Sekretet e femijes mumje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekretet e femijes mumje

Mesazh  xxxadixxx prej 09.07.12 17:31




Cfare sekretesh mban Rosalia Lombardo, "Bukuroshja e Fjetur" ne katakombet e Palermos, e cila konsiderohet me te drejte mumja me e bukur ne bote? Cfare Alkimie eshte perdorur qe ka lejuar ruajtjen e persosur te trupit te nje femije dy vjecare, gati nje shekull pas vdekjes se saj? Kush ka qene faktori baze pergjegjes?

Keto pyetje kane mbetur te pazgjidhura per nje kohe te gjate, por me ne fund u gjet nje pergjigje fale kerkuesit paleopatholog Dario Piombino-Mascali. Ai beri nje rindertim te tregimit te mrekullueshem qe lidh Rosalia Lombardo me Alfredo Salafia, ballsamues ne Palermo dhe shpikesi i perbersve te ilacit per balsamimin e kufomave njerezore.
Fokusi i vemendjes se shkencetarit ishte mumja e Rosalia Lombardos, e cili vdiq ne 1920 ne moshen dy vjecare dhe u balsamos nga balsamuesi i kafsheve Alfredo Salafia, sicilian, i cili ne vitin 1899 kish marre leje per te provuar te rejat shkencore ne balsamim, ne kufomat njerzore ne Shkollen anatomike Randaccio, e cila me vone u prezantua me sukses ne'Eclectic Medical College, New York.

Vajza e vogel prezantohet si nje engjell i vogel duke fjetur,ku nje rreze drite ne erresiren e botes se pertejme, me nje tufe balukesh te arte qe i qendrojne mbi ballin e saj, te jep pamjen qe te duket ne menyre autentike si e gjalle, por e zhytur ne nje gjume te thelle.
Por si ishte e mundur per te ndaluar castin e vdekjes? Kerkimi i panderprere me ne fund i dha frytet e tij, kur Mascali arriti Annen, mbesen e madhe te Salafias:ku pas tete viteve te kerkimit, jep doreshkrimin me formulen e cmuar kimike qe i kishte mundesuar Salafias te balsamoste kufomat e njerzve te shquar si ato te Francesco Crispit,nje burre shteti.

"Behet fjale per nje injeksion nga nje perzierje e farmalines, alkoolit, glicerines, kripera zinku, dhe oksid salicilik, te cilave dikush mund te shtoje parafine te tretur ne eter, per te ruajtur nje pamje te fytyres,si te gjalle dhe sa me gjate" shpjegon Dario Piombino-Mascali.

Gjate hulumtimit eshte menduar edhe per te, se si ti siguronin ruajtjen e trupit te Rosalia Lombardos. "Tani qe ne e dime metoden e balsamimit ku trupi ka vdekur, eshte iniciuar nje studim konservativ, per te mbrojtur mumjen nga degradimi i metejshem", shpjegon Albert Zink, drejtor i EURAC.

Po kush eshte historia e Rosalia Lombardos..? Rosalia Lombardo ishte nje vogelushe e bukur qe vdiq ne vitin 1920, ne moshen dy vjecare nga nje infeksion i traktit respirator, ne Palermo te Sicilise. Ne kete qytet te vjeter te Italise Jugore, praktikohej procesi i balsamimit te trupave te vdekur dhe vendosja e tyre ne katakombet e manastirit nga murget Cappuccini. Sot, manastiri ne fjale, perben muzeun me makaber ne bote. Mikroklima ne dhomen e nendheshme kujdesej per ruajtjen e kufomave ne gjendje te shkelqyer.

I ati i Rosalise, gjenerali Mario Lombardo, ngaqe nuk e duronte dot qendrimin larg se bijes, i bindi murget qe t’i siguronin nje vend per ate, ne dhomen e nendheshme, ne menyre qe ta vizitonte sa here te donte. Gjithashtu, per ruajtjen e bukurise se saj ai kerkoi ndihmen e balsamuesit me te shquar te asaj kohe, Alfredo Salafia.
avatar
xxxadixxx

185


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi