė aq mė mirė, kėshtu qė ju mund tė keni tė paktėn jetė transcendentale pėr disa vjet, vite tė cilat plotėsisht mund t’i kushtoheni meditimit.”
Pėrshkrimi, i cili mua nė quan seks guru, ėshtė absolutisht absurd. Por gazetarėt e furnizojnė popullin me atė tė cilėn populli ka dėshirė tė dėgjojė – sensacione. Ata krijojnė gjėra, gjėra tė trilluara.
Vetėm sot ju thash se njė revistė Greke ka publikuar njė trillim me tė vėrtetė tė hatashėm rreth meje. Aty shkruan se unė po fshehėm nga Amerika. Se qeveria amerikane ėshtė duke mė ndjekur pėr tė mė zėnė dhe tė mė kthej prapa nė Amerikė pėr krime si vrasje, orgji seksuale, zjarrvėnie.
Amerika ma ka ndaluar hyrjen nė shtet pėr pesė vjet, dhe gazeta shkruan se unė po fshihem poshtė e lartė, nga Amerika, e policia tyre po mė ndjekin. Kjo nuk ėshtė mėnyrė e fshehjes: duke dhėnė intervista televizive pėr ēdo ditė, intervista pėr shtyp pėr ēdo ditė. Por njerėzit do t’i lexojnė kėto gjėra dhe njerėzit i besojnė kėtyre gjėrave. E tash aq shumė ėshtė shkruar pėr mua nė tėrė botėn nė gjuhė tė ndryshme saqė kurrė nuk kam arrit tė di se ēfarė po shkruhet pėr mua.
Sa isha nė Nepal. Njė koreane erdhi dhe mė tha se nė Kore qindra libra tė mia janė pėrkthyer, dhe nė mija librari ato janė nė dispozicion – dhe unė pėr kėtė s’di asgjė. Kjo mund tė jetė edhe nė vendet tjera gjithashtu, dhe nė gjuhėt tjera gjithashtu. Tash, a ėshtė pėrkthimi korrekt apo jokorrekt, apo se a i ka shkruar pėrkthyesi mendimet e veta nė pėrkthim, duke i futur mendimet e tija personale…Por unė prapė do tė jem pėrgjegjės pėr tė gjithė ata.
Janė mė sė paku katėrqind libra nė emrin tim, e ėshtė vetėm njė libėr mbi seksin. Dhe vetėm pėr atė libėr flitet,; pėr treqind e nėntėdhjetė e nėntė tjera askush nuk brengoset. Dhe ato treqind e nėntėdhjetė e nėntė janė mė tė mirat. Libri mbi seksin ėshtė vetėm bazė pėrgatitėse, pėr tė qenė e mundur tė kuptohen librat e tjera dhe tė vazhdoni nė tutje. Duke i kapėrcyer problemet e vogla, arrihen lartėsitė e vetėdijes njerėzore – por askush nuk flet pėr to.


Pyetja e njėzet e pestė

Duket se jeni shumė nė kontradiktė me vetveten. Mos e keni ndryshuar mendjen, ndoshta po gabojmė – apo ndoshta jeni shumė jokonsistent?

E para: Unė nuk kam mendje.
E dyta: Unė jam zhdukur para shumė e shumė vitesh. Aty s’ėshtė askush tė bėj gabime.
E treta: unė jam njeri shumė konsistent, tė paktėn rreth njė fakti, mbi jokonsistencėn.
Por nėse shikoni nė jokonsistencėn time, jo me mendje tė mbyllur por me mendje tė hapur, ju do tė befasoheni kur ta shihni se vetėm jokonsistenca paraqitet. Thellė poshtė ėshtė e fshehur lėvizja rrymuese nėpėr tė gjitha ato, duke iu bashkuar atyre nė njė tėrėsi.
Por pėr kėtė, nevojitet inteligjencė e madhe, nevojitet durim i madh, edhe dashuri e madhe nevojitet.

avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Anon prej 01.10.12 21:33

Jo-mendja nuk ekziston tek nje person qe mbushet me teori te osho-s , jo-mendja do arij ateher kur refuzon cdo dituri e cdo gje qe mund te tkeshilloj ky " mjeshter ".

AI NUK NA KA SHITUR DITURINE , POR ENDREN E TIJ !
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

425


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Ekonomisti prej 03.10.12 20:29

e para nje her ai nuk ka shitur asgje , ai nuk eshte shites i asgjeje , ai eshte thjeshte nje prezantuse ndaj dickaje qe ne nuk e njohim , dhe prezantimin nuk e shet perkundrazi e dhuron per ata qe deshirojne te njohin dicka reale , te shikoj dhe te degjojne me kthiellet .
ajo nuk ka rendesi se me cfar teorie mbushej . me te osho-s apo me te budes , apo te dikujt tjetri. ne qofte se nuk dole nga rrethi eshte i njeti promblem .e gjith teoria e oshos eshte si te shkeputesh nga teoria , e gjith filozofia e tije eshte kjo. por ne fillim ai duhet te perdori teorin me ne , sepse ne nuk dim gjuh tjeter te komunikojme me te , jo sepse nuk di ai ., prandaj ai eshte i detiruar ta perdor ate me ne. kjo ngjane si puna e femijes me lodrat , ne fillim atij i duhet ti japesh lodra qe ta udheheqesh , por me kalimin e kohes ai i largon ato vetvetiu duke kerkuar dicka me reale .por ne fillim i ka perdorur ato , njejt kete mund te beje dhe njeriu qe deshiron te vetdijsohet. ne fillim do ta perdori teorin , sepse me ate lindim , nuk egziston rruga ku mund te mos mesohet teoria per njeriun e gjalle .
avatar
Ekonomisti

66


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Anon prej 03.10.12 23:04

ekonomisti shkruajti:e para nje her ai nuk ka shitur asgje , ai nuk eshte shites i asgjeje , ai eshte thjeshte nje prezantuse ndaj dickaje qe ne nuk e njohim , dhe prezantimin nuk e shet perkundrazi e dhuron per ata qe deshirojne te njohin dicka reale , te shikoj dhe te degjojne me kthiellet .
ajo nuk ka rendesi se me cfar teorie mbushej . me te osho-s apo me te budes , apo te dikujt tjetri. ne qofte se nuk dole nga rrethi eshte i njeti promblem .e gjith teoria e oshos eshte si te shkeputesh nga teoria , e gjith filozofia e tije eshte kjo. por ne fillim ai duhet te perdori teorin me ne , sepse ne nuk dim gjuh tjeter te komunikojme me te , jo sepse nuk di ai ., prandaj ai eshte i detiruar ta perdor ate me ne. kjo ngjane si puna e femijes me lodrat , ne fillim atij i duhet ti japesh lodra qe ta udheheqesh , por me kalimin e kohes ai i largon ato vetvetiu duke kerkuar dicka me reale .por ne fillim i ka perdorur ato , njejt kete mund te beje dhe njeriu qe deshiron te vetdijsohet. ne fillim do ta perdori teorin , sepse me ate lindim , nuk egziston rruga ku mund te mos mesohet teoria per njeriun e gjalle .


- Per ta kuptuar me mire reth asaj qe desha te them , te sqaroj nje literature e dhene nga osho ne vitin 1990 e cila ka qene sekret deri ne nje kohe te gjate e ajo u eshte mesuar mases se vogel " sanjasineve ose nxenesve te ti me besnik "

-Nje shites te pasurive te patundshme te cilit shefi iu kishte zemeruar shume,ai kishte qene shitesi me i mire i tij,por kete here ai kishte bere me te vertete dicka mahnitese.
Ai kishte shitur nje pjese te madhe te tokes nje njeriu per nje cmim shum te mire.Shefi kishte mbetur shum i lumtur poashtu i ja kishte rritur pagen atij.
Ajo toke kishte qene e shtrire aty per vite por askush nuk e kishte blere,dhe ky kishte arrit ta shes me nje cmim maramendes.Por mandej erdhen shirat dhe njeriu qe kishte blere token kishte ardhur me vrap duke iu thene "Ju te gjithe jeni masthrues! Ajo toke eshte gjashte metra nen uje"

-Shefi e kishte thirrur shitesin dhe i kishte thene : " Kjo nuk eshte mire "
-Shitesi tha " Mos u shqetesoni.Ju vetem pritni dy dite,un do ta menaxhoj"
Dhe pas dy ditesh ai erdhi dhe i tha " e kam menaxhuar ,cdo gje u krye. Ia kam shitur atij burri dy barka "
Shefi i tha " Oh zot ai ishte aq i zemruar , dhe ti ia dole t`ia shesesh dy barka! Ku i more ato!?"
-Ai tha - " Ne i kishim ato ne bodrumin tone per vite me radhe dhe un prisja mundesine per ti shitur ato.Un i fola atij burri per bukurite e ujit i thash se tash per tash ai mund ti shfrytezoj barkat,dhe kur uji te terhiqet ai mund te beje shtepine e tij vetem gjashte metra me lart dhe kjo do te jete ne nje liqen,ajo do te quhet lake palace.
-Bleresi tha : " vertet kjo eshte nje ide e shkelqyer "

"SHITESI I KISHTE THENE SE NUK ESHTE NE PYETJE CFAR SHITNI,NE PYETJE ESHTE SE CILEN ENDERR IA BASHKENGJITNI MALLIT QE SHITNI."

VETEM ENDRAT JANE SHITUR !

Ky eshte Osho ose ne perkthim shqip do te thote "NJERIU I RI"

Sanjasini ne esence nuk ekziston , ajo eshte ne ender !

Falemnderit per mirkuptim.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

425


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Ekonomisti prej 04.10.12 18:59

...as ti nuk egziston ... as un nuk egzistoj...
ke shum te drejt, ne jemi vetem enderrusa .
ama OSHO egziston ...
avatar
Ekonomisti

66


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Fjori prej 05.10.12 12:38

Osho nuk shet endrra,ai s'ka nevoje as te enderroje as te shese.Ato qe thote osho i thone te gjithe ata njerez qe vertet kane jetuar dhe jetojne akoma.Ai flet me detaje per cdo lloj gjeje .Flet per frikerat tona,emocionet apo ndjenjat sidomos ato negative dhe tregon si ti kthejme ne burim force,pra ne dobi tonen.Ai ne fund te fundit thote :provojini,eshte e thjeshte,provoji dhe shiko ne ka te drejte.Por ka nje problem te madh me te kuptuarit jo vetem te oshos,dhe del pastaj si ajo fabula e dhelpres me rrushte.C'enderr qenka se tjetri te thote "hapi syte,hiqe perden" dhe te meson si ta besh?
Ka nxenes te tij qe ia kane arritur,pra s'qenka enderr.
Ka dale nje film i mrekullueshem "Sfidanti" qe flet pikerisht per ato qe thote dhe osho,pavaresisht se nuk eshte cituar ne asnje vend;jane cituar te tjere autore. Jua rekomandoj ta shihni .Mund tju jap linkun ku ta shkarkoni ne anglisht dhe italisht;eshte si film dhe ne fdp.
Filmi qė i ka hapur sytė miliona njerėzve nė botė

Cili ėshtė realiteti ku ne jetojmė?

Kush jemi ne?

Pse jemi kėtu?

Si punon truri,mendja dhe trupi ynė?

Cili ėshtė vendi ynė nė univers?

Pyetje dhe pėrgjigje nė njė film shkencor tė mrekullueshėm tė shpjeguara nė bazė tė zbulimeve tė fundit tė fizikės kuantike.

Lo sfidante
What the bleep do we know?

Filmi qė i ka hapur sytė miliona njerėzve nė botė

Cili ėshtė realiteti ku ne jetojmė?

Kush jemi ne?

Pse jemi kėtu?

Si punon truri,mendja dhe trupi ynė?

Cili ėshtė vendi ynė nė univers?

Pyetje dhe pėrgjigje nė njė film shkencor tė mrekullueshėm tė shpjeguara nė bazė tė zbulimeve tė fundit tė fizikės kuantike.

Linku ne you tube

Ku je?

Kėtu.

Sa ėshtė ora??

Tani.

Cfarė je ti?

Ky moment.

Mendja njė proces dhe njė instrument jashtėzakonisht i fuqishėm.Por ēfarė ėshtė ajo? Si punon? Eshtė pro nesh apo kundėr nesh? E kontrollojmė ne atė apo ajo na kontrollon ne? A jemi ne tė vetėdijshėm pėr atė qė ndodh brenda nesh?

Shkarkoni filmin (italisht) duke klikuar linkun mė

poshtė http://losfidante.marenectaris.net/download/

ose tekstin nė pdf anglisht italisht
anglisht italisht
avatar
Fjori

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Anon prej 06.10.12 0:17

I nderuar

Un jam sanjasin , antare i organizates se tij gati 3 vjet!
Separi duhet te ta spjegoj cdo te thote ajo fjale : Sanjasin ne thelb do te thot " Loje " , nuk mund te jesh serioz , te maresh informacione ... e te pretendosh qe je i atille!

Mire e the : Hapi syte , hiqe perden !

Te jap dhe nje shembull!

Kane qene 5 persona qe nuk shihnin e vendosen te japin mendimet se si duket nje ELEFANT
Njeri nga ato filloj nga hunda e tha : Elefanti paska formen e shkopit
Tjetri i tha : Ti t.... ai ka formen e nje flladitese " mbase kishte prekur veshet e tij "
Ne fund te gjith polemizuan duke pretenduar te japin nje forme nje elefanti nga ajo qe preken, aty ndodhej nje njeri qe i sheh e u thot " Ju nuk mund te shihni ate ne formen origjinale qe ka,ju jeni te verber! "

Keshtu qe : Sanjasin nuk mund te behesh perderisa akoma je i verber / Ajo nuk bazohet ne teorit e oshos " Ai mundohet te ju flet per nje pjese , por eshte e PAMUNDUR te spjegohet me fjale i gjith procesi " NUK MUNDET !

Osho tregon " endrat " po ate qe eshte ORIGJINALE nuk mund ta tregoj !

Falemnderit
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

425


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Ekonomisti prej 07.10.12 20:06

tani , veshtir eshte te kuptohet se kush eshte serjozi.. un nuk pretendova se jam dikushi , un thjesht provokova , por ti re brenda pernjeher . ky nuk eshte promblem i imi.
ti thua se un jam antari atij gati tre vite , un mendoj se ti je antar i endrrave te tua ,erdhi momenti ku endrrat nuk tu realizuan dhe ti u ndodhe ne udhekriq dhe rruga qe zgjodhe te nxorri jashte asaje organizate .
faktikisht ato per ne jane endrra , jo se osho tregon endrra , ti ketu keqkuptohej, ne fillim duhet te kuptojme ceshte realiteti, cfar ai deshiron te tregon me fjalen realitet ne gjuhen mistike.
do ishe realist vertet , me njerzor , me i thjeshte , shum pak egoist nese do ta lejoje veten , nese do ta lejoje fytiren e veret , ta shikoj te verteten .
avatar
Ekonomisti

66


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Anon prej 07.10.12 23:02

ekonomisti shkruajti:tani , veshtir eshte te kuptohet se kush eshte serjozi.. un nuk pretendova se jam dikushi , un thjesht provokova , por ti re brenda pernjeher . ky nuk eshte promblem i imi.
ti thua se un jam antari atij gati tre vite , un mendoj se ti je antar i endrrave te tua ,erdhi momenti ku endrrat nuk tu realizuan dhe ti u ndodhe ne udhekriq dhe rruga qe zgjodhe te nxorri jashte asaje organizate .
faktikisht ato per ne jane endrra , jo se osho tregon endrra , ti ketu keqkuptohej, ne fillim duhet te kuptojme ceshte realiteti, cfar ai deshiron te tregon me fjalen realitet ne gjuhen mistike.
do ishe realist vertet , me njerzor , me i thjeshte , shum pak egoist nese do ta lejoje veten , nese do ta lejoje fytiren e veret , ta shikoj te verteten .


Pershendetje!
per mua nuk eshte provokim,skam nevoje ta mendoj si te tille por eshte thjesht nje bisede.
Termi sanjasin nuk mund te tregohet me fjale , keshtu i kan kerkuar edhe rajneshit por ka thene "Un nuk mundem,kjo nuk kuptohet me teori ajo eshte shum me e madhe se sa fjala".
Gjithkush eshte antar i endrave te tij , asnje njeri nuk mund te jetoj jasht endrave ... kupton?
I vetmi mesazh qe kam marre nga OSHO eshte kjo :
"Te jesh i vetedijshem dhe te mbash kontroll mbi trurin tend "

avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

425


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Ekonomisti prej 08.10.12 21:19

ajo qe kam par un te osho eshte , se ai eshte nje realist absolute , duke pasqyruar paster natyren e cfar do lloj realitetit, eshte nje njeri pa ego , pa objektiv , qe te con ne perfundim se ai nuk eshte gabim.
ti thua se ai nuk na ka shitur dituri , por endrrat e tije.
e para : cfar ti quan dituri ?
e dyta : a mendon ti se osho ka endrra ? dhe e treta na trego disa endrra nga te oshos ,
me posht thua se osho tregon endrrat por ate qe eshte orgjinale nuk mund ta tregoj.
por mua menyra se si ti flet eshte shum egoiste , perse mos te thuhet realiteti qe osho tregon kur vijne tek ne zhdrrohen ne endrra sepse ne nuk mund ti kapim , ne nuk e kemi ate "mekanizem" , per ta kapur ate qe ai tregon , perse duhet te thuhet se ai nuk mund ta tregoj ate qe eshte orgjinale .
un mendoj se eshte me bukur te thuhet se ate qe ai tregon ne nuk mund ta kuptojme .
me rrespekt iliri.
avatar
Ekonomisti

66


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 12.01.13 21:17

Pikėrisht tash nuk jeni larg nga Roma, a keni ndonjė plan tė takoheni me Papėn?

Unė kurrė s’bėj plane, kjo ėshtė mėnyrė e jetesės sime. Por ekzistenca mund tė ketė plane. Nėse mė ka sjellė aq afėr Romės, ajo saktėsisht mund tė mė ēoj nė Vatikan.

Unė do tė kisha dashtė tė takohem me kėtė papėn fals, i cili pėrfaqėson hiēin sepse aty nuk ėshtė Zoti. Jezusi e ka pėrfaqėsuar Zotin – ai ka qenė i krisur. Dhe papėt e pėrfaqėsojnė Jezusin – kėta janė edhe mė tė krisur! E nė veēanti ky papa i sotėm. Ai jo vetėm qė ėshtė i krisur, por ėshtė polak sė tepėrmi!

Unė kisha dashtė tė diskutoj haptazi, publikisht nė mesin e njerėzve tė tij, sepse unė e di se nuk ka dėshmi pėr Zotin. Me shekuj njerėzit kanė punuar dhe nuk kanė qenė nė gjendje tė prodhojnė asnjė dėshmi. Ata nuk kanė fakte se Jezusi ka qenė i vetmi djalė i Zotit. Kur nė Zot dyshohet, Jezusi bėhet i dyshimtė. Dhe pohimi se ai ėshtė i vetmi djalė i lindur i Zotit me tė vėrtetė ėshtė qėndrim egoist, megalomani. Dhe atė, para dymijė vjetėsh, kur nuk ka ekzistuar kontrolli i lindjes!

Pėrse Jezusi ėshtė i vetmi djalė i Zotit? A ka pėrdorė ai kontraceptiv? Sa i pėrket tabletave, kohėve tė fundit qė janė zbuluar, deri mė tani ka pasur vetėm pėr femra. Nuk mendoj se tabletat pėr meshkuj kanė qenė nė dispozicion pėr Zotin. Dhe aty nuk ka nėnė. Trini i krishterė ėshtė i shėmtuar. Kjo ėshtė nėnēmuese pėr femra.

Do tė kishte qenė shumė mė natyrale: Zoti atė, Zoti nėnė, Zoti bir – kjo do tė dukej si njė tėrėsi natyrale. Ky tipi, shpirti i shenjėt, nuk ka vend nė ēdo familje. Ēfarė ėshtė qėllimi i tij? Dhe cilės gjini ai i pėrket? A ėshtė mashkull apo femėr?

E Jezu Krishti ėshtė shumė fanatikė rreth kėsaj. Kur kishte ardhur nėna e tij pėr ta takuar – ai kishte predikuar para masės – dikush nga masa i kishte thėnė: “Jezus, nėna jote ka ardhur tė tė shoh.” Mėnyra e pėrgjigjes sė tij ka qenė aq e shėmtuar saqė i tėrė predikimi i tij pėr dashurinė dhe paqen ėshtė rrėnuar. Ai iu thotė: “I thoni asaj gruaje” – ai nuk e pėrdorė fjalėn ‘nėnė’ – “i thoni asaj gruaje se unė e njoh vetėm babin tim, i cili ėshtė nė qiell. Unė nuk kam kurrfarė nėne, kurrfarė ati, tjetėr pėrveē Zotit.”
Papėt e pėrfaqėsojnė Jezusin. Papėt e pėrfaqėsojnė BIBLĖN E SHENJĖT – libėr i cili ėshtė mė i pashenjėt nė ekzistencė. Pesėqind faqe nė BIBLĖN E SHENJĖT janė plotėsisht pornografike. Do tė doja tė diskutoja me tė nėse nuk ėshtė pornografi, atėherė ēfarė ėshtė?

Papa ėshtė menduar tė jetė i pagabueshėm. Vetėm pesė minuta para zgjedhjes sė tij ai ishte i rremė, ai ishte vetėm njė kardinal. Dhe pas zgjedhjeve ndodhėn disa mrekulli – dhe kjo ėshtė njė zgjedhje! – dhe ai bėhet i pagabueshėm.

Askush nuk mund ta zgjedhė njė person tė ndritur. Sistemi zgjedhor nė thelb ėshtė politik.

E vėrteta nuk varet nga njė palė zgjedhje. Nėse do tė ishte varur e vėrteta nga zgjedhjet, ju do tė kishit qenė primitiv edhe nė ditėt e sotme. Galileo do tė kishte pėsuar disfatė. Ka qenė i vetmuar nė pohimin e tij se toka rrotullohet rreth diellit, e jo e kundėrta. Nė moshėn e tij tė vjetėr, i sėmur, nė prag tė vdekjes, e tėrheqin zvarrė nė pallatin e papės, dhe papa me force e detyron ta ndryshon shkencėn nė librin e tij. Galileo duhet tė jetė se ka qenė person i cili ka pasur talent pėr humor. Ai i pėrgjigjet: “Nuk ėshtė vėshtirė. Unė do ta ndryshoj fjalinė, por dua t’ju pėrkujtoj se ndryshimi i fjalisė sime nuk do ta ndryshoj lėvizjen e tokės rreth diellit.”

Ai e ka ndryshuar fjalinė nė librin e tij, dhe nė fusnotė e ka shkruar: “Unė e kam ndryshuar fjalinė sepse ėshtė nė kundėrshtim me BIBLĖN, por toka ende rrotullohet rreth diellit. Toka nuk e ka obligim ta pasoj BIBLĖN.”

Nėse ishte zgjedhur e vėrteta me shumicėn e votave, atėherė Gautam Buda kurrė s’do tė kishte qenė i zgjedhur, sepse ai ka qenė person rebelues nė mesin e indusėve. Ai i ka kundėrshtuar VEDET – tė cilat ia vlen tė gjykohen. Ai s’do tė kishte marr asnjė votė. Atėherė Lao Ce nuk do tė ishte zgjedhur si njeri shumė i ndritur, sepse ai ka qenė kundėr Konfucies, i cili ka pasur pushtet shumė tė madh mbi tėrė Kinėn dhe mbi gjithė politikanėt.

E vėrteta qėndron nė autoritetin e vet vetjak. Unė nuk e pėrfaqėsoj askėnd pėrpos vetes.
E vėrteta nuk ėshtė autoritative.

Dėshiroj ta bėj njė distancim nė mes kėtyre dy fjalėve. E vėrteta ka autoritet; dhe ėshtė shumė prezentė nė ndryshimin e diēkahi brenda jush. Ajo nuk ėshtė autoritative. Ajo nuk mund t’ju detyrojė tė ndryshoni, tė maskoheni, t’i pasoni ideologjitė tjera. Ajo nuk e ka fuqinė e kėsaj bote materiale; ajo ėshtė fuqi shpirtėrore.

Unė me tė vėrtetė do t’ju dua, nėse ekzistojnė plane nė kėtė rrugė…sepse unė kurrė nuk e kam planifikuar jetėn time, dhe unė e kam dashur artin e jo planifikimit tė jetės. Kjo mė ka ofruar lumturinė mė tė madhe, sepse asgjė nuk mė ka dėshpėruar dhe ēdo ditė kujdeset pėr vetvete.

Unė e kam dorėzuar veten nė duart e ekzistencės.
Nėse ajo mund tė udhėheqė me miliona yje, miliona planetė, me miliona sisteme diellore…unė jam vetėm njė njeri i thjeshtė, ajo gjithashtu mund tė udhėheqė me jetėn time.

Unė jam total - le tė shkoj.
Ngado qė mė ēon ekzistenca, unė jam i gatshėm.
Ekziston ēdo mundėsi tė mė gjeni nė Vatikan. Ju lus tė vini. Mos e humbni kėtė shans!



Pyetja e pestė

Me vite popullsia gjermane po bie. siē duket gratė gjermane nuk dėshirojnė tė kenė bebe me burrat e tyre. Ēfarė po rekomandoni?

Populli gjerman janė fatlum qė popullsia e tyre po zvogėlohet. Problemi nuk qėndron nė zvogėlimin e numrit tė popullsisė. Para tridhjetė vjetėsh kur kam filluar tė ligjėroj mbi kontrollin e lindjeve dhe abortin nė Indi kanė hedhur gurė mbi mua pėr tė mė vrarė sepse iu kam ligjėruar diēka tė pamoralshme, kundėr Zotit. Nė atė kohė India i ka pasur katėrqind milion banorė. Po tė mė kishin dėgjuar, sot nuk do tė kishin qenė nė telashe nė tė cilat janė. Sot popullsia e Indisė ėshtė nėntėqind milionėshe- dy herė mė shumė se atėherė.

Vlerėsimet para pesė vjetėsh thonė se India deri nė fund tė shekullit njėzet do t’i ketė njė miliard banor. Kjo do tė thotė se India do tė jetė pėr tė parėn herė para tė gjitha shteteve sa i pėrket numrit tė popullsisė - madje edhe para Kinės.

Tash, ky shtet do tė vdes. Nuk i nevojitet bomba atomike, uria e vet, vdekja nga uria do ta vras atė.

Kėshtu gjithmonė ndodhė: vendet e varfra e shtojnė popullsinė e tyre, shtetet e pasur e zvogėlojnė popullsinė. Ekziston njė ligj fondamental prapa kėsaj. Vendet e varfra e shtojnė popullsinė e tyre sepse ata nuk kanė zbavitje tjetėr pėrveē seksit.

Shtetet e pasura kanė shumė zbavitje tjera... po tė ketė ma shumė eksplorime ekzistuese nė dispozicion – seksi bėhet sekondar.

E dyta, nė shtetet e pasura, shumica e grave do tė jenė mė tė ēliruara nga robėria e zgjatur e burrave. Nė shtetet e varfra gruaja thjesht ėshtė makinė pėr prodhimin e fėmijėve. Dymbėdhjetė fėmijė ėshtė normale, pesėmbėdhjetė, tetėmbėdhjetė, madje edhe njėzetė nuk ėshtė fenomen i rrallė. E tėra jeta e tyre kalon nė prodhimin e fėmijėve. Pa edukim, pa muzikė, pa art, pa vallėzim – nuk kanė kohė – e tėrė jeta e tyre kalon nė rritjen e fėmijėve. Kjo e shkatėrron bukurinė e tyre, dhe e bėnė trupin e tyre tė shėmtuar.

Nė shtetet e pasura femra kėtė nuk e lejojnė. Ajo tash ėshtė e arsimuar; ajo tash kėrkon liri. Dhe pėrse ato do tė duhej ta shkatėrronin trupin e tyre pėr prodhimin e fėmijėve, kur fėmijėt mund tė prodhohen nė epruvetė. Pėrse tė shkatėrrohet femra e bukur, proporcionet e saja tė trupit, gjinjtė e saj tė bukur. Nė asnjė vend tė kulturuar femra nuk do tė jetė e gatshme ta ushqej fėmijėn me gjirin e saj.

Gjinjtė nuk mund tė mbesin tė rrumbullakėt nėse fėmija ushqehet prej tyre. Gjinjtė e rrumbullakėt, siē i shihni nė skulpturat e artistėve tė mėdhenj. Nėse gjinjtė mbesin tė rrumbullakėt, fėmija do tė mbytet duke thithė gji, sepse hundėn e tij do ta mbyllė gjiri. Ai nuk mundet nė tė njėjtėn kohė edhe tė thithė edhe tė merr frymė. Gjinjtė duhet tė jenė tė zgjatur pėr tė qenė nė gjendje fėmija tė thithė dhe tė merr frymė njėkohėsisht.

Shkencėtarėt thonė se njeriu ka kapacitet tė shkojė nė pėrtrirjėn e jetės sė tij pėr sė paku treqind vjet, nėse ushqehet si duhet, ushtron si duhet, ka mjedis tė mirė nė dispozicion. Por njeriu vdes rreth tė shtatėdhjetave; kjo ėshtė kohė tradicionale pėr vdekje.

Gruaja, nė vendet siē ėshtė Gjermania, duhet tė insistojnė nė atė se nuk duhet tė shtohet popullsia. Ju mund t’i adoptoni fėmijėt nga vendet e varfra. Kjo do tė ndihmojė nė dy mėnyra: do t’i ndihmojė shtetet e pasura dhe njerėzit e tyre ta mbajnė shėndetin e tyre dhe trupin e tyre, gjithashtu do t’i ndihmojė shteteve tė varfra.

E treta, pyetja se gratė nė Gjermani nuk janė tė gatshme tė bėjnė fėmijė me burrat e tyre. Kjo ėshtė shumė me rėndėsi tė kuptohet, tjetėr ėshtė me qenė burrė e tjetėr ėshtė me qenė baba. Funksionet janė plotėsisht tė ndryshme. Me qenė grua ėshtė tjetėr gjė, e me qenė nėnė ėshtė krejtėsisht diēka tjetėr.

Ju mund tė dashuroheni nė gruan, kjo ėshtė nė rregull. Ju mund tė martoheni, por kur ka lidhje me fėmijėt, kėta janė mė tė mirė se shkencėtarėt, bordi mjekėsor, se cili burrė ėshtė me tė vėrtetė pėr grua, dhe cila grua ėshtė pėr burrė, t’i jep fėmijės jetė mė tė mirė, trup mė tė bukur, inteligjencė mė tė madhe. Kjo duhet tė bėhet vetėm pjesė e jetės sė njerėzve inteligjent. Pėrse tė insistohet qė fėmija juaj duhet tė jetė fėmija JUAJ? Ēka ka lidhje kjo? A mund ta njihni ju fėmijėn tuaj kur ėshtė vetėm qelizė atomike? A mund ta njihni se cili ėshtė fėmija juaj?

Funksioni i burrit nė prodhimin e fėmijėve nuk ėshtė hiq ma i madh se i njė shiringe. Nė ēdo kontakt seksual njeriu gjithmonė nxjerr jashtė miliona spermatozoid tė gjallė, dhe nga kjo fillon politika: gara e madhe – sepse vetėm njė spermatozoid ja del tė mbėrri tek vezorja. Ky ėshtė kalim shumė i shkurtė pėr neve. Por pėr spermatozoidin proporcionalisht ėshtė dy mile i gjatė. Pėr dy mile njė milion spermatozoid marrėzisht nxitojnė tė vijnė nė postin e kryeministrit! E ndjenja ime ėshtė, tė qėndrohet anash nga rrėmuja.

Njerėzit mė tė mirė nuk janė aq tė marrė, nuk janė aq ambicioz. Njerėzit mė tė mirė dėshirojnė tė lihen tė qetė. Nė ēastet e tilla tė nxitimit atyre iu pėlqen tė presin pak: kurrė rrėmuja kalon, tek atėherė ata lėvizin – por atėherė ata e kanė humbur shansin. Vetėm njė spermatozoid do tė futet brenda nė vezore, e mandej vezorja mbyllet. Nganjėherė ndodhė tė mbėrrijnė dy spermatozoid nė tė njėjtėn kohė – kjo ėshtė arsye pėrse lindin binjakėt. Nganjėherė tre, nganjėherė katėr…rekordi ėshtė nėntė, por ky ėshtė fenomen i rrallė.

Personi i cili do tė mbėrri i pari ndoshta nuk do tė jetė personi mė i mirė prej njė milion spermatozoideve. Ai ndoshta nuk do tė bėhet Albert Ajnshtajnė, ai ndoshta nuk do tė bėhet Pikaso, ai ndoshta nuk do tė bėhet Gautam Buda…dhe unė jam plotėsisht i sigurt se nuk do tė bėhet; pėrndryshe, bota nuk do tė kishte qenė e stėrmbushur me budallenj. Turma, masa, gati tė retarduar.

Nė luftėn e parė botėrore pėr tė parėn herė ėshtė testuar inteligjenca, ėshtė zbuluar IQ. Dhe kjo ka qenė tronditėse: individi mesatar nė botė ka pasur moshėn mendore trembėdhjetėvjeēare. Ai ka mund tė jetė shtatėmbėdhjetė vjeē fizikisht, por mentalisht ka qenė trembėdhjetė vjeē. Kjo ėshtė e ēuditshme.

Kjo ėshtė jashtėzakonisht mirė kur gruaja duhet tė vendos – edhe burri duhet t’i ndihmoj tė vendosin. Merrni kėshilla prej ekspertėve rreth asaj se cili burrė ėshtė i vėrtetė pėr femra. Pėrfundimisht, siē ekzistojnė transfuzionet e gjakut duhet tė ekzistojnė edhe transfuzionet e spermės. Dhe njerėzit bujar duhet tė shkojnė atje dhe ta dhurojnė spermėn e tyre. Nga kėta miliona spermatozoid, njerėzit mė tė mirė mund tė zgjedhėn. Mund ta mbushim tokėn me gjeni.

Kėshtu qė unė nuk jam kundėr asaj qė po ngjanė nė Gjermani, ky ėshtė vetėm fillimi, fillimi i asaj qė do tė ndodhė shumė ma shumė. Sperma mund tė zgjedhet nga mjekėt, dhe kjo mund tė injektohet nė femrėn. Dhe duhet tė jesh i lumtur tė kesh njė fėmijė tė bukur; pėrse duhet tė insistohet me qenė vetėm i juaji? Ky posesivitet ėshtė primitiv. Kjo do tė duhej tė ishte mė e mira, kjo do tė duhej tė ishte mė e shėndetshmja; kjo do tė duhej tė ishte kontribut pėr botėn – bukuria e saj, madhėshtia e saj, aroma e saj.

Tjetėr ėshtė tė jetohet me njė person, dhe krejtėsisht ėshtė diēka tjetėr tė krijohet fėmija. Pėr kėtė nevojiten dy ligje tė ndryshme. Dhe ky posesiviteti i marrė – “Fėmija duhet me qenė i imi” – duhet tė jetė i tejkaluar. Nėse numri i popullsisė bie, kjo ėshtė shumė mirė. Nėse tė gjitha shtetet e pasura e pėrcjellin shkaktarin e njėjtė dhe popullsia e tyre fillon tė bie, tė gjithė ata mund tė adoptojnė fėmijė nga vendet e varfra, dhe ne mund ta balancojmė botėn nė mėnyrė mė tė mirė.

Dhe mos harroni, hibridizimi nuk i ndihmon vetėm shtazėt, zogjtė dhe frutat. Hibridizimi ėshtė fenomen shumė i madh, por njeriu ėshtė aq antishkencor saqė as nuk ka provuar. Nėse ka njerėz shumė e ma shumė nga vendet e ndryshme, tė largėta – Etiopi, Indi, Tajlandė, ku njerėzit vdesin nga varfėria – nėse fėmijėt e tyre adoptohen nga shtetet e pasura, gjaku i tyre do tė sjellė diēka tė re pėr ju. Sė shpejti ata do tė jenė tė gatshėm tė prodhojnė fėmijė. Fėmijė e tyre do tė jenė shumė mė lartė nė ēdo mėnyrė tė mundshme. Kjo ėshtė e vėrtetė shkencore tė cilėn po jua them.

Rėnia e numrit tė popullsisė ėshtė bekim.
Shtimi i numrit tė popullsisė ėshtė mallkim.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ligjėrime tė filozofit tė madh Indian OSHO

Mesazh  Xhemajl prej 13.01.13 16:36

21 shkurt 1986 paradite

Pyetjet nga Quick revista, gjermane

Pyetja e parė

A po mendoni se kancelari gjerman ka frikė prej juve?

Absolutisht – pėrndryshe nuk ka kurrfarė arsye tė bėj ligj kundėr hyrjes sime nė Gjermani. Unė kurrė s’kam qenė nė Gjermani; unė kurrė s’kam bėrė asnjė krim kundėr ligjit gjerman. Nuk kam aplikuar pėr vizė gjermane, kėshtu qė nga ana ime nuk ka pas pyetje pėr hyrje nė Gjermani. Kjo duhet tė jetė fobia e tij personale.
Ai gjithsesi se ėshtė frikėsuar; sa mund tė thuhet nė mėnyrė kategorike. E arsye pėr frikėn e tij ėshtė tė rinjtė gjerman thellė janė tė dashuruar nė mua. Gjermanėt e rinj e kanė pėrfunduar me politikanėt. Prej asaj dite kur Adolf Hitleri ka vdekur me vdekje tė turpshme, politikanėt gjerman kanė vdekur pėr gjeneratat e reja; e tėrė politika ėshtė shėmtuar.
Priftėrinjtė gjerman gjithashtu janė tė frikėsuar. Ata mund tė jenė prapa kancelarit nė konspiracionin e pėrbashkėt, sepse kjo ėshtė hera e parė nė tėrė historinė e krishterimit ku njeriu nė fytyrė i fletė tė rinjve, elitės, njerėzve inteligjent, njerėzve tė arsimuar, njerėzve tė talentuar, jashtė deleve tė tyre. Tė krishterėt me shekuj kanė tentuar ta bėjnė kėtė nėpėr gjithė botėn, por ata kurrė s’kanė qenė tė suksesshėm nė ndryshimin e mendjes tė tė kulturuarve, arsimuarve, inteligjentėve, tė talentuarve. Ata kanė qenė tė suksesshėm vetėm nė ndryshimin e mendjes sė lapsave, tė uriturve, bonjakėve.
Ta konvertosh bonjakun nė katolicizėm apo lypsni nė katolicizėm nuk duhet bisedė e madhe, sepse personi nuk shkon nė katolicizėm, ai shkon kundėr varfėrisė sė tij. E njerėzit qė kanė ardhur tek unė nuk kanė ardhur kundėr varfėrisė, ata kanė ardhur pėr kėrkim shpirtėror, tė cilėn kisha nuk ka mundur t’jua siguron. Tė ndryshosh prej hinduaizmit nė krishtnizėm, apo prej judaizmit nė krishtenizėm, apo prej budizmit nė krishtenizėm, ėshtė punė e lehtė; kjo ėshtė thjesht kalim prej njė burgu nė burgun tjetėr.
Unė po ju nxjerr jashtė nga burgu nė qiell tė hapur.
Unė nuk kam kurrfarė burgu t’ju jap.
Politikanėt janė frikėsuar, liderėt fetar janė frikėsuar – dhe kjo ėshtė shenjė e mirė. Kjo do tė thotė se ne jemi fitues e ata humbės. Njerėzit bėhen frikacak vetėm kur humbin. Pėrse duhet kancelari gjerman tė frikėsohet aq shumė? Unė nuk po shkoj nė shtetit e tij, por ai po mė frikėsohet sikur ai tė jetojė nė shtetin tim.
Unė do tė hy nė Gjermani, sepse ligji ėshtė absolutisht ilegal, kriminal. Sanjasinėt e mi do tė luftojnė nė ēdo gjyq, dhe unė do tė vijė si triumfues nė Gjermani dhe thirrjen kancelari do tė ma dorėzoj haptazi para publikut.
Ai ka bėrė njė hap shumė idiotik. Ai do tė pendohet pėr kėtė.

Pyetja e dytė

Nuk ka mėnyrė pėr njerėzit e Gjermanisė Lindore tė vijnė nė Kretė. a do tė shkoni nė Berlinin Lindor t’i vizitoni ata?

Kam shumė sanjasin nė Berlinin Lindor – dhe njerėz shumė guximtar. Ata kanė dashtė ta bėjnė komunėn nė Berlinin Lindor; i kam ndaluar ata. Iu kam thėnė: “Qėndroni nėntokė”. Tė vėrtetėn e njėjtė si nė Bashkimin Sovjetik. Edhe atje kam me mijėra sanjasin tė cilėt janė nėntokė.
KGB ia ka dalė t’i zbulojė rreth dyqind sanjasin dhe i kanė persekutuar, duke i ngacmuar. KGB ua ka marrė librat, shiritat magnetofonik, video kasetat. Por nuk kanė asgjė si dėshmi kundėr tyre. Unė proklamoj njė komunizėm mė tė lartė sesa qė proklamon Bashkimi Sovjetik. Sipas meje Bashkimi Sovjetik akoma nuk ėshtė komunist.
Tė pasur e tė varfėr, klasat e vjetra, mė nuk janė atje, por tash ėshtė krijuar largėsi mė e madhe nė mes njerėzish: burokratėve, njerėzve qė kanė pushtet, dhe njerėzve qė nuk kanė pushtet. Tė pasurit kurrė s’kanė pasur mė shumė pushtet, e tė varfėritė kanė mbetur nė gjendjen e njėjtė – nėse kishin pasur talent dhe inteligjencė – tė lėvizin nė shtresa mė tė larta tė shoqėrisė. Por nė Rusi kjo lėvizje ėshtė e pamundur, ajo ėshtė shoqėri statike, shoqėri e vdekur.
Mė pėlqen ideja mbi komunizmin, por komunizmi mund tė jetė vetėm i vėrtetė, autentik, kur ai bazohet nė anarkizėm. Nėse bazohet nė diktaturėn e proletariatit, ky nuk do tė jetė komunizėm autentik. Ky do tė jetė vetėm varfėri e distribuuar nė mėnyrė tė barabartė.
Nuk dua varfėri pėr tė gjithė, tė gjithė njerėzit duhet me qenė tė pasur nė ēdo mėnyrė tė mundshme. Komunizmi im nėnkupton mundėsi tė barabarta pėr tė gjithė tė jenė tė veēantė dhe jo tė njėllojtė – sepse psikologjikisht askush nuk ėshtė i njėjtė, e nėse dėshironi qė ata tė jenė tė njėjtė duhet me forcė t’i bėni tė njėjtė. Dhe cilado njėllojtėsi e cila varet nga forca nuk ja vlen tė pėrmendet. Ju duhet t’jua merrni tė gjitha liritė, ju duhet t’jua merrni tėrė individualitetin. Duhet ta sakrifikoni individin real para kėmbėve tė shoqėrisė joreale.
Shoqėria nuk ekziston – ajo ėshtė vetėm emėr. Nėse e kėrkoni shoqėrinė atė s’do ta gjeni askund. Ngado qė tė shkoni, do tė hasni vetėm nė individ. Komunizmi im ėshtė individualist, dhe komunizmi im ėshtė anarkist.
Do tė doja tė shkoja nė Berlinin Lindor. Pikėrisht tash po tė mė kishin lejuar vetėm rrugėn ta kaloj. Do ta kisha shfrytėzuar kėtė shans – pėr tė mundur njerėzit e mi t’i takoj edhe nė rrugė.
Dhe numri i sanjasinėve do tė rritej shumė shpejtė nė Rusi pėr arsye psikologjike: pėr shtatėdhjetė vjet popullit rusė iu ėshtė ndaluar ēdo dėshirė shpirtėrore. Kjo do tė eksplodoj ndonjė ditė.
Rinia ruse digjet nga malli tė dijė ma shumė pėr fshehtėsitė e jetės, e jo vetėm pėr materializmin, i cili veē ka vdekur. Fridrih Niēe ka thėnė: “Zoti ėshtė i vdekur”. Ai ka gabuar nė dy ēėshtje: e para, Zoti kurrė s’ka qenė atje, atėherė si mund ai tė vdes? E dyta, fizika moderne e ka vėrtetuar se materia nuk ekziston. Materia ėshtė iluzion, ajo vetėm shfaqet. Ajo qė ekziston ėshtė energjia, e jo materia.
Kėshtu qė Zoti i vjetėr ėshtė i vdekur, materializmi i vjetėr ėshtė i vdekur. Bota e re po lartėsohet e qė bazohet nė energji dhe transformimet e saj. E kjo ėshtė detyra ime: se si ta transformoj energjinė e juaj nga gjumėsia nė zgjuarsi, nga vetėdija nė mbivetėdije; se si t’i shkatėrroj tė gjitha kėndet e pavetėdijshme nė qenien tuaj dhe ta bėj tėrė ekzistencėn e juaj pėrplot me dritė dhe me vetėdije.
Nė Rusi ekziston njė apel enorm pėr mua. Njerėzit bėjnė dorėshkrime librash, i shtypin librat, i fotokopjojnė, dhe mandej ua shpėrndajnė nėntokės. Kjo ėshtė e vetmja lėvizje nė Rusi e cila del nga nėntoka, lėvizja e vetme shpirtėrore nė Rusi. Sė shpejti do tė kemi mjaft njerėz kėshtu qė ata s’do tė kenė nevojė tė jenė nė nėntokė.
Unė do tė kėrkoj leje nga Bashkimi Sovjetik t’i vizitoj njerėzit e mi atje. Dhe kjo do tė jetė shans e mirė pėr Bashkimin Sovjetik ta godas nė fytyrė Amerikėn. Nėse mė lejojnė, dhe e ndalin persekutimin e sanjasinėve tė mi – tė cilėt absolutisht janė tė pafajshėm, tė cilėt nuk kanė kurrfarė synimesh politike – unė do ta pėrkrah Bashkimin Sovjetik kundėr Amerikės nėpėr tėrė botėn.
Por nėse nuk mė lejojnė tė hy nė Rusi, atėherė, herėt a vonė njerėzit e mi do tė luftojnė, pėrbrenda Rusisė, luftė legale pėr hyrjen time, sepse unė nuk dua ta thyej ligjin e asnjė shteti. Unė jam person qė e respektoj ligjin.
Por unė do tė gjej mėnyra pėr t’i takuar ata. Unė kam gjetur rrugė pėr t’i dėrguar literaturė, kaseta. Unė do tė lėviz rreth Rusisė ku njerėzit do tė mund tė vijnė tė mė takojnė. Madje edhe nėse jam kundėr disa ligjeve, unė nuk do t’i thyej ato. Kisha dashtė qė ligji tė tėrhiqet, tek atėherė do tė hy nė atė shtet.
Edhe kjo nuk ėshtė me rėndėsi… Njerėzit e mi nė Rusi po zgjerohen aq shpejtė saqė shumė shpejtė ata do tė kenė forcė gjigante. Tė gjithė ata janė njerėz tė rinj derisa burokratėt janė pleq, gati tė vdekur. Pėr shtatėdhjetė vjet, qė nga revolucioni, e njėjta klikė njerėzish kanė sunduar nė Rusi me njė kėmbė gati nė varr. Sė shpejti njerėzit e rinj vijnė nė pushtet, dhe nė momentin kur njerėzit e rinj vijnė nė pushtet nė cilindo shtet, atėherė unė jam nė pushtet.
Unė jam i sinkronizuar me zemrat e tė rinjve.
Zemra ime rrah me zemrat e tė rinjve. Ajo ėshtė bashkėsi gjigante – jo vetėm me fjalė, por shpesh edhe me qetėsi. Por unė do tė tentoj tė shkoj nė Berlinin Lindor dhe do tė tentoj tė shkoj nė Bashkimin Sovjetik dhe nė shtetet tjera komuniste – sepse e tėrė bota ėshtė njė, dhe unė nuk besoj nė kufijtė e rrejshėm tė kombeve. Unė nuk besoj nė diskriminimin e religjioneve, unė nuk besoj nė diskriminimin e kombeve.
Bota duhet tė bėhet njė, vetėm atėherė kjo botė mund tė bėhet parajsė.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TĖ JESH I KRISUR ĖSHTĖ DHE TĖ JESH I ARSYESHĖM

Mesazh  Anon prej 27.01.13 11:58

Bota ka njohur njerėz ashtu tė krisur, tė mrekullueshėm; nė tė vėrtet, gjithė njerėzit e mėdhenj tė botės kanė qenė pakėz tė krisur - tė krisur nė sytė e masave. Marrėzia e tyre ka qenė e shprehur se ata nuk kanė qenė tė palumtur, s’kanė qenė tė brengosur, nuk i janė frikėsuar vdekjes, nuk i janė frikėsuar rivalitetit. Ata kanė jetuar ēdo ēast plotėsisht dhe intensivisht dhe pėr kėtė jeta e tyre ka qenė lule e mrekullueshme - kanė qenė tė mbushur me aromė, me dashuri, me jetė she me gėzim.
Po, por kjo nė ndonjė mėnyrė ka shqetėsuar miliona njerėz rreth teje. Ata nuk kanė mundur tė pranojnė idenė se ti ke arritur diēka qė ata e kanė humbur; prandaj, ata kanė provuar qė nė ēfarėdo mėnyre tė tė bėjnė tė palumtur. Qortimi i tyre nuk ėshtė asgjė tjetėr pos gjakim qė tė tė bėjnė tė palumtur, tė ta asgjėsojnė gėzimin tėnd, tė ta marrin harenė - ashtu qė patjetėr tė kthehesh nė grixhėn e tyre.
Individi duhet tė gjejė guximin tė jetojė edhe kur tė tjerėt flasin se ėshtė i marrė. Duhet t’u thotė: “Ju keni tė drejtė. Nė botėn e kėtillė vetėm njerėzit e marrė mund tė jenė tė lumtur dhe tė hareshėm. Unė e kam zgjedhur atė marrėzi me hare, me shpirtmadhėsi, me vallėzim, kurse ju e keni zgjedhur arsyeshmėrinė me dhembje, me gjakim dhe me ferr - pėrcaktimet tona janė tė ndryshme. Ti je i arsyeshėm dhe rri i palumtur; kurse mua mė le me marrėzitė e mija. Mos u ndiej pakėndshėm, meqė unė fare nuk ndjehem pakėndshėm pėr shkakun tėnd- bota ka aq shumė njerėz tė ashtuquajtur tė arsyeshėm dhe unė nuk ndjehem dot fajtor.”
Nė pyetje ėshtė vetėm koha e shkurtėr... Sė frikti, kur tė tjerėt kanė pėr ta pranuar si tė tillė, kjo mė nuk do tė tė mundojė. Atėherė do tė mund tė qėndrosh nė nė dritėn e ditės me qenien tėnde tė vėrtetė - do tė mund t’i hedhėsh gjithė panatyrshmritė (artificialitetet) e mėparshme. Zhvillimi ynė i pėrgjithshėm krijon ēarje nė mendjen tonė. Ne duhet t’ia tregojmė fytyrėn shoqėrisė, masave, botės, kurse kjo nuk duhet tė jetė fytyra jote e vėrtet; nė tė vėrtet ajo edhe nuk duhet tė jetė fytyra jote e vėrtetė. Ti duhet tė tregosh fytyrėn qė tė tjerėt e donė, qė populli e ēmon, qė ėshtė e pranuar prej tyre - nga ideologjitė e tyre, nga traditat e tyre - kurse ta mbash pėr vete fytyrėn e vėrtet.
Ky jaz bėhet i pakapėrcyeshėm, meqė ti pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalanė nė masė, takohesh me njerėz, zhvillon marrėdhėnie - tejet rrallė je vetėm. Natyrshėm, maska bėhet gjithnjė e mė tepėr pjesė jotja, pėrkundėr fytyrės sate tė vėrtet. Kurse shoqėria krijon frikė nė ēdo individ - frikė nga mospranimi, frikė se dikush do tė tė pėrqesh, frikė se do ta humbasėsh respektimin, frikė nga ajo se ēka tė tjerėt do tė thonė. Duhet t’u pėrshtatėsh njerėzve tė ndryshėm, tė verbuar dhe tė pavetėdijshėm, nuk mund tė jesh i vetvetes. Kjo ėshtė themeli i traditės sonė nė mbarė botėn, gjithė deri nė ditėn e sotme, qė askėnd tė mos e pranojnė tė tillė ēfarė ėshtė. Atėherė kur je nė shoqėri me ndokėnd, mė pak je i interesuar pėr vete, mė shumė ka rėndėsi ēka ai mendon pėr ty. Po, por kur je vet nė banjėn tėnde, atėherė sillesh si fėmija -luan me ndryshimin e fytyrės para pasqyrės. Por, nėse befas bėhesh i vetėdijshėm se dikush tė shikon pėr vrime, qoftė ai edhe fėmijė i vogėl, menjėherė ndėrrohesh, bėhesh si zakonisht, ai i vjetri, pėrsėri: serioz, i matur ashtu siē njerėzit tė mendojnė. Porse gjė befasuese ėshtė fakti se ti, nė tė vėrtet, u frikėsohesh atyre njerėzve dhe se ata tė frikėsohen ty, po ashtu. Tė gjithė frikohen nga njėri tjetri. Askush nuk i tregon ndjenjat e veta, realitetin e vet, autencitetin - dhe tė gjithė dėshirojnė tė jetė kjo kėshtu, se ėshtė pothuaj akt vetėvrasės ta prezantosh fytyrėn tėnde tė vėrtet.
Pėrgjegjėsia jote ėshtė vetėm ndaj qenies sate. Mos shko kundėr kėsaj, sepse tė shkosh kundėr kėsaj do tė thotė tė bėsh vetėvrasje, tė asgjėsosh vetveten. E ē’ėshtė esenca? Ēka edhe nėse ata njerėz tė bėjnė nderim, dhe mendojnė se ti je tejet i matur, i denjė pėr nderim, njeri me vlerė. E tėrė kjo nuk mund tė ushqejė qenien tėnde. Kjo nuk mund tė tė jap ndonjė kahje tė sigurt nė jetė dhe tė tė sjellė bukuri mė tė madhe.
Ti je i vetmuar nė botė: vetė ke arritur nė kėtė botė, vetė jeton nė tė dhe vetė ke pėr ta lėshuar. Tėrė mendimet e tyre do tė mbesin prapa teje, vetėm ndjenja jote e vėrtet, pėrvoja jote autentike do tė jetė me ty edhe pas vdekjes. Bile edhe vdekja nuk mund ta zhdavarisė vallėzimin tėnd, lotėt e tu tė gėzimit, pastėrtinė tėnde tė vetmisė, heshtimin tėnd, qetėsinė, ekstazėn tėnde. Atė qė vdekja nuk mund ta shkėpus prej teje ėshtė thesari yt i vėrtetė, kurse atė qė kushdo qoftė mund tė ta marrė nuk ėshtė e mira jote - ke qenė vetėm i mashtruar.
Profesioni yt i vetėm do tė jetė: t’i kushtosh dhe t’i mbrosh ato kualitete tė cilat do tė mund t’i bartėsh me vete kur vdekja e asgjėson trupin tėnd, mendjen tėnde, meqė ato kualitete do tė jenė shoqėria jote e vetme. Ato janė vlerat e vetme tė vėrteta, dhe njerėzit qė kėtė e pėrvetėsojnė mund tė thonė se jetojnė, tė tjerėt vetėm shtiren se jetojnė.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

425


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi