Ndriēimi i Mendjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ndriēimi i Mendjes

Mesazh  Xhemajl prej 11.07.12 12:44

Pėr mendjet e shėndosha, vetėm besimi pėr shtimin e pasurisė dhe pėr arritjen e prosperitetit shpirtėror ėshtė i mangėt.
Vetėm atėherė kur pasuria shpirtėrore dhe ajo materiale tė jenė nė harmoni me njėra‑tjetrėn, mund tė flitet pėr njė besim dhe pėr njė qenie tė plotė nė botėn e pėrhershme.


NĖ VEND TĖ HYRJES

Ē'mė shtyri tė shkruaja kėtė libėr?

Nxitje e parė qė t'i hyja pėrpjekjes pėr tė shkruar kėtė doracak, u bė njė bisedė me vėllezėrit nė familje, e cila erdhi e u shndėrrua nė njė polemikė shumė tė ashpėr ndėrmjet meje dhe vėllait tim.
Biseda kishte tė bėnte me Kur'anin e madhėrishėm. Sipas vėllait tim, Kur'ani duhej tė zbatohej ashtu siē ishte i shkruar dhe i pėrkthyer dhe pa lėnė hapėsirė pėr zbulime e interpretime tė tjera. Shkurt, sipas tij, ai duhej lexuar e interpretuar me njė fanatizėm tė skajshėm. Ndėrkaq, unė kisha mendimin se Kur'ani i takon gjithė njerėzimit dhe tė gjitha kohėve; sė kaluarės, sė tashmes dhe sė ardhshmes.
Duhet punuar mbi baza tė parimeve tė Kur'anit, por edhe jeta ecėn, bota po bėhet gjithnjė mė dinamike, ajo po i nėnshtrohet njė ndryshimi tė shpejtė e tė vazhdueshėm. Prandaj, edhe ne duhet tė ecim pėrpara pėr tė mirėn e vetvetes, familjes, rrethit dhe tė shoqėrisė si tėrėsi.
Pa marrė parasysh polemikat e gjata dhe mendimet e kundėrta, unė e falėnderoj nga zemra vėllanė tim, Shaipin, pėr ndihmėn qė mė ka dhėnė pėr tė ecur pėrpara dhe pėr t'u pasuruar.
Kam kėnaqėsi tė veēantė qė kėtė pėrvojė, kėtė mund, po e bėj realitet, duke plotėsuar dhe arsyetuar njė dėshirė tė nėnės Mejreme dhe njė synim tė kahershėm tė punės dhe mundėsive tė mia.
Nėna mė thoshte pareshtur: Djali im, jeta ėshtė njė ėndėrr, nė tė cilėn duhet punuar, lutur, besuar dhe bėrė vepra tė mira, nė mėnyrė qė kur tė shkojmė drejt shtėpisė (pallatit) qė ėshtė nė botėn pa kthim, tė na presin shpėrblimet e merituara.
Dua ta falėnderoj edhe djalin tim Kikin, i cili pati kurajėn dhe e la duhanin.
Sepse ai ka meritėn qė edhe unė vendosa dhe e lashė duhanin nė momentin mė kritik pėr shėndetin tim.

Autori





RELAKSIMI DHE QETĖSIA

Relaksimi im dhe qetėsia shpirtėrore me energjinė e re, faktikisht, pėrballojnė sfidat, brengat dhe sėmundjet.
Kur jam mė i lumtur, mė mirė punoj dhe mė mirė sillem me tė tjerėt.
Nuk ėshtė ēudi qė edhe tė tjerėt e vėrejnė se jam mė i disponuar.
Nxitja mė e rėndėsishme pėr suksesin e jashtėm, nė punė dhe nė jetė, ėshtė SUKSESI i brendshėm.
Kuptoj se kujdesi pėr punė, do tė thotė edhe kujdes pėr UNIN tim.
Kur shoh qartazi se ē'ėshtė mė sė miri pėr mua, rėndom atė edhe e bėj.
Pse kjo FUNKSIONON.
Prejse kam filluar tė kujdesem pėr veten time, jam mė i qetė dhe mė i lumtur:
‑ kam mė shumė energji
- arrij me tepėr tė punoj
- ndihem mrekullueshėm.
Tri fushat qė duhet t'u pėrkushtohem janė:
- kujdesi pėr veten
- kujdesi pėr ty
- kujdesi pėr ne.
Kujdesi pėr veten do tė thotė kujdes edhe pėr tė tjerėt.
Kujdesi pėr veten, do tė thotė tė vendos harmoninė ndėrmjet mendimit pėr veten dhe karakterit tė natyrės sime.
A thua mė shumė kujdeseni pėr punėn tuaj, apo pėr VETEN tuaj?
Natyrisht se pėr veten nuk kujdesemi edhe aq.
Preokupohemi me gjėra tė tjera, tė jashtme, ndėrkaq nuk jemi tė vetėdijshėm se suksesi ėshtė brenda nesh. Kjo mė nxit tė mendoj rreth marrėdhėnieve tė mia me njerėzit.

Kritikoja sjelljen time, kurrė veten time

Sa herė e kritikoja veten pėr diēka, veēoja njė kohė qė thjesht tė ndalesha, tė pėrsiasja dhe tė pyesja: a ekziston ndonjė mėnyrė mė e mirė, nė kėtė rast, tė pėrkujdesem pėr veten?
Ndalesha, pėrqendrohesha dhe kėtė pyetje ia shtroja vetes sa e sa herė.
Dhe, besoni, raportet e mia me tė tjerėt erdhėn e u pėrmirėsuan nė mėnyrė tė pabesueshme, si nė punė, ashtu edhe nė familje.
Kur vėrtet nuk mė pėlqente sjellja ime, e kritikoja sjelljen time, por kurrė nuk e kritikoja veten time.

Ēdo fillim ėshtė i vėshtirė

Nė fillim e kisha tė vėshtirė tė mėsohesha tė ndaja njė pjesė tė kohės pėr veten, t'i kushtohesha vetvetes. Mirėpo, duke e marrė kėtė si njė obligim tė domosdoshėm, e duke e pėrsėritur disa herė nė ditė, erdha e u mėsova.
Dhe, mė nė fund, ia arrita qėllimit, e kuptova se kthimi nga vetja qenka njė nga virtytet mė tė larta tė shpirtit tė njeriut.
Kėshtu, ia dola mbanė qė nga brengat tė mos brengosesha, tė ruaja qetėsinė shpirtėrore dhe emocionale.
Prandaj, po i hedh nė letėr kėto mendime, duke marrė pėrpjekjen e sinqertė e tė ēiltėr tė trokas nė derėn tuaj dhe t'jua bėj tė ditur njė tė vėrtetė: shumė njerėz, po tė liroheshin nga frika e nga brengat dhe po tė kishin besimin e vėrtetė nė veten e tyre, do tė mund tė shėroheshin vetė.
Sėmundjet e tyre janė po ashtu reale, si dhimbja e dhėmbit, e shpeshherė edhe njėqind herė mė serioze.
Frika shkakton shqetėsim, shqetėsimi ju ngacmon, ju nervozon dhe ndikon nė nerva e nė lukth, pastaj shfaqet i thati.
Tash jam duke zbatuar njė metodė, me njė besim tė palėkundur, nė luftė kundėr frikės, brengave dhe ndjenjave ndjellakėqija.
Nė tė vėrtetė, ekziston mundėsia qė nė njė moment, nė njė kohė, njeriu tė humbasė besimin se ėshtė nė dorėn e tij t'i zgjidhė problemet, t'i mposhtė brengat, ta mundė frikėn dhe tė ballafaqohet me tė vėrtetėn.

Shėrimi i njėkohshėm i shpirtit dhe i trupit

Nė vend se tė marrin mundimin pėr ta ndryshuar vetveten, ata nė kėtė rast mbyllen nė vete dhe, si pasojė e pajtimit me tė keqen, ata shkojnė drejt shkatėrrimit.
Mjerisht, mjekėsia deri sot nuk ėshtė treguar e aftė t'i shėrojė ērregullimet psikike dhe fizike qė i kanė shkaktuar, jo mikrobet, por emocionet, siē janė:
‑ frika
‑ urrejtja
‑ frustrimi.
Megjithatė, shpirti dhe trupi janė njė tėrėsi e vetme dhe ata nuk mund tė shėrohen veē e veē.
Sa e sa hulumtime dhe investime janė ndėrmarrė pėr tė shėruar trupin e njeriut, duke menduar se kėshtu do ta shėrojnė edhe shpirtin e tij.
Tash sapo ka nisur e po bėn hapat e parė njė degė e re e mjekėsisė – PSIKOSOMATIKA. Ajo merret me shėrimin e njėkohshėm tė shpirtit dhe tė trupit.
Njeriun me personalitet tė ērregulluar e veēojnė sidomos kėto shprehje:
‑ nuk mundem
‑ nuk do tė mundem
‑ patjetėr!
‑ nuk ėshtė dashur.

Ballafaqimi me realitetin

Nėse nuk pranojmė tė ballafaqohemi me realitetin e hidhur qė na rrethon e qė e hasim nė ēdo hap tė jetės, nė tė vėrtetė ne do tė futemi nė njė botė tė paqenė, ne do tė ēmendemi.
Ne do tė ballafaqohemi me njė sėrė konfliktesh gjatė gjithė jetės.
Do tė jemi tė shqetėsuar, tė tendosur dhe nervat tanė do tė shkatėrrohen.
Ndėrkaq, kthimi nga vetja ėshtė fazė e re e jetės sė njeriut, kur ai nis e i pėrkushtohet vetvetes, shpirtit, besimit dhe ngritjes sė tij.
Njeriu ėshtė i lirė t'i kultivojė pasionet e veta, por ai duhet:
‑ tė pėrmbahet nga urrejtja
‑ tė ketė guximin t'i kundėrvihet vetvetes
‑ t'i flakė mendimet ogurzeza
‑ tė kultivojė dashurinė
‑ ta thotė tė vėrtetėn.
Ne jemi pėrgjegjės pėr gabimet e bėra dhe askush tjetėr, ato e kanė ēmimin e lartė pėr jetėn tonė.
Mirėpo, mėsimi nga gabimet ėshtė njė pėrvojė e mirė dhe ndreq shumėēka nė jetė.
Njeriu, duke i zbuluar ligjet e natyrės, ka arritur ta zotėrojė atė, ta shfrytėzojė pėr interesat dhe mirėqenien e vet materiale e shpirtėrore.
Ka zbuluar si ta pėrballojė:
‑ nxehtėsinė
‑ acarin
‑ errėsirėn.
Kėshtu, ai e ka lėvizur pėrpara kufirin e lirisė sė tij.
Ndėrkaq, liria e individit paraqet edhe mundėsinė pėr tė gabuar, ndryshe nuk do tė quhej liri.
Praktikisht, edhe e keqja e ka anėn e saj tė mirė.
Sėmundja nxit ruajtjen e shėndetit, dhembja ėshtė burim i qėndresės dhe i gatishmėrisė pėr sakrificė.
A do tė mund t'ia dinim vlerėn shėndetit, sikur tė mos ishte sėmundja?
Tė mirėn e njohim falė sė keqes.

Shqetėsimi dhe vuajtja

Problemet qė nxisin dhembjen, pa marrė parasysh nga vijnė, cili ėshtė burimi i tyre, janė:
‑ ankimi
‑ fajėsia
‑ tronditja
‑ vuajtja
‑ keqardhja.
Njeriu me besimin e fortė pėrpiqet tė ballafaqohet me dhimbjet, jo t'u shmanget ose t'u dorėzohet.
Shqetėsimi e brengat i japin fytyrės sonė njė pamje tė shėmtuar, e mbushin me rrudha.
Nga shqetėsimi mund tė thinjemi, mund tė mbetemi edhe pa flokė. Edhe sėmundjet e zemrės kanė tė bėjnė me shqetėsimin dhe me jetėn tejet tė vrazhdė e intensive.
Zoti mund tė na i falė mėkatet tona, por sistemi nervor nuk na i falė kurrė (Zotit nuk i pėlqen t'i bėjmė dėm vetes sonė!).
Ata qė e ruajnė qetėsinė shpirtėrore nė kėtė kohė, ata kanė dhuntinė tė jenė imunė ndaj sėmundjeve nervore.

Vazhdon...

Shkruan: Abdirahim IDRIZI www.sa-kra.ch
avatar
Xhemajl

312


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ndriēimi i Mendjes

Mesazh  Xhemajl prej 15.07.12 2:00

Drejt idealit tė vėrtetė

Njeriu ka aftėsi dhe mundėsi tė pamohueshme tė shkojė pėrpara, tė shkojė drejt idealit tė vėrtetė, t'i sendėrtojė ėndrrat e tij dhe tė bėjė njė jetė tė qetė, tė rehatshme e tė arrijė sukses nė familje dhe nė jetė.
Mirėpo, pėr tė arritur kėtė, ne gjithmonė duhet tė jemi nė kėrkim tė vetvetes. Kthimi nga vetvetja duhet tė kuptohet kthim nga e larta.
Tė jesh me vetveten, do tė thotė tė jesh me tė tjerėt.
Duhet tė marrėsh guximin e t'i drejtohesh vetvetes:
‑ nuk do tė shqetėsohem
‑ nuk do tė brengosem
‑ nuk do tė qaj
‑ patjetėr do tė fitoj
‑ jam gati tė pėrballoj ēdo sfidė nė jetė.
E vėrtetė ėshtė se disponimi i gėzueshėm ndihmon organizmin tė luftojė me sėmundjen.
Mos u brengos pėr tė ardhmen, mendo se e ke vetėm njė jetė, ajo duhet tė jetohet tash dhe dije se ēdo ēast i jetės ėshtė i rėndėsishėm pėr ty.
Pyeteni veten, ēfarė mund tė jetė ajo mė e keqja, nėse unė nuk mund ta zgjidh problemin tim?
Mos harro dėmin qė ia ja sjell vetes e familjes me shqetėsime dhe brengosje.

Tė gjithė njerėzit kanė tė drejtė ta kenė mendimin e vet

Nė mėnyrė objektive mblidh tė dhėnat pėr brengosjen dhe, duke analizuar shkaqet e shqetėsimit, brengosja vetvetiu zhduket.
Tė gjithė njerėzit kanė tė drejtė pėr mėnyrėn e tyre tė vėshtrimit tė jetės dhe tė besimit.
Besimtari i vėrtetė e ka mė lehtė t'i pėrballojė vėshtirėsitė, sepse ėshtė i bindur se Zoti nuk e ngarkon njeriun aq sa nuk mund tė mbartė – tė durojė.
Por, kėrkon prej teje:
‑ dije
‑ butėsi
‑ durim
‑ mirėnjohje.
Thuaji zemrės se frika nga vuajtja ėshtė mė e keqe sesa vetė vuajtja.
Sepse, nė raste tė tilla, zemra vuan mė sė keqi.
Dhe dije, zemrės nuk ia ka aspak qejfi tė vuajė.
Nėse vetėm ankohesh, do tė humbasėsh edhe shėndetin, edhe punėn, edhe familjen, edhe miqtė.
Nėse duam tė jemi besnikė ndaj dikujt, sė pari duhet tė jemi besnikė ndaj vetvetes.

Jeta ėshtė njė lojė e paparashikueshme

Nėse mund tė eci vetė, unė do tė shkoj kudo qė dėshiroj.
Por, para se tė vdes, do tė luftoj pėr jetėn dhe pėr veten time.
Jeta ėshtė njė lojė e vrazhdė dhe e paparashikueshme.
Jetė do tė thotė t'i nėnshtrohesh rrezikut, tė rrėzohesh dhe tė ngrihesh.
Njeriu duhet tė besojė se ka pėr t'i mposhtur tė gjitha vėshtirėsitė, falė:
- inteligjencės sė vet
- bukurisė sė vet
- fuqisė dhe vullnetit tė vet
- rinisė sė vet.



Respekto dhe mos u brengos

Duke punuar me njerėz, kam kuptuar se brengosja pėr imtėsitė, qė na duken tė parėndėsishme, ėshtė njė nga problemet e mėdha me tė cilat ata ballafaqohen nė jetė.
Si tė krijoni miq dhe tė fitoni simpatinė e njerėzve?
Pėr tė krijuar miqėsi dhe pėr tė ndikuar nė tė mirėn e vetes dhe tė shoqėrisė, duhet tė jemi:
-tė pastėr
‑ punėtorė
‑ tė respektuar
‑ tė sjellshėm
‑ tė edukuar
‑ tė mos ofendojmė
‑ tė vishemi mirė, po veshja jonė tė mos e irritojė askėnd.
Nėse i respektojmė kėto rregulla, do t'i bėjmė njė shėrbim tė mirė vetes, familjes dhe shoqėrisė.
Njerėzit na ēmojnė e na vlerėsojnė qė nė takimin e parė me ta sipas asaj se:
‑ ēfarė bėjmė
‑ si dukemi
‑ ēka themi
‑ si e themi.
Ne gjatė jetės vėmė nė veprim vetėm njė numėr tė vogėl rezervash trupore dhe mendore, ndėrkaq gjithmonė duhet tė synojmė vlerat mė tė larta:
- arsimimin
‑ menēurinė
‑ vetėpėrsosjen
‑ ngritjen shpirtėrore.

Rruga e vetėpėrsosjes

Rruga e vetėpėrsosjes dhe e ngritjes shpirtėrore ėshtė e vėshtirė, ajo kėrkon vullnet, vetėbesim, vendosmėri dhe sakrificė.
Ajo ėshtė e gjatė, pėrfundon vetėm atėherė kur ne ikim nga kjo botė.
Ēelės i suksesit tė madh nuk ėshtė dituria, por aksioni.
Problemi rėndom qėndron nė njė vijė tė hollė tė mprehtė, ndėrmjet suksesit dhe humbjes.

Humbja mė e madhe pėr njeriun – pajtimi me tė keqen

Pėr njeriun e menēur ēdo ditė para tij lind njė jetė tė re.
Pėrse t'ia prishim bukurinė ditės sė sotme, duke u pėrpjekur t'i zgjidhim problemet e sė ardhmes.
E ardhmja ėshtė pėrplot dyshime dhe paqartėsi.
Tė ardhmen, askush nuk mund ta parashikojė.
A mund tė marrim mė tepėr nga jeta, duke menduar nė radhė tė parė pėr ditėn e sotme?
Mė nė fund, logjika e shėndoshė mė tha se shqetėsimi nuk do tė mė ndihmojė gjė.
Vite me radhė m'u desh tė zbatoja kėtė metodė tė luftės me brengat.
Dhe, pėrnjėmend, ngadhėnjeva, lindėn nė mua energji tė reja.
Derisa ne jemi pajtuar me mė tė keqen, nuk kemi ēfarė tė humbim.
Miliona njerėz e kanė shkatėrruar jetėn e vet ngaqė nuk kanė dashur tė ballafaqohen me tė keqen.
Nė vend se vetė tė pėrpiqen ta ndryshojnė jetėn, ata i nėnshtrohen asaj, mbyllen nė vetvete, humbin besimin, i kaplon depresioni, ankthi, pasiguria.

Filloni njė mėnyrė tė re tė jetės

Qetėsia ime shpirtėrore, fati, shėndeti dhe, mė nė fund, edhe tė ardhurat e mia varen kryesisht nga ajo se sa i pėrvetėsoj kėto tė vėrteta, qė janė tė pėrjetshme.
Nėse kėtė libėr e lexoni me qėllim qė tė mos shqetėsoheni dhe tė filloni tė jetoni tė qetė, t'i flakni brengat e ta ndryshoni vetveten, atėherė ēdo kapitull lexojeni me vėmendje.
Duke e lexuar, ndaluni shpesh dhe mendoni pėr pėrmbajtjen e tij.
Pyeteni veten si dhe kur mund ta pėrdorni kėtė apo atė porosi.
Mėnyra e tillė e leximit do tė jetė shumė mė e mirė dhe mė e dobishme.
Lexoni duke e mbajtur nė dorė lapsin e kuq apo ndonjė laps tjetėr tė thjeshtė.
Sapo tė hasni nė ndonjė porosi, tė cilėn mund ta shfrytėzoni (mos e harroni), shėnojeni anash njė vijė.
Nė qoftė se ėshtė njė porosi shumė e rėndėsishme, atėherė nėnvizojeni me + + + + (me pluse).
Megjithatė, ne kemi aftėsi tė jashtėzakonshme pėr tė harruar, prandaj, qė tė mos ju ndodhė kjo edhe me librin tuaj tė ēmuar, shfletojeni ēdo ditė, pėr tė begatuar jetėn tuaj.
Pėrdoreni atė sa herė qė keni mundėsi.
Nėse nuk veproni kėshtu, ju do t'i harroni shpejt porositė e kėtij libri.
Me rėndėsi ėshtė qė ju tė pėrpiqeni tė krijoni shprehi tė reja tė punės.
Nė tė vėrtetė, mendoni se po pėrpiqeni tė filloni njė mėnyrė tė re tė jetės.

Tė mos na befasojė asgjė nė jetė

Pėr kėtė nevojitet kohė, durim dhe pėrvojė e pėrditshme.
Mbajtja e shėnimeve do t'ju frymėzojė pėr pėrpjekje mė tė mėdha.
Do t'ju duhen kėto shėnime, kur pas shumė vjetėsh i gjeni rastėsisht dhe ju kujtohen.
Para se tė kaloni nė kapitullin tjetėr, ēdo kapitull lexojeni dy herė.
Gjatė leximit, ndaluni shpeshherė qė ta pyetni veten se si mund ta zbatoni ēdo kėshillė.
Nėnvizojeni ēdo kėshillė‑mendim tė rėndėsishėm.
Kėto parime zbatoni sa herė qė keni mundėsi.
Pėr ēdo javė analizoni ēfarė suksesesh keni arritur.
Shikoni ēfarė gabimesh keni bėrė dhe ēfarė mėsimi keni nxjerrė pėr tė ardhmen.
Tash, kur jam aq i zėnė me punė (siē ėshtė angazhimi nė punė), kjo mė ndihmon pėr ta mposhtur shqetėsimin, mė nxit tė pėrpiqem ta pranoj lehtė atė qė ėshtė e domosdoshme.
Puna ėshtė terapia mė e mirė, ėshtė njė kėshillė qė pėrdoret nė vend tė ilaēeve.
Ēdo psikiatėr do t'ju thotė se puna ėshtė ndėr ilaēet mė tė mira pėr nervat e sėmurė.
Fshehtėsia e fatkeqėsive tona ėshtė se ne kemi bukur shumė kohė tė lirė pėr tė menduar a jemi apo nuk jemi tė lumtur.
Angazhohuni pėrherė me punė, ky ėshtė ilaēi mė i mirė nė botė.
Ligji i natyrės nuk merret me cikėrrima.
Cikėrrimave nuk duhet t'u kushtojė kujdes as njeriu qė ka halle, nėse dėshiron tė ruajė qetėsinė shpirtėrore.
Jeta ėshtė tepėr e shkurtėr qė ta harxhojmė pėr cikėrrima.

Vazhdon...
avatar
Xhemajl

312


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

e sakte

Mesazh  Sara83 prej 15.07.12 19:36

bravo,[b]me se e vertete ... gazi nga venezia
avatar
Sara83

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi