10 Shenjat e Ditės sė Fundit - A ka ndodhur ndonjėra?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10 Shenjat e Ditės sė Fundit - A ka ndodhur ndonjėra?

Mesazh  M986 prej 09.07.12 22:17

Dhjetė Shenjat e mėdha tė Ditės sė Fundit – A ka ndodhur ndonjėra?

DITA E FUNDIT DO TĖ THOTĖ EPOKA E FUNDIT
Termi “Ditė e Fundit” nė realitet qėndron pas “Epokės sė Fundit”, apo epokės qė do tė kulminoj nė fund tė historisė – kur Mesihu i vėrtetė, Isai biri i Merjemes (jo biri i Zotit), do tė kthehet qė tė sundoj botėn nga Jerusalemi me drejtėsi dhe sundim tė “pėrhershėm”. Do tė jetė “i pėrhershėm nė kuptim se historia do tė marr fund me atė ngjarje. Jeta nė tokė pas kėsaj ngjarjeje, dhe pas vdekjes sė Isait si qenie njerėzore, dhe pas varrimit tė tij pranė Profetit Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė dy) nė Medine, nuk do tė kualifikohet si histori. Kjo do tė jetė kėshtu pasi litari modern laik do tė ketė arritur fundin e vet tė parashikueshėm nė njė total tė pazot, dhe nė njė kolaps konsekuent tė moralit, dhe ndėrgjegjes morale, saqė njerėzit do tė harrojnė statusin e tyre njerėzor dhe “do tė kryejnė marrėdhėnie seksuale nė publik si gomarėt”. Njashtu ėshtė shumė e qartė (veēanėrisht gjatė kohės sė Karnavalit tė Trinidadit) se ne jemi shumė afėr pėrmbushjes sė kėsaj profecie ogurzezė nga Profeti Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė).
Pėr sa i pėrket pretendimeve tė rreme tė civilizimit perėndimor me njė sy Judeo-krishterė dhe “shtėpive tė tyre tė robėrve” rreth botės. Ata pretendojnė se njerėzimi po shėnon njė progres tė pa precedan, se koha e tashme ėshtė mė e mira e tė gjitha epokave, se bota shėnon rritje nė tė mirė, dhe se civilizimi modern perėndimor ėshtė mė i miri i tė gjithė civilizimeve tė mėparshme, duke pėrfshirė Islamin, nė agoni tė vdekjes dhe tė vjetėrsuar!
Pėrkitazi me kėtė, “shtėpi tė robėrve” kėtu ėshtė edhe ishulli im i Trinidadit qė insiston se myslimanėt duhet tė mbeten pjesė e “shoqėrisė kryesore” – edhe atėherė kur ajo shoqėri ėshtė drejtuar kah zjarri i Xhehenemit.
Pėrderisa njė anije po pėrmbytet dhe ti nuk mund ta parandalosh atė, ti duhet tė largohesh nga ajo anije, dhe ti paralajmėrosh tė tjerėt qė ta bėjnė tė njėjtėn gjė. Anija e botės tash mė po pėrmbytet! Dėshmitė janė gjithkund rreth nesh dhe dhimbshėm tė dukshme si drita! Por ata qė janė tė verbėr nuk mund ta vėrejnė dot se anija po pėrmbytet. Ata pėrdorin blloqet e ēeqeve, apo fuēitė e armėve tė tyre, qė tė vendosin veten rreth botės si udhėheqės. I verbėri udhėheq tė verbėtin pėrderisa tė gjithė nuk humbasin dhe tė pėrmbyten si populli i Nuh-it (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė).
Profeti Muhamed ka paraparė mė shumė shenja tė Ditės sė Fundit. Shumica e kėtyre ėshtė e njohur si shenja “tė vogla”. Le ti pėrshkruajmė disa nga kėto para se tu kthehemi dhjetė shenjave “tė mėdha” nė tė cilat do tė pėrfshijmė tėrmetin e madh nėnujor dhe cunamin rezultues nė Azinė Jug-Lindore qė ka ngjarė nė dhjetorin e vonshėm tė vitit 2004.
SHENJAT E VOGLA
Profeti Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė) mbi Epokėn e Fundit ka thėnė se:

• “Njerėzit do tė ndjekin njė mėnyrė jetese tė ndryshme nga e imja, dhe do tė japin udhėzim tė ndryshim nga udhėzimi im”... “Frikohem pėr njerėzit e mi se vetėm udhėheqėsit do ti udhėzojnė ato nė humnerė”... “Para Orės sė Fundit do tė ketė gėnjeshtar tė mėdhenj, prandaj keni kujdes nga ato”... “Kur anėtari mė i dobėt i fisit bėhet prijės, dhe kur anėtari mė i pavlerė i komunitetit bėhet lider, dhe njerėzit e respektojnė nga frika se ai mund tė bėj gjėra tė kėqija, dhe liderizmi u jepet njerėzve qė janė tė pavlerė ndaj tij, pėrveē se nė Orėn e Fundit”. Tė gjitha kėto paralajmėrime deri mė tani janė pėrmbushur nė mėnyrė dramatike dhe ogurzezė. Rreth mbarė botės sot, me disa pėrjashtime, dhe madje edhe kėtu nė Ishullin tim amė tė Karaibeve Trinidad, njerėzit, duke pėrfshirė Muslimanėt, tani kanė liderėt mė tė keq. Kjo ėshtė njė shenjė kėrcėnuese e Ditės sė Fundit qė veē mė po kalon, pastaj ka edhe shumė tė tjerė qė ne nuk i dimė, apo nuk mund ti shohim, dhe ata verbėrisht vrapojnė si kafshėt memece qė tė miratojnė apo ndjekin udhėheqėsit e tillė pėr pėrfitime personale, apo frikė, apo pėr shkak tė injorancės absolute; “Gratė do ti rregullojnė flokėt e tyre qė do tė duken si njė gungė e kurrizit tė devesė”, dhe kjo shenjė veē mė ka ndodhur, ne po e shohim atė pėr ēdo ditė;
• “Gratė do tė vishen si burra”, dhe ne veē mė i shohim ato sot me pantallona, xhaketa apo, ndoshta, edhe me kravata; dhe “gratė do tė jenė tė veshura por pėrsėri do tė jenė tė zhveshura”, dhe kjo profeci, njashtu, veē mė ėshtė pėrmbushur. Kur gruaja del nė publik “e veshur, por pėrsėri e zhveshur” sikurse ata po bėjnė sot, dhe kur myslimanėt nuk mund tė parandalojnė njė gjė tė tillė, ata atėherė duhet tė kėrkojnė qė tė largohen nga shoqėria e tillė deri sa gratė tė mos bėhen plotėsisht tė zhveshura dhe “tė bėjnė marrėdhėnie seksuale nė publik si gomarėt”. Nėse ata nė mėnyrė marrėzie zgjedhin qė tė mbeten pjesė e shoqėrisė sė tillė tė korruptuar dhe dekadente atėherė ata apo fėmijėt e tyre me siguri do tė shkatėrrohen nga ajo shoqėri e tillė.
• “Burrat do tė vishen si gra”, dhe njashtu kjo shenjė veē mė ėshtė pėrmbushur. Gati se askush nuk mund tė thotė se “ajo” i ashtuquajturi “person qė vishet shik”, ėshtė me tė vėrtetė njė burrė;
• Homoseksualiteti (dhe lesbianizmi) do tė bėhet gjė e zakonshme, dhe po qė tani po ndodh para syve tanė. Pranimi nė shoqėri dhe mbrojtja ligjore pėr kėtė shtrembėrim seksual tė neveritshėm po fiton terrenet. Nė tė vėrtetė ata qė u pėrmbahen ndalimeve hyjnore tė njė shtrembėrimi tė kėtillė seksual janė tani tė demonizuar si njerėz qė vuajnė nga njė sėmundje e quajtur “Homofobia”;
• Fėmijėt e lindur jashtė martesės do tė bėhen gjė e zakonshme, nė fakt martesa tani po duket si diēka e vjetėrsuar;
• Kurvėria dhe tradhtia bashkėshortore do tė bėhen gjėra tė zakonshme, kjo; njashtu duket se veē mė ėshtė pėrmbushur nė njė botė moderne nė tė cilėn virgjėria dhe besnikėria martesore po bėhen jo-moderne;
• Shpėrpjesėtimi nė raport mes burrave dhe grave deri nė atė masė saqė “ njė burrė do tė duhet tė mirėmbaj (jo tė martohet) me pesėdhjetė gra”, kjo akoma nuk ka ndodhur por mund tė ndėrlidhet me ndikimin nė prodhimin e spermės mashkullore me gjėra tė tilla si ndotja e ambientit dhe ushqimi i modifikuar gjenetikisht;
• Konsumimi i pijeve alkoolike universale, kjo “nėnė e gjitha tė kėqijave” tashmė ėshtė bėrė njė fatkeqėsi e tmerrshme nė tė cilėn askush nuk ėshtė i sigurt nga njė shofer i dehur; foshnja e palindur kur nėna e saj pi vuan marramendėsisht pėr gjėra tė tilla; njerėzit, duke pėrfshirė Kryeministrat, pinė dhe bėhen tė dehur, dhe mė pas sillen nė opinion si gomarė;
• “Dituria fetare do tė zhduket”, pasi qė dijetarėt e udhėzuar nė rrugėn e drejtė tė Islamit janė tė demonizuar, margjinalizuar, “tė ndaluar”, apo tė deklarohen qė tė jenė “rrezik i madh i sigurisė”. Vetėm ata dijetar qė me shkathtėsi mund ti kalojnė dhe tė vallėzojnė me meloditė e atyre qė kontrollojnė pushtetin janė tė lejuar e tė papenguar qė tė predikojnė njė version tė pastruar kozmetik tė Islamit tė pranueshėm pėr udhėheqėsit e pazot tė botės. Institucionet e Diturisė Islame janė tė detyruara qė ti nėnshtrohen kontrollit tė atyre qė bėjnė luftė ndaj Islamit. Nėse ata nuk nėnshtrohen, ata do tė mbyllen. Studentėt e huaj janė tė ndaluar qė ta studiojnė Islamin nė republikat e caktuara Islame.
• “Koha do tė kaloj shpejt – njė vit do tė kaloj si njė muaj – njė muaj si njė javė – njė javė si njė ditė” etj., dhe tashmė perceptimi i kalimit tė shpejtė tė kohės ėshtė njė pėrvojė universale;
• Mbizotėrimi i vrasjes sė rastit, vrasjet dhe dhuna kėshtu qė “njė vrasės nuk do ta dij se pėrse ai vret, ai qė vritet nuk e di se pėrse vritet”, dhe “kėshtu ēdo epokė pasohet me mė tė kėqija” – tashmė rreth botės vrasje tė rastit tė paskrupullta kanė arritur tė eskalojnė nė mėnyrė konstante;
• “Asgjė nuk do tė mbetet nga Islami pėrveē emrit, dhe asgjė nuk do tė mbetet nga Kur’ani pėrveē gjurmėve (tė shkrimit) (Kur’ani nuk do tė studiohet, askush nuk do tė ndjek udhėzimin e tij, do tė recitohet nė mėnyrė mekanike etj.); Mesxhidet (xhamitė) do tė jenė struktura tė mėdha por do tu mungoj udhėzimi; dhe Ulema-tė (dijetarėt fetar tė Islamit qė prezantojnė njerėz tė tillė) do tė jenė njerėzit mė tė kėqij poshtė qiellit. Qė nga paraqitja e Fitne-sė (grindjes) dhe do tė ketė qendra tė Fitne-sė (pasi qė ata kanė tradhtuar Islamin)” – ka shumė dijetar tė shquar tė Islamit qė deklarojnė kėtė profeci, qė njashtu, sot ka gjetur pėrmbushjen. Dėshmitė e tilla sot janė shumė tė mėdha. Khalifati Islam qė njė kohė tė gjatė ėshtė shkatėrruar, Zekati mė nuk mblidhet dhe tė distribuohet nga shteti, paraja mė tash ėshtė e korruptuar, Shirku universal ka korruptuar mbarė njerėzimin, Riba (kamata) ėshtė dominuese nė mbarė botėn, dhe Haxxhi me siguri sė shpejti do tė braktiset;
• Konsumi universal i Ribas (kamatės, huazimit tė parave me interes, dhe transaksioneve qė “rrjepin” njerėzit pėrmes mashtrimit nė biznes, etj). Nė mbarė botėn sot Riba nė sistemet bankare dhe tė sigurimit, si dhe nė sistemin monetar, tash mė ka marrė kontrollin total mbi tregun dhe jetėn ekonomike. Janė edhe disa shenja tė vogla qė janė shtrirė nė gjuhėn enigmatike si tė tilla,
• “Njė robėreshė do tė lind zonjėn e saj”, e bėrė e mundur pėrmes kombinimit tė Riba-sė dhe revolucionit modern feminist, dhe;
• “Barinjtė kėmbėzbathur lakuriq do tė konkurrojnė me njėri-tjetrin nė ndėrtimin e ndėrtesave tė larta”. Kjo mė veē ėshtė pėrmbushur kur pasuria harxhohet nė projekte madhėshtore dhe tė shtrenjta nga njerėz qė janė tė etur pėr simbole tė dukshme nga statusi nė botėn moderne qė njeh tė pasurit si “dikush” dhe tė vobektit si “askush”(pėr mė tepėr shih tregimin e njeriut tė pasur dhe atij tė varfrit nė Suren el-Kehf tė Kur’an-it).
Dhe janė disa shenja tė vogla qė akoma nuk kanė ndodhur si tė tilla:
• “Ora e Fundit nuk do tė vijė deri sa ēėshtjet nga vendi i Hixhazit (qė ėshtė Arabia Saudite) njė zjarr do tė ndriēoj shpinat e deveve nė Bursa”. Por shkėmbimin e Basra-sė pėr Hixhaz-in, kjo profeci ndoshta, parashikon njė sulm nuklear brenda apo rreth Iranit tė cilin me siguri do ta filloj Izraeli nė klubin e fuqive nukleare. Pra, shumė nga kėto Shenja tė vogla tė Ditės sė Fundit, dhe shumė tė tjera qė nuk janė cekur, tash mė kanė ndodhur, qė ne tani tė kthehemi tek Shenjat e mėdha me njė njohje tė qartė se ne tashmė jetojmė nė Epokėn e Fundit.
SHENJAT E MĖDHA
Hudhayfah ibn Usayd Ghifari, shoku i Profetit, ka thėnė,
“Profeti i Allahut erdhi papritmas tek ne pėrderisa ne diskutonim. Ai pyeti: pėr ēfarė po diskutoni? Shokėt u pėrgjigjėn: ne po diskutojmė subjektin e Orės sė Fundit. Atėherė ai tha: Nuk do tė vij pėrderisa nuk i shihni dhjetė shenja. Dhe kėtu ai ceku “tymin, “Dexhalin”, “bishėn”, “lindjen e diellit nga perėndimi”, “zbritjen e Isait birit tė Merjemes”, “Jexhuxhėt dhe Mexhuxhėt”, Shafitjet e tokės nė tre vende, njė nė lindje, njė nė perėndim dhe njė nė Arabi, nė fund tė cilave “njė zjarr do tė digjet nga Jemeni dhe do tė ēoj njerėzit nė vendin e kuvendit” (vendi ku njerėzimi do tė mblidhen pėr gjykim)”.
(Sahih Muslim)
Kėtu, pra janė dhjetė Shenjat e Mėdha tė Ditės sė fundit siē ėshtė paraparė nga Profeti Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė):
• Dexhalli – Mesihu i rremė apo Anti – Krishti,
• Tymi,
• Bisha e tokės (qė ka gjasa tė jetė toka e shenjtė),
• Dielli do tė lind nga perėndimi,
• Tre shafitjet e tokės,
• Njė nė lindje
• Njė nė perėndim
• dhe njė nė Arabi,
• Njė zjarr do tė dal nga Jemeni dhe do tė mbledh njerėzit tek vendi i mbledhjes (pėr gjykim),
• Biri i Merjemes do tė zbres. Edhe pse kėto shenja nuk janė dhėnė nga I bekuari Profet (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė) nė mėnyrė kronologjike tė ndodhjes, unė kam bėrė pėrpjekje pėr tė vėnė ato nė kėtė mėnyrė, me ata qė akoma nuk kanė ngjarė nė fund tė listės. Dhe si arrita tek rendi i sipėrpėrmendur? Ne e dimė nga hadithet e Profetit tė bekuar se shafitja e tretė e tokės, ajo qė do tė ndodh nė Arabi, do tė fundos njė armatė qė do tė jetė drejtuar drejt Mekkes. Ajo ushtri do tė jetė drejtuar qė tė sulmoj Imam el-Mehdi-un, pasardhėsin e Profetit Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė). Ėshtė profetizuar se ai do tė restauroj Khalifatin islamik (apo modelin Islamik tė shtetit) nė Gadishullin Arabik. Dhe pasi qė kjo shenjė tė ketė ndodhur (tėrmeti i tretė mė i madh) se pastaj biri i Merjemes do tė zbres nga qielli me krahėt e tij tė vendosur nė krahėt e dy engjėjve, dhe do tė vras Dexhallin, Mesihun e rremė apo Anti-Krishtin. Kur’ani ka pėrshkruar Isain (rikthimin e Isait) si ilm (qė kėtu ka pėr qėllim ēelėsin kryesor tė subjektit) tė Orės sė Fundit:
“Dhe ai (Isai) do tė jetė Shenjė (e ardhjes sė) sė Orės (sė Gjykimit): prandaj mos kini dyshim rreth saj (Orės), por mė ndiqni Mua: Kjo ėshtė Rruga e Drejtė.”
(Kur’an, Zukhruf, 43:61)
Vijon se kthimi i tij duhet tė vijė nė mėnyrė kronologjike nė fund tė listės. Ne njashtu e dijmė se “zjarri” nga Jemeni do tė pasoj tėrmetin e fundit. Dhe tani duket se tėrmeti i madh nė Lindje veē mė ka ndodhur, ne jemi nė pritje tė mė shumė shenjaave tė mėdha qė tė ndodhin. Kur kanė ndodhur gjashtė shenjat e para “tė mėdha”?
DEXHALLI
Unė kam argumentuar nė librin tim “Jerusalemi nė Kur’an – Njė Kėndvėshtrim Islamik i Fatit tė Jerusalemit”, se Dexhalli Mesihu i rremė ėshtė lėshuar nė botė gjatė jetės sė Profetit Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė). Ai tashmė ka kompletuar fazėn e parė tė misionit tė tij qė ka zgjatur pėr “njė ditė sa njė vjet”, dhe ėshtė nė tė pėrmbushur fazėn e dytė qė po zgjat sa “njė ditė sa njė muaj”. Faza e tretė dhe e fundit e misionit tė tij ( e shtirjes sė Mesihut tė vėrtetė) qė do tė zgjas pėr vetėm “njė ditė sa njė javė” besoj, se do tė filloj kur Izraeli tė zėvendėsoj SHBA-tė si shteti sundues i botės. Dhe kjo do tė ndodh kur Izraeli tė nis luftė tė madhe qė do tė rezultojė me njė zgjerim dramatik territorial “nga lumi Nil i Egjiptit deri nė lumin Eufrat”. Izraeli atėherė do tė ketė nėn kontroll Kanalin e Suezit dhe naftėn e Gjirit Arabik.
Kah fundi i fazės sė tretė, Dexhalli, Mesihu i rremė veē mė do tė jetė i lindur nė botė nga prindėr ēifut, do tė jetė rritur qė tė bėhet sundimtari i Izraelit dhe, kėshtu, do tė ketė kompletuar misionin e tij qė tė sundoj botėn nga Jerusalemi. Dhe sigurisht qė Allahu e Di mė sė miri!
Njė kapitull i tėrė i librit i ėshtė pėrkushtuar trajtimit tė subjektit tė Dexhallit. Tani un po shkruaj njė kuartet tė librave mbi Suren el-Kehf tė Kur’an-it, dhe njė nga katėr librat do ti jetė pėrkushtuar kryekėput sqarimit krahasues tė subjektit tė Dexhallit, Mesihut tė rremė nė Islam Insha Allah.
JEXHUXHĖT DHE MEXHUXHĖT
Unė njashtu kam argumentuar nė librin tim se Jexhuxhėt dhe Mexhuxhėt janė liruar nė botė gjatė jetės sė Profetit Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė). Vetė Kur’an-i Fisnik ka cekur (Kur’an, el-Enbijah, 21:94-5) njė “qytet” qė ėshtė shkatėrruar nga Allahu i Lartėsuar, dhe njerėzit e atij qyteti janė dėbuar, dhe pastaj ka vėnė ndalesė qė tė kthehen ato qė ta kėrkojnė si tė tyrin pėrderisa Jexhuxhėt dhe Mexhuxhėt nuk janė liruar, por njashtu, edhe tė jenė tė shpėrndarė (nė mbarė botėn) nė tė gjitha drejtimet.
“Ndėrsa ėshtė e pamundur pėr (banorėt e) njė fshati tė cilin e kemi shkatėrruar Ne, tė kthehen nė tė (qė ta kėrkojnė si tė tyrin); Deri sa tė hapet (penda) e Jexhuxhėve dhe mexhuxhėve, dhe ata tė zbresin nga ēdo bregore me shpejtėsi (duke kopjuar vetveten e tyre ndėr mbarė njerėzit e botės).”
(Kur’an, al-Enbijah, 21:95-96)
Unė kam identifikuar kėtė “qytet”-fshat qė tė jetė Jerusalemi. Dhe pasi qė ēifutėt veē mė janė kthyer nė Jerusalem qė ta kėrkojnė atė si tė tyre, pason se Jexhuxhėt dhe Mexhuxhėt, si dhe Dexhalli, janė shumė afėr fundit tė misionit tė tyre. Dhe padyshim se Allahu e di mė sė miri!
Njė tjetėr kapitull i “Jerusalemit nė Kur’an” i ėshtė kushtuar sqarimit tė subjektit tė Jexhuxhėve dhe Maxhuxhėve. Veē kėsaj, nė kuartetin e librave mbi Suren el-Kehf do ti pėrkushtohet njė sqarim krahasues kėtij subjekti Insha Allah.
DUKHAN (TYMI)
Kjo duket tė jetė nė pėrgjithėsi ndotje e ambientit (jo vetėm smog dhe mjegullim) kjo veē mė ėshtė duke shkaktuar kaos nė tokė dhe po sjell ngrohjen globale me ndikimin pasues tė tėrmeteve, qė duket tė jetė fajtori kryesor i ndotjes sė ambientit nė botė sot. Me fjalė tjera, ne jemi mashtruar nė shkaktimin e Dukhan-it (tymit) qė sjell ngrohjen globale dhe ndonjė katastrofė klimatike eventuale. Dhe Allahu e di mė sė miri! Sidoqoftė, ėshtė me rėndėsi qė tė shėnojmė se janė disa Hadithe nė Sahih Bukhari qė deklarojnė se shenja e Dukhan-it (tymit) veē mė ka ndodhur gjatė jetės sė Profetit tė bekuar.
D’ABBATUL ARD (BISHA E TOKĖS )
Unė kam argumentuar nė “Jerusalemi nė Kur’an” se bisha e tokės nė fakt ėshtė shteti mashtrues i Izraelit qė tani po okupon Tokėn e Shenjtė. Sheiku i ditur, Safar al-Hawali, mban mendimin se “bisha” ėshtė Lėvizja Sioniste. Dhe me siguri se Allahu e di mė sė miri!
DIELLI DO TĖ LIND NGA PERĖNDIMI

Ata qė e interpretojnė kėtė shenjė nė mėnyrė tė fjalėpėrfjalshme pretendojnė se rregulli i natyrės do tė kthehet mbrapsht pėrkundėr deklarimit Kur’an-or qė thotė se nuk mund tė ketė ndryshime nė krijimin e Allahut (nga kėndvėshtrimi natyral):
“Pėrqendro veten tėnde sinqerisht nė fe, i larguar prej ēdo tė kote, (e ajo fe), feja e Allahut nė tė cilėn i krijoi njerėzit, ska ndryshim: nuk ka ndryshim nė krijimin e Allahut: kjo ėshtė feja e drejtė: por shumica e njerėzimit nuk e kuptojnė.”
(Kur’an, al-Rum, 30:30)
Ata edhe pėrveē deklarimit specifik tė Profetit Ibrahim (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė) se Zoti i tij e bėn qė dielli tė lind nga Lindja. Ibrahimi mė pas vazhdoi qė tė sfidoj mbretin qė tė bėj qė dielli tė lind nga perėndimi nėse ai posedonte fuqi mė tė madhe se Allahu:
Ai nuk u kthye nga vizioni i tij pėr tė cilin polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit tė tij, sepse Allahu i kishte dhėnė atij pushtet? Ibrahimi tha:
“A nuk ke arritur tė dijsh pėr atė qė pėrse Allahu i kishte dhėnė pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit tė tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im ėshtė Ai qė jep jetė dhe vdekje!” Ai tha: “Edhe unė jap jetė dhe vdekje!”Ibrahimi tha: “Zoti im sjell diellin nga lindja, sille pra ti atė nga perėndimi?” Atėherė ai qė nuk besoi mbeti i hutuar. Allahu nuk e shpie nė rrugė tė drejtė popullin mizor.
(Kur’an, al-Bakareh, 2:258)
Dhe kėshtu ata presin qė lindja nga perėndimi si njė ndodhi tė ndodh nė mėnyrė tė fjalėpėrfjalshme, kėshtu duke injoruar rregullin bazik qė asnjė Hadith nuk mund tė jetė nė kontradiktė me Kur’anin.
Por kjo shenjė ka provokuar njė numėr tė madh tė interpretimeve jo tė fjalėpėrfjalshme, tė gjitha qė pajtohen se veē mė ka ndodhur. Kėndvėshtrimi i jonė ėshtė se lindja e diellit nga perėndimi simbolizon njė botė tė kthyer mbrapsht nė tė cilėn njerėzit udhėhiqen nga hundėt e tyre nė njė mėnyrė jete qė ėshtė shumė e kundėrt nga ajo qė Allahu e ka pėrcaktuar. Paratė natyrale pėr shembull, tė identifikuara nė Kur’an, janė nga metalet e ēmueshme. Kur paratė e tilla janė nė sasi tė vogla nė njė treg si ai i Medines, atėherė si ndryshim pėr to nė formė qė tė jetė jetė komode si gruri, elbi, hurmat, kripa, etj, njė kohė tė caktuar mund ta zėvendėsojnė paranė. Rreth mbarė botės sot paratė natyrale me vlerėn e perceptuar janė zhvendosur nga paratė artificiale me vlerė tė paperceptuar dhe pėrdoren si njė instrument i opresionit. Mėnyra e jetės mbrapsht tashmė ėshtė pranuar nga shumica e njerėzve. Nė kėtė kuptim, prandaj, dielli veē mė lind nga perėndimi. Dhe me siguri se Allahu e di mė sė miri!
TRI SHAFITJET E TOKĖS
Shumė tėrmete tė mėdha veē mė kanė ndodhur nė histori. Por ata nuk kanė relevancė me subjektin tonė. Ne jemi tė preokupuar me tri shafitjet e mėdha tė tokės, qė do tė ndodhin nė momente specifike nė histori, ata do tė ndodhin nė njė kohė qė do tė paralajmėrojnė rikthimin e Isait, Mesihut, birit tė Merjemes, Profetit tė Allahut tė Lartėsuar. Njė do tė ndodh nė Lindje, e dyta nė Perėndim, dhe e treta nė Arabi. Kur tė ndodh e treta, bota islame nė mėnyrė tė papritur dhe tė verbėr do tė merret me ēėshtjet e Gadishullit Arabik, si dhe me tė botės, nė mėnyrėn e njėjtė revolucionare qė ka ngjarė gjatė jetės sė Profetit Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė). Kjo duket se ėshtė kuptimi i shenjave tė fundit (para rikthimit tė Isait) qė janė cekur nga Profeti (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė) qė njė zjarr do tė dal nga Jemeni dhe do ti mbledh njerėzit nė vendin e tubimit (pėr gjykim) e qė ėshtė Arafati nė Arabi.
TĖRMETI NĖ LINDJE
Unė besoj se tėrmeti masiv qė rezultoi me Cunami nė Azinė Jug-Lindore qė ka marrė mė shumė se 100,000 jetė, ėshtė tėrmeti nė Lindje i cekur nga Profeti Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė) si njė nga dhjetė shenjat e Ditės sė Fundit. Mund tė jetė kjo e para nga tė tre tėrmetet qė paralajmėrojnė ardhjen e Isait (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė). Unė kam ardhur nė kėtė pėrfundim nga kėto arsye:
Fillimisht, profecia e Profetit tė bekuar ėshtė se njė “khafs” do tė ndodh nė Lindje, qė toka do tė gėlltis shpellat tona. Njė Cunami ėshtė definuar si njė valė detare e njė origjine lokale apo mė e largėt nga njė destabilizim i fundit tė detit me njė numėr tė madh tė tėrmeteve, rrėshqitje tė mėdha nėn det, apo eksplodim i ishujve vullkanik. Kur kjo dukuri ndodh nėn det, dhe rezulton me njė Cunami masiv, siguron se ata qė kanė fshehur kohėn e Duhur me keqdashje dhe pėrsėri nė histori nuk mund tė fshehin kėtė Shenjė tė madhe tė Ditės sė Fundit. Madhėshtia e ngjarjes, pra, ashpėrsia e tėrmetit (9 shkallė sipas Rihterit), dhe mė e rėndėsishmja, dėmi masiv, e bėn absolutisht unik pėr njerėzimin sot.
Sė dyti, jam i impresionuar nga lokacioni i ngjarjes – ka ndodhur nė Lindje qė ėshtė qartė nė Lindje tė Medines.
Sė treti, dhe mė e rėndėsishmja e tė gjithave, Dua ti kushtoj vėmendje kohės qė ka ndodhur. Kjo ėshtė pas lirimit tė Tokės sė Shenjtė (1917), dhe rikthimi i ēifutėve qė ta kėrkojnė atė si tė tyren (1918-1948). Njashtu ėshtė pas restaurimit tė Shtetit tė Izraelit nė Tokėn e Shenjtė (1948) dhe rritja e Izraelit u bė superfuqi nė boti (pra deri nė tė tashmen). Mė nė fund ndodhi pikėrisht kur Izraeli ėshtė nė tė filluarit e luftės sė madhe pėr zgjerim territorial masiv pas tė cilit Izraeli do ta zėvendėsoj SHBA-nė si shtetin sundues tė botės. Isai nuk mund tė kthehet para se kėto gjėra tė kenė ndodhur. Njashtu ka ndodhur nė njė kohė kur profecia e Profetit konsideron braktisjen e Haxhit, qė ėshtė afėr pėrmbushjes. Haxhi do tė pėrbėj kėrcėnim gjigant tė sigurisė pėr Elitėn aktuale Saudite kur Izraeli tė nis luftėn e madhe dhe tė fitoj sundimin e botės. Dhe ka ndodhur pikėrisht nė kohėn kur Dollari Amerikan ka filluar rrugėn e pakthyeshme tė kolapsit. Njė kolaps i tillė njashtu mposht tė gjitha paratė e letrės nė botė ndėrsa paratė elektronike, tė kontrolluara nga sistemi bankar ēifut, atėherė do tė kontrollojnė sistemin e parave tė botės.
Duket se ky ėshtė tėrmeti i parė nga tė tri “shafitjet e tokės”, siē ėshtė paraparė nga Profeti Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė) qė do tė paralajmėroj rikthimin e Mesihut tė vėrtetė, Isait birit tė Merjemes, profetit tė Allahut tė Lartėsuar. Nėse ne jemi nė tė drejtė, dhe padyshim se Allahu e di mė sė miri, atėherė bota duhet tė pret vetėm dy tėrmete tjerė para se biri i Merjemes tė kthehet dhe tė na liroj neve nga opresioni qė tani po sundon botėn.
TĖRMETI I DYTĖ NĖ PERĖNDIM
Kur njė tėrmet masiv (me fundosje tė tokės, gėlltitje, apo zhvendosje tė tokės) do tė ndodh nė perėndim, pas atij nė lindje, kjo mė tej do tė konfirmoj analizėn e prezantuar nė kėtė ese. Gjithēka qė do tė mbetet qė tė ndodh deri nė zbritjen e Isait nga qielli do tė ngelet tėrmeti nė Arabi qė do tė gėlltis njė ushtri tė tėrė, dhe zjarri do tė del nga Jemeni. Ne jemi afėr kėsaj ngjarjeje saqė mund tė ndjejmė nxehtėsinė e zjarrit. Edhe pse duket se i pari nga tre tėrmetet e mėdhenj ndodhi nėn ujė dhe mė pas rezultoi me njė cunami masiv nė Azinė Jug-Lindore, nuk ėshtė e nevojshme qė i dyti tė jetė i ngjashėm. Pas tė gjithave, ne e dimė se tėrmeti i fundit duhet tė ketė epiqendrėn nė tokė vetėm pak nga veriu i Mekes nė Arabi. Por do tė duket se gjysmė-Atlantiku (mė shumė se Pacifiku) mund tė jetė lokacioni i tėrmetit tė madh nė perėndim qė ėshtė nė ardhje. Nė rast se tėrmeti i dytė ndodh nė gjysmė-Atlantik, ishujt e Karaibeve dhe Bregdeti lindor i SHBA-ve dhe Kanadasė si dhe Amerikės sė veriut me siguri do tė preken. Njashtu mund tė jetė njė tėrmet i madh nė Kaliforni
TĖRMETI I TRETĖ NĖ ARABI
Transmetuar nga Ajshja: I dėrguari i Allahut ka thėnė, “ Njė ushtri do tė pushtoj Qabe-nė dhe kur pushtuesit tė kenė arritur Al-Baida”, toka do tė hapet dhe do tė gėlltis tė tėrė ushtrinė.” Unė thash, “O i dėrguar i Allahut! Si do tė fundosen ata nė tokė kur ndėrmjet tyre do tė jenė tregjet e tyre (njerėzit qė punojnė me biznes dhe jo pushtues) dhe njerėzit qė nuk u takojnė atyre?” I dėrguari u pėrgjigj, “ Tė gjithė ata njerėz do tė fundosen por do tė ringjallen dhe do tė gjykohen nė bazė tė veprave dhe qėllimeve.”
(Sahih al-Bukhari)
Transmetuar nga Umm Salamah, Ummul Mu’minin: I dėrguari i Allahut ka thėnė: “Do tė ketė mosmarrėveshje pas vdekjes sė njė Khalifi dhe njė njeri nga njerėzit e Medines do tė vijė nė fluturim drejt nė Meke. Disa nga njerėzit e Mekes do tė vijnė tek ai, do ta sjellin atė pėrkundėr dėshirės sė tij, dhe do tė betohen nė besnikėri nė mes Kėndit dhe Makemit. Njė forcė ekspedite atėherė do tė dėrgohet nga Siria por do tė fundoset nė shkretėtirė mes Mekes dhe Medines.”
(Sunan Abu Daud)
Ėshtė mjaft e qartė nga hadithet e mė sipėrme tė Profetit Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė) se tėrmeti i tretė do tė ndodh gjatė kohės sė paraqitjes sė Imam el-Mehdi-ut. Por Imami nuk mund tė paraqitet qė tė liroj zemrėn arabe tė Islamit para se Izraeli tė bėhet shteti sundues i botės. Dhe me siguri se Allahu e di mė sė miri!
KTHIMI I MESIHUT TĖ VĖRTETĖ, ISAIT, BIRIT TĖ MERJEMES
Profeti Muhamed (paqja dhe mėshira e Allahut tė lartėsuar qofshin mbi tė) ka folur gjerėsisht dhe nė detaje lidhur me ngjarjen e rikthimit tė Isait (paqja dhe mėshira e Allahut tė Lartėsuar qofshin mbi tė). Por kjo ngjarje ėshtė aq e pasur dhe komplekse saqė shtrihet jashtė kornizave tė kėsaj letre. Sidoqoftė, libri im “Jerusalemi nė Kur’an” ka trajtuar kėtė subjekt me disa detaje.
NJĖ FJALĖ E FUNDIT
Fati i Jerusalemit ėshtė i atillė qė tu japė myslimanėve besimin mė tė madh dhe shpresėn se E Vėrteta do tė triumfoj mbi mashtrimin dhe opresionin. “Jerusalemi nė Kur’an” ėshtė shkruar pikėrisht pėr kėtė qėllim – pra tu sqaroj myslimanėve botėn e ēuditshme nė tė cilėn po jetojmė sot. Ėshtė njė botė nė tė cilėn duket se kauza e Islamit po humbet. Por pasi qė ta ketė lexuar librin lexuesi do tė di, nėse ai apo ajo nuk e ka ditur deri mė tani, se realiteti ėshtė shumė i ndryshėm. Kur e dinė ata me siguri se fati i Jerusalemit ėshtė qė ti jap njė vlefshmėri spektakolare tė pretendimit tė Islamit ndaj tė vėrtetės, myslimanėt duhet tė jenė nė gjendje qė tė mbledhin forcėn qė ti rezistojnė luftės aktuale ndaj Islamit nė tė cilėn bota e pazot po bėn pėrpjekjet mė tė mėdha tė mundshme qė tė shkatėrroj besimin nė Allahun e Lartėsuar.

Shkruar nga: I.N.Hosein

M986
a

a

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 10 Shenjat e Ditės sė Fundit - A ka ndodhur ndonjėra?

Mesazh  Benxhamin. prej 13.07.12 23:09

I nderum disa gjera na bejn keq gjate gjithe jetes ky eshte problem primar qe posedon njeriu!
Ne sipas kesaj nuk jetojme po presim epoken e fundit , e di sa njerez e kan pritur kte duke treguar peralla do vi ky , do vi ai KUSH DO VI ?
KUSHDO QOFTE eshte i mireseardhur , ai ka nje mision te vet e nuk mendon dot per mua , per ty etc ... ai mendon per veten.
Pse nuk e kuptojm njeher e pergjithmon se ajo qe do te ndodh , le te ndodh kur e ka kohen Kjo eshte pune personale e ZOTIT.
Duhet te jetojm jeten tone , mos tmeremi me profetet as me ato qe kane kaluar ! Jeto per vete
Falemnderit , besoj qe e kupton sado pak kte qe dua te them.

Benxhamin.
b

b

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

201


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 10 Shenjat e Ditės sė Fundit - A ka ndodhur ndonjėra?

Mesazh  M986 prej 14.07.12 11:07

I nderuar e kuptoj atė qė dėshironi tė thoni, por aspak nuk pajtohem me ju, sepse shumė mirė ėshtė cekur nė tekstin e mėsipėrm "[font=Arial Black]Pėrderisa njė anije po pėrmbytet dhe ti nuk mund ta parandalosh atė, ti duhet tė largohesh nga ajo anije, dhe ti paralajmėrosh tė tjerėt qė ta bėjnė tė njėjtėn gjė. Anija e botės tash mė po pėrmbytet! Dėshmitė janė gjithkund rreth nesh dhe dhimbshėm tė dukshme si drita! Por ata qė janė tė verbėr nuk mund ta vėrejnė dot se anija po pėrmbytet. Ata pėrdorin blloqet e ēeqeve, apo fuēitė e armėve tė tyre, qė tė vendosin veten rreth botės si udhėheqės. I verbėri udhėheq tė verbėtin pėrderisa tė gjithė nuk humbasin dhe tė pėrmbyten si populli i Nuh-it (paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė). " dhe kjo sqaron ēdo gjė, bėn mirė qė tė dimė ne pėr kėto gjėra sepse ėshtė nė interes tonin.

M986
a

a

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 10 Shenjat e Ditės sė Fundit - A ka ndodhur ndonjėra?

Mesazh  Benxhamin. prej 15.07.12 1:37

Kuptoj cfar do te thuash , te jap te drejt deri ne nje mase!
Po me thuaj , kush mund ta di diten e fundit apo ardhjen e jezusit ( isait ) kjo mua sme intereson as qe mfutet ne pune me intereson per veten tem personalisht te jem mire e gjerat tjera le te ndodhin se kjo eshte jeta.
Po feja islame eshte madheshtore , po ka disa njerez qe e tejkalojne duke u mar me gjera palidhje si psh " mekat kjo , mekat ajo , dita e fundit , njeri e ka prek djellin me koke , e tjetri ka fluturu " kto jane peralla tkota asgje nuk eshte "MEKAT" po vetem e demton shendetin tone e kupton ? Feja nuk eshte shkelje po disa hoxhallare ose prifta po i tejkalojn kufinjte.
Sa per profetet un kam respekt , por jo varesi as qe me intereson biografia e tyre. Falemnderit

Benxhamin.
b

b

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

201


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: 10 Shenjat e Ditės sė Fundit - A ka ndodhur ndonjėra?

Mesazh  M986 prej 15.07.12 10:44

Benxhamin. shkruajti:Kuptoj cfar do te thuash , te jap te drejt deri ne nje mase!
Po me thuaj , kush mund ta di diten e fundit apo ardhjen e jezusit ( isait ) kjo mua sme intereson as qe mfutet ne pune me intereson per veten tem personalisht te jem mire e gjerat tjera le te ndodhin se kjo eshte jeta.
Po feja islame eshte madheshtore , po ka disa njerez qe e tejkalojne duke u mar me gjera palidhje si psh " mekat kjo , mekat ajo , dita e fundit , njeri e ka prek djellin me koke , e tjetri ka fluturu " kto jane peralla tkota asgje nuk eshte "MEKAT" po vetem e demton shendetin tone e kupton ? Feja nuk eshte shkelje po disa hoxhallare ose prifta po i tejkalojn kufinjte.
Sa per profetet un kam respekt , por jo varesi as qe me intereson biografia e tyre. Falemnderit


E vėrtetė ėshtė, se askush nuk mund ta dij ardhjen e Isait, dhe askush nuk thotė, se do tė vijė kėtė ditė, apo kėtė vit, (besoj se as unė pėrmes kėtij shkrimi tė njė dijetari tė respektuar islam, nuk e kam thėnė njė gjė tė tillė) por Zoti ka thėnė se Dita e Fundit i takon vetėm Atij, dhe kėtė nuk e di askush pėrveē tij, por Ai do tė dėrgoj shenja dhe ne do ti njohim, dhe pikėrisht kėtė jam munduar ta vė nė dukje, d.m.th. njohjen e disa shenjave qė mendoj se kanė dalė, (d.m.th. pėrkrah mendimin e kėtij dijetari), ndėrsa ti i nderuar ke tė drejtėn apsolute tė mendimit tėnd tė lirė, dhe unė e respektoj atė. E ēfarė tjetėr mund tė them!

M986
a

a

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi