Mitologjia shqiptare nė dokumentet arkivore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mitologjia shqiptare nė dokumentet arkivore

Mesazh  Zattoo prej 02.07.12 16:26

Mitologjia shqiptare nė dokumentet arkivore



Autoriteti papnor ka luajtur njė rol jo tė vogėl nė territoret etnike shqiptare gjatė mesjetės, autoritet ky qė paraqitet bindshėm nė burimet e shkruara dokumentare qė kryesisht gjenden nė Arkivin Sekret tė Vatikanit, por edhe gjetkė.

Megjithatė ky autoritet papnor, i receptuar herė pozitivisht e herė negativisht nga popullsia vendase, mund tė dėshmohet edhe me anė tė gurrės popullore, siē do tė paraqesim nė kėtė shkrim duke analizuar disa fjalė tė leksikut shqiptar qė ēuditėrisht nuk janė me rrėnjė shqiptare, dhe nuk gjenden as nė leksikun grek apo sllav.

Kėto fjalė, pra, nuk janė tė huazuara, por janė tė krijuara nė truallin shqiptar si reflektim i fenomeneve tė caktuara historike. Janė fenomenet historike ato, qė kanė diktuar edhe kuptimin e kėtyre fjalėve, pavarėsisht se me kalimin e kohės kėto kuptime kanė devijuar paksa nga origjinali i tyre.

Nė kėtė shkrim nuk do tė merremi me fjalė paralele tė ngjashme si bajloz, katalla, etj. qė pėrkatėsisht vijnė nga bailus, dhe catallan dhe janė pasqyrim i pushtimeve tė ndryshme tė territoreve shqiptare, por konkretisht me fjalėt qė dėshmojnė pėr autoritetin papnor dhe pėr rrėnjėt e katolicizmit nė kėto territore qė dėshmohen konkretisht edhe me fjalėt lugat e lėngatė. Lugati sipas bestytnive popullore ėshtė njė fantazmė qė rri kryesisht mbi varret [R. Elsie, Leksiku i Kulturės Popullore Shqiptare, 2005, f. 125-126].

Shfaqja e tij, po sipas bestytnive, shoqėrohet pothuajse gjithmonė me njė flakė mbi varr natėn ose mė rrallė edhe ditėn. Sytė e tė vdekurit duhen mbyllur se ndryshe i vdekuri bėhet lugat - kėshillojnė pleqtė. Duket pak a shumė si njė histori me vampirė, kaq shumė tė reklamuara e tė pėrhapura kohėt e fundit nė kinematografi.

Fjala lugat ėshtė njė fjalė qė nuk ekziston nė gjuhėt e vendeve fqinje, as tė sllavėve dhe as tė grekėve. Ėshtė njė fjalė qė gjithmonė e mė tepėr nė zhdukje gjendet vetėm nė gjuhėn shqipe. Por, si ka hyrė termi lugat nė gurrėn popullore shqiptare? Pėr t'i dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetje duhet tė hedhim sytė nė mesjetėn e popullit shqiptar, dhe konkretisht nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, kur nė territoret shqiptare po vepronin legatėt papnorė.

Gjuhėtari i mirėnjohur tashmė, Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, pati mirėsinė tė na ndihmonte pėr tė bėrė lidhjen fonetiko-etimologjike tė fjalėve lugat e legat, dhe arsyetimi ėshtė si vijon: Sipas rregullave etimologjike tė gjuhės shqipe, zanorja [e] e patheksuar dobėsohet nė [?], sidomos kur kjo ndodhet nė rrokje nistore.

Duke qenė se [g] ėshtė bashtingėllore velare, zanorja [ė] e formuar para saj velarizohet dhe jep zanore [u]. Me fjalė tė tjera format latine legatus, legati, legato, ku zanorja e parė ėshtė e patheksuar fillimisht duhet tė jetė marrė nė shqipe si lėgat, por qė [ė] shpejt ėshtė velarizuar nė [u] duke na dhėnė fjalėn lugat. Duhet pasur parasysh qė fjala lugat, ashtu si fjala shkau, shkiet (pėr serbėt), ėshtė mė shumė e pėrhapur nė ato zona qė kanė qenė nė kontakt mė tė shpeshtė apo tė drejtpėrdrejtė me serbet, siē ishin zonat verilindore.

Dihet tashmė qė nė mesin e shekullit tė katėrmbėdhjetė, mbretėria serbe kishte pushtuar shumė territore shqiptare. Lufta kishte edhe karakter fetar, duke qenė se serbėt ishin tė ritit lindor, d.m.th. ortodoks dhe shqiptarėt, sidomos shqiptarėt me tė cilėt serbėt ishin nė kontakt tė drejtpėrdrejtė, ishin tė ritit perėndimor, katolik.

Nė njė situatė tė tillė, papati, i cili nė shekullin e katėrmbėdhjetė nuk ishte i interesuar mė qė tė ndėrhynte me dhunė mbi skizmatikėt, kryesisht pėr shkak tė daljes nė skenė tė turqve qė ishin bėrė njė kėrcėnim serioz ushtarak, i la mėnjanė kryqėzatat dhe zgjodhi rrugėn e diplomacisė. Me anė tė mjeteve diplomatike qė kishte nė dipozicion, Selia e Shenjtė dėshironte jo vetėm tė mbėshteste shqiptarėt/katolikėt nė konfliktet e tyre me serbėt, por mundėsisht edhe tė fitonte serbėt pėr fenė katolike, gjė pėr tė cilėn serbėt i kishin premtuar disa herė papatit. Me aktivitetin diplomatik tė papatit merreshin legatėt.

Legatėt papnorė

Qė prej shek. XI, pėr interesat e tyre jashtė Romės, papėt dėrgonin me mision legatėt. Legati ishte mė i lartė se ipeshkvi lokal dhe ishte i parė nė sinodet vendore, gjykonte ipeshkvėt, bėnte vizita kontrolluese, dhe kujdesej pėr reformat kishtare, duke ndihmuar kėshtu shumė pėr zbatimin nė shkallė lokale tė rregullave tė vendosura nga papati.

Ai pėrfaqėsonte papatin edhe kur pėrkrahte njė aktivitet diplomatik (njohja e zgjedhjeve mbretėrore, traktateve tė paqes etj.). Megjithėse njė ndėr detyrat mė tė rėndėsishme tė legatėve ishte pėrgatitja dhe udhėheqja e kryqėzatave. Herė-herė, gjatė skizmave ata bėnin propagandė pėr kėtė apo atė papė, nisur nga kush ishin dėrguar. Si legatė dėrgoheshin jo vetėm ipeshkvė, ose kapelanė tė papės, por edhe kardinalė. Kėta tė fundit quheshin "legati a latere" (d.m.th. tė dėrguar "nga ana e" papės), ndėrkohė qė tė tjerėt qė ishin mė poshtė nė rang, quheshin "legati missi".

Pushteti i legatėve papnorė ishte i gjerė. Duke pėrfshirė nė tė tė gjithė autoritetet kishtare, legatėt pėrqėndruan autoritet tė konsiderueshėm nė duart e tyre. Ēdo legat konsiderohej nė shumė aspekte si papė lokal, prandaj aktivitetet ceremoniale dhe administrative pėr mirėpritjen e tyre, veēanėrisht tė legatėve a latere, ishin tė njejta sikur tė ishin pėr papėn vetė.

Pėr shkak tė pushtetit qė gėzonin, princėt dhe mbretėrit gėzoheshin qė t'i mikpritnin ata dhe pėrgatiteshin nė mėnyrė ceremoniale pėr kėtė gjė. Nė rast se ata kundėrshtoheshin nė ndonjė mėnyrė, dėnimi ishte ēkishėrim i menjėhershėm i fajtorit.

Deri nė shek. XIV, legatėt ishin agjentėt kryesorė pėr realizimin e objektivate papnore politike dhe shpirtėrore nė lokalitete tė caktuara pėrkatėsisht nė territoret pėr tė cilat ata ishin tė pajisur me autoritet apostolik.

Hapėsira e aktivitetit tė legatit ndryshonte shumė, varėsisht nga qėllimet individuale tė secilit mision. Shumė legatė ishin pėrfshirė nė aktivitete politike, sidomos ata nė Angli. Pasi filluan lėvizjet e kryqėzatave, legatėt papnorė u pėrfshinė nė mėnyrė intime nė udhėheqjen dhe drejtimin e kėtyre aktiviteteve, gjithmonė si mėkėmbės tė papės. ...

Edhe nė territoret e Shqipėrisė kemi pasur shpesh legatė papnorė, duke filluar qė nga kohėrat mė tė hershme. Kur serbėt filluan tė ishin shumė tė dhunshėm ndaj shqiptarėve katolikė, papati ndėrhyri nė mėnyrė tė veēantė pėr tė ndryshuar situatėn, duke dėrguar grupe legatėsh. Nė vitin 1351, papa Klement VI, dėrgoi si legatė pėr trojet etnike shqiptare, Antonin, kryeipeshkvin e Durrėsit, Helian kryipeshkvin e Ragusės, dhe Bartolomeut, ipeshkvin e Trogirit.

Nuk kemi tė dhėna pėr ndonjė sukses tė kėtyre legatėve, dhe me siguri pėr shkak se nuk patėn sukses, u dėrgua edhe grupi i dytė i legatėve. Nė grupin e dytė tė legatėve tė dėrguar nė vitet 1353-1354, nė kėto territore, ad Serviae, Rassiae et Albaniae regna et terras praefati regis subiectas, bėnte pjesė njėri ndėr personalitet mė tė fuqishme tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, Petrus Thomas (ASV, Reg. Vat. 227, ff. 4r-5v, ep. 10-15) i cili pas vdekjes do tė shpallej edhe shenjtor, pėr shkak tė aktivitetit dhe tė veprave tė tij.

Petrus Thomas ishte njė ndėr ata burra tė shekullit tė 14-tė i cili me personalitetin dhe me influencėn e tij dominuese, kontribuoi jashtėzakonisht shumė nė propagandimin e kryqėzatave tė shekullit tė 14-tė, kryqėzata kėto tė organizuara kundėr skizmatikėve sllavė, kundėr heretikėve, dhe kundėr turqve pushtues. ...

Pėr shkak tė pėrvojės dhe oratorisė, papa Inocent VI i besoi misionin e vėshtirė dhe delikat tė konvertimit tė grekėve nė katolicizėm. Perandori bizantin i asaj kohe, Jan V Paleologu (1341-1391) ishte nėn presionin e turqve nga tė gjitha anėt, dhe pėr kėtė shkak ishte i gatshėm qė t'i nėnshtrohej autoritetit tė Romės me shpresėn qė tė merrte ndihmė.

Nėn ndikimin e Pjetėr Thomasit, perandori ishte pothuajse gati qė tė shkarkonte tė gjithė patriarkėt armiq dhe skizmatikė, dhe nė vend tė tyre tė emėronte ipeshkvinj katolikė, por ky mision i tij dėshtoi.

Megjithatė fama e Pjetėr Tomasit ishte pėrhapur shumė. Papa Inocent VI e ngriti atė akoma mė lart nė pėrgjegjėsi duke i caktuar misionin e legatit apostolik pėr tė gjithė Lindjen, me njė pėrgjegjėsi trefishe: tė predikonte dhe tė propagandonte kryqėzatėn kundėr tė pabesėve, tė konvertonte skizmatikėt nė fenė katolike, dhe tė zhdukte herezinė nga Kreta. Kėshtu Pjeter Tomasi vajti nė Kretė dhe nė Qipro pėr tė konvertuar atje grekėt nė katolikė.

Nė Kretė, lufta e Pjetėr Tomasit kundėr herezisė shkaktoi shumė viktima, madje edhe nga radhėt e fisnikėve dhe tė tė afėrmve tė familjes mbretėrore. [Aziz Suryal Atiya, The Crusade in the Later Middle Ages. London: Methuen and Co. LTD. 1938, f. 133.]

Ata, qė nuk dėshironin tė konvertoheshin nė ritin latin nga legati, kėrcėnoheshin me turrėn e druve, dhe faktikisht njė person u dogj i gjallė, gjė qė shkaktoi shumė panik. [Joachim Smet, The life of Saint Peter Thomas by Philippe de Mézičres. (Rome, Institutum Carmelitanum, 1954), 212] Nė Qipro, legati u pėrpoq nė tė njejtėn mėnyrė qė tė bindė autoritetet civile qė tė torturonin banorėt ortodoksė derisa ata tė konvertoheshin nė katolikė, por mbreti i Qipros, pasi i shpjegoi qė banorėt ortodoksė ishin mė tė shumtė nė numėr se katolikėt, nuk e pranoi metodėn brutale tė Pjeter Tomasit.

Ky episod ndodhi nė dhjetor tė vitit 1359. [Vita 620. Mas Latrie, Histoire de Chypre, II, 253, 281; Smet, f. 209] Nė vitet 1359-1362]. Kronisti grek Leontios Machairas tregon pėr njė grindje tė tij me grekėt e Qipros, ku thotė qė legati kishte pėrdorur metoda tė tilla konvertimi qė kishin shkaktuar mėri tek grekėt. Mbreti i kishte kėrkuar legatit qė tė largohej nga ishulli dhe i kishte shkruar papės tė mos dėrgonte mė pėrfaqėsues tė tillė qė sjellin shqetėsime. Mė 12 tetor tė vitit 1360, legati mori autoritet pėr tė proceduar edhe kundėr Saracenėve dhe infidelėve tė tjerė si dhe kundėr turqve.[ ASV, Reg. Avin. 144, f. 563r, Smet, f. 210]

Jurisdiksioni i Pjetėr Tomasit pėrfshinte jo vetėm mbretėrinė e Qipros, por edhe kryeipeshkvinė e Kretės, Korfuzit, Durrėsit, Lepantos (Neopaktensis), Ypati (Neopatratensis), dhe qė prej konvertimit tė Paleologut edhe patriarkanėn e Konstandinopojės.

Nė tė gjitha kėto territore, ai pėrfaqėsonte papėn nė ēėshtjet normale kishtare qė i takonin njė legati dhe sidomos nė ēėshtjet e luftės kundėr "tė pabesėve". [maj 1359, ASV, Reg. Avin. 140, f. 54r-55r; Reg. Vat. 234, f. 2r-2v; Wadding, Vita, 144-150.] Deri nė vdekjen e tij, Pjetėr Tomasi mbeti njeriu i zgjedhur i papatit pėr tė promovuar shumicėn e kryqėzatave tė asaj kohe. Vdiq nga njė sėmundje mė 6 janar tė vitit 1366.

Duhet tė ketė qenė fundi i shekullit XIV, kur fjala legat - nga popullsia vendase e receptuar si lugat - ėshtė prezantuar pėr herė tė parė nė territoret shqiptare, dhe sidomos shekulli XV e mė vonė kur ajo ėshtė pėrhapur gjerėsisht nė kėto territore.

Kuptimin e saj negativ duhet ta ketė marrė jo vetėm sepse reputacioni i shenjtorėve pėrhapej me shpejtėsi tė rrufeshme, por edhe sepse Peter Thomas-i, i cili nė vitet 1353-1354 ishte dėrguar si legat (pėrfaqėsues, ambasador) papnor nė kėto territore, duhet tė ketė luftuar me shumė brutalizėm herezinė dhe shtrembėrimet dogmatike tė ritit katolik, gjė qė duhet tė ketė bėrė njė pėrshtypje shumė tė madhe te popullsia vendase tolerante ndaj formave tė ndryshme tė besimeve.

Riti katolik nė kėto territore shtrembėrohej jo vetėm nga pėrzjerja me ritin bizantino-grek, dhe nga pėrzjerja me ritin bizantino-sllav, por edhe nga format pagane tė besimit, e kryesisht nga pėrzjerja me herezitė e ndryshme ku kryesonte bogomilizmi.

Toleranca e njohur e shqiptarėve nė ēėshtjet shpirtėrore, gjithmonė u ka bėrė vend edhe tė dėbuarve nga vendet e tjera pėr shkaqe tė besimit tė tyre, qoftė ky edhe "i gabuar" siē konsiderohej ai zyrtarisht nga kisha katolike, kėshtu qė lufta e Pjetėr Tomasit duhet tė ketė qenė shumė e ashpėr ndaj njė pjese tė madhe tė popullsisė.

Konotacioni negativ i fjalės legat=lugat ėshtė rritur me siguri me konvertimin e shqiptarėve nė islamizėm: kėtė tė fundit legati Pjeter Tomas e kishte konsideruar si njė ndėr armiqtė kryesorė tė krishtėrimit. Nė kryqėzatėn kundėr myslimanėve, ai pėrdori tė gjitha aftėsitė e tij diplomatike dhe elokuencėn e tij tė njohur, pėr tė frymėzuar entuziazėm pėr luftėn e shenjtė.

Pas vdekjes ai u njoh menjėherė si shenjtor nė Qipro, dhe u nderua madje edhe nga armiqtė grekė qė e urrenin atė pėr sa kohė qe gjallė. Tradita filloi qė t'i njihte mrekulli qė ndodhnin tek varri i tij, dhe nė ishull ai u mbajt mend pėr shumė kohė si nga katolikėt, skizmatikėt, judenjtė dhe saracenėt, dhe jo dhe aq pėr tė kėqijat qė kishte shkaktuar, sa pėr pėrpjekjet e tij tė patrembura pėr tė shėruar ata qė ishin sėmurė nga murtaja e zezė. [Vita, 622-3; Hackett, 133; Jorga, 128-9; Atiya, p. 136.]

Reputacioni pėr aftėsi tė tilla shėruese tė legatit papnor Peter Thomas ishte i njohur edhe ndėr shqiptarė, kėshtu qė lidhja e legatit shenjtor me konceptin e lėngatės, mund tė bėhet nė bazė tė mrekullive qė i atribuohen atij si gjatė jetės sė tij ashtu edhe pas vdekjes.

Shenjtori Pjetėr Tomas ishte i njohur nga besimtarėt e tij veēanėrisht pėr shėrimin e etheve, aktivitet ky tė cilin me siguri ai e kishte zhvilluar gjatė murtajės, ose Vdekjes sė Zezė, qė nė shekullin e XIV-tė shfarosi njė tė tretėn e popullsisė sė Evropės, dhe sigurisht qė nuk kurseu as shqiptarėt.

Pas vdekjes sė Pjeter Tomasit, u konstatua qė njė numėr i madh i mrekullive tė tij ishte pikėrisht nė fushėn e shėrimit nga ethet. Nėse fjala lugat ėshtė mė shumė e pėrhapur nė ato zona qė kanė qenė nė kontakt mė tė shpeshtė apo mė tė drejtpėrdrejtė me serbet, siē ishin zonat verilindore, kjo me sa duket ka mė shumė tė bėjė me pėrpjekjet e Pjetėr Tomasit pėr tė luftuar skizmėn (ndarjen, shqyerjen), siē quhej feja ortodokse e serbėve nga Selia e Shenjtė e nga katolikėt.

Nuk ėshtė rastėsi qė pikėrisht nė kėto zona, serbėt skizmatikė njihen edhe si shka, shkje nga popullsia shqiptare, qė me fjalė tė tjera do tė thotė, njėri qė ka rrėshqitur, qė ėshtė shqyer e konkretisht qė ishte larguar nga besimi katolik, tė cilit i pėrkisnin shqiptarėt e kėtyre zonave.

Fjala lėngatė (lengatė nga legat) ėshtė mė e pėrhapur nė zonėn jugore tė Shqipėrisė, ndoshta sepse lufta fetare atje nuk ishte kaq e mprehtė sa ē'ishte me serbėt qė kishin interesa tė forta ekpansioniste. Njė arsye tjetėr duhet tė jetė edhe fakti qė zonat e ulėta tė Shqipėrisė, ku kontaktet ndėrnjerėzore ishin shumė mė tė gjalla se nė zonat malore, ishin mė tė prekura nga sėmundja ngjitėse e quajtur, Murtaja e Zezė.

Nė kėrkim tė rrugėve pėr shpėtim, rezultoi qė kulti i Pjetėr Tomasit si shenjtor shėrues nga kjo sėmundje qė shoqėrohej me ethe tė forta u pėrhap me njė shpejtėsi shumė mė tė madhe sesa reputacioni i tij si armik i herezive, pra si lugat.

Sigurisht qė imagjinata popullore ka bėrė qė fjalėt lugat e lėngatė tė mos i qėndrojnė mė besnike strikte tė vėrtetės historike nė kuptimin e tyre, por sidoqoftė, thelbi i tyre mbetet pėrsėri i lidhur me aktivitetin dhe me reputacionin e fenomenit historik, legatit Peter Thomas.

Dr. Etleva Lala dhe Dr. Musa Ahmeti
avatar
Zattoo

635


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi