Kosova - Hapėsirė Konspirative

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kosova - Hapėsirė Konspirative

Mesazh  Luli prej 01.07.12 12:28

KOSOVA - HAPĖSIRĖ KONSPIRATIVE E EKSPERIMENTEVE GJEO-STRATEGJIKE GLOBALE



Si ithtar i flaktė i ekzistimit tė teorive konspirative nė botė, gjithnjė e mė tepėr mbėshtes dyshimin tim tė bazuar se, nė mesin e shumė vendeve dhe rajoneve tjera tė botės, edhe Kosova e jonė e mjerė, ėshtė bėrė viktimė dhe poligon eksperimental pėr arritjen e disa qėllimeve tė caktuara tė “mė tė fuqishmėve”.

Duke medituar nga ky kėndvėshtrim, qė pėr shumė kė mund tė cilėsohet si “ēmenduri”, gjithnjė e mė tepėr po bindem se pėr Kosovėn ekzistojnė shumė iluzione tė imponuara artificialisht, pėr tė cilat, ne, patjetėr dikur do tė kėndellemi. Dikur po, por mos tė jetė atėherė shumė vonė?!
Tė shkojmė qė nga fillimi - hyrja e trupave tė NATO-sė nė Kosovė!

Edhe pse ky intervenim neve kosovarėve, pa dyshim se na ka “hekė qafe” njė armik tė pėrbetuar historik - SHKAUN, ajo, realisht, nuk ėshtė bėrė vetėm pėr shkaqe humanitare, sikurse tė gjithė ne e komentojmė kėtė tė vėrtetė, por edhe pėr interesa tjera strategjike globale, sepse, me intervenimin e njė fuqie mė tė madhe ushtarake botėrore nė Kosovė, pėr herė tė parė nė historinė e NATO-sė, legalizohet njė ndėrhyrje e njė aleance ushtarake, jashtė hapėsirės territoriale tė shteteve anėtare tė saj.

Pėr herė tė parė, aplikuar nė Kosovė si njė territor qė nuk i pėrket asnjė shteti anėtare tė saj, ky pretekst humanitar edhe praktikisht promovoi NATO-n si “xhandar” dhe mbikėqyrėse globale botėrore.

Iluzioni tjetėr i yni ėshtė ai i politikės dhe interesit amerikan nė Kosovė. Se SHBA-tė, kanė interesa tė veta strategjike dhe politike nė Kosovė, kjo mė nuk ka aspak dyshim, por jo edhe ashtu, sikurse ne mendojmė dhe sikurse ky konformizėm na ėshtė imponuar nė praktikė.

Amerikanėt, ēdo politikė dhe interes tė tyre strategjik, parimisht e realizojnė nė dy drejtime: e para, duke vepruar sipas situatės momentale tė politikės ditore, dhe e dyta, duke u bazuar nė njė strategji analitike afatgjate globale mė parė tė pėrcaktuar si synim. Andaj, nga ana e jonė si kosovarė, ky partneritet me amerikanėt, nuk duhet tė merret bukvalisht, me patetikėn e njė “jaranie” klasike, por si njė balancim nė mes tė kėrkesave tona reale dhe asaj strategjie afatgjate tė interesit amerikan nė kėtė rajon.

Pa dashur qė mė gjatė ta elaboroj kėtė konstatim, desha tė jem mė konkret me shembuj nga praktika e jonė: ta zėmė, zakonisht tė gjitha protestat e shqiptarėve pėr liri dhe pavarėsi, gjithmonė, ato janė gjykuar zyrtarisht nga po kjo politikė ditore amerikane, por, nga ana tjetėr, nė favor tė sensibilizimit tė kėrkesave tona tė drejta popullore, mu kjo politikė, i kishte aktivizuar mediet mė tė fuqishme botėrore, duke parapėrgatitur sikur opinionin e vet, nga njėra anė, ashtu edhe atė botėror, nga ana tjetėr, pėr veprimet e ardhshme strategjike qė do t’i ndėrmarri mė vonė.

Iluzioni tjetėr i yni ėshtė se amerikanėt, gjoja po na e dashkan kėtė politikan, apo po e pėrkrahin atė politikė nė Kosovė.

Jo, assesi! Ata gjithmonė janė nė anėn e politikės dhe politikanėve qė nė rend tė parė e kanė pėrkrahjen sa mė tė gjerė tė popullit tė vet. Pra, e favorizojnė autoritetin individual tė njė politikani, pėrmes tė cilit do t’ua imponojnė vullnetin e tyre popullit qė e pėrkrah atė.
Si shembull tė dėshmimit tė kėtij konstatimi t’i marrim ngjarjet e viteve 98-99.

Atėbotė, amerikanėt nuk shkuan tė bisedojnė, sikur bėnin zakonisht, me Ibrahim Rugovėn, i cili veē e kishte humbur ndikimin e tij nė popull, por shkuan dhe u ulėn kėmbėkryq nė odė tė burrave pėr tė biseduar me pėrfaqėsuesit e UēK-sė, tė cilėt, realisht e kishin pėrkrahjen e madhe tė popullit. Rast i njėjtė ėshtė edhe me emėrimin e Hashim Thaēit, e jo tė Ibrahim Rugovės, si udhėheqės tė bisedimeve tė palės shqiptare nė Rambuje.

Kur e pėrmendim Rambujenė, ajo ėshtė njė faqe tjetėr e historisė tonė, ku edhe pėr kėtė Konferencė ndėrkombėtare pėr Kosovėn, ne, sot e kėsaj dite, i kemi ende iluzionet tona. Njė iluzion i madh qėndron tek nėnshkrimi ose mosnėnshtrimi, nga ana e palės kosovare, i kėsaj marrėveshjeje tė imponuar.

Shumė mirė e dimė se ēka ndodhi pas nėnshkrimit tė atij dokumenti dhe mosnėnshkrimit tė saj nga ana e Serbisė, por kurrė nuk merremi edhe me anėn tjetėr tė medaljes. ēfarė do tė ndodhte sikur edhe ne tė mos e nėnshkruanim atė dokument?.

Rambueja ishte shansi i fundit qė evropianėt ta zgjedhin vetė kėtė ēėshtje tė ndjeshme nė oborrin e tyre, dhe kjo punė ju besua Francės, njė mikeje tė vjetėr tė Serbisė. Kosova si rast, nuk ishte vetėm njė provė e fundit e Francės, por edhe e evropianėve qė ta zgjidhin kėtė ēėshtje.
Jam tejet i bindur se, sikur, ta zėmė, tė kishte dėshtuar Rambueja me mosnėnshtrimin e marrėveshjes edhe nga pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės, atėherė problemi do tė kalonte definitivesh nė duart e amerikanėve.

Si kishin vepruar ata nė kėtė rrethanė, ėshtė njė ēėshtje qė mund tė ketė shumė variante tė supozimit. Por, mė e kapshme do tė ishte ai potez veē i aplikuar amerikan nė kėto situata. Diēka e ngjashme sikur me talibanėt nė Afganistanit, tė cilėt i armatosi me armatim mė modern dhe ata vetė e ēliruan atdheun e tyre tė robėruar nga sovjetikėt.

Mos tė harrojmė! Nė Kosovė, atėbotė, UĒK-ja veē e kishte ndezur luftėn e armatosur ēlirimtare.
Por, na ndodhi ajo ēfarė na ndodhi dhe pas hyrjes sė trupave tė NATO-s, ne u bėmė viktimė edhe tė njė iluzioni tjetėr. Heshtėm dhe pranuam t’na ēarmatoset dhe transformohet UēK-ja. E arsyetuam si kompromis tė dhembshėm gjoja mos t’ju prishim qefin aleatėve tanė qė na shpėtuan.

Me kėtė veprim apo mosveprim, ne si popull, definitivisht e humbėm forcėn e armatosur dhe nė zgjedhjet e para qė u organizuan pas lufte, me mbi 70%, e votuam“opsionin e paqes dhe tė bisedimeve me Serbinė”. Kėshtu, nė mėnyrė tė heshtur dhe ngadalė, filloj tė realizohet politika e hartuar nga disa shtete antishqiptare tė bashkėsisė ndėrkombėtare qė vepronin nė kuadrin e UNMIK-ut, e nė favor tė copėtimit tė Kosovės dhe ndarjes sė saj me Serbinė.

Pasi kishte pėrfunduar testimi i naivitetit tonė si popull, nė kėto rrethana tė krijuara, tanimė dihej se kah do tė orientohet edhe politika ditore amerikane: kah Rugova paqėsor i cili ishte mbyllur nė “sarajin e tij mbretėror”, dhe si njė president kukull, pranonte tė nėnshkruante ēfarėdo marrėveshje dhe kontrate qė i ofrohej nga bashkėsia ndėrkombėtare.

Nuk kishte mė dyshim. Amerikanėt e pėrkrahin Rugovėn dhe partinė e tij, por askush nga ne nuk vėrente se kjo pėrkrahje vinte nga njė politikė ditore, e jo analitike afatgjate amerikane.
Sikur ne, atėbotė, kur deshėn tė na ēarmatosin UĒK-nė, tė kishim reaguar unik si popull, ashtu sikur reaguam unik kur na hiqnin flamujt kombėtar nė disa vende zgjedhore dhe zyre tė komunave, dhe i rikthyem sėrish ato, sot nuk do ta kishim kėtė situatė qė e kemi.

Mė tej, njė tjetėr iluzion i yni, ėshtė iluzioni i ekzistimit tė medieve tė lira nė Kosovė. “De facto” ato kontrollohen nga ndėrkombėtarėt dhe ky interes i qarqeve tė ndryshme globale realizohet pėrmes dy planeve: atij tė donacionit dhe sponzorizimit, ku si kundėrshpėrblim kompensohet me imponimit paraprak tė “rregullave tė caktuara tė lojės”, dhe, nė anėn tjetėr, pėrmes trajnimeve “falas” tė kuadrove profesionale nga kjo sferė, dhurimit tė emisioneve tė ndryshme dokumentare, telenovelave, filmave etj.

Tė gjitha kėto veprime bėhen, duke pasur paraprakisht si orientim njė plan tė detajuar tė hulumtimit kolektiv tė mentalitetit tė popullatės sonė dhe eksperimentimit tė metodave sa mė tė suksesshme tė ndikimit nė masa. Rezultatet e arritura nga ky eksperimentim, duhet tė shėrbejnė si modele qė do tė aplikohen edhe nėpėr regjione tjera tė botės.

Nė Kosovė, sikur duket testohet dhe eksperimentohet politikisht me ēdo gjė, e nė rend tė parė, me sistemet e reja organizative tė strukturave politike dhe shtetėrore. Si shembulli mė i freskėt nė kėtė drejtim, ėshtė “Pakon e Ahtisarit” me “fantom” rregulla tė krijimit tė njė shteti dhe shtetėsie tė re nė botė, funksionimi i sė cilės, pėr herė tė parė ka pasur tė testohet nė Kosovė.

Gjendja e tanishme e viktimizimit tonė pėr kėto dhe shumė qėllime tjera nė emėr tė “interesave mė tė larta”, si duket ėshtė nė fazėn e vetė pėrfundimtare, andaj, ne si popull, sot kemi arritur nė asi “pat” situate, saqė shumė pak mund tė veprojmė arsyeshėm nė kėtė drejtim.

Gjersa mediet tona masive janė tė “trajnuara mirė”, dhe lidershipi ynė politik, tėrėsisht i ka pėrmbushur kushtet e kėtij eksperimenti tė suksesshėm, nuk na mbetet asgjė tjetėr, pėrveē se ta ngrehim zėrin tonė kolektiv popullor nė shpalosjen e fuqishme tė synimit tonė tė vetėm shekullor si popull - e kjo ėshtė VETĖVENDOSJE dhe asgjė tjetėr si alternativė. Ta themi kėtė haptas, ēdo herė dhe kudo...edhe nė rrugė kur ta kėrkoj nevoja!

Me kėtė veprim, sigurisht do t’ia lėmė hapėsirėn e aplikimit tė ngadalshėm, por mė efikas, anės tjetėr tė politikės amerikane: asaj analitike afatgjate pėr Kosovėn?!

Adnan Abrashi
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

928


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi