Shpella 'Gryka e Madhe', mister i pazbuluar!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shpella 'Gryka e Madhe', mister i pazbuluar!

Mesazh  FatlumX prej 14.07.12 11:50

E krijuar mijėra vite me parė, “Gryka e Madhe”, njė shpellė ndėr mė tė thellat nė botė, qė fshihet brenda shkėmbinjve tė Grykės sė Rugovės, ėshtė bėrė njė atraktivitet eksplorimi pėr shumė speologė tė vendit dhe tė huaj, ndėrkohė qė kjo shpellė mund tė shndėrrohet nė magnet pėr turistė.

Nė grykėn e Rugovės deri tash janė identifikuar 12 shpella, tė cilat mund tė bėhen atraksion i vėrtetė i turizmit, por “Gryka e Madhe” ėshtė mė e veēanta nga pėrbėrja dhe gjatėsia e saj dhjetėra kilometra, prej tė cilave deri tash janė hulumtuar mirė rreth 1800 metra.
Njohėsi i mirė i kėsaj shpelle, speologu Mentor Bojku, nga shoqata e spelologėve “Aragonit” tė Pejės, tregon se qė nga hyrja nė tė, ajo fillon tė ngjitet nė lartėsi tė vazhdueshme dhe gjithnjė me ajėr tė mjaftueshėm pėr njeriun.

Korridori kryesor i shpellės, me hyrje nė njė thep shkėmbi nė kilometrin e tetė tė Grykės sė Rugovės, sipas Bojkut ėshtė i ngushtė dhe i ndryshueshėm nga format qė kanė marrė shkėmbinjtė nga rrahja e ujit me shekuj.

“Duke ecur pėrpara, trupi vazhdon tė mėsohet me temperaturėn e ulėt qė sillet prej 5 deri nė 9 gradė edhe nė ditėt mė tė ngrohta tė verės. Tė papriturat ngadalė fillojnė tė shfaqėn, ndėrsa adrenalina vazhdon tė rritet. Terreni herė pas here ėshtė i ngushtė dhe i vėshtirė, prandaj pėr tė vazhduar pėrpara, secilėn gjymtyrė tė trupit duhet tė vėsh nė funksion, nganjėherė edhe tė zvarritesh“, pėrshkruan ai aventurėn e pėrjetuar nė kėtė shpellė.

Duke rrėfyer pėr mrekullitė e kėsaj shpelle, Bojku tregon se brenda saj ekziston njė liqe jo shumė i madh, me ujė tė kthjellėt kristalor dhe njė lum qė gjarpėron nėpėr pjesėn e madhe tė shpellės, ushtima e tė cilit tė bėnė tė rrėqethėsh, pak nga frika e pak nga emocionet e pėrjetimit.
Mirėpo, qasja nė kėtė shpellė aktualisht ėshtė e mundshme vetėm pėr njerėz aventurier me pėrvojė tė madhe.

“Infrastruktura nga jashtė ėshtė pak e rregulluar, por nga brenda nuk ėshtė rregulluar asgjė dhe tash pėr tash ėshtė e vėshtirė pėr njė turist tė zakonshėm”, thotė shefi i sektorit komunal pėr turizėm, Virtyt Morina.
Komuna e ka tė qartė se kjo shpellė mund tė bėhet njė nga atraksionet mė tė vizituara nga turistėt, sikur qė ėshtė shpella e Postojnės nė Slloveni, por sipas Morinės, komuna nuk e ka ndėrmend tė krijojė nė kėtė shpellė qarkullim me ndonjė mjet, pėrveē lėvizjes nė kėmbė tė njerėzve, qė do ta vizitojnė kėtė shpellė kur tė bėhet e hapur pėr tė gjithė.
“Vizita nė kėtė shpellė duhet tė jetė njė lloj aventure edhe pėr njė turist normal, prandaj mendohet tė krijohen kushtet vetėm pėr ecje nė tė dhe tė mbahet ashtu si e ka krijuar natyra”, thotė Morina, pa treguar pėrafėrsisht se kur do tė hapet kjo shpellė edhe pėr turistė.

Hulumtimi nė kėtė shpellė ka nisur para 20 vite kur njė grupi speologėsh sllovak rastėsisht duke kaluar nėpėr Grykėn e Rugovės, nė rrugė pėr nė Maqedoni, i bie nė sy rrjedhja e furishme e ujit nga gjiri i njė shkėmbi.
Ata kishin ndaluar me biēikletat e tyre dhe janė ngjitur deri lartė, por rrjedha e vrullshme e ujit ua kishte pamundėsuar hyrjen brenda shkėmbit.

Pas njė viti ata ishin kthyer sėrish dhe kėsaj here janė futur brenda dhe kanė zbuluar gjysmėn e parė tė shumė korridoreve tė shpellės, e cila nė vitet nė vazhdim e edhe sot ėshtė bėrė pikė e ekspeditave tė spelologėve vendor dhe tė huaj.

Njė shpellė e ngjashme si kjo nė Grykė tė Rugovės, gjendet edhe nė bjeshkėt e Radavcit tė Pejės, e quajtur shpella e Demės.
Njė legjendė e vjetėr thotė se disa gjuetar e kanė futur nga kureshtja zagarin nė “Grykėn e Madhe” nė Rugovė dhe ai pastaj ėshtė zhdukur, por pas njė kohe ai ėshtė shfaqur nė shpellėn e Demės nė Radavc.
avatar
FatlumX

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi