Deti Baltik - UFO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Deti Baltik Ufo

Mesazh  Androo prej 15.02.12 0:30



Zbulohet UFO nė fund tė detit?

Objekti ka forme te rrumbullaket, ai u zbulua veren e 2011-es, por misteri i origjines se tij dhe pamundesia e specialisteve, oqeanologeve dhe shkencetareve per te percaktuar origjinen tokesore te tij, i ka dhene objektit nje vlere dhe rendesi shume te madhe.

Por, i njejti ekip ka deklaruar se para pak ditesh ka zbuluar dhe nje tjeter objekt, 200 metra prane objektit te pare, te cilet kane forme te rrumbullaket, qe i ngjajne nje disku fluturues.

Peter Lincberg, i cili kryeson ekipin e studiuesve, deklaroi: “Objekti ti pare, i cili u zbulua 300 metra nen siperfaqen e detit, eshte i panjohur per qenien njerezore, sigurisht qe kjo na jep idene dhe na forcon mendimin se ai eshte nje objekt Jashtetokesore, UFO”.

Kur ky objekt, i cili ka nje dimension prej 60 metrash, u zbulua per here te pare qershorin e shkuar, shume skeptike, te cilet pasi nuk pati nje deklarim zyrtare nga shkencetare e mirefillte rreth origjines tokesore te tij, me te drejte ata e pagezojne ate si jashtetokesor, pra UFO!

Objekti ka lene nje gjurme prej 270 metrash ne fund te detit Baltik, e krijuar si pasoj e zvarritjes se tij.

Agjencia me prestigjioze ne bote, CNN i kushtoje nje rendesi te veēante zbulimit te ketij objekti, duke krijuar nje dokumentar te plote rreth tij dhe duke pyetur shume shkencetar te cilet specifikohen ne objekte te veēanta.

avatar
Androo

296


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ne Baltike

Mesazh  Fikrro prej 20.06.12 17:53

Nė Baltik zbulohet objekt jashtėtokėsor?



Ekspedita suedeze hulumtuese ‘Ocean X’ ka hasur nė fund tė detit Baltik njė objekt, pėr tė cilin mendohet se ka tė bėjė me jashtėtokėsorėt!
Para njė viti shkencėtarėt suedezė, duke hulumtuar mbeturina nga Lufta e Dytė botėrore, nė fund tė detit Baltik, kanė gjetur njė objekt tė njė perimetri rreth 18 metra. Menjėherė kanė filluar spekulimet e ndryshme, duke konsideruar se objekti ka ngjashmėri me anijen e Milenium Falkon tė serialit “Lufta e yjeve”, por hulumtuesit ende nuk e kanė sigurinė ta thonė se pėr ēfarė ėshtė fjala.

Siē transmeton Kosovapress, edhe pse ky objekt ėshtė zbuluar para njė viti, pėr mungesė tė mjeteve materiale, ekipi i zhytėsve tash vonė ka pasur mundėsinė t’i ofrohet objektit, kurse fillimisht ka vlerėsuar se fjala ėshtė pėr ndonjė copėz tė shkėputur shkėmbi. Njė nga zhytėsit ka thėnė se objekti ishte i mbėshtjellė me njė cipė bloze, qė tani nė vend tė pėrgjigjes sjellė vargun e dilemave dhe pyetjeve tė ndryshme.

Ndėrkohė, hulumtuesit me radarė dhe me kamera kanė zbuluar edhe gjurmėt e objektit qė i kishte lėnė pas pėr gati 300 metra, pėr tė pasur dilemėn se mund tė jetė fjala pėr ndonjė pistė aterrimi apo diēka tė ngjashme.

“Kemi dėgjuar rrėfime tė ndryshme. Qė nga ajo, qė objekti ėshtė fluturake e gjithėsisė e deri tek ajo, qė nė tė vėrtetė po hyjmė nė njė botė tjetėr! Por, tash pėr tash nuk e kemi tė sigurt se pėr farė objekti bėhet fjalė. Ėshtė ndonjė fenomen natyror apo ėshtė ndonjė objekt jo natyral”, ka thėnė njėri nga shkencėtarėt suedezė.


avatar
Fikrro

677


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Deti Baltik - UFO

Mesazh  Luli prej 02.07.12 10:56

Zbulim i ēuditshėm nė fund tė detit Baltik



Eksploruesit e detit kanė zbuluar njė objekt nė formė "UFO" nė fund tė Detit Baltik dhe shprehen se pajisjet e tyre elektrike nuk punoni kur ata qėndronin mbi objekt.

Zhytėsi profesional Stefan Hogerborn pjesėtar i grupit "Ocean X" ka bėrė kėtė deklaratė duke thėnė se disa nga kamerat dhe telefonat satelitorė nuk punoni kur ato ishin direkt mbi kėtė formė tė ēuditshme qė nuk e dinė se ē’mund tė jetė.

Pajisjet filluan tė punojnė vetėm kur stafi u largua rreth 200 metra dhe pėrsėri kur u kthyen ato u ndalėn sė punuari. Pra ky ishte njė test i sigurt shprehet zhytėsi Hogerborn.

Grupi mendoi se teori tė tilla nuk mund tė ekzistojnė por tani qė e provuam disa herė ata nuk mund ta imagjinojnė njė situatė tė tillė duke i ēuar ata tė mendojnė qė mund tė jetė njė meteorit apo njė asteroid, apo njė vullkan, apo njė bazė anije e Luftės sė Ftohtė, ose ėshtė njė UFO ...

Objekti ėshtė zbuluar majin e kaluar por tani u bė e njohur pasi nuk ka patur fonde pėr verifikimin e tij. Ekipi ka bėrė disa fotografi dhe tani kompania po pėrpiqet tė tėrheqė turistė pėr tė shkuar atje dhe tė vertetojnė kėtė teori qė ekipi zbuloi.

Por dihet se Deti Baltik ėshtė njė "minierė" apo njė thellėsi pėr anijet e mbytura nga gjuetarėt e anijeve. Mendohet se mund tė jenė 100 000 objekte nė fund tė detit.


Zbulimi ne detin Baltik
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

969


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

“UFO” E Baltikut: Armė Sekrete E Hitlerit!

Mesazh  xxxadixxx prej 16.07.12 10:46



Ish-oficeri i marinės suedeze, njėkohėsisht ekspert i historisė sė Luftės sė Dytė Botėrore, Anders Autellus, ka thėnė se imazhet hidrolokatore tregojnė se objekti misterioz nė fund tė Detit Baltik mund tė jetė pjesė e sistemit nazist pėr tė luftuar nėndetėset.
Sipas tij, ushtria gjermane nė ujėrat e Baltikut ka vendosur rrjeta teli tė cilat kanė hutuar sistemet e radarit tė forcave aleate, duke shkaktuar pėrplasjet e nėndetėseve tė tyre. “UFO” e filmuar, nė kėtė kontekst, mund tė jetė njė spirancė ose baza e njė pajisjeje tė tillė qė ėshtė menduar pėr tė bllokuar nėndetėset britanike dhe ruse.

Nė ditoren “Expressen”, Autellus ka thėnė se struktura tė ngjashme betoni e ēeliku kanė ndėrtuar edhe britanikėt.Kjo zonė ka qenė vendimtare pėr makinerinė gjermane tė luftės, sepse nga aty gjermanėt kanė bartur shumė tė mira, sidomos pajisjet pėr tanke e kamionė, pa tė cilat ushtria gjermane nuk do tė mund tė pėrparonte. Kjo pajisje tejkalon gjithēka qė ėshtė gjetur deri tash e qė ka paraqitur zbulim tė rėndėsishėm ushtarak. Kjo teori do tė shpjegonte po ashtu se pse pajisjet e zhytėsve nuk veprojnė nė afėrsi tė kėtij konstrukti prej betoni e ēeliku tė trashė.

Kėtė ide e mbėshtetė edhe zhytėsi Stefan Hogeborn, anėtar i ekipit “Ocean X”.“Kjo teori ėshtė kandidat i mirė pėr zgjidhjen e mundshme tė kėtij misteri. Objekti ėshtė vendosur drejtpėrdrejt nėn rrugėn lundruese tė anijeve. Mbase peshon shumė”, tha ai.
Problemi i vetėm nė teorinė e Autellusit ėshtė madhėsia e “UFO-s” sė xhiruar. Madhėsia e objektit misterioz ėshtė rreth 70 metra, derisa ankorat dhe rrjetat gjermane ishin shumė mė tė vogla.

“UFO” e Baltikut ėshtė zbuluar nė maj tė vitit tė kaluar, pėrmes teknologjisė sonare. Forma e tij e pazakontė ka provokuar shumė spekulime. Madje disa duke e krahasuar edhe me anijen kozmike “Millennium Falcon“ nga filmi “Star Wars”. Ndėrsa, skeptikėt kanė thėnė se imazhet e pazakonta mund tė jenė rezultat i kufizimeve tė teknologjisė sė pėrdorur e madje edhe rregullimit e pozicionimit jo tė duhur tė tyre

avatar
xxxadixxx

189


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi