Shifra 3

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shifra 3

Mesazh  Equinox prej 30.06.12 23:48

Simbolika e numrit 3



Numri 3 ka pėrdorim tė gjerė dhe simbolikė tė fuqishme, pėrforcuar shpesh nga psikoza e fatalitetit.

Njė-shi ėshtė rastėsi, dy-shi nuk mjafton, tre-shi krijon trekėndėsh-in dhe ky bėhet i padiskutueshėm, jep mundėsi pėr pėrgjithėsim tė njė dukurie.

Numri 3 lidhet me trekėndėshin pitagorian dhe me pikėn trigonometrike. (Trigonometria ėshtė njė degė e matematikės, e cila merret posaēėrisht me trekėndėshat, matjen e sipėrfaqeve me tre kėnde. Źjo degė shkence lindi nė Egjipt nga nevoja e rimatjes sė tokave tė pėrmbytura nga lumi Nil).

Sipas Platonit, shpirti i njeriut pėrbėhet nga tri pjesė. Pitagora numrit 3 i vishte cilėsi hyjnore.

3 janė ligjet e fizikės mekanike tė Njutonit.

Numri 3 fitoi njė simbolikė tė veēantė pėrmes trinisė: Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtė.

Tre ishin magėt qė lajmėruan lindjen e fėmijės hyjnor Jezu Krisht.

Thonė se Krishti u ngjall ditėn e tretė pas kryqėzimit.

Tri herė e mohoi dhe tri herė e puthi Pjetri Krishtin.

Tre vjet qėndroi nė varr i patretur Konstandini i baladės sė njohur.

Nė dogmėn e krishterė kemi tre ndarje tė mėdha: Ferri, Purgatori, Parajsa.

Tri janė racat bazė tė njerėzimit: raca e bardhė, raca e zezė dhe raca e verdhė (mund tė shtohet me tė drejtė raca e katėrt: lėkurėkuqtė).

Tre janė fetė e mėdha nė botė: Katolicizmi, Ortodoksia, Myslimanizmi (Budiizmi ėshtė mė terpėr njė filozofi).

Nė brigjet e Mesdheut ka patur tri perandori: Perandoria Romake, Bizantine, Otomane.

Nė Detin Mesdhe ka tri ngushtica: Gjibraltari, Dardanelet, Suezi (kjo e hapur pėrpara afro njė shekulli nga njerėzit).

Nė Romėn e lashtė u krijua triumvirati, me tre burra tė shquar tė kohės (Bruti, Źasi, Mark Antoni). Triumvirat u krijua edhe gjatė Revolucionit Borgjez Francez, me Maratin, Dantonin dhe Robespierin.

Deri nė brezin e tretė, sipas dogmės mitologjike tė fatalitetit, rėndonte krimi i njė paraardhėsi dhe (nė tragjeditė) ndėshkimi i pashmangshėm pėr fajtorin, qoftė i vetėdijshėm ose jo (miti dhe kompleksi i Edipit, dhe trilogjia eskiliane pėr tė).

Ura me tri harqe (titull novele tek Ismail Kadareja) ėshtė tipike nė fushėn e ndėrtimeve tradicionale.

Nė Pėrmet, nė kufi me Greqinė, janė Tre Urat

Nė rrethin e Vlorės ėshtė fshati Tre vllazėn.

Nė rrethin e Tepelenės tek Tri kodrat (ndryshe Tri avga-tė = tre vezėt) gjatė Luftės Italo - Greke bėri inspektim tė ushtrisė Benito Musolini.

Tek Dritero Agolli: “Tre vjet, tre vjet naganti ynė/ qėlloi mbi dy perandori”.

Kemi Tre heronjtė e Shkodrės dhe Tre heronjtė e Kodrės sė Kuqe nė Tiranė (“Nė kodėr tė Kuqe tre luanė” thotė kėnga popullore).

Mė 3 shtator 1939 Gjermania hitleriane sulmoi Poloninė.

Mė 3 shtator 1974 nė Greqi u krijua PASOKU - Lėvizja Socialiste Panhelenike.

Trikolor, tringjyrėsh quhet flamuri kombėtar francez.

“Źush tė dalin tre gjoga e tri shpatė me i kėcye,/ njaj ēikėn ka me e marrė”, na thotė Eposi shqiptar i Kreshnikėve.

Tre vjet rresht thurte pėlhurėn mashtruese Penelopa.

Nė folklorin grek plumbi i tretė mbi luftėtarin ėshtė mė i hidhuri, fatali.

Nė gjenealogji treshja: gjyshi - ati - biri (nipi i gjyshit) shprehin vazhdimėsinė. Lindja e tre fėmijve bashkė, trinjakė, sipas besimit popullor, ėshtė mbarėsi. Dhe: Njė vashė pėrtej nga lumi / tre sahat vallen e tundi, thotė njė kėngė nga krahina e Kardhiqit.

Tre janė elementet dhe institucionet bazė tė sistemit tė sotėm liberal politiko-shoqėror: Parlamenti, Qeveria, institucioni i Drejtėsisė.

Shekuj mė parė profetizuesi Nostradamus kishte parashikuar qė, nė shekullin e njėzetė, nė njė shtet tė madh perėndimor, do tė dilnin me vazhdimėsi nga e njėjta familje tre burra politikanė tė mėdhenj.

Nisur nga kjo thėnie, njerėzve u shkoi mendja tek dinastia amerikane Kenedi, e cila, pas vrasjes edhe tė Robert Kenedit, nuk mundi ta lozė kėtė rol. Trashėgimi i fronit ėshtė kanun nė shtetet me regjim monarkik. Nė demokracitė perėndimore njė fronėsim i tillė ėshtė gati i pamundur.

Nė Greqi, me daljen e tre kryeminstrave (gjyshi, babai, djali) nė periudha me largėsi njera nga tjetra, u krijua trinia politike e familjes Papandreu. Nė histori njihen: Napoleoni i Tretė, Papa Piu i Tretė dhe tani, siē shkruan shtypi i huaj, Papandreu i Tretė.

Nė moshėn 33 vjeē vdiq Aleksandri i Madh i Maqedonisė.

Nė moshėn tridhjetetre vjeē Krishti u mbėrthye nė kryq.

Nė moshėn 33 vjeē Danteja del si personazh i poemės sė vet “Ferri”, qė hyn dhe viziton Ferrin.

Nė moshėn 33 vjeē Enver Hoxha mori nė duar frenat e Partisė Komuniste Shqiptare.

Nė vitin 1933 Shtetet e Bashkuara tė Amerikės i goditi kriza ekonomike mė e madhe e shekullit.

Nė vitin 1933 Hitleri bėhet Kancelar i Gjermanisė dhe periudha e tij e qeverisjes dhe sundimit tė tij quhet Rajhu i Tretė.

33 metra e lartė ishte pėmendorja e Kolosit tė Rodosit, (vepėr e shek. IV pėr nder tė Aleksandrit tė Madh, kolos i shembur mė pas nga njė tėrmet).

Sipas Budės, numri i perėndive arrin nė 33.000, madje, nė shumėfish tė kėtij numri.

Nė shekullin e kaluar janė zhvilluar dy Luftra Botėrore. E treta, Atomikja (larg qoftė!) do tė jetė fatale dhe e fundit.

Nė atletikė kemi trehapshin dhe tregarėshin.

Tri shkallėsh janė medaljet olimpike dhe ēmimet nė veprimtari tė ndryshme kulturore - artistike.

Nė fushėn e bimėsisė kemi trifilin, me tre fletė.

Nė fushėn e lektriciteti kemi rrymėn trefazore.

Nė praktikėn puniste shqiptare gjejmė Trekėndėshin revolucionar tė shkollės: Mėsim - Punė prodhuese - Stėrvitje ushtarake.

Gjejmė edhe tredynymshin e ish oborrit kooperativist.

Trilogji quheshin pyetjet e Pitagorės: “Nga vij, ku shkoj, cili jam”, qė pėrfshiheshin nė testin e pranimit nė shkollėn e tij nė lashtėsi.

Numri tre ėshtė mjaft i pėrdorur edhe nė letėrsi e folklor:

“Tri fluturat” quhet njė pėrrallė e njohur gjermane (me idenė e solidaritetit).

“Tre qetė dhe ujku” quhet pėrralla popullore shqiptare (me idenė: Bashkimi bėn fuqinė).

“Tre musketierėt” ėshtė titulli i romanit tė Aleksandėr Dymasė.

“Tri motrat” ėshtė drama e Anton P.Ēehovit.

“Tri ngjyrat e kohės” quhet tetralogjia romaneske e shkrimtarit shqiptar Ali Abdihoxha.

“Udhėtim pėrtej tre deteve” titullohet filmi pėr udhėtarin rus Athanas Nikitin.

Nga lashtėsia deri mė sot u krijuan mjaft trilogji letrare, kompozime pikturale triptik, vepra simfonike nė tri kohė. Nė kėto raste numri 3 nuk ka ngarkesė simbolike, por shfaqet e vepron sipas logjikės sė unitetit ideoartistik dhe lidhjes sė brendshme tė etapave tė zhvillimit tė subjektit.
avatar
Equinox

258


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shifra 3

Mesazh  Cimi Elezi prej 01.07.12 0:09

Shume tresha na vune....por nje korigjim,jane me shume se kater raca njerezore dhe secila ka bazen kryesore te saj.
avatar
Cimi Elezi

281


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shifra 3

Mesazh  Antin prej 01.07.12 10:09

Me lejoni te bej dy korrigjime: Heronjte e Shkodres jane pese dhe jo tre. Dhe Kolosi i Rodosit eshte per nder te Helios (Perendia e Diellit) dhe jo e Aleksandrit te Madh.
avatar
Antin

Jetoje jeten ashtu si te vjen

30


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi