PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Anon prej 13.07.12 13:13

“Kur mendja njerėzore tė jetė plotėsisht e vetėdijshme, problemet e njeriut zhduken si errėsira nė agim”. Osho

Pėr shkencėn nė tėrėsi ekzistojnė me miliona probleme. Pėr jetėn nė tėrėsi, po ashtu, ekzistojnė me miliona e miliona probleme. Pėr jetėn dhe pėr shkencėn, sa herė tė DUKET se po zgjidhen e po tejkalohen shumė probleme, po aty lindin dhe krijohen probleme tė tjera, tė reja, tė panjohura deri nė atė ēast. Dhe, kėshtu, fillim e mbarim, jetėn njerėzore e pėrcjellin pėrpėlitjet, lufta e pėrhershme pėr zgjidhjen e tejkalimin e problemeve dhe, prapė, kacafytja e re me zgjidhjen e tejkalimin e problemeve tė reja, qė paraqiten me shumicė, tė salduar njėri pas tjetrit, si hallkat e zinxhirit.

Pėr shpirtėroren ekziston vetėm njė problem: NJERIU! Shpirtėrorja nuk thotė se njeriu ka shumė probleme, por thotė se: njeriu vet ėshtė problem, ai ėshtė prodhuesi i tė gjitha problemeve qė krijojnė zhurmėn, shqetėsimin dhe pakėnaqėsinė e pafund nė jetė.

Pse ėshtė njeriu problem?

Shtazėt nuk janė problem. Shtazėt jetojnė tė pavetėdijshme, tė lumtura nė mosdijen e tyre, kėshtu qė nuk ekziston mundėsia qė tė trazohen e shqetėsohen.

Problemet janė aty, madje janė me shumicė tė madhe, por shtaza nuk ėshtė e vetėdijshme pėr praninė e tyre.

Hyjnitė, po ashtu, nuk janė problem. Pse? Sepse janė dritė, janė vetėdije e tėrėsishme, prandaj as nuk janė as nuk krijojnė kurrfarė problemi.

Njeriu ėshtė nė hall tė madh. Vetė qenėsia e njeriut, vetė ekzistenca e tij, ėshtė problem. Pse? Pėr shkak se njeriu gjendet nė mes dy ekstremeve skajore: botės shtazore dhe botės hyjnore!

Njeriu ėshtė sikur URĖ mes kėtyre dy ekstremeve tė pakufishme skajore: nė njėrėn anė ėshtė bota e pakufishme e MOSDIJES dhe, nė anėn tjetėr, bota e pakufishme e DIJES. Njeriu, i kėtillė siē ėshtė, nuk ėshtė as shtazė as hyjni, apo mė saktė: ėshtė edhe shtazė edhe hyjni.




Njeriu ėshtė PROCES, e procesi derisa tė pėrfundojė nuk e krijon tėrėsinė. Sepse njeriu ėshtė larguar shumė nga bota e mosdijes, por ende nuk ka arritur tė hyjė plotėsisht nė botėn e dijes, dhe, prandaj, pikėrisht ky shkak e bėn jetėn e njeriut tė tensionuar, tė shqetėsuar, luftė tė pafund ku gjithmonė shumėzohen humbėsit e kurrė nuk regjistrohen fitimtarėt.

Ekzistojnė dy mėnyrė, vetėm DY mėnyrė, qė jeta e njeriut tė ndėrtohet pa asnjė problem, pa asnjė shqetėsim, pa asnjė luftė. E kėto dy mėnyra janė: E para – regresioni, njeriu tė zbret poshtė, nė botėn e shtazės, nė botėn e mosdijes sė plotė dhe tė jetė i lumtur. E dyta – tė transcendentohet, tė ngritėt, tė rritet, tė bėhet pjesė e hyjnores dhe vėrtet tė jetė tėrėsisht i lumtur.

Rėnia nė botėn e shtazės ėshtė e lehtė, por nuk mund tė qėndrosh gjatė nė atė gjendje, sepse ajo qė ke mėsuar, ajo shkėndijė e vetėdijes qė e ke ndėrtuar, do tė kthejė prapė kėtu ku je. Sa njerėz pėrdorin mjetet e harrimit, tė kthimit prapa nė pavetėdijes, si alkoolin e drogėn, por kot! Njė ditė, dy, tri, ndoshta edhe njė muaj, por nė ndėrkohė problemet janė shtuar dhe tė presin tė vetėdijesohesh e t’i pėrballosh. Kjo nuk ėshtė kurrfarė rruge.

Alternativa e dytė ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė: tė ngritesh, tė rritesh shpirtėrisht, tė kthehesh me fytyrė kah qenėsia, kah vetėdijesimi i plotė, total, kjo ėshtė rrugė e vėshtirė, rrugė qė kėrkon mund e sakrifica, vetėmohim e vendosmėri, por ėshtė e vetmja rrugė e sigurt, plotėsisht e sigurt qė njeriun e ndihmon tė bėhet njėmend NJERI.

Prandaj edhe ėshtė mirė ta nėnvizojmė edhe njėherė thėnien e fillimit: “Kur mendja njerėzore tė jetė plotėsisht e vetėdijshme, problemet e njeriut zhduken si errėsira para dritės sė agimit”

Falemnderit !
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

428


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Gerta Gerta prej 13.07.12 20:17

Shkrim i bukur Benxhamin,
Me lejoni te shtoj dicka.
Keni te drejte qe alternativa e dyte eshte me e veshtira dhe njeriu eshte ne probleme te medha.
Realisht ka nje lidhje te lidhur me menyre te pazgjithshme ne fjaline me siper.
Ju thoni ,dhe sipas meje keni shume te drejte,qe njeriu nese zgjedh alternativen e dyte duhet te rritet .
Ju thoni gjithashtu se njeriu jeton ne nje bote kaotike dhe se po perballet me shume probleme.
Lidhja qendron ne faktin se njeriu permes probleme meson ,rritet,ndryshon,ben progres dhe kjo tregon se njerezit sot e kane zgjedhur nje alternative dhe po punojne fort per ta permbushur .
Problemet i bejne te vetdijshem njerezit dhe deri sa njeriu te mesoj gjithcka permes tyre ,atehere ato do te zhduken, atehere procesi do te mbaroj.
Ne disa vende te botes sot duket se ky proces po ecen ,ndonese me ritme te ngadalta,kuse fatkeqsisht ne disa te tjera eshte akoma "loading..."
respekte


peace and love

Gerta Gerta

PEACE and LOVE

120


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Anon prej 13.07.12 23:00

gresta nuk ka jete pa vuajtje , nuk ka vuajtje pa shkas e nuk ka shkas qe smund te tejkalohet,prandaj njeriu nuk eshte i kenaqur me asgje cdoher kerkon me shum nese arijm cakun do shohim se do te paraqiten gjerat te panjohura e pastaj kthehemi prap tek ajo qe - quhet "problemi" !
Sipas mendimit tim problemet na japin eksperience , na bejn me EGO e nfund e shohim veten sikur "qender te botes" po sikur ta perdorim me pak mendjen e me shum knaqesine e meditimit ta pushojm kte top qe kemi ne koke ateher e kuptojm se QENDRA eshte gjithandej se ne nuk jemi asgje pervec se anetar te familjes se madhe universale.Pa mendje,pa logjike vetem se te jemi tvetedijshem se cfar po ndodh ateher problemet zhduken
ndaluni dhe shihni , "mendimet" gjithmone jane jasht trurit ato i terheqim vet ne.

Falemnderit !
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

428


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Gerta Gerta prej 14.07.12 12:16

dakort me ju i nderuar

peace and love

Gerta Gerta

PEACE and LOVE

120


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Fjori prej 18.07.12 10:36

Ja me cfare duhet te merremi e te perfitojme,e jo te humbim kohen tone te cmuar e te paket per budallelleqe .
Te lumte,Benxhamin
avatar
Fjori

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Fjori prej 18.07.12 14:09

Natyra e Zotit eshte hir.Nje individ duhet te jete porte e hapur per te receptuar.Atehere hiri rrjedh perhere e po perhere rrjedh edhe dashuria.Hiri rrjedh ne cdo cast e kudo.Eshte natyra e ekzistences.Por ne nuk jemi receptues;kjo eshte natyra e mendjes.
Njeriu e ka prejardhjen nga xhungla.Evolucioni tij ka kaluar permes shume stadesh dhe fazash shpirterore.Kujtimi ruhet edhe fiziologjikisht,sepse trupi nuk te perket vetem ty.Trupi im ka ardhur tek une nepermjet shekujsh te tere evolucioni.Qeliza baze qe ndodhet ne mua,eshte e trasheguar,ne qelizen time baze kam trasheguar gjithcka qe ka ekzistuar me perpara meje.Brenda qelizes sime themelore eshte grumbulluar tere pervoja e deritanishme e kundershtise,luftes,dhunes,agresivitetit.Cdo qelize sjell me vete tere luften evolutive qe ka ndodhur me perpara.
Kjo eshte gje e vertete si fizikisht ashtu edhe menderisht.Mendja jote nuk ka evoluar vetem ne kete jete.Ajo ka mberritur tek ti nepermjet nje udhetimi te gjate.Udhetimi mund te kete qene edhe me i gjate se udhetimi i vete trupit,sepse trupi ka evoluar vetem ne toke.Nuk mund te kete me shume se dyzet milione vjet;nuk mund te jete me i vjeter se vete toka.Por mendja e pare vjen prej nje tjeter planeti,prandaj mendja ka pervoje evolutive edhe me te thelle se trupi.
Te gjitha keto pervoja te bejne te dhunshem e agresiv.Nje individ duhet te jete i vetedijshem per kete fenomen te teresishem.Nese nuk eshte i vetedijshem,nuk mund te jete i lire nga e shkuara e tij.I gjithe problemi eshte ky:nje individ duhet te jete i lire nga e shkuara e tij,dhe kjo e shkuar eshte dicka shume e madhe,pakrahasueshmerisht e madhe.
Gjithe céshte jetuar,eshte duke jetuar serish brenda teje.Gjithe c'ka qene,eshte ende brenda teje,ne trajte fare,si mundesi.Ti vjen nga e kaluara dhe kjo mendje e orientuar nga e kaluara vijon te krijoje agresivitet.

Nje individ duhet te jete i vetedijshem per tere te shkuaren e tij.Pikerisht ne castin kur je i vetedijshem per krejt te shkuaren tende,e ke kapercyer ate,sepse ajo qe eshte e vetedijshme nuk eshte mendja.Vetedija njihet vetem kur ti behesh i vetedishem per mendjen tende.
Mendja vepron vazhdimisht e do te vazhdoje keshtu derisa ti te behesh i vetedijshem.dhe kjo eshte mrekullia.

ky kapercim i mendjes,i se shkuares,te ben te hapur e te lendueshem nga cdo ane,te cel ne te gjitha permasat.Atehere hiri zbret mbi ty nga te gjitha drejtimet,nga pemet,nga qielli,nga qeniet njerezore,nga shtazet,
Ti ndjen hirin te zbrese mbi ty gjithandej.
Atehere ti nuk e quan thjesht ekzistence;e quan Zot.Kjo metamorfoze,ky shnderrim i mendjes tende te vdekur ne vetedije perjetesisht te gjalle-nga rrangalla e mendjes ne qiellin e hapur te vetedijes-ky shnderrim ndryshon menyren e sjelljes tende ndaj ekzistences.Atehere e tere ekzistenca eshte vec nje rrjedhe dashurie....miqesore,perdellyese,e mbushur me hir.
Ti mund te shkosh kudo,dhe s'ka asnje vend ku hyjnorja nuk eshte.
Nanaku shkoi ne Qabe.Ishte shume i lodhur.Kur mberriti tek xhamia,vuri ne toke dengun e plackave dhe fjeti.Imami u terbua,sepse ai kishte kthyer kembet nga guri i shenjte.Ai e zgjoi dhe i tha:"c'eshte kjo marri qe po ben,nuk je ne gjendje te tregosh as respektin me te thjeshte;a nuk e di ti se s'duhet t'i kthesh kembet kah guri i shenjte?Je ateist apo c'fare?"
Nanaku u zgjua.Qendroi ndenjur e tha: "Atehere ktheji kembet e mia ne nje drejtim ku Zoti nuk eshte,e mos me shqeteso".
avatar
Fjori

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Fjori prej 18.07.12 14:13

Materiali i meparshem marre nga OSHO"Une jam pragu".
avatar
Fjori

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Gerta Gerta prej 18.07.12 14:16

Fjori
Do tme pelqente me shume sikur shkrimin tend ta kishe postuar diku tjeter pasi tema e hapur nga Benxhamin ska lidhje me zotin ,por me ndergjegjen njerezore dhe boten.
Tema eshte vertete nje shkrim realist nga i cili mund te mesosh qe nuk flet per perralla,kurse shkrimi juaj e nderuar perzjen zotin me evolucionin dhe i ke bere lemsh.

Gerta Gerta

PEACE and LOVE

120


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Fjori prej 18.07.12 14:39

Gerta,me duket se jam ne teme.Flitet per vetedijen dhe shkrimi ben fjale vetem per te.Nuk me duket se ka ngaterresa.Evolucioni tregon arsyet pse nuk jemi ne vetedije te plote.Gjithsesi materiali eshte shkeputur nga libri dhe i njejti autor qe eshte me lart nga Benxhiamin,dhe jo i sajuar nga une.Une thjesht i jap te drejte dhe me duket shume i arsyeshem nga ana shkencore.
avatar
Fjori

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Gerta Gerta prej 19.07.12 12:42

Fjori shkruajti:Gerta,me duket se jam ne teme.Flitet per vetedijen dhe shkrimi ben fjale vetem per te.Nuk me duket se ka ngaterresa.Evolucioni tregon arsyet pse nuk jemi ne vetedije te plote.Gjithsesi materiali eshte shkeputur nga libri dhe i njejti autor qe eshte me lart nga Benxhiamin,dhe jo i sajuar nga une.Une thjesht i jap te drejte dhe me duket shume i arsyeshem nga ana shkencore.
E nderuar Fjori,
E di shume mire nga e keni marre kete pjese,aq me teper qe edhe e keni thene.
E kam thene shume here ne kete forum dhe po e theksoj me teper.Nga cdo liber duhet marre me e mira dhe pjesa qe kishte shkeputur Benxhamin ishte per tu lavderuar dhe kete e kam shprehur edhe ne komentet me siper.
Cdo filozof ka menyren evet te te parit te gjerave dhe osho nuk eshte ndryshe.
Por ka dicka ketu e dashur , Evolucioni dhe zoti jane ne kundershi me njeri tjetrin ,pikerisht kjo ishe arsyeja qe thashe se shkrimi juaj ishe pak pa vend.
Gjithsesi..

Gerta Gerta

PEACE and LOVE

120


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Syndrom prej 19.07.12 15:14

gerta gerta shkruajti:
Por ka dicka ketu e dashur , Evolucioni dhe zoti jane ne kundershi me njeri tjetrin ,pikerisht kjo ishe arsyeja qe thashe se shkrimi juaj ishe pak pa vend.
Gjithsesi..

Si e nxore ti kete perfundim?? Pfffff... ama paske studiuar Kuranin.... papapapa... Kurani nuk mohon evolucionin, perkundrazi ai e deshmon ate, mirepo jo sic e deshmoni ju me doktrinen darviniste nga majmuni ne njeri.

Me trego te lutem nje gje, ju perkrahni idene e evolucionit majmun - njeri, por mua me intereson kjo -> ???? - Majmun!

Cfare ishim para se te beheshim majmun?
avatar
Syndrom

52


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Gerta Gerta prej 19.07.12 16:19

I nderur anetar i ketij forumi,
Se pari do tju keshilloja qe me njerezit qe nuk njihni te perdorni peremrin “ju “dhe jo “ti”,sepse duket si mungese respekti.
Se dyti nese jeni kunder shkrimit tim ,me tregoni argumenta qe nuk kam te drejte dhe jo te me flisni me pasthirrma “pfffffffffff” “apppaaa”e “upupupup”,sepse ne fakt duken shume pa vend ne nje debat.
Se treti anetar i ketij forumi,per sa i perket faktit qe une kam studiuar kuranin apo jo nuk keni pse e hidhni me ironi (ama paske studiuar Kuranin).Mos beni si babai i ironise kur perdorni nje ironi aq te trashe sa duket sikur ironizoni me shume veten tuaj sesa mua.(pa ofendime).
Tani po ju kthej pergjigje per pyetjen tuaj me nje sqarim te shkurter.
Evolucioni eshte procesi i percjellshemrise se ndryshimeve te vogla gjenetika nga nje brez ne tjetrin.
Ju i nderuar anetar i ketij forumi doni te dini rreth evolucionit te njeriut?
Ju tregoj une me kenaqesi.
Nga eksperimenti qe u be per te pare nese shkencetaret kishin te drejte per e volucionin u pa se qeniet e gjalla jane krijuar nga aminoacidet dhe dekade pas dekade jane bere ato struktura qelizore dhe komplekse qe sot i quajme “njeri”.
Me thoni i nderuar anetar i ketij forumi a nuk eshte njeriu i perbere nga elemente shume te thjeshte sic jane karboni ,azoti uji ?
A e dini ju stukturen e aminoacideve?
Nese po cfare nxirrni nga keto pyetje?
Aminoacidet jane monomer te proteinave shume te rendesishme per trupin e njeriut.
Nqs nuk i kuptoni keto qe kam shkruar me lart i nderuar anetar i ketij forumi po ju jap nje pergjigje shume te thjeshte per pyetjen qe me drejtoni.
Njeriu para se te behej majmun ka qene nje faze para kesaj faze evolutive.
Peace and love

Gerta Gerta

PEACE and LOVE

120


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Fjori prej 19.07.12 20:22

E dashur Gerta
Se pari me duhet te sqarohemi por dua te me kuptosh.Nuk dua te dale imja apo te tregohem inatcore,nuk merrem me keto;dua te dalim tek thelbi.
Tema eshte "Problemi i pare-njeriu";pra vete njeriu eshte problemi,armiku i vetes dhe jo si e ke kuptuar ti:Problemet i bejne te vetdijshem njerezit dhe deri sa njeriu te mesoj gjithcka permes tyre ,atehere ato do te zhduken, atehere procesi do te mbaroj.
Pra te pakten si e kuptoj une,tere filozofia e Oshos eshte qe kur mendja ,egoja,ose uni te zhduket,vetem atehere arrihet e verteta,dhe se njeriu eshte ne gjume,ne nje bote endrrash dhe shume larg nga gjendja e vetedijshme.Qe te zgjohet duhet te hedhe tej gjithe "endrrat"dhe absurditetet e te shkuares.Zotin ai nuk e konsideron sic jemi mesuar rendom te degjojme si krijues apo qenie superiore,por vete ekzistencen,te pandare nga gjithcka qe na rrethon,qe evoluon bashke me ne. Prandaj une s'mund te shkepus pjese me te bukura se kuptimi do ishte i njejte.

Dhe meqe u hap kjo teme ,do te doja te diskutonim ne lidhje me Oshon jo vetem si filozof,por si nje mjeshter i ndricuar i shekullit XX.Doja te dija mendimin e te tjereve qe e lexojne ate dhe si e komentojne.Duket se tema me aktuale sot mbetet Zoti dhe ndoshta duhet pare ne nje drite te re.Ne fund te fundit te gjithe jemi ne te njejten anije,ne kerkim te nje misteri,dhe kur vjen puna ketu,edhe pse na duket se dime shume,ne fakt s'dime asgje.Jo,nese dikush di ndonje gje ta thote jo vetem me argumenta,por edhe me fakte.



avatar
Fjori

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Anon prej 19.07.12 22:12

Mefal fjori a ke pas rast te takosh nje nxenes te OSHOs ja un ta them per nga eksperienca ;Isha ntel aviv shkoja ne shkolle meditimi u futa ne faltoren ku meditonim e qendrova perpara mjeshtrit tim un i thash me pyet se kam mesuar shum per MEDITIMIN ai me tha ne cilen ane i ke lene nallet tua ? un u habita kjo eshte pytja ! e ai buzqeshi e me tha " Ne rast se nuk je i vetedijshem ne cdo memont se ku gjendesh ateher ti je nje pleh " Nese ti bazohesh ne teorine e tij " ai te le " sepse eshte person i MARRE nuk mendon per ty , ai nuk te do si person fizik. Nga ai mere vetem "JOMENDJEN , PO VETEDIJSIMIN"- ky eshte OSHOJA.
Keshtu me pat thene nje nder nxenesit e tij sanjasin
Nese ti orjentohesh ne FE e do ta ndjekesh OSHOne e ke gabuar rugen ai eshte reja e bardhe u preft ne paqe nuk KA ASNJE LIDHJE ME RELIGJIONIN " ASNJE " , ky mjeshter nuk te meson ideologji,teori , pleh rruge etc etc por te meson per MOS DIJEN , PER PLEHUN QE KE MBLEDHUR KUR KE QENE NE SHKOLLE mbase " ke mesuar per A.Ajnshtajn,Skenderbeun,Teuten,Agronin,PRALLAT e UJKUT ME DHELPREN, Vjersha koti e kshu me radhe " dmth ti nkte rast je i gjith pleh ditura jote nuk eshte ajo qe ti mendon,ti nuk di asgje e derisa NUK E KUPTON SE GJITH AJO QE KE MESUAR DERI TANI ESHTE KOT , NUK DO E NDJEKESH OSHONE ASNJEHER!

Njeriu i largon problemet me ane te MEDITIMIT "JO MENDJES" edhe njeher po e them "JO MENDJES" jo teorive.
Falemnderit per mirkuptim.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

428


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Syndrom prej 20.07.12 0:36

gerta gerta shkruajti:I nderur anetar i ketij forumi,
Se pari do tju keshilloja qe me njerezit qe nuk njihni te perdorni peremrin “ju “dhe jo “ti”,sepse duket si mungese respekti.
Ne fakt ashtu duket ne siperfaqe, por une kur i drejtohem vetem nje individi, duke e cituar postimin e tij, i drejtohem me 'ti', sepse kam te bej vetem me nje njeri dhe jo me shume te tjere, e 'ti' mund ta marresh si te duash kete. Problemi eshte se edhe sikur te dua te njoh nuk mundem permes nje forumi sic eshte ky, tjetra eshte se ti e ke edhe nje emer identifikues "gerta gerta" dhe kesaj "gerta gerta" ia citova postimin.

gerta gerta shkruajti:Se dyti nese jeni kunder shkrimit tim ,me tregoni argumenta qe nuk kam te drejte dhe jo te me flisni me pasthirrma “pfffffffffff” “apppaaa”e “upupupup”,sepse ne fakt duken shume pa vend ne nje debat.
Se treti anetar i ketij forumi,per sa i perket faktit qe une kam studiuar kuranin apo jo nuk keni pse e hidhni me ironi (ama paske studiuar Kuranin).Mos beni si babai i ironise kur perdorni nje ironi aq te trashe sa duket sikur ironizoni me shume veten tuaj sesa mua.(pa ofendime)..


Si duket ti deshiron te perdoresh nje kunder ironi ndaj meje ne nje menyre me diplomatike:

I nderur anetar i ketij forumi

Une kam nje pseudonim, e ky pseudonim i imi eshte: Syndrom
nje ironi aq te trashe sa duket sikur ironizoni me shume veten tuaj sesa mua.
Nje kunder ironi edhe me e trashe kjo se e imja

Dhe per ta mbuluar ate me lart e perdor edhe kete:
(pa ofendime)
Diplomaci e vertete apo jo...

Dhe ja fjala me magjike, e cila ne kete rast e ve te bardhen mbi te zeze eshte:

Peace and love
pastrim shpirteror...

Eh pooo tani nuk jam vetem une ironiku ne kete rast apo jo. Problemi eshte se ti bie ne kontradikt me shkrimet e tua kur thua se ke studiuar Kuranin, i cili njihet si liber i Zotit dhe thua se ai permban shume fakte shkencore, kurse ne anen tjeter thua 'evolucioni dhe Zoti jane ne kundershti me njerin tjetrin'. Une nuk kam kohe te shfletoj tani Kuranin dhe t'i sjell ajetet me pik e presje ketu, por nese je aq studiuese e forte hape edhe njehere dhe shfletoje ate, te siguroj se do te gjesh vargje te cilat ta vertetojne evolucionin si per universin (big bang), njashtu edhe per krijesat e planetit toke (te gjitha krijesat dolen nga ujerat).

gerta gerta shkruajti:Tani po ju kthej pergjigje per pyetjen tuaj me nje sqarim te shkurter.
Nuk kisha nevoj per sqarim, por mire, ta shohim sqarimin..
gerta gerta shkruajti:Evolucioni eshte procesi i percjellshemrise se ndryshimeve te vogla gjenetika nga nje brez ne tjetrin.
E kam ndegjuar kete, por per cudi majmuni prap majmun mbeti.
gerta gerta shkruajti:Ju i nderuar anetar i ketij forumi doni te dini rreth evolucionit te njeriut?..
Une dua te di rreth evolucionit para-majmun
gerta gerta shkruajti:Ju tregoj une me kenaqesi..
Pa me trego mo se me plasi barku tani
gerta gerta shkruajti:Nga eksperimenti qe u be per te pare nese shkencetaret kishin te drejte per e volucionin u pa se qeniet e gjalla jane krijuar nga aminoacidet dhe dekade pas dekade jane bere ato struktura qelizore dhe komplekse qe sot i quajme “njeri”...
A ishte njeriu majmun apo jo??
gerta gerta shkruajti:Me thoni i nderuar anetar i ketij forumi a nuk eshte njeriu i perbere nga elemente shume te thjeshte sic jane karboni ,azoti uji ?
Te thash me larte e nderuar, lexo Kuranin se do te gjesh mjaft gjera te cilat te tregojne per krijimin e njeriut dhe ato perputhen me shkencen e shekullit tone...

gerta gerta shkruajti:A e dini ju stukturen e aminoacideve?
Nese po cfare nxirrni nga keto pyetje?
Tani fillove me kunderpyetje pa me dhene pergjigjen qe kerkova nga ti?
gerta gerta shkruajti:Aminoacidet jane monomer te proteinave shume te rendesishme per trupin e njeriut.
Shife, bene pyetje dhe vete pergjigjet!

gerta gerta shkruajti:Nqs nuk i kuptoni keto qe kam shkruar me lart i nderuar anetar i ketij forumi po ju jap nje pergjigje shume te thjeshte per pyetjen qe me drejtoni.
Njeriu para se te behej majmun ka qene nje faze para kesaj faze evolutive.
Gerta, une deshiroj te di me saktesisht cfare ka qene ai para se te behej majmun!

Si ka mundesi, keta shkencetaret e shpjegojne aq mire dhe me aq bindje te plote me fakte dhe argumente te ndryshme shkeputjen nga majmuni ne njeri, kurse para majmunit nuk kane asnje teori bindese e cila permban fakte dhe argumenta te mjaftueshme per te bindur edhe te tjeret??

E nderuara gerta, me fal ne se diku te kam ofenduar me ndonje fjale timen brenda ketij shkrimi (pa qellim)..

Gerta, kjo thenje duket e embel:
gerta gerta shkruajti:Peace and love

Por gjuha e nenes eshte me e bukur se cdo gjuhe tjeter e botes

Ps. Paqe dhe Dashuri
avatar
Syndrom

52


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: PROBLEMI I PARĖ: " NJERIU "

Mesazh  Fjori prej 26.07.12 20:55

Benxhamin,faleminderit per pergjigjen por une do te doja te dija me shume rreth eksperiences tende tek sanjasini.Konkretisht cfare mesove atje,ose me mire cfare perfitove nga kjo pervoje,arrite te realizoje meditimin,apo ishte thjesht per kuriozitet.
Nuk di per statistikat se sa shqiptare kane marre pjese ne keto oshrame;ne nje emision te Rudina Magjistarit doli nje person qe ishte bere sanjasin dhe ushtronte yoga ne Durres por me intereson te di me teper rreth kesaj disipline qe me sa di une eshte bere shume e perhapur ne perendim.
respekte
avatar
Fjori

76


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi