Stalini emėroi Hitlerin nė krye tė Gjermanisė

Shko poshtė

Stalini emėroi Hitlerin nė krye tė Gjermanisė

Mesazh  Luli prej 01.07.12 12:06

Stalini emėroi Hitlerin nė krye tė Gjermanisė



Historia ndryshe e Luftės sė Dytė Botėrore, pse Stalini e dėshironte luftėn dhe si e ndihmoi ai Hitlerin tė vinte nė krye tė Gjermanisė?

Mė 22 qershor 2010 mbushen 69 vjet nga dita kur ushtria gjermane sulmoi Bashkimin Sovjetik. Botimeve tė deritanishme nė Lindje e Perėndim u mungojnė tė dhėnat pėr numrin, llojin, madhėsitė e vendndodhjet e armatave sovjetike nė vigjilje tė sulmit tė ushtrisė gjermane kundėr Bashkimit Sovjetik.

Kėto tė dhėna janė akoma sekret shtetėror nė Rusinė e Madhe. Edhe nėpėr dokumentarėt e Luftės II Botėrore kapėrcehen njoftimet pėr numrin dhe vendndodhjen e armatave sovjetike tė kėmbėsorisė, pėr numrin dhe llojet e armatave tė tankeve, pėr armatat e parashutistėve, pėr numrin dhe llojet e armatave tė aeroplanėve, si dhe pėr llojin e fortikimeve nė kufijtė perėndimorė tė BRSS.

Nė Lindje e Perėndim, librat dhe enciklopeditė e Luftės II Botėrore nuk japin as tė dhėna tė tilla dhe as harta tė vendosjes sė trupave sovjetike. Fitimtarėt e Luftės II Botėrore duket janė marrė vesh jo vetėm pėr ndarjen e zonave tė ndikimit, por edhe si do shkruhej mė pas historia e Luftės II Botėrore.

Shkrimi i mėposhtėm ėshtė mbėshtetur kryesisht nė librin “Krye i keqi: Plani i madh i Stalinit pėr tė filluar Luftėn II Botėrore” tė autorit Viktor Suvorov [Viktor Suvorov, The Chief Culprit: Stalin's Grand Design to Start World War II, Naval Institute Press, 2008].

Autori ka qenė analist zgjuarsie nė zbulimin ushtarak sovjetik [GRU] dhe ka kaluar nėpėr duar dokumente tė arshivave ruse qė edhe sot e kėsaj ditė janė tė mbyllura. Ai u arratis nė Perėndim nė vitin 1978 dhe deri mė tani ai ka botuar njė seri librash. Pėr arsye domosdoshmėrie, rrjedha e fakteve dhe ngjarjeve nis qė nga Lufta I Botėrore.

Lufta dhe paqja

Gjermania e kishte tė qartė se nuk do mund tė vazhdonte tė luftonte nėse kishte njėkohėsisht edhe Frontin e Lindjes edhe tė Perėndimit. Prandaj, zbulimi ushtarak gjerman arrin njė marrėveshje me Leninin dhe e nis bashkė me shokėt e tij me tren tė blinduar e tė mbyllur diplomatikisht nga Zyrihu i Zvicrės nėpėr Gjermani, Suedi, Finlandė e deri nė Petrograd tė Rusisė, ku arrin mė 16-04-1917. Paralel dhe i nisur nga Amerika bashkė me 300 shokė, Trocki arriti nė Rusi mė 04-05-1917.

Bolshevikėve iu pėlqyen ndihmat e zbulimit ushtarak gjerman, sepse ato do mund tė pėrfundonin revolucionin bolshevik nė Rusi [mė 07-11-1917]. Mė pas, ato do tė riorganizonin perandorinė e kalbur cariste (nė Perandori tė Kuqe) duke i vėnė fuqitė e mėdha tė saja nė shėrbim tė Revolucionit Botėror.

Nė kėmbim tė ndihmės gjermane, qeveria bolshevike nėnshkroi mė 03-03-1918 nėpėrmjet Traktatit tė Brest-Litovskit daljen e saj nga Lufta. Ky traktat u nėnshkrua edhe nga Perandoria Gjermane, Austro-Hungareze, Bullgaria dhe Perandoria Osmane. Si rrjedhojė, trupat gjermane kaluan nga Fronti i Lindjes nė atė tė Perėndimit, lufta vazhdoi edhe tetė muaj tė tjerė, miliona ushtarė e qytetarė humbėn jetėn apo u plagosėn, ekonomitė e vendeve ndėrluftuese u rrėnuan akoma mė shumė, e nga dhimbje tė tilla shoqėritė njerėzore atje u trazuan shumė.

Me kėtė traktat, Rusia sovjetike lėshoi nga duart pėrkohėsisht 56 milion banorė, 1/4 e industrisė, shumicėn e minierave tė qymyrit, fusha tė pamata etj. Por pėrfitimet afatshkurtra (u dha kohė bolshevikėve tė kryenin mė mirė punėt e brendshme tė pėrgjakshme) dhe afatgjate qenė shumė herė mė tė mėdha (filluan pėrgatitjet pėr sulmuar sapo tė mbaronte Lufta I Botėrore dhe pėr tė ndezur revolucionin botėror nė vendet e tjera, nė radhė tė parė nė Gjermani).

Bile qė nė Janar 1918, me urdhėr tė Leninit, krijohet nė Petrograd organizata komuniste gjermane Spartakus dhe shtypen nė miliona kopje e dėrgohen nė Gjermani gazetat Die Fackel [Pishtari], Die Weltrevolution [Revolucioni Botėror] dhe Die Rote Fahne [Flamuri i Kuq].

Fundi i Luftės I Botėrore shoqėrohet nė Rusi nga njė numėr i pafundmė takimesh, kongresesh e konferencash politike ku i mėshohej vetėm njė gjėje: Revolucionit Botėror dhe vendosjes sė komunizmit nė Evropė. Kėtij qėllimi i shėrbeu edhe fillimi i pėrgatitjeve pėr mbjelljen dhe vaditjen e farėrave tė njė lufte tė re botėrore, sepse pėr bolshevikėt pas njė lufte tė tillė tė madhe do tė vinte njė revolucion i madh botėror. Dhe nga ky do tė lindnin republikat e bashkuara socialiste sovjetike e shkallė-shkallė do arrihej nė njė qeveri mbarė-botėrore sovjetike me qendėr Kremlinin.

Mė 11-11-1918 nėnshkruhet pėrfundimi i Luftės I Botėrore. Mė 13-11-1918, qeveria ruse urdhėron Ushtrinė e Kuqe tė sulmojė dhe ajo pushton vendet Baltike. Qeveria komuniste e Estonisė formohet mė 29-11-1918, e Letonisė mė 04-12-1918, e Lituanisė mė 08-12-1918. Njė dokument i Ushtrisė sė Kuqe mė 17-12-1918 dallonte Gjermaninė si shėnjestra e radhės, kurse Lenini ngazėllente: “Ne jemi nė pragun e revolucionit botėror!”.

Ushtria e Kuqe nisi sulmin nė drejtimin Poloni-Gjermani qė nė Shkurt 1919, por pėsoi disfatė pėrfundimtare nga ushtria polake nė Betejėn e Varshavės nė Gusht 1920 dhe tėrhiqet. Pėr sovjetikėt ky qe njė mėsim, i cili u tregoi se pėr tė shkuar nė Gjermani nuk duhej tė kishte Poloni ndėrmjet tyre; ashtu siē edhe ndodhi pas 20 vjetėsh.

Thėngjijtė e luftės

Nga ana tjetėr, lufta civile i ndryshoi pak planet bolshevike, sepse Ushtria e Kuqe u tėrhoq pėr tė kositur pėr shumė vjet miliona njerėz nė Rusinė sovjetike. Nė Mars 1919, nėn drejtimin e Leninit dhe Trockit, krijohet nė Moskė Kominterni [Organizata Ndėrkombėtare Komuniste], i cili e quajti veten “Shtab tė Revolucionit Botėror” me qėllim krijimin me ēdo mjet, pėrfshirė edhe forcėn ushtarake, tė “Republikės Botėrore Socialiste Sovjetike”.

Organizatat komuniste nga ēdo vend i botės iu bashkėngjitėn kėtij rrjeti fanatik, i cili financohej nga rezervat e arit tė Rusisė dhe kontrollohej me rreptėsi ushtarake nga Kremlini. Ēdo person qė bėhej anėtar i partive komuniste pranonte me vetėmohim t’i shėrbente revolucionit komunist botėror dhe tė luftonte kundėr interesave tė vendit tė vet, fshehtas ose haptas.

Spiunazhi sovjetik u bė kėshtu qė nga vitet 1920 e mė pas shėrbimi mė i fuqishėm nė botė, sepse vullnetarė tė panumėrt (e tė tjerė nga larg me gjithė shpirt e mall) nga tėrė bota e vunė veten nė shėrbim tė Kremlinit; detyra e spiunazhit sovjetik qe vetėm t’i klasifikonte, t’i pėrzgjidhte, t’i pėrpunonte dhe t’i emėronte nė detyrė.

Mė 28-06-1919 nėnshkruhet nė Paris Traktati i Versajės, i cili zyrtarisht vendoste paqen nė botė duke gjobitur rėndė Gjermaninė dhe duke vijėzuar kufij tė rinj pėr shtetet e botės. Gjermania nuk mund ta duronte atė traktat dhe pasojat e tij. Prandaj, ajo qė mbetej ishte vetėm t’i bėje gati thėngjijtė dhe t’i hidhje benzinė zjarrit gjerman. Nė Mars 1921, me urdhėr tė Zinovievit, kryetar i Kominternit, hungarezi Bela Kun dėrgohet pranė partisė komunistė gjermane me udhėzimin qė tė kapej pushteti.

Paralel, nė Gjermani shkojnė zyrtarė tė tjerė sovjetikė dhe oficerė tė shumtė tė zbulimit ushtarak sovjetik [GRU], tė cilėt menjėherė filluan organizimin e forcave ushtarake tė hapta dhe tė fshehta tė partisė komunistė gjermane. Gazeta “Die Rote Fahne” bėnte thirrje pėr revolucion komunist. Mė 24-03-1921 komunistėt sulen dhe marrin kontrollin e godinave qeveritare, bashkive, bankave dhe postave tė policisė nė Hamburg, Lajpcig, Dresden e Ēemnic. Ushtria gjermane ndėrhyri dhe e shtypi atė kryengritje komuniste.

Mė 30-12-1922 krijohet Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) qė sipas deklaratės sė themelimit ishte hapi i parė drejt krijimit tė Republikės Botėrore Socialiste Sovjetike. Vetė ndėrtimi i BRSS nuk njihte kufij shtetėrorė e kombėtarė dhe ishte njė shpallje lufte tėrė vendeve tė tjera tė botės qė nuk ishin brenda BRSS. Bile, shenja shtetėrore e BRSS ishte njė glob bote pa kufij shtetėrorė i vulosur nga drapri e ēekani.

Rusia nuk ishte nėnshkruese e Traktatit tė Versajės dhe si e tillė ajo ishte e pa penguar tė prodhonte ēfarėdolloj arme dhe e pakufizuar nė numrin e ushtarėve. Nga ana e saj, Gjermania e kishte tė pamundur tė pėrgatitej pėr luftė pėr shkak tė kufizimeve qė iu vunė nga Konferenca e Paqes mė 1919. Por, BRSS ishte gjithmonė gati pikėrisht pėr ndihma tė tilla.

Moska iu dha ushtarakėve gjermanė ēka ata ishin tė ndaluar tė kishin: tanke, artileri tė rėndė, aeroplanė, fusha stėrvitje dhe provash pėr armėt, zyra projektimesh dhe hyrje nė fabrikat ushtarake. Veē marrėveshjes nė Nėntor 1922 pėr prodhimin e aeroplanėve ushtarakė me firmėn gjermane Junkers Flugzeugwerke, dy marrėveshje tė tjera filluan zbatimin nė Korrik 1923 pėr prodhimin e municioneve e pajisjeve ushtarake dhe ndėrtimin e njė uzine kimike. Mė 25-04-1925 nėnshkruhet njė marrėveshje pėr krijimin e njė qendre pėr forcat ajrore gjermane nė qytetin rus Lipetsk ku do stėrviteshin pilotėt gjermane dhe do provoheshin aeroplanėt e rinj.

Qeveria ruse bleu 100 aeroplanė ushtarake D-XIII nga kompania holandeze Fokker, tė cilėt do tė pėrdoreshin pėr stėrvitjen e pilotėve gjermanė. Pėrgjatė viteve aty u zhvilluan dhe u provuan aeroplanėt gjermanė tė modeleve Heinkel He-45, He-46, He-51, Arado Ar-64, Ar-65, Junkers K-47 e Dornier Do-11. Deri nė fund tė viti 1933, aty u pėrgatitėn 450 pilotė gjermanė. Tė gjitha kėto kryheshin nė fshehtėsi, pėr shembull, pilotėt gjermanė qė stėrviteshin ishin tė liruar zyrtarisht nga forca ajrore gjermane Reichwehr dhe nė Lipetsk mbanin emra tė tjerė.

Adolf Hitleri nė pėrfundim tė Luftės I Botėrore ishte njė piktor i dėshtuar dhe njė ushtar i plagosur qė kthehej nga fronti. Me kėshillėn e njė oficeri tė zbulimit ushtarak gjerman dhe pėr tė pasur njė rrogė tė vogėl, ai i bashkėngjitet nė Shtator tė vitit 1919 Partisė Kombėtare Socialiste tė Punėtorėve Gjermanė [Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei, shkurt Partia Naziste] thjesht pėr tė mbledhur dijeni. Shpejt ai bėhet kryetar i kėsaj partize, e cila thėrriste “Proletarė tė gjithė kombeve, bashkohuni” dhe kėrkonte heqjen e pronės private mbi tokėn, vendosjen e punėtorėve nė drejtimin e fabrikave dhe shtetėzimin e industrisė.

Me kalimin e kohės, kjo parti e vockėl komuniste u shumua dhe u fuqizua. Mė 08-11-1923 njė grusht shteti ndizet nė Mynih tė Gjermaninė prej Partisė Naziste. Ai u organizua prej Kominternit dhe u drejtua nė fshehtėsi nga oficerėt e spiunazhit dhe emisarėt politikė sovjetikė. Edhe kjo pėrpjekje pėr revolucion socialist shtypet nė mėnyrė tė pėrgjakshme; ndėrsa Hitleri plagoset dhe futet nė burg.

Kėtu, nėn ndihmėn e dhėnė nga Rudolf Hess, ai shkruan librin “Lufta ime” [Mein Kampf]. Nė kėtė libėr, nė Kapitullin XIV, ai shkruante se Gjermania duhej tė mos shihte nga Jugu e Perėndimi por t’i hidhte sytė drejt territoreve nė Lindje. Kjo shprehje njihej mirė nga politikanėt sovjetikė qėkur u botua libri mė 1925-1926 dhe u pėrdor pa pushim nė propagandėn sovjetike.

Mė 1925, Stalini shprehej se Lufta II Botėrore ishte e pashmangshme dhe ajo nuk duhej penguar. Sa mė shumė krime tė kryheshin nėn urdhrat e Hitlerit, aq “mė i arsyeshėm” do ishte dėrgimi i Ushtrisė sė Kuqe pėr “tė ēliruar” Europėn. Sa mė shumė tė rrėnohej e lodhej Evropa prej luftės, aq mė tė lehtė do e kishte Ushtria e Kuqe pėrparimin e saj.

Sa mė e madhe tė ishte pjesa e Evropės sė pushtuar prej gjermanėve, aq mė tė lehtė do e kishte Ushtria e Kuqe pėr “ta ēliruar”. Nė njė Evropė tė pushtuar, popujt e saj do e mirėpritnin njė “ēlirimtar” dhe ushtria gjermane do e kishte tė pamundur tė mbronte tėrė territorin evropian nga ushtria “ēlirimtare” sovjetike.

Partia Socialdemokrate ishte kundėr luftės dhe si e tillė “e pengonte” revolucionin botėror tė mėvonshėm. Prandaj, nėn urdhrat direktė tė Stalinit e Kominternit, socialdemokratėt kudo ku ishin u vunė nė shėnjestėr pėr t’u shkatėrruar plotėsisht. Pra, ajo qė mbetej ishte tė ndihmohej partiza naziste e Hitlerit tė vinte nė fuqi nė Gjermani.

Rasti tjetėr u paraqit nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 1932. Nė Korrik 1932 Partia Naziste mori 13.7 milion vota; kjo pėrbėnte 37.3% tė tėrė votave por nuk mjaftonte pėr tė siguruar shumicėn absolute. Pas kėtij kulmi numri i votave pėr Partinė Naziste filloi tė binte. Mė 06-11-1932 mbahen zgjedhjet e jashtėzakonshme nga tė cilat doli kjo shpėrndarje pėr partitė kryesore: Partia Naziste 11’705’000 vota, Partia Socialdemokrate 7’231’000 vota, Partia Komuniste 5’971’000 vota. Pėrsėri shumica absolute pėr tė marrė pushtetin nuk ishte arritur.

Po tė bashkohej Partia Socialdemokrate me atė Komunistė arrihej shumica absolute dhe historia botėrore do kishte qenė ndryshe. Por ndodhi e papritura: nėn urdhrat e Stalinit, Partia Komuniste bashkohet me Partinė Naziste dhe si rrjedhim kjo e fundit merr nė dorė drejtimin e shtetit gjerman. Kėshtu komunistėt gjermanė prenė falas biletat e udhėtimit tė mėvonshėm drejt kampeve tė pėrqendrimit pėr veten e vet, pėr socialdemokratėt dhe tėrė kundėrshtarėt politikė tė Partisė Naziste.

Industrializimi dhe tufėzimi

Mė 1927, BRSS filloi zbatimin e planeve 5-vjeēare pėr zhvillimin industrial dhe tufėzimin e bujqėsisė, por pa harruar ushtrinė. Mė 1927, Ushtria e Kuqe kishte 79 tanke; mė 1931, ajo kishte 4’538 tanke, kurse vetėm nė vitet 1932-1933 prodhohen 21’573 avionė ushtarakė. Planet 5-vjeēare kėrkonin njerėz tė shumtė me ēmim pothuaj zero dhe ato u gjetėn “tek armiqtė e klasės, kulakėt, sabotatorėt, tradhtarėt e pėrkrahėsit e tyre”. Mė “tė kėqijtė” e kėtyre pushkatoheshin pa humbur kohė; tė tjerėt do tė mbushnin armatėn shumė milionėshe tė skllevėrve.

Qė nga viti 1928, njėsitė e Ushtrisė sė Kuqe, nė mes tė dimrit, rrethonin rajone tė tėra nga ku kulakėt [fshatarė qė prodhonin mė shumė] bashkė me familjet e tyre i hipnin nėpėr trena dhe i zbrisnin nė fushė tė hapėt nė Siberi, Urale e Kazakistan. Kėto operacione kryheshin me urdhrin e Stalinit dhe zbatoheshin prej Molotovit. Sipas pohimit tė vetė Molotovit, 20 milion fshatarė u shpėrngulėn nga tokat e tyre dhe u hodhėn nė vende tė pajetueshme.

Mė 27-12-1932, BRSS vuri nė qarkullim letėr-njoftimet vetėm pėr banorėt e qyteteve. Dalja e tyre ndodhi nė kulmin e urisė masive dhe fshatarėt pa njė letėr-njoftim tė tillė nuk iu largoheshin dot rajoneve ku ishte caktuar tė pllakoste uria.

Pa njė dokument tė tillė nuk mund tė punoje, nuk mund tė jetoje diku, nuk mund tė lėvizje as brenda e as jashtė BRSS. Si rrjedhojė, miliona fshatarė tė pa shpėrngulur bashkė me familjet e tyre vdiqėn nga tė pa ngrėnėt e tė ftohtit. Edhe sot e kėsaj dite, ukrainasit drithėrohen po tė dėgjojnė fjalėn “Holodomor” [vdekje nga uria]. Nė vitet e “kolektivizimit masiv” 1932-1933, vdiqėn nga uria 3.5 - 5 milion vetė dhe prej tė ftohtit 3 - 4 milionė tė tjerė.

Pa armatat e skllevėrve dhe pa popullatat e shpėrngulura mė forcė nuk do ishin ndėrtuar piramidat nė BRSS, nuk do ishte ndėrtuar Metroja e Moskės, nuk do ishte nxjerrė ari i nevojshėm pėr tė mbuluar financat, nuk do ishin ndėrtuar uzinat dhe qytetet e nėndheshėm, nuk do ishin zhvilluar industritė apo minierat e Siberisė dhe tėrė Perandorisė sė Kuqe.

Qeveria planifikonte qė mė pėrpara se sa skllevėr do nevojiteshin pėr planet e ardhshme tė zhvillimit. Mė pas Ministria e Punėve tė Brendshme planifikonte arrestimet pėr tė mbushur kampet e pėrqėndrimit, tė njohur me emrin e shkurtuar GULAG [Glavnoye Upravlyeniye Ispravityel'no-Trudovih Lagyeryey i koloniy], dhe mė tė kėqijtė e kėtyre tė njohur me emrin Dal’stroy qė i shėrbenin nxjerrjes sė arit.

Nė fund tė viteve 1920, Perėndimin e mbėrtheu njė krizė e paparė ekonomike dhe financiare. BRSS menjėherė filloi tė blejė me ēmime tė ulėta linja prodhimi, shpikje inxhinierike bashkė me inxhinierėt, pajisje industriale dhe makineri tė pėrparuara nga vendet e Perėndimit. Rezervat e arit tė BRSS mbulonin edhe blerjet edhe zbatimin e teknologjive tė pėrparuara.

Nė fillim tė viteve 1930, inxhinierėt amerikanė projektuan e ndėrtuan nė qytetin Nizhni Tagil fabrikėn Uralvagonzavod [Fabrika e Vagonave Hekurudhorė nė Urale]. Deri nė fund tė viteve 1980, ajo ishte ndėrmarrja mė e madhe industriale nė botė dhe qė kthehej menjėherė pėr prodhime ushtarake. Gjatė katėr viteve tė Luftės II Botėrore, kjo fabrikė prodhoi 35’000 tanke vetėm tė llojit T-34. Po tė njėjtėn origjinė e tipare kishte edhe fabrika e traktorėve e ndėrtuar nė qytetin Ēeliabinsk tė Uraleve.

Pastrimi i skorieve

Propaganda Lindje-Perėndim ka krijuar pėrrallėn e “pushkatimeve tė 40’000 oficerėve sovjetikė nė vitet 1937-1938, si rrjedhim i tė cilėve shumica e oficerėve tė Ushtrisė sė Kuqe mė 1941 nuk kishin mė shumė se njė vit nė detyrė”. Nė fakt mungesa e pėrvojės ekzistonte nė shumė oficerė, por arsyeja ishte se gjatė viteve 1937-1941 Ushtria e Kuqe u zmadhua nga 1.1 milion ushtarė nė 5.5 milion. Si rrjedhojė, pozitat komanduese u mbushėn shpejt e shpejt me oficerė, tė cilėt gradoheshin po me shpejtėsi.

Megjithatė ky faktor nuk ishte themelor nė disfatėn qė pėsoi ushtria sovjetike kur u sulmua mė 22-06-1941 nga ushtria gjermane, sepse ushtria sovjetike kryente manovra ushtarake sulmuese masive tė vazhdueshme, bile edhe mė 21-06-1941. Nė anėn tjetėr, gradime tė shpejta nė rangjet ushtarake ndodhėn edhe nė ushtrinė gjermane qė u zmadhua nė numėr nė ato vite, por kjo nuk vihet nė dukje nė historitė e shkruara zyrtare.

Mė 1937, Ushtria e Kuqe kishte 206’000 oficerė. Nėse do ishin “pushkatuar 40’000 oficerė” mė 1937-1938 (20% e tėrė oficerėve), ėshtė e pamundur tė ndodhė qė “mė 1941 shumica e oficerėve sovjetike tė kishin mė pak se njė vit pėrvojė nė detyrė”.

Nė Arkivin Shtetėror Ushtarak tė Rusisė ekziston njė dokument i Zyrės sė Burimeve Njerėzore tė Shtabit tė Ushtrisė sė Kuqe; dokumenti ėshtė nė fondin 37’837, treguesi 10, kutia 142, fleta 93. Sipas kėtij dokumenti mė 1937 u liruan nga ushtria 20’643 oficerė dhe mė 1938 u liruan 16’118 oficerė; domethėnė gjithsej 36’761 oficerė. Dokumenti e shkruan qartė: “u liruan”; nė dokumenti nuk shkruhet “u arrestuan apo u burgosėn apo u pushkatuan”.

Pėr 54 vjet ky dokument u mbajt i fshehur dhe vetėm pak njerėz tė kėqij e patėn lexuar; pikėrisht kėto mashtrues raportuan pėr “36’761 oficerė tė pushkatuar” dhe ushqyen ēdo botim zyrtar, gazetaresk e shkollor nė Lindje e Perėndim. Bile dokumenti sqaron mė tej se mė 1937 e 1938, nga tė liruarit, u arrestuan pėrkatėsisht vetėm 5811 dhe 5057 oficerė; domethėnė gjithsej 10’868 oficerė dhe nga kėto vetėm 1’654 oficerė u pushkatuan ose u gjendėn tė vdekur nėpėr burgje pa iu filluar gjyqet.

Lirimet e lėvizjet nga detyra janė tė zakonshme nė ēdo ushtri e nė ēdo kohė, pėr arsye nga mė tė ndryshmet. Pėr njė ushtri milionėshe, numri i lirimeve natyrisht ėshtė i madh. Ritmi i lirimeve u rrit qė nė vitin 1935, sepse nė kėtė vit ushtria sovjetike pėrshpejtoi rigrupimet e nevojshme tė forcave pėr sulmin qė do tė ndėrmerrte nė vitin 1941.

Sipas njė dokumenti tjetėr ushtarak, 12’461 oficerė nga tė liruarit e viteve 1937-1938 ishin marrė pėrsėri nė ushtri deri mė 01-05-1940.

G.Standard
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi