Vikinget

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vikinget

Mesazh  Odin prej 11.07.12 22:29

VIKINGET - Njė qytetėrim tregtarėsh, lundėrtarėsh e poetėsh



“Mos na tėrhiq nė tundim, por na ēliro nga njerėzit e veriut, amen”.

Ishte njė Ati Ynė i ēuditshėm, lutja qė recitonin murgjit nė brigjet evropianė njė mijė vjet mė parė: nė vend qė t’i kėrkonin Zotit qė t’i ēlironte nga njė e keqe e papėrcaktuar, i luteshin qė t’u largonte nėj tė Keqe tė saktė dhe absolute: zemėrimi i plaēkitėsve tė deteve qė zbrisnin nga veriu, plaēkisnin fshatra dhe banesa dhe mė pas zhdukeshin drejt botės prej nga kishin ardhur, njė labirint brigjesh e gjiresh ku askush nuk guxonte t’i ndiqte pas.

Pikėrisht pėr kėtė arsye, ndoshta anglosaksonėt i quajtėn Vikings. Nė gjuhėt skandinave, vik do tė thotė gji, sic kujtojnė dhjetėra emra vendesh nga Norvegjia nė Islandė qė kanė kėtė prapashtesė tė pėrbashkėt: Narvik, Rorvik, Reykjavik.

Epoka vikinge (kėshtu historianėt quajnė ekspansionin e popujve nordikė mes shekullit VIII dhe XI) filloi njė mėngjes me shi tė qershorit 793: manastiri i Lindisfarne, nė verilindje tė Anglisė, po festonte Shėn Medardon, njė festė qė organizohej kundėr dhembjes sė dhėmbėve, kur nė plazh zbarkoi e keqja absolute, domethėnė nėj bandė vikingėsh. “Shkatėrruan kishėn, duke vrarė e rrėmbyer kėdo qė kalonte”, thuhet nė tekstin e vjetėr tė Kronikės anglosaksone.

Nė mos i pari, ishte mė i dhunshmi i njė serie sulmesh qė u pėrsėritėn mė pas pothuajse ēdo vit: nė vitin 794 nė Monkuearmouth (Angli), nė 795 nė Iona (ishulli Ebridi) dhe nė Rechru (Irlandė).

Nė shtator tė vitit 1066 fitorja e mbretit anglez Haroldi II nė Stamford Bridge u duk se u dha fund frikėrave britanike, duke bllokuar inkursionin norvegjez tė radhės. Por, njė muaj mė vonė, sovrani ndėrroi jetė nė Hastings i mposhtur nga armata e normanit Gulielm, qė erdhi nga Franca dhe qė pėr anglezėt u bė “Pushtuesi”.

Problemi nuk ishte vetėm i ishujve: tridhjetė vite pas vdekjes sė Karlit tė Madh, vikingėt poshtėruan Francėn imperiale duke iu ngjitur Senės deri nė Paris, tė cilin e plackitėn nė 845 pasi kishin bėrė tė njėjtėn gjė me Nantėn dy vite mė herėt. Por mė fatkeq ishte Dorestad, njė qytet holandez qė u sulmua nė 834 dhe mė pas u zhduk prej njė cunami.

Shumė tė egėr

Gjermania nuk ishte mė mirė. Aq sa Adami i Bremenit, historian gjerman i shekullit XI duke folur pėr “kombin shumė tė egėr tė danezėve, tė normanėve dhe tė suedezėve”, prej ku “janė boshatisur rajone tė tėrė tė Galisė dhe tė Gjermanisė”, fliste pėr neverinė qė nė atė kohė provokonin jo vetėm plaēkitėsit e deteve, por edhe tokat e tyre tė origjinės, domethėnė Danimarka, Suedia dhe Norvegjia, qė kualifikoheshin si “atdheu i tmerrshėm, gjithnjė i paarritshėm pėr shkak tė kultit tė idhujve”.

Por vėrtetė vikingėt ishin ata monstra qė na kanė pushtuar? Qė masakrat kanė ndodhur, kjo nuk ka dyshim. Por kush e mori guximin tė shkonte e tė gjente kėta njerėz nė vik-ėt e tyre, pa edhe tė tjera gjėra: pastorė dhe peshkatarė kaq civilė sa qė mbanin higjienė si asnjė popull tjetėr i epokės, argjendarė tė mrekullueshėm, marinarė tė jashtėzakonshėm dhe plot fantazi, domethėnė profesionistė tė njė arti magjik qė nė Islandė quhej “pija e gnomėve” dhe gjetkė quhej poezi.

Kush kishte guxuar tė shkonte atje lart do tė kish parė gjithashtu se shumė prej “idhujve” vendas ishin hyjni tė pėrbashkėta me tė gjithė botėn gjermanike, mes tė cilėve Odini, perėndia i luftėtarėve i armatosur me heshtė dhe Tori, padroni i artizanėve i armatosur me ēekan.

Veē kėsaj, Vikingėt adhuronin dhe ndonjė perėndi mė tė vogėl krejt tė tyrin, si Ull, zoti i gjuetisė me hark dhe shigjetė. Por sensi magjik-fetar i “piratėve” shprehej mbi tė gjitha nė respektin dhe dashurinė pėr nissen-ėt (nė Islandė huldufolk, domethėnė “njerėz tė fshehur”) kukulla tė vogla qė vendoseshin poshtė pemėve: ishin paraardhėsit e babagjyshit tė Vitit tė Ri.

Nė tė vėrtetė, disa nė Skandinavi shkuan vėrtetė, por kur epoka vikinge nė kuptimin e ngushtė kishte pėrfunduar. Mes tyre veneciani Pietro Querini, anija e tė cilit nė vitin 1432 u fundos pranė ishujve Lofoten dhe u shpėtua nga njė tribu e stėrnipėrve tė plaēkitėsve tė deteve, tė cilėt vazhdonin tė jetonin si gjyshėrit.

I befasuar, ai admiroi mikpritjen (“Ishin shumė dashamirės dhe ndihmues”), lirinė seksuale tė grave (“Qėndronin lakuriq dhe flinin me tė huaj kur bashkėshortėt shkonin tė peshkonin”), si dhe bujarinė e tė dyve (“kėtu kurnacėria nuk ekziston”).

Shpėtimtarėt e di Pietros ishin peshkatarė qė lundronin vetėm poshtė brigjeve nė kėrkim tė merlucėve pėr t’i tharė (shpikje vikinge). Por gjyshėrit e tyre ishin bėrė deri atėherė proverbialė pėr lundrimet e tyre nė dete tė hapur: kishin qenė evropianėt e parė qė kishin zbarkuar nė Amerikė, tė parėt qė kishin shkelur nė Kepin e Veriut, ndoshta edhe tė parėt qė kishin mbėrritur nė Kinė pėrmes detit.

Nga flota e tyre, murgjit anglezė kishin parė vetėm drakkar-ėt, skafe shumė tė shpejtė lufte me vela katrore; por po tė vikingėve ishin edhe knarr-ėt, tė mėdhenj, tė destinuar tė transportonin civilė, mallra e bagėti.

Arkeologėt kanė gjetur shumė drakkar-ė: pesė prej tyre janė ekspozuar nė Vikingeskibsmuseet nė roskilde, nė Danimarkė. Nga knarr-ėt kanė mbetur vetėm dy ekzemplarė nė Vikingskiphuset nė Bygodoi, nė Oslo. Drakkar-ėt ishin shumė tė dobishėm nė blicet e piratėve, qė shėnuan mbi tė gjitha fazėn e parė tė historisė vikinge.

Por nė njė fazė tė dytė, nga viti 835 e mė vonė, ishin mė tė rėndėsishėm knarr-ėt: ato anije tė mėdha dhe joelegante lejuan nė fakt migrimin e tribuve tė tėra dhe krijimin e kolonive nė toka tė reja.

Baticė nordike

Ekspansioni zgjati njė shekull e gjysmė dhe ishte mbrėselėnės. Duke synuar perėndimin, vikingėt hodhėn rrėnjė nė njė pjesė tė anglisė (835) dhe Irlandės (839), mė pas nė Ishujt Faroe dhe nė Islandė, prej ku u nisėn pėr nė Groenlandė dhe Terranova, nė Kanada. Nė lindje themeluan mbretėrinė e Rus (880), embrioni i Rusisė sė ardhshme, dhe prej aty zbritėn lumenjve deri nė Detin e Zi. Nė jug themeluan njė dukat nė Normandi, prej ku mė pas migruan nė Mesdhe, duke u vendosur nė Pulia dhe nė Sicili.

Adami i Bremenit nuk e thotė, por jo gjithmonė tokat e reja u morėn me armė. Disa (Groenlanda dhe Islanda) ishin tė pabanuara ose pothuajse. Tė tjera u pushtuan nė marrėveshje me popujt autoktonė: Normandia iu dha vikingėve nga Karli i Thjeshtė, mbret i Francės.

Nė Rusi, tributė sllave nė luftė mes tyre “shkuan jashtė vendit, tek Variaghėt qė quheshin Rus e u thanė: Tokat tona janė tė mėdha dhe tė pasura, por nuk ka rend. Ejani e mbretėroni mbi ne”. Kėshtu rrėfen Kronika ruse e viteve tė kaluar e shkruar nė Kiev rreth vitit 1116. “Rasti rus” tregon se jo tė gjithė i konsideronin skandinavėt piratė tė egėr: kishte nga ata qė admironin sistemin e tyre politik. Qė tė paktėn nė fillim ishte i decentralizuar dhe demokratik.

Ēdo fis, ēdo ishull, ēdo fiord kishte njė njeri nė krye (jarl), pushteti i tė cilit zbutej prej asambleve ndėrfisnore tė quajtura thing. Vetėm mė vonė do tė lindnin mbretėritė nacionale: e filloi Norvegjia nė 872, kur jarli Harald Harfrage bashkoi me forcė tre feude nėn njė kurorė tė vetme, e tija.

Sovranė

Kanė pasur njė fat tė ēuditshėm mbretėrit me gjak viking. Pak tė njohur janė disa mbretėr nordikė, shumė tė rėndėsishėm pėr historinė e Evropės: si Olaf II Haraldsson, mbret i Norvegjisė nga 1016 deri nė 1030, qė pėrfundoi kristianizimin e vendit tė tij dhe u shpall shenjt, ndonėse shkaktoi mė shumė tė vdekur se sa piratėt e Lindisfarne.

Njė harresė identike rrethon disa eksploratorė. Relativisht tė njohur janė vetėm Eriku i Kuq dhe biri i tij Leif, evropianėt e parė qė zbarkuan nė Groenlandė dhe nė Amerikė, nė fundin e shekullit X. Por pak e kujtojnė naddoddurin, bandit nė arrati qė zbuloi rastėsisht islandėn.

E njėjta gjė mund tė thuhet pėr Ottar, burri i parė qė arriti Kepin Verior pėr tė blerė nga Lapponi lėkurė ariu dhe pendė zogu: njė lundėrtar part-time, i cili kur nuk ndodhej nė dete merrej me bagėtitė e tij.

Barinj

Tė gjithė vikingėt ishin pak si Ottar. Kush i shihte tė zbarkonin i pėrshkruante si lundėrtarė tė pėrjetshėm, tė hipur nė drakkar-ė; por piratėt e vik ishin barinj qė shkonin nė det vetėm gjatė verės.

Arkeologjia konfirmon: nė Norvegji janė gjetur eshtra bagėtish qė konfirmojnė kėtė gjė. Dhe nė Lofoten, ishuj tė Norvegjisė, ėshtė gėrmuar dhe gjetur themeli i njė “shtėpie tė gjatė” qė mijėra vite mė parė strehonte si burrat, edhe lopėt: njė ide e mirė pėr tė bashkuar mbrojtjen e kafshėve me ngrohjen e pronarėve.

Me kafshėt shtėpiake vikingėt nuk kishin vetėm marrėdhėnie utilitariste, por edhe afeksioni. Rast limit ishte njė jarl i ēuditshėm i ishullit Karmoy (pranė stavanger nė Norvegji), njė farė Augvald, i cili mbante gjithmonė me vete lopėn e tij tė preferuar. Dhe sa herė qė lopa ndalej tė kulloste, ai recitonte vargje perėndisė Odin.

Thuhet se kur kreu i fisit vdiq u ndėrtuan dy varre: i pari pėr tė, tjetri pėr lopėn. Pra, edhe vikingėt kishin njė shpirt. Por edhe njė letėrsi, pjesėrisht e ruajtur falė njė murgu islandez tė 1200, Snorri Sturluson, autor i poemės me emrin Edda, qė kish mbledhur vargje dhe saga tė paraardhėsve tė tij. Pa Snorrin do tė kishim menduar qė vikingėt nuk kishin shkuar pėrtej mbishkrimeve nė gurė.

Poetė

Mes barinjve-detarė tė vik-ėve kishte edhe poetė tė vėrtetė, historianė dhe kantautorė. Kryepoeti i tyre quhej Egill Skallagrimsson: ai shkroi Sonatorrek, njė Vaj antik alla Viking pėr vdekjen e bijve tė tij. Herodoti i tyre ishte Saemundur Sigfusson, autor i njė historie pėr mbretėrit norvegjezė. Aznavouri i tyre ishte Kormakr Ogmundarson qė kėndoi histori melankolike dashurish tė humbura.

Pra, monstrat e vik-ėve ishin nė realitet nejrėz tė ndjeshėm, plot ndjenja, ndonjėherė edhe ankthe pėr tė ardhmen: si tė tyren, edhe atė tė botės. Makthi i ēdo nordiku ishte qė pas dimrit nuk do tė kthehej pranvera dhe qė pas natės arktike nuk do tė rishfaqej dielli.

Prandaj vikingėt e imagjinonin fundin e botės si njė triumf tė tė ftohtit dhe errėsirės. Tek poema Edda thuhet: “Do tė vijė ai dimėr i quajtur Fimbulvetr; atėherė era do tė fryjė nga tė gjithė drejtimet, do tė ketė ngrica tė mėdha dhe erėra tė forta. Nuk do tė shohim Diellin. Tre dimra do tė vijnė bashkė, pa verė nė mes. Atėherė do tė ndodhė qė njė ujk do tė pushtojė Diellin. Njė tjetėr ujk do tė pushtojė Hėnėn”.

Tre dimrat me ujqėr qė hanin yjet nuk erdhėn asnjėherė, por nė vend tė botės mori fund epoka vikinge. U mbyll me betejėn e Stamford Bridge: ėshtė njė konvencion, pasi ish piratėt vazhduan tė jetojnė nė Evropėn Veriore, ndonėse me emra tė tjerė: suedezė, danezė, norvegjezė, islandezė. Vetėm nė amerikė dhe Groenlandė u zhdukėn. Nė vende tė tjerė u shkrinė me popuj autoktonė, sic ndodhi nė Sicili.

Fundi i rendjes

Po pėrse vikingėt pushuan sė ekzistuari si tė tillė? Njė arsye ishte lindja e mbretėrive nacionale, qė eleminoi identitetin fisnor tė origjinės. Njė tjetėr ishte kirstianizmi, qė nga njė anė afroi ish piratėt me kulturėn evropiane dhe nga ana tjetėr i dobėsoi me luftėra civile me sfond fetar.

Biogjeografi Jared Diamond, i Universitetit tė Californias nė Los Angeles, ka shpjeguar rėnien e Groenlandės dhe Islandės vikinge me sensin e mangėt ekologjik tė kolonėve, qė i ēoi nė shpyllėzimin e territorit, duke shkaktuar erozion tė terrenit dhe humbje tė burimeve.

Mė e qartė duket pėrse peshkatarė dhe barinj u bėnė piratė dhe mė pas kolonė tė pėrtej deteve. Pėr njė arye tė vetme: uria. Nė fakt Skandinavia e lashtė – pavarėsisht njė klime mė tė favorshme se sa ajo bashkėkohore na ato lartėsi – ishte gjithmonė nėj tokė qė mbipopullohej periodikisht nė krahasim me burimet nė dispozicion. Dhe banorėt e tepėrt e kėrkonin fatin gjetkė.

Qė nė tė kaluarėn nga Suedia ishin isur valė migrimi tė armatosur drejt jugut: visigotėt, ostrogotėt dhe longobardėt. Dhe diēka e ngjashme ėshtė verifikuar dhe sė fundmi.

Sot Norvegjia ėshtė njė vend i pasur, por jo shumė dekada mė parė ishtė njė zonė nė depresion, prej ku emigrohej drejt Amerikės: kulmi ishte nga 1880 deri nė 1915, kur u larguan 800 mijė vetė, njė e treta e popullsisė.

Rezultati ėshtė qė sot ka mė shumė njerėz me mbiemėr norvegjez nė SHBA se sa nė Norvegji: tė gjithė njerėz qė, nė vend tė “Clirona nga e Keqja”, recitonin ‘Bukėn e pėrditshme na jep sot”.


ZBULIMI

Amerika? Tė parėt qenė vikingėt



Banda e motoēiklistėve me emrin Engjėjt e Ferrit nėn efekt steroidėsh – ky ėshtė njė pėrshkrim i duhur i sulmuesve vikingė, tė cilėt udhėtuan qė nga vendlindja e tyre nė Skandinavi pėr tė plackitur brigjet e Evropės veriore duke filluar nga shekulli 8. Preja ishte shpėrblimi i tyre dhe manastirėt e pambrojtur qė lulėzonin nė izolim tė plotė nė kodrat pranė brigjeve tė detit ishin shpesh herė shėnjestra e tyre.

Ata pėrdornin taktika tėpamėshirshme godit-dhe-largohu. Ata e sulmonin viktimėn, plaēkisnin sa mė shumė thesar tė ishte e mundur dhe mė pas kėrkonin njė haraē pėr tė premtuar qė nuk do tė riktheheshin – njė premtim qė shpesh herė nuk mbahej.

Deri nė shekullin 10, kėta sulme ishin shndėrruar nė njė aktivitet sezonal dh Vikingėt kallnin kudo frikė, si “Kamzhiku i Evropės”. Me kalimin e kohės, sulmuesit nisėn tė ndėrtojnė vendbanime e tė mos plaēkisin mė disa prej territoreve qė vizionin, si Islanda, Irlanda (ku themeluan qytetin e Dublinit), Normandia nė Francė, si dhe Rusia qendrore (emri e ka prejardhjen nga termi nordik Rothsmenn, qė do tė thotė lundėrtar dhe i shkurtuar nė Rus).

Fakti qė vikingėt pėrdornin detin si vendin ku kryenin sulmet dhe mė pas arratiseshin i motivoi qė tė zhvillojnė anije qė lundronin mirė i dhe teknika tė besueshme lundrimi me tė cilat mund tė lundronin nė det tė hapur nė distanca tė mėdha.

Kėta avantazhe i mundėsuan atyre qė tė udhėtonin nė oqeanin e ftohtė dhe tė pabesė nė drejtim tė perėndimit, dhe tė arrinin nė brigjet e Amerikės pothuajse pesėqind vjet pėrpara Kolombit. Eriku i Kuq ishte i pari qė pėrshkoi kėta ujėra kur – pasi shte dėbuar nga ishuli pėr njė seri vrasjesh – ai lundroi nga Islanda nė 985 apo 986 drejt ishullit tė cilit i vuri emrin “Groenlandė”.

I biri, Leif Ericsson vazhdoi eksplorimet e tė atit dhe nė vitin 1000 apo 1001 ai lundroi nė drejtim tė jugperėndimit nga Groenlanda nė drejtim tė ishujve pranė brigjve tė Kanadasė veriore dhe mė nė fund nė brigjet e Tokės sė Re. Nordikėve iu duk kaq mikpritėse, saqė qėndruan gjatė tė gjithė dimrit pėrpara se tė ktheheshin nė Groenlandė.

Toka e re

Historia e eksplorimeve tė vikingėve mbėrrin pėrmes sagave qė pėrcilelshin gojė mė gojė nga njė brez nė tjetrin pėrpara se tė hidheshin nė letėr.

Provat arkeologjike moderne kanė vėrtetuar pjesėn mė tė madhe tė historisė sė sagės. Nė kėtė rrėfim, flitet pėr Leif Ericsson, teksa ky udhėheq ekuipazhin e tij nga Labradori – tė cilin e quajti “Toka e Pyjeve” – nė drejtim tė Toks sė Re.

“E kėshtu udhėtuan ata nė det tė hapur me njė erė qė frynte nga veri-perėndimi, dhe ishin dy ditė nė det ėprpara se tė shihnin tokė, dhe aty lundruan e mbėrritėn nė njė ishull qė ndodhej nė lindje tė tokės, shkuan atje dhe panė pėrreth, nė njė mot tė mirė, dhe vėrejtėn se mbi bar kishte vesė.

Dhe kėshtu ndodhi qė ata prekėn vesėn me duart e tyre, dhe mė pas ēuan gishtėrinjtė tek goja, dhe menduan se asnjėherė mė parė nuk kishin shijuar dicka kaq tė ėmbėl. Pas kėsaj, ata shkuan tek anija dhe lundruan nė njė ngushticė qė ndodhet mes ishullit dhe njė kepi i cili zgjatej tej nė lindje tė tokės, dhe mė pas lundruan nė perėndim, pasi kaluan kepin. Ishte shumė cekėt pėr shkak tė zbaticės dhe kėshtu u ndalėn.

Por aq shumė donin tė zbrisnin nė tokė, saqė nuk i dhanė kohė vetes qė tė prisnin deri sa ujėrat tė ngriheshin sėrish nėn anijen e tyre, por vrapuan menjėherė nė breg nė njė vend ku njė lum buron prej njė liqeni. Por sapo ujėrat nisėn tė ngrihen nėn anijen, ata morėn varkat dhe lundruan drejt anijes dhe e tėrhoqėn atė drejt lumit e pas t’i drejt liqenit ku e ankoruan.

Aty ngritėn barakat. Pasi u kėshilluan dhe vendosėn tė qėndrojnė aty gjatė dimrit, ndėrtuan shtėpi tė mėdha. Nuk kish mungesė salmoni as nė lumė e as nė liqen, e madje ishin edhe mė tė mėdhenj nga sa ata kishin parė ndonjėherė.

Natyra nė kėtė vend, menduan ata, ishte aq e mirė saqė bagėtitė nuk kishin nevojė pėr ushqime tė ruajtura pėr dimrin, pasi nė dimėr nuk kish ngricė dhe bari aty nuk thahej. Dita dhe nata ishin mė tė barabarta se sa nė Groenlandė apo nė Islandė, pasi nė ditėn mė tė shkurtėr dielli ishte mbi horizont nga ora shtatė e gjysmė deri nė orėn katėr e gjysmė tė pasdites…”

“Njė natė ndodhi qė njė prej burrave nuk po dukej, dhe ky ishte Tyrker, Gjermani. Leif e kish atė shumė pėr zemėr, pasi Tyrker kish qėndruar gjatė pranė babait tė tij dhe atij vetė, dhe e kish dashur shumė Leifin kur ky ish fėmijė. Leif u pėrgatit tashmė pė rta kėrkuar dhe mori me vete dymbėdhjetė burra.

Por kur nuk kishin ecur shumė, ja tek u duk Tyrker qė vinte drejt tyre dhe ata e pritėn me gėzim. Shumė shpejt, Leif vėrejti se Tyrker nuk ishte fare nė vete…

Dhe i tha: “Pėrse erdhe kaq vonė, dhe u ndave nga grupi?” Pas nė kohe tė gjatė, ai tani foli nė gjermanisht, dhe sytė i rrotullonte nė tė katėr anėt, por ata nuk kuptonin asgjė nga ato qė thoshte. Pas pak, nisi tė flasė gjuhėn e tyre: “Nuk isha shumė larg, por kam diēka tė re pėr t’ju treguar. Kam gjetur hardhi dhe rrush”.

“Vėrtetė?” pyeti Leif.

“Sigurisht qė ėshtė e vėrtetė”, u pėrgjigj ai, “pasi unė jam ushqyer nė njė tokė ku nuk ka nevojė as pėr hardhi e as pėr rrush”.

Ata fjetėn atė natė, por nė mėngjes Leif u tha lundėrtarėve tė tij: “Tani ne do tė bėjmė dy gjėra, njė ditė do tė mbledhim rrush dhe ditėn tjetėr do tė presim hardhitė dhe rrėzojmė pemėt, dhe prej aty do tė ngarkojmė anijen”. Kėshtu u vendos, dhe thuhet se ata e mbushėn anijen e tyre me rrush.

Tani me ngarkesėn e bėrė gati pėr anijen, kur erdhi pranvera ata lundruan mbrapsht. Leif i vuri emrin Vineland – Toka e Hardhive. Ata dolėn tani nė det tė hapur dhe patėn njė erė tė mbarė deri kur panė Groenlandėn, si dhe malet poshtė akullnajave…”
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi