Fuqia e nėnvetėdijes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fuqia e nėnvetėdijes

Mesazh  Zattoo prej 04.07.12 19:20

Fuqia e nėnvetėdijes - Hulumtimi i anės sė fshehtė tė mendjes njerėzore



Shumė njerėz nė momentet e rrezikut ndiejnė njė tėrheqje tė pashpjegueshme dhe lidhje me tė panjohur totalė. Ndėrsa disave, megjithatė, u shkojnė mornica trupit. Situatat nė tė cilat nėnvetėdija merr kontrollin, merren gjithmonė si tė mirėqena dhe hidhen poshtė me pretekstin qė bėhet fjalė pėr instinktin ose ndjenjėn.Megjithatė, nė 20 vitet e fundit hulumtuesit kanė zhvilluar disa mjete tė shkėlqyeshme pėr studimin e punės sė fshehtė tė mendjes njerėzore.

Rezultat i kėtyre hulumtimeve ėshtė shkenca e re pėr tė nėnvetėdijshmen dhe ndryshimin e tė menduarit njerėzor dhe tė kuptuarit pėr atė se si mendja njerėzore ndikon nė mėnyrėn se si jetojmė. Hulumtimet specifike dhe skanimet e trurit ofrojnė imazhin e ri fantastik pėr atė se pse ndonjėherė njerėzit sillen nė mėnyrė tė paimagjinueshme, marrin vendime jologjike dhe madje befasojnė edhe vetveten me veprimet e tyre.

Njė nga fizikanėt teorikė kryesorė botėrorė, Leonard Mlodinow, ka mbledhur hulumtimet mė tė reja dhe ka shkruar librin i cili hulumton fuqinė e pabesueshme dhe ndikimin e ndėrdijes (nėnvetėdijes).

Sipas fjalėve tė tij, njerėzit janė tė vetėdijshėm pėr vetėm pesė pėr qind tė gjėrave qė ndodhin nė tru.

Nga kontrollimi i muskujve mė tė vegjėl, tė cilėt ndihmojnė qė trupi tė qėndrojė drejt e deri te mijėra pyetje qė ia bėjmė vetes gjatė ditės, truri njerėzor proceson numėr tė pafund informatash, vėzhgimesh, ndjenjash dhe mendimesh nė ēdo moment.

Kjo do tė thotė qė nė nėnvetėdijen njerėzore zhvillohet njė numėr i pabesueshėm i veprimeve. Nėnvetėdija apo ndėrdija do tė vėrejė gjėrat qė janė tė fshehura pėr mendjen e vetėdijshme. Kur ndodhė kjo, njerėzit mund tė kenė ndonjė ndjenjė tė ēuditshme pėr kolegun apo tė panjohurin (tė huajin).

Njerėzit mendojnė qė e gjithė kjo krijohet nga hiēi, por Mlodinow nė librin e tij shpjegon se ēfarė krejt qėndron pas kėsaj.

Lartėsia e tonit, ngjyra e zėrit, ritmi i tingullit dhe shpejtėsia e tė folurit janė shumė tė rėndėsishme nė atė se si njerėzit nėnvetėdijshėm krijojnė mendimin pėr karakterin e dikujt. Njerėzit ndoshta dėgjojnė fjalėt tė cilat i flet dikush, por mendja e nėnvetėdijshme analizon kualitetin dhe mėnyrėn nė tė cilėn janė shqiptuar ato fjalė. Edhe pse nuk janė tė vetėdijshėm pėr kėtė gjė, njerėzit konsiderojnė qė zėrat e ngritur janė mė pak tė besueshėm dhe duken mė nervoz. Femrat tėrhiqen nga meshkujt me zė mė tė thellė, ndėrsa hulumtimet kanė vėrtetuar qė meshkujt e tillė kanė nivel mė tė lartė tė testosteroneve.

Prekja ėshtė njė nga shqisat mė tė zhvilluara. Shkencėtarėt kanė zbuluar lloj tė veēantė tė nervave tė cilat gjenden nė fytyrė dhe duar, ndėrsa qėllimi i tyre i vetėm ėshtė bartja e ėmbėlsisė apo kėnaqėsisė qė krijohet me rastin e prekjes. Ato nerva e bartin sinjalin relativisht ngadalė, kėshtu qė njerėzit nuk janė tė vetėdijshėm se ēfarė ėshtė duke ndodhur, dhe prandaj ndėrdija i mbledh ato sinjale. Hulumtimi ka treguar qė prekja e lehtė rrit numrin e njerėzve tė cilėt do tė nėnshkruajnė peticionin, femrave tė cilat do tė vallėzojnė nė klubin e natės ose tė japin numrin e tyre tė telefonit, edhe pse mė vonė askush nuk e mban mend prekjen.

Ndėrdija pėlqen t’i mbushė boshllėqet. Nėse dikush gjatė bisedės pėr shkak tė kollitjes nuk shqipton ndonjė tingull apo fjalė, truri i njeriut vetė do tė mbushė boshllėqet me pėrmbajtjen mė tė mundshme. Truri i njeriut merr informata tė paplota dhe pastaj shfrytėzon kontekstin ose gjurmėt tjera pėr tė plotėsuar mozaikun. Rezultati ndonjėherė ėshtė i saktė, ndonjėherė i pasaktė, por gjithmonė shumė bindės pėr ndėrdijen. Problemi lind kur pėr mbushjen e zbrazėsive pėrdoren stereotipet.

Eksperimentet, nė tė cilat vullnetarėt me sy tė mbyllur kanė pirė verė, kanė treguar qė ekziston lidhja nė mes shijes sė verės dhe ēmimit. Megjithatė, nėse njerėzve u thuhet qė pinė verė tė shtrenjtė, pjesa e nėnvetėdijshme e mendjes do tė regjistrojė kėnaqėsi mė tė madhe.

Ėshtė normale qė trupi njerėzor tė reagojė nė frikė me puls tė pėrshpejtuar dhe me adrenalinė tė rritur. Duke iu falėnderuar kėtij kombinimi, mendja e nėnvetėdijshme kėtė mund ta interpretojė gabimisht si kimi seksuale. Njė hulumtim ka treguar qė ēiftet tė cilėt pėr herė tė parė janė takuar nėn tension dhe nė lartėsi tė madhe kanė mė shumė gjasa pėr tė shkėmbyer numrat e telefonit se sa ata qė janė takuar nėn rrethana tė zakonshme. Duket qė frika nga rėnia ėshtė afrodiziak i fuqishėm.
avatar
Zattoo

704


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi